Mësimet E Mullah Sadrasë Nga Ibrahimi Dinaniuu (Pjesa E Nëntë)

nga Ibrahimi Dinani | Publikuar në Qershor 1, 2018, 1 a.m.

Kur ju shikoni murin ju shikoni ngjyrën, gjatësinë, gjërësinë e tij etj; por vetë atomi nuk është një gjë që mund të shikohet. (Ne i shikojmë dukuritë, por jo atomin; Medya Şafak). Bota është si lëvizëse ashtu edhe lëvizje. Nëse ju e pranoi atomin atëherë jeni të detyruar që të pranoni edhe se lëvizja me lëvizësin janë e njëjta gjë.

Ismail Mensuri Larixhani: Me emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Përshëndetje ndjekës të nderuar, miq të dashur dhe ndjekës të çmuar të programit të urtësisë. Ne kemi disa programe që së bashku me mjeshtrin po bëjmë fjalë për mendimet e Mullah Sadrasë.

Po në disa nga programet e kaluara në çështjen që kemi shqyrtuar të trupit dhe shpirtit ne shikuam se Mullah Sadra e kishte sqaruar këtë çështje me rregullin elëvizjes sëatomit. Lëvizja e atomit është njëra nga çështjet me të rëndësishme dhe më themelore të Mullah Sadrasë. Ai këtë e ka sqaruar me “xhismanijjetu’l-huduthin” (trupëzimin e krijimit) dhe “ruhanijjetu’l-bekasë” (shpirtëzimit të qëndrimit), çështje të cilën ne e kemi shtjelluar në pjesët e shkuara.

Tani në çështjen e lëvizjes, në duam që të bëjmë fjalë për vetë konceptin e lëvizjes qoftë ai “atomësor” ose mos qoftë. Nëse me lejoni si fillim le të zotërojmë një përshkrim që ka të bëjë me lëvizjen.

Fjala “xhihan” është një kryefjalë që ka rrjedhur nga folja “xhehiden” (spërkas, kërcej). Njëlloj si fjala “deuan” që ka rrjedhur nga folja “deuiden”, si fjala “çeman” që ka rrjedhur nga folja “çemiden” dhe fjala “xhihan” ka rrjedhur nga folja “xhehiden”.

Në fillim ju nisni që të kryeni një sqarim paraprak në lidhje me lëvizjen dhe më pas unë do t’iu drejtoj pyetjet e mia.

MjeshtërDinaniu: Me emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Ashtu siç cekët dhe ju fjala “xhihan” ka rrjedhur nga fjala “xhehiden”, ndërsa fjala “deuan” (vrapues) ka rrjedhur nga folja “deuiden” (vrapoj). Bota është në gjendje lëvizjeje. Qoftë urtak, qoftë njeri i zakonshëm asnjë njeri nuk e mohon lëvizjen. Lëvizja është një gjë që e dinë, e shikojnë dhe e ndjejnë të tërë. Çështja nëse lëvizja është ndjesore apo logjike është një çështje e ndarë; megjithatë askush nuk mund ta mohojë lëvizjen.

Lëvizja ka format dhe llojet e saj. E tërë bota është në lëvizje. Por brenda botës ka dhe lëvizje të tjera. Po bëjmë fjalë për lëvizjen e bartjes, lëvizjen mekanike, lëvizjen “kemmijje” (e sasisë) dhe lëvizjen “kejfijje” (e cilësisë).

Me lëvizjen e cilësisë për shembull kuptojmë rritjen e vazhdueshme të një fidani të pemës brenda viteve. Rritjen e një fëmijë, rritjen e një kafshe me kalimin e kohës pas lindjes së saj, pra gjërat që ne i shikojmë. Ne shikojmë lëvizjen e yjeve, ne shikojmë lëvizjen e Hënës, lëvizjen e Diellit, lindjen dhe perëndimin e tij. Ne shikojmë ecjen tonë, lëvizjet tona.

Njeriu nga fëmijë bëhet adoleshent, nga adoloshent bëhet i ri, nga i ri bëhet në moshë të mesme, nga mosha e mesme bëhet i moshuar. Pema bëhet e gjelbër, gjethja thahet dhe vyshket në vjeshtë, uji ngrohet shkallë shkallë, ftohet shkallë shkallë, ne i shikojmë të tërë këto. Këto janë lëvizje dhe askush nuk i mohon këto.

Ka lëvizje të shpejtë, ka lëvizje të ngadaltë. Se çfarë është shpejtësia dhe ngadalësia tek lëvizja është një çështje e veçantë. E ngadalta tek lëvizja është vetë e ngadaltë; apo ka një ndalesë brenda asaj lëvizje?

