Kur’ani dhe Adoleshenca

nga Valbona İsmaili | Publikuar në Tet. 9, 2017, 3:31 a.m.

Adoleshenca është një nga stinët më me vlerë, më e larmishme dhe më e ndërlikuar e jetës së njeriut. Periudha e adoleshencës është periudhë e shkëlqimit të dritës, shkëlqimit të rinisë, ngazëllimit, gëzimit e vitalitetit, dhe e shpresës; është periudhë e forcës, lulëzimit të talenteve dhe shumëfishimit të përpjekjeve.

Edhe pse në hapat e parë të jetës së tij adoleshenti është pa përvojë dhe në kërkim të identitetit të tij të humbur, ai pa dyshim do të arrijë përsosmërinë dhe lumturinë nëse është i vetëdijshëm për fuqitë dhe talentet e veta natyrore dhe shumë të vlefshme, çmon indivualitetin e vet dhe i shfrytëzon këto mundësi e potenciale të arta.

Në këtë artikull do të trajtojmë çështjen e vlerës së periudhës së adoleshencës nga pikëpamja e fesë. Islami me anë të Kur’anit Famëlartë na mëson se adoleshenca është koha kur ngjizet personaliteti i njeriut dhe i riu adoleshent për shkak të pastërtisë së tij është shumë afër Zotit,  Krijuesit të tij. Shumë personazhe kur’anore në moshën e adoleshencës janë shembuj për pastërti shpirtërore, altruizëm, besim monoteistik dhe model etik si për të rriturit si për të rinjtë.

Shkenca e psikologjisë dhe edukatës i kushtojnë po ashtu një vëmendje të veçantë periudhës së adoleshencës në mënyrë që këtë stinë pranverore të jetës së njeriut e kthejnë në një punishte ku do të mbillen frutat më të çmuara ekzistenciale të njeriut,  të cilët do japin fryt gjatë gjithë jetës së tij. Ne në vijim do të paraqesim pikëpamjen e Kur’anit për  temën në fjalë, do të japim disa këshilla për adoleshentët dhe në fund do të paraqesim prindërve disa rekomandime në lidhje me raportet që duhet të kenë me adoleshentët.

Rinia nga pikëpamja e Kur’anit

Rinia konsiderohet periudha më e rëndësishme dhe më e ndjeshme e çdo krijese veçanarisht e njeriut. Pikërisht në këtë periudhë është që njeriu mund të përcaktojë fatin e vet si dhe të bëjë që e ardhma e tij të jetë e qartë dhe e shkëlqyeshme ose të errët. Në çdo epokë, rinia ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e çështeve të ndryshme në shoqëritë njerëzore dhe në këtë mes disa individë, parti, pushtetarë dhe ... përfitojnë nga njenjat dhe emocionet e  pastra, pasionante dhe fuqia konstruktive e të rinjve në drejtim të ineresave të tyre individuale dhe gurpore.

Kur’ani Fisnik  i ka kushtuar një vëmendje të veçantë periudhës së adoleshencës. Kur’ani i Madhërishëm e skicon të riun e denjë nëpërmjet përshkrimit të shembujeve të të rinjëve të denjë dhe të merituar siç janë të rinjtë apo djelmoshat e shpellës “Kehf”, apo disa nga profetët hyjnor të rinjë në moshë si dhe duke kujtuar disa nga historitë dhe mësimet morale dhe eduktive. Sa më poshtë do të përmendim disa përshkrime të imazhit dhe karkateristikave pozitive të një adoleshenti nga pikëpamja e Kur’anit.

1. Drejtësia dhe devotshmëria: Në Kuranin famëlartë thuhet: “...dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit. (al-Bakare/194)    

Në një vend tjetër në Kur’an thuhet: “S’ka dyshim, se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) (El-Huxhurat/13)

2. Besimi dhe qëndrimi larg politeizmit: Në Kur’an thuhet: “O ju që besuat, besoni vazhdimisht Allahun, të Dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia zbriti të Dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. (En-Nisa/136)

Në një vend tjetër duke cituar rekomandimet e hazreti Lukmanit ndaj të birit paralajmëron të gjithë njerëzit veçanarisht të rinjtë kundër çdo lloj politeizmi dhe po thotë: “Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vetr i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!”  (Lukman/13).

