Kthimi mbrapsht në aleancën ‘e shenjtë’ kundër Iranit

nga Fehim Taştekin | Publikuar në Mars 4, 2017, 4:47 a.m.

Çfarë rezutati do të kemi nga flirtimi i sauditëve me Irakun? Nëse me strategjinë e Trumpit për të izoluar Iranin Xhubejri ka marrë rrugën për në Bagdat, do të thotë që është rinovurë një llogari e vjetër. Kthimin e shiive pasivë në një barrierë për shiitë aktivë.

Që ditën kur Mbreti Abdulaziz ia kalojë nën kontroll anijen marinëse të Suverjshit në Quincy Franklin Delano Roosevelt ka bërë shumë gjëra për ShBA-në. Duke përfshirë edhe financimin e operacioneve të fshehta të CIA-së.

Roosevelti, i cili e filloi gjithçka me një gjest pozitiv, duke i dhuruar një karrige për invalidë mbretit i cili kishte probleme me të ecurën e filloi lidhjen e kësaj marrëdhënieje me fjalën se do t’i mbronte arabët nga hebrenjtë që ishin shpërngulur në Palestinë. Menjëherë pas ikjes së Rooseveltit, fjalët e tij që iu dhanë mbretit u harruan dhe anija amerikane filloi të lundronte me anë të interesave të përbashkta.

Pas disa problemeve që kanë filluar të dalin në dritë të rregullit politik të ‘sauditëve amerikanë’ në rajon, monarkikët sauditë nuk janë më të qetë. Pritshmëritë e sauditëve që në këtë marrëdhënie ishin ata që paguanin fatuarat e larta të operacioneve të pista të CIA-së ishin të mëdha, sidomos në lidhje me boshtin e Iranit: parandalimi i Iranit në transformimin e tij në fuqi bërthamore, ‘shtypja e kokës së gjarprit’ për sa kohë është ende i vogël, nëse këtë gjë do ta bëjë Izraeli t’i jepet ndihma e nevojshme dhe vazhdueshmëria e embargove...

Në vitin 2011, këtyre kërkesave iu shtua edhe ndërhyrja ushtarake për rrëzimin e qeverisë në Siri. Në vitin 2013, Barack Obama e kuptoi ‘kurthin e lëndëve kimike’ dhe vendosi të tërhiqej nga ndërhyrja në Siri, për më tepër me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Teheranin i ka mërzitur thellë sauditët. Madje, sauditët u mërzitën aq shumë saqë u shprehën se do të kërkonin për ‘marrëveshje të tjera alternative’. Ndërsa qëndrimi i Presidentit të ri Donald Trump i ka rikujtuar sauditëve, ditët e vjetra të Quincy-it. Nëse Trump arrin t’i tejkalojë djajtë e Kongresi dhe arrin të afrohet me Rusinë dhe bën marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë në Lindjen e Mesme, famija mbrtërore nuk do të mund të marrë aprovimin për të ndëryhyrë në rrugën për në Damask. Thjesht mund të mundohet të rifitojë kënaqësinë e Riadit duke i plotësuar dëshirën për të izoluar Iranin. Sepse për sauditët ‘koka e gjarprit’ kanë qënë gjithmonë iranianët.

***

Disa veprime të vogla të cilat flasin qartë për marrëdhëniet mes shteteve, bëhen treguese të ndryshimeve të ardhshme politike. Pas ardhjes së Trumpit në pushtet iu dha medalje nderi për ‘kontributin e tij në luftimin e terrorizmit’ Princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin najif. Shumë njerëz e kanë parë këtë gjë në fakt si një veprim shumë të pavend. Për shembull, Rusia e ka komentuar si ‘një shaka e keqe’ në Russia Today. Megjithatë, kjo gjë për mendimin tim nuk është një shaka. Nëse në ballon me maska të rrjetit të terrorizmit dhe grushteve të shtetit do të jepen çmime për luftën kundër terrorizmit – atëherë sigurisht që më e përshtatshmja është që çmimin ta japë CIA dhe ta pranojnë princët sauditë!

