Bosnja amanet Allahut

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Prill 1, 2014, mesnatë

Çështja e migrimit dhe e të migruarve që e ka kuptimin e largimit nga vendi i një grupi brenda së cilis jeton drejtë një vendi tjetër i një shoqërie për arsye natyrale, ekonomike, politike apo sociale është njëra nga çështjet më serioze në 300 vitet e fundit të historisë së Turqisë. Lufta ruso-osmane e viteve 1887-88 kishte ndikime të rëndësishme në përbërjen demografike të shtetit osman. Shteti osman pas luftës sipas marrëveshjes së Berlinit të nënshkruar me 13 qershor 1878 me ridefinimin e kufinjëve u detyrua të largohet nga 2/5 e trojeve të saj dhe 1/5 e popullsisë, gjysma e të cilëve ishin musliman.

Rreth numrit të muhaxherëve që u larguan drejtë tokave osmane janë duke u dhënë numra që ndryshojnë prej 150-300 mijë. J.McCarthy numrin e muhaxherëve që u detyruan të shpërngulen gjatë kësaj lufte, në veprën e tij Vdekja dhe shpërngulja e paraqet rreth 1 milion e 253 mijë e 500 vetë. Brenda këtij numri nuk ekzistojnë të dhëna se sa muhaxherë boshnjak kanë ardhur në tokat osmane. Duke i pasur parasysh ndikimet shkak, përfundim të emigrimeve boshnjake; mund të thuhet se ajo ka ndodhur në disa periudha dhe epizoda sikurse 1880-1889, 1900-1906, 1908-1914, 1923-1929 dhe 1929-1934. Sipas të dhënave që i ka zotëruar Tufan Gunduz-i në rrugët e migrimit kanë rënë rreth 100-120 mijë boshnjak, apo rreth 20-25 mijë shtëpi.

Largimi i osmanëve

Lënja nga ana e Perandorisë Osmane e udhëheqjes së Bosnjë-Hercegovinës Perandorisë së Austro-Hungarisë në përfundim të marrëveshjes së Berlinit e kishte braktisur popullin e regjionit në shqetësim. Arsyeja e shqetësimit ishte ndryshimi i shpejtë në udhëheqjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe si përfundim i kësaj një sërë ndryshimesh.

Autoritetet Habsburge që e kishin pushtuar Bosnjë-Hercegovinën ishin përballur në një rezistencë të madhe nga boshnjakët dhe serbët.

Posaqërisht rezistenca në Sarajevë vazhdoi me ditë të tëra. Armata austriake, për shkak të rezistencës, kishte arritur ta realizonte pushtimin mbas humbjeve të mëdha. Gjatë rezistencës që do të vazhdonte deri në muajin shtator të vitit 1879 Austria humbi rreth 10 mijë ushtarë. Përjetoi edhe një humbje të madhe materiale.

Rezistenca kundër pushtimit vazhdoi edhe përgjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1878 mirëpo boshnjakët nuk kishin edhe aq çka të bënin përpara Ushtrisë së Prandorisë. Austro-Hungaria në dhjetor të vitit 1878 kishte arritur ta kompletonte sundimin në shtet.

Mbi të gjitha boshnjakët nuk e pranonin idenë se tokat e Bosnjë-Hercegovinës janë humbur dhe e mbanin të gjallë shpresën se do të rimerreshin. Mirëpo punët nuk u zhvilluan sikurse kërkonin boshnjakët. Një vit pasi që nisën bashkëbisedimet Austri-Osmanlinjë me 21 prill 1879 u nënshkrua marrëveshja. Sipas kësaj marrëveshjeje, udhëheqja e Bosnjë-Hercegovinës iu la Austrisë.

Aneksimi i Bosnjë-Hercegovinës

Austria mbase përjetoi humbje të mëdha ushtarake dhe materiale gjatë pushtimit të Bosnjë-Hercegovinës kërkonte që ta shfrytëzonte rastin e parë që këto toka t`ia shtonte vetes. Rasti i pritur lindi në vitin 1908 kur Shteti Osman përjetonte tronditje të mëdha për shkak të konfrontimeve të brendshme dhe me shpalljen e kushtetutës së dytë. Qeveria Austriake vendimin për aneksim ia dha Qeverisë Osmane me 7 tetor 1908 me një notë të dhënë.

