Bashkëbisedim me All-llahun

nga Valbona İsmaili | Publikuar në Dhj. 9, 2017, 2:38 a.m.

Unë thashë: - Jam shumë i lodhur, O Zoti im!

Zoti tha : Mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut” - Zumer/53 

Unë thashë: - Askush nuk është në dijeni se çfarë kam në zemër.

Zoti tha: “Dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij.” - Enfal/24

Unë thashë: - Përveç Teje nuk kam askënd.

Zoti tha: “Ne jemi më afër tij se damari (që rreh) i qafës së tij.” - Kaf/16

Unë thashë: - Po mua  sikur më  ke harruar fare.

Zoti tha: “ Ju më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve.” - Bekare/152

Unë  thashë: - Deri kur duhet të tregohem durimtar?

Zoti tha: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” – Ahzab/63

Unë thashë: - Ti je i Madh, kurse unë jam shumë i vogël që të të afrohem Ty. Duhet shumë kohë që të të afrohem. Gjer atëherë çfarë të bëj?

Zoti tha: “Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!” – Junus/109

Unë thashë: - Ti je Zoti dhe je i  durueshëm, kurse unë jam robi Juaj dhe kapaciteti i durimit tim është shumë i vogël..... Mjafton që të më jepni një shenjë .......

Zoti tha:  “Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju.” - Bekare/216

Unë thashë: - Si mund ta bëni një gjë të tillë?

Zoti tha: “S’ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.” – Bekare/143

Unë thashë: - Jam i mërzitur.

Zoti tha: “Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen.” - Junus/59

Unë thashë: - Pse të merakosem? Do të mbështetem tek Zoti i Madhëruar.

Zoti tha: “ Atëherë mbështetu tek All-llahu, se All-llahu i do ata që i mbështeten.” - Ali imran/159)

Unë thashë: - Të jam shumë mirënjohës! Por këtë herë sikur që the: - Mblidhe mendjen mirë dhe mos harro që:

 “Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.” - El-Haxhxh/11

Unë thashë: - Sa i vetmuar ndihem!

Zoti tha: Unë jam afër teje!” - Bekare/186 

Unë thashë: - Ti gjithnjë je afër, unë larg…. Sa do të doja që të të afrohesha!

Zoti tha: “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me droje, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje.” - El E’arafë/205

Unë thashë: - Dhe kjo kërkon angazhim!

Zoti tha:  “A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju?”- En Nur/22

Unë thashë: - Është e qartë që dëshiroj që të më falni.

Zoti tha:Kërkojini falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij.” – Hudë/90 

Unë thashë: - Më kanë kapluar të gjitha këto mëkate…. Çfarë të bëj?

Zoti tha: “A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet? - Et Toube/104.

Unë thashë: - Nuk kam se si të kërkoj falje pas gjithë atyre neglizhimeve ndaj Teje.

Zoti tha:  “Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithëdijshmit. I Cili fal mëkatin dhe pranon pendimin.” – Gafir/2- 3

Unë thashë: - Me të gjitha këto mëkate, për cilin mëkat të kërkoj falje?

Zoti tha: “Vërtet All-llahu i fal të gjitha mëkatet.” – Ez-Zumer/53

Unë thashë: Domethënë, nëse unë përsëri kthehem, përsëri do të më pranoni?

Zoti tha:  “E kush i fal mëkatet përveç All-llahut?” - Ali Imran/135 

Unë thashë: - Nuk e di pse kur kujtoj këto shprehje më kaplon një ndjenjë e veçantë, sikur diçka më djeg nga brenda, më bën që të dalë jashtë kornizës sime, dashurohem… pendohem!!!

Zoti tha:  “All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” – El-Bekare/222

Papritur thashë: - O Zoti im! Nuk kam askënd tjetër përveç Teje!

Zoti tha: “A nuk është All-llahu që i mjafton robit të vet?” - Zumer/36

Unë thashë: - Si mund t’iu falënderoj karshi gjithë këtyre mëshirave dhe mirësive?

Zoti tha:“O besimtarë! Përmendeni shumë dhe shpesh Allahun, edhe madhërojeni Atë në mëngjes edhe në mbrëmje! Ai juve u bekon, edhe engjëjt e Tij, për t’iu nxjerrë nga errësirat në Dritë! Allahu është mëshirues ndaj besimtarëve.” - Sure El-Ahzab/41-43