Një “As”Nën Mëngë Për Rusinë!

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Nën. 26, 2015, 1 a.m.

“Jemi të lumtur, që të paraqisim një kryeartikull tjetër të analistit, intelektualit, gazetarit dhe mendimtarit të njohur turk Fehim Taştekinit, të botuar në të përditshmen turke “Radikal” (Radikali) për lexuesit e nderuar shqiptarë. Fehim Taştekini sqaron se: “Ata të cilët pandehin se, i kanë dhënë një mesazh të qartë Kremlinit, duke i vënë kufirin avionëve ushtarakë rusë gabohen rëndë. Pengesa e fundit, e cila ndalonte sulmet e drejtpërdrejta ajrore ruse, në shtetin sirian ishin pikërisht, marrëdhëniet miqësore mes Federatës Ruse dhe Republikës së Turqisë, të cilat ditën e djeshme pësuan një goditje të rëndë”.

“Kryeqyteti turk i Ankarasë, i cili që në vitin 2011, është orvatur vazhdimisht që të ndalojë trenin “e revolucionit”, duke mbështetur qëndrimin e shtetit rus, tanimë po mundohet që të gjejë “një asyetim”, për sulmin para dy ditëve, ndaj avionit ushtarak rus, duke u fshehur pas mbrojtjes së pakicës turkmene, e cila banon në shtetin sirian. Fatkeqësisht ditën e djeshme, Forcat e Armatosura Turke, duke rrëzuar një avion ushtarak rus në shtetin sirian, i acaruan në kulm marrëdhëniet miqësore, politike dhe ushtarake mes Federatës Ruse dhe Republikës së Turqisë”.

“Përkrahësit e rrymës “Neo Otomane”, mund ta cilësojnë sulmin e djeshëm, si hapin e parë drejt krijimit të pararojës së mbrojtjes së “organizatave të armatosura”, të cilat janë të mbështetura financiarisht, politikisht dheushtarakisht, nga treshja uehhabiste saudito-kataro-turke. Disa analistë politikë, mund të aludojnë se, kjo është një luftë për mbijetesë e një regjimi të shitur dhe të shthurur, i cili shkon përtej retorikës së lodhur se: “Askush të mos sprovojë fuqinë tonë ushtarake”, sepse përcaktimi i vizave të kuqe të të cilit janë shkelur me qindra herë. Ndërsa disa nacionalistë turq euforikë, mund të thonë se, kjo është një shfaqje e fuqisë ushtarake turke. Por euforia e tyre u shua shumë shpejt, sepse kryeqyteti turk i Ankarasë para dy ditësh, bëri thirrje në mbledhjen e përgjithshme, të Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior  NATO-s”.

“Por në të njëjtën kohë, të tëra palët e lartpërmendura, iu zu fryma nga ankthi dhe shqetësimi i madh, nga reagimi i ariut rus dhe nisëntë flisnin me vete duke shtruar pyetjet: “Vallë çfarë do të bëjmë ne populli turk, nëse shteti rus kundërpërgjigjet?!” “Vallë si do të përballet NATO, kundër sulmit ushtarak rus?!” “Vallë a do të nisë Lufta e Tretë Botërore?!”Por unë jam i mendimitse, ka shumë mundësi që Organizata e Marrëveshjes së Atlantikut Verior, nëse Federata Ruse do të kundërpërgjigjet në këtë gjendje të nderë, nuk do ta lërë në baltë shtetin turk ashtu siç e la në baltë kur Ushtria Shtetërore Sirane, rrëzoi një avion ushtarak turk para një viti. Them se NATO, pasi tërhoqi predhat “patriot” nga shteti turk, në këtë rast mund të bëjë një sy të verbër dhe një vesh të shurdhër, duke harruar zbatimin eshprehjes së artë të musketierëve francezë: “Një për të tërë dhe të tërë për një”. Unë nuk besoj se NATO, do të vërë në zbatim nenin5 të saj, sepse në rastin konkret Republika e Turqisë, nuk është viktimë por dhunues, sepse kjo e fundit nuk u sulmua, por rrëzoi një avion ushtarak rus”.

