Përshëndetja Qoftë Mbi Lejlekët

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Tet. 12, 2015, mesnatë

“Sipas të përditshmes turke “Radikal” (Radikali) në ditët e sotme, shteti rus bëri të ditur se, nuk do të respektojë kërkesën e shtetit turk, mbi krijimin e një “zone ndalim fluturimi”. Fluturimi i guximshëm i avionëve ushtarakë rusë, mbi hapësirën ajore të shtetit turk, vuri dhe njëherë në pah se ariu rus, nuk do t’ia di për asnjë shtet në botë, kur bëhet fjalë mbi realizimin e planeve të tij. Pra zyrtarët turq të aeronautikës, le të merren me rregullat e qarkullimit ajror ditë e natë, madje le të kontrollojnë dhe fluturimet kaotike të zogjve, por duhet të kenë kujdes kur pinë ujë, sepse pirja e shpeshtë ujit të ftohtë akull, dëmton rëndë organizmin!”

“Në ditët e sotme, duket qartë se shteti turk, i ka hyrë detit më këmbë, sepse kur përplaset në muret e kancelarive, të shteteve të fuqishëm perëndimorë, nuk i mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm se, përdorimi i thënies së njohur të vjetër turke: “Asnjë shtet në botë të mos guxojë, të përballet me fuqinë tonë ushtarake” dhe më pas nga nga inati dhe pamundësia, për të bërë diçka ha veten me dhëmbë”.

“Në ditët tona, politikanët turq, pyesin vetveten në gjendje të hutuar: “Cili është qëllimi i shtetit rus?!” Politikanët turq ndjenë keqardhje të thellë, kur avionët ushtarakë rusë, bombarduan jo vetëm vendndodhjet e organizatës terroriste të ISIS-it, por dhe të organizatës terroriste të Ushtrisë së Çlirimit të Sirisë, e cila është në vartësi të organizatës tjetër terroriste të Nusrës. Më pas politikanët turq, trokitën në derën e Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior (NATO)-s, me arsyetimin se “avionët ushtarakë rusë, fluturuan mbi hapësirën ajrore të shtetit turk dhe se shteti rus po luan një lojë të rrezikshme!”

“ÇFARË PO BËN NË TË VËRTETË SHTETI RUS?!”

“Në ditët e sotme shteti rus, duke dërguar avionët e tij ushtarakë, mbi hapësirën ajore turke, duke përdorur çelësat e radarëve në avionët ushtarakë dhe duke aktivizuar sistemët e mbrojtjes kundër raketave, ka shtënë në dorë mbrojtjen e plotë, të hapësirës ajrore të shtetit sirian. Pra shteti rus, duke nisur bombardimet ajrore, mbi vendndodhjet e organizatave terroriste, ka kryer detyrën e shtetit turk, i cili ka 4 vite që i kërkon aleatëve të tij, krijimin e një “zone ndalim fluturimi”.

Pra shteti rus, ka nisur spastrimin e shtetit sirian, me synimin e ndërtimit të “zonës së sigurisë” nga organizatat terroriste, të cilat shteti turk i kishte armatosur, duke dërguar me qindra mijëra kamionë me armatim dhe municione”.
“Federata Ruse, po i kryen ndërhyrjet strategjike, operacionet tokësore dhe bombardimet ajrore, në mënyrë të ligjore, në arenën ndërkombëtare dhe me lejen e regjimit sirian të Damaskut.

Ndërsa shteti turk, i cili ka vite që orvatej, në mënyrë jo ligjore që të bënte pjesë në lojërat për pushtet, me synimin e rrëzimit të regjimin sirian dhe duke dërguar në shtetin sirian, me qindra militantë dhe simpatizantë, nga shtete të ndryshëm të globit, mbeti me gisht në gojë. Pra siç shihet qartë, kancelaritë e shteteve të fuqishëm perëndimorë, përkrahin qëndrimin e ariut rus”.

