Ah Katar i mjeri Katar!

nga Fehim Taştekin | Publikuar në Qershor 13, 2017, 2:14 a.m.

Ndërsa mendohej se në Gjrin Persik do të plaste furtuna, në fakt plasi një katastrofë e vërtetë. Arabia Saudite dhe miqtë e saj kanë filluar një “lëvizje të shkatërrimit” të paparë ndonjëherë kundër Katarit. Në këtë krizë që po zgjat prej më shumë se një javë tashmë, vetëm disa ditë më parë, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Egjipti, qeveria Hadi në Jemen e mbëshetur nga Riadi, një krah i ‘shkëputur’ i Libisë dhe maldivët kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Katarit i janë mbyllur rrugëdaljet detare dhe ajërore; janë anulluar të gjitha fluturimet. Katari është përjashtuar edhe nga operacioni i cili ka shkatërruar dhe po shkatërron Jemenin. Për më tepër, Emiratet e Bashkuara Arabe u kanë dhënë shtetasve të Katarit 14 ditë që të largohen nga territoret e tyre.

Arabia Saudite, e cila prej dhjetra vitesh tashmë ka kontribuar ideologjikisht dhe financiarisht në krijimin e organizatave me ideologji ekstremiste vehabiste të këtilla si Al Kaida, po e fajëson Katarin për terrorizëm:

“Katari mbron organizatat terroriste, bën propagandë të terrirstëve në kanalet mediatike, financon aktivitetet e ‘terrorizmit’ të lidhura me Iranin në zonën Katif të Arabisë Saudite dhe në Bahrejn, si dhe mbështet militantët Husi në Jemen.”

Edhe vetë Bahrejni e ka vënë firmën mbi këto akuza. Pjesa që kërkon reformë në rradhën e rebelëve arabë sigurisht që nuk do të donin të udhëhiqeshin nën gjysmë hënën e mbretit saudit, ndërkohë që ata përbëjnë pakicën e atyre që u shtypën me tanqë në Kryengritja e Gadishullit nën udhëheqjen e Saudit.

Ndërsa qeveria egjiptiane, e cila pavarësisht se kohët e fundit ka përjetuar krizë me sauditët në lidhje me ishujt, duke qënë se i bashkon armiqësia kundrejt Vëllazërisë Myslimane, Ihvanës i ka shtuar edhe këto akuza dosjes së Katarit:

Ka përhapur mendësinë e Al Kaidës dhe të ISIS-it, ma bështetur organizatat terroriste në Gadishullin Sina, ka ndërhyrë në punët e brendshme të Egjiptit dhe të vendeve të tjera arabe dhe ka fshehur udhëheqësit e Ihvanës.

***

Po çfarë ndodhi dhe mbreti dhe emirët e Gjirit në një moment u çmendën?

Katari, i cili akuzohet se ka mbështetur husitë, në të vërtetë ishte përkrahësi kryesor i Arabisë Saudite në luftën që e shkatërruan Jemenin. Katari, i cili akuzohet se ka mbështetur terrorizmin në Bahrejn, në të vërtetë ka marrë pjesë në shtypjen e demostratve paqësore në këtë shtet me 500 ushtarë.

Po kështu ka qënë bashkëpuntor në çdo aspekt edhe në përforcimin e organizatave xhihadisto-selefiste në Siri.

Nëse do të flasim për mbështetjen që i është dhënë Ihvanit, kjo është nëj histori e vjetër. Tashmë në vitet 2013 dhe 2014 janë përjetuar krizat të shkaktuar nga mbështetja e Ihvanit, në shkallë më të kufizuar. Pas mbështetjes që Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i kanë dhënë grushtit të shtetit të Sisit, fillimisht e kanë paralajmëruar Katarin, i cili ende nuk e kishte ndërprerë mbështetjen ndaj Ihvanit dhe më pas e patën ndëshkuar duke tërhequr ambasadorët. Për më tepër, sauditët e patën përfshirë Ihvanin në listën e organizatave terroriste.

Duke qënë se Ihvani nuk është ajo që përbën thelbin e krizës, çfarë e shkaktoi atë?

