Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetetretë

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Korrik 23, 2016, mesnatë

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull, si dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanëve shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetetretë, me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Vërtetësia e Hadithit Thekalejn”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është dhe njëkohësisht, imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Kam dëshirë ta nis programin tonë, të kësaj mbrëmjeje, ashtu siç tanimë e kemi bërë zakon me një lutje të rëndësishme, e cila i përket imamit tonë të gjashtë të nderuar, Imam Xhafer Sadikut (m.m.t.). Kjo lutje është si vijon: “Ju do të përballeni me dyshime. Për sa kohë që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i udhëzuar, do të mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo gjendje e mjeruar, do të shpëtojë vetëm ai, i cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje. Transmetuesi thotë se e pyeti Imam Xhafer Sadikun (m.m.t.): “Vallë cila është lutja e njeriut të mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.) u përgjigj: “Do të thuash kështu: “Ja Allah, Ja Rrahman, Ja Rrahim, Ja Mukalibe’l-Kulubi, Thebbit Kalbi Ala Dinike” (O Allah, O i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o Rrotullues i Zemrave, Përforcoje Zemrën Time Në Fenë Tënde!)”.

Prezantuesi: “Duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë ajetët kuranorë dhe sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), i cili përfshin dhe hadithët e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se, imami i dymbëdhjetë dhe i fundit i pafajshëm i Ehli Bejtit, Imam Muhammed Mehdiu (p.m.t.) do të jetë ai i cili, do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim, sepse kjo e fundit është e mbytur dhe e zhytur, në llumin dhe ndyrësinë e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, diktaturës, imoralitetit, korrupsionit, mosbesimit, shthurjes, shtypjes dhe tiranisë. Ndërsa tani po e përshëndesim dhe ne, nga ana jonë si dhe nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin, me përshëndetjet më bujare dhe më të ngrohta, të cilit i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar. Si fillim, lërmëni t’iu rikujtoj se, kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”.

“Por para së gjithash, pa kaluar në trajtimin e çështjes sonë, e ndjej si një detyrim moral, përmendjen e një pike shumë të rëndësishme. Tani dua që sinqerisht të falenderoj, nga thellësia e zemrës, një pjesë të mirë të lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, të cilët na ndjekin vazhimisht pa u mërzitur dhe pa u lodhur, të cilët na kanë dërguar mesazhe falenderimi, përgëzimi dhe përurimi, në adresën e postës sonë elektronike, duke na bërë të ditur dhe të qartë, se kanë përfituar shumë dituri dhe njohuri, nga shpjegimet dhe sqarimet tona”.

“Çështja që do të trajtojmë, në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni t’iu bëj të ditur se dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Tani lërmëni t’iu shpjegoj se, duke u mbështetur në kuptimet dhe përkufizimet e termit të “Ehli Bejtit”, në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se ky term, përfshin vetëm pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, më saktësisht të cilët janë i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Në këtë pikë hyrëse të programit tonë, e ripërsërisim se duke u nisur, nga ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, pohojmë me plot gojën se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht, Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Gjithashtu shtojmë se, kur zbriti ajeti i lartpërmendur, interpretuesit dhe komentuesit e Kur’anit Fisnik, e kanë dalluar dhe veçuar këtë ajet madhështor”.

“Tanimë pas paraqitjes dhe sjelljes së tërësisë së argumentëve të padiskutueshëm fetarë të cilët janë ajetët kuranorë dhe hadithët profetikë të Muhammedit (p.q.m.t.), fakteve kokëfortë dhe të dhënave të pamohueshme, jam mëse i bindur se tanimë, besimtarët, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të qartë si rrezet diellore, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, nuk përfshihet asnjë nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). gjithashtu  cekëm se gjendej vetëm një hadith i dobët, i mohuar dhe i lënë i cili i përkiste Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, të birit të Ebu Xhehlit (Babait  të Padijes), i cili kishte një mëndim ndryshe.

“Më pas shpjeguam se Imam Taberiu, në veprën me titull: “Xhamiu’l-Bejani An Te’uili’Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), shënon: “Ndërsa për sa i përket çështjes mbi këndvështrimin dhe mendimin, mbi përcaktimin dhe përkufizimin, e identitetit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Një pakicë e dijetarëve, interpretuesve dhe komentuesve të Kur’anit Famëlartë, janë të njëzëri se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Bashkëkohësi i Muhammedit (p.q.m.t.), i cili ndan këtë mendim është i biri i Ebu Xhehlit (Babait të Padijes):

Ikrime Ibn Ebi Xhehli. Ky i fundit shënon se Ibn Humejdi, shënon nga Esbag Ibn Alkame, se Ikrime Ibn Ebi Xhehli ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.), ua lexonte me zë të lartë ajetin 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, bashkëshorteve të tij të nderuara, kur këto të fundit ecnin duke bërë zhurmë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”. (1)

“Tani pikë së pari, pohojmë se nuk gjendet asnjë hadith tjetër i ngjashëm me hadithin e lartpërmendur, as që ta mbështesë dhe as që ta përkrahë, këtë të fundit. Pikë së dyti, theksojmë se, këtë zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi, nuk shkon tek i dërguari i Allahut (f.m.t.), por ndalet tek Ikrime Ibn Ebi Xhehli. Me fjalë të tjera, hadithin e sipërcituar, nuk e ka thënë Muhammedi (p.q.m.t.), por Ikrime Ibn Ebi Xhehli. Pikë së treti sqarojmë se, Ikrime Ibn Ebi Xhehli, nuk është një bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), por është robi i liruar i Ibn Abbasit. Pikë së katërti, bëjmë të ditur se, Ikrime Ibn Ebi Xhehli, as nuk e ka parë dhe as nuk e takuar Muhammedin (p.q.m.t.). Pikë së pesti, le t’i hedhim një sy, zinxhirit të transmetimit, të hadithit të mësipërm. Para së gjithash, pohojmë me bindje të plotë, se hadithi në fjalë, është një hadith i dërguar dhe i ndërprerë, sepse zinxhiri i tij i transmetimit, nuk shkon as tek ndonjë bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe as tek vetë Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Në veprën me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi”, Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ibn Kethir Dimeshkiu, ka bërë shumë të qartë se ky hadith është një hadith i dërguar. Gjithashtu Ibn Kethiri vijon: “Imam Taberiu ka shënuar dhe përcjellur se Ibn Humejdi, shënon nga Esbag Ibn Alkame: “Ikrime Ibn Ebi Xhehli ua lexonte me zë të lartë ajetin 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, bashkëshorteve të tij të nderuara, kur këto të fundit ecnin duke bërë zhurmë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”.

“Megjithatë, për hir të së vërtetës, duhet të themi se gjendet edhe një hadith tjetër, i cili i përket Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, të cilin e ka shënuar edhe Ibn Kethiri. Madje edhe Ibn Ebi Hatimi e shënon dhe e përcjell hadithin në fjalë në këtë mënyrë: “Ne na rrëfeu Ali Ibn Harb Musuliu, ky i fundit nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, ky i fundit nga Ibn Abbasi, se arsyeja kryesore e zbritjes së ajetit 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, ka zbritur vetëm për bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Në këtë rast një besimtar i thjeshtë musliman, mund të ngrihet dhe të thotë se në këtë rast hadithi i lartpërmendur, nuk është më një hadith i dërguar, sepse ndonëse zinxhiri i tij i transmetimit është i dobët, ai shkon deri tek Ibn Abbasi”.

“Duke u nisur nga zinxhiri i transmetimit, i cili shkon deri tek Ibn Abbasi, nënkuptojmë se hadithi i mësipërm, nuk është një hadith i dërguar. Megjthatë gjendet një problem, sepse hadithi në fjalë, cilësohet si një një hadith i ngritur, sepse zinxhiri i transmetimit të tij mbaron tek Ibn Abbasi. Me fjalë të tjera, këto janë fjalët e Ibn Abbasit dhe jo të Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithsesi tani le t’i rikthehemi pyetjes suaj, duke pohuar se është e vërtetë, se gjendet një hadith i cili bie ndesh, më dy hadithët e shënuar dhe përcjellur nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, i cili gjithashtu cilësohet si një një hadith i ngritur, sepse zinxhiri i transmetimit të tij mbaron tek Ibn Abbasi”.

“Në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, lërmëni t’iu shpalos përpara syve të tërë lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, identitetin dhe jetëshkrimin e Ikrime Ibn Ebi Xhehlit. Besoj se lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, kanë të drejtën e informimit mbi identitetin e vërtetë, të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar, një harixhi i ndyrë dhe një shpikës hadithësh, sepse në fund të fundit, është i biri i Ebu Xhehlit (Babait të Padijes)”.

“Për më tepër, lërmëni t’iu sqaroj se, nëse arsyeja kryesore, e zbritjes së ajeti 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, do të kishte zbritur për bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk do të ishte e nevojshme aspak, që Ikrime Ibn Ebi Xhehli, të lexonte me zë të lartë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, ashtu siç shënon Esbag Ibn Alkameja: “Ikrime Ibn Ebi Xhehli ua lexonte me zë të lartë ajetin 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, bashkëshorteve të tij të nderuara, kur këto të fundit ecnin duke bërë zhurmë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”.

“Ndërsa tani në këtë pikë kyçe të programit tonë, dua t’iu vë në dijeni, besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, mbi jetëshkrimin e Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, i cili ashtu siç e përmenda dhe më lart, është robi i liruar i Ibn Abbasit”.

“Në veprën e tij me titull: “Hedju’s-Sarihi” (Shpjegimi i Qartë), dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, mbi gjendjen morale dhe shpirtërore të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit citon: “Ikrime Ibn Ebi Xhehli, pra i biri i Ebu Xhehlit (ose i Ebu Adullahut), është robi i Ibn Abbasit. Imam Buhariu dhe dijetarët dhe ekspertët me të mëdhenj të fushës së hadthit (muhaddithët), i kanë shënuar dhe përcjellur hadithët e tij në veprat e tyre. Ndërsa Imam Muslimi, as i ka shënuar dhe as i ka përcjellur hadithët e tij, sepse sipas këtij të fundit, këta hadithë janë të shpikur dhe nuk përbëjnë asnjë argument fetar. Megjithatë Imam Muslimi, ka shënuar dhe përcjellur vetëm një hadith nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli. Këtë hadith e ka shënuar së bashku me Said Ibn Xhubejrin”.

“Lërmëni t’iu përmend se Imam Muslimi, nuk e ka shënuar dhe përcjellur vetë, pra drejtpërdrejtë hadithin e lartpërmendur, si rrjedhojë e cilësimeve dhe vlerësimeve mohuese të Imam Malikut. Por gjithashtu është e rendësishme, që të nxjerrim në shesh faktin se, një këshill i përbërë nga dijetarët dhe eskpertët më të mëdhenj sunnitë të fushës së hadithit (muhaddithët), më të mëdhenj dhe më të njohur, është mbledhur dhe është orvatur papushim, lart e poshtë, ditën dhe natën, me mish e me shpirt, në zhdukjen e këtyre cilësimeve dhe vlerësimeve mohuese, dyshimeve dhe ngurrimeve të ngritura mbi figurën kontradiktore, të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit. Madje dhe Ebu Xhafer Taberiu, është njëri nga këta dijetarë, të fushës së hadithit (muhaddith)”. (2)

“Tani një besimtar i thjeshtë musliman, me të drejtë mund të shtrojë pyejen: “Vallë cila është arsyeja, që i ka nxitur dhe i ka shtyrë dijetarët më të mëdhenj të fushës së hadithit (muhaddithët), në mbledhjen e një këshilli, me synimin e zhdukjes së dyshimeve dhe ngurrimeve, të ngritura mbi Ikrime Ibn Ebi Xhehlin”.

