Ibrahimi Dinani: Mësimet E Ibn Sinas: Trupi, Koha Dhe Lëvizja Janë Të Bashkuara Në Vetvete / Nuk Ka Hapësirë Në Univers (Pjesa E Gjashtëmbëdhjetë)

nga Ibrahimi Dinani | Publikuar në Korrik 2, 2023, 1:22 p.m.

Mendja juaj percepton lëvizjen, mirëpo ajo nuk lëviz, qarkullon, shkon me 150 km/s si ai mjeti që është jashtë. Mendja juaj mbetet e fiksuar. Lëvizja është argumentuar dhe nga ana shkencore. Megjithatë çdo gjë është në një vend të vetëm në praninë e Allāhut të Lartësuar, i Cili është ‘Ilmu’l-Muṭlaḳi (Dituria, i Dituri Absolut). Domethënë mbarë kjo botë është ḥuḍūru’l-maḥḍi (gjendet me një prani të çiltër, të dëlirë dhe të vetme) në praninë e Allāhut të Lavdëruar.

Trupi, koha dhe lëvizja janë të bashkuara në vetvete / Nuk ka hapësirë në univers

Ismā‘īl Menṣūrī Larixhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Me‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes) dhe te‘zijjes (ngushëllimit). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.

Ashtu siç e dini ne kemi një copë herë të mirë, që po shëtitemi në kopështin me trëndafila të mendimeve të çiltra, dëlira të ḥekīm Ebū ‘Alī Sīnās. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Ne jemi duke përfituar nga sqarimet e mençura, të urta dhe të zgjuara të mjeshtrit tonë të nderuar që thyejnë, zbërthejnë, zgjidhin kodet e tij.

Ashtu siç e dini tanimë Shejkhu’r-Reīsi Ebū ‘Alī Sīnā ka një personalitet me shumë drejtime. Ai ishte mjaft autoritar, prestigjioz në fusha si filozofi, logjikë, mjekësi dhe teologji. Gjithashtu ishte dhe njëri nga emrat më të spikatur në letërsi...

 

Sa fatlumë ndihemi që kemi ndjekës të cilët zotërojnë një shkallë të lartë të tillë të diturisë. Sado që ta falenderojmë Allāhun e Madhëruar për zënien e rrënjëve kaq të thella, të rrënjosura në thellësitë e popullit tonë të njohurisë islāme dhe urtësisë īrāniane rishtas është e pakët...

Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Po, natyrisht se ashtu është. Ashtu siç kam bërë të ditur ai ka përpiluar veprën me titull: “Dānishnāme-i E‘lāī” (Dekreti i Këshillimit të të Lartëve) në gjuhën perse në fushën e filozofisë dhe ka hetuar çështjen e xhismit (trupit) në një pjesë të kësaj vepre. “Çfarë është trupi?!” Ai është tërësia e këtij muri, tryeze dhe e gjërave, sendeve të tjera që shikoni. Kjo botë është bota e trupave. Ah sa thënie të bukur që ka cituar ai në këtë çështje: “Trupi është i bashkuar, i vazhdueshëm në vetvete. Nëse do të ishin të ndarë nga njëri-tjetri, atëherë nuk do të kishin as përmasa”. Kumtoj se ne duhet të shkruajmë libra me shumë vëllime, vetëm duke marrë shtysë vetëm nga kjo fjali në vetvete. Kjo fjali është hem përkufizimi i trupit hem një poezi dhe hem është shprehur në një mënyrë madhështore! Kjo thënie ka kuptimin se trupi është muttaṣil (i bashkuar) me vetveten dhe gjithashtu zë vend përballë mendimit të pranuar dhe të përfaqësuar nga apologjetët esh‘aritë.

Shprehemi kështu sepse në Greqinë e Lashtë kishte një mosmarrëveshje në çështjen nëse trupi ishte muttaṣil (i bashkuar, i njëjësuar, i ngjitur), apo ai ishte i përbërë nga atomet që janë munfaṣil (të ndara, të shkëputura, të veçuara) nga njëra-tjetra?! Kështu që dhe bota e sotme është atomiste. Shkencëtarët sot e kanë çarë, ndarë atomin dhe nga këto grimca ata kanë mundur që të përparojnë, përshkojnë deri në quark (kuark) të cilin nuk mund ta dinë nëse është i ngjitur apo i ndarë. Përsëri nga quarku (kuarku) ata kanë arritur në valë dhe e njëjta pyetje ka ardhur këtë herë në rend të ditës për valët: “Vallë a janë valët muttaṣil (të bashkuara) me vetveten, apo janë munfaṣil (të ndara) nga njëra-tjetra?!” Shejkhu’r-Reīsi ka bërë të ditur se trupi është muttaṣil (i bashkuar) me vetveten dhe jo me pamjen e tij, jo me e‘rāḍin (gjymtyrët, copat, pjesët e tij). Nëse trupi nuk do të ishte muttaṣil (i bashkuar) me vetveten, atëherë ai nuk do të kishte as përmasa. Nëse ittiṣāli (bashkimi, njëjësimi, ngjitja) nuk do të ishte, vallë a mund të kishte përmasa ndonjë kuptim?! Në këtë gjendje dhe përmasa do të dilte diçka e kotë, pa bazë. Copëzat, pjesëzat që nuk mund të ndahen nuk kanë vëllim. Vallë sa copë qenie pa vëllim duhet të bashkoni me qëllim që të mund të krijohet një vëllim?!