“Shteti turk, ka akuzuar dhe fajësuar shtetin rus, në Këshillin Ndërkombëtar të Aeronautikës, se avionët ushtarakë rusë, kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore të tij dhe se është tërësisht i paaftë, për të ndaluar çelësat e radarëve në avionët ushtarakë rusë. Por kur aleatët e shtetit turk, dëgjuan akuzat e shtetit turk, ia krisën të qeshurës me të madhe, duke u përgjigjur se, avionët ushtarakë turq, fluturojnë çdo ditë mbi hapësirën ajrore të shtetit irakian. Pra shteti turk, nuk mund të përdorë as arsyetimin se, qëllimi i fluturimit të avionëve të tij ushtarakë është lufta kundër terrorrit, sepse është pikërisht Federata Ruse, ajo që tanimë e ka shndërruar këtë arsyetim në realitet”.

“ÇFARË PO BËN TJETËR SHTETI RUS?!”

“Zhvillimi i lojërave për pushtet në shtetit sirian, në të njëjtën kohë nënkuptonte edhe një front të hapur kundër shtetit rus, në rajonin e Lindjes së Mesme. Por në ditët tona Federata Ruse, me kryerjen e ndërhyrjeve strategjike, operacioneve tokësore dhe bombardimeve ajrore, në njërën anë ka mbrojtur politikisht dhe ushtarakisht, aleatin e saj të vetëm në këtë rajon, ndërsa në anën tjetër ka mbrojtur dhe interesat e saj kombëtare. Thënia e njohur botërore “Të gjithë për një dhe një për të gjithë” nuk vlen vetëm për barinjtë dhe kalorësit e Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior (NATO-s), por vlen dhe për marrëveshjet e përbashkëta të mbrojtjes, mes shtetit rus dhe atij sirian”.

“Ushtria turke, si kundërpërgjigje e rrëzimit, të një avioni ushtarak turk në vitin 2012 nga ushtria siriane, ndërmori një sërë masash, të cilët merren me rregullat e qarkullimit ajror, kundër ushtrisë shtetërore siriane. Si rrjedhojë, ushtria turke më përpara ka rrëzuar një avion, një helikopter dhe një avion ushtarak sirian. Ndërsa ariu rus, me nisjen e fluturimeve mbi hapësirën ajrore turke, i ka fshirë nga faqja e dheut këto rregulla të qarkullimit ajror, të vendosura nga ushtria turke.

Shteti rus, ia ka përplasur në fytyrë kryeministrit turk Ahmet Davutoğlu fjalimin e tij në masmedia: “Ne do të kundërpërgjigjemi ashpër, kundër të tëra mjeteve fluturuese, të cilët fluturojnë mbi hapësirën ajrore turke dhe nëse këta të fundit janë zogjtë”. Kjo është një shuplakë e fortë ruse, e cila ka shndërruar në diçka qesharake, fjalimin e kryeministrit turk, i cili nuk ka harruar të përshendesë dhe lejlekët, të cilët fluturojnë mbi hapësirën ajrore turke”.
Shteti rus tregoi se mund ta bënte këtë, sepse në listën e bombardimeve të saj gjenden jo vetëm organizatat terroriste të ISIS-it dhe të Nusrës, por të tëra organizatat terroriste të Gjirit Pers, të cilat janë të armatosura nga shtetet e fuqishëm perëndimorë.

Ariu rus bëri dhe njëherë të qartë se, do të vijojë deri në fund me bombardimet e tij dhe se nuk do t'i ndalojë ata, sepse kështu na dashka NATO-ja. Federata Ruse bëri të ditur se ndërhyrjet strategjike, operacionet tokësore dhe bombardimet ajrore, do të zgjerohen deri në kufinjtë e shtetit turk. Ky i fundit shqetësohej pikërisht për arratisjet dhe prurjet e mundshme të terroristëve, brenda kufinjve të tij. Si rrjedhojë, pas nisjes së bombardimeve ruse, në datën 1 tetor mbi vendndodhjen e organizatave terroriste, 15 militantë bashkë me çantat e tyre të shpinës, kaluan kufirin siriano-turk dhe më pas nga fshati turk i Turfandas, u nisën drejt qytetit turk të Antakjas, duke ndjekur Udhën e Hanit. Banorët e zonës të tmerruar, lajmëruan xhandarmërinë turke, të cilët pasi i arrestuan i shoqëruan në kazermat ushtarake.