“Por ajo që dua të të bëj të ditur dhe të qartë, është fakti se një dijetar i madh sunnit, si Ibn Haxher Askalani, gjatë shpalosjes së të vërtetës, mbi gjendjen morale dhe shpirtërore, të shënuesve edhe përcjellësve të hadithëve (muhaddithëve), si Ata Ibn Thaibi, Adi Ibn Thabiti dhe Ata Ibn Ebi Mejmunes, si dhe shumë shënuesve dhe përcjellësve të tjerë hadithësh (muhaddithësh), i ka kaluar shumë thjeshtë dhe shpejtë, duke e kryer sqarimin e gjendjes së tyre morale dhe shpirtërore, në më të shumtën e rasteve vetëm në katër, ose pesë rreshta, ndërsa gjendjes morale dhe shpirtëore, të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, i ka kushtuar plot shtatëmbëdhjetë faqe, të veprës së tij”.

“Tani besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar dhe perceptuar, se përkushtimi kaq i madh i Ibn Haxher Askalanit, në shpjegimin më mënyrë sa të më të hollësishme dhe të imtësishme, të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, qëndron në faktin se ky i fundit, është i mbytur dhe i zhytur deri në fyt, me kryerjen e gabimeve, fajeve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve, duke qenë se në fund të të shpjegimit të tij, dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, e ka cilësuar dhe vlerësuar, Ikrime Ibn Ebi Xhehlin, si një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar dhe shpikës hadithësh”.

“Në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, lërmëni t’iu shpalos përpara syve të tërë lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, identitetin dhe jetëshkrimin e Ikrime Ibn Ebi Xhehlit. Besoj se lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, kanë të drejtën e informimit mbi identitetin e vërtetë, të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se një gënjeshtar, mashtres, një harixhi i ndyrë dhe një shpikës hadithësh, sepse në fund të fundit, është i biri i Ebu Xhehlit (Babait të Padijes)”.

“Në këtë pikë jetike të programit tonë, dua të shpalos disa nga mendimet e Ibn Haxher Askalanit, të shënuar në veprën e tij të sipërcituar, mbi gjednjen morale dhe shpirtërore të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit: “Unë mendoj se gjenden gjithsej katër arsye, për të cilat hadithët e Ikrime Ibn Ebi Xhehli cilësohen si të të mohuar, të lënë dhe të shpikur. Arsyeja e parë është se ky i fundit, është një gënjeshtar i madh, arsyeja e dytë është se ai, i përket ideologjisë shkatërruese, rrënuese dhe tekfiriste harixhite, arsyeja e tretë është se Ikrime Ibn Ebi Xhehli, pranonte me dëshirë dhe më qejf të madh, dhurata të ndryshme, nga ana e drejtuesve, prijësve dhe udhëheqësve emeuistë dhe arsyeja e katërt, është se ai është cilësuar si një shpikës hadithësh, megjithatë them se, kjo e fundit nuk ndikon në shënimin dhe përcjelljen e hadithëve nga ana e tij”. (3)

“Tani duhet të ndalemi për një çast, që të sqarojmë se arsyeja kryesore, e daljes së Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, si dhe bërtitja e tij me zë të lartë, e Ajetit të Pastrimit, ndaj bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), me aludimin dhe pretendimin se ky ajet, ka zbritur pikërisht për këto të fundit, rrjedh nga fakti se ai i përket ideologjisë shkatërruese, rrënuese dhe dhe tekfiriste harixhite. Lejomëni t’iu theksoj faktin, se Ikrime Ibn Ebi Xhehli, falë shpikjes së hadithëve, kishte krjuar marrëdhenië të ngrohta, me drejtuesit, prijësit dhe udhëheqësit dhe për këtë veprim, është shërblyer me dhurata të çmuara”.

“Gjithashtu shtoj se pohimi i fundit pra i katërt, i dijetar Ibn Haxher Askalanit, është tërësisht i drejtë dhe i vërtetë. Arsyeja e katërt, është se Ikrime Ibn Ebi Xhehli, ndonëse është cilësuar si një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar dhe shpikës hadithësh, megjithatë kjo e fundit nuk ndikon në shënimin dhe përcjelljen e hadithëve nga ana e tij. Ky pohim qëndron, sepse ndonëse një njeri mund të jetë shpikësh hadithësh, por nëse është një njeri besnik dhe i drejtë, hadithët e tij dhe mund të pranohen, pra mund të shënohen dhe të përcillen”.

“Por duke u nisur, nga akuzimet dhe fajësimet e tjera, të kryera ndaj Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, Ibn Haxher Askalani shton: “Ikrime Ibn Ebi Xhehli, është akuzuar dhe fajësuar shpesh herë, si një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar dhe shpifës i rangut të lartë. Madje njëherë Nafiu, robi i Ibn Umerit ka thënë: “Zotëriu im, Ibn Umeri, më nxiste dhe më shtynte, që dhe unë të shpikja hadithë, me qëllimin e lartësimit, lavdërimit dhe ngritjes së tij, ashtu siç Ikrime Ibn Ebi Xhehli, shpikte hadithë, për zotëriun e tij, Ibn Abbasin”.

“Ndërsa Ishak Ibn Isai kumton: “Unë e pyeta Imam Malikun, nëse e kishte dëgjuar fjalën e Ibn Umerit ndaj robit të tij Nafiut, i cili citonte: “Zotëriu im, Ibn Umeri, më nxiste dhe më shtynte, që dhe unë të shpikja hadithë, me qëllimin e lartësimit, lavdërimit dhe ngritjes së tij, ashtu siç Ikrime Ibn Ebi Xhehli, shpikte hadithë, për zotëriun e tij, Ibn Abbasin”. Ndërsa Imam Maliku ma ktheu: “Jo! Nuk e kam dëgjuar. Unë kam dëgjuar se këto fjalë, i ka thënë robi i Said Ibn Musejjebit”.

“Abdullah Ibn Harithi tregon: “Kur unë shkova pranë Aliut, të birit të Ibn Abbasit, vura re se dera e Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, ishte e lidhur dhe e mbyllur me zinxhrë. Kur e pyeta Aliun, të birin e Ibn Abbasit: “Vallë cila është arsyeja, e lidhjes dhe mbylljes me zinxhirë e kësaj dere?!” “Aliu, i biri i Ibn Abbasit m’u përgjigj: “Arsyeja është e thjeshtë. Ikrime Ibn Ebi Xhehli, në këto çaste po shpik hadithë, për të lartësuar dhe ngritur emrin e tim eti”.

“Ata Hurasani rrëfen: “Unë e takova dhe i thashë, Said Ibn Musejjebin, se Ikrime Ibn Ebi Xhehli, flet lart e poshtë, duke gënjyer se Muhammedi (p.q.m.t.), na qenka martuar me Mejmunen, gjatë periudhës, kur ky i fundit ishte i veshur, me veshjen e ihramit gjatë haxhxhit, ndërsa Said Ibn Musejjebi më ktheu përgjigjen: “Mos bëj gabim, t’i i besosh fjalëve të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, sepse ky i fundit është një shpikës hadithësh”.

“Më pas Ata Hurasani shton: “Unë kam dëgjuar, se Ibn Abbasi, ka thënë kështu dhe ashtu. Ndërsa unë e pyeta: “O ti djalosh (Ikrime), sillmë okën (njësi matëse)”. “Më pas Ikrime Ibn Ebi Xhehli më pyeti: “Vallë a të pëlqeu hadithi im?!” “Ndërsa unë iu përgjigja: “Po! Më pëlqeu shumë”. “Më tej Ikrime Ibn Ebi Xhehli vijoi: “Vallë a dëshiron që ta shënojmë këtë hadith, së bashku me zinxhirin e transmetimit të tij?!” “Ndërsa unë pohova me kokë dhe thashë: “Po përse jo, me gjithë qejf madje”. “Si përfundim Ikrime Ibn Ebi Xhehli theksoi: “Ky nuk ishte aspak një hadith, por ishin terësisht fjalët e mia”. (4)

“Ja pra pas sjelljes dhe paraqitjes, së tërësisë së këtyre argumentëve të padiskuteshëm, arrijmë në përfundimin se Ikrime Ibn Ebi Xhehli, nuk është gjë tjetër, vetëm se një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar dhe një shpikës hadithësh. Por të metat e Ikrime Ibn Ebi Xhehlit nuk kanë të sosur, sepse ky i fundit jo vetëm që shpikte hadithë, kundër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, me synimin e hedhjes poshtë, kundërshtimit, nënçmimit, përçmimit, përbuzjes dhe përuljes, të cilësive fisnike dhe vlerave të larta, por ai gjithastu shpikte dhe hadithë, duke ia veshur këta të fundit, vetë të dërguarit të fundit të Allahut (f.m.t.), Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ja pra kjo është një dëshmi e qartë dhe një fakt i pamohueshëm, se si Ikrime Ibn Ebi Xhehli, shpikte hadithë nga mendja e tij e sëmurë, si dhe më pas ia vishte këta të fundit, Muhammedit (p.q.m.t.). Jam i bindur se kjo është dhe arsyeja parësore, se përse Ikrime Ibn Ebi Xhehli, ka shpikur dhe hadithin e mësipërm, në të cilin thuhet se arsyeja kryesore, e zbritjes së Ajetit të Pastrimit, ishte mbi bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Më tej, dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, ia ka dalë mbanë, në çjerrjen e maskës deri në fund, të këtij harixhiti të ndyrë, të poshtër dhe të ulët, pra pikërisht të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, duke sjellur dhe paraqitur, me dhjetra argumentë, shembuj dhe të dhëna, të cilët vërtetojnë, jo vetëm se ky i fundit, i përkiste ideologjisë shkatërruese, rrënuese dhe tekfiriste harixhite, por gjithashtu ishte dhe një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar, si dhe një shpikës hadithësh”.

“Tani natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë përse këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët në të njëjtën kohë, janë dhe ekspertët më të mëdhenj sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithë), janë orvatur orvatur papushim, lart e poshtë, ditën dhe natën, me mish e me shpirt, në zhdukjen e këtyre cilësimeve dhe vlerësimeve mohuese, dyshimeve dhe ngurrimeve të ngritura mbi figurën kontradiktore, të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, kur tanimë doli në shesh, hap një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar, si dhe një shpikës hadithësh”.

“Ne i përgjigjemi kësaj pyetjeje duke thënë se, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, na drejtohen në këtë mënyrë kur i shtrojmë këtë pyetje: “Nëse ne nuk i pranojmë si të vërtetë, hadithët e shënuar dhe të përcjellur, nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, atëherë do të detyroheshim të viheshim në një pozitë shumë të vështirë, sepse shumë hadithë të shënuar dhe të përcjellur nga Imam Buhariu, do të humbisnin vlerën e tyre të vërtetë, sepse janë të cilësuar si të mirë dhe të vërtetë, nga ana e këtij të fundit”.