Vallë a mund të krijohet vëllimi nga pavëllimshmëria, imtidādi (zgjatimi) nga pazgjatimshmëria (që trupi është imtidād (zgjatim)) dhe bashkim, njëjësim nga ndarja, veçimi?! Nëse do të themi dhe më përtej kësaj; vallë a mund të krijohet ūxhūdi (qenia) nga ‘ademi (asgjëja)?! Atëherë miratojmë se xhismi (trupi) është muttaṣil (i bashkuar) në vetvete. Nëse është muttaṣil (i bashkuar); atëherë në këtë rast ai nuk mund të jetë “një pjesë e pandashme” dhe xheuheru’l-ferdī (thelbi i njësisë, individit) (substantial unit - njësi thelbësore në anglisht, ose مُنآدٌ monād - njësi në persisht: Media e Lirë). Sepse është e mundur qe ne mund ta copëtojmë, ndajmë deri në pafundësi këtë thelb. Mirëpo nëse çdo pjesë që arrini do të jetë një trup, të paktën ajo është e detyruar të ketë një vëllim të caktuar. Vëllimi mund të jetë në pjesëtime, raporte  të mëdha dhe të vogla; por çështja, tematika e qenies i bashkuar, i ngjitur është një çështje ndryshe nga vëllimi.

Edhe për vëllimin e vogël bëhet fjalë për një ittiṣāl (bashkim, njëjësim, ngjitje). Shejkhu’r-Reīsi jo vetëm që nuk e kishte pranuar se trupi është i ngjitur me vetveten, por gjithashtu kishte thënë dhe se lëvizja është e ngjitur me vetveten. Ju e dini lëvizjen. Ajo përbëhet nga disa pjesë si kemmī (sasiore), kejfī (cilësore), kohore dhe vendore. Për shembull lëvizja e një automjeti është një lëvizje vendore. Kurse ḥareketu’l-xheuherī (lëvizja e thelbit) është mjaft e koklavitur, ndërlikuar dhe ky çast nuk është koha e duhur për ta sqaruar këtë. A është kjo lëvizje një ittiṣāl (bashkim, ngjitje, tërësi) apo ajo është krijuar, përbërë nga tërësia e elementeve munfaṣil (të ndara, të veçuara)?! Natyrisht se bëhet për një tërësi fjalë.

Edhe nëse do të mbledhim, sjellim bashkë disa, madje me mijëra elemente të ndenjura, vallë a është e mundur që këto të fundit të krijojnë një lëvizje?! Vallë a mund të krijohet, mishërohet, sendërtohet një lëvizje nga ndenja?! Atëherë kur e grupojmë lëvizjen, cila është masa, njësia e lëvizjes së atomit?! Vallë a është lëvizja e atomit e ndenjur?! Jo, ajo është gjithmonë në një gjendje lëvizjeje. Nëse njësia e saj është lëvizje edhe vetë lëvizja është e bashkuar. Atëherë përmbledhim se trupi, lëvizja dhe nëse do të kalojmë dhe përtej kësaj edhe koha është muttaṣil (e bashkuar) në vetvete. A është koha e bashkuar, apo e ndarë?! Koha është e bashkuar. Disa njerëz pandehin se duke u bashkuar ‘ānu’s-sejjāli” (mijëra çaste) që janë duke rrjedhur përbëjnë kohën. Vallë a krijohet me të vërtetë koha nga çastet, apo ajo ka një natyrë, përbërje, strukturë e cila mund të ndahet në pjesë?! Kthejmë përgjigje se ndonëse koha mund të ndahet në çaste, kohën e shkuar, kohën e tashme dhe kohën e ardhme; rishtas ajo nuk krijohet nga shuma, tërësia e çasteve. Sepse lëvizja është ittiṣāl (bashkim).

Lëvizja është një ittiṣāl (bashkim) me dy drejtime. Fytyra e parë e saj është e kthyer ndaj trupit, kurse fytyra e dytë është e kthyer ndaj kohës. Sepse vetë koha është sasia e lëvizjes. Lëvizja është muttaṣil (e bashkuar), kjo është arsyeja edhe koha që shpreh sasinë e kohës është muttaṣil (e bashkuar). Fytyra e parë e saj është e kthyer ndaj trupit, kështu që ajo vë trupin në lëvizje. Çfarë është muteḥarriku (lëvizësi, vënësi në lëvizje)?! Gjëja që është trupore. Atëherë lëvizja është hallka e mesme e këtij zinxhiri. Domethënë ajo është berzakhu (bota, vendi i mesëm, ndërmjetëm) mes trupit dhe kohës. Duke qenë se trupi dhe koha janë muttasil (të bashkuar), atëherë dhe lëvizja që është një berzakh (bota, vendi i mesëm, ndërmjetëm) mes këtyre të dyve është muttaṣil (e bashkuar).

Lārīxhānī: Atëherë në këtë gjendje miratojmë se lëvizja nuk ka një muḥarrik (lëvizës) të jashtëm. Apo nuk është kështu?!

