Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Shtatëdhjetë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Mars 22, 2020, 2 a.m.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit... Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) mbi familjen e tij tërësisht të pastër.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut), nga studiot e stacionit Keuther TV në Kum: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju”. Mirëseerdhët dhe kemi kënaqësinë t’iu kemi në mesin tuaj Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Imzot jemi në pjesën e shtatëdhjetë të programit tonë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Imzot i nderuar dua që të hyj drejtpërdrejtë në çështje, megjithatë a është e mundur që të na bëni përmbledhjen e programit të kaluar me qëllim që të mund të kalojmë në çështjen e re?!

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre! Në programet e shkuara ne kemi parë këmbënguljet dhe drejtimet e njerëzve që pretendojnë se Hadithi Thekalejn është përcjellur në formën: “Librin e Allahut dhe sunnetin tim” dhe jo në versionin në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim” dhe kemi hetuar në mënyrë të hollësishme këta njerëz dhe mendimet e tyre.

Le të mundohemi që të kujtojmë. Ne kemi përsëritur me dhjetra herë se thelbi i versionit në formën: “Librin e Allahut dhe sunnetin tim” ndodhet në veprën me titull: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut. Në shtesë kemi bërë të ditur se ky hadith që ceket në veprën me titull: “Muuata” (Lidhja) nuk ka një zinxhir të ngjitur përcjelljeje që mund të merret si mbështetje.

Kjo duhet të jetë arsyeja që në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) Shejh Albani kur e hulumton këtë hadith bën të qartë se ky hadith nuk ka një zinxhir përcjelljeje që të mund ta tregojë atë si të vërtetë. Kështu që ai orvatet që të dëshmojë se megjithëse zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi nuk është i vërtetë, teksti i tij është i vërtetë. Ndjekësit tanë të nderuar le të përpiqen që të kujtojnë. Ne kemi bërë me shenjë tek sqarimet që ai ka kryer të cilat kanë të bëjnë me zinxhirin e përcjelljes së këtyre haditheve. Kemi cituar se në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) Shejh Albani e ka pranuar si të vërtetë versionin në formën: “dhe farefisin tim”, pasi ka përcjellur versionin e Hadithit Thekalejn në formën: “O ju njerëz! Unë iu kam lënë në mesin tuaj gjënë/gjërat që nëse lidheni fort me ta nuk do të shmangeni kurrë: “Ata janë Libri i Allahut dhe farefisi im që është Ehli Bejti im”. Megjithatë në disa faqe vijuese ai kumton kështu: “Duke qenë se ai i di sqarimet që kalojnë, ky hadith është një hadith i fortë që dëshmon për vërtetësinë e versionit në formën: “O ju njerëz! Unë iu kam lënë në mesin tuaj gjënë/gjërat që nëse lidheni fort me ta nuk do të shmangeni kurrë: “Ata janë Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit të Allahut”, që është përcjellur në veprën me titull: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut. (1)

Domethënë Shejh Albani mbështetet në dëshmitarët me synimin e sigurimit të vërtetësisë së hadithit që zë vend tek vepra me titull: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut. Sepse të themi të drejtën hadithi është i dobët në thelb. Ky mundim i Shejh Abanit që është një eskpert në fushën e hadithit tregon se nuk mund të gjendet asnjë udhë e fortë që të mund të dëshmojë se versioni në fomën “dhe sunneti im” është i vërtetë.

Prezantuesi: Pika që është e çuditshme është se ai mbështetet në përcjelljen në formën dhe “Ehli Bejtit tim” me qëllim që të mund të tregojë se versioni në formën “dhe sunneti im” është i vërtetë.

I ftuari: Ndjekësit tanë të nderuar e kanë të qartë se ne u kemi drejtuar me dhjetra herë veprës me titull: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut (v.v. 1179 m.i.). Përcjellësi i veprës me titull: “Muuatta” (Lidhja) Jahja citon si më poshtë: “Mua m’u tregua nga Imam Maliku. Atij i arriti nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.)  se ky i fundit ka cituar: “Unë po iu lë dy gjëra. Ju nuk do të shmangeni kurrë nga udha e drejtë për sa kohë që do lidheni fort me ta. Këta janë Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit”. (2)

