Të nxjerrësh fitore nga një humbje, në stilin turk!

nga Fehim Taştekin | Publikuar në Dhj. 17, 2016, 7:06 a.m.

Aleppo që u rrëzua ishte një kurban! Ishte kurban i ambicieve të osmanëve të rinj! Kurbani i Gjirit që donte të prishte bashkëpunimin me Iranin! Kurbani i Perëndimit, që mbart armiqësinë me Sirinë për hir të Izraelit! Po Aleppo që u çlirua nga xhihadistët? Elementi që normalizoi marrëdhëniet turko-ruse!

Tufani që ka mbështjellë gjithë botën është edhe më i madh se ai që ka ndodhur brenda Aleppos. Fjala kyçe - tragjedi njerëzore!

Normalisht, kur bëhet fjalë për çështje të humanizmit, askush prej nesh nuk mund të ketë për të thënë gjë kundra.  Por ja që në këtë rast ka! Pa dyshim, për çdo shpirt të pafajshëm që u nda nga kjo botë duhet të na dhembë shpirti ynë. Çdo luftë ka dimensionin e saj human; kjo gjë nuk mund të kapërcehet, nuk mund të indiferetizohet, nuk mund të  anashkalohet! Nga ana tjetër, duke përfituar nga qëndrimi ynë karshi humanizmit, a duhet të mashtrohemi, të na vendosin në vendin e të marrëve, apo të pranojmë të skllavërohemi?

Ajo që të irriton më shumë si një njeri i thjeshtë është se ata që kanë filluar këtë luftë për interesat e tyre të pista, që i kanë hedhur zjarrit benzinë për të nxitur këtë luftë, që kanë mbyllur një sy kur terroristët kalonin në qytetet e tyre, që kanë luajtur çdo lojë të pistë deri tek përdorimi i armëve kimike nga ndërhyrja e huaj, që kanë financuar pamasë organizatat xhihadiste, tani luajnë rolin e "lotëve të krokodilit".

Ndërsa nëse do të shihnin mëkatet e tyre do të tërhiqeshin menjëherë.

ALEPPO U RRËZUA! ALEPPO U SHPËTUA!

Aleppo është vendi ku mbaroi loja, vendi ku u rrëzuan maskat; kjo është arsyeja pse OKB-ja po vihet në lëvizje, pse po mbushen rrugët plot e përplot, pse po na zënë sytë me kryetituj të këtillë.

Fatkeqsisht, shqetësimet për gjendjen humanitare nga shumë palë janë thjesht një fasadë. A ka nga ata që vene në pyetje dashurinë e madhe të aleatëve perëndimorë për Al Kaidën? Le të lemë mënjanë mashtrimet sesi shejhët e këtij rajoni i kanë përdorur për dhjetra vite me rradhë grupet xhihadiste si instrumentë të tyre në politikën e jashtme. Por çfarë mund të themi për perëndimorët të cilët duket se janë shumë të shqetësuar që Al Kaida dhe aleatët e saj e humbën luftën në Aleppo? A janë vërtetë të shqetësuar për jetët e civilëvë? Po të qëndronte kjo gjë, pse ishin të heshtur gjatë masakrave të Arabisë saudite në Jemen?dhe për shumë masakra të tjera...

Pse mbështesin nga mbrapa Frontin Nusra, Nusram Ahraru’sh Shamin dhe Nureddin Zenginin, të cilat çdo ditë kanë marrë jetët e civilëve të pafajshëm duke goditur me raketa pjesët e Aleppos që kanë qënë nën kontrollin e qeverisë? Pse vallë, a ishin vetëm bombat e ushtrisë ato që shkatërruan Aleppon?  Çfarë duhet të thuhet për apostujt e qytetërimit të cilët kanë financuar xhihadistët që nuk janë mjaftuar vetëm duke shkatërruar ndërtesat antike duke vendosur bomba në sistemin e tunelëve nëntokësore, por që gjithashtu edhe i kanë filmuar për të bërë më pas propagandë?

Po, lufta vret, shkatërron dhe të bën pis. Prandaj është e rënësishme që në themel të jemi kundër luftës. Sinqeriteti duket atëherë kur bën përpjekje për ta ndaluar luftën, jo kur përpiqesh që ta nxisësh atë. Mundohuni ta shihni ngjarjen, jo nga aty ku ndodheni, por në një këndvështrim tjetër. Në njërën anë ke një luftë që e quajnë 'luftë revolucionare'  dhe nga ana tjetër ke një luftë të 'mbrojtjes së atdheut'. Aleppo që për aleancën Perëndim-Vendet e Gjirit 'u rrëzua', për Sirinë është Aleppo që 'u çlirua'.

