Pak Kohë Na Ndan Nga Nisja e Ndërtimit Të Banesave Për Refugjatët Sirianë!

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Tet. 5, 2015, mesnatë

Sipas të përditshmes turke “Radikal” (Radikali) në ditët e sotme, kryeqyteti turk i Ankarasë, i cili ka marrë përsipër ndërtimin e 14 {[yuzde]} të një shteti-butik, për presidentin sirian Beshar Esedin, ndërsa për vete ka marrë përsipër, ndërtimin e një qyteti-kamp refugjatësh, në “zonën e sigurisë”, ende nuk ka mundur të kuptojë rrjetën e merimangës sështetit rus, e cila me pëlhurën e saj, ka mbuluar të tërështetet e rajonit të Lindjes së Mesme”.

“Presidenti rus Vladimir Putin, i cili gjithmonë prish lojërat e shteteve të fuqishëm perëndimorë, përkatësisht të ashtuquajturit grup muzikor ose “Grupit tëMiqve të Sirisë”,më 23 shtator, në Xhaminë e Madhe të përuruar në kryeqytetin rus të Moskës,mori pjesë nëfaljen e namazit të xhenazesë së planeve dhe synimeve të shtetit turk mbi shtetin sirian. Por kur u shtrua pyetja e zakonshme: “Çfarë mendimi keni për të ndjerin?!” përgjigjia u shndërrua në një kakofoni fjalësh”.

“Ndërsa presidenti turkRexhep Tajjip Erdoğan, pas takimit të tij zyrtar me homologun rus, shprehu se mund të bëhej një orvatjee re mbi “Proçesin e Kalimit të Pushtetit” së bashku me presidentin sirian Beshar Esedin, duke u orvatur të sjelljënjë risi në politkën e jashtme turke mbi shtetin sirian. Ndërsa kryeministri turk Ahmed Davutoğlu, hapi një kapitull të ri,në fletoren e vjetër të politikës turke. Teksa ky i fundit, po bënte tregti mbi planin “e ri” së bashku me kryeministrat e shteteve më të fuqishme të botës, citoi se do të vepronte në vartësi të planeve të presidentit turk dhe shtoi: “Konflikti sirian mund të zgjidhet, duke përfshirë ose duke mos përfshirë presidentin sirian”. Tek e fundit ai shprehu se shteti turk, mban të njëjtin qëndrim me atë të shtetit amerikan, i cili në botën e udhëheqësve botërore, nënkupton njëtërheqje të turpshme politike!”

“Ndonëse nuk ka asgjë të re në paketimin e ri turk, poshtë tij shkruan se do të ndërtohet njëqytet-kamprefugjatësh në shtetin sirian.Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu, për të përditshmen amerikane “The New York Times” (Kohërat e Nju Jorkut) shprehu: “Nëse zbrazen prefekturat siriane të Xherablusit dhe Azizit, ne mund të ndërtojmë 3 qytete-kamp me 100.000 banorë secili për refugjatët sirianë. Ne ndërtuam diçka të ngjashme pas tërmetit të fuqishëm, i cili goditi prefekturën turke të Vanit në vitin 2011. Ju (Sh.B.A.-ja dhe B.E.-ja) do të merrni përsipër koston ekonomike, ndërsa ne do të marrim përsipër ndërtimin”. Kjo krisje e gjigante e konfliktit sirian, është aq e madhe sa arrin deri në atë shkallë sa shteti turk, mendon të ndërtojë një shtet tjetër sirian brenda ekzistuesit”.

“Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se shteti turk, ka kontribuar shumë, në prefekturat siriane të Xherablusit dhe Azizit. Tani duhet llogaritur fakti se, një ditë ushtria shtetërore siriane, do të marrë kontrollin e plotëmbi qytetet dhe prefekturat siriane. Ndërsa refugjatët sirianë të cilët kanë mbetur, në mes të zjarrit tëxhehennemit dhe se sipas shtetit turk, nuk do të ndërtohen qytete-kontejnerë, pa u ndërtuar më parë “zona esigurisë”.Lë të mos harrojmë këtu se, kjo gjendje do të çonte në shpërthimin e Luftës së TretëBotërore dhe shteti rus me praninë e tij ushtarake, nuk do të lejonte zbatimin e planevetë shtetit turk. Madje dhe nëse gjithçka shkon ashtu siç ka parashikuar shteti turk, këtij të fundit nuk i intereson shumë qëndrueshmëria politike dhe tërësia e trojeve të shtetit sirian. Por unë jam kureshtar të di, përmbajtjen e bisedës së krerëve të këtyre shteteve, por më mban gjallë shpresa se dikush një ditë, do t’i shkruajë dhe ne do t’i lexojmë këta proçesverbale”.

“Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu është i mendimit se, duke përdorur trysninë e dyndjeve dhe valëve masive të refugjatëve sirianë, drejt qyteteve dhe shteteve europiane, do t’i detyrojë krerët e shteteve europiane, të pranojnë planin e ndërtimit të“zonës së sigurisë”, duke vendosur këtu grupet e armatosura terroriste.Në njërën anë, aktorët kryesorë të arenës politike ndërkombëtare si Sh.B.A.-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, mbështesin mendimin se konflikti sirian mund të zgjidhet, duke përfshirë presidentit sirian Beshar Esedin, ndërsa në anën tjetër shteti turk, ende këmbëngul në mendimet e tij utopike, mbi ndërtimin e “zonës së sigurisë” dhembi ndërtimin e “qytetit-kamp” për refugjatët sirianë”. Në një kohë kur aleatët e fuqishëm perëndimorë, janë në prag të arritjes së marrëveshjes, me kryeqytetin sirian të Damaskut, mbi bombardimet ajrore dhe tokësore kundër ISIS-it, ndërsa shtetirus i befasoi të tërë me ndërhyrjet e tij të rrufeshme dhe të suksesshme ushtarake, në terren kundër kësaj organizate terroriste.Atëherë shtrohet pyetja: “Vallë përse këta të fundit,duhet të bëhen partnerë strategjikë, për të ndihmuar shtetin turk, i cili i është futur detit më këmbë?!”

“Ministri i jashtëm amerikan John Kerry (Xhon Kerri) vitin e shkuar, ndaloi pjesëmarrjen e homologut tëtij iranian Muhammed Xheuad Zarifit, në konferencën e zhvilluar në qytetin zviceran të Gjenevës. Atëherë analistët politikështrojnë pyetjen: “Vallë përse e ftoi këtë të fundit, në qytetin amerikan të Nju Jorkut, duke biseduar mbi rolin kyç që do të luajë Repubika Islame Iraniane, mbi zgjidhjen e konfliktit sirian. Vallë mos nënkupton kjo qasje dypalëshe, hapjen e një fronti të ri iranian, në ndihmë të kryeqytetit sirian të Damaskut?!”

“Natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë cila do të jeta garancia dhe siguria e shtetit turk, për refugjatët sirianë,të cilët cilësohen si qytete-kampe të sigurtë?!” dhe “Vallë si është e mundur që shteti turk, do t’i bindë refugjatët sirianë, që të jetojnë në mes të zjarrit të zhehennemit, ndërkohë që shteti turk nuk mund t’i mbajë refugjatët sirianë, në qytete-çadra ose qytete-kontejnerë?!”

“Të tërë ne i dimë shumë mirë bëmat e shëmtuara të grupeve terroriste, të armatosura deri në grykë nga shteti turk, të cilët kanë terrorizuar prefekturat siriane të Damaskut dhe Halibit. Analistët politikë shtrojnë pyetjen: “Vallë përse shtetet e fuqishëm perëndimorë, duhet t’u kushtojnë rëndësi ankimeve dhe paralajmërimeve turke me arsyetimin se, dyndjet dhe valët masive të refugjatëve sirianë nuk duhet të ndodhin?!” Citojmë se nëse shteti turk ka për synim, futjen e “zonës së sigurisë” në rendin e ditës, në kancelaritë euroamerikane, atëherë fillimisht duhet t’i bindë këta të fundit se dhe presidenti sirian Beshar Esedi, ka hequr dorë nga qeverisja e këtyre trojeve siriane. Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu dhe presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğan, sollën në skenë një aludim të ri duke shprehur: “Beshar Esedi, ka për qëllim krijimin e një shteti sirian butik”, pas rrëzimit të aludimit të vjetër: “Beshar Esedi, synon krijimin e një shteti sirian aleuit, në prefekturën siriane të Ladhkijes”. Madje numri një i diplomacisë turke, në kryeqytetin rus të Moskës, theksoi: “Beshar Esedi, ka për qëllim krijimin e një shteti sirian butik, duke nisur që nga prefektura siriane e Damaskut dhe duke vijuar me prefekturat siriane të Hamës, Himsit dhe Ladhkijes, të cilat përbëjnë 15 {[yuzde]} të trojeve siriane”.

