Xhamia e Maksud Pashës( Marashit)

nga Faik Miftari | Publikuar në Tet. 3, 2016, 10:06 p.m.

Daton nga shekulli XVII, sipas disa të dhënave të përafërta  është ndërtuar në vitin 1641. Atë e ka ndërtuar Maksud Pasha , një vali(guvernator) i njohur i asaj kohe që ka lënë vakëfe(donacione) të shumta bamirëse.

Për xhamin dhe ndërtuesin e saj, Maksut Pasha, në Kronikën e tij Mehmet Tahir efendiu ka shkruar:” Ka ndërtuar një xhami tek ne, të këndshme , të zbukuruar, dhe e ka gjallëruar me shumë vakëfe në qytetin tonë”[1].

Viteve 90 ta në saje të koordinimit të punëve nga imami i saj Muharem ef. Haxhiu është kryer renovimi i tërësishëm i xhamisë dhe mund të them lirisht së është xhamia  e bukur,  e pastër dhe me një oborr të rrallë që me të vërtet paraqet një kopsht të bukur plot me lule që radhë kemi nëpër xhami tjera ekzistuese. Xhamia e Maksut Pashës gjendet  pran lumit Lumbardh të Prizrenit,  në mahallën më të vogël të Prizrenit, të quajtur  të Marashit, përndryshe në popull kjo xhami njihet me emrin xhamia e Marashit.

 


[1] Nehat Krasniqi:”Kronika(Menakib) e Tahir efendiut, burim i rëndësishëm për historinë e kulturës  në  Prizren gjatë periudhës turko-osmane”, Edukata Islame, nr.57, Prishtinë, 1995, fq.90