Atwan: Forcat pushtuese izraelite nuk mund të hyjnë në Gaza për shkak të raketave Kornet të dërguara nga Sylejmani

nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Jan. 11, 2021, 12:44 a.m.

“Njoftimi që është bërë në një intervistë të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Sayyid Hasan Nasrallah për TV al-Mayadeen, ku thuhet se Gjenerali Kasim Sylejmani, i cili nga Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Heniye, u cilësua si "Dëshmorë i Jeruzalemit", është personi që qëndron prapa futjes së raketave Ruse Kornet në Rripin e Gazës dhe se këto raketa i ka paguar nga xhepi i tij, pavarësisht mundësisë së prishjes së marrëdhënieve të qeverisë siriane me Rusinë dhe se nuk janë penguar që të futen në Gaza…”

Njoftimi që është bërë në një intervistë të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Sayyid Hasan Nasrallah për TV al-Mayadeen, ku thuhet se Gjenerali Kasim Sylejmani, i cili nga Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Heniye, u cilësua si "Dëshmorë i Jeruzalemit", është personi që qëndron prapa futjes së raketave Ruse Kornet në Rripin e Gazës dhe se këto raketa i ka paguar nga xhepi i tij, pavarësisht mundësisë së prishjes së marrëdhënieve të qeverisë siriane me Rusinë dhe se nuk janë penguar që të futen në Gaza, duhej të bëhej së pari nga grupet e rezistencës palestineze.

Këto raketa Kornet që erdhën në Gaza nga depot e Hezbollahut në Libanin e Jugut dhe turpëruan krenarinë Izraelit në atë kohë, tankat Merkava, si dhe teknologjia e raketave dhe dronëve me burim iranian pengoi që forcat e ushtrisë okupuese të kalonin Rripin e Gazës si dhe bllokoi jetën në Izrael, duke futur miliona izraelitë në strehimet e tyre.

Në këtë mënyrë, lufta e fundit e ushtrisë izraelite kundër Rripit të Gazës zgjat vetëm disa ditë dhe Benjamin Netanyahu gjithmonë nxiton drejt Kajros për të kërkuar një armëpushim për shkak të këtyre raketave që gjithnjë e më shumë po godasin objektivat e tyre me një saktësi më të lartë.

Shumica e qeverive arabe bashkëpunojnë me fuqinë pushtuese në rrethimin e Rripit të Gazës dhe urinë e popullit të saj dhe, për më tepër, ata kryejnë fushata të dhunshme dixhitale për të shpifur imazhin e popullit Palestinez dhe historinë e tyre të luftës.



Burimi : Medya Şafak