Emirati i radhës në Idlib; një trashëgimi e keqe

nga Fehim Taştekin | Publikuar në Dhj. 29, 2016, 8:08 a.m.

Idlibi është një shembull konkret i modelit të ëndrrave që organizatat e xhihadistëve kishin thurur për të shndërruar Sirinë. Pas Aleppos, sytë janë hedhur nga ky vend dhe nga Turqia, që është i barabartë me ferrin.

“Emirati i Al Kaidës në Idlib” është një dhuratë që liderët e Turqisë, Katarit dhe Arabisë Saudite i kanë lënë këtij rajoni. Idlibi është qyteti që i ka bërë të gjithë të flasin rreth tij, duke qënë se pritet të jetë vendi në rradhë pas Aleppos.

Në këtë shkrim do t’i referohemi shkurtimisht si “Urdhri i Al Kaidës” sepse dy pjesët që formësojnë Ushtrinë Fethi, Fronti Nusra (Fronti Fethi i damaskut) dhe Ahraru’sh Damask janë thjesht dy zgjatime të Al Kaidës me ngjyresa të ndryshme që ndodhen në rajon. Të dyja këto fronte kanë krijuar kadro të vjetra të Al Kaidës; njëra prej tyre i ndau rrugët nga ISIS-i dhe është nënshtruar nën udhëheqjen e Al Kaidës, ndërsa tjetra edhe pse i përmbahet të njëjtës mendësi me Al Kaidës, megjithatë nuk kanë mbajtur lidhje organizative. Ky është versioni ‘i zgjuar’ i xhihadit Ahrar të selefizmit. Fronti Nusra dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e kanë parë si veten si një urëlidhëse, kanë fituar pëlqimin e Turqisë dhe Katarit me qëndrimin e tyre të “selefive modernë”, ndërsa organizata të tjera kanë zgjedhur që të jenë aleatë të gjetjes së një zgjidhjeje në sytë e perëndimorëve. Megjithatë, pavarësisht rrugës së mesme që kanë zgjedhur, nuk kanë arritur që në brendësi të vetë kësaj organizate të mund të shuajnë përplasjet mes atyre që duan t’i bashkohen Frontit Nusra dhe atyre që konsiderohen si modernë të cilët  për të garantuar mbrojtjen e perëndimoreve janë të gatshëm të qëndrojnë larg Al Kaidës.

***

Idlibi është vendi më i duhur që me mënyrën si është katandisur  tregon se në çfarë grade është përfshirë Turqia për të plotësuar aventurat e saj për të vendosur rregull në Lindjen e Mesme.

Le të bëjmë një shëtitje për të parë të shkuarën e afërt: në vitin 2014, kur ISIS-i i eleminoi ortakët e tij, duke e kthyer Rakkan në kryeqendrën e khalifatit të tij, edhe organizatat periferike të Al Kaidës, me qëllim që të pengonin rrëshqitjen nga frontet e xhihadit ia vunë syrin Idlibit për të ndërtuar aty emiratin e tyre. Më 2 mars 2015, Presidenti Tajjip Erdogan dhe Mbreti i Riadit, Selmani bënë një marrëveshje, sipas së cilët ata do të ndihmonin forcat opozitare në Siri, në mënyrë që ato të arrinin në një rezultat të duhur, 22 ditë më pas në veri të Sirisë u krijua Ushtria Fethi nën udhëheqjen e Frontit Nusra dhe Ahrarit, dhe më pas, duke kaluar ilegalisht armë nga Turqia, më 28 mars ata arritën të pushtonin Idlibin.

Gjithashtu, këto dy organizata kanë edhe disa organizata të tjera që qëndrojnë në periferi të tyre. Për shembull, në Xhisru’sh Shugur, gjendet si zëvendësuese e Frontit Nusra, Partia Islame e Turkmenistanit. Edhe Xhundu’l Aksa është përkrah Nusras. Po kështu, mbështetës është edhe Shejhi Abdullah Muhammed el Muhejsini, arabi i cili është mentori i forcave terroriste në Idlib. Levantie ka nxjerrë veten si skena më e rëndësishme që mund të tregohet për Al Kaidën dhe për të githë botën xhihadiste, po kaq sa edhe ISIS-i. Pikërisht për këtë arsye, Al Kaida pati vendosur të dërgonte në Siri disa nga emrat më të rëndësishëm të lidershipit të saj.