“Tani nuk mund të lë pa shfrytëzuar rastin e vyer, të shpalosjes së të vërtetës, nuk mund të lë pa përmendur shembujt dhe rastet e shumtë, kur Imam Buhariu ka shënuar dhe përcjellur, një mori hadithësh nga harixhitë, dhe njerëzit të cilët punuan me mish e me shpirt, lart e poshtë, ditën dhe natën, me synimin e hedhjes poshtë, kundërshtimit, nënçmimit, përçmimit, përbuzjes dhe përuljes, të cilësive fisnike dhe virtyteve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Madje këta njerëz ishin besnikë të zjarrtë dhe mbështetës të flaktë, të politikës së ashpër, të egër, despote, diksriminuese, diktatoriale dhe tirane të udhëheqjes së dinastisë famëkeqe të bijve të Umejjes, duke përzgjedhur si të mirë, të njohur dhe të vërtetë, vetëm ata hadithë të cilët u shkojnë për shtat dhe u shërbejnë politikës së egër emeuiste”.

“Si përfundim, dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, e mbyll veprën e tij me titull: “Hedju’s-Sarihi” (Shpjegimi i Qartë), në këtë mënyrë: “Besoj se tanimë jemi zgjatur jashtëzakonisht shumë,  në shpjegimin dhe sqarimin e gjendjes morale dhe shpirtërore, të këtij njeriu të ndyrë, të poshtër dhe të ulët, harixhit siç është Ikrime Ibn Ebi Xhehli, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se, një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar si dhe një shpikës hadithësh. Arsyeja kryesore e stërzgjatjes së shpjegimit dhe sqarimit tonë, në mënyrë kaq të hollësishme dhe të imtësishme, është nxerrja në pah e aludimeve të kota dhe të rreme, të këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeusite, të cilët kanë bërë gjithçka që kanë mundur, me pikësynimin e marrjes nën mbrojtje, të hadithëve të shpikur, të mohuar dhe të lënë të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit”.

“Duke u nisur, nga asgjësimi dhe zhdukja maksimale, e dyshimeve, ngurrimeve dhe qëndrimeve mohuese, ndaj këtij njeriu të ndyrë, të poshtër dhe të ulët, harixhit, siç është Ikrime Ibn Ebi Xhehli, si dhe gjithashtu detyrimi dhe domosdoshmëria, e mbajtjes së paprekur dhe të pastër të figurës së Imam Buhariut, si muhaddithi më i përkryer dhe më i përsosur, i cili nuk ka kryer asnjë gabim në shënimin dhe përcjelljen e tërësisë së hadithëve në veprën e tij, përkundrazi ngritja e tij, në piedestalin më të lartë fetar dhe shkencor, duke bërtitur dhe ulëritur tërë ditën se, vepra e këtij të fundit, është vepra më e saktë, në sipërfaqen e rruzullit tokësor, e cila vjen menjëherë, pas Kur’anit Famëlartë, arrijmë në përfundimin se, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, duan të na detyrojnë me sa fuqi që kanë, në pohimin dhe pranimin e të tërë hadithëvë të shënuar dhe të përcjellur, nga Imam Buhariu, duke na i cilësuar si hadithë të mirë dhe të vërtetë, ndonëse në të vërtetë, këta të fundit janë të dobët, të mohuar, të lënë dhe të shpikur, të cilët nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë si argumentë fetarë!” (5)

“Ndërsa në këtë pikë jetike, të programit tonë, kam dëshirë që t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Xhamiu’l-Bejani An Te’uili’Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), e Imam Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiut, i cili thotë: “Për sa i përket kësaj çështjeje, gjendet një mori këndvështrimesh dhe mendimesh, mbi përcaktimin dhe përkufizimin, e identitetit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Një pjesë e mirë e dijetarëve, interpretuesve dhe komentuesve të Kur’anit Famëlartë, janë të njëzëri se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarë, përkatësisht: “Muhammedi (p.q.m.t.), Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Për më tepër bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët mendojnë në këtë mënyrë janë: “Ebu Said Hudriu, Enes Ibn Maliku, Sa’d Ibn Uekkasi, si dhe dy bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilat në të njëjtën kohë, janë edhe nënat e besimtarëve, përkatësisht Ashe Bint Ebi Bekri si dhe Ummu Selemeja. Ndërsa i vetmi, i cili nuk mendon kështu, është një njeri i ndyrë, i poshtër dhe i ulët, harixhit siç është Ikrime Ibn Ebi Xhehli, i biri i jobesimtarit të madh Ebu Xhehlit, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se, një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar si dhe një shpikës hadithësh. Madje ky shpikës hadithësh, punoi fort me mish e me shpirt, lart e poshtë, ditën dhe natën, me synimin e hedhjes poshtë, kundërshtimit, nënçmimit, përçmimit, përbuzjes dhe përuljes, të cilësive fisnike dhe virtyteve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit në përgjithësi dhe të Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) në veçanti”. (6)

“Prezantuesi: “Ju falenderojmë, me të vërtetë shumë, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, për shpjegimet tuaja të hollësishme dhe sqarimet tuaja të imtësishme. Tani do t’iu lutemi që ta plotësojmë, tablonë e plotë, të kësaj çështjeje njëherë e mirë. Tani duam t’iu shtrojmë pyetjen: “Vallë a gjendet ndonjë argument tjetër, i cili vërteton se Ajeti i Pastrimit, ka zbritur pikërisht, për këta pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit?!”

I ftuari: “Para së gjithash, dua që t’i tërheq vëmendjen, besimtarëve muslimanë, lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, se shumcia dërrmuese e interpretuesve dhe komentuesve të ajetëve kuranorë, ndonëse i përkasin qasejeve, rrymave, mendimeve dhe shkollave te ndryshme juridike, janë të njëzëri mbi faktin se  së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur pikërisht për këta pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit, pikërisht për të dërguarin e fundit të Allahut (k.m.t.) Muhammedin (p.qm.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)”.

“Tani lejomëni t’iu rikujtoj se, shumica dërrmuese e dijetarëve, interpretuesve dhe komentuesve të Kur’anit Fisnik, si dhe të ekspertëve, të fushës së hadithit (muhaddithëve), janë të njëzëri mbi faktin se, qëllimi kryesor i zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur veçanërisht, për të përcaktuar dhe për të përkufizuar, vetëm në pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit, të cilët janë njëkohësisht edhe familja dhe Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët janë përkatësisht, i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Madje këta  analistë, dijetarë, interpretues dhe komentues të Kur’anit Famëlartë, si dhe të ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se, qëllimi kryesor i zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur veçanërisht, për të përcaktuar dhe për të përkufizuar, vetëm në pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit, të cilët janë njëkohësisht edhe familja dhe Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithashtu këta dijetarë, janë të mendimit se ajeti i lartpërmendur, ka zbritur me synimin, e nderimit, ngritjes, lartësimit, lavdërimit, dallimit dhe veçimit të këtyre anëtarëve. Tani mendoj se ka ardhur koha e duhur, që ta sqarojmë në mënyrë më të hollësishme këtë çështje”.

“Para së gjithash, pasi kemi pranuar faktin, se ky ajet ka zbritur pikërisht, për këta pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit përkatësisht, për të dërguarin e fundit të Allahut (l.m.t.), Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.), duam të bëjmë të qartë, rëndësinë e madhe që bart kuptimi dhe njohja e cilësive të fisnike dhe virtyteve dhe vlerave të larta të këtyre anëtarëve”.

“Në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), dijetar Alusiu gjatë kryerjes së komentimit të ajetit të sipërcituar citon: “Ne jemi të njëzëri se, qëllimi kryesor i zbritjes së ajetit të mësipërm është nderimi, ngritja, lartësimi, lavdërimi, dallimi dhe veçimi, i të këtyre pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit mbi të tjerët”.

“Kjo është dhuntia e veçantë e Krijuesi tonë, Allahut (f.m.t.), i Cili i ka nderuar, ngritur, lartësuar, lavdëruar, dalluar dhe veçuar, këta pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, më lart se familja e Musait, Harunit dhe Imranit, duke u mbështetur në ajetët kuranorë”. (7)

“Kështu që asnjë besimtar musliman, nuk ka të drejtë të shtrojë pyetjen foshnjarake, qesharake dhe të pakuptimtë, se vallë cila është rëndësia e madhe, që bart kuptimi dhe njohja e cilësive të fisnike dhe virtyteve dhe vlerave të larta, të këtyre anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Tani ne do të sjellim dhe do të paraqisim, tre argumentë të padiskutueshëm, me synimin e bërjes sa më të qartë dhe ilustrimit, të kësaj rëndësia madhore”.

“Argumenti i parë është: “Mbledhja dhe mbulimi i Muhammedit (p.q.m.t.), me veshjen e tij të leshtë dhe të zezë, të katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, përkatësisht Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), me synimin e nderimit, ngritjes, lartësimit, lavdërimit, dallimit dhe veçimit, të këtyre katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit mbi të tërë të tjerët, përfshirë këtu edhe bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), dijetar Alusiu gjatë kryerjes së komentimit të ajetit në fjalë, shënon se Imam Taberaniu, ka shënuar dhe përcjellur një hadith nga bashkëshortja e nderuar e Muhammedit (p.qm.t.), e cila në të njëjtën kohë, është dhe nëna e besimtarëve, pikërisht nga Ummu Selemeja. Ky hadith është si vijon: “Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Ndërsa sipas hadithit të shënuar dhe të përcjellur nga Ibn Mirdeuheji kalon: “Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë. Ti je njëra nga bashkëshortet e nderuara, të dërguarit të Allahut (k.m.t.)”.

“Ndërsa Imam Tirmidhiu dhe disa ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë) të tjerë, kanë shënuar dhe përcjellur, nga djali i birësuar i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i bashkëshortes së tij të nderuar, Ummu Selemesë. Këta hadithë janë si vijojnë, si p.sh. mbledhja dhe mbulimi i Muhammedit (p.q.m.t.), me veshjen e tij të leshtë dhe të zezë, të katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, përkatësisht Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), me synimin e nderimit, ngritjes, lartësimit, lavdërimit, dallimit dhe veçimit, të këtyre katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit mbi të tjerët, përfshirë këtu edhe bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), pra leximi i Ajetit të Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, lënia jashtë këtij mbulimi, të bashkëshortes së tij të nderuar Ummu Selemesë dhe lutja për mirë për këtë të fundit”.

“Pra duke u mbështetur, në argumnentin e lartpëmendur, arrijmë në përfundimin se me termin: “Ehli Bejti”, duhet të nënkutojmë vetëm këta katër anëtarë të bekuar, të cilët vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i mblodhi dhe i mbuloi me veshjen e tij të leshtë dhe të zezë, si dhe gjithashtu arrijmë në përfundimin se brenda këtij termi, nuk përfshihet asnjë bashkëkohës dhe asnjë bashkëshorte e nderuar e Muhammedit (p.q.m.t.)”. (8)

“Ja pra edhe pas sjelljes dhe paraqitjes, së tërësisë së këtyre argumentëve dhe shembujve, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, ende rreken pas mustaqeve të misrit, duke thënë se këta hadithë, bien ndesh me hadithin e shënuar dhe të përcjellur, nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli”.