Pavarësisht se, acarimi i marrëdhënieve për shkak të mbështetjes së Katarit ndaj Ihvanit ka mbetur i pandryshueshëm, problemi i vërtetë është Irani. Gjithnjë janë përdorur strategji të ndryshme për t’i vënë këto shtete kundër Iranit. Pavarësisht se, në luftën e deleguar në Siri, Irani dhe Katari janë vendosur në fronte të ndryshme, pavarësisht se trasmetimet në arabisht të Al Xhazirës vazhdojnë të përhapin armiqësi ndaj shiive, qeveria e Dohas asnjëherë nuk është bërë pjesë praktike e armiqësisë së sauditëve kundret shiive dhe Iranit. Arsyeja e para e kësaj sjelljeje është se ndan me Iranin një burim të gazit natyror. Arsyeja e dytë është se po përpqet që të ndërtojë vijën e tij të politikës së jashtme. Le të hapim një parantezë me përpjekjet për të krijuar rrugë të ndarë të politikës së jashtme, para se të kalojmë tek Irani: 

Në vitin 1996, pasi rrëzoi nga pushteti babain e tij, Hammad el Sani u bë Emiri i Katarit, duke mos e pranuar ndikueshërinë e madhe të Saudit në botën islame filloi t’i krijonte vetes terren për të rritur ndikushmërinë e tij. Për këtë arsye krijoi kanalin e Al Xhazirës me anë të së cilit i dha mbështetje mediatike Ihvanit. “Katari i Ri” ndërsa në vend të El Fetihut të mbështetur nga Arabia Saudite në Palestinë, mbështeste Hamasin. Në Egjipt pati krijuar një aleancë me Ihvanin, i cili ishte kundër regjimit të Mubarekut dhe të lëvizjeve të tjera selefiste të mbështetura nga Saudi. Ndërsa në Liban, ndërkohë që sauditët ushtronin ndikueshmërinë e tyre me anë të familjes Hariri, Katari ndryshe nga sa pritej për shkak të përkatësisë sektare pati hyrë në marrëdhënie me Hizbullahun. Në krizën e vitit 2008 që u përjetua mes Hizbullahur dhe Mustakbelit, el Sani nxorri në pah aftësitë e tij ndërmjetësuese duke gjetur zgjidhje me Marrëveshjen e Dohas. Katari ka krijuar afrimitet me Ummanin, i cili ka qëndruar larg acarimit të marrëdhënieve të Iranit me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (KIK).

Edhe SHBA-ja kishte nevojë për një kanal me të cilin të mund të fliste me Hizbullahun, Ihvanin dhe Hamasin. Në këto kushte, Katari ishte i nevojshëm. Katari, i cili është shtëpia e bazës ushtarake më të madhe amerikane në rajon, nuk mund t;i kishte arritur këto aleanca pa dijeninë e Washingtonit.

Në mënyrë paradoksale, pavarësisht ndihmës ndaj Ihvanit nuk ka lejuar që kjo organizatë të futet në Katar. Si rezultat i marrëveshjeve, në vitin 1999, Ihvani u shfuqizua në Katar. Pra, Katari ndërkohë që e mbështeste Ihvanin jashtë territoreit të tij, brenda vendit nuk e lejoi projektin e ‘Islamit politik’. Nga ana tjetër, Arabia Saudite dhe EBA kishin frikë se me organizimin e Ihvanit si një projekt politik do të vinte në rrezik ekzistencën e monarkisë. Duke mos nxjerrë asnjë mësim nga pushtimi i Kabes në vitin 1979.

Katari e rriti edhe më shumë lojë në vitin 2011 me pritshmërinë se do të krijohej rrethim i Ihvanit gjatë demostratave arabe. Megjithatë, përllogaritjet në lidhje me Ihvanën dolën komplet të kundërta: në vitin 2013, Ihvani në Egjipt u përmbys; El Nahda në Tunizi, pasi provoi mandatin e parë në qeveri dhe më pas u tërhoq në opozitë; Në Libi, pasi pala që Katari dhe Turqia mbështesnin i humbi zgjedhjet por nuk pranoi të largohej nga qeveria, Libia u kthye në një vend me shumë udhëheqje; Në Siri dështoi plani për të rrëzuar qeverinë duke përdorur islamikët. Katari e la në pushim udhëheqjen politike të hamasit pasi ne nxorri atë nga përllogaritjet politike që ishin bërë kundër udhëheqjes së Assadit. Kjo politikë e Katarit kundrejt Ihavanit e ka mbajur atë gjithnjë në situatën e një lufte të ftohtë me vendet e tjera të Gjirit.