“Të njëjtin qëndrim mbajti dhe kryeministri turk Ahmet Davutoğlu, kur deklaroi për të përditshmen amerikane “The New York Times” (Kohërat e Nju Jorkut): “Në ditët tona presidenti sirian Beshar Esedi, kontrollon vetëm 14 {[yuzde]} të trojeve siriane”. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a po ndërton shteti turk, një strategji me këto të dhëna?!” Nëse është kështu, atëherë populli sirian, duhet të qeshë me të madhe ndaj këtyre aludimeve, duke u derdhur në rrugët siriane. Nëse me të vërtetë, në njërën anë kreu i diplomacisë siriane, kontrolluaka vetëm 14 {[yuzde]} të trojeve siriane, atëherë ai mund t’u rrëzuaka nga pushteti, nga çasti në çast. Kjo nënkupton se presidentit sirian, i paska mbetur vetëm fryma e fundit dhe nuk duhet të shqetësohet më për qëndrimin e tij sa më gjatë në pushtet”.

“Nga ana tjetër lërmëni që t’iu sqaroj faktin se, prefekturat siriane të Damaskut, Hamës, Himsit dhe Ladhkijes janë rajonet kryesore përbërëse të shtetit sirian. Ndërsa në prefekturat e ndara siriane, të Halibit, Dirijes, Diru’z-Zurit, Suejdasë dhe Tartusit, ndikimi dhe prania e ushtrisë shtetërore siriane është zero. Shteti turk me sa duket është shumë larg realitetit tjetër në shtetin sirian, sepse nuk zotëron të dhëna aspaktë sakta. Nësë synimi i shtetit turk, është krijimi i qyteteve-kamp për refugjatët sirianë, atëherë duhet të nisin proçedurat, mbi lejimin e banesave për të pastrehët në anën tketër të kufirit. Shtetit turk, të paktën i detyrohet refugjatëve tëdëbuar sirianë dhe turkmenëve të dëbuar sirianë, që jetonin në qytetet sirianë të Uauelas dhe Meras, dëmshpërblimin mbi ndërtimin e banesave për të pastrehët”.

STRATEGJIA DYPALËSHE E SHTETITRUS

“Pas legjendës së ndërtimit të qytetit-çadër, ose qytetit-kontejnër për refugjatët sirianë, në pamje të parë duket se pas lokomotivës turke, gjenden dhe disa vagonë të tjerë. Megjithatë bashkësia ndërkombëtare,po ndryshon mendim, mbi zgjidhjen e konfliktit sirian, pas ndërhyrjevetë rrufeshme dhe të suksesshme ushtarake të shtetit rus në terren, kundër organizatës terroriste të ISIS-it. Shteti rus, pasi ka përfunduar ndërtimin e bazës ushtarake ajrore, në Aeroportin Ndërkombëtar “Basil Esedi” në prefekturën siriane të Ladhkijes, ka krijuar dhe një shërbim të fshehtë katërpalësh, me shtetet ruse siriane, irakiane dhe iraniane”.

Madje dhe vetë shteti amerikan, i cili deri dje arsyetohej se “nuk kishte mundur të kuptojë, rrjetën e merimangës së shtetit rus, e cila me pëlhurën e saj, kishte mbuluar të tërë shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme”, në ditët tona nuk ngurron aspak mbi krijimin, e një koalicioni të përbashkët ushtarak, me shtetin rus kundër ISIS-it. Komisioni katërpalësh,do të ndajë dhe të dhënat ushtarake. Sipas të përditshmes siriane “Ahbar” (Lajme) ky komitet i fshehtë katërpalësh,ështësendërtuar pas vizitës zyrtare të komandantit të Lëvizjes Fuqia e Kudsit, Kasim Sulejmanit, e cila u zhvillua më 24 korrik, në kryeqytetin rus të Moskës”.