“Më pas dijetar Alusiu vijon, duke thënë se, me versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”, duhet të nënkuptojmë se përveç këtyre, pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, asnjë tjetër qoftë bashkëshorte e nderuar e Muhammedit (p.q.m.t.), ose qoftë bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), nuk përfshihet në asnjë mënyrë, brenda termit të “Ehli Bejtit”. (9)

“Argumenti i dytë është: “Muhammedi (p.q.m.t.), për gjashtë (në disa transmetime për shtatë) muaj me radhë, kur kalonte para derës së Fatime Zehrasë, në namazin e sabahut lexonte ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. Muhammedi (p.q.m.t.) për shtatë muaj me radhë, në kohën e namazit të sabahut, përpara derës së Fatime Zehrasë (p.m.t.) thërriste: “Koha e namazit. Koha e namazit”.

“Duke u mbështetur në argumentin e mësipërm, arrijmë në përfundimin se, nëse bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), do të ishin të përfshira, brenda termit të “Ehli Bejtit” atëherë Muhammedi (p.q.m.t.), duhet të kishte kaluar dhe qëndruar, të paktën njëherë dhe përpara derës së shtëpisë së njërës, nga bashkëshortet e tij të nderuara, si për shembull, Aishe Bint Ebi Bekrit, Hafsa Bint Umerit, Mejmune Bint Harithit, Safije Bint Hujejit, Seuda Bint Zumas, Ummu Selemesë, Zejnebe Bint Huzejmes, ose Zejneb Bint Xhahshit. Pohojmë me bindje të plotë, se ndonëse Ajeti i Pastrimit, zbriti në shtëpinë e Ummu Selemesë, kjo e fundit nuk është përfshirë, brenda termit të “Ehli bejtit”, e lëre më të jenë të përfshira, bashkëshortet e tjera, të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ja pra ashtu siç e shihni dukshëm dhe qartë, besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar tanimë se, argumenti i parë është i tansmetuar gojarisht edhe urdhëruar si vepër, ndërsa argumenti i dytë, është urdhëruar vetëm si vepër”.

“Argumenti i tretë është: “Tani dua që besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashrur dhe ndjekësit tanë të nderuar, t’i përqëndrojnë vëmendjet e tyre dhe të jenë të kujdesshëm tek fjalët e mia. Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”.

“Me fjalë të tjera, Muhammedi (p.q.m.t.), urdhëroi për mbylljen e të tëra dyerve, të bashkëshorteve të tij të nderuara, si dhe të bashkëkohësve të tij, të cilat të çonin brenda në “Mesxhidu’n-Nebeuijjeti” (Xhaminë e të Lajmëtarit), në qytetin e bekuar arabo-islam, të Medinës së Ndriçuar, përveç derës së shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.). Pra ashtu siç kuptohet qartë, Muhammedi (p.q.m.t.), ka urdëruar dhe për mbylljen e dyerve të Ebu Bekrit dhe Umer Ibn Hattabit. Kur këta të fundit, e pyetën Muhammedin (p.q.m.t.): “O i dërguari i Allahut (f.m.t.). Vallë cila është arseyja që veprove kështu?!” “Vallë përse i mbylle dyert tona?!” “Muhammedi (p.qm.t.) iu përgjigj: “Unë nuk veprova në këtë mënyrë, sipas dëshirës sime, por sepse ma urdhëruoi Allahu i Madhëruar!”

“Tani në këtë pikë thelbësore të programit tonë, dua të theksoj faktin se, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e dinë shumë mirë faktin se, kur themi dera e Imam Aliut (p.m.t.), nënkuptojmë dhe derën e Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) dhe për më tepër vetëm dera e Imam Aliut (p.m.t.). Kjo e fundit, ishte dhe e vetmja derë, e cila qëndronte gjithmonë e hapur, e cila të çonte brenda në “Mesxhidu’n-Nebeuijjeti” (Xhaminë e të Lajmëtarit), në qytetin e bekuar arabo-islam, të Medinës së Ndriçuar dhe se të tërë dyert e tjera, në daç ato të bashkëshorteve të tij të nderuara, në daç ato të bashkëkohësve të tij, të tij ishin të mbyllura”.

“Për më tepër kam qëllim, vënien të dijeni të lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar bashkëkohësit e Muhammedit (p.qm.t.), kishin dy dyer, njëra e cila të çonte brenda në xhami dhe tjera e cila të çonte jashtë në rrugë, ndërsa shtëpia e Imam Aliut (p.m.t.), kishte vetëm një derë e cila të çonte drejtpërdrejtë brenda në, të “Mesxhidu’n-Nebeuijjetit” (Xhamisë së Lajmëtarit). Me të vërtetë ky fakt, bart një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse në këta hadithë përmendet se vetëm dera e Imam Aliut (p.m.t.), qëndronte gjithmonë e hapur, brenda xhamisë, ndërsa dyert e të tjerëve ishte tërësisht të mbyllura”.

“Duke u nisur nga këta argumentë, arrijmë në përfundimin se gjithçka, që kishte të bënte me pastërtinë e morale dhe shpirtërore të Muhammedit (p.q.m.t.), kishte të bënte domosdoshmërisht dhe vetvetiu dhe me pastërtinë e shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.)”.

“Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cila është arsyeja që Muhammedi (p.q.m.t.), i kishte mbyllurt të tëra dyert, përveç derës së Imam Aliut (p.m.t.)?!” “Ne nuk mund të themi, se Muhammedi (p.q.m.t.), i mbylli të tëra dyert, duke lënë të hapur vetëm derën e Imam Aliut (p.q.m.t.), duke u nisur nga ushqimi i madh i afrimitetit dhe i dashurisë, ndaj vajzës së tij Fatime Zehrasë (p.m.t.) dhe djalit të xhaxhait dhe dhëndrit të tij Imam Aliut (p.m.t.), por kjo nënkupton diçka më shumë, nënkupton zotërimin e cilësive fisnike dhe virtytet dhe vlerat e larta të shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.)”.

“Me këtë dua t’i kundërpërgjigjem, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët aludojnë dhe pretendojnë, se Muhammedi (p.q.m.t.), i donte Ebu Bekrin dhe Umer Ibn Hattabin, më shumë se vajzën e tij Fatime Zehranë (p.m.t.) dhe djalin e xhaxhait dhe dhëndrin e tij Imam Aliun (p.m.t.). Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë natyrshëm ngrihet pyetja: “Vallë përse Muhammedi (p.q.m.t.), do t’i kishte mbyllur, pikërisht dyert e Ebu Bekrit dhe Umerit Ibn Hattabit?!”

“Tani në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, dua t’iu rikujtoj lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, se me të vërtetë, shtëpia dhe anëtarët e bekuar e Ehli Bejtit, përkatësisht dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.), zotërojnë cilësi fisnike dhe virtyte dhe vlera të larta”.

“Këtu e shoh mëse të arsyeshme, që t’iu pëmend edhe njëherë faktin kokëfortë, se janë pikërisht, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qaje emeusite, ata njerëz të cilët oravten me mish e me shpirt, lart e poshtë, ditën dhe natën, me synimin e hedhjes poshtë, kundërshtimit, nënçmimit, përçmimit, përbuzjes dhe përuljes, të të tëra cilësive fisnike dhe virtyteve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, pra të Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.) Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.)”.

“Për më tepër, ne kemi theksuar se anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, janë të pandashëm nga Kur’ani Fisnik dhe se ky i fundit është i pandashëm nga anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”. Si rrjedhojë, pohojmë me bindje të plotë se, qëllimi kryesor i zbrjtjes së ajetit kuranor të lartpërmendur, është bekimi, lartësimi, lavdërimi, nderimi, respektimi dhe ushqimi i dashurisë, ndaj pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”. Gjithashtu duhet të sqarojmë faktin se Allahu (k.m.t.), i ka dalluar, i ka lartësuar, i ka ngritur dhe i ka veçuar, këta pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit” si asnjë i dërguar, lajmëtar, ose njeri i mirë më parë”.

“Madje këta njerëz ishin dhe janë ende besnikë të zjarrtë dhe mbështetës të flaktë, të politikës së ashpër, të egër, despote, diksriminuese, diktatoriale dhe tirane të udhëheqjes së dinastisë famëkeqe të bijve të Umejjes, duke përzgjedhur si të mirë, të njohur dhe të vërtetë, vetëm ata hadithë të cilët u shkojnë për shtat dhe u shërbejnë politikës së egër emeuiste”.

“Tani kam dëshirë që përpara se, të kaloj në përmendjen e burimeve dhe veprave, dua të cek se ne veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijjes, i cili në një fragment të saj, pa ngurruar aspak, pohon qartë: “Një rafidi i ndyrë (kundërshtues), (me këtë nënkupton dijetar, Ibn Mutahhar Hilin) ka shënuar dhe përcjellur hadithin: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. “Tani ajo që dua të them, është se hadithi i lartpërmendur, cilësohet dhe vlerësohet si një hadith i shpikur, sepse këtë të fundit e ka shënuar dhe përcjellur, një i ashtuquajtur dijetar shiit dhe si rrjedhojë është një thënie e shpikur nga dijetarët dhe muhaddithët shiitë”. (10)

“Në fakt, e thënë ndryshe Ibn Tejmijje, orvatet që të thotë se, ndonëse hadithi i sipërcituar është një hadith i vërtetë, i shënuar dhe i përcjellur nga muhaddithë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm, ky i fundit sërish, duhet të cilësohet dhe të vlerësohet si një hadith i shpikur, sepse e kanë “shpikur” dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) shiitë, me synimin e ngritjes në nivelin e duhur, të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) me atë të Ebu Bekrit dhe Umer Ibn Hattabit. Madje të njëjtin mendim esktremist, radikalist, tekfirist dhe mësuesi tij, Ibn Kajjim Xheuziu. Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.) dhe këtë çështje do ta sqarojmë më vonë, kur t’i vijë radha”.

“Ndërsa në ditët e sotme, njëri nga nxënësit e Ibn Tejmijjes, pseudodijetari uehhabist shqiptar, me qasje emeuiste, Shuajb Arnauti, ka ndjekur me besnikëri të njëjtën ideologji dhe ka zbatuar me përpikmëri dhe verbëri, të njëjtën  metodologji, të mësuesit të tij”.

“Tani le të hedhim një sy aludimit dhe pretendimit, të këtij pseudodijetari uehhabist shqiptar, me qasje emeuiste, pra të Shuajb Arnautit, i cili është dhe analisti dhe vërtetuesi i veprës me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetët e Imam Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut”.

“Në një vend të saj, Shuajb Arnauti, pa pikën e turpit, pa iu skuqur dhe pa iu zverdhur fytyra shkruan: “Një rafidi i ulët (kundërshutes), ka shënuar dhe përcjellur hadithin: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. “Tani ajo që dua të them, është se ky hadith, cilësohet dhe vlerësohet si një hadith i shpikur, sepse është i shënuar dhe i përcjellur, nga dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) shiitë”. (11)

“Ja pra ku doli sheshit dhe dëshmia dhe shembulli, i cili vërteton se ky pseudodijetar uehhabist shqiptar, me qasje emeusite, Shuajb Arnauti, i cili është njëkohësisht dhe njëri nga nxënësit e Ibn Tejmijjes, ka ndjekur me besnikëri të njëjtën ideologji dhe ka zbatuar me përpikmëri dhe verbëri, të njëjtën  metodologji, të mësuesit të tij”.

“Tani le të hedhim një tjetër vështrim aludimit të kotë dhe të rremë, të këtij pseudodijetari uehhabist shqiptar, me qasje emeuiste, pra të Shuajb Arnautit, i cili është dhe analisti dhe vërtetuesi i veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit”.

