Loja e Iranit dhe rezultati i parë

nga Fehim Taştekin | Publikuar në Gus. 28, 2018, 1:09 a.m.

Klika aktuale që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë është duke punuar për të vënë në jetë ambicjet e mbetura përgjysëm nga ekipi i mëparshëm në periudhën e George W. Bush që kanë kërcënuar kryetarin e Komitetit të Ndërkombëtar i Energjisë Atomike (KNEA), Muhammed el Baradey i cili nuk ka verifikuar shërbimet e inteligjencës të cilat ishin vënë në ndjekje të armëve bërthamore të Iranit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump vazhdon ta rrisë dorën në lojën e Iranit. Strategjia e rrethimit dhe shkatërrimit ose falimentimit të Iranit është pika më e nxehtë e planit të Lindjes së Mesme të re të klikës radikale neo-konservatore, qëështë duke jetuar ditët e saj më të mira në Shtëpinë e Bardhë. Ata që janë duke zhvilluar në thellësi një operacion më të madh të dizenjuar për të zgjeruar rrethin e sigurisë përreth Izraelit mendojnë se hapja e fronteve politike, ekonomike dhe diplomatike kundër Iranit do të lehtësojë arritjen e këtij qëllimi. Fakti që njeriu kryesor i TëKrishterëve të Bashkuar për Izraelin (CUFI), Mike Prence ulet në kolltukun e dytë më të rëndësishëm të Shtëpisë së Bardhë është një mundësi e madhe për ata. Jo vetëm Prence, por ka edhe të tjerë përreth Trumpit.

Zhvendosja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jeruzalem, përndritja e princit të kurorës saudite, Muhammed bin Selmanit, qëështë mik i fshehtë të Izraelit për udhëheqjen e rajonit, përpjekja për zgjidhjen e problematikës së Palestinës në mënyrë që do të harrojë të drejtën e kthimit të refugjatëve dhe alternativën e zgjidhjes me dy shtete, shndërrimi në një politikë e thënies se vendbanimet e jashtëligjshme të vendosura në territoret e pushtuara të Rripit Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindor nuk përbëjnë problem për paqen, rritja e presionit mbi arabaët në rrugën e normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe zgjedhja e mikut të familjes së kryeministrit të Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner si koordinator i të gjithë kësaj politike janë çështje që duhet yë vëzhgohen në prapaskenën e krizës me Iranin. Në këtë koncept shtoni edhe përshpejtimin e Izraelit në projektet e energjitikës në zonat e diskutueshme, plani për nxjerrjen e gazit natyror duke filluar nga viti 2020 me anë të marrëveshjes të këtij vendi për 15 vite në vlerën e 15 miliardë dollarëve pavarësisht kundërshtimeve në rritje nga Parlamenti i Jordanisë dhe ligjin e ri për kombësinë të regjimit izraelit i cili përforcon karakterin ‘apartheid’.

***

Klika aktuale që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë është duke punuar për të vënë në jetë ambicjet e mbetura përgjysëm nga ekipi i mëparshëm në periudhën e George W. Bush që kanë kërcënuar kryetarin e Komitetit të Ndërkombëtar i Energjisë Atomike (KNEA), Muhammed el Baradey i cili nuk ka verifikuar shërbimet e inteligjencës të cilat ishin vënë në ndjekje të armëve bërthamore të Iranit.

Udhëheqja e Uashingtonit që në atë periudhë po përpiqej të nxirrte vendimin për sanksione kundër Iranit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së u përpoq që të shkatërronte reputacionin e Komitetit Ndërkombëtar të Energjisë Atomike duke e kërcënuar prerjen buxhetit të komitetin sepse në nëntor të vitit 2007 nuk paraqiti raportin në drejtimin që dëshironte SHBA-ja. Një zgjidhje që do të mbyllte rrugët e sanksioneve dhe ndërhyrjeve dhe do të hapte centralet bërthamore nën vëzhgimin e Komitetit Ndërkombëtar të Energjisë Atomike e pati irrituar Shtëpinë e Bardhë.