“Madje sipas të njëjtës të përditshme, së fundmi dhe Lëvizja e Hizbullahut, i është bashkangjitur komisionit katërpalësh, duke e shndërruar këtë të fundit në “Aleancën 4+1 të Luftës Kundër Terrorit”. Në ditët e sotme, kur të tërë kryetarët e shteteve të fuqishëm perëndimorë, orvaten që t’i rikujtojnë presidentit rus, humbjen turpëruese tëluftës 10 vjeçare, kundër shtetit afgan, unë jam i mendimit se ndërhyrjet errufeshme dhe të suksesshme ushtarake të shtetit rus në terren, kundër organizatës terroriste të ISIS-it, i ngjajnë më tepër “Operacionit Sovietik të Kaukazit”. Por sipas mendimit tim, ky i fundit të sjell në mendje, vitin e largët 1970, kur operacionet e ndërmarra të ushtrisë së kuqe, në epokën e Bashkimi Sovietik, duke mbrojtur pikat nevralgjike dhe strategjike të ushtrisë egjiptiane, parandaluan rrëzimin e shtetit izraelit nga pushteti, të ish diktatorit egjiptian Xhemal Abdu’n-Nasrit. Mburoja e hekurt sovietike, ruajti të paprekur hapësirën ajrore egjiptiane, nga dhunimi i avionëve ushtarakë izraelitë”.

“Por në ditët tona shtetitrus, nuk kufizohet vetëm me shtimin e pranisë së tij ushtarake në shtetin sirian, por po drejton dhe proçeset politike në këtë shtet. Shumë analistë politikë shtrojnë pyetjen: “Vallësa të sukseshme janë sumet ajrore ruse, kundër organizatës terroriste të ISIS-it?!”Ne përgjigjemi se këta sulme janë shumë të sukseshme. Duke u mbështetur në citiminepresidentit amerikan Barack Obama (Barak Obama) se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shumë dëshirë që të bashkëpunojnë me Federatën Ruse, mbi zgjidhjen përfundimtare të shteti sirian, arrijmë në përfundimin se shteti amerikan, po kërkon një“dalje të ndershme” nga konflikti sirian. Zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, bëri të ditur senë muajin tetor, në qytetin zviceran të Gjenevës, do të mblidhet një grup kontakti, i përbërënga shtetet ruse, amerikane, iraniane, turke, saudite dhe egjiptiane, ku do të organizohen katër grupe pune. Të dërguarit e veçantë të Bashkimit Europian, Staffan dhe Mistura, do të bashkëpunojnëngushtë me këta katër grupe pune”.

“Përfshirja e Republikës Islame Iraniane, në këta katër grupe punimi, nënkupton se historia do tërishkruhet, pra një histori brenda historisë. Ndërsa shteti egjiptian dhe ai turk, do të takohen në tryezën e bisedimeve,  për herë të parë që nga epoka, pas rrëzimit nga pushteti i Partisë së Vëllezërve Muslimanë. Pohojmë seproçesi i zgjidhjes së konfliktit sirian, njëherë e përgjithmonë do të jetë i lodhshëm dhe i vështirë. Shteti rus, duke kryer manovra të guximshme dhe të zgjuara me mjeshtëri, në arenën ndërkombëtare politike, ka përgatitur terrenin e duhur, për zhvillimin e bisedimeve të nevojshme, por pa acaruar më tepër tensionet e shteteve të fuqishëm perëndimorë, do të vijojë ndryshimin paralelisht të basraspeshave politike në botë. Kjo është arsyeja kryesore se, përse shteti amerikan, nuk mund t’i kuptojëplanet e shtetit rus. Ky i fundit, do të përdorë strategjinë e tij politike dhe ushtarake në të dyja rastet. Në njërën anë, shteti rus po kryen shtrimin e gurëve,me synimin e përparimit drejt mbledhjes së Gjenevës, ndërsa nëanën tjetër, do të vijojë shtimin e ndërhyrjeve të tij ushatarake. Sipas të përditshme libaneze “Rej” (Këndvështrimi) shteti rus, me shtimin e pranisë ushtarake, në prefekturat siriane të Ladhkijes, Hamës dhe Halibit, duke synuar ruajtjen e sigurisë, do të vijojë me operacionet ushtarake ajrore dhe në prefekturat e tjera siriane të Idlibit, Xhisr Shugurit dhe Halibit. NdërsaRepublika Islame Iraniane, së bashku më ekspertët e saj ushtarakë, do të përqendrojë sulmet e saj ushtarake, në prefekturat siriane të Damaskut, Dirijes, Kunejtras deri në Kodrat Siriane të Xheuelanit, të pushtuara nga shteti izraelit. Republika Islame Iraniane, do të nisë dërgimin e tankeve T-55 dhe T-72 me synimin e krijimit tënjësiteve të blinduara ushtarake, të Lëvizjes së Hizbullahut. Ky i fundit, do të vijojë luftimet kundër organizatave terroriste të ISIS-it, Nusrës, Elkaides dhe Ahraru’sh-Shamit”.