***

Le t’i kthehemi temës kryesore, Iranit; Ndërsa Katari që prej vitit 1991 deri më tani ka përdorur rreth 1 miliardë dollarë për t’i ndërtuar SHBA-së bazën ushtarake më të madhe në Lindjen e Mesme, i kishte premtuar Teheranit se kjo bazë ushtarake nuk do të përdorej kundër Iranit. Nga ana tjetër, sauditët nuk kanë pasur ndërmend të humbasin asnjë rast që i është dhënë për të dëmtuar Iranin që prej vitit 1979. Marrëdhënia diplomatike mes sauditëve dhe SHBA-së ka qënë ndërtuar nën slloganin “Këputja kokën gjarprit sa është i vogël”. Sauditët, të cilët kanë financuar luftën që Saddami filloi kundër Iranit, që prej fillimeve të viteve 2000 kanë filluar të mendojnë se zgjidhja më e mirë kundër programit bërthamor të Iranit do të jetë ndëryrja e përbashkët me amerikanët dhe izraelitët. Kjo për të fshehur faktin se SHBA-ja çdo ndërhyrje që ka bërë në Lindjen e Mesme, e ka bërë për të përfshirë në atë edhe Iranin. Është shpresuar shumë që, Lufta e Parë e Gjirit në vitin 1991, ndërhyrja në Afganistan në vitin 2001, pushtimi i Irakut në vitin 2003 dhe ndërhyrja e deleguar në Siri në vitin 2011 të kthehen në disfavor të Iranit. Megjithatë, sauditët në një formë apo tjetrën nuk mundën t’i bindnin amerikanët që të ndërhynin drejtpërsëdrejti në Iran.

E megjithatë, Donald Trump, që i ka zënë sytë paraja i harroi këto gjëra. Tashmë, mbreti saudit, Selman i cili i dhuroi Trumpit “Iranofobik” plot 380 miliardë dollarë po plet shpërblimin. Trumpi në vizitën e parë që bërë jashtë vendit më datat 20 deri më 22 maj, përveç marrëveshjes për armë që firmosi në Riad është shpallur gjithashtu edhe Koalicioni Ushtarak Islamik. Ajo që njihet ndryshe edhe NATO Islamike parashikohet të përbëhet nga 40 mijë ushtarakë. ‘Ushtria Sunni’ kundër Iranit Shiia.  Ndërsa në mes do të futen edhe SHBA-ja dhe Izraeli.

Një ditë pas marrëveshjes saudito-amerikane në Riad ndodhi një ngjarje e padëshiruar për Arabinë Saudite nga aleati i saj në KIK, Katari.

Agjensia informative zyrtare e Katarit ka trasmetuar se Emiri i Katarit, Shejh Temim el Sani, gjatë një cermonie të betimin të ushtarëve të Katarit është shprehur se “Nuk na vjen asnjë e mirë duke ushqyer urrejtje ndaj Iranit.” “Irani është një fuqi e madhe në rajon.” “Hamasi është përfaqësuesi zyrtar i popullit palestinez.” “Trumpi po gjykohet në shtetin e tij për marrdhënie të mundshme me rusët”. Pavarësisht se Katari u shpreh se ky ishte një sulm se “Media jonë ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe lajmi nuk trasmeton asnjë të vërtetë”, e tërhoqën lajmin dhe të pranishmit në cermoi kanë dëshmuar se në fakt Emiri nuk kishte folur gjatë cermonisë, megjithatë kjo nuk pati vlerë dhe mes “aleatëve të vjetër” filloi një luftë mediatike. Al Xhazirës dhe faqeve të internetit të Katarit u bllokuan. Me publikimin e bisedës telefonike të Sanit më 28 maj me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani edhe njëherë u mbush kupa.

