Manovra Ruse

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Shta. 15, 2015, mesnatë

“Shteti rus është pikërisht aleati kryesor i shtetit sirian, të cilin nuk e lë kurrë në baltë nëvalët e pamëshirshme imperialiste të rajonit të Lindjes së Mesme. Shteti rus krahas planeve të tij politike, tani me krijimin enjë baze ajrore ushtarake si dhe duke shtuar praninë e tij ushtarake në shtetin sirian, po prish regullat e lojës të vendosura nga shtetete fuqishëm perëndimore”.

“Zhvillimi i ngjarjeve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe gënjeshtrat e llojit: “Shteti rus po e lë në baltë presidentin sirian Beshar Esedin” janë tejet shqetësuese për “bijtë e shndërruar në muslimanë të çlirimtarit të madh Sulltan Mehmet Fatihut”. Tërësia e këtyre gënjeshtrave ka për synim zbukurimin e ëndrrës shekullore të shumëdëshiruar të shteteve të fuqishëm perëndimorë, e cila është pushtimi i shtetit sirian. Por tani po shfaqet mëse i natyrshëm fakti se, shteti turk nisi të hapë një front të ri kundër lëvizjeve kurde për pavarësi, numri i të interesuarve mbi shtetin dhe regjimin sirian ra ndjeshëm. Gjithsesi shteti turk i kryesuar nga A.K.P.-ja (Partia për Drejtësi dhe Rimëkëmbje) nuk ka hequr dorë nga planet e tij të tërthorta, mbi rritjen e sferës së ndikimit të tij mbi regjimin sirian. Pjesë e këtyre planeve është edhe ndërtimi i “zonës së sigurisë”, e cila do të niste nga rajoni sirian i qytetit të Halibit dhe do të zgjatej deri në kufinjtë jugorë të shtetit turk. Por tanimë në skenën ndërkombëtare po shfaqet një akitekt i rishteti rus, i cili jo vetëm që ka bërë që planet e shtetit turk të mbesin në letër, por ka nisur pa humbur kohë zbatimin e projekteve të tij”.

“Masmedia botërore ka një kohë të gjatë, që merret me çështjet nëse shteti rus është i përfshirë drejtërdrejtë në dërgesat ushtarake dhe në pjesëmarrjen në konfliktin sirian ose jo. Por me sa duket, qëllimi i masmedias botërore i tejkalon këto çështje. Kjo e fundit po orvatet që të shndërrojë çështjen se, si shteti rus po e shndërron Aeroportin Ndërkombëtar “Basil Esedi” në qytezën e Xhebles, e cila është në vartësi të qytetit sirian i Lazkijes, në një bazë ajrore ushtarake. Aeroporti Ndërkombëtar “Basil Esedi”, gjendet 150-160 km. larg nga “zona e sigurisë” të cilën synon ta ndërtojë shteti turk”.

“Në ditët tona shteti rus, po përdor bazën detare në portin e qytetit sirian të Lazkijes, i cili ndodhet në anën jugore të qytetit sirian të Tartusit. Ndonëse ky port nuk është i përshtatshëm, për ankorimin e anijeve të mëdha dhe ka një kapacitet të kufizuar, është shndërruar në simbolin e bashkëpunimit ushtarak të shteteve ruse dhe siriane. Në këtë port, shteti rus për të shtuar praninë e saj ushtarake, ka vendosur edhe një bazë radarësh. Për më tepër shteti rus, ka vendosur edhe baza radarësh të tjerë, në zonat e nxehta të shtetit sirian. Bashkëpunimi ushtarak i shteteve ruse dhe siriane, të cilat datojnë derinë epokën e ish Bashkimit Sovietik dhe Hafidh Esedit (të atit të presidentit të tanishëm Beshar Esedit). Por me rikthimin si një fuqi globale në arenën ndërkombëtare, shteti rus rindërtoi bazën ushtarake detare të qytetit sirian të Lazkijes. Shteti rus në njërën anë vijon mbështetjen e tij ndaj shtetit sirian, ndërsa në anën tjetër ka riformësuar praninë e tij ushtarake, e cila daton deri në epokën e ish Bashkimit Sovietik, duke i shtuar kësaj të fundit një strategji të thellë. Si rrjedhojë, shteti rus do të ndërtojë bazën e parë ajrore ushtarake në Aeroportin Ndërkombëtar “Basil Esedi” në qytezën siriane të Xhebles, e cila është në vartësi të qytetit sirian të Lazkijes”.

