Sh.B.A.-ja e Hëngri Karremin Rus!

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Shta. 29, 2015, mesnatë

“Sipas të përditshmes turke “Rasthaber” (Lajmi i Rastit) në ditët tona Sh.B.A.-ja, e ka të vështirë të detyrojë bashkësinë ndërkombëtare, që të veprojë kundër sferës së ndikimit rus, mbi kushtëzimin e shtetit sirian. “Dalja e vetme e nderit” për qeverinë amerikane është pranimi i bashkëpunimit me qeverinë ruse, mbi parandalimin e përplasjes me këtë të fundit”.

“Kjo lëvizje e guximshme ruse në shtetin sirian, po orvatet që t’ua gëlltisë dhe t’ua tresë karremin rus shteteve amerikane dhe izraelite, të cilët për një kohë të gjatë ishin aktorët kryesorë, të politikës së jashtme në rajonin e Lindjes së Mesme”.

“Pas 18 muajsh ndërprerje, si pasojë e pushtimit të shtetit rus, të shtetit ukrainas dhe aneksimit të Gadishullit të Krimesë, Sh.B.A.-ja iu rikthye bisedimeve me qeverinë ruse, me synimin e ndalimit të dërgesave të armëve në shtetin sirian. Sipas qendrës ushtarake amerikane të Pentagonit, qëllimi i këtyre bisedimeve mes dy superfuqive, është parandalimi i keqkuptimeve dhe përplasjeve amerikano-ruse mbi hapësirën ajrore dhe detare siriane. Në bisedën telefonike 50 minutëshe, të zhvilluar tëpremten e shkuar, mes dy ministrave të mbrojtjes atij amerikan Esh Karterdhe atij rus Sergej Shojgu, u vendos mbi krijimin e mekanizmit ushtarak të përbashkët. Me sa duket qendra ushtarake amerikane e Pentagonit, ka lëshuar terren ndaj shtetit rus, duke pranuar me këtë orvatje bashkërendimin e forcave ushtarake të përbashkëta. (Natyrisht shteti rus, me lëvizjen e tij të guximshme në shtetin sirian, i ka mbyllur njëherë e përgjithmonë llogaritë e tij në shtetin ukrainas, duke zgjeruar fuqishëm kufinjtë e bisedimeve).

“Por asshteti izraelit, nuk mbeti pas në këtë drejtim, sepse të hënën e shkuar kyeministri izraelit Benjamin Netanjahu, ndonëse me përtesë kreu një vizitë zyrtare, në kryeqytetin rus të Moskës. Presidenti rus Vladimir Putin, arriti të thyejë qëndrimin “mendjemadh” të kryeministrit izraelit, duke e detyruar këtë të fundit që të pranojë “krijimin e mekanizmit ushtarak të përbashkët”. Kreu i Kremlinit rrëzoi me mjeshtëri aludimin e pacipë tëkreut të shtetit cionist se “shteti sirian dhe ai iranian po orvaten që të hapin një front të dytë, kundër shtetit izraelit në Kodrat Siriane të Xheuelanit” duke iu kundërpërgjigjur se “shteti sirian është tepër i zënë me ruajtjen e tërësisë tokësore të shtetit të tij dhe nuk është në gjendje që të hapë një front të dytë”. Nëpërfundim të bisedimeve,mes kryeministrit izraelit dhe presidentit rus, u vendos krijimi i mekanizmit ushtarak të përbashkët, me synimin e paradalimit të keqkuptimeve dhe përplasjeve izraelito-ruse”.

“Sipas planit të përbashkët të hartuar, mes shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite Gadi Eisenkotit dhe homologut të tij rus Valeri Gerasimovit,u vendos krijimi i një komiteti icilido të drejtohet rregullisht, nga të dy zëvendëskryetarët e këtyre dy shteteve. Ky komitet i cili do të mblidhet njëherë në çdo dy javë, do të bashkërendojë lëvizjet e përbashkëta ushtarake ajrore, detare dhe veprimet elektromagnetike”.

