Profeti Muhamed, ringjallësi i racionalitetit

nga Vullnet Merja | Publikuar në Jan. 11, 2017, 9:25 p.m.

Intervistë me drejtorin e Fondacionit Saadi Shirazi, profesor doktor Sejjid Ahmed Huseinij Alast, realizuar në programin "Trokitje Shpirtërore" program i Shoqatës "Flladi", i cili transmetohet çdo ditë të enjte nga ora 18.00-19.30

Vullnet Merja: Për sonte, siç e përmenda edhe në fillim të emisionit, kemi një të ftuar special. Kam nderin të prezantoj profesor doktorin e Shkencave të teologjisë dhe shkencave të Kur’anit, Sejid Ahmad Hussein Alast, drejtor i Fondacionit kulturor Saadi Shirazi dhe është një prej vëllezërve tanë musliman nga Republika Islamike e Iranit.

Pikësëpari i urojmë mirëseardhjen të ftuarit të nderuar. Gjithashtu, i urojmë profesor doktorit Sejjid Ahmed, popullit iranian dhe udhëheqjes së urtë iraniane me në krye liderin suprem Sejjid Ali Khamenei gëzuar këtë ditë të madhe, ditën e lindjes së shpresës dhe dritës së pashuar, ditën e lindjes së profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe ditëlindjen e nipit të tij Imam Xhafer Sadik (paqja qoftë mbi të).

Profesor doktor Huseijni: Ju faleminderit që më ftuat dhe më dhatë mundësinë të marrë pjesë në emisionin tuaj. Edhe unë, gjithashtu, ju uroj këtë ditë të shënuar, këtë ditë të bekuar, ditëlindjen e profetit tonë të nderuar të gjithë popullit shqipëtar dhe mbarë besimtarëve musliman kudo që ndodhen.

Vullnet Meja: Kemi nderin që sonte të përfitojmë edhe nga dituritë dhe njohuritë e profesorit të nderuar. Çfarë mund të na thotë profesori i nderuar rreth kësaj figure, këtij personaliteti të madh, i cili edhe pse kanë kaluar më shumë se 1445 vjet ne vazhdojmë ta përmendim dhe e kemi shembullin më të mirë në jetën tonë?

Profesor doktor Huseijni: Është e vërtëtë kjo që përmendët pasi edhe Kur’anin Kerim flet për personalitetin e profetit tonë të nderuar. Në 4 ajetet e para të sures "Inshirah", Zoti i Madhëruar duke iu drejtuar profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij) thotë që: “dhe ta ngritëm lart emrin.” Është dëshira e vetë Allahut të Plotëfuqishëm që emri i profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij) të përkujtohet në vende të ndryshme të botës, por, gjithashtu, edhe në kohë të ndryshme. Dashurinë për profetin Zoti i Madhëruar e ka vendosur në zemrat e pastra të besimtarëve. Për këtë, shohim që edhe mbas 1445 vjetësh, një burrë plak në temperaturën  - 20 gradë celcius ngjitet në minare dhe thërret ezanin Muhamedan duke thënë: Dëshmoj se Muhamed është i dërguari i Allahut.

Dashuria dhe ngrohtësia që ekziston në zemrat e besimtarëve musliman për profetin tonë të dashur nuk është një dashuri e thjeshtë. Pika e parë ndaj pyetjes që ju drejtuat është që vullneti i Zotit i bën që në zemrat e njerëzve dhe besimtarëve të qëndrojë i ngrohtë dhe përherë emri i profetit dhe kujtimi i tij. Pika e dytë është se profeti ynë është profeti i mëshirës. Dhe e treta është se profeti ynë është ringjallësi i racionalitetit. Emri i profetit tonë do të qëndrojë i gjallë dhe i pa harruar përderisa të ketë nevojë njerëzimi për dashuri dhe për racionalitet. Sot në këto kohë ne kemi nevojë më shumë se kurrë për profetin tonë të dashur. Sot, në këtë botë të trazuar dhe të mbushur plot me konflikte, pikërisht është profeti ynë i dashur i cili na fton të kemi më shumë dashuri për njëri tjetrin dhe midis njëri- tjetrin të ekzistojë dhe harmonia. Kjo është ftesë për njerëzimin nga të gjithë profetët. Pra, të gjithë të dërguarit e Zotit si hazreti Isai (Paqja qoftë mbi të!) hazreti Musai (paqja qoftë mbi të) e gjithë profetët e tjerë  (paqja qoftë mbi ta!), i kanë ftuar njerëzit të kenë dashuri midis njëri- tjetrit.