Për shembull ka shpejtësi 100 km në orë, ka dhe shpejtësi 10 km në orë. “Nëse ju e shkelni shumë gazin mjeti ecën shpejt, nëse e shkelni pak ai ecën ngadalë”. Kjo është një gjë që dihet. Unë këtu nuk kam për qëllim këtë, ajo gjë që dua të them është se çfarë është lëvizja në atom. Unë nuk po bëj fjalë se çfarë e shpejton ose e ngadalëson lëvizjen. Për shembull kur mjeti ecën ngadalë a ka një ndalesë brenda kësaj lëvizjeje? Kjo është një fjalë jo e arsyeshme. Sepse brenda lëvizjes nuk ka ndalesë.

Në këtë gjendje ne duhet të bëjmë fjalë se çfarë është ndalesa. Sepse ndalesa, është e kundërta e lëvizjes. Lëvizja dhe ndalesa janë dy gjëra të kundërta me njëra-tjetrën. Në vendin ku nuk ka lëvizje ka ndalesë dhe në vendin ku nuk ka ndalesë ka lëvizje. Mirë por a është ndalesa mungesa e lëvizjes? Apo ajo është në zotërim të një vërtetësie më vete? Kjo është një çështje e veçantë. Ne tani nuk po hyjmë tek këto. Ashtu siç kemi thënë dhe më parë atomi i lëvizjes, nuk i shëmbëllen asnjë nga lëvizjet që shikojmë në këtë botë.

Atomi i lëvizjes është “tedrixhi” (shkallë shkallë). Domethënë lëvizja është shkallë shkallë nuk është “def’i” (e menjëhershme). Nëse më lejoni këtu dua të sqaroj fjalët “tedrixhi” (përshkallëzim) dhe “def’i” më pas do të kalojmë në çështjen e lëvizjes. Gjërat në këtë botë janë shkallë shkallë. Fjala “tedrixhi” (nënkupton qenien shkallë shkallë të një gjëje dhe jo në një çast) është e ditur nga ana e të tërëve. Një gjë që është në “tedrixhi” (shkallë shkallë) merr kuptimin e qenies shkallë shkallë të saj. Qenia e shpejtë e një gjëje nuk e ndryshon gjendjen edhepse është e shpejtë ajo është shkallë shkallë.

Larixhani: A nuk ka fjala “tedrixhi” (shkallë shkallë) kuptimin e “ittisalit” (vazhdimësia që ndjek njëra-tjetrën)?

MjeshtërDinaniu: Po kjo është shumë e drejtë. Në “tedrixhi” (shkallë shkallë) ka “ittisal” (vazhdimësi që ndjek njëra-tjetrën), nuk ka “inkita” (ndërprerje). Ja pra këtu është dhe atomi i çështjes. Një gjë megjithëse është e ngadaltë është shkallë shkallë ndonëse është e shpejtë është shkallë shkallë. Për shembull gjëja më e shpejtë që dihet në këtë çast është shpejtësia e dritës. Unë nuk mund ta di se pas shpejtëisë së dritës mund të zbulohet një shpejtësi më e shpejtë; por shpejtësia e dritës është 300 mijë kilometra. A nuk është “tedrixhi” (shkallë shkallë) arritja e 300 mijë kilometrave në sekondë? Edhe nëse është një miliardë herë më e shpejtë se sa kjo sërish ajo është “tedrixhi” (shkallë shkallë). Sepse shkallë shkallë nënkupton vazhdimësinë që ndjek njëra-tjetrën.

Cilën fjalë përdorim si të kundërtën e “tedrixhit” (shkallë shkallë)? Ne përdorim fjalën “def’i” (e menjëhershme). “Def’i” (e menjëhershme) do të thotë një gjë që nuk është brenda kohës. Si rrjedhojë kjo në fakt nuk mund të përfytyrohet. “Def’i” do të thotë një gjë që nuk është brenda kohës, një gjë që është e menjëhershme.

Materialistët e vjetër thonin se evolucioni është i menjëhershëm. Ata thonin se për shembull uji ftohet, ftohet, ftohet shkallë shkallë dhe pasi ka hyrë nën një temperature të caktuar menjëherë ngrin akull. Materialistët thonin se kjo ngrirje e akullit është e menjëhershme. Sipas tyre në çastin kur uji ngrin akull nuk është shkallë shkallë. Pohoj se është e mundur që të thuhet dhe e kundërta e kësaj pra se uji ngrohet, ngrohet, ngrohet shkallë shkallë dhe në një çast shndërrohet në avull. Avulli nuk është ujë, përbërja e avullit është e ndryshme nga përbërja e ujit; por uji është bërë avull. (Shndërrimi i sasisë në cilësi është njëri nga ligjet e materializmit dialektik Medya Şafak).