SHTIMI I PRANISË USHTARAKE RUSE NË SHTETIN SIRIAN NISI NË MUAJIN GUSHT

“Shteti rus duke nisur që në mesin e muajin gusht, nisi dërgimin e anijeve dhe avionëve ushtarakë në shtetin sirian. Në njërën anë nëse do të hedhim një sy, transportit ujor të Ngushticës së Bosforit në qytetin turk të Stambollit, do të vërejmë shtimin eanijeve ushtarake ruse, ndërsa në anën tjetër do të vërejmë edhe shtimin e avionëve ushtarakë rusë, të cilët ulen në qytetin sirian të Lazkijes. Sipas të dhënave vendore të qytezës siriane të Xhebles, të paraqitura nga gazetari turk Mehmet Serimi, i cili jeton në shtetin sirian në këtë qyteze, kanë nisur përgatitjet për rindërtimin e këtij aeroporti dhe rrethinave të tij, sepse gjatësia e pistës së tij 3 km. duket se është e pamjaftueshme për ngritjen dhe uljen e avionëve ushtarakë rusë. Kjo është arsyeja kryesore se, përse avionët ushtarakë rusë sjellin vazhdimisht lëndë ndërtimi. Sipas disa thashethemeve thuhet se në këtë aeroport punojnë rreth 3.000 nënshtetas rusë”.

“Madje edhe e përditshmja siriane “Uatani” (Atdheu) e ka mbështetur planin e shtetit rus, për ndërtimin e një bazë të dytë ushtarake në qytezën e Xhebles, me synimin e mbështetjes së shtetit sirian. Personalisht pyeta gazetarin e këtij lajmi francezin me prejardhje armene Thierry Meyssanin (Tieri Mejsonin), i cili jeton në kryeqytetin sirian të Damaskut. Ky i fundit më shprehu: “AeroportiNdërkombëtar “Basil Esedi” në qytetin sirian të Lazkijes po rindërtohet, sepse është një aeroport i vogël. Pas kryerjes së nivelimit të terrenit, u shtrua pista me synimin e ngritjes dhe uljes së avionëve ushtarakë rusë. Më pas u ndërtuan dhe hangarët për strehimin e avionëve, ndërsa në ditët tona po ndërtohen dhomat e qëndrimit për personelin rus. Punimet për rindërtimin e këtij aeroporti, nisën në mesin e muajit gusht dhe vijuan papushim ditë e natë. Mendoj se i tërë aeroporti do të mbarojë brenda disa ditëve”.

“Ndërsa gazetari rus Theodore Karasik (Teodor Karasik) i të së përditshmës arabe të “Arabijes” (Arabëve) në shkrimin e tij pohon se, pasi është këshilluar me një zyrtar të Këshillit të Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Pers, citon se sipas planit rus është krijuar një skuadër 2.000-3.000 vetësh e cila përmban këshilltarë, stërvitës, elementë logjistikë, personel teknik dhe pilotë, të cilët do të përdorin avionë ushtarakë MiG 31”.

BAZA USHTARAKE NË QYTETIN SIRIAN TË TARTUSIT DO TË ZGJEROHET

“Gjithashtu sipas të dhënave vendore të qytezës siriane të Xhebles, të paraqitura nga gazetari turk Mehmet Serimi krahas planit rus për rindërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Basil Esedi” gjendet edhe një plan tjetër paralel mbi zhvendosjen e bazës ajrore ushtarake, të qytezës siriane të Xhebles në qytetin verior sirian të Rimelit, sepseporti i qytetit sirian të Tartusit është i pamjaftueshëm. Kjo është arsyeja kryesore se, përse anijet ushtarake ruse, detyrohen të ankorohen në portin e qytetit sirian të Lazkijes. Ekspertët e aeronautikës ruse mendojnë se, më zhvendosjen e bazës ajrore ushtarake, nga qyteti sirian i Tartusit në qytetin sirian të Rimelit, ky problem do të zgjidhet njëherë e mirë. Për më tepër ekspertët rusë të aeronautikës theksojnë se, pas zhvendosjes së kësaj baze ajrore ushtarake në qytetin sirian të Rimelit, do të krijohej mundësia e qëndrimit sa më të mirë të trupave ruse. Me zhvendosjen e ushtrisë ruse në qytetit sirian të Lazkijes, do të nisë dhe zgjerimi i bazës detare ushtarake të qytetit sirian të Tartusit, e cila do të bëjë të mundur ndërlidhjen e shumë zonave të brendshme siriane, madje gjendet dhe një plan i vjetër për shndërrimin e këtij të fundit në një port ndërkombëtar”.