Me këtë vendim të aneksimit përfundoi qeverisja e sulltanit mbi Bosnjë-Hercegovinën dhe lidhja politike e Bosnjë-Hercegovinës me Perandorinë Osmane. Shteti Osman, për shkak të forcës së dobësuar nuk arriti të bënte ndërhyrje ushtarake. Udhëheqja austriake vetëm u protestua. Më 8 tetor iu dha nota Vjenës nga Nezareti i Harixhijes. Edhe sulltan Abdulhamiti i II gjatë fjalimit të tij në hapjen e parlamentit e kishte dënuar aneksimin.

Së bashku me takimet politike që u zhvilluan më pas më 1909 zyrtarisht u pranua pushtimi dhe aneksimi i Bosnjë-Hercegovinës.

Austria për ta legjitimuar vendimin e aneksimit rreth 30 vite nënvizonte me ndërtimet që i bëri në Bosnjë dhe investimet e tjera. Përkundër kësaj populli i Bosnjë-Hercegovinës vendimet që i sillnin në kuvend dhe institucione, shprehnin se nuk do ta njihnin vendimin e aneksimit rreth 750 mijë musliman dhe rreth 800 mijë ortodoks.

Kërkesat për migrim

Qeverisja e re duke i dhënë përkrahje të gjerë katolikëve në regjionin e Hercegovinës, për ta balancuar popullin musliman dhe ortodoks serb si dhe në Bosnjë-Hercegovinë familje pa tokë nga pjesë të largëta të perandorisë. Haptazi është duke u parë që Qeveria Austro-Hungareze ishte në ndjekje të ndryshimit të balancit demografik në Bosnjë-Hercegovinë, pro vetes. Porta e Lartë e cila në fillim nuk i mori për seriozisht kërkesat dhe raportet e ardhura nga Bosnjë-Hercegovina, me dukjen e emigrantëve të parë boshnjak në kufinjtë e Perandorisë Osmane dhe me ardhjen e lajmit se edhe një pjesë e madhe janë në përgatitje të migrimit arriti më mire ta kuptonte seriozitetin e çështjes. Shteti Osman, migrimin boshnjak e shihte si të rrezikshëm nga këndi i prezencës së vetës së saj në Bosnjë. Përkundër kësaj në gjendje të ndërhyrjes së Austrisë në Selanik 400 mijë boshnjakët që qëndronin në këtë qytet do të ishin rrezik mbrapa fronti për forcat austriake. Austro-Hungaria ligjin që e rregullon ecurinë e lejeve për migrim e vuri në fuqi më 11 tetor 1881. Nga Bosnja së pari migruan nëpunësit turq, ushtarët, oficieret dhe zotëruesit e tokave. Jo vetëm turqit por edhe boshnjakët kërkonin të migronin. Arsyet kryesore të kërkesave për migrim të boshnjakëve ishin; uzurpimi i tokave nga ortodokset apo të tjerët, varfëria, plaçkitja dhe shtimi i rasteve të përdhunimit si pasojë e frikës për të jetuar.

Një arsye tjetër shumë e rëndësishme e kërkesës së boshnjakëve për migrim në Turqi ishte ligji i ushtrisë i vënë në fuqi. Sipas këtij ligji të ri meshkujt mbi 15 vjeç nuk do të mund të migronin në Turqi.

Boshnjakët nuk donin të shkonin në ushtri për Austrinë.

Ata që dëshironin të migronin paraprakisht jipnin kërkesë përmes kuvendit komunal të lidhur me Përfaqësine Qeveritare të Bosnjë-Hercegovinës. Atyre që ju mirrej në shqyrtim kërkesa dhe i pranohej iu jipej çertifikata. Gjersa disa boshnjak duke mos e lajmëruar askënd, duke i marrë parasysh të gjitha rreziqet, largoheshin nga shteti përmes rrugëve ilegale.