Ata thonin se ai çast në të cilin uji shndërrohet në avull është i menjëherhsëm. Sipas tyre ngrohja e ujit është shkallë shkallë; por gjendja e kalimit të ujit në avull është e menjëhershme. Në të njëjtën mënyrë ftohja e ujit është shkallë shkallë; por çasti i ngrirjes akull i ujit domethënë kalimi nga gjendja e lëngët në gjendjet të ngurtë është i menjëhershëm. Ky është mendimi i materialistëve.

Megjithatë në këtë botë nuk ka njëgjë të menjëhershme. Në këtë botë çdo gjë është shkallë shkallë. Çasti i shndërrimit të ujit në avull ose në akull ndonëse është aq i vogëlsa ne nuk mund ta shikojmë rishtas ai është shkallë shkallë. Të japësh një shembull i një gjëje që është e menjëhershme është mjaft e vështirë; por mund të jap këtë shembull: Koncepti është i menjëhershëm. Ju konceptoni brenda një kohe, qelizat e trurit tuaj janë kohore, lëvizja e trurit tuaj është kohore, këto janë të vërteta; por koncepti nuk është kohor. Këto do t’i cekim më vonë tani me lejen tuaj le t’i rikthehemi çështjes së lëvizjes.

Lëvizja në atom është shkallë shkallë. Në gjënë që është e menjëhershme nuk ka lëvizje. Në këtë gjendje po bëjmë fjalë për bartjen. Në këtë drejtim kumtojmë se ka dallim mes bartjes dhe lëvizjes. Brenda çdo lëvizjeje ka bartje; por shtojmë se është e mundur bartja së cilës i mungon brenda lëvizja. Shkurtimisht lëvizja është shkallë shkallë dhe duke qenë se është shkallë shkallë është në gjendje vazhdimësie. Pra është e ngjitur me njëra-tjetrën.

Pra koha kalon, bëhet natë, bëhet ditë, kalojnë sekondat, çastet, brenda të tëra këtyre kalimeve koha është një e tërë e ngjitur. Disa mendojnë se çdo çast vjen pas njëri-tjetrit. Koha mund të ndahet në sekonda; megjithatë koha nuk është e bërë nga sekondat. Sekonda shikohet si atomi i kohës. Thuhet se njësia e kohës është çasti; por dhe vetë sekonda mund të ndahet në sekonda, për shembull a nukështë e mundur që sekonda të ndahet në dy gjysmë sekonda?

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për trupin. Trupi përbëhet nga atomet dhe grimcat; por dhe ai atom dhe ato grimca mund të ndahen. Nuk ka asgjë që nuk mund të ndahet. Nuk ka asnjë sekondë që nuk mund të ndahet. Atëherë duke qenë se ajo mund të ndahet vazhdimisht është e ngjitur. Si përfundim lëvizja është e ngjitur dhe kjo botë është e ngjitur. Ajo nuk është “munkati” pra e ndërprerë. Historia është e ngjitur, ata të cilët besojnë se historia është e ndërprerë gabojnë rëndë. Në histori nuk ka ndërprerje; ne mund ta shikojmë si ndërprerje, ose mund të kemi vegime. Ajo epokë nuk ka të bëjë me këtë epokë, ne mund të themi se ajo histori është ndryshe nga kjo histori. Por në atomin e lëvizjes nuk ka ndërprerje.

Unë kur them histori më shumë kam për qëllim kohën. Ndërkohë dua të them dhe këtë se histori nuk do të thotë kohë. Historia është një gjë më e ndryshme se sa koha, tani nuk dua të hyj në këtë çështje, sepse kjo është një çështje plotësisht e veçantë. Historia janë ngjarjet që kalojnë brenda kohës. Nëse ngjarjet në atomin e kohës do të mungonin nuk do të kishim një gjë si historia. Historia janë ngjarjet që kalojnë brenda kohës dhe në të cilat njeriu është i përfshirë.

Koha është e vazhdueshme dhe është shkallë shkallë. Ja pra në këtë përshkallëzim të përhershëm ne lëvizim. Përshkrimi i lëvizjes është përshkallëzimi dhe ky përshkallëzim ka një anë, një drejtim. Domethënë ai fillon në një vend dhe mbaron në një vend tjetër. Asnjë lëvizje e cila nuk ka një pikë zanafille dhe mbërritjeje nuk mund të përfytyrohet. Në çastin kur ju thoni lëvizje ajo ka një fillim dhe një fund. Citoj se është e mundur që vendi i mbarimit të ndryshojë shkallë shkallë; pra ndërsa fillon në një vend dhe pritet që të mbarojë tek një vend tjetër, shtoj se është e mundur që të ndryshojë sërish dhe të mbarojë në një vend tjetër.