HAPËSIRA E NDIKIMIT TË SHTETIT IZRAELIT PO NGUSHTOHET

“Sipas këtij plani vizat e kuqe ruse, të cilat shteti izraelit nuk duhet t’i shkelë janë:

“Shteti izraelit ka një kohë të gjatë që bën fjalë, për përcaktimin e vizave të kuqe mbi konfliktin sirian:

 

1.      “Shteti izraelit, do të kundërpërgjigjet ushtarakisht në rast se, goditet nga një predhë, raketë ose  antitank”.

2.      “Shteti izraelit, do të ndalojë dërgesat e armëve, drejt Lëvizjes së Hizbullahut Sirian”.

 

“Numri një i regjimit të Tel Avivit, ua kujtoi përcaktimin e këtyre vizave të kuqe dhe numrit një të diplomacisë ruse, por unë personalisht jam i mendimit se, ky i fundit nuk i ka kundërshtuar shkeljen e këtyrevizave të kuqe. Unë mendoj se shkaku i rënies së këmbanave të alarmit izraelite, nuk është mavijosja ose nxirja e shkeljes së këtyre dy vizave të kuqe, sepse planet izraelite në rajonin e Lindjes së Mesme i tejkalojnë këto. Shteti izraelit që nga viti 2013 deri në ditët tona, i ka kaluar këto viza të kuqe, duke minuar trojet kufitare me shtetin sirian dhe duke bombarduar drejtpërdrejtë objektivat ushtarakësirianë”.

 

“Shteti cionist, i cili sodiste me ëndje dhe dëshirë, epokën kur era e pushtetit frynte kundër regjimit sirian, duke u paraqitur si një shtet asnjanës, papritur duke nisur që nga viti 2013 nisi të bëhej një shtet pjesëmarrës në konfliktin e armatosur sirian. Arsyeja kryesore e kësaj pjesëmarrje, ishte zbarkimi në fushëbetejë i Lëvizjes së Hizbullahut Sirian dhe mbledhja e ushtrisë shtetërore siriane. Shteti izraelit nuk mbeti as duarlidhur dhe as këmbëkryq, përballë këtij ndryshimi politik, por armatosi të tërë grupet terroriste përgjatë tërëtrojeve tëkufirit izraelito-sirian,në Kodrat Siriane të Xheuelanit, duke nisur që nga organizata terroriste e Nusrës, e cila është në vartësi të Elkaides dhe deri tek ISIS-i. Ushtria izraelite, synonte shkatërrimin e bazave dhe garnizoneve ushtarake siriane, lehtësimin e përparimit tëitinerarit të grupeve të armatosura terroriste, bombardimin e pikave nevralgjike të ushtrisë shtetërore siriane, armatosjen dhe krijimin e kushteve dhe mjeteve rrethanore dhe logjistike, sigurimin e ndihmës teknike dhe mjekimin e të plagosurve të këtyre organizatave terroriste. Për më tepër shteti izraelit,nisi shpimet tokësore me synimin e nxjerrjes sënaftës, në Kodrat Siriane tëXheuelanit”.

“Në ditët e sotme, zbarkimi i ushtrisë ruse në rajonin e Lindjes së Mesme, do të vështirësojë kryerjen e operacioneve të fshehta ose të tërthorta të ushtrisë izraelite. Avionët ushtarakë izraelitë, tanimë kur të ulenduhet të bëjnë llogaritë, me pajisjet dhe sistemet e radarëve të zhvilluar rusë”.

“Kundërshtimi i ushtrisë izraelite, buron nga fakti se shtimi i pranisë ushtarake ruse, në rajonin e Lindjes së Mesme, do të mundësojë fuqizimin dypalësh politik dhe ushtarak të mëtejshëm si të shtetit rus ashtu dhetë Republikës Islame Iraniane, madje dhe të Lëvizjes së Hizbullahut Sirian. Por nëse do të vështrojmë të njëjtën çështje nga kryeqyteti sirian i Damaskut, arrijmë në një përfundim shumë mëndryshe, nga ai i frikrave të rreme të regjimit të kryeqytetit izraelit të Tel Avivit. Pohojmë se nëse regjimi sirian, synon daljen nga konflikti, parapëlqen që dora e zgjatur për ndihmë të jetë ruse dhe jo iraniane. Arsyet kryesore të këtij parapëlqimi janë:

“Qëndrimet dhe synimet politike dhe ushtarake të shtetit rus dhe atij iranian, mbi politikën e rajonit të Lindjes së Mesme janë të ndryshme. Politikanët sirianë në njërën anë, ndonëse janë falenderues dhe mirënjohës ndaj Republikës Islame Iraniane, nuk duan që në një të ardhme të afërt kryeqyteti iranian i Teheranit, të shtojë ndikimin e tij politik dhe ushtarak mbi çështjet e brendshme siriane, (ndonëse politikanët iranianë këmbëngulin se, nuk kanë këtë qëllim). Ndërsa në anën tjetër, ndonëse shteti rus është njëaleat i fuqishëm i shtetit sirian, ndikimi i tij mbi çështjet e brendshme siriane është i kufizuar”.

1.      “Garancitë e dhëna të kryeqytetit rus të Moskës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kanë shumë vlerë”.

2.      “Ndërsa ushtria ruse, ka cilësinë e përçarjes së frontit kundër presidentit sirian Beshar Esedit, ushtria iraniane ka vetinë e shtimit të frontit kundër tij”.

“Ne duhet të kemi parasysh faktin se, një parapëlqim i tillë ashtu siç nuk nënkupton krijimin e një gare ruso-iraniane, nuk nënkupton as se kryeqyteti sirian i Damaskut, do të jetë mosmirënjohës ndaj kryeqytetit iranian të Teheranit. Ne nuk duhet të harrojmë faktin se shteti rus dhe ai iranian, i kanë bashkërenduar veprimet e tyre politike dhe janë të njëzëri, në shumë çështje rajonale dhe ndërkombëtare”.

ANA THITHËSE E TENSIONIT TË STRATEGJISË RUSE

“Shteti rus, duke vendosur mbi krijimin e mekanizmit ushtarak të përbashkët, bashkë me qeverinë amerikane dhe atë izraelite, ka bërë të mundur thyerjen e kundërshtimit ndërkombëtar, në planet politike dhe ushtarake të kryeqytetit rus të Moskës. Kjo është një qasje e cila thith tensionin, deri në atë nivel sa ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer, kundërshtoi qëndrimin e homologut të tij amerikan Xhohn Kerrit dhe duartrokiti qëndrimin e kryeqytetit rus të Moskës, në vizitën e tij zyrtare të datës së 20 shtatorit, në kryeqytetin gjerman të Berlinit, duke cituar se “Ne jemi të kënaqur nga shtimi i pranisë ushtarake ruse, brenda rajonit të Lindjes së Mesme”.

“Në njërën anë, rreziqet e krijuara nga loja e pacipë e shteteve të fuqishëm perëndimorëme synimin se, ndryshimi i pushtetit në shtetin sirian, mund të arrihet me anë të grupeve te armatosura terroriste dhe në anën tjetër, trysnia e shtuar e dyndjeve dhe valëve të refugjatëve sirianë, të cilët kanë marrë dhenë në kryeqytetet e shteteve të fuqishëm perëndimorë në javët e fundit, ka bërë të mundur zbrapsjen e kundërshtimevetëmundshme të lëvizjes së guximshme ruse”.

“Një arsye tjetër, e cila ka ndikuar në humbjen e epërsisë politike dhe ushtarake të shteteve të fuqishëm perëndimorë mbi shtetin sirian, ishte lindja e një epoke të re marrëveshjeje dhe paqjeje me Republikën Islame Iraniane. Ministri i bujqësisë i shteti francez, si njështet anëtar i Bashkimit Europian, i cili mbronte fuqishëm ndërhyrjen ushtarake në shtetin sirian, pas marrëveshjes dhe paqes me Republikën Islame Iraniane, javën e shkuar vizitoi kryeqytetin iranian të Teheranit, së bashku me 150 biznesmenë francezë. Këta të fundit, arritën të hapin një zyrë tregtie në kryeqytetin iranian të Teheranit, ndërsa ata të cilët mallkonin Republikën Islame Iraniane, si pasojë e mbështetjes së dhënë ndaj regjimit sirian, tani kanë ndryshuar mendim dhe qëndrim 360 gradë”.