Në këtë mënyrë hazreti Lukman i kujton djaloshit të tij shtyllën më themelore të besimit dhe fetarisë (monoteizmin).

3. Thirrja për drejtësi dhe mbështetja e të shtypurve: Duke pasur parasysh faktin që i riu adoleshent akoma nuk është zhytur në padrejtësitë e mjedisit që e rrethon dhe akoma nuk është infektuar dhe përlyer në atë,  tek ai manifestohet në mënyrë të fuqishme tipari i kërkimit të drejtësisë dhe mbështetja e të shtypurve. Kur’ani Fisnik ka cekur disa shembuj në këtë drejtim: Për adoleshentët që janë në kërkim të drejtësisë dhe iu kanë ardhur në ndihmë të shtyrpurve ka përmendur hazreti Musanë (a.s).Në suren El – Kasas në ajetet 15 dhe 23- 28 thuhet që hazreti Musa (a.s) ishte një adoleshent i cili ishte në kërkim të drejtësisë dhe përkrahte të shtypurit. Mu për këtë në kohën që jetonte në Egjipt u ngrit në mbrotje dhe përkrhaje të një njeriu të shtypur dhe në Medjen gjithashtu iu erdhi në ndihmë vajzave të hazreti Shuejbit duke nxjerrë ujë nga bunari për bagëtitë e tyre.  

4. Përpjekja dhe orvajtja: Periudha e adoleshencës dhe e rinisë është periudhë e përpjekjes, orvajtjes, lëvizjes dhe e vitalitetit. Kur’ani Fisnik sërish e prezanton hazreti Musanë (a.s) si simbol dhe shembull të një adoleshenti aktiv dhe energjik, i cili pa ndonjë kapital apo pasuri, por vetëm me përpjekje dhe punë fizike punoi për hazreti Shuejbin (a.s) dhe pasi që u martua dhe krijoi familje u rikthye në vendin e tij të lindjes në (Egjipt) me një pasuri të madhe. Si rrjedhojë një adoleshent duhet të përpiqet që me vullnet dhe vendosmëri të fortë të kapërcejë tatëpjetat e jetës me sukses.

5. Pranimi i së vërtetës: Të rinjtë dhe adoleshëntët e pranojnë më shpejtë të vërtetën në vepër, gjithashtu janë më të guximshëm dhe të patrembur, dhe nëse konceptojnë të drejtën dhe të vërtetën tregohen të qëndrueshëm dhe rezistentë në konfirmimin dhe mbrojtjen e saj. Kur’ani i Madhëruar në lidhje me njerëzit e shpellës së “Kehfit” shprehet : “Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen. (El-Kehf/13).

Në një vend tjetër përmend një adoleshent tjetër (Hazreti Ismailin)  i cili ishte i gatshëm që në rrugën e drejtë të japë dhe jetën e vet dhe Kur’ani po thotë: “ Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”  (Es-safat/102)

6. Guximi dhe trimëria:  Prej cilësive të tjera të një adoleseti, të denjë nga pikëpamja e Kuranit, është posedimi i trimërisë dhe guximit. Këto dy cilësi konsdierohen prej atributeve të përsosmërisë së nejriut dhe më shumë shfaqen tek të rinjtë. Prej këtyre adoleshenteve mund të përmendim hazreti Davudin (a.s) dhe hazreti Ibrahimin (a.s).

 Ibrahimi (a.s.) me trimërinë dhe guximin më të madh qëndroi përballë idhujve dhe i theu ato. Zoti i Madhëruar në lidhje me këtë po thotë: “(pastaj) thanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim”.  (Enbija/60)

Hazreti Davud (a.s) gjithashtu me trimëri dhe guxim dhe duke u mbështetur në besimin në Zot luftoi me një shtypës dhe dhunues me emrin Xhalud, i cili ishte shumë i fortë dhe e mundi atë.

7. Dëlirësa dhe pastërtia. Prej karakteristikave tjera të një adoleshenti të denjë konsiderohet dëlirësia dhe pastërtia. Kur’ani i Madhëruar në lidhje me turpin dhe dëlirsinë e vajzave të hazreti Shuejbit (a.s) po thotë: “E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë! (Kasas/25)

Në një vend tjetër hazreti Jusufin (a.s) e prezanton si heroin e pastëritisë dhe dëlirësisë në mënyrë që pavarësisht faktit që të gjitha kushtet dhe mundësitë për kryerjen e mëkatit ishin prezente, sërish me anë të pastërtisë dhe dëlirësisë,  u mbështet te Zoti i Madhëruar nga cytjet e djallit dhe me krenari kaloi sprovën e Zotit.

