Produkti i Zhurmës së Panevojshme

nga Fehim Taştekin | Publikuar në Mars 17, 2017, 1:28 a.m.

Rrethet shoqërore konservative-nacionaliste mund të jenë duke përjetuar krenarinë se i kanë treguar vendin Evropës duke kryqëzuar portokallin. Megjithatë, kjo dehje e tyre nuk mund ta ndryshojë faktin se tashmë Turqia shihet si një “problem”. Dhe kjo nuk vlen vetëm për aktorët evropianë, edhe zyrtarët e ShBA-së po e ruajnë të thonë opinionin e tyre pas referandumit të 16 prillit, për të mos e ndikuarë atë.

Tirania në vetvete nuk e njeh turpin. As nuk mund të ketë turp. Edhe kapitalin e ka të paturpë. Pasi i vënë flakën marrëdhënieve miqësore që i kanë rrënjët prej qindra viteve në të shkuarën, kërkojnë edhe të kenë përfitime. Thuhet se, falë krizës diplomatike që po përjetohet me Evropën duke u acaruar shumë e më shumë është arritur që të rritet numri i votave “PO” në referandum me 1 deri në 2 pikë.

Trashëgimia që kjo udhëheqje i ka lënë literaturës politike turke është  parecedentë dhe e pazëvendësueshme.

Ka përdorë çdo që që mundte në favor të saj.

E konsumoi çëshjen Palestineze.

E konsumoi edhe ngjarjen e protestave tragjike të Egjiptit me shenjën Rabia.

Në Siri kanë konsumuar çdo abuzim të munshëm.

Për të arritur pushtetin absolut ka përfituar sa ka mundur edhe duke përdorur organizatën e njohur tashmë si FETO.

Para grushtit të shtetit u manipulua, më pas u përdorë dhe ende vazhdon të përdoret.

Armiqësisë kundër kurdëve i erdhi fundi, terrori shtetëror ka rifilluar të përdoret si një mjet për interesat politikë. I është hapur luftë fronit të paqes!

Thënë ndryshe, pushteti ka përparuar shumë drejt një lufte me “armikun e brendshëm”

Duket se të gjitha këto nuk kanë qënë të mjaftueshme për të marrë “Po-në” përderisa i erdhi rradhe edhe “armikut të jashtëm”.

Akuzat dhe kërcënimet fluturojnë në ajër si kurrë më parë. Diplomacia ka dalë nga binarët. Kjo diplomaci që upozohet të qetësojë situatën sa herë që politika i kalon kufinjtë, duket se është verbuar.

***

Gjatë trajtimit të kësaj krize, nuk do t’i futemi pjesës së standardit të dyfishtë dhe kontradiktave të Evropës. Megjithatë, gjithësesi nuk do ta injorojmë këtë të vërtetë para syve duke u nisur nga fakti se cila palë është më e gabuarë.

Kryeministri i Hollandës, Mark Rutte e ka shprehur pafuqinë e tij duke thënë “Të biesh pre e lojës së Erdoganit”, ndërsa habinë e tij e ka shprehur duke thënë se “Jam bërë pjesë e një skenari të gabuar”. Nëse ai nuk reagon kundrejt Erdoganit, atëherë do të bëhet pjesë e filmit që po bën ekstremisti i djathtë Geert Wilders. Sigurisht duke mos dashur që t’i japë më shumë material për të komentuar ekstremistëve të djathtë, duke ndërhyrë me forcë me qen e me mace gjatë protestës së turqve i dha edhe më shumë mundësi Wilders për të komentuar.

Një ndër faktorët më të rëndësishëm që kanë çuar në degradimin e këtillë të situatës është pikërisht loja jo ee ndershme që Evropa ka luajtur deri më tani. Ashtu si, Britania e Madhe që prej Luftës së Dytë Botërore me politikën e saj pozitive, kur ka luajtur rolin  tre majmunëve (që nuk shohin, dëgojnë dhe flasin) gjatë kohës që Adolf Hitler sa vinte dhe fuqizohej, edhe BE-ja ka qëndruar e heshtur përballë faktit që regjimi diktatorial sa ka ardhur e është shtuar në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdoganit, në mënyrë që ta shantazhojë Evrpoën ka përdorur rrugë të këtilla si kërcënimin për krijim e marrëdhënieve me Rusinë dhe kërcënimmin se “do të hapë dyertë për të vërshuar multexhinjtë”. Duke u ndikuar nga ky kërcënim, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel që e ka prirë këtë marrëveshje dhe udhëheqës të tjerë të BE-së me qëllim që të ndalonin fluksin e refugjatëve dhe rritjen e radikalizimit vendosën që të vazhdonin aleancën e tyre me Erdoganin.