Administrata e Bushit shrehej se zotëronte raporte të fshehta të cilat vërtetonin se Irani ishte duke u përpjekur që të zotëronte armë bërthamore. Këto pretendime mbështeteshin në informacione të ndryshme dhe në dokumentacione elektronike të rreme që organizata Muxhahedinët e Popullit, e cila kishte punuar fillimisht pas vitit 1979 me Saddam Hysejnin dhe më pas me Izraelin, i kishte përcjellë shërbimeve të inteligjencës gjermane. Bisedat e fshehta të Departamentit të Shtetit të SHBA-së që janë publikuarë tregojnë sesi diplomacia amerikane ka goditur nga mbrapaKomitetin Ndërkombëtar të Energjisë Atomike dhe Baradeyin.

Koha më pas ndryshoi, administrata e Barack Obamas filloi bisedimet e fshehta në Muskat me regjimin iranian në vitin 2012. Më në fund, në vitin 2015, pesë antarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania si përfaqësuese e BE-së arritën të firmosnin marrëveshjen e përbashkët me Iranin të njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës (JCPOA). Trumpi jo vetëm që u tërhoq nga kjo marrëveshje dhe risolli në fuqi sanksionet politike, por hoqi nga detyra e tij pranë byrosë së Departamentit të Shtetit edhe Sahar Nourouzzadehin me origjinë iraniane, i cili kishte luajtur një rol kyq gjatë gjithë bisedimeve.

Ai ka hedhur një hap të ri që do të garantojë më mirë paketën e sanksioneve që hynë në fuqi në 7 gusht dhe paketës së sanksioneve që do të hyjnë në fuqi më  nëntor. Javën e kaluar formoi Grupin e Veprimit të Iranit për të koordinuar punimet që do ta detyrojnë Iranin të shkatërrohet. Sipas Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, ky grup do të vlerësojë sanksionet e vëna dhe do të marrë masat e duhura për shtetet që nuk i përmbahen këtyre sanksioneve.

Personi qëështë vënë në krye të këtij grupi, Brian Hook është një person i cili ka qënë kundër prezencës së pakicës iraniane në Departamentin e Shtetit. Ai ka qënë pjesë e ekipit të John Bolton i cili gjatë administrartës së Bushit mbante detyrën e Përfaqësuesit të Përhershëm të OKB-së. Tashmë Bolton mban detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë. Hook u vendos nga Sekretari i Parë i Shtetit për administratën Trump Rex Tillerson si kryetar pranë Zyrës së Planifikimit të Plotikës së Jashtme. Me ardhjen në pushtet të Trumpit, detyra e re e Hookut ka qënë që të ushtrojë presion mbi aleatët evropianë të cilët nuk pranonin të anullonin marrëveshjen e bërthamore me Iranin. Ajo që pritet aktualisht në këtë periudhë të dytë nga Hook është që të zbresë deri në zero exportet e Iranit për naftën dhe për gazin natyror.

***

Pavarësisht se Trumpi shprehet se qëllimet e tij “nuk janë të detyrojnë ndryshmin e regjimit në Iran, por ndryshimin e qëndrimeve të Iranir”, data që ka zgjedhur për promovimin e Grupit të Veprimit të Iranit ka në kuptim të fshehur. Më 19 gusht të vitit 1953, CIA rrëzoi nga pushteti presidentin Muhammed Musaddik me anë të operacionit të njohur si AJAX. Arsyeja pse e rrëzuan Mussaddikun, të cilit i referoheshin si ‘presidenti i parë i zgjedhur’ është se ai kishte vendosur të shtëzonte kompanitë e naftës. Iranianët arrijnë ta bëjnë me lehtësi paralelizmin mes strategjisë së re të Trumpit dhe Operacionit AJAX. Një gjë e këtillë bën të mundur që të vihen në lëvizje reflekset nacionalise. Nuk janë nxitur vetëm ndjenjat kombëtare, por janë vënë në lëvizje edhe elementët e “shtetit të thellë” të vendit.

