Solidariteti në Islam

nga Valbona İsmaili | Publikuar në Dhj. 8, 2017, 12:13 a.m.

Solidariteti një nga shenjat e jetës, vitalitetit

 Një nga shenjat e jetës de vitalitetit të një shoqërie është solidariteti midis individëve të saj. Karakteristike për vdekjen është shpërndarja, shpërbërja dhe ndarja  e organeve  nga njëra – tjetra, kurse për vitalitetin e një shoqërie indikacioni më i mirë është ekzistenca e solidaritetit si dhe lidhshmëria e lart të pjesëve dhe organizmave të asaj shoqërie.

I Dërguari i Zotit ka një shprehje shumë domethënëse në lidhje me këtë dhe po thotë: “Shembulli i besimtarëve në dashamirësinë midis njëri – tjetrit, dashurinë si dhe dhembshurinë për njëri – tjetrin është shembulli i trupit. Kur një pjesë e tij dhemb edhe pjesët e tjera të trupit ndiejnë shqetësim dhe dhimbje”. Pra besimtarët të cilët siç shprehet dhe Kur’ani Famëlartë: “O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së ) Allahut dhe të të dërguarit kur ai ( i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë....”. (El – Enfalë/ 24), pra kërkojnë vitalitetin, duhet të jenë sa më afër njëri – tjetrit. Thënia e lartpërmendur e Profetit (s.a.a) shpjegohet në këtë mënyrë:  

Në rastin kur njëra nga organet e trupit si mushkëritë apo veshkat preken nga ndonjë sëmundje, por as doktorët, qoftë me anë të analizave nuk e diagnostikojnë atë, dhe si përfundim nuk bëhet e qartë se nga çfarë vuan trupi, megjithatë duket qartë që i gjithë trupi, nga koka deri tek këmbët, fillon të dridhet dhe temperatura e tij rritet. Si rrjedhojë qelizat e gjakut fillojnë të funksionojnë në mënyrë të përshpejtuar, bile i gjithë trupi mobilizohet, sepse një organ i tij ka pësuar një dëmtim. Kjo është shenjë e jetës.

Orientimi shoqëror i unifikuar

 Orientimi shoqëror do të thotë mënyra e përcaktimit dhe gjykimit të një personi në lidhje me çështjet shoqërore. Ajo që ka rëndësi për një shoqëri besimtarësh është kjo që të ekzistojë një orientim dhe qasje e unifikuar për të gjithë dhe kjo qasje të jetë adekuate dhe ajo e duhura; domethënë orientimi shoqëror të ndjek një qëllim të vetëm e të drejtë. Po ashtu është e nevojshme që rruga e realizimit të këtij qëllimi të përcaktuar të identefikohet në mënyrë të përbashkët dhe qasja duhet të jetë e drejtë dhe bazuar në mësimet hyjnore.

Si rrjedhojë shoqëria e besimtarëve për nga pikëpamja e qëllimit duhet të ketë vizion të përbashkët dhe ky vizion të jetë adekuat, në drejtim të zhvillimit, lumturisë dhe përsosmërisë së tërë shoqërisë, duke qenë të përshtatshëm me nivelin e zhvillimit të kësaj shoqërie. Siç e cekëm kusht për suksesin është kjo që rruga e realizimit të qëllimit të jetë e përcaktuar me një modalitet të saktë dhe konçiz. Pra në të vërtetë rruga që e ndjek ta shpie shoqërinë drejt cakut dhe jo që ta largojë prej tij.

Domosdoshmëria e unitetit

  Mund të thuhet që gjendja jonë  aktuale për nga pikëpamja e solidaritetit ka një frymë të unifikuar dhe me qasje të drejtë, i orientuar për të mbrojtur të drejtat e besimtarëve, mirëpo nga pikëpamja e mënyrës së realizimit nuk ka një përcaktim të njësuar, por ekzistojnë me mijëra pikëpamje dhe mënyra të ndryshme. Sidoqoftë pasja e një qëllimi të njësuar vetiu nuk e vë shoqërinë në një rrugë. Porsa është e nevojshme që rruga apo mënyra e realizimit të përcaktohet në mënyrë strikte pa lënë vend për devijim, saqë shoqëria e besimtarëve të ndjekë një rrugë të unifikuar.

Sot në botën islame nuk ka njeri që nuk ndien dhimbje nga dominimi dhe influenca e fuqive të huaja. Kjo shkakton shumë dhimbje dhe lëndon ndenjat e besimtarëve musliman , edhe pse për disa arsye nuk mund të shprehen në mënyrë të lirshme. Mënyra më e mirë për të përmirësuar këtë situatë është uniteti dhe solidariteti midis muslimanëve. Kjo nuk do të thotë që të kujdesemi vetëm për çështjet shoqërore duke mos i kushtuar vëmendje moralit e brendësisë sonë. Përkundrazi është tepër e nevojshme dhe në fakt është detyra e jonë e parë që të edukojmë veten me frymën e islamit dhe në bazë të parimeve të tij, qoftë brenda në zemrat dhe mendjet tona dhe qoftë brenda shoqërisë.

Për rrjedhojë sigurimi i unitetit midis rrymave të ndryshme në botën islame është parakusht për realizimin e porosië së Kur’anit për unitet dhe ngadhënjim.