Mjeshtër Dīnānī: Në dallim nga katër llojet e lëvizjeve që numëruam më lart, këtu hyn në qarkullim botëkuptimi i ḥareketu’l-xheuherīt (lëvizjes së thelbit) të Mullah Ṣadrās. Ju bëtë një diagnozë, përcaktim shumë të bukur. Sepse përqendrimi në këtë çështje na çon në mendimin e ḥareketu’l-xheuherīt (lëvizjes së thelbit) të Mullah Ṣadrās. Këtë nuk e ka thënë askush hapur përpara Mullah Ṣadrās. Nëse dikush pranon ittiṣālin (bashkimin) në trup, kohë dhe lëvizje - që është i detyruar ta pranojë; sepse këto nuk janë krijuar nga elemente të ndara, të shkëputura dhe të veçuara - ai do të pranojë dhe gjendjen e një bashkimi në univers. Madje nuk ka asnjë lloj hapësire, zbrazëtie në univers. Vallë a e ka mbushur ‘ademi (asgjëja) hapësirën mes qenieve?! Sigurisht që jo. Çdo gjë në univers është muttaṣil (e bashkuar) me njëra-tjetrën. Madje disa njerëz kanë shprehur kështu: “Bëhet fjalë për një lidhje mes përplasjes së krahëve të një fluture pyjet, xhunglat e Amazonës dhe të një përmbytjeje që ndodh në Indi, ose në çdo lloj rajoni, zone në Lindje”. Mbase ju mund të çuditeni ndaj kësaj gjendjeje, por ka një lidhje në mesin e këtyre dy ngjarjeve.

Madje dhe vetë historia në vetvete është muttaṣil (e bashkuar). Një njeri mund të mos kuptojë nga historia; mirëpo nëse arrin në një ndërgjegjje në çështjen e historisë, atëherë ai do ta shikojë se ajo është muttaṣil (e bashkuar) dhe do të zbulojë se dhe ngjarjet më të vockla janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ne pandehim se historia është rastësi; por ajo nuk është rastësi. Çdo gjë e saj është llogaritur. Nëse thënie është në vendin e duhur këtu rikujtojmë: “Nëse hunda e Kleopatrës do të ishte pakëz më e gjatë, fati i historisë do të ishte i ndryshëm se i këtij çasti”. E thënë ndryshe nëse ju do të shihni universin, ose mbarë galaksitë, do të shikoni se nuk ka asnjë ‘adem (asgjë, hapësirë, zbrazëti) qoftë dhe në një grimcë të vogël në këto. I tërë universi është muttaṣil (i bashkuar) me njëri-tjetrin. Sa bukur që e ka thënë Shejkhu’r-Reīsi: “Trupi është i bashkuar në vetvete. Nëse do të ishte i ndarë, ai nuk do të mund të kishte, ndahej në përmasa. Nëse nuk do të ishte përmasa, nuk do të ishte trupi. Nëse nuk do të ishte trupi, nuk do të ishte koha. Nëse nuk do të ishte koha, nuk do të ishte lëvizja.

Ju bëtë një pyetje shumë të bukur, në të vërtetë: Po. Nëse do t’i mbledhim të tëra këto pararoja dhe nëse do të pranojmë se lëvizja është nga brenda dhe jo nga jashtë, do të arrijmë në përfundimin se është ḥareketu’l-xheuherī (lëvizja e thelbit, pra se lëvizja është nga brenda dhe jo nga jashtë: Media e Lirë). Kështu që lëvizja që është nga brenda, ka kuptimin e ḥareketu’l-xheuherīt) (lëvizjes së thelbit). Ja pra Mullah Ṣadrā ishte interesuar në një mënyrë kaq të thellë për çështjen e lartpërmendur dhe nuk është se atij i kishte ardhur frymëzimi, shpallja hyjnore... Ai kishte një kujdes, përqendrim, vëmendje të brendshme. Mullah Ṣadrā i mendoi mbarë këto çështje duke i përvetësuar dhe tretur nga brenda, ai i bashkoi pararojat dhe arriti në përfundimin se në fakt se thelbi i të tërë botës është i përbërë nga një lëvizje dhe se asgjë nga jashtë nuk e lëvizte, vinte në lëvizje atë. Këto pararoja i dhanë mendimeve gjeniale të Mullah Ṣadrās shtysë që të arrinte në ḥareketu’l-xheuherīn (lëvizjen e thelbit). Shikoni se sa e rëndësishme që është kjo çështje... Dhe e dini përse?! Sepse duke përdorur thënien e një njeriu të mençur ose të urtë: “insānu’l-kāmili (njeriu i përkryer, i plotë) është ai njeri i cili e shikon āfāḳun (horizontet, botën e jashtme) në nefsihi (brendinë, shpirtin, vetën e tij)”. Sepse jashtë gjenden vetëm gjërat, sendet që mund të perceptohen vetëm me pesë shqisat.

Iluzionet, përgënjeshtrimet në shqisa bëhen shkak për perceptimin në një mënyrë të çrregullt, të shpërndarë të universit. Kur ju i hulumtoni vazhdimisht gjërat e jashtme në brendinë tuaj dhe kur arsyetoni, meditoni, mendoni në një mënyrë të kujdesshme mbi to - ashtu siç kam bërë të qartë në një mësim të kaluar, nëse meditoni në atë mënyrë që kam thënë, pra nëse bëheni njerëz të arsyetimit, meditimit, mendimit në kuptimin e vërtetë të fjalës - atëherë ju si njerëzit e zotë të arsyetimit, meditimit, mendimit të botës, do të shikoni në një mënyrë tejet të qartë këtë lidhje dhe marrëdhënie mes të tëra qenieve në këtë botë. Shikoni se sa letrare që është fjala e Shejkhu’r-Reīsit në këtë kontekst!