“Unë mendoj se Organizata e Marrëveshjes së Atlantikut Verior, në pamje të parë pra sa për sy e faqe, do të duket sikur e mbështet aleatin e saj turk, por besoj fuqishëm se do të këshillojë, nisjen e sa më shpejtë të bashkëbisedimeve mes dy superfuqive, me synimin e ftohjes së gjakrave. Të tërë ne e kemi të qartëse Uashingtoni zyrtarnuk ka për qëllim, të ndërhyjë nëzgjidhjene kësaj mosmarrëveshjeje dypalëshe. Si rrjedhojë, zëdhënësi i organizatës amerikane ushtarake të Pentagonit, Kolonel Steve Warren, në një konferencë për shtyp shprehu: “Kjo është një çështje mes qeverisë ruse dhe asaj turke. Kjo çështje nuk i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ndonëse presidenti amerikan Barack Obama, i doli në mbrojtje Ankarasë zyrtare, kur shprehu: “Turqia ka të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore”, ai gjithashtu bëri të ditur se, nuk synon acarimin e marrëdhënieve me Rusinë, kur vijoi: “Turqia dhe Rusia duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin, mbi zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje. Unë bëj të ditur se është shteti rus, ai i cili e nxiti këtë mosmarrëveshje, me ndërhyrjet, operacionet dhe sulmet e tij ajrore, të cilat kanë vënë në shënjestër, jo vetëm Republikën e Turqisë, por një sërë shtetesh aleatë të cilët mbështesin opozitën siriane. Por lërmëni t’iu rikujtoj se Federata Ruse, tanimë është pjesë e koalicionit tonë ndërkombëtar ushtarak kundër ISIS-it dhe ne nuk kemi të drejtë ta përjashtojmë atë, duke thënë sene nuk eduam pjesëmarrjen e saj. Turqia dhe Rusia duhet të zbusin tonet mes tyre. U bëj thirrje shtetit rus, që të përqendrohet më shumë në sulmet ajrore kundër ISIS-i, se sa të përqendrohet në mbështetjen e presidentit sirian Beshar Esedit”.

“Presidenti amerikan Barack Obama, me këtë konferencë shtypi, synon të thotë se shteti rus duhet ta marrë siç duhet mesazhin dhe ta zgjidhë sa më parë këtë mosmarrëveshje. Tani duam të shtrojmë pyetjen, që na vërtitet të tërëve në mendje: “Vallë a e ka nxitur Uashingtoni zyrtar, në mënyrë të tërthortë, le të quajmë “pas perdes” kryeqytetin turk të Ankarasë, në rrëzimin e avionit rus?!” Unë jam i mendimit se një zyrtar i lartë, është mbështetur në aludimin se, si do që të vijë puna Federata Ruse, nuk ka për qëllim ndryshimin e lojës së pushtetit në shtetin sirian dhe si rrjedhojë nuk ka guxim që përballet me NATO-n. Megjithatë të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, me nisjen e acarimit në kulm të gjendjes së nderë, suflerët pas perdes janë të parët që do të jenë zhdukur me kohë”.