Profeti ynë i nderuar, hazreti Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thotë: “ Nuk ka varfëri më të madhe se injoranca dhe nuk ka pasuri më të madhe se mendja.” Ky hadith tregon rëndësinë e madhe që i kushtonte profeti ynë i nderuar racionalitetit dhe mendjes së shëndoshë. Gjëja e parë me të cilën ne e adhurojmë Zotin e Plotëfuqishëm është mendja dhe racionaliteti. Kurdoherë që njerëzimi t’i rikthehet dashurisë midis njëri- tjetrit dhe t’i rikthehet racionalitetit, atëhere ai i është rikthyer rrugës së profetit tonë. Zoti na ka caktuar ne dy argumente. Një argument të brendshëm izoterik që është mendja apo racionaliteti dhe i dyti që është ekzoterik tëcilët  janë të dërguarit e Zotit. Pra, në qenien e atij personi dhe në ekzistencën e atij personi që ekziston racionaliteti aty ekziston edhe profeti ynë i nderuar.

Vullnet Merja: E falenderojmë profesorin e nderuar për shpjegimin dhe besoj se edhe  dëgjuesit e kanë të qartë pyetjen se përse ne e përkujtojmë gjithmonë profetin Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij). Përsëri i drejtohemi profesorit të nderuar: Në Kur’anin e shenjtë kemi një ajet mjaft të mrekullueshëm, i cili ndodhet në suren "Ahzab", ajeti 21 që thotë: "Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun." Si ta kuptojmë këtë shembull?  A është i veçantë? A është vetëm për një grup të veçantë?  A është vetëm për muslimanët apo për të gjithë njerëzimin? Dhe ky shembull ka të bëjë vetëm me anën fetare apo për të gjithë jetën?

Profesor doktor Huseijni: Ne duhet të shikojmë se si është edukuar dhe si është rritur profeti ynë. Thënë ndryshe: Kush e edukoi dhe kush e rriti? A i përket profeti ynë një populli të veçantë apo një fisi të veçantë? A i përket një qytetërimi të veçantë apo ka dal nga një qytetërim? Nëse do të jetë kështu atëherë profeti ynë nuk mund të jetë shembull për të gjithë botën. Për të qartësuar më shumë këtë çështje lipsen disa shpjegime. Për edukimin e njeriut ndikojnë fuqishëm  4 faktorë:

  1. Faktori i parë është familja pra, prindërit.
  2. Faktori i dytë është shkolla
  3. Faktori i tretë është shoqëria dhe ambjenti ku ai jeton
  4. Faktori i katërt është qytetërimi.

Atëherë le të shohim se cili ishte faktori ndikues në jetën e profetit nga këto katër faktorët që përmendëm. Ne e dimë që profeti ynë (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij) lindi në Gadishullin Arabik. Gadishulli Arabik ka një specifikë të veçantë i cili rrethohet në tre anët nga uji. Ndërsa një pjesë e vetme shtrihet në tokë. Në përgjithësi ai është një gadishull i shkretë dhe i thatë. Temperatura në të arrin deri në mbi 50 gradë celcius. Kjo është specifika e tij në aspektin gjeografik. Në aspektin e qytetërimit Gadishulli arabik, në atë kohë, ishte i rrethuar nga te tria anët nga tre qytetërime të mëdha botërore. Në lindje nga qytetërimi indokinezë, në veri nga qytetërimi persian dhe në perëndim nga qytetërimi bizantin. Ndonëse ishte i rrethuar nga këto tre qytetërime botërore asnjë qytetërim nuk ndikoi në jetën e banorëve të këtij gadishulli. Pra, ky territorr nuk ka pranuar asnjë lloj ndikimi dhe asnjëlloj lëvizje të asnjë qytetërimi që përmendëm.