Lārīxhānī: Ju e sollët në një vend mjaft të bukur fjalën. Meqenëse lëvizja është nga brenda, sërish dhe ‘Al’āme Ṭabāṭabāīu ka shprehur një fjali të mahnitshme: “Pikërisht ashtu siç ndodh në thënien: “Allāhu i Lartësuar di gjithçka që është në sipërfaqen e tokës, që del nga ajo, që zbret nga qielli dhe që ngjitet në qiell”, gjjthçka që është në diturinë e Allāhut të Lavdëruar ka një lëvizje”. Ai ka thënë diçka që parakalon, tejkalon dhe lëvizjen e thelbit. Sa fjali delikate dhe elegante!

Mjeshtër Dīnānī: Lëvizja e thelbit është e brendshme. Mirëpo mbarë lëvizja, madje mbarë bota është plotësisht e gatshme, e pranishme në praninë e Allāhut të Madhëruar. Unë dua të ilustroj një shembull këtu me qëllim që çështja e sipërcituar të mos ju vijë ndjekësve tanë të nderuar rëndë: “Lëvizjet vendore që shikojmë në botën e jashtme (për shembull lëvizja e një automjeti i cili lëviz, qarkullon me shpejtësi 150 km/s) është e çrregullt, paqëndrueshme; pra ajo është gajru’l-ḳarri’dh-dhati (përveç qëndrueshmërisë së vetës). Ajo zbrazet një vend në një çast të caktuar, më pas zë një vend tjetër. Mirëpo a lëviz tërësia e kësaj lëvizjeje njëlloj si jashtë në mendjen tuaj, apo mendja juaj është e fiksuar përballë kësaj lëvizjeje?! Mendja juaj percepton lëvizjen, mirëpo ajo nuk lëviz, qarkullon, shkon me 150 km/s si ai mjeti që është jashtë. Mendja juaj mbetet e fiksuar. Lëvizja është argumentuar dhe nga ana shkencore. Megjithatë çdo gjë është në një vend të vetëm në praninë e Allāhut të Lartësuar, i Cili është ‘Ilmu’l-Muṭlaḳi (Dituria, i Dituri Absolut). Domethënë mbarë kjo botë është ḥuḍūru’l-maḥḍi (gjendet me një prani të çiltër, të dëlirë dhe të vetme) në praninë e Allāhut të Lavdëruar.

Kjo është një çështje tjetër. Sepse Ai është Sermed (i Përjetshëm). Shikoni unë e kam thënë me dhjetra herë këtë: “Çdo gjë që duket e ndryshme nga njëra-tjetra në botë dhe në kohë është bashkë në dehr (kohë). Edhe ato gjëra që duken të ndryshme nga njëra-tjetra në dehr (kohë) janë bashkë në sermed (përjetësi)”. Pra gjithçka është një në praninë, sytë e Allāhut të Madhëruar. Sepse i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar është një. Ai është ḥuḍūru’l-maḥḍi (gjendet me një prani të çiltër, të dëlirë dhe të vetme) dhe uaḥdetu’l-maḥḍi. Ja pra kjo është ajo që desha të them. Në praninë e Allāhut të Lartësuar uaḥdeti (njëjësi), uaḥdetu’l-ḥaḳḳi (njëjësi i vërtetë) është i vërtetë; tek Ai nuk ka kurrë kethret (shumës). Mirëpo shfaqja e uaḥdetit (njëjësit) të të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar ulet, zbret deri në botërat e mendjes, ëndrrës, vegimit dhe madje të trupit. Ky i fundit është muttaṣil (i bashkuar) në vetvete. Ju e shikoni ittiṣālin (bashkimin) në një gjendje uaḥdeti (njëjësi) me gjënë muttasil (e bashkuar), apo nuk është kështu?! A është ittiṣāli (bashkimi) një uaḥdet (njëjës), apo nuk është?! Copëtoni, ndani një trup sa të doni deri në copat, pjesët e tij. Krahas kësaj sado ta ndani ndani, përsëri këto copa që ndatë janë të bashkuara brenda vetes. Vallë a mund ta hiqni dhe zhdukni ittiṣālin (bashkimin) nga trupi?!

Lārīxhānī: Përkundrazi, kjo është veçoria e qartë, konkretizuar, theksuar e trupit.

Mjeshtër Dīnānī: Sepse ittiṣāli (bashkimi) është cilësia vetore e tij. Nuk ka mundësi që të jetë një trup dhe të mos ketë ittiṣāl (bashkim). Megjithatë cila është gjëja që dua të them?! Ky ittiṣāl (bashkim) është dukja, shfaqja e Uaḥdetu’l-Ḥaḳḳatu’l-Ḥaḳīḳijjeti (Njëjësi i të Vërtetit të Vërtetë). Kini shumë kujdes ndaj kësaj. Uaḥdeti (njëjësi) i të Vërtetit dhe melekūtit (engjëllores) i cili ulet, zbret në botën e nāsūtit (kalbjes, prishjes) është në një gjendje ittiṣāli (bashkimi). Mirëpo ky ittiṣāl (bashkim) njëkohësisht është bërë i paqëndrueshëm me lëvizjen dhe kohën. Koha është hem në gjendje uaṣli (bashkimi, njëjësimi) dhe hem në gjendje faṣli (ndarjeje, shkëputjeje). Kështu që ju mund ta ndani kohën si koha e shkuar, koha e tashme dhe koha e ardhme. Por a është kjo ndarje, një ndarje fekkī (fizike, lëndore), apo uehmī (mendimore, vegimore)?! Fjala fekkī (fizike, lëndore) është marrja e një thike dhe ndarja e kohës në kuptimin fizik. Vallë a e ndani kohën në një mënyrë fekkī (fizike), apo ju e ndanë në mendjen tuaj atë?! Koha nuk është diçka që mund të ndahet me një thikë, hanxhar, satër ose shpatë. Vallë kemi një mjet të mprehtë të pranishëm me të cilin mund të ndajmë kohën?! Jo. Atëherë kjo ndarje është vetëm në mendje. Kësaj u thuhet ndarje mendimore ose vegimore. Ju jo vetëm që mund ta ndani kohën si koha e shkuar, koha e tashme dhe koha e ardhme, por gjithashtu mund ta ndani dhe si çast; mirëpo ju mund ta bëni vetëm në mendjen tuaj këtë. Një ittiṣāl (bashkim) i tillë është shfaqja e uaḥdetit (njëjësit). Për këtë arsye dhe trupi është një shfaqje e uaḥdetit (njëjësit).