Medalja ishte një mesazh për Irakun, për rikthimin në aleancën ‘e shenjtë’ kundër Iranit. Në këtë aleancë qëndron edhe Izraeli. Po cili ishte veprimi i rradhës që erdhi pas kësaj shenje? Rexhep Tajjip Erdogan, i cili bashkëpunoi me sauditët për të ndërhyrë në Siri për rrëzimin e qeverisë ekzistuese, në turin e fundit që bëri në rajon ka tregur se është kundër Iranit dhe se dëshiron që të marrë një rol vullnetar në riformatimin që Trump dëshiron t’i bëjë Lindjes së Mesme. Thirrja e Erdoganit për ‘parandalimin e përhapes së persianizmit’ ka përplotësuar fjalët e Ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu në Samitin e Sigurisë në Mynih “Irani po mundohet të krijojë dy qeveri shiite në Siri dhe në Irak.” E qeshura që do të keni pasi të dëgjoni këto pretendime do t’ju mjaftojnë për gjithë jetën. Megjithatë, duke lënë mënjanë pathemeltësinë e e këtyre pretendimeve, kjo është një veprimtari që ka për qëllim të ndjekë reflleksin e politikës së jashtme që paraqitet në reflekset e vendeve të tjera. Në Lindjen e Mesme, Trumpi pëfaqëson politikisht demin sulmues. Nga ana tjetër, Obama kishte zgjedhur një politikë më të përhequr në Lindjen e Mesme, të njohur si tërheqja e ariut.

***

Koncepti i ri që Trumpi ka vendosur të implementojë në territorin e Sirisë dhe Irakut do të jetë pasqyrimi i ideve të tij. Megjithatë, ende nuk e dimë se çfarë do të sjellin këto marrëdhënie të reja. Këto hapa që do të hidhen në rajon jnë të gjitha të mbështetura në qëllimin për të penguar dhe acaruar Iranin.

Pikërisht në këtë kontekst, më 25 shkurt Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil el Xhubejr gjatë vizitës surprizë në Bagdat ka dhënë një detaj në lidhje me ngjarjet në Irak: Barrierë shiite kundër shiive!

Në fakt ky është një skenar shumë i vjetër. Por është në skenar që duke qënë se nuk i ka analizuar mirë ndryshueshmëritë dhe marrëveshjet mes grupimeve të ndryshme shiite dhe nuk e kishin parashikuar kapacitetin e orjentimit politik të shiizmit.

Sigurisht, gjatë vitit 2003 mendësia politike amerika ndërsa pushtonte Irakun nuk ishte aq naive sa të lejonte që në një vend me një shumicë prej 65% shiitëst të lejonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira demokratike duke e parashikuar se kush do të dilte fitimtar. Megjithatë ata mednonin se do të mund të krijonin një barrierë me shiitë jo aktivë kundër shiitëve aktivë.  Këto përllogaritje të gabuara të antarëve të CIA-s, përpjekjet për të përjshtuarë lëvizjet shiite nga arena politike, lufta sektariste dhe së fundmi ISIS dhe lufta e Iranit ndaj tij, kanë bërë që të rritet ndikueshmëria ushtarake dhe politike të Iranit në Irak.

***

Marrj e pushtetit nga shiitët ë prej vitit 2003 i ka zhgënjyer më shumë se të gjithë vetë sauditët. Pakënaqësia e Riadit është shprehur haptazi me politikën izoluese të jashtme. Por duke mos u mjaftuar me këtë gjë, ata i përdorën elementët sunni për të krijuar destabilitet në vend.