Profeti lindi në këtë territor (Gadishullin Arabik) me qëllim që asnjë qytetërim të mos prentëndojë nesër që ky profet më përket mua. Pra profeti ynë nuk i përket asnjë lloj qytetërimi. Profeti ynë është shfaqur për të gjitha qytetërimet. Që në moshë të vogël profeti humbet babain e tij. Dhe kur ishte gjashtë vjeç ndërron jetë nëna e tij e dashur Emineja. Kështu që profeti privohet nga edukimi prindëror. Në këtë mënyrë familja e tij nuk pati asnjë ndikim në edukimin e tij. Kur ishte i vogël, Profeti i dorëzohet një familjeje e cila  jetonte jashtë qytetit që e edukon dhe e rrit. Pra, prindërit e tij nuk ndikuan në edukimin e djalit të tyre. Profeti ynë, ndonëse zotëronte diturinë e të parëve dhe të fundmëve, ai nuk shkoi asnjë ditë në shkollë dhe nuk shkoi asnjë ditë pranë ndonjë mësuesi. Pra, edhe shkolla apo ndonjë mësues nuk kanë ndikuar në jetën e tij.

Kur profeti ishte vetëm një foshnje disa muajshe largohet nga jeta sociale e qytetit të Medines dhe rritet nga një grua në zemër të shkretëtirës dhe në zemër të natyrës. Kështu në edukimin e profetit nuk ndikoi as shoqëria apo ambjenti rrethues. Pra, asnjëri nga 4 faktorët edukues që përmendëm të cilët ishin: familja, shoqëria, shkolla dhe qytetërimi nuk ndikuan në rritjen dhe edukimin e profetit tonë.  Atëherë lind pyetja: Ky profet, i cili është shembull dhe model për të gjithë botën dhe për të gjitha besimet nga ka dal?  Përgjigjia është se ai ka dal nga gjiri i njerëzve dhe është zgjedhur nga Allahu që të jetë vula e profetëve. Në Kur'an, në suren "Teube", ajeti 128  lexojmë: Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët."

Profeti ynë është shembull për të gjithë njerëzimin dhe për të gjitha besimet për shkak se ai u edukua drejt për së drejti nga Zoti i Plotfuqishëm dhe në zemër të natyrës. Siç e interpreton dhe Kur’ani Kerim që profeti jonë është mëshirë për të gjithë botërat: Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.(Sure "Enbija", ajeti 107)

 Dhe në një vend tjetër ne Kur’anin Kerim, pikërisht në suren "Ahzab", ajeti 21 thuhetet që profeti jonë është shembull për mbarë njerëzimin nga fillimi deri në fund.

Vullnet Merja: Ju faleminderit profesor i nderuar. Gjatë bisedës me profesor doktor Sejid Ahmed Huseinij u qartësua se profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij) është profeti i mëshirës, i paqes, i dashurisë, i dhembshurisë dhe i vëllazërisë. Sot po jetojmë në një dynja të turbullt të mbushur me trazira e luftëra. Si ta justifikojmë këtë dhunë në mesin e muslimanëve ndërkohë që profeti i tyre ishte profeti i mëshirës, i dashurisë i vëllazërisë e i paqes? Pra, si e justifikojnë muslimanët këtë dhunë që ato po e përjetojnë çdo ditë?

Profesor doktor Huseijni: Duhet te keni parasysh se situata me të cilën përballet bota sot dhe në veçanti bota islame apo Lindja e mesme si Siria, Iraku, vendet e Afrikes si Libia, Nigeria apo edhe në Jemen, nuk është një krizë e brendshme. Këto kriza edhe këto konflikte janë injektuar nga jashtë botës islame dhe vendeve Islame. Në ditarin e saj të kujtimeve ,Hilary Klinton ish sekretarja e departamentit te shtetit Amerikan, përshkruan që gjatë udhëtimeve që pata në 80 vende të botës u kam rekomanduar që kur të krijojnë Isisin, ju duhet ta njihni atë zyrtarisht. Në periudhën që Hilary kishte mandatin e sekretares së shtetit të SHBA-së ky projekt nuk u zbatua. Por, ky projekt u zbatua disa vite vonesë. Vetëm para 2 muajsh Donald Trump, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, protestoi ndaj qeverisë amerikane sepse ato e kanë krijuar Isisin dhe premtoi se nëse unë fitoj zgjedhjet presidenciale në SHBA do ta eliminoj këtë grup terrorist pra, Isisin dhe do ta shfarros nga vende të tilla si Siria, Iraku, Libia apo kudo që të ndodhen. Pra, me këtë dua të them që janë provokimet e vetë pushtetarëve politikanë amerikanë të cilët demaskojnë politikat e tyre dhe nxjerrin në pah krijimin e Isisit nga vetë SHBA-ja. Pra, konfiktet lufta me të cilën po përballen sot vendet muslimane janë të injektuara nga jashtë.

