O Ti Handhaleja i Rremë! Palestinezët Kanë Diçka Për Të Thënë!

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Tet. 18, 2015, mesnatë

“Sipas të përditshmes turke “Rast Haber” (Lajmi i Rastit) më në fund, erdhi dita e bekuar, kur nisi valëvitja e flamurit palestinez, në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por fatkeqësisht shteti turk, ende nuk ka vendosur, mbi shembjen e murit të vizave për popullin palestinez”.

“Në ditët e sotme, duket qartë se, që nga data e bekuar 30 shtator 2015, kur nisi valëvitja e flamurit palestinez, në ndërtesën e Organizatës së Kombevetë Bashkuara, nuk kisha dëshirë të shkruaja menjëherë mbi këtë çështje, pastaj isha izënë me rende të tjera të ditës,kështu që tani erdhi radha e kësaj çështjeje”.

“Kur e pyeta një mikun tim refugjat palestinez, nga trojet palestineze të Rripit të Gazzës, i cili jeton në qytetin turk të Stambollit (Islambollit):“Ç’mendim kishte, mbi nisjen e valëvitjes së flamurit palestinez, në ndërtesën eOrganizatës së Kombeve të Bashkuara?!” m’u përgjigj: “Natyrisht qëështë diçka e bukur, por unë kam shumë gjëra për të thënë”. Unë i di shumë mirë peripecitë e hequra, të mikut tim refugjat palestinez, derisa erdhi këtu në qytetin turk të Stambollit, prandaj kur erdhi në në fillimdoja ta ndihmoja me gjithë zemër. Me gjithë dëshirën time të mirë për ndihmë, autoritetet turke të refugjatëve, ma prenë shkurt duke më thënë: “Qërrohu nga këtu dhe mos i fut më hundët! Ne mund të ngremë zërin për çështjen palestineze, por jemi të mendimit se populli palestinez, është prolematik, ashtu siç janë të mendimit dhe shumë shtete të tjera, të rajonit të Lindjes së Mesme!”

“Sipas të përditshmes turke“Rast Haber” (Lajmi i Rastit)shteti turk fillimisht, ishte pararoja e ndryshimit të statusit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të popullit palestinez nga një “autoritet vëzhgues jo anëtar” në një “shtet vëzhgues jo anëtar”. Madje shteti turk tregoi kujdes të veçantë, duke mbajtur anën e popullit palestinez, gjatë ngritjes së flamurit të tij. Këta të fundit janë falenderues dhe mirënjohës ndaj shtetit turk, ndërsa ne si nënshtetas së këtij të fundit, jemi të kënaqur me këtë lëvizje të guximshme dhe të zgjuar të shtetit tonë. Por ana tjetër e medaljes është se, pas kësaj lëvizjeje politike, shtrohen shumë pyetje”.

“Partia Për Drejtësi dhe Rimëkëmbje (A.K.P.) nën udhëheqjen e kryeministrit aktual turkAhmet Davutoğlu, e cila aludon se, është mbrojtësja kryesore e popullit palestinez, bie në kundërshtim me sjelljet dhe veprimet e saj ndaj këtij të fundit. Mendja djallëzore e kryeministit turk Ahmet Davutoğlu, synon rrënjosjen jo vetëm në mendjet e popullit turk, por të popujve të mbarë të botës se, ishte pikërisht partia e tij, ajo e cila bëri të mundur, valëvitjen e flamurit palestinez, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara!Por kryeministri turk Ahmet Davutoğlu,ka diçka për t’i thënë refugjatëve palestinezë, të cilët kanë dhënëtanimë fotografinë e Handhales, por “pa paguar haraçin” më parë. Ai ka për të thënë diçka të hidhur, mbi pyetjet pa përgjigje, sa herë që bëhet fjalë, mbi të ashtuquajturën “mbrojtja e shtetit turk”, ndaj popullit palestinez...”

“SI FILLIMSHTETI TURK, DUHET TË HEQË SISTEMIN E VIZAVE, PËR PALESTINEZËT”

“Pas takimit në qytetin zviceran të Davosit në vitin 2009, ku kryeministri turk i asaj epoke Rexhep Tajjip Erdoğani, luajti me mjeshtëri skeçin e njohur të “One Minute” (Një Minutë) dhe pas dërgimit të anijes turke të Marmarasë Blu, në vitin 2010, me synimin e çarjes së embargos ekonomike dhe politike izraelite drejt trojeve palestineze të Rripit të Gazzës, marrëdhëniet mes shtetit turk dhe atij izraelit, nuk kanë dalë nga binarët ashtu siç parashikohej, ndonëse të dy shtetet, kanë tërhequr trupën diplomatike, në mënyrë të ndërsjellë. Në fund të fundit, pas këtyre shfaqjeve turke, kryeqyteti turk i Ankarasë, nuk ka bërë më asnjëtrysni ekonomike, politike ose ushtarake, mbi çështjen dhe popullin palestinez, ndaj regjimit cionist tëkryeqytetit izraelit të Tel Avivit. Tani dua t’udrejtohem vëllezërve të mi, që të mos shprehen në nxitim e sipër: “Vallë përse çfarë hapi tjetër, duhet të ndërmirrka më tej presidenti turk, Rexhep Tajjip Erdoğani?!”

