Abdel Bari Atwan: Çfarë po planifikohet për Gazën

nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Nën. 27, 2023, 2:59 p.m.

Megjithëse vendet e Gjirit kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shumë për të financuar dhe nxitur një konflikt katastrofik me qëllim të përmbysjes së qeverisë siriane, ato nuk kanë pranuar asnjë refugjat sirian që ikën nga lufta atje. Ata kurrë nuk do të pranojnë zhvendosjen e popullit të Gazës në tokën e tyre. Megjithatë, është e mundur që regjimet e Gjirit të zbrazin xhepat e tyre për të zhvendosur palestinezët në vende të tjera si Egjipti, Jordania dhe Iraku.

SHBA dhe Izraeli po planifikojnë të deportojnë popullsinë e Gazës në disa vende arabe.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë i preokupojnë dy çështje kyçe, diplomatët e tyre, grupet e mendimit dhe institucionet qeveritare po përpiqen të zhvillojnë dhe promovojnë propozime dhe udhërrëfyes të zbatueshëm për të ardhmen e Rripit të Gazës.

E para nga këto çështje është se si të shpërndahen disa milionë banorë të Rripit të Gazës në pjesë të ndryshme të botës për të zvogëluar dendësinë e popullsisë, për të ofruar siguri të përhershme për pushtimin izraelit dhe për të lehtësuar projektin e vazhdueshëm sionist të spastrimit etnik.

Ndërsa e dyta është se si të krijohet një alternativë ndaj sundimit të Hamasit në Rripin e Gazës. Në këtë pikë, po diskutohen tre mundësi: (1) Thirrja e Autoritetit Palestinez (AP). (2) Dërgimi i forcave ndërkombëtare në rajon. (3) Rivendosja e sundimit egjiptian, e cila ishte në fuqi në mes të Nakbasë së vitit 1948 dhe pushtimit izraelit në vitin 1967, si një lloj "mandati" i ri.

Seriozisht konsiderohet po ashtu edhe ideja se popullsia e Rripit të Gazës mund të transferohet në vende të tjera, duke përfshirë Egjiptin fqinj, vendet e Gjirit (veçanërisht Arabinë Saudite) dhe vendet perëndimore që thithin emigrantë si Kanadaja, SHBA, Australia dhe Zelanda e Re.

​Megjithëse vendet e Gjirit kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shumë për të financuar dhe nxitur një konflikt katastrofik me qëllim të përmbysjes së qeverisë siriane, ato nuk kanë pranuar asnjë refugjat sirian që ikën nga lufta atje. Ata kurrë nuk do të pranojnë zhvendosjen e popullit të Gazës në tokën e tyre. Megjithatë, është e mundur që regjimet e Gjirit të zbrazin xhepat e tyre për të zhvendosur palestinezët në vende të tjera si Egjipti, Jordania dhe Iraku.

Një nga idetë më të çuditshme që po qarkullon është dërgimi i të evakuuarve nga Rripi i Gazës në Kurdistanin irakian. Kur Presidenti i Qeverisë Rajonale Neçirvan Barzani vizitoi Parisin disa ditë më parë, ai u befasua kur dëgjoi për zyrtarët francezë që ofronin të rivendosnin 4,000 familje të Gazës në Kurdistan në këmbim të një bakshishi të rëndësishëm financiar. Thuhet se Barzani i refuzoi këto oferta dhe nxitje me arsyetimin se ato do të prishnin ekuilibrin etnik të rajonit, do të rrezikonin sigurinë e tij dhe do të kundërshtoheshin nga popullata lokale, qeveria qendrore në Bagdad dhe qytetarët irakianë në përgjithësi.

​Por ekziston frika se Jordania dhe Egjipti fqinjë mund t'i nënshtrohen nxitjeve financiare në këmbim të pranimit të qindra mijëra banorëve të zhvendosur të Gazës. Ekonomitë e të dy vendeve janë në një vorbull të thellë. Ata kanë nevojë dëshpërimisht për fonde të reja për të përballuar shlyerjet e borxhit dhe interesit. Egjiptit i duhet urgjentisht një burim prej 29 miliardë dollarësh për këtë qëllim. Edhe Jordania ndodhet në një situatë të ngjashme dhe përballet me kërcënimin e një migrimi më të madh refugjatësh nga Bregu Perëndimor në territorin e saj. Ajo aktualisht duhet të përballojë dy milionë refugjatë sirianë-irakenë dhe një shpenzim publik prej rreth 50 miliardë dollarësh.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila ka dëshmuar mbështetjen e saj të pakushtëzuar për Izraelin dhe masakrat e tij, gjithashtu përqafon planet e dëbimit në versionet 'të detyruar' dhe 'vullnetare'. Ajo vizitoi Egjiptin dhe Jordaninë dhe bëri oferta financiare (10 miliardë dollarë për Egjiptin dhe 5 miliardë dollarë për Jordanin) në këmbim të bindjes së tyre. Sipas deklaratave zyrtare, këto oferta janë refuzuar nga të dyja qeveritë. Megjithatë, deklaratat zyrtare mund të mos pasqyrojnë marrëveshjet private të arritura me dyer të mbyllura. Shpresoj se jam gabim.

Sido që të jetë situata, në pah dalin tre fakte themelore.

Së pari, lufta e Gazës, e cila po hynë në muajin e dytë, është ende në vazhdim dhe ndoshta do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Izraeli, nga ana tjetër, nuk mundi të arrijë qëllimet e tij të deklaruara, përveçse të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim masiv dhe të detyrojë njerëzit të migrojnë brenda vendit.

Së dyti, Hamasi vazhdon të ruajë kontrollin efektiv të Rripit të Gazës dhe i shkakton humbje të rënda ushtrisë okupatore izraelite.

Së treti, askush nuk mendoi të marr parasysh mendimet e banorëve të Rripit të Gazës se kush duhet t'i qeverisë ata në të ardhmen. "Udhëheqësi i botës së lirë" dhe aleatët e tij evropianë synojnë t'u imponojnë palestinezëve një regjim të ri me dhunë, as pa u konsultuar me ta.

Shumica dërrmuese e banorëve të Rripit të Gazës nuk do ta pranojnë kurrë kthimin e Autoritetit Palestinez kompromentues, të korruptuar dhe bashkëpunëtor. Shumica e njerëzve në Bregun Perëndimor tashmë e konsiderojnë atë të paligjshëm. Në Bregun Perëndimor, Hamasi po bëhet gjithnjë e më popullor dhe njerëzit po mblidhen rreth kësaj lëvizjeje si një simbol i rezistencës. E vetmja gjë që mund ta zëvendësojë atë është kthimi në vizionin e një Palestine historike të çliruar dhe të lirë nga parimet raciste dhe praktikat gjenocidale të ideologjisë sioniste dhe shtetit pushtues izraelit që e mishëron atë.​



Burimi : Rai al youm