Lārīxhānī: Mjeshtër, ju prekët një pikë shumë delikate në çështjen e ittiṣālit (bashkimit) në trupa dhe bashkimin e qenies.

Mjeshtër Dīnānī: Unë gjithçka e shikoj si shfaqjen e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar.

Lārīxhānī: Kjo është një qasje shumë e bukur. Edhe filozofi ynë i madh kombëtar Ibn Sīnā ka thënë të njëjtën gjë në komentimin e ājetit ḳurānor: “ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ“Thumme isteuā ‘ale’l-‘Arshi” (Më pas Allāhu ndreqi, rregulloi, stivosi ‘Arshin). (Sūre Sexhde, 4) “Allāhu i Lavdëruar di gjithçka që është dhe që del nga sipërfaqja e tokës, që ulet dhe që lartësohet, ngjitet në sipërfaqen e qiellit”. Domethënë çdo grimcë e vetme që ju shikoni në këtë botë, e ka marrë pjesën e saj nga drejtimi nga fytyra e Allāhut të Madhëruar. Ai nuk është i shkujdesur, shpërqendruar qoftë dhe ndaj një grimce të vetme. Kjo është një pikë madhështore dhe ājetet e Ḳur’ānit Famëlartë e shënjojnë këtë. Duke u nxitur nga kjo pohojmë se dhe ne mund të dëshmojmë, shikojmë uaḥdetin (njëjësin) e vërtetë të Allāhut të Lartësuar, jo vetëm në një grimcë, por në të njëjtën kohë dhe në galaksitë. Edhe Ibn Sīnā e ka përpunuar këtë çështje në një rubā‘në (katërvargëshin) e tij.

Mjeshtër Dīnānī: Pa lexojeni një herë. Jam shumë kureshtar ta dëgjoj se si e ka sqaruar.

Lārīxhānī: Sigurisht se më duhet të them se ata ua adresojnë Ebū Sa‘īdit kërë poezi. Mirëpo në shumë burime është bërë fjalë se kjo poezi i përket Ebū ‘Alīut:

Zemra ka vrapuar në këtë shkretëtirë,

Edhe nëse çan, ndan qimen në të vërtetë ajo nuk ka mundur të dinte asgjë rreth saj.

Edhe nëse mijëra diej pasqyrohen në këtë zemër,

Në fund (madje qoftë) ndaj bukurisë së një grimce ajo nuk ka mundur të gjejë udhën.

Mjeshtër Dīnānī: Të themi të vërtetën, kjo është një poezi të cilën mund ta thotë vetëm një i urtë si Ebū ‘Alī Sīnā.

Lārīxhānī: Me të vërtetë gjëja që cituat.

Mjeshtër Dīnānī: Po. Shikoni, thënia çarja, ndarja e njëmijë diejve (në fakt në poezi është thënë: “edhe nëse mijëra diej pasqyrohen”: (Media e Lirë) është puna e një filozofi. Kjo është arsyeja se përse kjo poezi i ka më shumë hije Ibn Sīnās se Ebū Sa‘īdit. Edhe ky i fundit është një njeri i madh dhe një i urtë i madh. Por kjo poezi është rrëfyer hem në një mënyrë filozofike dhe hem të urtë. “Edhe nëse mijëra diej pasqyrohen në këtë zemër”. I nderuar Lārīxhānī, cili diell janë këta mijëra diej?! Dielli në kupën, sipërfaqen qiellore rrezaton për secilin. Ai është një dhe ndriçon, shkëlqen në një mënyrë të barabartë për secilin. Mirëpo kjo thënia “mijëra diej” që ceket në këto rreshta nënkupton kethretin (shumësin). Pra jo mijëra diej, por me miliarda dhe në një numër të pafund diejsh... Por cilët janë diejt që pasqyrohen në zemrën e Ibn Sīnās?! Ai është dielli i diturisë dhe i ndërgjegjjes. Ashtu siç kemi bërë fjalë dhe në një mësimin tonë të kaluar; mendimi i sālikit (udhëtarit) është në një gjendje lëvizjeje nga çasti në çast. Dhe në zemrën e tij pasqyrohet dielli i mendimit - mijëra diej - në çdo çast. Çdo grimcë ka një qendër, një mjedis, një qark dhe një orbitë. Çdo grimcë është një sistem, ose një sistem Diellor.