Tek lëvizja gjashtë gjëra janë të detyrueshme: Fillimi, lëvizësi, ai që vë në lëvizje, drejtimi i lëvizjes etj. këto janë të detyrueshme. Për shembull nuk ka kuptim mungesa e fillimit dhe fundit. Nuk ka ndonjë kuptim në mungesë të lëvizësit. Këto të tëra janë të detyrueshme për lëvizjen.

Shumë mirë në botën në të cilën jetojmë si dhe lëvizjet të cilat i bëjmë vetë; rinia jonë, plakja jonë, lodhja jonë, pushimi ynë, gëzimi ynë, hidhërimi ynë këto janë lëvizje të cilat i shikojmë tek vetja jonë. Të tërë këto lëvizje të cilat i shikojmë tek vetja jonë ose tek mjedisi ynë janë lëvizje “aradi” (të rastësishme).

Çfarë do të thotë lëvizje “aradi” (e rastësishme)? Nëse me lejoni dua që ta sqaroj. Për shembull rritja e një peme, ngrohja e ujit, ose lodhja shkallë shkallë e njeriut, të tërë këto janë të rastësishme. “Kemijjeti” (sasia) është e rastësishme. “Kemijjeti” (sasia) dhe “kejfijjeti” (cilësia) zënë vend brenda dhjetë kategorive të Aristotelit. “Kemijjeti” shpreh masën dhe sasinë; ndërsa “kejfijjeti” shpreh cilësinë dhe gjendjen. Si gjendjet janë shkallë shkallë ashtu dhe masat janë shkallë shkallë. Këto janë të rastësishme.

Çfarë do të thotë “arad”? “Arad” do të thotë një gjë që nuk mund të jetë më vete. “Aradi” është gjithmonë i lidhur me një gjë tjetër. “Kemijjeti” pra sasia është e rastësishme. Sasia nuk mund të jetë më vete. Sasia ose masa është sasia ose masa e një gjëje. A mund të bëni fjalë për për çdo lloj gjëje absolute së cilës nuk i përket një sasi ose një masë? Ne kur bëjmë fjalë për sasinë bëjmë fjalë për masën e një gjëje. Gjëja e cila është në zotërim të një mase ose sasie nuk është vetë masa ose sasia e saj. A janë trupat sasi, apo janë në zotërim të sasisë? Ata janë në zotërim të sasisë. Atëherë pohojmë se masa është e lidhur me një trup.

Tani le të vijmë tek “kejfijjeti” (cilësia); i nxehti, i ftohti, ngjyrat, gjendjet e njeriut, lodhja, gëzimi, hidhërimi etj. këto janë cilësi dhe janë të lidhur me një gjë. Për shembull kur themi lodhje, lodhja e kujt është kjo? Lodhja e këtij njeriu... Kur themi gëzim, gëzimi i kujt është ky? Gëzimi i këtij njeriu... Hidhërimi i këtij njeriu, ngjyra e asaj gjëje etj. Ja pra në këtë këndvështrim ne u themi këtyre se janë të lidhura me një gjë. E thënë ndryshe këto janë të veçantat, veçoritë.

Sasia dhe cilësia janë veçoritë e objekteve. Mirë cila është ajo që është në zotërim të këtyre veçorive? Sasia është sasia e çdo lloj trupi. Për shembull kur e shikojmë këtë tryezë çfarë shikojmë si veçoritë e saj? Për shembull shikojmë ngjyrën e saj. Për shembull nëse e ngrejmë atë ne do të ndjejmë peshën e saj. Pesha, ngjyra, gjatësia, gjërësia janë të veçori, thellësia është veçori. Mirë por ku është vetë trupi?

Kur ne anashkalojmë ngjyrën, gjërësinë, gjatësinë, thellësinë a ka apo nuk ka trup? Trupi është në zotërim të ngjyrës, gjërësisë, gjatësisë, thellësisë dhe peshës, mirë po kur këto i lëmë mënjanë a ka trup? Sipas disave kur ne i lëmë mënjanë këto trupi nuk është asgjë. Disa citojnë se tërësia e këtyre është trup. Megjithatë trupi nuk përbëhet nga këto, por ai është në zotërim të këtyre. Tërësia e ngjyrës, peshës, gjërësisë, gjatësisë, thellësisë nuk është trup, por trupi është në zotërim të këtyre veçorive. Ai është në zotërim të ngjyrës, peshës, gjërësisë, gjatësisë; por trupi nuk është tërësia e këtyre veçorive.