Një rast tjetër ishte ai i i kalimit të një autobuzi, në pikën kufitare të Jajlladaësë, në datën 3 tetor, i cili në orën 23:00 u pëplas me një automjet, në lagjen Harbije, e cila është në vartësi të qytetit të Defnes, i cili është në vartësi të prefekturës turke të Hatajit. Banorët e zonës të alarmuar, zbuluan se targat e përparme dhe të pasme, ishin siriane. Më pas militantët zbritën nga autobuzi bashkë me çantat e tyre të shoinës m, ndërsa popullli i tmerruar lajmëroi policinë. Më pas banorët e zonës, përhapën thashetheme se, xhihadistët gjendeshin në Lagjen e Harbijes. Një polic erdhi në vendin e ngjarjes dhe i shoqëroi të dyshuarit në një shkollë. Pastaj erdhën forcat speciale turke dhe i larguan nga zona këta të dyshuar.
Shtimi i bombardimeve ajrore ruse mbi prefekturat siriane të Halibit, Idlibit dhe Rakkës, do të sjellë në mënyrë të pashmangshme dyndjet e militantëve dhe terroristëve të ISIS-it, Nusrës, Ushtrisë së Çlirimit të Sirisë, drejt qyteteve kufitare turke të Hatajit, Kilisit dhe Gaziantepit. Pra terroristët do të rikthehen nga të njëjtat  rrugët, nga të cilët shkuan në shtetin sirian.

ÇFARË PO BËN TJETËR SHTETI RUS?!

Shteti rus po i thotë Mjaft Më! homologëve të tij të NATO-s. Ariu rus, i cili ka zbritur nga stepat e ftohta siberiane, në njërën anë po hakmerret ndaj lojërave të ndyra perëndimore, ndërsa në anën tjetër po mbron interesat e tij kombëtarë, në një mënyrë të njëpasnjëshme dhe të ftohtë.

Hapi i parë i shtetit rus, ishte në vitin 2008 me krijimin dhe njohjen e republikave të pavarura kaukaze, Republikës së Osetisë Jugore dhe Republikës së Abkazisë, të cilat u shkëputën nga shteti gjeorgjian. Hapi i dytë i shtetit rus, ishte në vitin 2014 me pushtimin e shtetit ukrainas dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë. Ndërsa hapi i tretë i shtetit rus, ishte tani në vitin 2015 me bombardimet ajrore të organizatave terroriste, në shtetin sirian.

Federata Ruse, bën gjithçka të jetë e mundur dhe nuk humb asnjë rast pa shfrytëzuar, me synimit e tregimit të dhëmbëve kundër sistemit botëror politik, i cili dominohet nga sistemi i ndyrë kapitalist-materialist euro-amerikan. Shteti rus, po i sfidon shtetet e fuqishëm perëndimorë, duke ua përplasur në fytyrë të vërtetat e dhimbshme, si humbja turpëruese në shtetin afgan, shndërrimi në xhehennem i shtetit irakian dhe shndërrimi i shtetit sirian në një fermë pjellore të terrorit.

Por tanimë shteti rus, po i jep fund këtyre lojërave të ndyra, duke shfaqur se është radha e tij, për të treguar fuqinë ushtarake. Ndërsa gjiganti tanimë i zgjuar, i rruzullit tokësor shteti kinez, bën gjithçka për të shfaqur arsenalin e tij të rëndë shteti rus vijon si një nëndetëse bërthamore të bombardojë dhe të shtojë praninë e tij ushtarake, në shtetin sirian aleatin e tij, të vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme.

Si përfundim pohojmë me keqardhje se shteti sirian, është shndërruar në një arenë të ditëve të sotme, ku gladiatorët e botës moderne, luftojnë duke dhënë shfaqje me armët e tyre bashkëkohore.

Burimi : Radikal

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...