“Ne ende nuk e kemi të qartë se, çfarëmasash do të ndërmarrë shteti amerikan, me synimin e dobësimit të pozitës së presidentit sirian Beshar Esedit,gjatë zhvillimit të bisedimeve në qytetin zviceran të Gjenevës.Hapësira e veprimit të grupit terrorist të Nusrës, të stërvitur dhe të armatosur nga shteti amerikan, po ngushtohet ndjeshëm nga dita në ditë. Pas dështimit të plotë të projektit amerikan, me synimin e krijimit të “ushtrisë së mesme” nga të tëra shtresat e shoqërisë siriane, me qëllimin e luftimit kundër regjimit të Besher Esedit, shtetit amerikan nuk i ka mbetur mundësi tjetër, përveç asaj së luajtjes së kartës së grupeve terroriste selefiste tekfiriste. Por citojmë se luajtja e kësaj karte, do të ishte shumë e dëmshme dhe e rrezikshme në kushtet dhe gjendjen aktuale. Shumë kryetarë shtetesh të fuqishëm perëndimorë, kanë qortuar shtetin amerikan, mbi mungesën e një strategjie të qartë ushtarake, në të ashtuquajturën “luftën e saj kundër terrorit”. Prandaj shteti amerikan, është i detyruar që t’i marrë më seriozisht sulmet e tij ajrore, kundër ISIS-it dhe proçesin e zhvillimit të kalimit të pushtetit”.

“Por zbritja në fushëbetejë e trupave ushtarake ruse, provë koalicioni ndërkombëtar ushtarak nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, u vu seriozisht në provë. Para nisjes së sulmeve ajrore ruse, kundër organizatës terroriste të ISIS-it, shteti amerikan gënjente dhe mashtronte lirisht në masmedia, mbi gjendjen e nderë të luftës së tij kundër terrorit. Por tanimë shteti amerikan, është i detyruar që t’i marrë më seriozisht sulmet e tij ajrore kundër ISIS-it. Duke u mbështetur në sulmet e para ajrore franceze, arrijmë në përfundimin se dhe ky i fundit iu bashkangjit lojës së re politike dhe ushtarake. Këshilltarja e numrit një të diplomacisë siriane të Damaskut, Buthejna Shabani citoi: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata Ruse, kanë vendosur mbi zgjidhjen përfundimtare të konfliktit politik sirian”. Madje sipas të përditshmes siriane “Sefir” (Vizituesi) financuesit e konfliktit sirian, të cilët janë familja mbretërore saudite, e mbështesin fuqishëm këtë zgjidhje. Heshtja e thellë e kryeqyteti saudit të Rijadit, e vërteton më së mirë këtë gjë. Por analistët politikë, nuk mund të lënë pa shtruar pyetjen: “Vallë çfarë hapash do të hedhë shteti turk?!” Ne pohojmë me  bindje të plotë se, politika e kryeqytetit turk të Ankarasë, do të jetë e detyruar të ndryshojë sa më parë, sipas kushteve dhe gjendjes së re të krijuar, ndonëse do të jetë pak e ashpër dhe e dhimbshme. Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi, është mbetja në letër e të tëra planeve të shtetit turk!”



Burimi : Radikal

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...