“Tani le t’i japim përgjigje pyetjeve: “Vallë a e mori siç duhet mesazhin shteti rus?!” dhe “Vallë a i dha fund shteti rus kësaj mosmarrëveshjeje?!” Fatkeqësisht përgjigjemi se shteti rus, jo vetëm që nuk e mori mesazhin siç duhet, por as nuk i dha fund kësaj mosmarrëveshjeje. Republika e Turqisë duke bërë një gabim trashanik, i dhuroi Federatës Ruse një “as” nën mëngë. Tani ftoj ndjekësit e mi të nderuar, që t’i hedhin një vështrim pasqyrimit, të përdorimit të këtij asi në fushëbetejë, në këto dy ose tri javët e fundit, nga ana e ushtrisë ruse. Kjo e fundit i shpeshtoi sulmet ajrore ushtarake, në shtetin sirian, pas rrëzimit të një avioni udhëtarësh rus, në qytetin turistik egjiptian të Sharm Shejhut. Pas rrëzimit të këtij avioni udhëtarësh rus, e përditshmja moskovite “Pravda” (Krenaria), e cila është dhe Zëri i Kremlinit ngriti akuza serioze, ndaj dy shteteve që sipas saj mbështesin organizatat terroriste në rruzullin tokësor, duke theksuar: “Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Mbretëria e Katarit, janë financuesit dhe mbështësit kryesorë të organizatave terroriste në botë. Por shumë shpejt këta dy shtete, do të frikësohen nga fuqia ushtarake ruse!” Lëshimi i predhave balistike ndërkontinentale ruse, nga rajoni strategjik i Detit Kaspik për herë të dytë, kundër organizatës terroriste të ISIS-it dhe organizatave të tjera terroriste, ishte një mesazh i qartë për shtetet, të cilët i financojnë dhe i mbështesin këto organizata”.

“Ndërsa për sa i përket rastit të djeshëm, i cili ka autor të qartë si drita diellore shtetin turk, themi se jo vetëm do të ndikojë në marrëdhëniet shumëpalëshe turko-ruse, por do të ndikojë dhe në marrëdhëniet shumëpalëshe të këtyre dy superfuqive, me shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Si fillim, kundërpërgjigjia ruse do të ketë ndikim të madh, mbi planet e brishta turke, në shtetin sirian. Duke u nisur nga kjo pohojmë se ushtria ruse, mund të nisë sulme ajrore të papritura, në rajonet siriane të Bayır “Bajër” dhe Bucak “Buxhak”, në të cilat banojnë pakicat turkmene, por që janë të pushtuara nga organizatat terroriste. Për hir të së vërtetës, duhet të sqarojmë se, që në fillim të sulmeve ajrore ruse, shteti rus diti të tregohej i matur dhe i vetëpërmbajtur, në sulmet e tij ajrore, pranë kufirit turk. Në mbajtjen e këtij qëndrimi të shtetit rus, ndikuan marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe ndalimi ibisedimeve të regjimit sirian, me opozitën sirianë në samitin e mbajtur në kryeqytetin austriak të Vienës”.

“Por Federata Ruse, diti të tregohej e matur dhe e vetëpërmbajtur dhe në një çështje tjetër delikate. Shteti rus, ndonëse zotëronte një arkiv të tërë, me dokumentët të cilët vërtetojnë se, shteti turk ka plot pesë vite që në fillim të konfliktit sirian, qëështë një nga finacuesit dhe mbështetësit kryesorë, tëorganizataveterroriste në shtetin sirian, nuk i shprehte asnjëherë këto të vërteta tëhidhura, në shtypin pamor ose të shkruar. Madje dhe masmediat më të fuqishme shtetërore ruse, tregoheshin të matura dhe të vetëpërmbajtura kur bëhej fjalë, për punët e ndyra të shtetit turk, duke mos përmendur emra konkretë. Pas rrëzimit të një avioni udhëtarësh rus, në qytetin turistik egjiptian të Sharm Shejhut, regjimi i Kremlinit në samitin e mbajtur në kryeqytetin austriak të Vienës dhe në samitin e shteteve të G-20-s, të mbajtur në qytetin turistik të Antaljas, citoi qartë dhe pastër se disa shtete të fuqishëm perëndimorë,furnizohen me naftë të vjedhur, nga organizata terroriste e ISIS-it, por pa përmendur emrin e Republikës së Turqisë. Por pas rrëzimit të avionit ushtarak rus, nga ana e ushtrisë turke, tanimë u mbush kupa dhe rusët do të shfrytëzojnë të tërë arsenalin e tyre kundër shtetit turk. Por më në fund presidenti rus Vladimir Putin, e theu akullin duke ngritur zërin lart, në konferencën për shtyp në ditën e djeshme kur shprehu: “Ne e dimë shumë mirë faktin se Turqia, furnizohet me sasi të mëdha nafte të vjedhur, nga organizata terroriste e ISIS-it dhe organizatat e tjera terroriste, të rajonit të Lindjes së Mesme”.

