Fillimi dhe fundi: Filloi në Deraa, do të përfundojë atje

nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Korrik 10, 2018, 12:33 a.m.

Tashmë fatet e tyre janë tepër të qarta, madje janë të shkruara në shkronja të mëdha dhe të dukshme. Megjithatë, disa zgjedhin që ta injorojnë një gjë të këtillë dhe mundohen t’i fusin të gjitha vezët në shportën e SHBA-së dhe aleatëve të arabëve. Kaluam pa kërkuar falje, vazhdojnë që të mos e pranojnë dhe ta refuzojnë të vërtetën.

Si do ta shpjegojnë udhëheqësit e opozitës siriane situatën tragjetike në të cilën kanë futur palët?

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hasan Nasrallah nuk po fliste pa themele kur bëri me dije javën e shkuar se situatat e krijuara në rajon duke filluar nga Siria dhe deri Jemeni po zhvilloheshin në favor të Rezistencës.

Ushtria në Siri vazhdon të përparojëme shpejtësi drejt frontit jugor, qeveria qëndrore ka rimarrë përsëri kontrollin dhe sovranitetin e Deraas dhe shumë fshatrave dhe qytezave të ndryshme në Siri. Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat drejtojnë betejat në Hudejde të Jemenit kanë deklaruar se “janë pezulluar përkohësisht” operacionet ushtarake që kishin për qëllim pushtimin e portit kryesor të vendit me pretedimin se do të bënin të mundur dorëzimin e qytetit pa i vënë asnjë kusht ambasadorit të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffith. Fakti që ushtria siriane hyri në qytezë pa qënë e nevoja për një konfikt ushtarak e vërteton edhe më shumë mundësinë që luftëtarët e rajonit të Busr-esh Sham të Deraas mund të kenë bërë marrëveshje me qeverinë qëndrore.

Një delegacion ushtarak rus  është kthyer përsëri në Deraa për të filluar edhenjëherë bisedimet me përfaqësuesit e opozitës së armatosur. Bisedimet për negociata ishin ndërprerë pasi opozita kishte refuzuar oferdën për amnisti për të gjitha krimet që kanë kryer gjatë kësaj kohe përveç krimeve që konsistojnë në krime lufte nëse do të pranonin që të dorëzonin armët e tyre. Një situatë e këtillë tregon se këto grupime të armatosura i kanë pranuar shumicën e kushteve edhepse jo të gjitha dhe se tashmë nuk u ka mbetur asnjë alternativë tjetër duke qënë se mbështetësit e tyre arabë, amerikanë dhe izraelitë i kanë braktisur ata.

Jordania dhe shteti pushtues izraelit kanë qënë dy entitetet kryesore që kanë mbështetur fillimisht forcat opozitare. Jordania pati krijuar kame në territoret e saj për të trajnuar antarët e këtyre organizatave. Po kështu ka qënë shteti pritës që ka mundësuar ngritjen në territoret e saj të Qendrës së Operacioneve Ushtarake (MOC) të përbërë nga agjentë të shërbimeve inteligjente amerikane, saudite, jordaneze dhe vendeve të tjera të cilët kanë pasur për qëllim vëzhgimin e luftës së Sirisë. Megjithatë, aktualisht kufinjtë e Jordanisë dhe Izraelit tashmë janë mbushur me civilë dhe ushtarakë të cilët po mundohen të argohen nga luftrat.

Përsa i përket parashikimeve ekonomike dhe të sigurisë për veten e saj, Jordania pretendon se nuk e sheh të mundur asnjë probabilitet që të pranojë në territoret e saj më shumë se 1.5 milionë refugjatë sirianë. Në këtë aspekt, Jordania është duke ndjekur shembullin e Turqisë e cila ka mbyllur kufinjtë dhe ka vrarë shumë persona duke i qëlluar ata me armë në përpjekje për të kauar kufirin. Turqia është duke planifikuar që 3.5 milionë refugjatët sirianë që ndodhen në kufinjtë e Turqisë t’i kthejë në zonat që mbahen pjesërisht apo tërësisht nën pushim si Afrini, el-Babi dhe Xherablus dhe ndoshta në vijim të këtij procesi edhe në Idlib.

Përsa i përket Izraelit, deri më tani ai e ka shfaqur haptazi simpatinë që ka pasur për disa fraksione opozitare, qofshin ato të armatosura apo të paaramatosura. Disa prej liderëve të këtyre grupimeve i ka ftuar në programe televizive, në koferenca dhe forume të ndryshme si dhe ka organizuar më shumë se njëqind sulme ajërore kundër qëndrës së mbrojtes ajërore dhe të bazave ushtarake në Siri. Megjithatë, me mbylljen e kufinjve dhe me mospranimin e qoftë edhe një refugjati të vetëm sirian, Izraeli vërtetoi edhe njëherë oportunizmin dhe cinizmin e tij racist. Në mesin e këtyre refugjatëve ka edhe prej atyre qënjëherë e njëkohë mburreshin me zemërgjërësinë dhe humanizmin e regjimit izraelit. Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu ka deklaruar se “nuk do të pranojnë refugjatë sirianë që largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës, megjithatë do të dërgojnë ndihma humanitare për sirianët që qëndrojnë në pjesën kufijtare.”

Nuk e dimë sesi këto grupime opozitare të armatosura apo të paarmatosura do të mund t’i shpjegojnësituatën tragjetike në të cilën kanë futur mbështetësit e tyre apo sesi u braktisën nga mbështetsit e tyre amerikanë, arabë dhe madje edhe aleatët izraelitëtë cilët i kishin premtuar se do t’i mbronin dhe se brenda pak muajve do të zhduknin me rrënjë regjimin sirian aktual dhe se do të ndërtonin një shtet të ri me integritet sirian.

Aktualisht, këta opozitarë që  janë braktisur nga SHBA-ja dhe që zyrtarisht kanë deklaruar se nuk janë më në gjendje që të vetë-mbrohen kanë pranuar humbjen dhe duke e mbyllur këtë dosje kanë marrë vendimin që të parandalojnë humbjet. Kanë braktisur mbështetësit e tyre dhe kanë pranuar kushtet e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj rusë të cilat nënkuptojnë një dorëzim të përgjithshëm. Me siguri, teksa mbante fjalimin e tij, këto kanë qënë gjërat që kishte në mendje Nasrallahu. 

“Revolucioni Sirian” ka filluar në Derssa dhe mesa duket i njëjti qytet pas shtatë viteve të gjata ku kanë vazhduar mashtrimet, dezinformimet do të bëhet dëshmitar i parë më i rëndësishëm i fundit tragjik të atyre që u mashtruan nga aleatët e tyre të cilët kanë pasur gjithnjë si prioritet jo mbështetjen ndaj këtyre opozitarëve, por shkatërrimin në pjesë të Sirisë, ashtu siç ka ndodhur më parë në rastin e Irakut dhe Libanit, apo ashtu siç është duke ndodhur aktualisht edhe me Jemenin.

Tashmë fatet e tyre janë tepër të qarta, madje janë të shkruara në shkronja të mëdha dhe të dukshme. Megjithatë, disa zgjedhin që ta injorojnë një gjë të këtillë dhe mundohen t’i fusin të gjitha vezët në shportën e SHBA-së dhe aleatëve të arabëve. Kaluam pa kërkuar falje, vazhdojnë që të mos e pranojnë dhe ta refuzojnë të vërtetën.



Burimi : Medya Şafak