Tani le të shohim vlerësimin e vërtetues Beshshar Auuad Marufit i cili në të njëjtën kohë është dhe një hulumtues bashkëkohor. Ai citon kështu: “Ky hadith ka tri udhë ardhjeje. E para është udha e dërguar nga Ebu Hurejre. Në hadithin e përcjellur nga Ebu Hurejre është i pranishëm Salih Ibn Musa Talhiu. Hadithi i Ebu Hurejres është jashtë mase i dobët. Unë them se nuk ka asnjë dyshim në pikën e vërtetësisë së këtij hadithin në këndvshtrimin e kuptimit”. (3)

Vërtetuesi pas hadithit heton dhe një zinxhir tjetër përcjelljeje dhe pasqyron si më poshtë: “Ai është i lënë dhe zinxhiri i tij është i dobët... Zinxhiri i udhës së tretë është  dobët, sepse Ismail Ibn Ebi Uejsi është i dobët në përcjellje, përveç atyre përcjelljeve të përcjellura në veprat me titull: “Sahih” (Përmbledhja)”.

Domethënë kur ne e shqyrtojmë hadithin bashkë me lidhjet e tij ne nuk mund të përftojmë përfundimin se është i vërtetë. E thënë ndryshe ai drejtohet tekstit të ditur dhe ai nuk mund të vërë në dukje vërtetësinë e hadithit duke u nisur nga zinxhiri i tij i përcjelljes.

Si rrjedhojë ndjekësit tanë të nderuar, ne mund të themi se versioni në formën “dhe sunneti im” nuk ka asnjë zinxhir përcjelljeje.

Pikë së dyti ka një çështje tjetër shumë të çuditshme. Edhe nëse e pranojmë se versioni në formën “dhe sunneti im” është i vërtetë në asnjë pjesë të këtij versioni nuk gjendet fjalia: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Mbarë dijetarët kanë thënë se sunneti dnuk do të ndahet nga Kur’ani. Unë nuk mund ta di se nga e nxjerrin këtë?! Në fakt ata mund ata bëjnë këtë si burim i mërisë, smirës, sëmundjes, paditurisë dhe mashtrimit. Thënien në formën: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit” e marrin nga versioni dhe “farefisi im” dhe e sjellin dhe ngjisin këtë versionit në formën “Librin e Allahut dhe sunnetin tim”. Le ta lexojmë edhe njëherë hadithin: “Mua m’u tregua nga Imam Maliku. Atij i arriti nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.)  se ky i fundit ka cituar: “Unë po iu lë dy gjëra. Ju nuk do të shmangeni kurrë nga udha e drejtë për sa kohë që do lidheni fort me ta. Këta janë Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit”. Pra ashtu siç shihet në këtë hadith nuk janë të pranishme fjalitë në formën: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”.

Të them të vërtetën pika që është për t’u çuditur është se Shejh Albani pohon e ky hadith nuk ka asnjë zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Megjithatë në veprën e tij me titull: “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Vendi i Sunetit në Islam) ai citon si më poshtë: “Kështu që kjo çështje është përcjellur kështu nga i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.): “Unë po iu lë dy gjëra, që për sa kohë që do të lidheni me ta nuk do të shmangni kurrë. Librin e Allahut dhe sunnetin tim. Këta të dy nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Imam Maliku e ka përcjellur këtë”. (4)

Ai i shton tekstit të hadithit pjesën: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Vendimi iu përket ju. Ja pra kështu vepron njëri nga vërtetuesit e shkencës së disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve!

Prezantuesi: Ja pra përpara jush është vepra me titull: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut.

I ftuari: Po, këtu është vepra me titull: “Muatta” (Lidhja) e imamit të vendit të mërgimit (Medines së Ndriçuar). Pjesa që ai ka përcaktuar nuk kalon në hadith.

Ne po shtjellojmë njërin nga mjeshtrat e shkencës së disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve. Por ai luan me hadithet.

Prezantuesi: Nëse një imam sillet kështu vallë çfarë do të bëjnë të tjerët?!

I ftuari: Epo të tjerët nuk jan të rëndësishëm. Ajo që ka rëndësi është se ata mbështeten në një hadith mirëpo ai hadith nuk ka asnjë zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Në shtesë ata shprehen kështu duke cilësuar një fjali që nuk gjendet në hadith: “Ashtu siç thënia “ata nuk do të ndahen” dëshmon se përqafimi dhe lidhja fort me Kur’anin është detyrë, gjithashtu dëshmon dhe se lidhja me sunnetin është detyrë”.