E megjithatë, Erdogani nuk diti që të ndalonte. Kur ai e pa që lufta e brendshme që kishte filluar nuk ishte e mjaftueshme që grupimet nacionaliste të thonë “Po” në referandum, vendosi që të përdorte edhe njëherë zhargonin “armiqtë e jashtëm” i cili gjithmonë ka funksionuar për këtë pjesë të shoqërisë. Transferimi i ndarjeve të skajshme të përjetura në Turqi deri në brendësi të Evropës, zbulimi i aktiviteteve të spiunazhit që zhvillonin në Gjermani imamët e Komunitetit Mysliman Turk si dhe arrestimi i gazetarit të Die Welt, Deniz Jyxhel dhe shpallja e tij si agjend gjerman kanë qënë ngjarjet e fundit që e kanë mbushur kupën. Merkel e kuptoi që nuk mund t’i mbante edhe më gjtë ekstremistët e djathtë ndaj akuzave si nazistë dhe rritjes së nazizmit nga Erdogani, kështu që vendosi që të prishte heshtjen.

Madje edhe përpara se të mbërrihej deri në pikën e Deniz Jyxhelit, ishte e bërë tashmë e qartë se BE-ja nuk do të vazhdonte të heshte vetëm për shkak të angazhimeve të përbashkta që Turqia ka me institucionet e BE-së dhe me Këshillin e Evropës.

– Duhet që të rikujtohshin vrasjet që policia turke ka kryer gjatë protestave të mëparshme në Gezi dhe përgjegjësinë që Turqia ka për këto vrasje.

– Ndërsa kaosi dhe paligjshmëria sa vijnë e rriten, ndërsa sistemi gjyqësor e ka humbur pavarësinë e tij dhe policia është shndërruar në një milici në funksion të partisë AKP duhet të ishin bërë tematika në tryezat e BE-së.

– Ndërsa Suri, Nusajbini, Xhizre dhe vende të tjera të ngjashme po shkatërroheshin, ndërsa njerëzit digjeshin në bodrume, ndërsa trupat e fëmijëve të vdekur u dorëzohheshin nënave të tyre në thasë si copa mishi, ndërsa prindërit fusnin në frigoriferë trupat e fëmijëve pa jetë që të mos lëshonin erë, ndërsa më shumë se 500 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë dhe OKB-ja i përshkruan këto ngjarje si “një pamje nga fundi i botës” duhet të ishte thënë ‘stop’.

– Ndërsa po arrestohen me dhjetra mijëra njerëz pa asnjë bazë ligjore, ndërsa janë shkarkuar nga puna 121 mijë persona nga administrata publike, ndërsa dëboheshin nga universitetet 4180 akademikë, nuk duhej kthyer koka nga ana tjetër.

– Ndërsa 62 gazeta, 18 televizione, 24 radio dhe 4 agjenci lajmesh po mbyleshin dhe ku mbetën të papunë 10 mijë persona, u arrestuan 157 gazetarë dhe u dëbuan nga puna 2708 gazetarë nuk duhet të mbeteshin në heshtje.

– Ndërsa u arrestuanë 10 mijë persona antarë të partisë HDP dhe praktikisht partia u paralizua u arrestuan 13 deputetë duke burgosur kështu votën e lirë të 5 milionë njerëzve dhe ndërsa po vidheshin të gjitha bashkitë e HDP-së nuk duhet të vazhdohej sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

– Ndërkohë që në BE organizatat civile shihen si një gjë për t’u lartësuar, duhet të ishte bërë diçka në lidhje me mbylljen e KHK-së dhe 2800 organizatave të tjera civile.

– Parlamenti Evropian nuk ka mundur t’i dalë zot as reporterit të tij, Kati Piri. Kur Piri nuk u pranua që të hynte në Turqi dhe u komentua si një mbështetës i terrorizmit nuk duhet të anashkalohej kjo situatë.