“Ngjarja e rrëzimit të avionit ushtarak rus, në ditën e djeshme mund të ndikojë, mbi bisedimet mes regjimit sirian dhe opozitën siriane, nga ana e shtetit rus, sepse ky i fundit po kujdesej në të njëjtën kohë, për mbarëvajtjen e dy proçeseve. Deri në ditët e sotme, Federata Ruse në njërën anë,po kryente sulme ajrore në shtetin sirian, me synimin e shfarosjes së organizatës terroriste të ISIS-it, ndërsa në anën tjetër, po kujdesej për zhvillimin e bisedimeve, mes regjimit sirian dhe opozitës siriane. Madje që në fillim të konfliktit sirian kryeqyteti rus i Moskës, i qëndroi pranë aleatit të tij të Damaskut, duke i kundërshtuar në mënyrë të prerë, qëndrimet e shteteve të fuqishëm perëndimorë, cilët këmbëngulnin se, “gjatë ndryshimit të pushtetit, presidenti sirian Beshar Esed duhet të largohet!” Pra në këtë mënyrë mund të prishet mbarëvajtja e këtyre dy proçeseve, pra baraspesha ushtarake mes shfarosjes së ISIS-it dhe baraspesha politike mes zhvillimit të bisedimeve, mesregjimit sirian dhe opozitës siriane”.

“Unë pohoj me bindje të plotë se, kjo mosmarrëveshje dypalëshe, do të shërbejë si një fitil baruti i pashmangshëm, në arenën ndërkombëtare. Si rrjedhojë, jam i mendimit se tanimë retorika e lodhur e kryeqytetit turk të Ankarasë se, “pakica turkmene në shtetin sirian, po bombardohet çdo ditë, nga avionët ushtarakë rusë”, është konsumuar tërësisht dhe nuk pi më ujë, në kancelaritë botërore. Shteti turk, duke përdorur këtë retorikë të lodhur, po orvatet me të tëra mënyrat dhe mjetet, për “të arsyetuar” rrëzimin e avionit ushtarak rus, para dy ditësh. Por strategjia e dështuar e shtetit turk se, “pakica turkmene në shtetin sirian, po bombardohet çdo ditë, nga avionët ushtarakë rus”, ka rënë në veshin e shurdhër të bashkësisë ndërkombëtare, duke mos krijuar jehonën e shumëpritur. Udhëheqësit dhe zyrtarët botërorë, as nuk janë kuaj karroce, që të tërhiqen nga kapistra e masmedias shtetërore turke të “Agjencisë së Anadollit” dhe as të nënshtruar nga Organizata e Informimit Kombëtar Turk (MIT-it). Si rrjedhojë them me gojën plot se, kjo mosmarrëveshje dypalëshe, në vend të nderojë Republikën e Turqisë duke e cilësuar si “shteti nënë i mbrojtjes së pakicës turkmene”, do ta turpërojë këtë të fundit, duke e shndërruar në “shtetin kryesor mbështetës të organizatave terroriste në rruzullin tokësor” në sytë e ndërkombëtarëve”.