Vullnet Merja: Ne e dimë mirë se këto luftëra janë politike por, këto provakacione ose këto problem dhe këto luftra janë duke u bërë nën flamurin e Islamit, në emër të profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij). T'i lëmë me njëanë politikat e jashtme. Ju profesor i nderuar përmendët që profeti erdhi për të ringjallur racionalitetin, ku është racionaliteti tek vetë muslimanët? Si ta justifikojmë me Kur’an këtë dhunë në mesin e muslimanëve? A ka argument në Kur’an që duhet me e vra muslimanin?

Profesor doktor Huseijni: Në fenë e çdo profeti të Zotit nuk ka asnjë lloj justifikimi më të vogël apo asnjë argument për vëllavrasjen. As në Ungjill, libri i të krishterëve, as në Teurat, Libri i çifutëve e as në Kur’an libri i shenjtë i muslimanëve. Në luftën e parë dhe të dytë botërore keishte një konflikt të brendshëm të botës së krishterë. Apo, në luftrat që u zhvilluan midis Francës, Anglisë e Rusisë. Bilanci i këtyre luftrave ishte 178 milion viktima. Mund të themi se 100% kjo nuk ishte parimi dhe kërkesa e Hz Isait (Paqja qoftë mbi të!) apo Jezukrishtit siç njihet nga krishterët. Dhe natyrisht që Ungjilli nuk e lejon këtë vëllavrasje massive mes të krishterëve. Edhe sot ndodhemi përballë vëllavrasjeve midis muslimanëve. Kjo është jashtë lejes dhe jashtë rekomandimeve të Kur’anit dhe profetit tonë të dashur. Kjo është si pasojë e injorancës dhe përparësive sektare dhe fisnore që i japin disa grupacione. Këto ide janë shkak që një pjesë e muslimanëve të largohen nga parimet e Kur’anit të shenjtë dhe zbatojnë traditat fanatike.

Kur injoranca zë vendin e arsyes, dhuna zë vendin e mëshirës dhe kur njeriu largohet nga parimet e fesë Islame dhe nga parimet e profetit tonë të dashur, atëherë fillojnë luftrat. Këtu mund të lindë pyetja: Pse një pjesë e muslimanëve janë distancuar nga profeti ynë i dashur dhe kanë rënë pre e injorancës dhe e fantazimit? Përgjigjia është e qartë sepse gjatë 3 shekujve të fundit muslimanët kanë jetuar nën sundimin e kolonjalistëve. Kështu kolonjalistët propaganduan në mesin e muslimanëve gjatë këtyre shekujve me dhjetra ide devijuese dhe humbëse. Në vend që muslimanët të jetojnë dhe të mendojnë për përforcimin e unitetit midis tyre ata krijuan përçarje dhe prishje të marrëdhënieve.

Profesor doktor Huseijni: Besoj se realitetin e hidhur që jetojmë sot e vërteton hadithi që ju përmendët më lart i nderuar profesor që thoshte: “Nuk ka varfëri më të madhe se sa injoranca dhe nuk ka pasuri më të madhe se racionaliteti." Pra, mund të themi që në mesin e muslimanëve mungon ai racionalitet i vërtet besoj. Këtu doja ta mbyllja intervistën, sepse minutazhin e kemi të kufizuar dhe kemi edhe rubrika të tjera. Por para mbylljes do të dëshironim nga profesori i nderuar të na fliste pak edhe për imam Xhafer Sadikun, nipii i profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij), i cili është dhe një prej pjesëtarëve të familjes së tij prej Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!) sepse ai ka lindur më 17 Rabiul Evel. Ai ka qenë mbartësi i flamurit të dijes dhe moralit të profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij). Çfarë mund të na thoni për dëgjuesit e nderuar rreth kësaj figurë dhe rreth këtij personaliteti të madh të Islamit?