Rrugët e migrimit

Boshnjakët duke i përdorur rrugët tokësore, hekurudhore apo detare, së pari në mundesitë e veta gjatë kalimit për në Anadolli migruan në vendbanimet e rëndësishme sikurse Prizreni, Prishtina dhe Shkupi. Gjersa ata që nuk u lanë të vendoseshin në tokat e Rumelisë erdhën në Stamboll përmes rrugëve detare dhe tokësore. Si një vend për tu vendosur si edhe për të kaluar në Anadolli Maqedonia ishte në një pozicion të rëndësishëm. Muhaxherët boshnjak, gjatë kalimit për në Anadolli, përzgjedhnin njërën nga destinacionet sikurse limani i Barit, Beogradin, Dubrovnikun apo Sanxhakun. Gjatë ardhjes në Stamboll më së shumti preferohej destinacioni Bosnjë-Beograd-Nish-Sofje-Edirne-Stamboll. Gjersa një pjesë e muhaxherëve boshnjak përzgjidhnin udhëtimin përmes Sanxhakut të Tregut të Ri. Vinin në Stamboll përmes limaneve me lumenjtë Sava dhe Danub dhe të Detit të Zi. Prijësit e Krajinës duke u mbledhur në vitin 1904 morën vendim për migrim në tokat osmane. Ky migrim që u zhvillua në këmbë kishte vazhduar në kushte shumë të rënda dhe me muaj të tërë. Duke u ballafaquar me urinë, mjerimin dhe sëmundjet kishin arritur në Selanik përmes vijës Bosnjë-Sanxhak-Kosovë-Maqedoni. Një pjesë nga këta muhaxherë me anije kaluan nga Selaniku në Izmir. Rreth 1 mijë shtëpi arritën në Edirne përmes Dramas, një pjesë e emigrantëve nga Bosnjë-Hercegovina, u drejtuan drejtë Taslicas që ishte qytet në vijën kufitare dhe në të cilën më parë ishin vendosur një pjesë e muhaxherëve. Numri i popullsisë ishte shtuar për 20 mijë dhe të ardhurit më shumë bënin pjesë në shtresën me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Për këte arsye çështja e ekzistencës ishte një problem i rëndësishëm.

Një pjesë e muhaxherëve përmes Varoshit të Ri kishin shkuar në Maqedoni dhe nga aty në pjesë të ndryshme të Turqisë. Mirëpo një pjesë e këtyre më pas u rikthyen dhe u vendosën në zonën e Varoshit të Ri. Edhe gjendja e muhaxherëve në këtë zonë ishte mjaftë e vështirë. Kishin mbetur në gjendje pushimi rreth vakëfeve dhe xhamive dhe rrugëve të qyteteve.

Muhaxherët të cilët erdhën në Anadolli përmes Serbisë, Kosovës dhe Selanikut u bartën me zbritje nga hekurudhat serbe nga Beogradi deri në kufirin turk dhe nga kufiri deri në Selanik nga herkurudhat e Sharkut.

Shpenzimet e muhaxherëve të varfër u kompenzuan nga shteti përmes kredisë së hapur për Përfaqësinë turke në Beograd. Sipas udhërrëfyesit Iskan-i Muhaxhirin; bartja përgjatë udhëtimit të muhaxherëve iu jipej kapitenëve të vapureve dhe punëtorëve për bartje. Gjersa shpenzimet e bartjeve në tokat osmane dhe ato të ushqimit kompenzoheshin nga Komisioni Muhaxherin.

Vendet e risistemimit

Muhaxherët e Bosnjës në vitet e para me shpresën e rikthimit pa e bërë asnjë plan; kishin bërë tenda në kufinjë të cilat i zotëronte Perandoria Osmane sikurse Kosova, Shqipëria, Epiri apo Rumelia, Sanxhaku. Por më pas e kuptuan se Perandoria Osmane nuk do të rikthehet. 