***

Gjëja e parë që Nusra bëri në këtë qytet ishte që të rrëzonte statujën e revolucionarit kurt, Ibrahim Henano, i cili ishte udhëheqës në kryengritjet kundër kolonizimit francez. Pasi arriti të merrte kontrollin e qytetit, Nusra ka organizuar një seri të tërë mbledhjesh konsultuese me organizatat e tjera islamike për të krijuar emiratin e saj, por nuk arriti në një vendim të konsoliduar. Lideri i Nusras, Edu Muhammed Xholani, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e aleatëve të tij në lidhje me këtë gjë, vendosi të tërhiqej nga shpallja e emiratit. Megjithatë, edhe pa e deklaruar shprehimisht këtë emirat, de facto e kishte krijuar atë. U krijuan gjykatat religjoze: në Siri u vunë dënime të këtilla të natyrës së sheriatit si goditja me hanxhar, prerja e gjymtyrëve, goditja me gurë, kryqëzimi etj.

Pavarësisht ndryshimeve që kishin mes njëra-tjetrës, Nusra ka mbajtur një politikë të balancuar me të gjitha organizatat e tjera selefiste. Ndërsa përsa i përket modernëve të cilëve ShBA-ja i dha raketa TOW, Nusra ndoqi një rrugë tjetër. Në një kohë të shkurtër, arriti që t’i dëbonte nga Idibi të gjitha organizatat ku perëndimorët kishin varur shpresat e tyre si, Fronti i Revolucionarëve Sirianë, Lëvizja Hazm dhe Tumeni i 13-të.

Tashmë, Idlibi ishte kthyer në qendrën bazë të Al Kaidës në Siri, me anë të së cilës mundohej që t’i mbushte mendjen popullit. Për këtë arsye, ata filluan të tregonin anë pozitive të tyre duke riparuar sistemet elekritke, rrugët dhe kanalizmet ujore, madje deri në ndërtimin nga fillimi i tyre. Në këtë moment, Ahrar dhe Nusra në këtë çështje ishin konkurrente të njëra-tjetrës. Madje kjo konkurrencë, herë pas here është përkthyer edhe në përplasje konfliktuae mes këtyre dy organizatave.

Zotëruesit e rinjë të Idlibit nuk kanë hezituar që gjatë kësaj kohe të shprehin armiqësinë e tyre me ata që nuk janë prej tyre. Alevijntë (sekt i Islamit) kanë qënë gjithmonë në shenjestër. Në fshatin Durzi është kryer një masakër; janë kryqëzuar ata që nuk kanë pranuar që të ndërrojnë fe. Qytezat shiite, Fua dhe Kefraia ishin në shtetrrethim dhe u lanë që të vdisnin nga uria; nuk kanë munguar as raketat e hedhura nga kodrat.

 

***

Nusra nuk e ka vënë territorin që ajo ‘kishte çliruar’ as në pozicion të Koalicionit Kombëtar të Sirisë (KKS), të pranuar nga partneriteti perëdim-gjiri persik. Ky koalicion u mundua që, qeverinë e përkohshme të krijuar në Gazientep ta shpërngulnin në Idlib, por nuk arritën. Megjithatë, Nusra, në mënyrë që të mos ndërpriteshin ndihmat që vinin në këtë rajon lejoi që të krijoheshin komisione vendore të lidhura me këtë koalicion. Shumë organizata ndërkombëtare, duke filluar nga Hëna e Kuqe e Katarit, USAID-i i ShBA-së, Arche Nova gjermane deri tek PAH-u i polonezëvekanë dërguar ndihmat e tyre në zyrat vendore të nëndegëve të KKS-së, megjithatë në fund të fundit, këto mekanizma janë në funksion të shërbimeve publike dhe bashkive nën udhëheqjes së Nusras dhe Ahrarit.

Gjatë kësaj periudhe, janë krijuar disa rrugë kryesore që janë përdorur për të furnizuar këtë emirat nëpëmjet Doganiës Kufitare Xhilvegozy dhe disa kalime të paligjshme në Hataj. Modeli që mund t’i ofronte Tuqia Lindjes së Mesme është i shfaqur pikërisht me modelin në Idlib. Ky është përfundimi që mundi të përftonte duke përdorur gjithë fuqinë e saj, duke vënë kështu edhe veten në rrezik.

Nëse do të kujtojmë, në momentin kur Ushtria Siriane e humbi kontrollin mbi Idlibi, në Ankara kjo ngjarje është komentuar si “një zhvillim pozitiv për revolucionin”. Askush nuk u interesua për të vërtetën e ngjarjeve të ndodhura në Idlib, as për ato që Al Kaida dhe aleatët e saj kanë bërë nën urdhrin e Ushtrisë Fetih. Në momentin që ShBA-ja e përfshi Frontin Nusra në listën e organizatave terroriste, antarët e KKS-së u irrituan dhe u shprehën se “Nusra është pjesë e revolucionit”, madje në një ndër shfaqjet e së premteve ata ishin shprehur se “të gjithë jemi Nusra”. Dhe Erdogani ishte ndër të parët në rradhë që nuk u ndje mirë për përfshirjen e Nusras në listën e terroristëve.