Këshilla për adoleshentët

  1. Çmoni si duhet vlerën dhe rëndësinë tuaj: Vlera e adoleshentit është aq e madhe dhe e rëndësishme, saqë figurat kryesore të Islamit e kanë renditur krahas me rëndësinë e shëndetit dhe të mirëqënies së njeriut në raport me dobësinë dhe sëmundjen. Imam Aliu thotë në lidhje me këtë: “Dy gjërave nuk u dihet vlera, përveç se nga ai që i ka humbur: Njëra është ‘rinia’ dhe tjetra shëndeti e mirëqënia”.
  2. Adoleshenca është periudhë e natyrës së pastër, hijeshisë së shpirtit dhe zgjimit të ndjenjave fetare: Shpirtin e adoleshentit nuk e kanë njollosur errësira e mëkatit dhe e gabimit, urrejtja dhe fryma e xhelozisë. Natyra e tij e pastër është e virgjër, ndërsa prirjet shpirtërore e drejtojnë kah dëlirësisë dhe lartësimit spiritual.

Adoleshentët që ankohen nga vrullet e epshit dhe e konsiderojnë veten të kërcënuar nga kjo lloj prirjeje gjinore, duhet të kenë parasysh se në përballjen me këtë forcë djallëzore, ata kanë në qenien e tyre një forcë natyrore, shpirtërore dhe spirituale shumë të fortë, krahas energjive të mëdha trupore, të cilën do duhet ta mbajnë gjallë që të munden t’i mposhtin instiktet e tyre djallëzore.

  1. Adoleshenca është periudhë e edukimit, progresit dhe përsosjes: Adoleshenti gëzon shëndet mendor e shpirtëror dhe mendja e tij është aktive si një tokë pjellore e pambjellur, që i jep fryt medoemos çdo gjëje që mbillet në të. Imam Aliu ka thënë në lidhje me këtë: “Zemra e adoleshentit ngjason me tokën e pambjellur, që pranon çdo lloj fare dhe fidani. Çdo farë që të mbillet në të, mbin dhe rritet.”
  2. Adoleshenca është periudhë e fuqisë dhe aftësisë: S’ka dyshim që forca më e rëndësishme e më kryesore e çdo shoqërie është brezi i ri. Përballimi i vështirësive të jetës arrihet përmes aftësive dhe talenteve të brezit të ri. Shoqëria i përballon me lehtësi pengesat dhe sfidat e vështira pikërisht me anë të të rinjve. Është kjo arsyeja që rinisë i kushtohet në botën e sotme një konsideratë e veçantë në gjithë sferat e jetës, përfshirë çështjet politike, shoqërore, ekonomike, industriale, etj.
  3. Adoleshenca dhe dinjiteti: Adoleshenca konsiderohet shtyllë kryesore e lumturisë njerëzore sepse është periudha e lulëzimit të dinjitetit dhe lartësimit të personalitetit të njeriut. Nëse të rinjtë ia dalin të ruajnë në vijimësi në ekzistencën e tyre prirjen e tyre të natyrshme drejt ngritjes shpirtërore dhe arrijnë të mbrohen nga gjërat e ulëta dhe degradimi, ata do të arrijnë të sigurojnë lumturinë dhe prosperitetin e tyre të përhershëm. Nëpërmjet vetërespektimit dhe dinjitetit të tyre,adoleshentët e ruajnë veten nga inferioriteti i mëkatit dhe i epshit. Imam Aliu thotë: “Ai njeri që e vlerëson personalitetin e vet dhe gëzon dinjitet e krenari njerëzore, i shikon me nënçmim dhe shpërfillje dëshirat e ulëta dhe epshet rinore shtazarake”.
  4. Rinia dhe liridashja, kërkimi i drejtësisë dhe dëshira për mëvetësi dhe personalitet: Në periudhën e rinisë,njeriu nuk dëshiron më të jetë i varur nga të tjerët, po kërkon të jetë person më vete, i lirë dhe me impakt.Nëse kjo dëshirë e prirje natyrore e të riut adoleshent kultivohet në mënyrë të drejtë, ai nuk do ta durojë më shtypjen dhe padrejtësinë dhe do përpiqet e luftojë për të vendosur drejtësinë. Në formimin e identitetit e të personalitetit të tij, ky i ri merr shembull nga njerëzit hyjnorë dhe pozitivë.
  5. Rinia është periudha e dashurisë dhe dhembshurisë: Fryma e të riut adoleshent është e mbushur me shpresë, dashuri dhe dhembshuri. Miqësitë që krijohen në këtë periudhë, ndërtohen mbi ndjenjat e dashurisë së pastër. Këto miqësi të shëndosha të të rinjve në pragun e jetës shoqërore e përforcojnë personalitetin e tyre dhe nxjerrin në pah aftësitë shoqërore dhe sociale të tyre. Në rast se nuk e humbet pastërtinë e vet,kjo prirje ka aq shumë vlerë, saqë formon tek njeriu ndjenjat e para altruiste dhe adoleshentin e shndërron në një person të gatshëm për sakrificë, vetëflijim dhe dashuri hyjnore.
  6. Adoleshenca stina e freskisë dhe bukurisë: Me arritjen e adoleshencës, trupi i njeriut zhvillohet e bëhet më i fortë dhe lulëzojnë ndjenjat e dashuritë. Por jo vetëm kaq: në këtë periudhë njeriu bëhet më i bukur dhe më simpatik. Hijeshia e bukuria e pamjes së jashtme dhe buzëqeshja e gëzimi i fytyrës janë faktorë tëtërheqjes midis njerëzve e të popullaritetit shoqëror,si dhe mjet i depërtimit në zemrën e të tjerëve.
  7.  Besimtari adoleshent krijesa më e dashur tek Zoti. i Dërguari i Zotit ka thënë: Krijesa më e dashur te Zoti është adoleshenti që e ka harxhuar rininë dhe bukurinë e tij në rrugën e Zotit dhe në zbatimin e urdhërave të Tij. Dhe ky është një njeri me të cilin Zoti krenohet para engjëjve duke thënë: Shikoni: Ky është robi im i vërtetë.