“Në një pjesë të kësaj vepre, Shuajb Arnauti, pa pikën e turpit, duke u sjellur në një mënyrë rrugaçërore, si të ishte një endacak, lypës, një rrugaç dhe i pastrehë, i paedukuar dhe i pakulturuar dhe jo një i ashtuquajtur analist dhe vërtetues, shprehet: “Një rafidi i ulët (kundërshutes), ka shënuar dhe përcjellur hadithin: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”.

“Tani lërmëni t’iu bëj të ditur se, si ky hadith edhe hadithët e tjerë të ngjashëm me këtë të fundit, zotërojnë zinxhirë të dobët dhe të shpikur transmetimi dhe si rrjedhojë, cilësohen dhe vlerësohen si hadithë të dobët dhe të shpikur, madje as nuk ia vlen barra qiranë, analizimit, hetimit dhe shqyrtimit, të këtyre zinxhirëve të transmetimit, sepse dihet tanimë se, këta të fundit, janë të shpikur, të shenuar dhe të përcjellur, nga dijetarët dhe muhaddithët shiitë dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoren kurrë si argumentë fetarë”. (12)

“Në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, lejomëni t’iu sqaroj besimtarëve muslimanë, lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, se gjenden dallime gjigante, ose kolosale mes hadithit të dobët dhe hadithit të shpikur. Dallimi kryesor, është se hadithi i dobët, të paktën zotëron një zinxhir transmetimi, ndërsa hadithi i shpikur, nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi”.

“Megjithatë pseudodijetari uehhabist shqiptar, me qasje emeuiste, Shuajb Arnauti, gjatë kryerjes së të ashtuquajturës analizë dhe vërtetim, të veprës me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetët e Imam Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut nuk e pranon as këtë fakt kokëfortë. Atëherë pohojmë me bindje të plotë se Shuajb Arnauti, është nxituar kur ka arritur, në përfundimin e gabuar se, ky i fundit ka gabuar rëndë, gjatë kryerjes së të ashtuquajturës analizë dhe vërtetim, të veprës me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetët e Imam Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut, kur i ka cilësuar dhe vlerësuar, si një hadith i shpikur, sepse është i shënuar dhe i përcjellur, nga dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) shiitë”.

“Gjithashtu lërmëni t’iu them, me bindje të plotë se, pseudodijetari uehhabist shqiptar, me qasje emeuiste ka gabuar sërish, gjatë kryerjes së të ashtuquajturës analizë dhe vërtetim, të veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, kur është shprehur se, si ky hadith edhe hadithët e tjerë të ngjashëm me këtë të fundit, zotërojnë zinxhirë të dobët dhe të shpikur transmetimi dhe si rrjedhojë, cilësohen dhe vlerësohen si hadithë të dobët dhe të shpikur, sepse është i shënuar dhe i përcjellur, nga dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) shiitë”.

“Ndërsa tani në këtë pikë kyçe të programit tonë, do të sjellim dhe do të paraqisim disa hadithë, me synimin e vetëm, të analizimit dhe të vërtetimit, nëse hadithët e mësipërm, të cilët ndonëse, janë të vërtetë dhe të shënuar dhe të përcjellur, me zinxhirë të vërtetë transmetimi, nga dijetarët dhe ekspertët më të mëdhenj dhe me të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithët) sunnitë, jo vetëm që janë të cilësuar dhe të vlerësuar padrejtësisht, si të dobët dhe të shpikur, si nga pseudodjetari uehhabist, me qasje emeuste, Ibn Tejmijje, ashtu dhe nga nxënësi i tij besnik, Shuajb Arnauti, por kanë shtuar dhe se janë fjalë dhe thënie të shënuar dhe të përcjellur, nga dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) shiitë”.

“Ne jemi mëse të sigurtë, se pas shpalosjes, së këtyre hadithëve, do të dalë në shesh, e vërteta lakuriqe, si rrezet e Diellit, pra nëse ata të cilët i kanë shënuar dhe përcjellur këta hadithë, janë shiitë, ose nuk janë dhe nëse këta hadithë janë të vërtetë, si dhe zotërojnë një zinxhir të vërtetë transmetimi ose nuk zotërojnë. Pra më në fund, do të dalë në shesh, në sytë e mbarë bashkësisë muslimane, e vertëta lakuriqe, pra nëse ka të drejtë Ibn Kajjim Xheuziu, Ibn Temijje dhe Shuajb Arnauti, ose nëse kanë të drejtë, këta dijetarë dhe ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë) sunnitë”.

“Tani pa humbur kohë, le të kalojmë, në veprën tonë të parë me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), e dijetarit të madh sunnit Ibn Kethirit. Lejomëni t’iu shpjegoj, se analizën e veprës së lartpërmendur, e ka kryer Abdullah Ibn Abdulmuhsini. Tani Ibn Kethiri, jo vetëm që i ka shënuar dhe përmbledhur, dhjetë cilësitë fisnike dhe virtytet dhe vlerat e larta, të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), të transmetuara nga Ibn Abbasi, por ka përmendur, njërën nga këto dhjetë cilësi fisnike dhe virtyte dhe vlera të larta, të cilat i përkasin Imam Aliut (p.m.t.). Ky hadith është si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”.

“Analisti dhe vërtetuesi i veprës së sipërcituar, Abdullah Ibn Abdulmuhsini, pasi e ka shënuar dhe përcjellur hadithin e mësipërm ka shtuar: “Ky është është një një hadith i vërtetë, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi”. (13)

“Ja pra këtu shihet dukshëm dhe qartë se, si pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste Ibn Tejmijje, ashtu edhe nxënësi i tij shqiptar, Shuajb Arnauti, ose kanë gënjyer, ose janë gabuar rëndë, ose janë tërësisht të paaftë, sepse nuk zotërojnë, asnjë lloj diturie mbi hadithin në fjalë. Këtë e themi sepse, këta të dy kanë pohuar se, ky është një hadith i dobët, ose i shpikur, i cili zotëron një zinxhir të dobët, ose të shpikur transmetimi, si dhe është fjalë dhe thënie të shënuar dhe të përcjellur, nga dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) shiitë”.

“Duke u mbështetur, në pohimet e këtyre dy pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, arrijmë në përfundimin se, gjithmonë sipas këtyre dy të fundit, si dijetari i madh sunnit Ibn Kethiri, ashtu edhe analisti dhe vërtetuesi i veprës së tij të mësipërme, Abdullah Ibn Abdulmuhsini, i përkasin mendimit dhe shkollës juridike shiite, aludim i cili, është tërësisht absurd, i pabazuar, i rremë, i kotë, le të mos themi qesharak dhe foshnjarak”.

“Ndërsa tani le të kalojmë, në veprën tonë të dytë me titull: “Ehadithu’l-Mutahhare eu’l-Mustahrexhi Mine’l-Hadithi Mutahhare Mimma Lem Juharrixhuhu’l-Buhari ue’l-Muslimi fi’s-Sahihajhima” (Hadithët e Pastër, Ose Nxjerrja e Hadithëve të Pastër, Të Cilët Nuk Janë të Shënuar Nga Buhariu dhe Muslimi, në Përmbledhjet e Tyre të Hadithëvë të Vërtetë), e dijetarit të madh sunnit, Ebu Abdullah Zijauddin Makdisit. Ky i fundit ka bërë të mundur, pikërisht atë që ka bërë të mundur dhe Ebu Hakim Nishaburiu, pra e thënë ndryshe dhe dijetari i madh sunnit Makdisi, ashtu siç ka bërë dhe Hakim Nishaburiu, ka mbledhur, shënuar dhe përcjellur të tërë hadithët e vërtetë të cilët, ndonëse i kanë përmbushur dhe plotësuar, kriteret, kushtet dhe normat e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, këta dy të fundit, nuk i kanë shënuar, në përmbledhjet e tyre, të hadithëve të vërtetë”.

“Ne nuk jemi në dijeni të faktit, se cila është arsyeja, e cila i ka nxitur dhe i ka shtyrë, Imam Buhariun dhe Imam Muslimin, që të mos i shënojë këta hadithë të vërtetë, ndonëse i kanë përmbushur dhe plotësuar, kriteret, kushtet dhe normat e tyre, këta dy të fundit, nuk i kanë shënuar, në përmbledhjet e tyre, të hadithëve të vërtetë. Por ne mjaftohemi duke bërë të qartë, se për këtë veprim të shëmtuar, këta dy muhaddithë, do të përgjigjen në Ditën e Gykimit. Një besimtar musliman, mund të ngrihet dhe mund të thotë: “Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndoshta vepra e lartpërmendur e Makdisit, mund të ketë përfshirë edhe hadithë të dobët, të sepse nuk është shkruar saktësisht, sipas kritereve, kushteve dhe normave të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit”. Ne themi se dhe për veprën e Ebu Hakim Nishaburiut, vlen i njëjti akuzim dhe fajësim”.

“Në këtë pikë jetike të programit tonë, do të kalojmë në etapën e analizimit, hetimit dhe shqyrtimit, nëse në veprën e sipërcituar të Makdisit, janë përfshirë dhe hadithë të dobët, ose nuk janë përfshirë. Por tani le t’i japim fjalën dhe të dëgjojmë se, çfarë ka për të thënë analisti dhe vërtetuesi i veprës me titull: “Ehadithu’l-Mutahhare eu’l-Mustahrexhi Mine’l-Hadithi Mutahhare Mimma Lem Juharrixhuhu’l-Buhari ue’l-Muslimi fi’s-Sahihajhima” (Hadithët e Pastër, Ose Nxjerrja e Hadithëve të Pastër, Të Cilët Nuk Janë të Shënuar Nga Buhariu dhe Muslimi, në Përmbledhjet e Tyre të Hadithëvë të Vërtetë), e dijetarit të madh sunnit, Ebu Abdullah Zijauddin Makdisit, pikërisht Abdulmelik Ibn Abdullah Ibn Duhejshi”.

“Abdulmelik Ibn Abdullah Duhesjshi shpjegon kështu: “Ashtu siç shihet qartësisht dhe nga titulli i veprës së mësipërme, qëllimi i shkrimit të kësaj vepre, është arritja e përkryerjes dhe përsosmërisë, duke mbledhur, shkruar, shënuar dhe përcjellur, hadithët e vërtetë të cilët, ndonëse i kanë përmbushur dhe plotësuar, kriteret, kushtet dhe normat e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, këta dy të fundit, nuk i kanë shënuar, në përmbledhjet e tyre, të hadithëve të vërtetë. Ja pra kjo është arsyeja kryesore, e mbledhjes, shkrimit, shënimit dhe përcjelljes, së këtyre hadithëve të vërtetë, nga ana e dijetarit sunnit Makdisit”.