“Për të disatën herë, plani i shtetit turk për ndërtimin e “zonës së sigurisë” në shtetin sirian, mbeti në letër sepse shteti turk, nuk zotëron fuqinë e duhur politike dhe ushtarake, për të bërë të mundur thyerjen e vullnetit të hekurt të shtetit rus. Ministri i jashtëm turk Feridun Sinirlioğlu, i cili në datën 17 shtator vizitoi qytetin turistik rus të Soçit, me synimin e shpalosjes së ankesave dhe shqetësimeve turke, ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrovit, mori si përgjigje se presidenti sirian Beshar Esedi, i cili është dhe kryekomandanti i ushtrisë shtetërore sirane, po lufton kundër terrorit. Ushtria shtetërore siriane, ka fituar një përvojë të madhe mbi operacionet ushtarake tokësore dhe se kjo e fundit, nuk mund të mbyllë sytë ndaj rrezikut të dukshëm, të organizatës terroriste të ISIS-it. Unë personalisht jam i mendimit se dhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili të mërkurën e shkuar priti në një takim zyrtar, homologun e tij turk Rexhep Tajjip Erdoğanin, me rastin e nisjes së ceremonisë së Xhamisë së Madhe në kryeqytetin rus të Moskës, do të mbajë një qëndrim të palëkundur.Arsyeja është shumë ethjeshtë, sepse politika e jashtme e shtetit rus, është rezistente ndaj flakëve te kashtës!”

“Sipas shtetit rus, janë përmbushur kushtet për ndryshimin e pushtetit, në shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme. Për më tepërshteti rus, zotëron të tërë argumentët e duhur politikë dhe ushtarakë për të bindur homologët e tij perëndimorë. Ja pra dhe argumenti më optimist, i frontit i hapur të “Grupit të Miqve të Sirisë” në arenën ndërkombëtare, nga shtetet e fuqishëm perëndimorë, mbeti në letër nga lëvizja e guximshme dhe e zgjuar ruse”.

“Ndonëse zyrtarët rusë, si pasojë e ruajtjes së fshehtësisë, nuk mund të pranojnë se po ndërtojnë një bazë ushtarake ajrore në aeroportin ndërkombëtar “Basil Esedi” në qytetin sirian të Ladhkijes, të tëra zhvillimet e fundit politike dhe ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme, logjikisht dhe rrjedhimisht të çojnë të mendosh të kundërtën”.

“Sipas të përditshmes amerikane “The New York Times” (Kohërat e Nju Jorkut) vetëm në fundjavën e shkuar,në aeroportin ndërkombëtar “Basil Esedi” në qytetin sirian të Ladhkijes, janë ulur 28 avionë ushtarakë rusë, nga të cilët 12 ishin SU-24 “Fencer” (Skermisti), 12 ishin SU-25 “Frogfoot” (Këmba e Bretkosës) dhe 4 ishin “Flanker” (Krahu). Kjo e përditshme vijon më tej duke thënë se, janë ulur dhe 15 avionë transportues dhe sulmues rusë. Për më tepër ndodhen dhe dy ose tresisteme mbrojtëse SA-22, si dhe personeli i avionëve pa pilot. Kjo e përdithme mbaron duke cituar sepersoneli ushtarak rus, i cili punon në këtë aeroport është 2.000 vetësh”.

“Ashtu siç shihet qartë, me zbritjen në fushëbetejë të ariut të madh rus,rrjedha politike dhe ushtarake e ngjarjeve, në rajonin e Lindjes së Mesme, ka marrë një drejtim tjetër. Ja pra ky është dallimi mes shkruesve të historise dhe vrojtuesve të historisë!”



Burimi : Rasthaber

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...