“Ndërtimi i bazës ajrore ushtarake në qytezën siriane të Xhebles, do të jetë dhe një kundërpërgjigje ndaj pranisë ushtarake amerikane në qytezën turke të Inxhirlikut. Themi se prania ushtarake ruse në shtetin sirian, po ndryshon ekuacionet ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme. Ndërtimi i bazës ajrore ushtarake në qytezën siriane të Xhebles, do të ketë ndikimet e saj të drejtpërdrejta në konfliktin sirian. Tanimë të tërë ne e dimë se baza e radarëve rusë, vëzhgon lëvizjet e opozitarëve sirianë, të mbështetura nga shteti turk. Sipas të dhënave të gazetarit francez me prejardhje armene Thierry Meyssanit (Tieri Mejsonit) ka një kohë të gjatë që shteti rus, u sjell pamje satelitore shtetit sirian dhe mbledh të dhëna mbi lëvizjet e mundshme të shteteve të fuqishëm perëndimorë. Ndërtimi i bazës ajrore ushtarake në qytezën siriane të Xhebles, do të bëjë të mundur rritjen e ndikimit dhe të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë tështetit rus në konfliktin sirian”.

“Por gjithashtu planet e shtetit rus, kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me planet e shtetit turk mbi ndërtimin e “zonës së sigurisë”. Shteti turk ka konsumuar fuqinë e tij ushtarake, kundër terroristëve kurdë të P.K.K.-së (Partisë Komuniste të Kurdistanit) që nga 24 korriku i këtij viti, por megjithatë dëshira e zjarrtë mbi ndërtimin e “zonës së sigurisë” nuk është shuar ende. Shteti turk po e përdor dramën e përjetuar të refugjatëve sirianë, të mbetur fillikat udhëve të qyteteve europiane, si një arsyetim për të nisur krijimin e saj. Jo më larg se java e shkuar, kryeministri turk Ahmet Davutoğlu (Ahmet Dautollu), duke folur mbi mbytjen vogëlushit sirian 3 vjeçar Ejlan Kurdit, në ujërat e Detit Mesdhe citoi: “Ne në këto 4 vitet e fundit jemi orvatur që të bindim Bashkimin Europian, mbi ndërtimin e “zonës së sigurisë”, e cila do të ruajë nënshtetasit sirianë. Trupi i pajetë i vogëlushit sirian Ejlan Kurdit është paralajmërimi i fundit i saj”.

“Ndërsa udhëheqësit europianë po përballen me krizën e refugjatëve sirianë, kryeministri britanik David Cameron (Dejvid Kemerën) shpreh: “Ne duhet të dërgojmë ushtrinë britanike, për ndërtimin e zonave të sigurisë me synimin e parandalimit të ardhjes së fluksit të refugjatëve siriane në shtetet europiane”, duke nënkuptuar ndezjen e dritës së gjelbër për të vënë në lëvizje kryeqytetin turk Ankaranë. Por natyrisht pa arritur bindjen e Sh.B.A.-së dhe pa gjetur partnerë të gatshëm për të zbritur në trojet siriane, plani i shtetit turk është i detyruar të presë. Ndezja e dritës së gjelbër britanike, nuk është e mjaftueshme për zbatimin njëpalësh të këtij plani nga qeveria turke. Shtimi i pranisë ushtarake ruse, në shtetin sirian ndikon drejtpërdrejtë si në interesat e shtetit turk, ashtu dhe në interesat e shtetit izraelit, i cili herë pas herë shkel hapësirën ajrore siriane duke bombarduar pika nevraligjke të ushtrisë shtetërore siriane. Sipas të së përditshmes libaneze “Ahbar” (Lajmet) shtimi i pranisë ushtarake ruse në shtetin sirian, do të mbyllë përgjithmonë shkeljen e hapësirës ajrore siriane me aionë e asaj ushtarkë dhe se shteti izraelit tanimëdo të do ë përballet me je ëreisencë më të fuqihme në trojet e tij jugore”.

