Rezistenca e Gazës

  • None
nga Ayhan Demir | Publikuar në Gus. 10, 2014, mesnatë

Regjimi sionist sulmon pa bërë dallim mes grave-burrave, të rinjve dhe të moshuarve, civilëve dhe ushtarëve. Ndërsa duke filluar nga Amerika, Anglia, Gjermania dhe Franca, shumë prej shteteve Perëndimore, duke thënë se “Izraeli ka tëdrejtëtë mbrojëveten”, i japin mbështetje të fshehtë terrorit Sionist. Ndërsa shumë prej shteteve Arabe dhe atyre Islame, parazgjedhin të laujnë lojën e tre majmunëve. Kjo pra është edhe fuqia më e madhe e regjimit Sionist. Duke përfituar nga kjo heshtje përpiqet të lërë nën gjenocid sistematik një popull, madje një popull i cili është në tokat e veta.

Sa mirë që popujt nuk janë si shtetet. Popujt janë ngritur në këmbë kundrejt këtij sharlatanizmi i cili ndot syrin dhe zemrën. Agresiviteti i regjimit Sionist protestohet në New York, Londër, Berlin, Paris, Amsterdam dhe Sidney. Dhe në disa qytete të Turqisë protestohet ky agresivitet tradhëtar.

Ndërsa disa shtresa në Turqi, këta protesta i shohin si ‘të panevojshme dhe pa rezultat’. Ndërkaq e vërteta nuk është kështu. Protestat nuk e ndalojnë luftën por mikut i japin besim dhe mbështetje, ndërsa armikut frikë dhe dëshpërim. Këtë e dimë mjaft mirë prej Luftës së Bosne Hercegovinës në vitet 1992-1995. Përveç kësaj protestat e organizuara kundrejt regjimit Sionist në veçanti në Diyarbakır, Ankara dhe Stamboll, u bënë mjaft ndikuese. Aq sa regjimi Sionist u detyrua që të ulë në nivelin më të ulët përfaqësitë e tij në Turqi. Diplomatët Sionistë, që nga 1948 në ditët tona, për herë të parë u larguan nga Turqia për shkak sigurie. Kjo është një fitore në kuptimin absolut.

Një komb i cili është aq frikacak sa të trembet nga protestat e popullit civil, edhe nëse ka armë në dorë, nuk është e mundur të qëndrojë në këmbë kundrejt besimit dhe madhështisë së tij. Për këtë arsye regjimi Sionist, nuk mund të qëndrojë në këmbë kundrejt luanëve të Gazës. Ushtria e regjimit Sionist, u detyrua të bëjë përforcime prej mijërash nga jashtë. Dhe këta i quajnë ‘rezerva’. Ka edhe ‘rezerva’ që kanë ikur nga Turqia për t’u përfshirë në Ushtrinë Sioniste. Shpresojmë t’i dëgjojmë edhe lajmet e tyre.

Kur ‘rezervat’ Sioniste u thirrën për kryerjen e detyrës, ikën me nxitim. Qëllimi i tyre ishte të luanin lojën e luftës. Ndërkaq kryengritësit e Gazës, bënë që regjimi Sionist të përballej me një habi të madhe. Regjimi Sionist nga Tel Aviv’i, duke përfshirë edhe Ministrinë e Luftës, me anë të automjeteve ajrore pa pilot, regjistroi imazhe dhe pamje nga disa qendra. Dërgojnë raketa me rreze të gjata nga Gaza deri në Kudus, Tel Aviv dhe madje edhe në Hajfa. Tashmë asnjë Sionist nuk mund të flejë një gjumë të qetëën tokat që ka pushtuar. Po asgjësojnë tanket dhe ushtarët e regjimit Sionist me raketa të udhëzuara, me minat e vendosura në tokë, me mortaja e me snaiper të mprehtë. Ushtarët heronj të rezistencës, vranë dhjetëra ushtarë Sionist dhe plagosën qindra të tjerë.

Regjimi Sionist, për kohë të gjatë, u mundua që të fshehë numrin e të vdekurve dhe të të plagosurve. Ndërkaq tashmë shtizën nuk e nxen më thesi. Media e regjimit Sionist i publikon anë më anë fotografitë e ushtarëve Sionist të vrarë. Tani afër vdiq Komandanti i Brigadës Golani, Koloneli Ghassan Alian i cili ishte shtruar në spital me plagë të rënda. Ndërsa u zu rob ushtari i regjimit Sionist, Shaol Aron’i.

Regjimi Sionist, e di mjaft mirë që nën këta kushte nuk mund të përballojë dhe për shumë kohë rezistencën e Gazës. Arsyeja se përse Kryeministri i regjimit Sionist, Netanjahu bën thirrje për ndihmë ndaj bashkëaleatëve të tij duke thënë, “Shoqëria ndërkombëtare duhet të fillojë punimet për çarmatosjen e Gazës.” Kjo thirrje, në pikëpamje të tyre, nuk është aspak e pavend. Sepse rezistuesit e Gazës, bashkë me operacionet e suksesshme që kanë realizuar, janë mjaft afër ndaj uljes në gju të regjimit Sionist.

Ardhja përsëri në zonë e Ministrit të Jashtëm të ABD, përpjekja e Sekretarit të Përgjithshëm të Ban Ki-moon, të BE dhe shteteve Europiane, janë një tregues mjaft i qartë i kësaj. Edhe nga fundi i periudhës së luftës së Bosna Hercegovinës, u realizua një imponim zjarri i ngjashëm me këtë.

Ç’e do që çështja e regjimit Sionist, e cila ndot syrin dhe zemrën, nuk mund të tejkalohet duke bërë të mundur marrëveshje kalimtare për armëpushim. Kjo qelizë kanceri e cila e kërcënon shëndetin e njeriut së tepërmi, duhet të pastrohet në mënyrë të përhershme. Për këtë nuk ka kuptim që të presësh shpresë nga OKB, NATO, BE apo nga Amerika.

Ajo që duhet të bëhet është shumë e thjeshtë: të krijohet Forca e Paqes e Palestinës nën kryesinë e Turqisë, forcë e cila më tutje do të shndërrohet në Unitetin Islam dhe në Forcën e Mbrojtjes Islame. Ndaj kësaj force paqeje, duhet të kontribuojnë të gjithë shtetet Islame me anë të sigurimit të ushtarëve, kryesisht Turqia dhe Iran’i. Pa dyshim që kjo forcë paqeje, duhet të vendoset në Gazë dhe duhet të zotërojë aq pajisje teknike dhe logjistike saqë të jenë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur në moment çdo sulmi të regjimit Sionist.

Këta që po themi disave mund t’iu duken si ëndrra. Ndërkaq ëndrra e vërtetë, është regjimi Sionist i cili tashmë është shndërruar në makthin e vërtetë të njerëzimit. Dhe tani është koha e drejtë për të shpëtuar nga makthet. Fitorja është e besimtarëve dhe shpresojmë që fitorja te jetë e afërt.



Burimi : Yeni Akit