Bashkë me çdo dituri që pasqyrohet në zemrën e tij, si rrjedhojë pasqyrohen me mijëra dituri dhe urtësi. Ky njeri (Ibn Sīnā) nuk ishte një njeri që mbeste, rrinte në vendnumërim. Ai ishte vazhdimisht në një gjendje arsyetimi, meditimi, mendimi dhe sulūku (udhëtimi të brendshëm moral dhe shpirtëror: Media e Lirë). Ja pra këtu qëndron dhe pjesa e rëndësishme: “Pavarësisht këtyre njëmijë diejve, përsëri pamundësia për të arritur qoftë në përkryerjen e një grimce të vetme...” “Unë munda të çaj një grimcë, munda të shikoj brendinë e saj, (mirëpo nuk munda të arrij përkryerjen)”. Çfarë është përkryerja e grimcës?! Këtu bëhet fjalë për diçka mjaft interesante: “Përkryerja e grimcës buron nga bartja e përkryerjes së botës brenda saj. Përkryerja e një grimce gjithashtu është dhe përkryerja e botës. Kini kujdes se ç'them këtu. Gjithçka që është në këtë botë është e pranishme dhe në grimcë. Një grimcë është njëkohësisht dhe një mostër e botës. Madje vetë një grimcë është një sistem në vetvete. Dallimi në mesin e tyre është se grimca është një mikrosistem, kurse bota është një makrosistem. Si rrjedhojë përkryerja e kësaj bote është fshehur në përkryerjen e grimcës.

Ai i cili kupton përkryerjen e grimcës ka kuptuar dhe përkryerjen e qenies. Ja pra i urti ynë i njohur Ibn Sīnā lajmëron se ai nuk ka mundur të arrijë në përkryerjen e një grimce. Domethënë ai thotë kështu: “Pavarësisht se mijëra diej rrezatojnë në zemrën time, rishtas nuk kam mundur të kuptoj përkryerjen absolute të botës ende”. Nëse do të kishte arritur, atëherë do të duhej të ndalonte. Por ai duhet të shkojë deri në pafundësi, pra deri në përkryerjen e një grimce. Me fjalë të tjera njeriu le të përparojë sa të përparojë në këtë udhë, do të ketë sërish gjëra që ai nuk i di, njeh, alo nuk mund t’i arrijë.

Larixhānī: Shumë mirë, mjeshtër ju falenderojmë shumë për sqarimet tuaja, por me lejen tuaj si fillim le të bëjmë një pushim të shkurtër dhe do të vazhdojmë pas tij...

***

Larixhānī: Po, mjeshtër i nderuar, ju e sollët çështjen tek një pikë tejet e hollë.  Këtu kemi një çështje që duhet patur kujdes, mendohet. Shfaqja përkryerjes në një grimcë në krahasim me një galaksi, e shton edhe më shumë çudinë, habinë e njeriut.

Mjeshtër Dīnānī: Me të vërtetë një pikë është më çuditëse, habitëse se mbarë galaksitë. Sigurisht se qenia e mbledhur e të tërë përkryerjes së botës në një grimcë (se sa mbledhja në gjëra të tjera) është çuditëse, habitëse. Por ajo që është dhe më çuditëse se kjo është bashkimi, grumbullimi, mbledhja e përkryerjes së kësaj grimce dhe e mbarë përkryerjeve të tjera në zemrën e njeriut. Nëse një njeri do ta mund të shikojë përkryerjen e grimcës në zemrën e tij, atëherë ai do ta kuptojë më mirë këtë. Përderisa ju nuk bëheni i zoti i mendjes, ndërgjegjjes dhe zemrës ju nuk do të mund ta konceptoni çuditshmërinë e një grimce të vetme. Vallë a vjen kjo çuditshmëri nga brenda apo nga jashtë?! Për sa kohë që e jashtmja nuk mund të shtrihet brenda dhe për sa kohë që nuk meditohet mbi të, vallë a mund të krijohet diçka si hutimi?! Çfarë është çuditshmëria?! Japim përgjigje se dhe çuditshmëria është një çështje në vetvete. Kur çuditet njeriu?! Ndoshta kjo mund t’iu duket pakëz e koklavitur, ndërlikuar.

Lārīxhānī:

Duke qenë se i di shkaqet e çdo gjëje çudia jote pakësohet,

Në një kohë kur është çudia jote ajo e cila do të të vërë në udhën e pranisë së Ḥaḍratit.

Sa më shumë që i afrohesh Ḥaḍratit, aq më shumë shtohet dhe çudia.

Mjeshtër Dīnānī: Gjëja që lind çudinë, habinë është madhështia; thjeshtësia, vogëlsia nuk është çuditëse. Shumë mirë, por si e kuptojmë madhështinë?! Kur ju kuptoni botën, pra kur dëshmoni, shikoni āfāḳun (horizontet) në vetvete... Unë dua të them këtë lidhur me çështjen e mendimit brenda nesh me qëllimin e mundësisë së kuptimit të diçkaje - që Allāhu i Lavdëruar na dhëntë ne dhe të tërëve sukses në këtë çështje: “Njeriu më fatkeq dhe më kriminel, mizor, vrasës është ai njeri i cili nuk ka një mendim të brendshëm. Nëse një njeri do të zhytet për disa minuta në brendinë e tij, në atë oqeanin e pafund - që shumica e gjërave gjendet në këtë brendi - nuk mund të jetë një fatkeq i tillë”. Piktori i shquar austriak Adolf Hitler, nuk kishte veçorinë e mundësisë së zhytjes në mendimet e brendshme të tij. Pushtuesi dhe sunduesi i njohur mongol Xhengiz Khāni nuk kishte duruar të zhytej në mundimin e mendimeve të tij. Një njeri që nuk është një njeri i brendisë, zemrës, i cili  e sheh vetëm në një mënyrë sipërfaqësore botën dhe nuk ka një meditim të brendshëm në brendinë e tij, mund të shndërrohet me shumë lehtësi në një vrasës profesionist.