Trumpi, që e ka bërë edhe një nga presidentët e vjetër, Jimmy Carter se është një “katastrofë” mendon se mund të arrijë qëllimet e tij në çdo vend duke ërdorur të njëjtën mënyrë që përdori me Korenë e Veriut. Fakti që Trumpi është një njeri me arrogancë të tepruar dhe fakti që i fryjnë në vesh neo-konservatorët e rrisin edhe më shumë shansin që ai të gabojë. Ashtu siç bëri edhe me Kim Jongun, edhe në rastin e Iranit, fillimisht rriti dozën e kërcënimit më pas i propozoi Presidentit Hasan Ruhani një takim. Edhe pse po i mban hapur kanalin e komunikimit nëpërmjet Ommanit, institucionet amerikane e dinë më së miri se Irani nuk do të dorëzohet përbalë një taktike të këtillë. Në fund të fundit, Irani është vendi që ka fituar më shumë eksperiencë nga të gjithë shtetet duke u konfliktuar me SHBA-në për 40 vite me rradhë. Trumpi, i cili i ka kthyer shpinën gjithë kësaj ekserience noton në fantazinë e shndërrimit të Iranit në një ‘shtet-komb’.

Duke iu kundërpërgjigjur vendimit të Trumpit për të rikthyer sanksionet. Teherani e kërcënoi fillimisht me mbylljen e kalimit të naftës nëpërmjet Ngushticës së Hurmuzit, duke i treguar se çfarë do të thotë të paralizojë Iranin në tregun ndërkombëtar. Më pas, në aspektin ushtarak me më shumë se 100 anije të marinës trazoi ujrat e Gjirit. Aktualisht, përgatitet për paradën ushtarake të avionëve të rinjë të luftës dhe raketave me rastin e Ditës së Industrisë Kombëtare të Mbrojtjes. Pra, Teherani po i përgjigjet Trumpit në lidhje me programin bërthamore bashkë me programin e raketave që kërkon të pushojë.

Lëvizja e SHBA-së për rrethim në Iran i shërben krahut të mbrojtjes, me në krye Garda e Mbrojtjes së Revolucionit që të mbajnë peng proceset politike. Një shtet pasi hyn në procesin e mbrojtjes, paralizohen edhe dinamikat e ndryshimeve politike dhe sociale.

***

Kur i hedhim një vështrim politikës së brendshme të Iranit duke qartë ndikimi që ka krijuar tradhëtia që SHBA-ja i bërë firmës së saj: kur konservatorët pragmatistëqë janë në mbështetje të dialogut me Perëndimin dhe reformatorët nuk kanë gjë më në dorë, knservatorët radikalë janë duke marrë gjithnjë e më shumë në dorë kontrollin. E vetmja që ka ngelur është edhe heqja nga detyra e presidentit duke qënë se i besoi SHBA-së dhe që firmosi marrëveshjen. Ruhani është thirrur që të paraqitet para parlamentit brenda 12 ditëve për të dhënë llogari me kërkesën e 80 deputetëve. Udhëheqësi fetar, Ali Hamanei, duke përgëzuar qëndrimin e Komandantit të Frocave Mbrojtëse të Revolucionit, Gjeneralit Muhammed Ali Xhaferi ka ndaluar bisedimet me Trumpin dhe presidentët e tjerë të ardhshëm të Amerikës. Ruhani po goditet nga të gjitha anët edhe për shkak se është duke u mbështetur te BE-ja, e cila vetë shprehet se do të mbrojë kompanitë evropiane që i kanë vënë sanksione Iranit në vend që të gjejë një zgjedhje kombëtare. Ata që e kanë rritur dozën e kritikave në këtë drejtim janë krahu që e mbështesin me pasion ndikueshmërinë e Iranit në Lindjen e Mesme. Trumpi, i cili shpreson që me strategjinë e re të presë krahët e Iranit në Lindjen e Mesme, nga sot e tutje do të gjejëpërballë tij për dialog këta radikalë dhe jo ata që kanë investuar dhe kanë humbur. Shihet se presioni që ka rrethuar Iranin, ashtu siç nuk do të mjaftojë për të ndërprerë ndikimin rajonal të Teheranit, edhe hapësirat e veprimit për grupet që kërkojnë të sjellim ndryshim nga brenda po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

Këshilli Kombëtar Iraniano-amerikan (NIAC) me qëndër në Uashington ka të drejtë që i sheh si shumë të rrezikshme hapat e Trumpit.



Burimi : Gazete Duvar

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...