“Miqtë e mi refugjatë palestinezë sqarojnë: “Nëse me të vërtetë shteti turk, kërkon të na bëjë ndonjë mirësi, atëherë si fillim duhet të heqë sistemin e detyruar të vizave për refugjatët palestinezë, sepse po tregohet i padrejtë në këtë drejtim. Shteti turk, e ka hequr sistemin e vizave për nënshtetasit izraelitë, ndërsa fatkeqësisht ende nuk ka vendosur, mbi shembjen e murit të vizave për refugjatët palestinezët”. Sipas dëshmive të refugjatëve palestinezë, ambasada e këtyre të fundit në kyeqytetin turk të Ankarasë, i ka kërkuar kësaj të fundit në vitin 2009, heqjen e sistemit të vizave. Pas kësaj kërkese, shteti turk kishte shpjeguar: “Heqja e sistemit të vizave për të dy shtetet, do të kryhet në mënyrë të ndërsjelltë”. Pra zbatimi i parimit tëreciprocitetit mes dy shteteve. Fatkeqësisht shteti turk, ende vijon të zbatojë sistemin e vizave për palestinezët. Ndonëse shteti i dobët palestinez, nuk është në gjendje të zbatojë sistemin e vizave, atëherë nuk mund të bëhet fjalë “për zbatimin e parimit të reciprocitetit”.

“Nëse një nënshtetas turk, dëshiron të shkojë në trojet palestineze, si në Çisjordani ose nëRripin e Gazzës, atëherë ka dy rrugë. Rruga e parë është, marrja e vizës së detyruarizraelite dhe më pas duhet të kalojë në trojet palestineze të Çisjordanisë. Por nuk është e lehtë, sepse ndonëse zotëronvizën izraelite, duhet të kalojë një për një, muret e larta ndarës të aparteidit izraelit, të cilat kontrollohen të tërë nga regjimi cionist. Më pas nëse do të shkojë, në një qytet palestinez, në trojet palestineze të Çisjordanisë, nuk ka nevojë të marrë asnjë lloj vize, nga lëvizja për çlirimin, e trojeve të palestineze e “Fethut” (Çlirimit) sepse kjo e fundit, nuk zotëron asnjë lloj autoriteti ose pushteti. Pastaj nëse do të shkojë, në një qytet palestinez, në trojet palestineze të Rripit të Gazzës, sërish duhet të marrë vizë izraelite dhe më pas kalon në pikën kufitare izraelite të Erezit. Pra dhe në këtë rast, është i detyruar që të marrë, vizë izraelite, nga regjimi cionist i kryeqytetit izraelit të Tel Avivit dhe jo nga ndonjë autoritet palestinez i Rripit të Gazzës. Rruga e dytë është marrja e vizës egjiptiane dhe lejeqëndrimi shtesë egjiptian, e cila bën të mundur kalimin e tij, në trojet palestineze të Rripit të Gazzës. Më pas kalon në pikënkufitare egjiptiane të Refahut, në të cilën është mëse e mjaftueshme, që emri i tij të shkruhet, nga një nëpunës i lëvizjes për çlirimin, e trojeve të palestineze të “Hamasit” (Entuziazmit). Më tej autoritetet palestineze të Rripit të Gazzës, do të pyesin vetëm: “Cili është njeriu që del garant për ju në këto troje?!”