“Madje Imam Dhehebiu shprehet në këtë mënyrë: “Hadithët e shënuar në veprën e lartpërmendur të Makdisit, janë hadithë të vërtetë, të cilët përdoren si argumentë të padiskutueshëm fetarë, menjëherë pas hadithëve të vërtetë, të shënuar dhe të përcjellur në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Lejomëni t’iu ndriçoj mendjet tuaja, duke iu thënë se tipari dallues kryesor, i veprës në fjalë, të dijetarit sunnit Makdisit, është se në këtë vepër, ai duke iu përkushtuar, me mish e me shpirt, ditën dhe natën, ia ka dalur mbanë dhe ka mbledhur, shkruar, shënuar dhe përcjellur, vetëm hadithët e vërtetë”. (14)

“Jam mëse i bindur se tanimë, besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë marrë tanimë përgjigjen e duhur, se ku mund të mbështeten për të gjetur një burim, ose një vepër të besueshme, e cila bart një rëndësi të veçantë, si dhe e cila përmban vetëm hadithë të vërtetë. Ja pra themi me gojën plot, se bashkësia e besimtarëve muslimanë, mund të mbështetet pa dyshimin dhe ngurrimin më të vogël, në burimin, ose veprën me titull: “Ehadithu’l-Mutahhare eu’l-Mustahrexhi Mine’l-Hadithi Mutahhare Mimma Lem Juharrixhuhu’l-Buhari ue’l-Muslimi fi’s-Sahihajhima” (Hadithët e Pastër, Ose Nxjerrja e Hadithëve të Pastër, Të Cilët Nuk Janë të Shënuar Nga Buhariu dhe Muslimi, në Përmbledhjet e Tyre të Hadithëvë të Vërtetë), e dijetarit të madh sunnit, Ebu Abdullah Zijauddin Makdisit e dijetar Makdisit dhe në veprën me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), dijetar Ebu Hakim Nishaburit”.

“Lejomëni t’iu tregoj se, në duart tona gjendet edhe një argument tjetër, i cili vërteton pohimin tonë. Sipas mendimit dhe opinionit, të analistit dhe vërtetuesit, të veprës me titull: “Shezeratu’dh-Dhehebi” (Analizimi i Imam Dhehebiut), e Imam Dhehebiut, dijetari i madh sunnit Kettani shkruan: “Ibn Rexhebi shënon se, vepra e lartpërmendur e dijetarit sunnit Makdisit, është se në këtë vepër, ai duke iu përkushtuar, me mish e me shpirt, ditën dhe natën, ia ka dalur mbanë, në mbledhjen, shkrimin, shënimin, organizimin dhe përcjelljen, e vetëm të hadithëve të vërtetë, sipas zinxhirëve të tyre, të vërtetë të transmetimit. Madje sa për t’iu vënë në dijeni, vepra e sipërcituar, e Makdisit, është dhe vepra e parë, e cila përmban vetëm hadithë të vërtetë. Për më tepër dhe dijetarë si Ibn Kajjim Xheuziu, nxënësi i tij Ibn Tejmijje, Zerkeshiu dhe dijetarë të tjerë, e kanë pranuar faktin se, vepra e mësipërme e dijetarit sunnit Makdisit, është shumë herë më e saktë dhe më e vyer, nga ana fetare dhe shkencore, se vepra me titull: “Mustedrek” (Perceptimi) e Ebu hakim Nishaburiut”. (15)

“Gjithashtu Makdisi, shënon se na transmetoi Jahja Ibn Hammadi, ky i fundit nga Ebu Auane, ky i fundit nga Ebu Belxhi, ky i fundit nga Amr Ibn Mejmuni: “Unë (Amr Ibn Mejmuni), isha i ulur pranë Ibn Abbasit. Në këtë çast erdhën nëntë vetë dhe iu drejtuan Ibn Abbasit duke i thënë: “Ose do të vish me ne, ose do zbrazim të tërë xhaminë dhe do të flasim ballë për ballë”.

“Ndërsa Ibn Abbasi, (i cili deri atëherë nuk ishe ende i verbër), iu përgjigj: “Jo! Unë do të vij me ju!” “Më pas Ibn Abbasi, foli diçka me ta për pak kohë, ndërsa ata e zgjatën bisedën e tyre me Ibn Abbasin. Ne nuk kishim se, si ta dinim se, për çfarë bashkëbiseduan. Më tej Ibn Abbasi, pasi u largua nga ata, u kthye në gjirin tonë dhe pasi shkundi jakën e këmishës së tij shfryu: “Këta nëntë vetë, po nënçmonin, po përçmonin dhe po përbuznin një njeri, i cili zotëron dhjetë virtyte”.

“Më tej Ibn Abbasi rrëfeu: “Këta njerëz, po flisnin keq, po ofendonin dhe po shanin, një njeri të dalluar dhe të nderuar, për të cilën vetë i dërguari i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) (gjatë kohës së Luftës së Hajberit) ka thënë: “Unë do të dërgoj një njeri, i cili do të jetë gjithmonë i pamposhtur dhe i pathyeshëm, me ndihmën e Allahut (k.m.t.). Ky njeri e do Allahun (l.m.t.) dhe të dërguarin e tij, si dhe Allahu (f.m.t.) dhe i dërguari i tij, e duan këtë njeri”.

“Më pas Ibn Abbasi shtoi: “Muhammedi (p.q.m.t.) fillimisht dërgoi një bashkëkohës të tij, (për në Mekkën e Nderuar), me synimin e leximit të Sures Teube, por më pas dërgoi dhe urdhëroi menjëherë Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.) pas tij, me qëllimin e marrjes së Sures Teube. Kështu që Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e mori Suren Teube, nga ai bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.). Më tej i dërguari i Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) sqaroi: “Këtë sure mund ta dërgojë, vetëm ai i cili është nga farefisi im dhe ai i cili unë jam nga farefisi i tij”.

“Gjithashtu Ibn Abbasi vazhdoi: “Në çastin kur Muhammedit (p.q.m.t.) i zbriti Ajeti i Indharit (Këshillimit dhe Thirrjes në Fenë Islame), përkatësisht ajeti 214 i sures Shuara 214, në të cilin thuhet: “Dhe ti tërhiqi vërejtjen farefisit tënd më të afërt”, ky i fundit iu drejtua djemve të xhaxhallarëve të tij duke i pyetur: “Vallë cili nga ju dëshiron që të jetë ndihmësi im, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër?!” “Në mesin e të pranishmëve, së bashku me të, gjendej edhe djali i xhaxhait të tij, më saktësisht Ali Ibn Ebi Talibi. Por të tërë djemtë e xhaxhallarëve të Muhammedit (p.q.m.t.), e kundërshtuan dhe mohuan këtë ftesë bujare, ndërsa i vetmi i cili iu përgjigj ishte pikërisht, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) i cili shprehu: “Unë jam ndihmësi yt, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër”. “Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) pohoi: “Me të vërtetë ti je kujdestari im, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër”.

“Për më tepër Ibn Abbasi vijoi: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është njeriu i dytë, i cili iu përgjigj menjëherë thirrjes islame, duke u bërë musliman, pas bashkëshortes së nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidit”.

“Ibn Abbasi rrëfeu: “Muhammedi (p.q.m.t.), pasi mbuloi me mbulesën e tij të leshtë dhe të zezë, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.), lexoi më zë të lartë, Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht!”

“Gjithashtu Ibn Abbasi tregoi: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), pasi u vesh me veshjet e Muhammedit (p.q.m.t.), shkoi dhe u shtri, në shtratin e Muhammedit (p.q.m.t.), duke u shtirur, si të ishte ky i fundit. Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është ai njeri, i cili mori parasysh flijimin e vetvetes, duke fjetur u gurëzuar nga idhujtarët, në vend të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Për më tepër Ibn Abbasi shënoi: “Në kohën kur Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), po flinte në shtratin e Muhammedit (p.q.m.t.), i erdhi pranë Ebu Bekri, i cili pandehu se ishte Muhammedi (p.q.m.t.). Kur Ebu Bekri iu drejtua: “O i dërguari i Allahut (l.m.t.)”, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu përgjigj: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) është nisur drejt Biru’l-Mejmunit. Kështu që edhe Ebu Bekri, u nis drejt këtij vendi dhe e arriti Muhammedin (p.q.m.t.), si dhe më pas qëndroi bashkë me këtë të fundit në shpellë, duke e lënë Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), nën gurëzimin e idhujtarëve”.

“Gjithashtu Ibn Abbasi vijoi: “Kur Muhammedi (p.q.m.t.), shkoi në Luftën e Tebukut dhe njerëzit shkuan së bashku me të. Në këtë çast edhe Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu afrua Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i tha: “Edhe unë dua të vij së bashku me ju”. “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Jo”. “Pas marrjes së kësaj përgjigjeje mohuese, Ali Ibn Ebi Talibi (p.q.m.t.), ia krisi të qarit. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), pasi e përjetoi këtë gjendje, iu drejtua Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe e ngushëlloi: “Vallë a nuk do ti, që të jesh në të njëjtën pozitë, ashtu siç ishte Haruni në krahasim me Musain (p.m.t.)?! Ti duhet ta dish mirë, se pas meje nuk do te ketë më të dërguar, prandaj unë nuk mund të shkoja, pa të caktuar ty, si prijës në vendin tim”.

“Dhe si përfundim Ibn Abbasi e mbylli: “Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. (16)

“Ja pra këta janë hadithët, të cilët Ibn Abbasi, i ka shënuar dhe përcjellur, nga i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), mbi Imam Aliun (p.m.t.). Për më tepër këta hadithë, kalojnë dhe në veprën me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), e Hejthemiut”.

“Hadihti i parë, është shënuar dhe përcjellur nga Zejd Ibn Erkami, i cili shënon nga Amr Ibn Mejmuni, se Ibn Abbasi ka thënë: “Njëherë  e një kohë, dyert e disa bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ishin të hapura brenda “Mesxhidu’n-Nebeuijjeti” (Xhamisë së Lajmëtarit). Një ditë prej ditësh Muhammedi (p.q.m.t.) urdhëroi: “Mbyllni të tëra dyert, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)!” “Njerëzit e pranishëm, nisën të merreshin me thashetheme. Pas kësaj Muhamedi (p.q.m.t.) u ngrit në këmbë, për të mbajtur një fjalim, si dhe pasi falenderoi dhe madhëroi ashtu siç duhet, Allahun e Gjithëfuqishëm vijoi: “Dëgjoni këtu tani! Unë urdhërova mbylljen e të tëra dyerve, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Aliut (p.m.t.). Ndërsa disa njerëz, në mesin tuaj, nisën të merren me thashetheme. Betohem në Allahun (l.m.t.), se unë as nuk urdhërova mbylljen e këtyre dyerve dhe as qëndrimin e hapur, të derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) sipas dëshirës sime. Por mua m’u urdhërua, vetëm mbyllja e këtyre dyerve dhe unë iu binda këtij urdhri!”

“Tani lërmëni t’u sqaroj se, hadithin e lartpërmendur, e ka shënuar dhe përcjellur Imam Ahmed Ibn Hanbeli. Në zinxhirin e transmetimit, të këtij hadithi të vërtetë, gjendet edhe Amr Ibn Mejmuni, të cilin Ibn Hibbani, e ka cilësuar dhe vlerësuar, si një muhaddith besnik, të drejtë dhe të ndershëm. Ndërsa një pjesë e dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), e kanë cilësuar si një muhaddith të dobët, ndërsa për sa i përket pjesës së mbetur të dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), këta të fundit janë të njëzëri se tërë muhaddithët, të cilët gjenden në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm”.

“Ndërsa hadithi i dytë, është shënuar dhe përcjellur sërish, nga Zejd Ibn Erkami. Ky hadith është si vijon: “Gjatë epokës së Luftës së Devesë u nisëm drejt qytetit të Medinës së Ndriçuar. Gjatë udhëtimit tonë takuam Sa’d Ibn Malikun. Ky i fundit u shpreh: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbylli të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, ndërsa derën e shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), e la të hapur”.

“Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Ebu Ja’la, Bedhdhari dhe Imam Taberaniu në veprën e tij me titull: “Eusat” (Më e Mesmja), e kanë shënuar dhë përcjellur hadithin e sipërcituar, duke e cilësuar dhe vlerësuar si një hadith të mirë, i cili zotëron një zinxhir të mirë transmetimi”.

“Për më tepër, në versionin e transmetimit, të Imam Taberaniut, ky hadith është si vijon: “Njëherë  e një kohë, dyert e disa bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ishin të hapura brenda “Mesxhidu’n-Nebeuijjeti” (Xhamisë së Lajmëtarit). Një ditë prej ditësh Muhammedi (p.q.m.t.) urdhëroi: “Mbyllni të tëra dyert, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)!” “Njerëzit e pranishëm, nisën të merreshin me thashetheme dhe iu kundërvunë duke bërtitur: “O i dërguari i Allahut! Ti i mbylle të tëra dyert e bashkëkohësve të tu, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)!” “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) iu kundërpërgjigj: “Dëgjoni këtu tani! Unë urdhërova mbylljen e të tëra dyerve, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Aliut (p.m.t.). Ndërsa disa njerëz, në mesin tuaj, nisën të merren me thashetheme. Betohem në Allahun (f.m.t.), se unë as nuk urdhërova mbylljen e këtyre dyerve dhe as qëndrimin e hapur, të derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) sipas dëshirës sime. Por mua m’u urdhërua, vetëm mbyllja e këtyre dyerve dhe unë iu binda këtij urdhri!”

“Imam Ahmed Ibn Hanbeli, shënon se ky është një hadith i mirë, i cili zotëron një zinxhir të mirë transmetimi”. (17)

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm dhe qartë, si rrezet diellore, duke u mbështetur në tërësinë, e argumentëve, fakteve dhe hadithëve të mësipërm, arrijmë në përfundimin, se ndodhia e mbylljes së dyerve të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), nga ana e këtij të fundit, është shënuar dhe përcjellur, nga hadithë të mirë dhe të vërtetë, të cilët zotërojnë zinxhir të mirë dhe të vërtetë transmetimi”.

“Megjithatë këtu shihet dukshëm dhe qartë se, si pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste Ibn Tejmijje, ashtu edhe nxënësi i tij shqiptar, Shuajb Arnauti, ose kanë gënjyer, ose janë gabuar rëndë, ose janë tërësisht të paaftë, sepse nuk zotërojnë, asnjë lloj diturie mbi hadithin në fjalë. Këtë e themi sepse, këta të dy kanë pohuar se, ky është një hadith i dobët, ose i shpikur, i cili zotëron një zinxhir të dobët, ose të shpikur transmetimi, si dhe është fjalë dhe thënie të shënuar dhe të përcjellur, nga dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) shiitë”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Ebu Abdullahun, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Ebu Abdullahu: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, i cili jetoj në trojet saudite. Unë dua të shpalos një mendimin tim, për vëllezërit tanë sunnitë dhe uehhabistë sauditë. Ne si bashkësi besimtarësh sunnitë, duam t’iu rikujtojmë se edhe Ummu Selemeja, është njëra nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë, duam të bëjmë të qartë, se bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilat në të njëjtën kohë, janë edhe nënat e besimtarëve muslimanë, gjithashtu janë dhe nënat e Ehli Bejtit dhe nënat e prijësit të besimtarëve”.

“Ne tanimë pasi i njohim, anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, dua t’iu shtroj pyetjet: “Vallë cilët janë ata muslimanë, të cilët ushqejnë armiqësi dhe urrejtje, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit?!” “Gjithashtu dua të citoj, se para së gjithash, ne duhet të përcaktojmë, në mënyrë të hollësishme, se cilët ishin muslimanët, e epokës së parë të fesë islame dhe të epokës sonë bashkëkohore, të cilët ushqyen armiqësi dhe urrejtje, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. “Vallë a ishin bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), Ebu Bekri, Umer Ibn Hattabi dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.qm.t.), të cilat në të njëjtën kohë, janë dhe nënat e besimtarëve muslimanë, Aishe Bint Ebi Bekri dhe Hafsa Bint Umeri, armiqtë e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit?!”

“Për me tepër dua t’iu sqaroj se unë jam një musliman sunnit, i cili është larguar me kohë nga risitë fetare dhe ndjek me besnikëri, mësimet e të parëve tanë të mirë, pra të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.). Unë e fal namazin, ashtu siç e falte edhe Imam Aliu (p.m.t.). Dua të di: “Vallë a jam dhe unë, një njeri ndjekës i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste dhe a jam unë, një armik i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Vëllai ynë i nderuar musliman, i shtroi pyetjet e tij me edukatë dhe me kulturë. Pikë së pari, unë do t’i përgjigjem se, për sa i përket pyetjes së parë, e cila ka të bëjë më ajetin kuranor: “Bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), janë nënat e besimtarëve”, duhet të analizohet, hetohet dhe shqyrtohet, në këndvështrimin e cilësive të fisnike dhe virtyteve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të beskuar të Ehli Bejtit, ose duhet të analizohet, hetohet dhe shqyrtohet, në këndvështrimin e një pozite nderimi dhe respektimi, ndaj bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

“Pikë së dyti, ajeti i lartpërmendr, duhet të analizohet, hetohet dhe shqyrtohet, në këndvështrimin juridik, ose në këndvështrimin e pohimit dhe cilësimit, duke rrëfyer thjesht dhe vetëm, se ato janë bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Këtë çështje, do ta shtrojmë më vonë, me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.)”.

“Ndërsa tani kam dëshirë, pikë së treti, t’i përgjigjem pyetjes së dytë, e cila ka të bëjë me përcaktimin dhe zbulimin e identitetit të armiqve, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Themi se tani për tani, ne nuk po merremi me trajtimin, e kësaj çështjeje, por edhe këtë të fundit,  do ta shtrojmë më vonë, me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.)”.

“Pikë së katërti, lërmëni t’iu rikujtoj se, çështja jonë kryesore, është dhënia e përgjigjes, së pyetjes së ngritur, nëse bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilat në të njëjtën kohë janë dhe nënat e besimtarëve muslimanë, Aishe Bint Ebi Bekri, Hafsa Bint Umeri dhe Ummu Selemeja, janë të përfshira, brenda termit të “Ehli Bejtit”, ose nuk janë të përfshira”.

“Pikë së pesti, një besimtar i thjeshtë musliman, mund të ngrihet, me qëllimin e pastër dhe të ngrejë pyetjen: “Vallë cili është ndryshimi ose dallimi, nëse bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), janë të përfshira, ose nuk janë të përfshira brenda termit të “Ehli Bejtit?!” “Ne i kundërpërgjigjemi kësaj pyetjeje, duke cituar se ashtu siç ka thënë dhe dijetar Alusiu, qëllimi kryesor i zbritjes së Ajetit të Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, ka të bëjë pikërisht, me cilësimin, dallimin, përcaktimin, përkufizimin dhe veçimin e këtyre, pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, sepse vetëm këta të fundit, zotërojnë cilësi fisnike dhe virtyte dhe vlera të larta”.

“Pikë së gjashti, ndonëse ne ju nderojmë dhe ju respektojmë, fatkeqësisht ne nuk mund t’iu besojmë fjalës suaj, kur thoni se ju e falni namazin, ashtu siç e ka falur edhe Imam Aliu (p.m.t.). Ne si bashkësi dijetarësh shiitë, besojmë fuqishëm në faktin, se ju nuk falni namazin ashtu siç e ka falur vetë i dërguarit i fundit, i Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) dhe dhëndri i tij dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.). Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), do të shpjegojmë në mënyrë të hollësishme dhe do të sqarojmë në mënyrë të imtësishme ndërrimet, ndryshimet, shtrembërimet dhe tjetërsimet e kryera, në adhurimet fetare islame, si p.sh. abdesti, ezani, ikameti, namazi, si dhe adhurimet e tjera”.

“Ndërsa përsa i përket pyetjes suaj, se cilët janë armiqtë e Ehli Bejtit, pohojmë me bindje të plotë se këta janë pikërisht pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste. Besoj se kjo mënyrë mendimi, është pikërisht mënyra e mendimit, botëkuptimit dhe qasjes emeuiste, të fesë së pastër islame, sipas Ibn Tejmijjes, Ibn Kajjim Xheuziut, Muhammed Ibn Abduluehhabit, dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, dijetarit tjetër shqiptar, Shuajb Arnautit dhe të tjerëve me radhë. Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, orvaten me mish e me shpirt, në hedhjen poshtë, në kundërshtimin, mohimin, nënçmimin, përbuzjen, përçmimin dhe përuljen e të tëra cilësive fisnike dhe virtytëve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, në përgjithësi dhe të Imam Aliut (p.m.t.), në veçanti”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Selmanin, sërish nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Selmani: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, i cili jetoj në trojet saudite. Unë kisha vetëm një pyetje për Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin. “Vallë cila është arsyeja kryesore, që ju i kushtuat, një program të tërë, pseudodijetarit uehhabist, me qasje emeuiste Ibn Tejmijjes?!”

I ftuari: Alejkum selam! Si fillimi dua t’iu shpjegoj se besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur si dhe ndjekësit tanë të nderuar, të cilët i ndjekin vazhdimisht programet tona, e kanë mëse të qartë, se cila është asyeja kryesore, se përse i kushtuam, një program të tërë, pseudodijetarit uehhabist, me qasje emeuiste Ibn Tejmijjes”.

“Ne si bashkësi dijetarësh shitë, jemi të njëzëri, mbi faktin se është pikërisht, ky pseudodietar uehhabist, me qasje emeuiste ai i cili ka ndërruar, ndryshuar, shtrembëruar dhe tjetërsuar, ose më saktë le të themi, ai që ka bastarduar, degjeneruar, poshtëruar, turpëruar dhe tradhtuar fenë e lartë dhe të pastër islame. E themi këtë në mënyrë të prerë, sepse është pikërisht Ibn Tejmijje, ky pseudodijetar uehhabist, me qasje emeuiste, ai i cili ka shembur, shkatërruar dhe rrënuar themelet e njëshmërisë së Allahut (f.m.t.)”.

“Ashtu siç e kemi përsëritur dhe në programet tona paraardhëse, psedodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje  si një ndjekës dhe mbështetës besnik dhe i zjarrtë, i politikës despote, diskriminuese, diktatoriale dhe tirane të udhëheqjes, së dinastisë famëkeqe, të bijve të Umejjes, i cili orvatet me mish e me shpirt, lart e poshtë, ditën dhe natën, në hedhjen poshtë, në kundërshtimin dhe në mohimin e të tëra cilësive fisnike dhe virtytëve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, në përgjithësi dhe të Imam Aliut (p.m.t.), në veçanti”.

“Më pas erdhi një tjetër endacak, fshatar dhe malësor i paditur, nga zona shkretinore e Nexhdit, i cili quhej Muhammed Ibn Abduluehhabi, i cili “reformoi” dhe “pastroi” fenë islame, nga “risitë”, duke shpikur dhe sendërtuar, një ideologji brutale, ekstremiste, fanatike, radikale, shaktërruese, rrënuese dhe tekfiriste, mbi gërmadhat e ideologjisë së bastarduar dhe të degjeneruar të Ibn Tejmijjes”.