Kur Shāmiri ose Shimri që kishte kryer krimin, vrasjen më të madhe në historinë e njerëzimit, ju kishte ngritur pyetja: “Vallë përse i kishte vrarë Imām Ḥusejnin (p.m.t.) që ishte nipi i të dërguarit më të nderuar (p.q.m.t.) dhe të dashurit e tij?!”, ai kishte dhënë përgjigjen: “Unë i kisha dhënë zotimin Jezīd Ibn Mu‘āuijjes. Në këtë pikë ne duam të shtrojmë pyetjet: “Vallë a kishte menduar ndonjëherë Shimri brenda vetvetes se kush ishin Jezīd Ibn Mu‘āuijje dhe Imām Ḥusejni (p.m.t.) dhe se ç’vlerë mund të kishte bindja ndaj Jezīd Ibn Mu‘āuijjes?! Nëse ai do ta kishte menduar sadopak për Imām Ḥusejnin (p.m.t.) dhe postin e tij dhe gjithashtu dhe për Jezīd Ibn Mu‘āuijjen brenda vetvetes, vallë a do të mund të anohej, orvatej në një gjë të tillë?! Vrasësi Shimr ishte një njeri i paditur i cili i shihte në një mënyrë sipërfaqësore çështjet. Pra ai nuk ishte një njeri i zemrës. Një shembull tjetër ishte dhe ‘Abdurraḥmān Ibn Mulxhemi (m.m.t.)...

Kushedi mbase ai madje kishte falur dhe namazin e tehexhxhudit (të natës), në atë natë kur do të vriste dhe do të bënte Imām ‘Alīun (p.m.t.) dëshmor, theror. Krahas kësaj, theksojmë se sa gabim dhe mëkat të madh që kishte kryer kur e kishte vrarë duke bërë që Imām ‘Alīu (p.m.t.) të binte dëshmor në miḥrāb (vendi i faljes së imāmit në xhami: Media e Lirë) gjatë faljes së namazit. Nëse do të kishte mundur sadopak të mendonte, atëherë ai nuk do të mund ta bënte një gjë të tillë. Në fund të fundit ai ishte një khārixhit (përjashtues). Por ç’do të thotë qenia khārixhit (përjashtues). Përgjigjemi se qenia khārixhit (përjashtues) do të thotë pamundësia e diturisë se ç’personalitet i madh ishte i nderuari Emīru’l-Mu’minīni (Prijësi i Besimtarëve) (p.m.t.) dhe se ç’kishte urdhëruar. Ne teksa vëmë vazhdimisht theksin se një tefekkur (meditim) i brendshëm i rëndësishëm, në të vërtetë ai njeri që nuk është i meditimit - ne nuk kemi çdo meditim për qëllim - kemi bërë fjalë për potencialin e mundësisë së shndërrimit në një vrasës profesionist të një njeriu. Njerëzit të cilët mendojnë në një mënyrë sipërfaqësore dhe të thjeshtë mund të shndërrohen në një vrasës profesionist dhe mund të kryejnë krimet, vrasjet më të mëdha. Kështu që krimet që kanë ndodhur në histori në shumicën e rasteve kanë ndodhur me dorën e këtyre njerëzve.

Lārīxhānī: Sa bukur që e thënë dhe Shebusterīu:

Uaḥdeti (njëjësi) i muuaḥḥidit (njëjësuesit) buron nga dëshmia e tij,

Shikimi i tij fillimisht drejtohet në dritën e qenies.

Zemra që shikon dritën e kënaqësisë në urtësi,

Shikon Allāhun të parin në çdo gjë që shikon.

Mjeshtër Dīnānī: Nëse zemra bëhet e zonja e urtësisë dhe nëse shikon uaḥdetin (njëjësin) e kësaj bote, ittiṣālin (bashkimin) në trup, kohë dhe lëvizje, atëherë do të shikojë se të tëra këto janë drita e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar.

Lārīxhānī: E tërë bota është një ittiṣāl (bashkim).

Mjeshtër Dīnānī: Gjithçka në botë është një. Dikush që i shikon këto, vallë a mund t’i kryejë këto genocide, krime makabre, të tmerrshme?! Si rrjedhojë ajo që është e rëndësishme është dituria dhe ndërgjegjja.

Lārīxhānī: Nëse më lejoni unë kam dëshirë të lexoj një poezi të Shejkhu’r-Reīsit në lidhje me këtë.

Ah sikur ta dija se kush jam,

Dhe ta dija se pas kujt jam qepur pas i hutuar.

Nëse jam i zoti i iḳbālit, jam brenda një jetese të këndshme dhe të qetë,

Përndryshe qaj me mijëra sy.

Mjeshtër Dīnānī: Nëse jemi muḳbil, atëherë jemi brenda një jetese të këndshme dhe të qetë. Fjala muḳbil do të thotë zotëruesi i iḳbālit. Pra takimi i bukurisë dhe diturisë. Ndërmarrja, nisja në udhën drejt ndërgjegjjes dhe përparimit. Iḳbāli qëndron këtu. është në këto. Shihni, para së gjithash ai thotë: “Ah sikur ta dija se kush jam”. Nëse e di se kush është, atëherë do të dijë dhe se pas kujt është qepur pas i hutuar. Shikoni se sa në mënyrë të rregullt që i shpreh këto. Kini kujdes sepse këtë poezi e ka shkruar një filozof. Tekefundit nëse e dini vetveten, do të kuptoni se gjëja që ju kërkoni në të vërtetë është vetja juaj.