“Por kur bëhet fjalë“për zbatimin e parimit të reciprocitetit”me shtetin izraelit, gjendjaështë si vijon: “Shteti turk, e ka hequr sistemin e vizave, me shtetin izraelit, por ky i fundit vijon të zbatojë sistemin e vizave me shtetin turk”. Nënshtetasit izraelitë, mund të shkojnë në shtetin turkpa vizë, ndërsa nënshtetasit turq, ndonëse mund të zotërojnë një vizë izraelite më parë, nuk mund tëkalojnë pa u mbajtur nën hetim të rreptë, sapo të zbresin në aeroportet izraelite, nga ana e policisë izraelite. Pasi nëpunësit izraelitë, do t’i drejtojnë pyetje, nga më të ndryshmet, si të ishin kriminelë të rangut ndërkombëtar, vijojnë pyetjet provokuese: “Cili është qëllimi i ardhjes suaj, në shtetin izraelit?!”, “Ku dhe për sa kohë do të qëndroni?!” Më pas vijnë pyetje të tjera acaruese, sikur nënshtetasit turq, të ishin nëpikën kufitare iraniane, irakiane ose libaneze: “Përse sa kohë dhe ku keni qëndruar, çfarë keni bërë dhe me kë jeni takuar në kryeqytetet e Bagdadit, Teheranit dhe Bejrutit?!” Ndërsa kur do të jenë duke u larguar, nga shteti izraelit, nëpunësit e e këtij të fundit, nuk do të harrojnë t’i thumbojnë, duke u lëshuar fjalë acaruese dhe shpotitëse të llojit: “Të mos shkosh më as në shtetin iranian, irakian dhe libanez, sepse ty nuk ka ç’të duhet në asnjërinnga këta shtete!” Fatkeqësisht kjo është sjellja e ndyrë, e pacipë, poshtëruese, tallëse dhe e vrazhdë e nëpunësve izraelitë, ndaj nënshtetasve turq. Kjo dukuri ndodh, si rrjedhojë e sindromës se, të tëra shtetet e rruzullit tokësor, janë armiqtë e përbetuar të shtetit të tyre!”

“Kërkesa e ambasadës palestineze, në kyeqytetin turk të Ankarasë, mbi heqjen e sistemit të vizave, ishte rendii ditës dhe në Konferencën e quajtur: “Njohja e Shtetit Palestinez në Botë” e zhvilluar pikërisht në qytetin turk të Stambollit, prill të vitit në të cilin jemi. Zyrtarët e lartë turq,u mjaftuan vetëm me dhënien efjalës se, do ta vlerësonin “me maturi”këtë çështje, pasikishin shpjeguar: “Heqja e sistemit të vizave për të dy shtetet, do të kryhet në mënyrë të ndërsjelltë”. Çështja e heqjes së vizave për refugjatët palestinezë, u bë dhe njëherë rendi i ditës, më 15 maj 2015 kur diaspora palestineze, organizoi një veprimtari bojkoti, përpara konsullatës së shtetit izraelit, në qytetin turk të Stambollit.Në këtë veprimtari, ata qortuan se fatkeqësisht shteti turk, ende nuk ka vendosur, mbi shembjen e murit të vizave për popullin palestinez. Kur e përditshmja e njohur turke “Zaman” (Koha)e solli këtë kërkesë në rend të ditës, përkrahësit e Partisë Për Drejtësi dhe Rimëkëmbje (A.K.P.-së), e akuzuan këtë të fundit si vegël paralele, në duart e plakut të rrjedhur të Pensilvanisë dhe armikut të shtetit turk, agjentit armen“Imam Mehdi” Fethullah Gylenit”.

“Menjëherë pas kësaj ngjarjeje të hidhur, shteti turk ndërmori një sërë masash, kundër sjelljes në rend të ditës së çështjes së heqjes së vizave për refugjatët palestinezë, duke mbyllur një sërë adresash masmediash dhe faqesh interneti. Madje gjendja u përkeqësua deri në atë shkallë, sa shteti turk kërkoi dhe anullimine lejeqëndrimeve dhe lejeve të punës së aktivistëve palestinezë, madje forcat speciale turke, rrahën disa nga këta të fundit. Shteti turk ianulloi të tëra lejeqëndrimet dhe lejet e punës, për aktivistët palestinezë deri në mes të muajit qeshor të vitit tonë. Unë nuk po i bëj të ditur, emrat e këtyre aktivistëve, me synimin që të mos pësojnë më tepër lëndime, por lërmëni t’iu citoj se, një nga këta u dëbua ngapuna, me aryetimin e kotë dhe të rremë se, gjoja ishte i përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme politike. Por këta njerëz të mirë, nuk bënë asgjë të jashtëligjshme, thjesht dhe vetëm kërkuan të drejtën e tyre. Madje këtarefugjatë, zotëronin dhe lejeqëndrim dhe leje pune. Shteti turk, me ndërmarrjen e këtyre masave drastike, kishte për qëllim bërjen shembull, me qëllim që palestinezët e tjerë të marrin shembull, nga këta aktivistë. Pra mesazhi ikryeministrit aktual turk, Ahmet Davutoğllusë, ishte shumë iqartë: “Nëse doni të vijoni të jetoni në shtetin turk, duhet të heshtni!” Pra nëse një refugjat palestinez, do të guxojë që të hapë sërish gojën, atëherë nuk ka më dyshim se, do t’i anullohet si lejeqëndrimi si leja e punës!”