“Që nga ajo epokë e errët, fatkeqe edhe e zymtë, në të cilën u rrëzua edhe halifati i fundit islam, përkatësisht ish Perandoria Osmane dhe deri në ditët tona, magnatët, pasanikët, emirët dhe sheikët uehhabistë, të shteteve arabe të Gjirit Pers, orvaten me mish e me shpirt, duke punuar pa u ndaluar ditën dhe natën, duke shpenzuar miliarda dollarë, të përfituara nga nafta e shitur dhe nga të ardhurat e haxhinjve muslimanë, me synimin e përhapjes së kësaj ideologjie brutale, ekstremiste, fanatike, radikale, shaktërruese, rrënuese, tekfiriste, të ndyrë, të poshtër dhe të ulët në shtetet muslimane sunnite, përkatësisht të mendimit dhe shkollës juridike hanefite, hanbelite, malikite dhe shafiite, në mbarë rruzullin tokësor”.

“Lejomëni t’iu them se, në ditët e sotme, me të vërtetë është për të ardhur keq se, mbështetësit, ndjekësit dhe përkrahësit besnikë, të verbër dhe të zjarrtë, të shejtanit të madh, endacakut të shkretëtërirës dhe krijuesit të ideologjisë shkatërruese, rrënuese dhe tekfiriste, Muhammed Ibn Aduluehhabit, orvaten që ta paraqisin, pseudodijetarin uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijjen, si një dijetar të madh sunnit, por e vërteta është tërësisht ndryshe, pra qëndron në faktin se Ibn Tejmije, nuk është aspak një dijetar sunnit”.

“Kjo është arsyeja kryesore, se përse ne i kushtuam, një program të tërë, vetëm këtij të padituri të madh, i quajtur Ibn Tejmijje, i cili ka shkelur me të dyja këmbët, ndërgjegjien dhe përgjegjësisnë fetare. Ndërsa tani lërmëni t’iu paraqis dhe t’iu sjell disa, një shembull, nga shembujt e ideologjisë ektremiste, fanatike, radikale, shkatërruese dhe rrënuese, të pseudodijetarit uehhabist, me qasje emuiste Ibn Tejmijjes”.

“Ky gomar trutharë pohon: “Allahu (f.m.t.) pas një kohe, u trupëzua në trupin e një njeriu, më pas hipi mbi karriken e Tij. Më pas Allahu (k.m.t.), në formën e këtij njeriu, u mërzit dhe zbriti në Tokë. Më pas Ai nisi të bredhë dhe të lëvizë, nga njëri vend në tjetrin, në mbarë botë, si të ishte njeri. Madje edhe sot e kësaj dite Ai, endet nepër botë, sepse nuk ka mundësi, për t’u ngjitur sërish tek karrikja e Tij në qiell...”

“A mos vallë edhe ju o muslimanë sunnitë, i besoni, i pohoni, i pranoni këto broçkulla, dokrra dhe pallavra të këtij idiotit të madh të paditur Ibn Tejmijjes?!” (Allahu (f.m.t.) na ruajjtë nëse i besoni!)

“Ndërsa në anën tjetër, ne si bashkësi dijetarësh dhe ekspertësh të fushës së hadithit (muhaddithë) shiitë,  punojmë ditë e natë, pa ndërprerje dhe papushim, me mish e me shpirt, me synimin e analizimit, hetimit, mësimit, studimit, shqyrtimit dhe vërtetimit, të së vërtetave fetare islame. Ne punojmë me synimin e zbulimit të cilësive dhe emrave të vërtetë të Allaht (l.m.t.)”.

“Gjithashtu ne e kemi zgjidhur me kohë “enigmën”, nëse Krijuesi ynë, të Cilin e adhurojmë, e falenderojmë dhe e madhërojmë, ditën dhe natën, haptazi dhe fshehtazi, është Zoti i Gjithëfuqishëm, Allahu i Lartmadhëruar dhe jo ai “zot”, i cili është portretizuar në atë mënyrë banale, të ndyrë, të pacipë dhe të ulët, nga pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste Ibn Tejmijje!”

“Ndërsa tani si përfundim, po iu shpalosim edhe qëllimin tonë parësor dhe kryesor, i cili është afrimi dhe qasja e drejtpërdrejtë, në thelbin e njëshmërisë së Allahut (f.m.t.), ose e thënë ndryshe, zbulimi i udhës së bekuar dhe të drejtë, e cila do të na çojë dhe do të na mundësojë këtë”.

“Ne besojmë fuqishëm se Kur’ani Famëlartë dhe Farefisi i Pastër, pra Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.), falë dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejti, kanë mundësuar hapjen e një dere për ne, nëpëmjet së cilës do të arrijmë drejt së vërtetës. Për më tepër ne punojmë, pa u lodhur, që të zbulojmë, nëse Muhammedi (p.q.m.t.), me anë të të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit, thjesht na e ka treguar këtë derë, ose na ka treguar edhe dyer të tjera, mes së cilave, do të mund të arrjmë drejt së vërtetës absolute”.

“Ndërsa për sa i përket çështjes, së veprimit dhe zbatimit, duke u mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, pohojmë me bindje të plotë se shumica e dijetarëve dhe muhaddithëve më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, mbështeten dhe i zotërojnë këta dy dukuri të rëndësishme. Ajo që dua të themi është se, mosmarrëveshja, problemi dhe shqetësimi ynë, ka të bëjë vetëm më pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, siç janë pikërisht, Ibn Tejmijje, Ibn Kajjim Xheuziu, Muhammed Ibn Abduluehhabit, dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, dijetari tjetër shqiptar, Shuajb Arnauti dhe pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeusite, bashkëkohorë, pra të ditëve tona dhe të tjerëve me radhë”.

“Ashtu siç kemi thënë edhe ne programet tona parardhëse, kemi sqaruar se disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë gënjyer dhe mashtruar, pa pikën e turpit duke thënë se, hadithët të cilët kanë të bëjnë me çështjen, të cilën po e sqarojmë janë të dërguar, të dobët, të lënë, të mohuar, ose të shpikur”.

“E them këtë sepse këta të fundit, me Ibn Tejmijjen në krye, i cilësojnë si të dobët, të mohuar dhe të lënë hadithët e mirë dhe të vërtetë, pa asnjë lloj argumenti, dëshmie, ose të dhëne, por vetëm duke u nisur nga egoja, epshi, dëshira, oreksi dhe përfitimi i tyre vetjak, i jetës së kësaj bote”.

“Gjithashtu dua të sqaroj, për të disatën herë, se ne nuk kemi asnjë lloj problemi, me dijetarët dhe muhaddithët më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, sepse në fund të fundit, ata janë vëllezërit tanë muslimanë. Problemi ynë i vetëm dhe më i madh, qëndron në interpretimet, këndvështrimet, komentimet, mednimet, shtrembërimet dhe tjetërsimet ekstremiste, fanatike dhe radikale, të kryera pikërisht nga këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste bashkëkohorë, pra të ditëve tona dhe të tjerëve me radhë”.

“Shumica e besimtarëve muslimanë, zbulimin e së vertetës, megjithëse këtë synojnë dhe këta pseudodijetarë të gjorë dhe të mjerë uehhabistë, me qasje emueiste, sepse janë të zhytur në një rrugë pa krye e pa fund dhe enden nëpër errësirën e padijes së thellë. Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.), këtë çështje do ta sqarojmë në programin tonë pasardhës”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (l.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit  e tij të mirë. Lusim Allahun (f.m.t.), që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu (k.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1.      Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ibn Kethir Dimeshkiu, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit Madhështor), vëll 6, fq. 484, Analiza dhe Vërtetimi nga Hikmet Ibn Ebi Beshir Ibn Jasini, Botimi nga Sa’d Ibn Feuuad Sumejli, (viti 1405 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1985 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

2.      Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi’l-Mukaddimeti Fethu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Qartë i Parathënies së Çlirimit të Qartë të Shpjegimit të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), fq. 602, (viti 1421 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

3.      Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi’l-Mukaddimeti Fethu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Qartë i Parathënies së Çlirimit të Qartë të Shpjegimit të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), fq. 602, (viti 1421 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

4.      Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi’l-Mukaddimeti Fethu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Qartë i Parathënies së Çlirimit të Qartë të Shpjegimit të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), fq. 602, (viti 1421 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

5.      Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi’l-Mukaddimeti Fethu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Qartë i Parathënies së Çlirimit të Qartë të Shpjegimit të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), fq. 607, (viti 1421 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

6.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Te’uili’Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 19, fq. 101, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, (viti 1403 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1983 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7.      Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 22, fq. 4, 8, 9, 21, (viti 1407 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1987 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8.      Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 22, fq. 21, (viti 1407 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1987 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9.      Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 22, fq. 24, (viti 1407 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1987 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10.  Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 3, fq. 223, Analiza, Vërtetimi Muhammed Rashid Salimi, (viti i botimit 1352 sipas kalendarit të shpërnguljes / viti 1934 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Nëntë, Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam”, Botimi i Parë, Damask, Siri.

11.  Imam Tirmidhiu. “Sunenu’t-Timridhi” (Sunetët e Imam Tirmidhiut), vëll. 6, fq. 301, (viti 1409 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar, Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

12.  “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Analiza dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar, Shujab Arnauti, vëll. 5, fq. 186, 187, (viti 1411 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

13.  Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn umer Ibn Kethiri, “Fillim dhe Fundi”, vëll. 11, fq. 43, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsini, (viti 1413 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

14.  Ebu Abdullah Zijauddin Makdisi, “Ehadithu’l-Mutahhare eu’l-Mustahrexhi Mine’l-Hadithi Mutahhare Mimma Lem Juharrixhuhu’l-Buhari ue’l-Muslimi fi’s-Sahihajhima” (Hadithët e Pastër, Ose Nxjerrja e Hadithëve të Pastër, Të Cilët Nuk Janë të Shënuar Nga Buhariu dhe Muslimi, në Përmbledhjet e Tyre të Hadithëvë të Vërtetë), Analiza dhe Vërtetimi nga Abdulmelik Ibn Abdullah Ibn Duhejshi, (viti 1429 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Botimi i Pestë, Mekka e Nderuar, Mbretëria e Arabisë Saudite.

15.  “Imam Dhehebiu, “Shezeratu’dh-Dhehebi” (Analizimi i Imam Dhehebiut), vëll. 7, fq. 389, Analiza dhe Vërtetimi nga Abdulkadir Arnauti dhe Mahmud Arnauti, (viti 1415 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

16.  “Imam Dhehebiu, “Shezeratu’dh-Dhehebi” (Analizimi i Imam Dhehebiut), vëll. 7, fq. 31, Analiza dhe Vërtetimi nga Abdulkadir Arnauti dhe Mahmud Arnauti, (viti 1415 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

17.  Nuruddin Ali Ibn Ebi Bekri Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 103, Hadithi Nr: 14671, Analiza dhe Vërtetimi nga Abdulkadir Ahmed Ata, (viti 1417 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Arabe”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

 

Sqarime të Nevojshme:

 

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

 

“Ky pra ishte dhe mësimi i njëzetetretë, nga shtatëdhjetë e katër, mësimet e Hadithit Thekalejn, të analizuar, të interpretuar, të komentuar, të përmbledhur, të përpunuar, të shënuar, të vërtetuar dhe të drejtuar, nga dijetari i madh shiit, i Shkollës së Ehli Bejtit, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.


Vijon...