Imam Hyseini – drita ndërshekullore

nga Valbona İsmaili | Publikuar në Shta. 17, 2018, 3:38 a.m.

Njerëzit e mëdhenj në historinë njerëzore ndahen në dy pjesë: Ata të cilët kanë shkruar vepra të mëdha dhe me anë të narracionit na kanë përcjellë trashëgiminë kulturore, mendore dhe historike të popujve dhe civilizmeve të ndryshme. Vlerat morale dhe etike si dhe trashëgimia fetare janë përcjellur po ashtu me këta dijetarë në veprat e tyre të çmuara.

Grupi i dytë prej njerëzve të mëdhenj të cilët përbëjnë figurat emblematike të epokave të ndryshme, nuk kanë qenë dijetarë dhe rrëfenjës të historisë njerëzore, por kanë qenë vetë objekt shtjellimi i librave të ndryshëm. Veprmitaria e tye shoqërore, krijimtaria artistike dhe sjelljet e tyre shembullore janë kthyer në rrëfime të vyera dhe  kanë shërbyer si material i çmuar për dijetarët dhe njerëzit e penës.

Por ka një kategori të tretë njerëzish të cilët përbëjnë një pakicë të përzgjedhurish të fatit, figura të mëdha hyjnore, që e kanë shkruar historinë me anë të veprës dhe gjakut të tyre. Kjo kategori mbërthen në vete dijen dhe urtësinë e kategorisë së parë, sjelljen shmbullore dhe të jashtëzakonshme të asaj të dytës, por prevalojnë mbi to. Këtu bëjnë pjesë vetëm një pakicë të cilët e ndërlidhin historinë me Zotin, dëshmojnë shkallën më të lartë të devoshmërisë ideologjike dhe sakrifikojnë më të shtrenjtit e tyre në rrugën e Zotit dhe bindjes së tyre të palëkundur.

Pa dyshim njëri nga ata është edhe figura e imam Hyseinit, nipi i Profetit Muhammed (s.a.a.). Ne pohojmë që ai është një figurë hyjnore, sepse përndryshe nuk mund të shpjegohet thënia e famshme Profetike: “Hasani dhe Hyseini janë sejjidët apo prijësit e të rinjve të xhenentit”. Pra kjo thënie dëshmon qartazi për pozitën hyjnore të tij. Por sipas traditës hyjnore njeriu për të merituar një pozitë të tillë duhet të tejklojë sprova nga më të vështirat dhe tregimet e Profetëve janë dëshmia më e mirë për këtë. Vetëm në sajë të këtyre sprovave dhe dëshmisë në praktikë njeriu arrin që të meritojë gradat hyjnore.

Këtu qartësoet se jeta dhe vepra madhështore e imam Hyseinit në mbrojtjen e sunnetit të Profetit (s.a.a.) dhe përballjen me diktatorin e kohës dhe një bid’at që u rrënjëzua me ardhjen në pushtet të Jezidit i cili ishte fillimi i një devijimi të tmerrshëm të hilafetit në salltanat dhe pushtet të trashëguar, ishin shkaku kryesor i lartësimit të tij.

Imam Hyseini në këtë udhë sakrifikoi veten dhe gjithë familjen e tij dhe dha mësimin më sublim të liridashjes në gjithë historinë njerëzore. Çdo thënie e tij, kishte aq shumë fuqi e cila buronte nga sinqeriteti dhe vërtetësia e tyre, saqë edhe sot ndikojnë thellësisht në shpirtin e njeriut.

Hysein ibni Ali thoshte: “Ai i pa soji biri i të pa sojit më ka lënë dy zgjidhje: Shpatën (vdekjen) ose poshtërimin. Qoftë larg poshtërimi prej meje”.

Në ngjarjen e Qerbelasë ai nuk ishte i vetëm, krahas familjes atë e shoqëronin edhe një grup njerëzish të cilët edhe pse të pakët në numër, ata ishin njerëzit më besnik të nipit të Profetit (s.a.a.) Ata e kuptonin mirë që i priste një fund i lumtur edhe pse ishin destinuar të vriteshin. Por drejtësia e kauzës së tyre, besimi i palëkundur në vërtetësinë e betejës së imam Hyseinit, për faktin që ata kryenin një obligim fetar duke u përballur me padrejtësinë, bid’atin dhe devijimin nga tradita e Profetit iu jepte forcë. Ndaj ata për asnjë moment nuk u stepën dhe krijuan faqen më të ndritur të historisë islame – Qerbelanë.

Dhe e gjithë kjo nuk mund të përfundonte ndryshe sepse imam Hyseini ishte i biri i imam Aliut i cili thoshte: “Vdekja është në jetën tuaj të poshtëruar dhe jeta është në vdekjen tuaj me krenari!”.



Burimi : Media e Lire