Ju nuk mund ta shikoni me sy atomin e trupit. Çdo gjë që ne shikojmë, është trupi ynë, pra një trup. Muri, guri, pema, deti, mali, ajri etj. të tëra këto janë trupa. Ajri duke qenë se është një trup abstrakt ne nuk mund ta shikojmë atë me sy; por ne nuk mund të shikojmë me sy as atomin e trupave të cilat nuk janë abstraktë. Kur ju shikoni murin ju shikoni ngjyrën, gjatësinë, gjërësinë e tij etj; por vetë atomi nuk është një gjë që mund të shikohet. (Ne i shikojmë dukuritë, por jo atomin; Medya Şafak).

Nëse do ta përmbledhim me një fjali të vetme: Ne nuk e shikojmë atomin. Ne nuk e dëgjojmë.Ajo gjë që ju dëgjoni është cilësia e zërit. Ne nuk e prekim. Kur ju prekni një gjë ju ndjeni fortësinë ose butësinë. Fortësia ose butësia nuk është trup, por janë cilësitë që trupi është në zotërim.

Vetë trupi nuk është një gjë preket, shikohet, shijohet. Vetë trupi është atom dhe atomi i trupëzimi nuk është një gjë që ndjejmë me ndjenjat tona. Duke qenë se atomi i trupëzimit nuk mund të ndjehet atomi shpirtëror si vetja, mendja etj. nuk mund të ndjehen aspak.

Mullah Sadra citon se të tëra lëvizjet që ju shikoni në këtë botë janë të rastësishme. Pra qenia e tyre është e lidhur me një gjë. Për më tepër Mullah Sadra shton këtë: Veçoria dhe trupi gjithmonë janë të ngjitur. Them se është e vërtetë se e rastësishmja ka veçoritë e trupit; megjithatë e rastësishmja nuk është e ndarë nga trupi. E rastësishmja dhe atomi janë të ngjitur. Nëse e rastësishmja lëviz në këndvështrimin e sasisë apo cilësisë ose një gjëje tjetër,atomi nuk mund të qëndrojë i fiksuar;dhe atomi lëviz së bashku me ta.

Tani dua që ta sqaroj më thjeshtë se cili është qëllimi i Mullah Sadrasë me atomin e lëvizjes. Të tërë e pranonin lëvizjen e rastësishme. Që nga zanafilla e botës asnjë mendimtar nuk e mohonte lëvizjen e rastësishme. Ndërsa Mulla Sadra arriti në këtë përfundim: nëse ju e pranoni lëvizjen e rastësishme jeni të detyruar që të pranoni dhe lëvizjene atomit. Sepse kur e rastësishmja lëviz atomi nuk mund të qëndrojë i fiksuar; sepse e rastësishmja dhe atomi janë të ngjitur. Atëherë pohojmë se dhe atomi i botës lëviz.

Nëse atomi i botës lëviz së bashku me të rastësishmen atëherë cila është gjëja që ndalon në botë? Nëse do të pyesni Mullah Sadranë asgjë... Mullah Sadra thotë se nuk ka asgjë që ndalon në botë, ju jeni ata që keni vegime mbi ndalimin.

Ky Mali Demauend që ju e shikoni me shekuj qëndron i fiksuar në vend. Por në këndvështrimin logjik nuk është i fiksuar dhe ky mal është në gjendje lëvizjeje.

Larixhani: Mjeshtër nëse me lejoni dua të bëj një pushim të shkurtër, do të vazhdojmë më pas.

***

Larixhani: Mjeshtër ju sqaruat me shembuj shumë të bukur të rastësishmen, atomin dhe lëvizjen e atomit. Mjeshtër lëvizja është e vlefshme dhe për mendimin. Në këtë gjendje të vjen në mendje kjo pyetje: Cila është lidhja e këtyre lëvizjeve me atë që vë në lëvizje për herë të parë (muharriku’l-euueli)? Në këtë pikë vjen në rend të ditës çështja e “hadithit (krijimit) dhe “kadimit” (përjetësisë); por tani nuk dua të hyj në atë çësthje. Shkurtimisht pyetja ime është kjo: Deri ku shkon fusha, ose përfshirja e kësaj lëvizjeje?

MjeshtërDinaniu: Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Ashtu siç sqarova dhe më parë atomi i botës për të cilin ka bërë fjalë Mullah Sadra është në gjendje lëvizjeje, të rastësishmet të cilat janë të lidhura me atomin janë në gjendje lëvizjeje. Ashtu siç ceka dhe më lart dhe atomi i lëvizjes së malit të cilin ne e shikojmë si të fiksuar është në gjendje lëvizjeje ndërsa ne e pandehim se ai është i fiksuar dhe i palëvizshëm.

Në botë nuk ka asgjë që qëndron e qetë (e ndaluar). Në fakt them nuk ka ndonjë gjë të quajtur të qetë (të ndaluar). Ne pandehim se ajo është. Ne mendojmë se mali, ose një njeri i cili ulet është i ndaluar. Megjithatë këto nuk janë të ndaluar, çdo gjë është në gjendje lëvizjeje.