Disa këshilla për prindërit:

  • Në moshën 16 vjeçare e tutje të rinjtë ndiejnë që janë të pjekur dhe formojnë identitetin e tyre, pra fillojnë të konsiderojnë veten si një person i pavarur. Prandaj ne duhet të përpiqemi që t’i ballafaqojmë me disa problematika që të rriturit balafaqohen me ato, në mënyrë që të ndiejnë se ne iu kemi besuar pjekurisë së tyre. Adoleshentët në këtë moshë po thonë: Ne jemi rritur dhe nuk jemi të vegjël domethënë na paralajmërojnë që të tregohemi të kuptueshëm me ata.
  • Të këshillohemi me fëmijët në këtë moshë. Të dy prindërit ose njëri prej tyre të bisedojmë privatisht me fëmijët tanë dhe të kërkojmë opinionin e tyre në lidhje me disa çështje, në mënyrë që të kuptojnë se neve na interesojnë pikëpamjet e tyre si dhe në proçesin e vendimmarrjes duam të marrim parasysh mendimet dhe pikëpamjet e tyre.
  • Në disa raste të ndajmë me ta çështje të ndryshme duke bërë që të besojnë që i kemi konsideruar si njeriu ynë më besnik dhe vetëm atij i kemi shprehur këto çështje. Ky gjest do të prëforcojë tek ata vetëbesimin dhe frymën e ruajtjes së sekretit.
  • Prindërit së bashku me fëmijët të vizitojnë të varfërit de të sëmurët. Kjo do të ndihmojë që të vlerësojnë më shumë begatitë hyjnore dhe të bëhen më falënderues duke reduktuar nivelin e iluzioneve të rreme rinore si dhe do të ndjehen  më të kënaqur  nga jeta e tyre.
  • Krahas dëfrimeve, argëtimeve si shkuarja në park, kinema, restorant etj t’i çojmë që të marrin pjesë në rituale si përcjellja e xhenazes etj. Kjo çështje ndikon tek socializimi i tyre si dhe forcon botëkuptimin logjik tek ata dhe rezulton në rritjen e dëshirës për t’i kushtuar më shumë vëmendje çështjeve shpirtërore.