Zgjedhjet serbe dhe boshnjakët

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Shk. 27, 2014, 1 a.m.

Serbia po përjeton probleme pothuajse me të gjithë fqinjët e saj, nuk ka zgjidhje brenda saj.

Çdo zhvillim në këtë shtet, duke pasur parasysh urën ballkanike të Serbisë si parim kryesor, po bëhet i rëndësishëm edhe për Turqinë.

Lideri i Partisë Progresiste të Serbisë-SNS, Aleksandër Vuçiç, në ditët e fundit të muajit janar, njoftoi se dy partit serbe: SPS dhe URS me dy partitë boshnjake SDPS dhe SDA , u tërhoqen nga koalicioni qeverisës. Më pas, presidenti serb, Tomislav Nikoliç shpalli shpërbërjen e parlamentit dhe se zgjedhjet e parakohëshme do të mbahen me 16 Mars.

Arsyja e qartë për shpërbërjen e koalicionit, ishte dorëheqja e  Ministrit të Ekonomisë, Sasha Raduloviç me justifikimin e ‘ngurrimit politik në zbatimin e reformave ekonomike’. Por arsyeja kryesore ishte qëllimi i Vuçiçit t’a paraqesë suksesin e qeverisë si suksesin e qeverisë së tij. Edhe krenaria e qeverisë, në mbledhjen kur ish-lideri i SNS-së, Nikoliç e shpalli datën e zgjedhjeve, ishte nga kjo arsye.

Në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara para dy viteve, SNS ishte favorite në këto zgjedhje. Edhe pse rreth 35-40 përqind presin për të marrë një votë, ky raport nuk mjafton për të qeverisur vetëm.

Në zgjedhjet e fundit, Partia Demokratike e cila humbi karrigët edhe të presidencës edhe të kryeministrisë, po përjeton ditë të vështira, prej dorëheqjes së Boris Tadiçit në 2012. Në zgjedhjet para dy vjetëve, humbi pothuajse gjysmën e përqindjes.

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë-SPS, Ivica Daçiç, i cili shërben si kryeministër në koalicionin qeverisës, duke përfituar nga suksesi i qeveris, është duke luftuar për t’a rritur përqindjen e votave. Marrja e rreth 15 përqind të votave nga SPS, nuk befason.

Nëse e shikojmë fatin e qeverisjes së re në zgjedhjet e kaluara do të përcaktojë 6-7 % e votave qe kishe marr Partia Demokratike e Serbise-DSS, nën udheheqjen e Voisllav Koshtunica dhe Partia Liberale Demokratike-LDP, nën udheheqjen e Cedomir Jovanoviç. Kësaj, që pret të marr rreth 8-10 përqind të votave duhet t’i shtohet Partia e re Demokratike e udhëhequr nga ish-presidenti Boris Tadiç.

Një ndër arsyet më të rëndësishme që i bënë zgjedhje serbe të rëndësishme për ne, është e ardhmja e muslimanëve boshnjak në vend. Për fat të keq, muslimanët boshnjak edhe në këto zgjedhje po shkojnë në mënyrë të shpërndarë. Partitë boshnjake që marrin pjesë në zgjedhje vetëm, janë në koalicion me parti të ndryshme serbe.

Sanxhaku-SDA, nën udhëheqjen e Sylejman Ugljanit, që shfaq një qëndrim nacionalist dhe konservator kundër politikave të Beogradit, do të marrë pjesë në zgjedhje vetëm. Nuk janë shumë të kënaqur me vendimin e Uglyanit për zgjedhje të parakohëshme. Deklaron se premtimet e dhëna janë mbajtur. Gjithashtu, synon ta krijoj ‘’frontin boshnjak’’ në parlament.

 

 

Partia Social Demokratike e Serbisë-SDPS, e udhëhequr nga Rasim Lyayiç, do të bëjë aleancë me Partinë Progresiste Serbe-SNS. Nëse merret parasysh mbrojta e Laijiç e ‘integrimit të Serbisë dhe Serbëve’, kjo alencë mund të kuptohet më mirë.

Kur u themelua SDP luftonte kundër Uglanit dhe e mbronte Unionin Islamik.

Më pas, lideri i SDP, Rasim Laiyiç ndryshoi. Filloi të luftonte kundër Unionit Islamik.

Në dhjetor të 2012 me mbështetjen e myftiut të Sanxhakut, Muammer Zukorliç, Unioni Boshnjak Demokratik-DDZ, nën udhëheqjen e themeluesit Emir Elfiç, u bë partia e tretë në Sanxhak. Në këto zgjedhje po bënë aleancë me Aleancën Hungareze të Vojvodinës.

Mytfiu Zurkoliç, me rënien në moskuptim në qështjen se ‘kush do të thotë fjalën e fundit, deshi t’a linte jashtë Emir Elfiçin. Duke mos qenë kjo e mundur, e formuan Bashkësinë Demokratike Boshnjake-BDZ të Sanxhakut, nën udhëheqjen e Yalya Fehratoviç. Zurkoliç, kundër Beogradit, është një shprehje shumë e mprehtë. Por BDZ e Sanxhakut do të bëjë aleancë me GDP-në e Çedomir Jovanoviç.

Janë katër parti politike që kërkojnë lojën e Sanxhakut. Por, partitë boshnjake janë shumë larg nga aftësia e përfaqësimit. Nëse transmetohen nevojat dhe kërkesat e boshnjakëve të Sanxhakut, vendimet e marrura nga Beogradi do të shpallen më lehtë.

Kushti i parë dhe themelor për të mbrojtur të drejtat e Sanxhakut dhe për të imponuar kerkesat e tij në Beograd është bashkimi i boshnjakve dhe futja e Këshillit Kombetar boshnjak të Sanxhakut në veprim. Në rast se bëhet bashkimi, shembulli më i mire që mund të merret është Këshilli Kombëtar i Krimesë e Tatarit.

Fatkeqësisht, politikat boshnjake  nuk po mund t’a realizojnë këtë.  Në këtë pikë, po e vë në një mision të rëndësishëm në Turqi.Turqia, duke qëndruar në një distancë të barabart me të gjitha palët, duhet të ndërmarr një mision integrues dhe t’i bind palët të vijnë së bashku. Përndryshe, si në rastin e myftiut Zukorliç, boshnjakët e Sanxhakut mund të tërhiqën në duart e gjermanëve. Madje, Zoti na ruajt, asimilimi i Sanxhakut mund të vijë në një gjendje të pashmangshme. As Sanxhaku as Turqia nuk mund të jenë një luks i tillë.