Tani dua që të vij te pyetja që ka të bëjë me atë që vë në lëvizje për herë të parë (muharriku’l-euuelin); por më parë nëse më lejoni dua të prek një gabim që e kam shikuar si të rëndësishëm. Edhe disa mendimtarë bashkëkohorë kanë gabuar në këtë çështje. Unë dua të bëj një përkujtim me këtë rast në lidhje me ata disa mendimtarë që kam shikuar se kanë gabuar.

Ashtu siç kumtova dhe më parë të tërë e pranojnë lëvizjen, lëvizjen e të rastësishmes. Askush nuk e mohon lëvizjen e të rastësishmes. Sepse të tërë e shikojnë këtë: ka rini, ka plakje, ka të nxehtë, ka të ftohtë, ka lindjen ka dhe perëndimin e Diellit, këto shikohen. Por çështja themelore është kjo: Lëvizja si atom është shkallë shkallë dhe e ngjitur.

Esharitët të cilët i dolën kundër filozofëve tanë, e pranonin lëvizjen e të rastësishmes; por nuk e shikonin si të ngjitur lëvizjen. Sipas tyre lëvizja, shfaqja dhe zhdukja e saj ndodh me “inkitanë” (ndërprerjen) dhe “ittisalin” (ngjitjen). Sipas tyre bota në çdo sekondë zhduket dhe sërish shfaqet.

Duke qenë se përfytyrimi i botës është pakëz i vështirë unë do të sjell një shembull nga koha. Sipas tyre koha e cila kalon shkallë shkallë përbëhet nga ndërthurja e sekondave. Pra një sekondë shkon, plotësohet, pas saj vjen një sekondë e re. Edhe bota e cila është brenda asaj sekonde shkon të njëjtën mënyrë. Pra bota në fakt është vetëm bota e asaj sekonde.

Sipas tyre bota nuk është pa kohë, bota është brenda kohës. Duke qenë se bota është në kohë ajo është dhe në sekondë. Pasi sekonda shkon sipas esharitëve zhduket dhe bota në atë sekondë. Nga kjo ata nxorrën këtë përfundim duke thënë se: “Bota zhduket në çdo sekondë dhe ajo shfaqet sërish në çdo sekondë. Kësaj ata i thonin: “krijimi i përhershëm””.

Pak më parë kur po bëja fjalë për gabimin e kryer këtë doja të thosha. Disa në shumicën e rasteve i ngatërrojnë me njëri-tjetrin “krijimin e përhershëm” me “lëvizjen e atomit”. Nënvizoj se sipas “krijimit të përhershëm” bota krijohet vazhdimisht nëçdo çast. Pra ajo zhduket, shfaqet, zhduket, shfaqet. Pikërisht siç ne marrim frymë. Pra një frymë shkon dhe një frymë tjetër vjen. Sipas tyre bota zhytet në asgjënë në çdo çast, më pas krijohet një botë e re. Ata ia vendosën emrin kësaj “krijimi i përhershëm”.

Ndërsa Mullah Sadra thotë se kjo nuk është e vërtetë. “Lëvizja e atomit” nuk duhet të ngatërrohet me “krijimin e përhershëm”. Sepse tek “lëvizja e atomit”, “krijimi i përhershëm” nuk ka kuptim. Ky është një krijim i vetëm, një gjë qëështëkrijuar një herë vazhdon. Ndërsa tek esharitët bëhet fjalë për “inkitanë”(ndërprerjen). Bota zhduket në çdo sekondë, në sekondën tjetër përsëri krijohet.

Ndërsa Mullah Sadra thotë se nuk ka “inkita” (ndërprerje) por ka “ittisal” (ngjitje). Lëvizja është shkallë shkallë. Asgjë nuk zhduket. Ripërtërihet; por nuk zhduket. Ashtu siç shihet këto dy mendime janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kjo pikë e hollë ka mbetur e fshehtë për disa. Ja pra për këtë shkak atë të cilët merren me filozofi, nuk duhet t’i ngatërrojnë me njëra tjetrën mendimin e “krijimit të përhershëm” të esharitëve me mendimin e “lëvizjes së atomit” të Mullah Sadrasë. Tani nuk dua të jap emra por kam parë ata të cilët e kanë bërë këtë gabim.

Mullah Sadra ka sqaruar se nuk ka ndërprerje as në këndvështrimin filozofik dhe as në këndvështrimin fetar. Për shembull a ka ndërprerje në frymëzimin hyjnor? “Ja daime’l-fadli ale’l-berijje” (O i përhershmi i nderuar mbi krijesat!) Çfarë do të thotë vazhdim? Vazhdim do të thotë mungesa e “inkitasë” (ndërprerjes). Në frymëzimin hyjnor nuk ka ndonjë gjë të quajtur ndëprerje. Ky është një sqarim fetar.