“Prania ushtarake ruse ndonëse ka për synim stërvitjen dhe shtimin e radhëve të ushtrisë shtetërore siriane, kërkimin e udhëve për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit sirian, luftimin e organizatës terroriste të pafe të ISIS-it (Shteti Islam i Irakut dhe i Sirisë) por synimi i vërtetë i saj,është një plan afatgjatë ushtarak dhe strategjik mbi shtetin sirian. Shqetësimi dhe kundërpërgjigja e menjëhershme amerikane, tregon shumë qartë se kryeqyteti amerikan Uashingtoni, i kam marrë seriozisht lëvizjet e fundit ushtarake ruse në shtetin sirian. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest (Xhosh Irnest) shpjegoi: “Këto hapa të rrezikshëm rusë mund të çojnë në shtimin e radhëve të të humburve sirianë, shtimin e rrjedhës së refugjatëve sirianë në shtetet europiane dhe rritjen e rrezikut të mospërballjes së luftimit kundër organizatës terroriste të ISIS-it!”

“Ministri i jashtëm amerikan John Kerry (Xhon Kerri) i ka përcjellur paralajmërimet e qeverisë amerikane, homologut të tij rus Sergey Lavrovit (Sergej Lavrovit). Për më tepër Uashingtoni zyrtar, i ka kërkuar me këmbëngulje shteteve bullgare dhe greke, mbylljen e hapësirës së tyre ajore ndaj avionëve ushtarakë dhe transportues rusë. Ministri i jashtëm grek Konstantinos Koutras kakërkuar anulimin e lejeve të fluturimit të avionëve ushtarakë dhe transportues rusë mbi hapësirën ajrore greke, nga datat 1-24 shtator me kërkesë të qeverisë amerikane. Ndërsa shteti bullgar ka ndaluar tërësisht përdorimin e hapësirës së tij ajrore, për avionët ushtarakë dhe transportues rusë. Por Republika Islame Iraniane, ka lejuar plotësisht përdorimin e hapësirës së saj ajrore, për fluturimin e avionëve ushtarakë rusë, duke anashkaluar kështu hapësirat ajrore të shteteve bullgare dhe greke. Edhe kryeqyteti irakian i Bagdadit, ka mbajtur të njëjtin qëndrim me ata të Republikës Islame Iraniane duke lejuar fluturimin e avionëve rusë.Pra këtu kemi të bëjmë me një manovër ruse, në itinerarin Iran-Irak. Lërmëni që t’iu citoj faktin se nga tetori i vitit 2012, kur zyrtarët turq ndaluan dhe kontrolluan avionet rusë, këta të fundit nuk e parapëlqejnë më fluturimin mbi hapësirën ajrore turke”.

“Shtimi i pranisë ushtarake ruse në shtetin sirian, po nxit këtë të fundit që të kërkojë një zgjidhje për konfliktin. Shteti rus ka një kohë të gjatë, që merret me luftën kundër terrorit dhe me çështjen e “krijimit të një opozite të shendetshem siriane”. Presidenti rus Vladimir Putin para një jave, në një deklaratë për shtyp citoi: “Ne synojmë krijimin e një lloj koalicioni ndërkombëtar, më qëllimin e luftimit të terrorit dhe ekstremizmit.Presidenti siran Beshar Esedi, pajtohet me këto ndryshime politike, deri në atë nivel sa të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zhvillimin e bisedimeve me të ashtuquajturën opozitën e “shëndetshme” siriane dhe përfshirjen e kësaj të fundit në qeveri.Ne jemi duke planifikuar mundësi dhe variante të ndryshme mbi zgjidhjen e konfliktit sirian, por një përfshirje ushtarake e kryeqytetit rus të Moskës, nuk bën pjesë në planet tona”.

“Si përfundim themi se,me shtimin e pranisë ushtarake ruse në rajonin e Lindjes së Mesme, kryeqyteti rus Moska, po kryen lëvizje të njëspasnjëshme në fushën e shahut politik në arenën ndërkombetare synimin e fuqizimit të aleatit të saj sirian, kur të ulët nëtryezën e bisedimeve, riformësimin e status kuosë të shtetit rus, në bazë të interesave dhe përfitimeve të tij. Analistët politikë, të cilët janë të mendimit se presidenti rus Vladimir Putin, është tëpër i zënë me konfliktin ukrainas dhe e ka harruar çështjen e shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme gabohen rëndë!”



Burimi : Radikal

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...