Muhaxherët në Rumeli; ishin vendosur në Shkodër, Shkup, Treg të Ri, Kosovë, Selanik, Prevezë dhe Janinë. Një pjesë e tyre ishin shpërnngulur për në Anadolli dhe Siri. Në Maqedoni që është njera ndër vendet në të cilin janë përqendruar muhaxherët ishin vendosur në zonat sikurse Shkupi dhe Kumanova. Disa nga muhaxherët brenda viteve 1878, 1881-1882, 1905 dhe 1908-1909 ishin vendosur në kazatë e Shtipit. Njëra nga vendet e lëvizjes së migracionit të Bosnjës ishte zona e Tregut të Ri. Tregu i Ri për shkak se ishte afër Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës ishte një vend i rëndësishëm për vendosje nga grupet emigrante të ardhura nga Mali i Zi dhe Herceku. 

Një pjesë e boshnjakëve për tu vendosur në Prizren apo Shkup, ose për të migruar në Anadolli përmes limanit të Selanikut ishin drejtuar në Treg të Ri si pikë kalimi qe mundesonte lidhjen përmes rrugës tokësore. 

Për muhaxherët që vinin nga Bosnjë-Hercegovina dhe Rumelia, Edirneja ishte bërë pikë e parë ndalimi ku mblidheshin në Turqi. Pas Edirnesë ishin drejtuar nga Stambolli, Çanakalaja, Samsuni ose Izmiri. Vendet në Stamboll ku u risistemuan muhaxherët boshnjak janë qytezat Bajrampasha dhe Yenibosna.

Kur filloi të ngatërrohet për shkak të numrit të muhaxherëve, pa u ndalur në Stamboll u sollën në limanet e Çanakalasë dhe Izmirit. Më pastaj shpërndaheshin në Aydin, Kutahya dhe Eskishehir. Muhaxherët jashtë Stambollit ishin risistemuar në Karamursel, Bursa, Ignegol, Aydin, Adapazari, Kutahya, Afyonkarahisar, Biga Izmir, Konya, Eskishehir dhe Ankara. 

Mundësitë dhe vështirësitë

Për shumicën nga migrantët boshnjak vendosja në një vend që i përcaktohej nuk e kishte kuptimin e përfundimit të problemeve përkundrazi shtimin e të rejave. Shumica e familjeve muhaxhere bagëtitë dhe farat që u jipeshin i shitnin për t`i tejkaluar nevojat për tu ushqyer si dhe i shitnin mjetet bujqësore për t`i shëndrruar në para. Përveq kësaj posaqërisht kushtet klimatike të Anadollisë së mesme ishin shumë të rënda për boshnjakët. Mbi epideminë, sëmundjet dhe ushqimin e dobët kushtoheshin edhe kushtet e rënda klimatike, shumica e muhaxherëve vdisnin. Mirëpo ishte një problem më i rëndësishëm se të gjitha: Çështja e gjuhës…

Boshnjakët që dinin turqisht mund të punonin në institucione shtetërore apo si përkthyes në Komisionet e Muhaxherëve. Përkundër kësaj boshnjakët që nuk dinin shkrim lexim apo që nuk e zotëronin turqishten kishin shumë vështirësi për të gjetur punë.

Edhe përzgjedhja e vendësve në aAadolli për t`i kryer punët e krahut kufizonte mundësitë e punësimit për boshnjakët. Boshnjakët që nuk e gjenin atë që e kërkonin në tokat osmane dhe që me një zhgënjim dilnin në rrugë për tu kthyer në Bosnjë-Hercegovinë, i priste një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Pranë ecjes me muaj të tërë për të arritur në Shkup, në fillim mbase ishte i ndaluar rikthimi, duhej që të mos ziheshin nga rojtarët. Boshnjakët që arrinin në konsulatën e Austrisë në Shkup, duke kaluar nga këtu në konsulatën austriake në Beograd për të marrë para nga aty kalonin në Bosnjë.