Më 29 mars të vitit 2012, Bashkimi Arab u mbodh për herë të parë në Bagdat që në vitin 1990, Arabia Saudite protestoi këtë takim duke penguar shumë udhëheqës të vendeve të tjera pët të marrë pjesë. Iraku e morri udhëheqjen pasi Katari e kishte mbajtur për dy vjet rreshtë dhe shpresonte të shpëtonte nga izolimi që i kishte bërë Arabia Saudite. Për këtë arsye, qeveria Maliki ndërmori veprime të këtilla si dëmshpërblim për Kuvajtin, firmosjen e një marrëveshjeje të ndryshuarë me Arabinë Saudite si dhe dëmshpërblimin e puntorëve egjiptianë. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Iraku nuk arriti ta formonte paqen me arabët. Edhe ambasadori i parë pas 25 viteve i sauditëve, i emëruar në 2015-n, Samir Sabhan pas 8 muajve u shndërrua në një njeri të padëshiruar për shkakt të akuzave se shiitët masakrojnë sunnitë në Iran, se milicitë shiite dëshironin ta vrisnin dhe kishin bërë atentate ndaj tij si dhe për shkak të ndërhyrjes në çështjet e bendshme. Me kërkesën e Bagdatin, sauditët e tërhoqën ambasadrin dhe nuk e zëvendësuan atë duke bërë që marrëdhëniet të ftoheshin përsëri.

Por çfarë ka ndryshuar që Ministri i Punëve të jashtme shkoi në Bagdat. Nëse do të linim pa përmendur komentin e ish Ministrit të Jashtëm, Hoshja Zebarit do të ishte një turp kundër ‘padronit të madh’:

“Vizita e Xhyberit është një lëvizje e përkryer për të normalizuar marrëdhëniet me Irakun. Falenderojmë miqtë amerikanë.”

Personat, qofshin sunni apo shii që amerikanët shpresonin se mund t’i kontrollonin në Irak për një kohë shumë të shkurtër u kthyen në kufoma. Palët që sauditët përdorën për të bllokuar shiitë u pëfshinë në rebelimin nën flamurin e ISIS-it. Nuk arritën as të merrnin në dorë udhëheqjen në Bagdat dhe as nuk arritën të krijonin një zonë federale sunni. Nuk mbeti as mundësia për një zonë sunni edhe pa përfshirjen e Bagdatit dhe Kerkukut. Në fund, ushtria irakiane dhe forcat Hashdu Shaabi në mënyrë të paparashikuarë arritën të çlironin gjysmën e Mousulit. Pra për sauditët loja po vjen drejt fundit!

Në operacionin e Mousulit, irakianët të lodhurë nga varrosja e dëshmorëve për 14 vite rreshtë, për të parandaluar shpërfimin e organizatave të këtilla si ISIS-i ishin të detyruar të gjenin një zgjedhje irakiane dhe të bënin një fillim të ri. Sigurisht ekzistojnë shumë dyshime sesa të suksesshëm do të jenë në këto hapa.

Keq apo mirë do të hapet një faqe e re në histori. Po kush do jetë aktor në këtë periudhë?

Sauditët, të cilët nuk kanë mundur të marrin atë që duan me anë të ‘shpatës së selefive’ duket se do të përdorin politikën e izolimit  duke qënë se e kanë parë se nuk do të mund të ndikojë në Irak dhe se nuk ka mundur ta ndërpresë ndikueshmërinë e e Iranit. Ajo që sauditët presin është që të paktën përsa i përket problematikave që ka me Iranin, Iraku të qëndrojë asnjanës. Xhubejri e ka shprehur kështu këtë kërkesë” “Me paanësinë e Irakut mund të krijohen themelet e nevojshme për një afrim të iranianëve me sauditët.”

***

Ende nuk mund të dimë se cili do të jetë kontributi ‘historik’ i vizitës së zbukuruar nga media si ‘historike’ për marrëdhëniet Bagdat-Riad. As buzëqeshja e Xhubejrit, as e mikpritësit në vendin e tij Ibrahim Xhaferit nuk mund të zgjasë përjetë në fytyrat e tyre. Bashkëpunimet e ndërlikuara, burimet e rreziqeve me të cilat përballet Iraku në rajon, axhenda e fshehtë e sauditëve, kanalet ndikuese funksionale të Iranit, ndërhyrjet dhe kërkesat e pavenda të Trumpit, kthimi ‘i madhërishëm’ i Rusisë në rajon dhe faktorë të tjerë të panumërt nuk do të lejojnë që këtij takimi të veshur me epitetin historik nga mediat t’i mbetet ndonjë gjë historike. 



Burimi : Rasthaber

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...