“Një aktivist palestinez më ka pohuar: “Ne shohim se në ditët e fundit, shteti turk nuk po i jep më lejeqëndrim shumë refugjatëve palestinezë. Ju duhet ta dini se kushtet e jetesës së palestinezëve, të cilët banojnë në trojet palestineze të Gazzës janë shumë të rënda dhe e kanë thuajse të pamundur që të marrin lejeqëndrim ose vizë turke. Ndërsa refugjatët palestinezë, të cilët jetojnë në shtetin sirian, nuk mund të marrin vizë turke për leje pune, prandaj hyjnë në shtetin turk si të jashtëligjshëm. Refugjatët palestinezë, të cilëtjetojnë në shtetin sirian, janë tëdetyruar tëshkojnë në shtetin libanez, por për të shkuar deri atje, rruga që shtrihet para tyre, është e mbushur me shumë pengesa. Në rastin e ekstradimit të një refugjati palestinez, i cili pasi kishte jetuar në shtetin sirian dhe dëshironte të jetonte si refugjat palestinez, në shtetin e ndyrë grek, gjendja u përkeqësua. Këtë gjendje të nderë shteti turk, e zgjidhi duke u detyruar që t’i jepte lejeqëndrim dhe refugjatëve palestinezë, të cilët jetojnë në shtetin sirian.Megjithatë sipas dëshmive të miqve të mi refugjatëve palestinezë, shteti turk së fundmi u nxjerr shumë probeme dhe i mban nën vëshgim të rreptë, refugjatët palestinezë të cilët hyjnë në shtetin turk nga kufiri sirian”.

“Unë kam bërë dhe bëj çudi me faktin se, si masmediat kombëtare turke, të cilat janë në dorë të Partisë Për Drejtësi dhe Rimëkëmbje (A.K.P.-së), nën udhëheqjen e kryeministrit aktual turk Ahmet Davutoğlu,konfliktin e ndodhur në muajin qershor, e paraqisin si një gjendje shumë normale, duke krijuar përshtypjen se, refugjatët palestinezë, nuk hasin në asnjë problem, në marrjen e vizës turke, por të tërë ne dimë shumë mirë faktin se, kjo është një gënjeshtër e madhe. Proçedura shtetërore turke, për refugjatët palestinezë,të cilët duan të marrin vizë, është e njëjta proçedurë, që kërkohet dhe për refugjatët e shteteve të tjera. Dokumentet e proçedurës shtetërore turke janë: “Sigurimi i udhëtimit, ftesë zyrtare ose rezervim, dokumenti i lejes së punës, llogaria bankare dhe pagesa e vizës (afërsisht 60 dollarë amerikanë)”. Por thelbi i çështjeskëtu është për refugjatët palestinezë, të cilët nuk kanë mundësi që të shkojnë në kryeqytetin palestinez të Kudsit Sherif. Kostoja e shpenzimeve për këta refugjatë, shkon deri në 100 dollarë amerikanë, e cila është njëkosto shumë e madhepër palestinezët, të cilët jetojnë në trojet palestineze të Rripit të Gazzës dhe për ata të cilët, jetojnë në trojet palestineze të Çisjordanisë.

“Një nga miqtë e mi refugjatë palestinezë, i cili banon në trojet palestineze të Rripit të Gazzës, mërrëfeu për preripecitë e mëdha, gjatë marrjes së vizës turke: “Ne marrim përgjigje negative, tëgjysmës së kërkesave për vizë drejtuar, autoriteteve palestineze të Ripit të Gazzës. Për shembull vitin e shkuar, të dy vëllezërit e mi, aplikuan për bursë studimi në shtetin turk dhe ndonëse regjistrimet u kryen në rregull, kërkesa e tyre përvizë turke u refuzua”.Dje mësova dhe dy rastetë reja nga miqtët e mi refugjatë palestinezë. Njërefugjat palestinez, i cili jeton në kryeqyetin sirian të Damaskut, nuk mundtë hyjë në shtetin turk, sepse amasbasada turke në këtë shtet është e mbyllur. Ai mund ta marrë këtëvizë, nga amabasada tuke nëkryeqytetin libanez të Bejrutit, por një refugjat paletinez, i cili nuk ka marrë asnjë lloj vize mëparë, nuk mundtë shkojë në këtë të fundit. Ndërsa një refugjattjetër palestinez, mendon të shkojë në amabasadën turke, në kryeqytetin iranian të Teheranit, për të marrëvizën turke,sepse Republika Islame Iraniane, ka hequr vizat për palestinezët. Por për ta bërë këtë, atij i duhet të qëndrojë 10 ditë, në kryeqytetin iranian të Teheranit, shpenzimet e të cilave nuk mund t’i përballojë. Kjo është rruga e vetme për këtë refugjat palestinez, për marrjen e vizës turke”.