Mullah Sadra e argumenton mungesën e ndërprerjes me argumenta logjikë. Lëvizje është shkallë shkallë pra e ngjitur. Koha është e ngjitur. Unë dua ta përsëris këtë çështje që të mos gabohet. Theksoj se “krijimi i përherhëm” i esharitëve nuk duhet të ngatërrohet me “lëvizjen e atomit”. Në lëvizjen e atomit ka “ittisal” (ngjitje) dhe në botë nuk ka “sukun” (ndalesë). Sipas Mullah Sadrasë “sukuni” (ndalesa) gjendet vetëm tek letërsia. Ndalesa është vetëm pandehja jonë. E tërë bota që nga e përhershmja deri tek e përjetshmja është gjithmonë brenda një lëvizjeje.

Tani le të vijmë tek pyetja juaj: Çfarë është “muharriku” (ai që vë në lëvizje)? Kjo është një pyetje e rëndësishme; por ju keni një pyetje tjetër, të cilës unë do t’u jap përgjigjen më vonë.

Larixhani: Mjeshtër, unë dua të them se ndonëse lëvizja është e përhershme, ndonëse është e vazhdueshme, ndonëse nuk është e ndërprerë, para se të vijmë tek “muharriku’l-euueli” (ai që në vë në lëvizje për herë të parë), ne shikojmë se si do që të jetë një gjë është e fiksuar në botë. Ky është vetë njeriu. Për shembull mendoni për mua, unë jam i njëjti njeri që isha para 20 viteve, unë jam i njëjti njeri që isha para 30 viteve, ata të cilët më kanë parë në atë kohë më njohin dhe tani. Mirë por çfarë është ky “teshehhus” (personifikim)? A mund të themi se kjo lëvizja e personifikimit ka një gjendje pushimi? Ose cili është vendi i këtij personifikimi që vazhdon pa ndërprerje tek lëvizja?

MjeshtërDinaniu: Po “teshehhusi” (personifikimi) nuk është ndërprerje, nuk është as ndalesë. Si fillim lëviz trupi i njeriut. Për sa i përket shpirtit... Them se nuk ka lëvizje tek abstraktet. Unë dua t’iu jap një shembull më të thjeshtë. Le të mos hyjmë as tek abstraktet. A është apo nuk është koha një lëvizje? A ka tek koha një ndalesë një sekondëshe? A mund ta përfytyroni ndalesën tek koha? Ashtu siç ka thënë dhe Hafidhi: “Nuk ka ndalesë në kthimin e universit”. A ka tek koha një ndalesë ose një ndërprerje të një çasti? Jo që nga e përhershmja deri tek e përjetshmja ajo është në gjendje lëvizjeje. Mirë a nuk është i fiksuar identiteti i kohës?

Larixhani: Po natyrisht se po...

MjeshtërDinaniu: Koha është e njëjta kohë. A nuk është koha e njëjta kohë?

Larixhani: Tekefundit kjo ishte dhe pyetja ime.

MjeshtërDinaniu: Po ja pra...Vetë ngjitja është identitet. Ngjitjaështë identitet. Ngjitja është shkallë shkallë. Ja pra për këtë arsye do të ishte problem nëse do të ishte e ndërprerë. Japra kjo është fjala e esharitëve. Ja pra për këtë arsye Mullah Sadra nuk e pranon fjalën e tyre. Ai e shikon si jo logjike fjalën e esharitëve. Ai thotë se nëse ndërprerja do të ishte e pranishme atëherë do të zhdukej identiteti. (Nëse do të kishte “inkita”(ndërprerje) uni i tanishëm nuk do të ishte uni i shkuar, “ittisali” (vazhdimësia) (është ajo e cila siguron vazhdimësinë e personalitetit tonë, pra çfarë jemi dhe çfarë jemi gjithmonë; Medya Şafak)

Koha është një njësi e vazhdueshme. Ajo shkon në një mënyrë shkallë shkallë. Pra koha nuk zhduket për t’u shfaqur. Kur nata shkon ne themi se nata mbaroi. Ne themi dita kaloi, mirë por a u zhduk e djeshmja? Them se zhdukja e së djeshmes është pandehja jonë, e djeshmja nuk u zhduk. Tek koha nuk ka ndërprerje, ajo as nuk shfaqet e as nuk zhduket. Ky është vegimi ynë. Duke qenë se është e vazhdueshme ja pra është identiteti i kohës së vazhdueshme. Edhe lëvizja në të njëjtën formë nuk has në ndërprerje. Edhe vazhdimësia e lëvizjes është identiteti i saj.