Profesor doktor Huseijni: Imam Xhafer Sadik (Paqja qoftë mbi të!) është nipi i 6 i profetit dhe është një prej Imamëve që ne i njohim si Ehli Bejti (paqja qoftë mbi ta!). Imam Xhafer Sadik (paqja qoftë mbi të!) jetoi në një kohë shumë të vështirë. Jetoi në kohën e konfliktit midis dinastisë Abbasite dhe asaj Emevite. Në kohën kur dinastia Emevite ishte dobësuar dhe u rrëzua dhe erdhi në pushtet dinastia Abbasite. Iahte periudha kur ende nuk i kishte marrë frenat në dorë ashtu siç duhej dinastia Abbasite. Në këtë periudhë, kur populli besimtar u ndie i lirë, në Medine erdhën shumë nxënës dhe studiues që të mësojnë sheriatin, besimin Islam. Këto për një periudh të shkurtër kohore studiuan pran Imam Muhammed Bakir (paqja qoftë mbi të!) dhe pas tij studiuan pran Imam Xhafer Sadik (paqja qoftë mbi të!). Mbasi u kthyen në vendet e tyre nga kishin ardhur, ata u shpjegonin besimtarëve rregullat dhe parimet e besimit Islam.

Në këtë periudhë lindën medhhebe dhe tarikate të ndryshme islame. Secili e interpretonte Kur’anin sipas asaj që ai e kishte kuptuar atë. Pikërisht në këtë periudhë lindën rreth 4000 sekte apo tarikate. Në këtë periudhë tepër të vështirë për besimin islam ku gjithsecili e interpretonte Islamin sipas dëshirës së tij dhe i jepte ngjyrë siç dëshironte ai, shfaqet Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të!) dhe ringjall doktorinën, shkollën e Ehli Bejtit dhe Sunetit të profetit të nderuar hazreti Muhammed Mustafait Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij)  dhe i mësoi muslimanëve komentimin dhe interpretimin e duhur të Kur’anit Kerim.  Imam Xhafer Sadik (paqja qoftë mbi të!) edukoi dhe shkolloi shumë nxënës dhe transmetoi shumë hadithe nga profeti i nderuar, Profeti Muhamed Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij), nga Imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) dhe nga imamët paraardhës (paqja qoftë mbi ta!). Ai u përpoq që t'u shpjegonte besimtarëve Kur’anin e vërtetë dhe kuptimin e vërtetë e tij si dhe traditën e profetit Muhammed.

Ky është shërbimi më i madh që Imam Xhafer Sadik i ka bërë fesë islame. Ai ia doli mban të parandalonte interpretimin dhe komentimin e gabuar të Kur’anit. Ai hapi rrugën për komentimin e vërtetë të Kur’anit për të gjithë muslimanët, qofshin muslimanë Sunni apo Shiitë. Në këtë mënyrë Kur’ani dhe Islami nuk pësoi fatin e feve dhe të librave të mëparshem. Sot të gjithë muslimanët i vlerësojnë shumë përpjekjet e palodhura të Imam Xhafer Sadik (paqja qoftë mbi të!)

Vullnet Merja: Unë e falenderoj shumë profesor doktorin për gjithçka që përcolli nëpërmjet valëve të Radios Nacional. Padyshim që fjalët e tij ishin mjaft domethënëse e kuptimplote dhe shpresoj që edhe dëgjuesit e nderuar të kenë mësuar sadopak nga jeta e profetit Muhammed Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij) por dhe nga jetëshkrimi i shkurtër i Imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të!). Unë do dëshiroja që ta kemi përsëri profesor doktorin e nderuar të ftuar në këtë studio. E falenderoj shumë për pranimin e ftesës. Edhe njëherë i urojmë suksese në misionin e ri që ka për drejtimin e fondacionit kulturor Saadi Shirazi. Shpresojm që t’i shërbejë ashtu siç duhet, Kur’anit dhe Ehli Bejtit këtu në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare. Gjithashtu, falenderoj drejtorin ekzekutiv të këtij Fondacioni, të nderuarin Ledio Demollin për përkthimin e shkëlqyer që na përcolli

Profesor doktor Huseijni: Ju faleminderit juve I nderuar shejkh Vullnet për mundësinë që më dhatë që unë të shpreh pikëpamjet e mia për profetin tonë të dashur. Falenderoj edhe radion Nacional e cila transmeton këtë emission. Unë sa të jem me shërbim në Shqipëri do të jem në shërbim të popullit dhe besimtarëve musliman shqipëtarë.

Vullnet Merja: Ju falenderoj. Allahu ju mbarësoftë dhe ju ruajt juve dhe familjen tuaj kudo që të jeni.

Vullnet Merja

Kryetar i Shoqatës FLLADI