“Megjithatë retorika bajate e kryeqytetit turk të Ankarasë, mbi “arsyetimin” e rrëzimit të avionit ushtarak rus, është aq pa yndyrë sa as nuk hahet dhe as nuk pihet, as nga ata që e kanë trilluar. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, në pjesën lindore të prefekturës siriane të Ladhkijes, përkatësisht në rajonet siriane të Bayır “Bajër” dhe Bucak “Buxhak” gjenden luftëtarë turkmenë të armatosur, me synimin e mbrojtjes së fshatrave të tyre. Por lërmëni t’iu sqaroj se, luftimet e armatosura të organizatave terroriste, kryhen në këtë zonë të thepisur malore. Ja pra është pikërisht kjo e fundit, të cilën e bombardojnë çdo ditë avionët ushtarakë rusë, sepse kjo zonë është dhe vendi i mbledhjes, së organizatave të ndryshme terroriste, të cilat luftojnë në emër të Ahraru’sh-Shamit “Ushtrisë Çlirimtare Siriane”. Gjithashtu në këtë zonë të thepisur malore, gjenden dhe organizata terroriste të huaja si “Ujqërit e Kaukazit” e përbërë nga çeçenët, “Siria Muslimane”, e përbërë nga iranianët dhe organizata terroriste më e re “Flamuri i Zi” e përbërë nga ujgurët. Të tëra këta organizata terroriste, kanë përvetësuar ideologjinë ekstremiste, uehhabiste dhe tekfiriste të El-Kaidës “Regullit”. Tani le t’i rikthehemi njësiteve të armatosura turkmene, të cilët përmenden aq shumë. Pikë së pari shteti turk, gënjen duke fryrë fuqinë e tyre të vërtetë ushtarake. Pikë së dyti, njësitet e armatosura turkmene luftojnë krah për krah me organizatën terroriste të Nusrës “Ndihmës”. Tani po iu bëj më të ditur konkretisht se, brigada më e njohur e luftëtarëve turkmenë, Brigada “Sulltan Abdulhamid Han”, e cila është bashkëpunëtorja më e ngushtë e Nusrës. Kjo brigadë që në fillim të konfliktit sirian shpalli qartë se, synimi i saj është mbrojtja e tërësisë tokësore, të ish trojeve osmane dhe xhihadi (lufta e shenjtë) kundër të pafeve. Ndërsa për sa i përket armiqve të tyre, themi se janë të njëjtë me ata të Ankarasë zyrtare, përkatësisht presidenti sirian Beshar Esedi dhe bashkësitë e kurdëve, të cilët banojnë në pjesën veriore të trojeve siriane”.

“Ndërsa brigada më e tmerrshme e luftëtarëve turkmenë, Brigada “Sulltan Selim”, u bë njohur për tmerret e saj në vitin 2012, sepse rrethoi dhe masakroi, në mënyrë të pamëshirshme një fshat aleuit. Ndërsa në vitin 2013, rrethoi dhe maskaroi 200 banorë të pafajshëm të fshatrave aleuitë, në prefekturën siriane të Ladhkijes, duke i vënë emrin operacionit“Aisheja Nëna e Ummetit Islam”. Ndërsa në vitin 2014, brigada e luftëtarëve turkmenë Brigada “Sulltan Selim”, rrethoi dhe dëboi banorët armenë nga qyteti i Kesebit, në prefekturën siriane të Ladhkijes. Si rrjedhojë citojmë se, letra ankuese e Republikës së Turqisë, dërguar në Këshillin e Sigurimit, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara: “Ne po luftojmë kundër terrorit, sepse në këtë zonë të shtetit sirian, po kryhen masakra dhe mizori kundër civilëve të pafajshëm”, nuk gjeti mbështetje nga ana e shteteve të fuqishëm perëndimorë, sepse në këtë zonë nuk gjenden organizata terroriste, si ISIS-i, Nusra, ose El-Kaideja (Rregulli)”.

“Në njërën anë, në letrën ankuese të Republikës së Turqisë, shkruhet se “po kryhen masakra dhe mizori kundër civilëve të pfajshëm”, ndërsa zëdhënësi turkmen i Brigadës “Sulltan Abdulhamid Han”, Mustafa Abdullahu i pyetur nga e përditshmja turke “Agjencia e Anadollit” u përgjigj se, në këtë zonë po zhvillohen luftime të ashpra. Mustafa Abdullahu vijon më tej duke thënë: “Nga zhvillimi i këtyre luftimeve të ashpra, në zonën e Malit tëKuq mbetën të vrarë, me qindra ushtarë të regjimit sirian, trupa paraushtarake shiite dhe terroristë të ashpër të zbritur nga malet ruse të Uraleve”. Ndërsa burimet opozitare bëjnë të ditur se organizata terroriste e nusrës, dërgoi 500 trupa në këtë zonë. Burimet opozitare të sipërcituara kanë pohuar se ndonëse Ushtria Shtetërore Siriane, ka rimarrë kontrollin e disa zonave në këtë rajon e kanë zhvilluar shumë lufimë të ashpra kundër organizatave terroriste”.

