Një mësim teistik

nga Valbona İsmaili | Publikuar në Shta. 18, 2017, 12:38 a.m.

Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!

(sure El – Bekare/28)

Në ajetin e mësipërm, Zoti shpreh habi për ateizmin dhe mohimin e mosbesimtarëve. Ai pyet se si është e mundur që disa njerëz janë ateistë, jobesimtarë dhe mohues të Krijusit të Gjithësisë dhe pyet në mënyrë retorike se si mund t’i mbyllin sytë para të vërtetave!

Mos vallë kanë ardhur vetë në këtë botë dhe vetë do të largohen prej saj? Por lëvizja nga mosqenia drejt ekzistencës nuk varet nga vullneti i tyre.

Është Zoti, e Vërteta Abslute, Ai që e kontrollon këtë lëvizje, e cila është e ndryshme nga lëvizja ose përpjekja e njeriut për të arritur përsosmëri dhe devotshmëri, gjë të cilën njeriu e ka vetë në dorë. Qenia Absolute e Zotit argumenton në këtë ajet kur’anor: O njeri, ti je pjesë e një lëvizjeje nga mosqenia në qenie. Në këtë lëvizje ti nuk je i lirë sepse kjo lëvizje nuk i nënshtrohet vullnetit tënd. Prandaj ti duhet të pranosh se ka një Lëvizës, një Krijues, që e bën këtë lëvizje hyjnore, në mënyrë që ta gjesh besimin dhe udhëzimin.

Çdo gjë në këtë botë është vënë në dispozicionin tënd, sepse ti je njeri. Për më tepër, të është dënë liri në lëvizjen tënde drejt Zotit (besimit) . Një ditë bëhesh gënjeshtar, një ditë tjetër je i sinqertë. Në duart e tua është zgjedhja të meritosh xhennetin apo të “fitosh” xhehennemin. Kjo gjë varet vetëm prej teje.

Zoti i ndriçoftë dhe i udhëzoftë njerëzit drejt besimit, dritës hyjnore dhe dritës udhërrëfyese. Drita e Tij, drita e së Vërtetë ekziston kudo, në çdo kënd e cep të botës. Por duket sikur njerëzimi nuk e njeh të vërtetën dhe nuk është i interesuar për njohjen e saj. Të gjtiha lëvizjet dhe ngjarjet në këtë botë, nga lindja dhe perëndimi i diellit e deri tek dërgimi i pejgamberëve, janë nga bereqeti dhe bekimi i Zotit. E prapë, njeriu nuk beson se ka Zot. “O, Ai që është i fshehur për shkak të dendësisë së dritës së Tij”. Gjithë bota është e mbushur me shenjat dhe argumentet hyjnore.

Lusim Zotin që t’i ndihmojë njerëzit për të arritur në këtë konkluzion, duke analizuar shkollën e islamit dhe pejgamberit të Islamit, se nuk ka asnjë shkollë aq të ndritur dhe të përparuar, si ajo e Muhammedit (s.a.a) dhe Ehl-i Bejtit, familjes së Muhammedit!.