A do të copëtohet Republika e Kosovës

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Dhj. 11, 2013, 1 a.m.

Rezultatet e ardhura nga zonat në të cilat jetojnë serbët, pjesëmarrja në zgjedhje përkatësisht edhe nëse është e kënaqëshme, faktikisht janë gjëmime këmbësh të një rreziku shumë të madh

Populli i Kosovës, shkoi në votime për t`i përcaktuar udhëheqësit lokal më 3 nëntor dhe 1 dhjetor. Në ruandin e parë nuk mundi të kryhej procesi i votimit në Mitrovicën e Veriut, për shkak të sulmeve të serbëve që janë kundër pavarësisë. Procesi i votimit në këtë zonë u përfundua më 17 nëntor. Në ruandin e dytë përveq sulmeve në Partesh nuk u bë ndonjë trazirë.
Kosova, niveli i papunësisë së të cilës është 45% është shteti i dytë i ballkanit pas Shqipërisë në të cilën korrupcioni është më i përhapuri. Populli i Kosovës i cili është lodhur nga gjendja aktuale, në këto zgjedhje e dha një mesazh ndryshimi të rëndësishëm.
Befasia më e madhe e zgjedhjeve u përjetua në Prishtinë. Partia më e madhe opozitare e cila 13 vite e udhëhoqi Prishtinën Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK, ia la udhëheqjen e kryeqytetit kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje - VV Shpend Ahmetit.
Në Prizren kandidati i partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës - PDK Ramadan Muja, i cili udhëhoqi 6 vite qytetin, u zgjodh përsëri kryetar i komunës.
Në Pejë kandidati i LDK-së Gazmend Muhaxheri e largoi nga karriga kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës - AAK, kryetarin aktual të kuvendit.
Në Gjakovë kandidatja e Aleancës Kosova e Re - AKR Mimoza Kusari-Lila e mundi kryetarin aktual të komunës nga AAK-ja Pal Lekaj. Kështu që ish-ministrja e tregëtisë dhe industrisë Mimoza Kusari-Lila u bë kryetarja e parë femër e një kuvendi komunal në vend.
Në Gjilan Lutfi Haziri nga LDK-ja duke e lënë mbrapa Qemal Mustafën e PDK-së u bë kryetar i ri i kuvendit komunal.
Në Mitrovicën e Jugut kandidati i AKR-së Agim Bahtiri garën zgjedhore e fitoi me prëparësi ndaj kandidatit të PDK-së Avni Kastrati.
Gjersa në Ferizaj në vend të kryetarit aktual të komunës, kandidatit nga PDK-ja Agim Aliu, u zjodh Muharrem Sfarça i LDK-së.

Nëse e përmbledhim…
Partia Demokratike e Kosovës - PDK me në krye kryeministrin Hashim Thaçi në ruandin e parë e humbi Malishevën dhe Lipjanin dhe në ruandin e dytë e humbi Pejën, Gjilanin, Ferizajin, Mitrovicën e Jugut. Në shkëmbim të kësaj e fitoi Klinën dhe Rahovecin. Marrja e dhjetë kryesive të kuvendeve komunale nuk e mënjanoi PDK-në nga të qenit humbësi më i madh i zgjedhjeve.
Partia kryesore opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK duke e shtuar numrin e votave, i fitoi 9 kuvende komunale. Por e mori një plagë të rëndë duke e humbur Prishtinën në të cilën ishte kryetar, kryetari i saj Isa Mustafa.
Aleanca për Ardhmërine e Kosovës - AAK e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj edhe meqë e fitoi Obiliqin, e humbi Pejën, Gjakovën, Suharekën, Rahovecin. Shkaktari kryesor i kësaj humbjeje të rëndë ishin fjalët më të përfolura në prag të zgjedhjeve “Nuk e di pse jam musliman”.
Aleanca Kosova e Re - AKR e biznesmenit Behgjet Pacolli, duke marrë më së shumti vota në Gjakovë dhe në Mitrovicën e Jugut, për herë të parë i fitoi dy kuvende komunale.
Vetvëndosja - VV nën udhëheqjen e Albin Kurtit, duke e marrë Prishtinën për herë të parë e fitoi një kuvend komunal. Por mossigurimi i shumicës në asamblenë komunale mund të shkaktojë probleme në të ardhmen.

Nëse vijmë te turqit…
Partia Demokratike Turke e Kosovës - KDTP në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009 e humbi kuotën e votave. Me gjithë këtë përveq Lipjanit arriti të nxjerre asambleistë në
 të gjitha kuvendet komunale në të cilët jetojnë turqit. KDTP, përfaqësuesit e së cilës në kuvendin komunal të Prizrenit zbritën nga 3 në 2, në Mamushë i fitoi 5 vende, në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicën e Jugut dhe Vushtrri i fitoi nga një vend.
Partia Turke e Kosovës për Drejtësi - KTAP në zgjedhjet e para në të cilat hyri, fitoi kryesinë e kuvendit komunal të Mamushës, në të njejtën kohë 8 vende në këtë kuvend komunal dhe një në Prizren.
Gjersa partia e tretë turke që mori pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, Bashkimi Turk i Kosoves arriti të marrë vetëm një vend në Mamushë.

Dhe serbët…
Lista e Iniciativës Qytetare Serbe - G.I. Srpska nën udhëheqjen e Krstimir Pantiqit me përkrahjen e plotë të udhëheqjes në Beograd në ruandin e parë fitoi kuvendet komunale të Leposavicit, Zubin Potokut dhe Zvecanit, gjersa në ruandin e dytë fitoi kuvendet komunale te Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Novobërdës, Parteshit, Ranjillugut dhe Gracanicës. Partia e Pavaur Liberale - SLS nën udhëheqjen e Sllobodan Petroviqit me përkrahje të udhëheqjes së Prishtinës fitoi zgjedhjet në Shtërpcë.
Rezultatet e ardhura nga zonat në të cilat jetojnë serbët, pjesëmarrja në zgjedhje përkatësisht edhe nëse është e kënaqëshme, faktikisht janë gjëmime këmbësh të një rreziku shumë të madh. Sepse serbët e Kosovës në kuvendet komunale në të cilat do të udhëheqin mbajnë shpresa të themelojnë Bashkësinë e Komunave Serbe. Kjo bashkësi, sikurse në Bosnjë dhe Hercegovinë mbanë rrezikun e shëndrrimit në një Republikë Serbe të dytë. Fjalët e ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë T. Ann Jacobson, “Çdo rrezik mund të zvogëlohet me dialog. Por duhet të kemi shumë kujdes ndaj themelimit të një Republike serbe.” janë një tregues i këtij rreziku.
Po vërehet se Serbia dëshiron ta njohë Republikën e Kosovës me një përbërje prej dy njësive federative. Por e vërteta se ballkani nuk mund ta bartë një Republikë Serbe të dytë është një fakt që nuk pin ujë.

Burimi : Yeni Akit