Nusra, pavarësisht se e vazhdonte bindjen e saj ndaj Al Kaidës, me pretestin që revolucioni të mos dëmtohej, korrikun e kaluar e ndërroi emrin e saj në Frontin e Çlirimit të Damaskut, dhe krijoi përshtypjen sikur ishte shkëputur nga Al Kaida. Megjithatë, askush nuk e besoi këtë lëvizje të rremë, e cila është bërë në bashkëpunim të plotë me udhëheqësit e Al Kaidës. 

***

Çdo qytet ka të ndërlidhur si histori të mirë, ashtu edhe të keqe. Edhe Idlibi është i vendosur mbi rrënojat e Mbretërisë Ebla, që njihet si qeveria e parë që kishte krijuar një lidhje të tregtisë globale. Gjatë kërkimeve të viteve 1974-1975, në Idlib janë zbuluar papiruse me shkrime mbi të, që i përkasin periudhës 2400 vjet para lindjes së krishtit. Është zbuluar se Bulgutë kanë qënë një ndër qënrdat e qytetërimeve më të rëndësishme të vendosura ndonjëherë në Idlib. Bota është kthyer në një vend ku ata që janë lart i përçojnë ata që janë poshtë.

Ndërsa, përsa i përket zhvillimeve në qytet:

– Idlibi ndodhet mes autostradës Damask-Aleppo dhe linjës Aleppo-Lazkije.

– Idlibi gjendet në pjesën kufitare të Turqisë, në Hataj. Për këtë arsye është pikërisht vendi që ka mundësuar logjistikën e nevojshme për të mbështetur furnizimin nga jashtë Sirisë. Vetë lidhja e grupeve të armatosura të mbështetura nga aleanca Perëndim-Gjiri Persik me pjesën tjetër të botës bëhet nëpërmjet kësaj rruge.

– Idlibi është gjithashtu një kanal nga ku ushqehet fronti i Aleppos.

– Ata që morën nën kontroll Idlibin, kanë fituar gjithashtu një avantazh për të ushtruar presion mbi rajonin Hama në jug.

– Edhe sulmet e drejtura Lazkijes, vendit më të rëndësishëm të linjës së Detit Mesdhe, të cilin qeveria siriane po mundohet të mos e lëshojë në asnjë mënyrë, vijnë nga Idibi.

– Ashtu si Rusia ka ndërtuar një bazë ajërore pranë Lazkijes, organizatat në Idlib janë rreshtuar për të sulmuar.

***

Kjo situatë është krijuar në mënyrë që sa më shpejt me udhëheqjen e Rusisë, Siria të mund të neutralizojë rrezikun që vjen nga Idlibi.

Që në dhjetor të vitin 2012, Rusia kur mori në dorë për herë të parë listën e organizatave terroriste e akuzoi ShBA-në se po luante lojë të dyfishtë me Frontin Nusra. Shtetet e bashkuara, pavarësisht se herë pas here e kanë marrë në shenjestër edhe Nusrën gjatë sulmeve ngaj Grupit Horosan, kanë ndjekur një politikë ku e kanë përqëndruar luftën e tyre ndaj terrorizmit vetëm tek ISIS-i, duke e lënë kështu Al Kaidën në plan të dytë. Marrja në shenjestër e Nusras do të thoshte goditje shumë e fortë kundrejt kryengritjeve të armatosura. Kjo është arsyeja pse SHBA-ja ka luajtur lojë të dyfishtë.

Tashmë të githë janë kuriozë të dinë se çfarë rruge do të zgjedhë Rusia në  lidhje me Idlibin, duke marrë parasysh se së fundmi ka arritur të rregullojë deri në një pikë marrëdhëniet. Adresa e re e grupeve të armatosura të cilat janë nxjerrë gjatë armëpushimit nga Damasku, Aleppo, Hama dhe Humusi është Idlibi. Pra, këtu bëhet fjalë për dendjen e luftëtarëve të armatosur. Lufta këtu do të jetë e ndryshme nga të gjitha të tjerat.ndikueshmëria e saj do të ndihet fuqishëm edhe në Turqi.

A do ta mbrojë Ankaraja emiratin e Idlibit? A i ka mbetur më ndonjë shans që pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, ajo të mund t’i bëjë lojra Rusisë në Siri? Nuk duket se i ka mbetur ndonjë alternativë e këtillë.



Burimi : Gazete Duvar

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...