Izraeli poshtëroi Rusinë duke e rrëzuar avionin rus

nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Shta. 24, 2018, 12:08 a.m.

Netanjahu e sfidon presidentin Putin me krenari, shpërfillje dhe arrogancë të madhe.

Kryeredaktoi i gazetës Rey al-Youm në Londër, Abdulbari Atvan shkroi se Izraeli e ka poshtëruar Rusinë duke e sulmuar qytetin e Latakisë, në të cilën ndodhet baza ushtarake ruse.

Në deklaratën e saj zyrtare, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i’a ka ngarkuar Izraelit gjithë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus të tipit IL-20 në Siri. Ajo ka thënë se katër prej avionëve që sulmuan objektivat ushtarake në Siri e kanë përdorur këtë avion si një mburoj kundër raketave të Sirisë në rajonin e Latakisë dhe se në avionin e goditur kanë vdekur 15 ushtarë rus.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Avigdor Liberman dhe e paralajmëroi atë zyrtarisht se “Rusia do të ndërmarrë masat e nevojshme për t’u përgjigjur ndaj rrëzimit të avionit të saj”.

Para se të kalojmë tek detajet e kësaj përgjigjeje të pritur, duhet të thuhet se heshtja e Rusisë kundër sulmeve të Izraelit, që sipas sipas burimeve zyrtare izraelite, në 18 muajt e fundit kanë arritur në 207, ka poshtëruar Rusinë, e personalisht Putinin. Siq e dimë, që nga fillimi i këtij viti, Putini e kishte mirëpritur kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun tri herë dhe e kishte quajtur atë “mik”.

Udhëheqja izraelite po sillet në mënyrë poshtëruese dhe po e nënqmon qëllimisht mikun e tij rus për këto arsyje:

E para: Sulmi i fundit i Izraelit sulmoi pozicionet ushtarake të Sirisë në rajonin e Latakisë që gjendet pranë bazës ajrore Khmeimim. Ky është një kërcënim për bazën më të rëndësishme në shtëpinë e tij në Rusi dhe Siri dhe është një sulm provokativ që rrezikon jetët e pilotëve dhe ushtarëve të tij atje.

 E dyta: Udhëheqja ruse, e cila u koordinua me homologët e saj izraelit në operacionet ushtarake në Siri, pranoi se për sulmin në fjalë, Izraeli nuk kishte paralajmëruar deri në vetëm një minutë para sulmit. Ky është një turp i madh dhe nënkupton se atij nuk duhet t’i besohet si një partner. Po të ishin izraelitët të sinqertë në qëllimet e tyre, do të nevojiteshin disa orë për të treguar maturi në shmangien nga kjo masakër.

E treta: Ky sulm u realizua për të ndërprerë festimet e marrëveshjes strategjike të bërë në Soçi  në mes të presidentit Putin dhe homologut të tij turk, Regjep Tajip Erdogan vetëm disa orë para sulmit.

Nuk e dimë pse Latakia nuk ka reaguar menjëherë kur avionët rus në bazën ajrore të Khmemeimit hynë në zonat ‘e ndaluara’, pasi avionët izraelit shkelën hapsirën ajrore të Sirisë. Apo e tregoi reagimin dhe përmbajtjen e realitetit të këtij kundërshtimi të rusëve  ndaj nesh dhe të tjerëve pa ndonjë koordinim me liderët ushtarak rus, ashtu si në sulmet e mëparshme?

Këtë çështje po u’a lëmë ekspertëve ushtarak dhe e shohim të nevojshme të parashtrohet kjo pyetje: A do të jepet përgjigja hakmarrëse e Rusisë ndaj këtij poshtërimi menjëherë, pas disa ditëve,  javëve ose muajve?

Është e qartë se Netanjahu do të vazhdojë të provokojë rusët në Siri. Në deklaratën e tij zyrtare, ai premtoi se do të vazhdoj sulmet kundër Iranit në Siri dhe në bisedën e fundit telefonike me presidentin Putin lidhur me rrëzimin e avionit rus, ai e informoi Putinin për këtë insistim.

Për ne, ky është një kërcënim që Netanjahu e sfidon presidentin Putin me krenari, shpërfillje dhe arrogancë të madhe. Netanjahu po sillet sikur të ishte duke folur me presidentin e shtetit të Mikronezisë, popullsia e të cilit në Oqeanin Paqësor nuk i kalon as një milion banor, e jo si me presidentin e Federatës Ruse, një shtet i madh i cili bënë stërvitjet ushtarake më të mëdha në histori.

Sulmi i Izraelit ndaj objektivave ushtarake të Iranit apo Sirisë është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe kjo nuk ka mbulim ligjor.  Duke përdorur dhunë, Izraeli po përpiqet të përfitoj nga rrethanat e luftës brenda shtetit të Sirisë. Prandaj, Rusia, si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe aleati i parë i Sirisë, nuk duhet të qëndroj e heshtur dhe të merret me koordinim, por të luftoj.

Ne nuk jemi të afërt me Moskën dhe me udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të saj; dhe natyrisht, ne nuk e dimë si do të reagohet ndaj këtij poshtërimi të Izraelit. Megjithatë, mund të supozojmë se ka dy mundësi në këtë çështje.

E para: Përgjigja e rusëve vjen menjëherë drejtpërdrejtë. Me fjalë të tjera, e ndalojnë piraterin ajrore të Izraelit në Siri dhe ulin avionët izraelit.

E dyta: Siria forcon mbrojtjen e saj ajrore me raketa S-300 dhe S-400, në mënyrë që të mbrojë sovranitetin e Sirisë dhe t'i rezistojë sulmeve të ardhshme. Kështu  liderët rus  kishin bërë premtime më parë  dhe pastaj ishin tërhequr nga presionet e bëra nga Amerika dhe Izraeli.

Ne nuk e dimë se cilën alternativë do t’a zgjedhin rusët. Por kjo duhet të jetë parandaluese dhe duhet t’i jep fund veprimeve të Izraelit të cilat poshtërojnë presidentët e Sirisë dhe Iranit, e sidomos atë të Rusisë. Ne po presim që kjo çështje të dal në pah në ditët dhe javët në vijim dhe shpresojmë se kjo pritje nuk do të zgjasë shumë.



Burimi : Yakın Doğu Haber