Tani le të vijmë tek “muharriku” pra ai që vë në lëvizje... Kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe ky çast është pikërisht vendi i duhur. Vallë a ka krijuar Allahu të pranishmet dhe më pas i ka dhënë lëvizjen? Disa pandehin kështu. Sipas disave Allahu krijon një trup dhe i thotë atij lëviz. Ashtu siç ndodh në futboll ti e godet topin dhe ai shkon. Ata mendojnë se Allahu i jep lëvizjen atomit.

Ndërsa sipas mendimit të lëvizjes së atomit të Mullah Sadrasë Allahu nuk i ka dhënë lëvizje atomit. Allahu e ka krijuar atomin, atomi si natyrë është i lëvizshëm. Domethënë Allahu si fillim ka krijuar atomin dhe më pas nuk i ka dhënë atij lëvizjen. Allahu e ka krijuar atomin; por atomi si përbërje është i lëvizshëm. Për ta sqaruar këtë po iu jap një shembull. Allahu si fillim ka krijuar numrin numrin katër dhe më pas i ka dhënë atij veçorinë e të qenit çift? Allahu ka krijuar numrin katër, numri katër është vetë çift. Krijimi i Allahut si fillim i numrit katër dhe më pas dhënia e tij e veçorisë së të qenit çift është e pakuptimtë.

Në të njëjtën mënyrë Allahu ka krijuar dritën dhe më pas nuk i ka dhënë asaj ndriçim. Allahu ka krijuar atomin dhe më pas nuk i ka thënë atij lëviz. Kjo është lëvizja e atomit. Allahu e ka krijuartrupin, trupi si natyrëështë i lëvizshëm. Ky është mendimi i lëvizjes së atomit të Mullah Sadrasë. Ata që nuk e dinë le ta dinë kështu. Çfarë është lëvizja e atomit? Tek lëvizja e atomit, lëvizja nuk është e rastësishme për atomin; atomi si natyrë është i lëvizshëm. Të tërë filozofët përpara Mullah Sadrasë, përfshirë këtu dhe Ibn Sinanë mendonin se lëvizja është e rastësishme për atomin. Kjo ishte gabim. Këtu qëndron epërsia e Mullah Sadrasë.

Larixhani: Disa e marrin për bazë një poezi të Meulanës, sipas meje Meulana duhet mbrojtur. Meulana thotë kështu: “Shekujt kaluan, ky shekull është i ri. Hëna është ajo Hënë, por uji nuk është ai ujë”.

MjeshtërDinaniu: Poezia thotë të vërtetën, nuk ka ndonjë problem tek poezia. Meulana thotë të vërtetën: “Hëna është gjithmonë Hënë, uji ndryshon”.

Larixhani: Ata thonë se ka dhe çështje të fiksuara...

MjeshtërDinaniu: Jo këtu vetëm është bërë gabim. Hëna është e njëjta Hënë, ndërsa ujë nuk është i fiksuar mbi lumë, lumi rrjedh. Pasqyrimi i Hënës bie mbi lumë, por uji në të cilin ajo pasqyrohet rrjedh. Duke qenë se Hëna është e fiksuar pasqyrimi i saj bie mbi lumë. Pra çdo ujë që vjen është një pasqyim i ri. Pra pasqyrimi dhe rrjedhja e ujit janë të përhershme. Ajo që ata thonë është vetëm një gabim.

Bota është një lëvizje e vetme. Sadru’l-Muteelihini ka arritur në këtë pikë në lëvizjene atomit: Bota është si lëvizëse ashtu edhe lëvizje. Nëse ju e pranoi atomin atëherë jeni të detyruar që të pranoni edhe se lëvizja me lëvizësin janë e njëjta gjë. Ajo gjë që lëviz në lëvizjen e e veçorisë, është e ndryshme nga lëvizja.

Për shembull unë jam njëtrup dhe jam i lëvizshëm. Dora ime lëviz; por dhe mund të mos lëvizë. Lëvizja është një veçori në dorën time. Tek lëvizjet e veçorive ne e shikojmë lëvizësin si të ndarë nga lëvizja. Por tek lëvizjae atomit duke qenë se vetë atomi lëviz nuk mund ta shikoni lëvizjen si të ndarë nga atomi.Pra si lëvizja dhe lëvizësi janë e njëjta gjë. Përmbledh se të përfytyrosh këtëështë mjaft e vështirë.

Larixhani: Shumë mirëmjeshtër, ne përfituam shumë, por na mbaroi dhe koha e programit tonë. Me dëshirën se do të takohemi në një tjetër program së bashku me mjeshtrin tonë iu themi mirëmbetshi.



Burimi : Medya Şafak