Ky sinqeritet duhet të marrë parasysh që, pavarësisht pasigurisë së burimit dhe identitetit të personit që bën lajmin, zyrtarët e OKB-së kanë paralajmëruar për vrasjen e civilëve të ngecur në Lindje të Aleppos, që Komisioni i hetimit në Siri i OKB-së ka ngaluar civilët opozitarë që të largohen nga aty dhe duhet të kërkojë sqarime për marrëdhëniet e OKB-së.

Ky sinqeritet duhet që, bashkë me gjendjen e krijuar në Aleppon Lindor të shohë gjithashtu edhe grupet terrorise që mbështeten nga aleanca Perëndim-Vendet e Gjirit të cilët vazhdimisht gjuajnë me raketa në qytezat e banuara nga muslimanët shii si Fua dhe Kefraia. Po kështu, ky sinqeritet duhet të kujtojë edhe militantët të cilët qëllojnë të gjithë civilët që po përpiqen të dalin nga Aleppo Lindor.

Shumë kohë më parë, duke iu referuar lojës së pistë në Siri jam shprehur se "Fillimisht u vranë të vërtetat." Në çdo mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në çdo takim të Miqve të Sirisë, në çdo mbledhje të Gjenevës jemi përballur me lojra të frikshme të mbuluara mirë me gënjeshtra. Ndërsa po i afrohemi fundit të filmit, dëgjohen ulërima të mëdha të frikshme. E habitshme? Aspak.

Plani për ndërrimin e regjimit në Siri ishte bërë duke marrë si element kryesor Aleppon dhe Aleppo u bë vendi që iu përfundoi lojën. Prandaj për opearcionet e zhvilluara në Aleppo, u tha se janë 'nëna e luftës'.

Sipas planit të tyre, për aleancën Perëndim-Vendet e Gjirit, Aleppo do të kthehej në kryeqytetin e revolucionit. Roli që i është dhënë Bingazit në Libi,  ka qënë edhe roli që pretendohej të luante Aleppo. Por për fatin e tyre të keq, banorët e Aleppos nuk iu bashkuan 'revolucionarëve artificialë'. Sepse banorët e Aleppos nuk i kishin harruar masakrat e viteve 1977-1982 që xhihadistët selefi, ashtu si ISIS-i i sotëm kishin bërë duke u nisur nga sektarizmi, duke i rrëmbyer njerëzit nga shtëpitë e tyre, duke u prerë duart e këmbët.

KODET E RËNIES!

Duke marrë parasysh se operacionet në Aleppo nuk kanë filluar së fundmi, pse shoqëritë e organizatave ndërkombëtare u kujtuan tani për të hedhurpretendimet e masakrave dhe përdhunimeve?

Duket qartë se, sipas planeve të tyre për Sirinë nuk ishte parashikuar që kjo lojë e përgjakshme pokeri të mbaronte tani. Një shenjë e kësaj ishte se gjatë buxhetit për vitin 2017 që Presidenti në ikje i ShBA-së, Barak Obama i ka hequr të gjitha pengesat për financimin e dërgimin e armëve teknologjike për opozitarët në Siri.

Ata që u detyruan që t'i japin fund kësaj loje për të minimizuar sado pak bumerangun e tyre, po mundohen të bëjnë disa modifikime të fundit.

Por dihet fare mirë se kush do të goditet më fort nga bumerangu Turqia. Po shihet qartë se ky bumerang është dretuar drejt nesh.

Nëse vëzhgojmë me kujdes, do të shohim se rënia në Aleppo është zhvilluar paralelisht me dy ngjarje:

– Turqia, të cilës nuk i ka mbetur më asnjë manovër për të përdorur në politikën e jashtme, për t'i kriuar vetes një hapësirë për të marrë frymë i është futur rrugës së normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë. Kur Presidenti Tajjip Erdogan i trkiti derës së liderit Vladimir Putin për normalizimin e marrëdhënieve, dihej që do të hapej një faqe e re ku si kusht kishte Sirinë. Dhe kështu ndodhi vërtet. Turqia u detyrua t'i thoshte 'deri këtu, mbaroi' aleatëve në emër të së cilëve Erdogani betohej, të cilëve u bëhej garant, me të cilët CIA trajnonte dhe financonte, të cilëve u kishte mundësuar logjistikën dhe armatosjen. Nuk doli as garant për ndërprerjen e mështetjes në logjistikë dhe në tranferimin e armëve. Fjala e vetme që duhet t'i jepte Putinit ishte të siguronte se do ta nxirrte Frontin Nusra nga Aleppo. Ogranizata Ahraru’sh Sham, e krijuar nga ish antarë të Al Kaidës, e cila ishte kryesorja ndër ato që mbështeste Turqia, u tërhoq menjëherë. Edhe Fronti Nusra që mbeti e vetme nuk mundi të duronte shumë gjatë. Nuk do të kalojë shumë kohë kur të mund të shohim efektin që do të shkaktojë kjo lëvizje e Turqisë në përçarjen mes fronteve xhihadiste.