“Tani u bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të mos bien pre e gënjeshtrave se, gjoja aktorët e arenës ndërkombëtare nuk janë të dijeni, të këtyre “të vërtetave” të stisura nga shteti turk. Ky i fundit orvatettë luajë me mjeshtëri “kartën e dështuar”, të mbrojtjes së pakicës turkmene, në shtetin sirian dhe irakian.Duke u nisur nga kjo themi se nëse me të vërtetë shteti turk, do të kujdesej për pakicën turkmene, këta të fundit nuk do të masakroheshin në mënyrë të pamëshirshme, kur organizata terroriste e ISIS-it, rrethoi qytetet irakiane të Musulit dhe Tel Aferit, ndërsa turkmenët e dëbuar, nuk do të binin si minjtë në çark në mes qyteteve irakiane të Musulit dhe Erbilit.Pra nëse me të vërtetë shteti turk, do të kujdesej për pakicën turkmene, këta të fundit nuk do të mbeteshin të rrethuar me muaj të tërë, në qytezë irakiane e Beshirirt nga ana e organizatës terroriste të ISIS-it. Madje shteti turk nuk i qëndroi pranë as pakicës turkmene në fshatrat irakianë të Taze Hurmatus dhe Tuz Hurmatus, pakicës turkmene. (Këto të dhëna të rendësishme i kam mbledhur gjatë takimit tim, me turkmenët e shtetit irakian, pra vuajtjet dhe bëmat e tyre, nën zgjedhën e egër të organizatës terroriste të ISIS-it dhe së shpejti, do të kushtoj një kryeartikull të tërë për këta dukuri negative, në të cilin do t’i pasqyroj në mënyrë të hollësishme)”.

“Tani nuk besoj aspak në “kartën e dështuar”, të mbrojtjes së pakicës turkmene, në shtetin sirian dhe irakian, nga ana eRepublikës së Turqisë, por besoj fuqishëm në shqetësimin e kësaj të fundit, mbi zotërit e ri të rajoneve siriane, të Azizit dhe Xherablusit, në të cilat banojnë pakicat turkmene. Këtu mund të sjellim shembullin e organizatave terroriste, të cilat kanë pushtuar prefekturën siriane të Idlibit, të financuar dhe të mbështetur nga Turqia. Fatkeqësisht pjesë e kësaj loje të ndyrë, janë bërë dhe disa turkmenë të paditur. Si përfundim shteti turk, guxoi të kryente sulmin të cilin i frikësohej, çdo shtet i globit, veçanërisht në epokën e Luftës së Ftohtë. Në njërën anë shteti turk, u bërë shteti i parë i NATO-s, i cili rrëzoi një avion ushtarak rus (në 62 vitet fundit). Ndërsa në anën tjetër NATO, me sa duket do ta lërë në baltë Turqinë, ashtu siç bën zakonisht, sa herë që kjo e fundit ka nevojë për të.Tanimë na mbetet të shohim se, çfarë masash do të marrë ariu rus dhe si do të ndikojnë këto masa, në marrëdhëniet shumëpalëshe mes dy superfuqive botërore. Duke u mbështetur në këta fakte të pamohueshme, dënojmë me forcë politikëne gabuar, të kryeministrit turk Ahmed Davutoğlu, i cili na ka zhytur në pikën më të thellë të llumit të tij politik, pikë të cilën nuk mund ta dallojmë më!”



Burimi : Radikal

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...