Migrimet në periudhën e republikës

Lëvizjet e migracionit të boshnjakëve kanë vazhduar edhe në periudhën e republikës. Sipas përcaktimeve të Xhevat Gerait; ndërmjet viteve 1923-1938 nga Jugosllavija në Turqi kanë ardhur 111 mijë e 273 emigrantë. Sipas shënimeve të Ministrisë së Puneve të Jashtme të Jugosllavisë gjer më 1935 në Turqi kanë emigruar 21 mijë e 500 musliman.

Gjersa sipas një burimi tjetër, brenda viteve 1927-1939 nga Jugosllavija kanë emigruar 19 mijë e 278 vetë. Muhaxherët u vendosën në Izmir, Stamboll, Sivas, Yozgat, Bursa, Eskishehir, Manisa, Tekirdag, Diyarbakir, Aydi, Ankara, Bilecik, Balikesir, Elazig, Malatya, Kocaeli, Edirne, Amasya dhe Afyon.

Këto migrime ndërmjet viteve 1876-1939 kanë pasur një ndikim të madh në formimin e Turqisë moderne dhe periudhen e themelimit të shtetit të mbështetur në vetëdijen e të qenit komb. Edhe ashtu gjatë vështrimit historik popujt turq dhe boshnjak në të gjitha nivelet e kanë pasur një miqësi dhe jetë që është ndërthurur me njëra tjetrën.

Muhaxherët boshnjak që erdhën në Anadolli edhe meqë erdhën në një shtet me një rrënjë etnike dhe gjuhë më ndryshe ishin pjesëtarë të një feje dhe bote kulturore të njejtë.

Së bashku me këtë, të folurit e gjuhëve të ndryshme, edhe sot është një ndikues i rëndësishëm që ndikon negativisht në procesin e adaptimit. Mbi të gjitha, migrimet boshnjake, mund të thuhet se janë gurë qelësi i urës shpirtërore ndërmjet Turqisë dhe Ballkanit. Edhe muhaxherët boshnjak të cilët mund të rastisen thuajse në të gjitha vendet e Anadollisë sot janë rojtarët e kësaj ure shpirtërore. Gjersa do të ekzistojnë rojtarët e kësaj ure shpirtërore, inshaAllah do të vazhdojë edhe muhabeti ndërmjet popujve turk dhe boshnjak.


Referimet

- Allahimanet Bosna / Boşnakların Osmanlı Topraklarına Göçü, Tufan Gündüz, İstanbul, Mart 2012. 

- Yeniden Kurulan Hayatlar / Boşnakların Türkiye'ye Göçleri (1878-1934), Fahriye Emgili, İstanbul, 2012.

- Girit'ten Antalya'ya Yönelik Göçler, Son Bin Yılda Antalya Sempozyumu, Fahriye Emgili, Antalya, 2003.

- Ölüm ve Sürgün, J. McCarthy,İstanbul, 2000.

- Historija Bosnjaka, Mustafa İmamoviç, Sarajevo, 1997.

- Porijeklo i Pripadnost Stavnistva Bosne i Hercegovine, Sarajevo, 1998.

- Balkanlar'da Osmanlı Mirası ve Ulusçuluk, Kemal Karpat, 2002. 

- Bir Ulusun Doğuşu / Geçmişten Bugüne Boşnaklar, Aydın Babuna, İstanbul, 2000.

- Balkanlarda İslam, Aleksandre Popoviç, İstanbul, Ocak 1995. 

- Bosna'nın Kısa Tarihi, Noel Malcolm, İstanbul, Aralık 1999.

- Rumeli'den Türk Göçleri, Bilal N. Şimşir, 1989.

- İmparatorluğa Veda, İlhan Bardakçı, İstanbul, 1995.

- İmparatorluktan Ulus Devlete Göçler, Nedim İpek, İstanbul, 2006.

- Rumeli'den Anadolu'ya Türk Göçleri, Ankara, 1999.

- Türkiye'den ve Türkiye'ye Göçler (1923-1961), Cevat Geray, TİGAP, Ankara, 1962.

- Bayram Şen, Nationalism And Migration The Post-1950 Balkan Immigrants From 

Yugoslavia, MAster of Arts degree at the Atatürk Isntute for Modern Turkish History in 

Boğaziçi University , İstanbul, 2007.