Ja pra kjo është e tërë logjika e veprës me titull: “Manṭiḳu’ṭ-Ṭajri” (Logjika e Zogut) e Shejkh ‘Aṭṭārit. Njëmijë krerë zogj kishin shkuar të gjenin Simurgun (Feniksin) në Malin Ḳaf. Kur shkuan atje nga njëmijë zogj kishin mbetur vetëm tridhjetë zogj pas. Dhe ata në fund nuk mundën tëshikonin gjë tjetër përveç atyre tridhjetë zogjve, pra përveç vetvetes. Pa shikoni se sa e urtë është kjo poezi e Ibn Sīnās! Ky i fundit e ka përmbledhur me dy dyvargësh të shkruar në persisht këtë çështje përpara njëmijë vitesh. Tani shikoni se ç’ka thënë filozofi i shquar gjerman Immanuel Kanti i cili përfaqëson një pikë kthese në historinë e filozofisë dhe i cili ka ndikim mbi të tërë filozofët e tjerë pas tij.

Vetëm tri fjali... Këto fjalë përbëjnë mbarë filozofinë e tij: “Unë pikë së pari çfarë di dhe çfarë mund të di?! Çfarë mund të bëj?! Dhe ndaj kujt mund të kem shpresë?!” Dy fjalitë e fundit kthehen në të parën. Kur të dini se çfarë mund të bëni, atëherë do të dini dhe se çfarë dini. Sërish kur të dini se ndaj kujt mund të kini shpresë, atëherë do të dini dhe se çfarë dini. Si rrjedhojë ndaj kujt janë të lidhura dy fjalitë e fundit?! Ndaj diturisë suaj se çfarë mund të dini... Kur mund ta di se çfarë mund të di?! Kur të di vetveten... Këto tri fjali që përmbajnë të tërë thelbin e filozofisë së Immanuel Kantit, janë përmbledhur në dy rreshtat e parë të rubā‘irës së Ibn Sīnās.

Lārīxhānī: Si dhe në fjalinë e Imām ‘Alīut (p.m.t.): “‘Ālim (dijetar) është ai njeri që di ḳadrin (vlerën) e tij”... “Mosdituria e njeriut të ḳadrit (vlerës) së tij, i mjafton njeriut si padituri”.

Mjeshtër Dīnānī: Një padituri e plotë, mosdituria e njeriut të vetvetes përkthehet se ai është xhāhilu’l-muṭlaḳi (i paditur absolut) në një padituri absolute. Ai është xhāhil (i paditur) edhe në qoftë se di gjithçka në këtë botë (dhe gjendja e tij është xhehl (padituri)). Mirëpo nëse njeh vetveten, ai do të dijë gjithçka. Kjo është një rubā‘irë që i përket Shejkhu’r-Reīsit. Sa bukur që i pëshpëritur këto! Unë jam i bindur, i sigurtë se kjo rubā'īrë i përket atij. Ai këto rreshta i ka thënë në një mënyrë filozofike dhe të urtë.

Lārīxhānī: Shumë mirë mjeshtër i nderuar. Kjo ishte një çështje mjaft interesante... Madje ai dhe themelet e mjekësisë i ka ndërtuar mbi njohjen e vetvetes së njeriut. Njëkohësisht ai ka shtuar dhe se një mjek i virtytshëm duhet të jetë dhe një filozof. Por përse?! “Me qëllim që ai të mund të konceptojë krijimin e tij”. Me synim që ai të dijë anatominë e tij dhe si funksionin anatomia. Paramendoni një mjek i cili mjekon zemrën, por nuk di asgjë rreth krijimit të saj. Ose mjekon syrin; por nuk di as krijimin dhe as të vërtetën e syrit. Si rrjedhojë vëmë theksin se ai duhet të jetë filozof që t’i dijë këto.

Mjeshtër Dīnānī: Në të vërtetë, Ibn Sīnā e kishte pranuar si një lloj filozofie anatominë. Ai e dintem njihte shumë mirë anatominë... Por ka dhe diçka më të rëndësishme se kjo: “Edhe dituritë, shpikjet, zbulimet e tij në fushën e ṭibbit (mjekësisë) - të cilat nuk e kanë humbur ende rëndësinë - dhe pavarësisht të tëra sukseseve të tij në këtë fushë, ferāseti (largpamësia) i tij, domethënë fuqia e diagnostikimit të tij qëndron dhe mbi autoritetin e tij në fushën e mjekësisë. Diagnostikimi i ṭābibit (mjekut) ka gjithmonë një rol kryesor, themelor”.

Lārīxhānī: Shumë mirë, mjeshtër i nderuar. Kjo ishte një çështje tej mase e bukur. Por koha jonë mori fund. Sidoqoftë Ibn Sīnā ishte një i urtë, filozof, mjek, mësues dhe politikan i madh. Shkurtimisht ai ishte një ḥekīm (i urtë) i madh. Shpresojmë që të bëhemi nga ata që e dinë vlerën e tij. Ai ishte një mendimtar tejet i madh me aq shumë drejtime, sa asgjë e tij nuk mund të kalohet lehtë dhe thjeshtë.

Lārīxhānī: Ju e shqyrtuat shumë bukur çështjen dhe ne përfituam jashtë mase. Shumë mirë mjeshtër i nderuar, çështja erdhi në një vend tejet e bukur dhe të këndshëm, por fatkeqësisht koha e programit tonë mbaroi. Me dëshirën dhe shpresën se do të takohemi përsëri në një program tjetër, ne iu falenderojmë nga zemra, iu themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut mbarë ndjekësve tanë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.



Burimi : Medya Şafak