Siria, a mund të bëhet Bosnjë?

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Shk. 4, 2014, 1 a.m.

Rezistenca e opozitës siriane ndaj mizorisë së Assadit është duke hyrë në vitin e saj të tretë. Në këtë proces protestat civile të nisura me kërkesat për reformë u përhapën brenda popullit. Edhe mizoria e regjimit Baas u shtua duke u shumëfishuar në të njejtin drejtim. Kur regjimi Baas iu përgjigj kërkesave civile demokratike me armë, nuk mbeti zgjidhje tjetër përveqëse kërkesa që Assadi ta lëshojë postin. Përgjigjja e regjimit ndaj kësaj kërkese ishte masakrimi i civilëve. Tiranisë së përgjakur të regjimit Baas, detyrimisht, edhe opozitarët iu kthyen me armë, u hodhën hapat drejtë një lufte me aks mehdhebi. Mirëpo opozitarët ishin edhe të papërgatitur edhe shumë të copëtuar. Në pikën e ardhur sot, edhe meqë pak edhe opozitarët u armatosën. Mirëpo janë ende shumë të copëtuar. Gjersa, ata që në fillim lëviznin së bashku, sot luftojnë me njëri-tjetrin. Gjersa në frontin e Assadit asgjë nuk ka ndryshuar. Masakrat që i bëri me armë konvencionale, i vazhdoi me armë kimike. Pa përjashtuar fëmijët, gratë, meshkujt i vrau me mijëra njerëz. Gjersa ndodhnin të gjitha këto, perëndimorët të cilët i kryesojnë Izraeli, Amerika dhe Anglia nuk bënë asgjë përveqëse ta shtojnë kaosin dhe gjakosjen në shtet. Ata që thoshin “Armët kimike janë vija jonë e kuqe. Nëse dëshmohet, veprojmë” nuk munden të shkojnë më përpara përveqëse të japin kohë shtesë për masakrat e reja. Regjimi Baas, këtë mundësi e përdori me të madhe. Njëmbëdhjetë mijë njerëz u vranë me torturim, duke u lënë të uritur dhe duke u rrahur. Fotografitë e tmerrit që nuk i lanë vend asnjë fjalë, e vunë në shesh mizorinë e Assadit dhe Baas-it me tërë lakuriqësinë e tyre. Mrëpo edhe këto pamje, nuk mjaftuan që t`i hapin sytë e perëndimit. Deri më sot në Siri vdiqën mbi 120 mijë njerëz, me qindra-mijëra njerëz mbetën të detyruar t`i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe vlerat më të rralla të qytetërimit tonë u bënë bashkë me tokën. Gjersa përjetoheshin të gjitha këto, perëndimorët në një anë bënin fjalë për ngjashmërinë ndërmjet Sirisë dhe Bosnjës, në anën tjetër lozin Tre Majmunët” sikurse në Bosnjë. Perëndimorët nuk janë duke u interesuar me dëshirën e sirive apo sirianëve që po e humbin jetën se në çfarë shteti dojnë të jetojnë. Nga këndi i tyre ai që do të ulet në karrigën e pushtetit, shërbimi ndaj tyre, hapja e rrugëve të Izraelit dhe përkrahja e intervenimit në Iran është arsye e mjaftueshme e ligjshmërisë.

Gjersa bëmë fjalë për ngjashmërinë Siri-Bosnjë, të vazhdojmë. Gazetari anglez Paul Conroy, disa vite më parë duke i ngjasuar të përjetuarat në Siri me ato në Srebrenicë kishte thënë “Tmerri që është duke u përjetuar na përkujton të përjetuarat në Srebrenicë dhe Ruandë”. Gjersa shkrimtari i gazetës Independent Robert Fisk thoshte “Shpirtërat e Srebrenicës janë duke përparuar në planetin tonë më shpejtë se sa që jemi duke i vërejtur, hijet e tyre janë duke i nxirë burgjet e Libisë dhe qytetet e Sirisë”. Gjersa Fisk punën duke e shtyrë edhe më përpara kishte thënë; “Para sulmit serb në Srebrenicë komandanti lokal musliman Naser Orić i shpëtuar në formë misterioze i vriste civilët serb në qytet që nga 1990-tat”. (A është Humusi reflektim i të ndodhurave në Srebrenicë?, gazeta Star, 8 mars 2012) 

Edhe ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu kishte thënë, “Gjendja në regjion gjithmonë e më shumë është duke shkuar drejtë një tabloje që na përkujton Sarajevën, Srebrenicën”. Mundi i Robert Fisk-it duke e parë si mundësi sharlatanizmin e përgjakur Baas në Siri, që shpif për mbrojtësin e Srebrenicës Naser Orić, është treguesi më i hapur se si punon mendja perëndimore. Orić, nuk është “vrasës”, është një trim boshnjak që e ka mbrojtur Srebrenicën gjer në fund. Edhe në gjykimin në Tribunalin e Hagës u shpall i pafajshëm. Nuk arriti të shpëtohet “në formë misterioze nga sulmi serb. Me një urdhër ushtarak, u dërgua në qytetin e Tuzllës. Në bashkëbisedimin që e kemi bërë me të në vitin 2009, Naser Orić këtë ngjarje e kishte shprehur me fjalët “Ushtarët tanë, nga injoranca, thuase do të bënin diçka mua me thirrën në Tuzllë. Shkova, por nuk bëmë asgjë. Srebrenica… Kjo është varra më e madhe në brendinë time. Nuk di se sa do të jetojë por më duket se kjo është varra e vetme që do të më mbysë mua”. Dhimbjet në Siri dhe Bosnjë; vrasjet sistematike dhe thyerjet kulturore padyshim se janë të ngjashme. Gjersa dhimbja në Siri, është më e dendur se ajo në Bosnjë. Mirëpo të përjetuarat që në të dy shtetet, në kuptimin politik, tërësisht janë ndryshe! Në Bosnjë e Hercegovinë, një shteti që e kishte shpallur pavarësinë e saj e kishin sulmuar dy shtete të ndryshme (Serbia dhe Kroacia) dhe tradhëtarët e brendshëm (serbët boshnjak dhe kroatët). Gjersa ato që përjetohen në Siri janë një mizori e një regjimi dhe shteti në të cilët muslimani e masakron muslimanin. Të menduarit e të kundërtës e ka kuptimin e vendimit të Tribunalit të Hagës “Ato që u përjetuan në Srebrenicë janë gjenocid, por Serbia nuk mund të mbahet përgjegjëse e gjenocidit” që ishte shembull bazë e pranimit të “Të përjetuarat në Bosnjë e Hercegovinë ishin një luftë e brendshme”. Edhe mbrojtja e serbëve në Bosnjë e Hecegovinë e në Serbi janë në këtë drejtim. Nga kjo arsye, duhet të shmangemi nga gabimet që do të mund të na dalin përpara në të ardhmen. Duke u munduar ta bëjmë vetullën të mos nxjerrim sy. Padyshim se këto që i thamë as nuk do ta pakësojnë dhunën e gjakut dhe lotit që po derdhet në Siri, as nuk do ta pakësojnë mëkatin e Assadit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Assadi dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të dalin sa më parë para drejtësisë që të japin llogarinë e të bëmave të tyre.



Burimi : Yeni Akit