Sipas një skenari, për shkak të një krize që po nxitet gjithnjë e më shumë, sauditët kanë shpresuar se baza ushtarake Ebu Ubejd, që gjendet në Katar, por që nuk mund të përdoret kundër Iranit të zhvendoset në Riad. SHBA-ja e pati transferuar bazën ushtarake ajërore në vitin 2003 nga Al Harxh e Princit sulltan për në Katar. Megjithatë, trupat ushtarakë që gjenden në Katar, apo edhe shërbimet e inteligjencës ende nuk kanë dhënë ndonjë arsye se pse duhet të zhvendosen nga Katari.

Një tjetër skenar na sugjeron se me këtë krizë sauditët duan të realizojnë një sulm kundër fronit të Emirit të Katarit. Në mediat sociale po bëjnë bum teori të këtilla se edhe Sani  do të ketë të njëtin fat me Presidentin e Egjiptit, Muhammed Mursi dhe se po përdoren të gjitha rrugët për të parandaluar realizimin e kupës së botës në Katar të planifikuar për vitin 2022.

Katari është një vend ku biri i ka bërë grusht shteti të atit. Si përfundim, Shejf Hammadi, që e miri pushtetin duke rrëzuar babain e tij pasi u përfshi në ndërhyrjet për ta kthyer Libinë dhe Sirinë në ferr dhe pasi dështoi në çdo gjë ia kaloi fronin të birit, Shejh Temimit. Edhe kjo gjë shihet nga shumë palë, përfshirë këtu edhe Amerikën si një grusht shteti. Ky ndryshim qeverisje i pti hapur rrugën hyrjes së Katarit në Sir si dhe i pati dhënë shansin Arabisë Saudite që të hidhte një hap para.

***

Përqasja e SHBA-së është e rëndësishme në vijueshmërinë e krizës. Ndoshta mbreti saudit, Selmani e gjen forcën nga Trumpi. Trumpi e ka shtyrë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të udhëheqin politikat rajonale për rrethimin e Iranit dhe e ka lënë Katarin një hap mbrapa. Pjesëmarrja e Ministrit të Mbrojtjes Saudite, Muhammed bin Selman si dhe e Princit Velihat të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed bin Zaid si të ftuarit e parë të huajë në Shtëpinë e Bardhë është një tregues i rëndësishëm. Sipas mediave amerikane, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, i cili është ‘fixer-i’ i politikave të tij të jashtme ka mërrëdhënie shumë të mira me djalin e mbretit aktuar, Muhammed bin Selman, i cili po përgatitet për të marrë fronin si dhe me ambasadorin e EBA në Washington, Jusuf el Utejbe. Po kështu, përqasja që Trump ka  në lidhje me Ihvanën është në përputhje me përqasjen e Arabisë Saudite dhe EBA.

Megjithatë, pasi Shefi i Departamentit të Shtetit, Rex Tillerson është shprehur se “Është e rëndësishme që KIK të qëndrojë si një front i vetëm i pashpërbërë” është e mundur që të shohim qartë se përqasja amerikane në lidhje me këtë situatë është që Katari të futet nën influencën e Saudit dhe jo të përjashtohet tërësisht. Një përçarje e këtillë brenda KIK, e cila duhet të fokusohet tërësisht në shkatërrimin e Iranit, do të jetë padyshim në favor të Teheranit. Afrimi i marrëdhënieve të Katarit me Iranin do të mund të tregojë efektin e tij edhe në pasqyrimin e politikave të Sirisë.

Thënë shkurtimisht: strategjia e menduar amerikane qëë ka për synim të shpërthejë botën islame nëpërmjet rrugëve të ndarjeve sektare, akoma pa iu afruar Iranit, duket se ka plasur frontin ‘sunni’. Shtetet që edhe pa dëshira patën thënë ‘po’, në atë që Saudi e quan si NATO e Islamit, po kërkojnë terren për t’u tërhequr nga ky vendim. Megjithatë, veçanërisht njëri nga shtetet është në gjendje të vështirë në gjithë këtë situatë: Turqia e cila edhe kërkon t’i dalë kundër Iranit, edhe kërkon t’i mbajë marrëdhëniet mirë me Mbretin Arab, por nga ana tjetër edhe kërkon të mos shkëputet nga Katari.



Burimi : Gazete Duvar

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...