“SHTETI TURK DUHETTËSILLET, ASHTU SIÇ SI SILLET SHTETI VENEZUELIAN”

“Besoj se nuk ka nevojë, të bëjmë shumë zhurmë përasgjë. Palestinezët kërkojnë që shteti turk, të sillet ashtu siç sillet shteti venezuelian me ta, ndonëse ky i fundit, nuk ka ndonjë aludim si “shtet mbrojtës i popullit palestinez”. Shteti turk që nga viti 1996, i ka rritur me mbi 10 % marrëdhëniet ekonomike dhe ushtarake me shtetin izraelit, ndërsa ish presidenti i ndjerë venezuelian Hugo Çavez, i kishte vënë kushte shtrënguese regjimit cionist. Pas sulmeve ajrore izraelite, kundër shtetin libanez në vitin 2006, të cilat zgjatën 34 ditë, shteti venezuelian si një reagim i menjëhershëm kundër regjimit cionist, tërhoqi trupën diplomatike nga ky i fundit. Më pas kryeqyteti venezualian i Karakasit, solli ne qëndër të vëmendjes, duke bërë rend të ditës çëshjen e politikanëve izraelitë, të cilët sipas tij duhet të gjykohen, mbi gjenocid dhe masakra tëpërgjakshme, kundër popullit palestinez dhe si rrjedhojë rivendosi zbatimin e vizave, për nënshtetasit izraelitë”.

“Reagimi i dytë, i kryeqytetit venezuelian të Karakasit, ndodhi pas nisjes së“Operacionit Derdhja e Plumbit”,në vitin 2008-2009, ku sulmet e njëpasnjëshme ajrore dhe tokësore izraelite, i shndërruan trojet palestineze të Rripit të Gazzës, në një xhehennem të vërtetë. Shteti venezuelian, dëboi trupën diplomatike izraelite, pra ndërpreu tërësinëeë marrëdhënieve diplomatike. Por presidenti i ndjerë veneuzelian Hugo Çavez, nuk ishte i kënaqursepse në vitin 2009, njohu zyrtarisht autoritetin palestinez dhe nënshkoi 14 marrëveshje të përbashkëta me këta ta fundit. Ndërsa shteti frikacak turk, e cilësoi si një çështje dytësore, vrasjen e 10 aktivistëve turq, në anijen turke të Marmarasë Blu, nga ushtria izraelite, pas sulmeve ajrore izraelite, kundër shtetin libanez në vitin 2006, të cilat zgjatën 34 ditë. Lërmëni t’iu rikujtoj se,gjatë qeverisjes së Partisë Për Drejtësi dhe Rimëkëmbje (A.K.P.-së), që nga viti 2003 marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, politike dhe ushtarake turko-izraelite janë pesëfishuar”.

“Në ditët tona, në listën e eksporteve të shtetit izraelit, shtet turk renditet i shtati. Ndërsa pasardhësi i ish presidentit të ndjerë venezuelian Hugo Çavez, Nikolas Maduro më anë të shoqërisë së naftës venezueliane, tëquajtur “Petróleos de Venezuela” në vitin 2014, dërgoi 240.000 fuçi naftë, në shtetin palestinez. Gjithashtu shteti venezuelian në vitin 2014, më anë të “Programit të Bursës Jasir Arafati”,bëri të mundur studimin në fakultetin e mjekësisëtë1.000 studentëve palestinezë. Ndërsanëmajin e shkuar, presidenti venezuelian Nikolas Maduro, e ngiti statusin e marrëdhënieve me shtetin palestinez, në rangun e ambasadave.Si përfundim citoj se, është mëse e natyrshme, se palestinezët janë falenderues dhe mirënjohës shtetit turk dhe shteteve të tjera, të cilët kanë ndihmuar në njohjen dhe fuqizimin e shtetit palestinez në botë, por ata kërkojnëveprime konkrete dhe jo shfaqje artisike humoristike. Palestinezët kërkojnë që shteti turk, të sillet me ta ashtu siç sillet me shtetin izraelit dhe asgjëmë shumë!”



Burimi : Rast Haber

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...