Pavarësisht gjithë kësaj situate të agravuarë BE-ja vazhdoi të luante rolin e tre majmunave; për interesat e veta Evropa preferoi që t’i duronte shantazhet e Erdoganit.

Ah sikur të gjitha këto të mos prisnim nga BE-ja, por t’i shpresonim nga njerëzit tanë, partitë tona, nga vetë organizatat tona civile. Sikur të ishim ne ata që e shohin veten si përgjegjës për t’i dhënë fund gjithë kësaj. Për fat të keq, për sa kohë ne vetë nuk e bëjmë këtë gjë as e keqja nuk ka për të marrë fund.

***

Disa nga përmasat e krizës evropiane shtrihen edhe deri në Turqi.

Ashtu si vetë ndalimi i AKP-së në vitin 2008 kundër propagandës së jashtme ishte një thikë për vetë atë...

Ashtu si fushata që kryeministri dhe deputetët e tij po bëjnë me lekët e popullit për të thënë “Po” në referendum...

Ashtu si ambasadat dhe konsullatat janë shndërruar në vende për miting...

Ashtu si misionet diplomatike kanë dalë nga qëllimi i vërtetë dhe përdoren për qëillime partiake...

Ashtu si turpi me të cilin jemi detyruar të jetojmë për shkak të situatës në të cilin gjendet vendi ynë...

Në Evropën nga ku u thoshin antarëve të AKP-së “Edhe këtu doni të na arrestoni, këtu nuk është Turqi”, pas ngjarjeve të fundit pritetet që t’i rriten problematikat të gjithë emigrantëve.

***

Kryetari mysliman i bashkisë së Rotterdamit kujton ditët se si të gjithë ata u vunë në lojë. Çmimi i politikës së jashtme me gënjeshtra, fjalë boshe dhe me shantazhe është shumë i lartë. Për më tepër kur ata vetë janë të vetëdijshëm se nuk mund të qëndrojnë pas kërcënimeve që kanë bërë. “kërcënimi i Turqisë së fortë për sanksione është limituar vetëm me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike. Kjo është arsyeja pse Rutte filloi të tallej: ‘Sanksionet e reja nuk janë edhe shumë të këqija! Ne atje kemi një pozicion të rëndësishëm investimi. Ose jemi të parët ose të dytët. E kuptoj pse nuk kanë aftësinë të bëjnë asgjë.’”

Ndërsa është ndezur alarmi i krizës së ekonomisë askush nuk do të donte që të mbylleshin kompanitë hollandeze atje!

Në fund të fundit, edhe kryeministri Binali Jëlldërëm nuk do kurrëesi që të tërheqë anijet e tij nga brigjet e Hollandës!

Ndërsa i kanë kaluar kufinjtë me anë të kësaj loje të rrezikshme vetëm për hitë të interesave të një njeriu të vetëm, shpresa e vetme është që duke shhfrytëzuar krizën e brendhme në të cilën gjendet BE-ja t’i anashkalojnë këto veprime.

Megjithatë, në politikë teatri nuk përfundon kurrë si thjesht teatër. Ajo perde që hapet për lojra mbylet vetëm me anë të nxjerrjes së të vërtetës.

Rrethet shoqërore konservative-nacionaliste mund të jenë duke përjetuar krenarinë se i kanë treguar vendin Evropës duke kryqëzuar portokallin. Megjithatë, kjo dehje e tyre nuk mund ta ndryshojë faktin se tashmë Turqia shihet si një “problem”. Dhe kjo nuk vlen vetëm për aktorët evropianë, edhe zyrtarët e ShBA-së po e ruajnë të thonë opinionin e tyre pas referandumit të 16 prillit, për të mos e ndikuarë atë.

Paralajmërimi i Komisionit të Venediktit se nëse në referandum  iratohen ndryshimet kushtetuese, Turqia do të kthehet në një sistem autoritar; futja e Turqisë nën vëzhgim nga Komisioni i Vëzhgimit të Parlamentit në Këshillin Evropian dhe pezullimi i mbështetjes së Komisionit Evropian në lidhje me reformat progresive që supozohej të ndërmerreshin tregojnë se po shkojmë drejt një situate të vështirë.

Ndoshta do të na duhet një kohë e gjatë për të kuptuar dallimin mes zhurmës dhe fuqisë.



Burimi : Gazete Duvar

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...