– Ngjarja e dytë ishte ndryshimi i kahut dhe qëllimit të luftës nga Turqia. Tashmë objektiva kryesore e Turqisë në këtë luftë është që të shkatërrojë autonominë në Razhava, që kanë krijuar në bazë të partneritetit mes tyre kurtët, arabët, syranitë, keldanët, armenët, çeçenët, çerkezët dhe turkmenët. Këtij qëllimi i është bashkëngjitur edhe nevoja për të luftuar kundër ISIS-it. Me anë të Lëvizjes Firat Kalkani u bë e mundur që të zhvendoseshin për në Azez-El Bab një pjesë e ushtarëve që potencialishtë mund të luftojnë kundër qeverisë siriane. Kjo gjë e dobësoi ndjeshëm frontin në Aleppo. Kjo është arsyeja pse disa fajësojnë Turqinë si faktor për shkatërrimin e Aleppos.

LUFTËTARËT E MBETUR JANË TANËT!

Mesa kemi arritur të kuptojmë, Ankaraja edhe kërkoj që ta fshehë rolin e saj në rënien e Aleppos, por në të njëjtën kohë dëshiron që të përfitojë nga rënia e Aleppos. Të njëjtët njerëz që kishin përhapur panikun se "Nëse rrëzohet Aleppo, 500.000 mijë njerëz do të vëshojnë në kufirin turk", tan kanë filluar fushatën e anasjelltë "Hapini rrugët e Aleppos, le të vijnë njerëzit". Sigurisht në Turqi nuk erdhën dhe as nuk do të vijnë 100 mijë civilët që ajo pretendonte. Qeveria siriane ka përgatitur një kamp të veçantë për civilët e Aleppos. (edhe lajmet se në zonat e çliruara jetonin 500-600 mijë civilë ishin të pavërteta)

Në fakt, diskutimet e vërteta lidhen me dëbimin e militantëve të armatosur dhe familjeve të tyre. Militantët që u nxorrën më parë nga Dera, Kudsa, Hama, Guta Lindore dhee Aleppo hipën nëpër autobuze dhe u dërguan në Idlib. Problemi qëndron në faktin se Idlibi është një qendër që Nusra e ka ndërtuar sipas urdhrave të saj. Pavarësisht se Fronti Nusra mund ta përqafojë idenë e vendosjes aty të disa organizatave xhihadiste, nuk do të dojë ta ndajë qendrën e saj me organizatat konkurrente.

Është e rëndësishme të vëmë në dukje se Turqia, ndërsa po zhvillon bisedime meRusinë dhe Iranin për deportimin e militantëve terroristë, kërkon ta shfaqë veten si vendi i cili po shpëton jetët e civilëve. Për të larë shitjen që u bëri në Aleppo...

Problematika e re e Ankarasë është që luftëtarët e nxjerrë nga Aleppo t'i shndërrojë në ushtarë të Lëvizjes Firat Kalkani. Me shumë mundësi ajo që do të ndodhë është kjo: ata që janë transferuar në Idlib do të kalohen nga kufiri në Hataj dhe nëpërmjet Kilisit do të vendosen në Azez-El Bab. Do të jetë e vështirë që në këtë plan të marrin pjesë të gjithë luftëtarët. Sepse shumica e tyre ishin nisur në këtë rrugë për të rrëzuar Assadin dhe jo për të luftuar ISIS-in, apo kurdët. Ndërsa për një pjesë të mirë të luftëtarëve kjo luftë tashmë ka marrë fund. Dhe këtu flasim për qindra luftëtarë që i kanë dorëzuar armët e tyre tek ushtria siriane. Ndërsa përsa i përket xhihadistëve që ende e kanë motivacionin e lartë, ata do të vazhdojnë të ndjekin rrugën e tyre. Ky është problemi i vërtetë i Turqisë.

Thënë shkurt; në vitin 2012, Erdogani kishte dhënë një lajm se vetë bijtë e Sirisë do t'ia japin Assadit përgjigjen e duhur në Aleppo. Ndërsa tani po i tërheq mbrapsht këto luftëtarë. Çfarë do të bëjë me këta luftëtarë? Për momentin adresa është Firat Kalkani. Po më pas? Gjithashtu, kjo luftë nuk do të përfundojë në Aleppo. Nuk ka pasur ndonjë marrëveshje se Assadi në këmbim të Aleppos do të braktisë Idibin dhe Azez Al Babin për erdoganin. Kur t'u vijë rradha edhe këtyre vendeve ku do të dërgohen këto dhjetra mijëra militantë? 



Burimi : Gazete Duvar

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...