Kurse kur atij i drejtoni pyetjen: “Në cilën dëshmi mbështeteni kur thoni fjalët se duhet të lidhemi me sunnetin në të njëtjën shkallë që duhet të lidhemi me Kur’anin?!” ata japin përgjigjen: “Sepse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Ata të dy (Libri dhe farefisi) nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”.

Ata thonë se ashtu siç përqafimi fort me Kur’anin zotëron veçorinë e shpëtimit nga shmangia, gjithashtu dhe përqafimi fort me sunnetin është një mjet shpëtimi nga shmangia”.

Ndërsa kur atyre i ngrini pyetjen: “Ku mbështeteni kur i thoni këto fjalë?!”, ju do të merrni të njëjtën përgjigjje.

Sërish ata thonë se ashtu siç askush nuk ka të drejtë që të kundërshtojë një gjë nga Kur’ani, gjithashtu askush nuk ka të drejtë që të kundërshtojë një gjë të pranishme në sunnetin e fiksuar”. Rishtas kur atyre i shtroni pyetjen: “Ku mbështeteni kur i thoni këto fjalë?!”, përsëri ju do të merrni të njëjtën përgjigjje.

Prezantuesi: Që të tërë i anashkalojnë këto tematika të cilat u përkasin versionit “dhe farefisin tim”.

I ftuari: Por ku e thonë këtë?! Ndjekësit tanë të nderuar unë do të shënoj vetëm një burim: “Veprën me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve) e Ibn Bazit. Ky i fundit rrëfen kështu në këtë veprën e tij: “Kjo është udha e vetme që të çon në shpëtim në Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit të Allahut, e cila është “siretu’l-mustekimi” (udha më e drejtë). Muslimanët madje mbarë të ngarkuarit duhet të hyjnë në fenë e Allahut, duhet të përqafojnë fort atë fe, duhet të lidhen fort me Librin e Madh dhe sunnetin. Kjo gjendje është detyrë për të tërë përgjegjësit arab-pers, i pasur-i varfër, gjykatës-i gjykuar, xhin-njeri”. (5)

Kurse kur atij i drejtoni pyetjen: “O dijetar ku mbështetesh kur i thua këto fjalë?!”, përgjigjja që do të merrni është e njëjtë.

Ndërsa në një fragment tjetër të veprës së tij ai na njofton për këtë të vërtetë. Ai tregon si më poshtë: “Libri dhe sunneti janë dy themele që duhet të lidhet. Ai i kushtoi rëndësi Libri të Allahut. Ashtu siç Allahu i Madhëruar ka këshilluar bindjen ndaj Librit të Tij edhe i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka këshilluar dhe ka lënë si testament bindjen ndaj Librit të Allahut. Sepse Kur’ani ka këshilluar bindjen ndaj sunnetit dhe ka urdhëruar madhërimin e tij. U këshillua Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe në fund të fundit këta të dy janë “thekalejni” (dy porositë e rënda). I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) urdhëron: “Unë iu kam lënë dy gjëra (“emrejn” (dy urdhra)). Shpëton ai që lidhet më këta të dy. Shatërrohet ai njeri që tregohet mendjemadh kundrejt tyre. Ai njeri që mohon njërin nga këta ka mohuar Allahun e Madhëruar. Si gjaku dhe pasuria e tij bëhet e lejuar”. (6)

Ndërsa kur Alame Ibn Bazit i ngrini pyetjen: “O Alame ku mbështetesh kur i thua këto fjalë?!”, ai iu kthen përgjigjen sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “dhe sunnetin e të dërguarit. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë”.

Ibn Bazi i shpreh këta të dy si “thelakejn” (dy porositë e rënda). Megjithatë në versionin në formën “dhe sunneti im” në vend të fjalës “thekalejn” zë vend fjala “emrejn” (dy urdhra). Pra siç shihet dhe këtu, atje ka rënë fjala që zë vend tek versioni në formën “dhe farefisi im” dhe është shtuar tek versioni në formën “dhe sunneti im”. Për më tepër shkrimtari e lidh shmangien me lidhjen me Kur’anin dhe sunnetin.

Prezantuesi: Por ku e thotë këtë?!

I ftuari: Imam Maliku e kumton këtë në veprën e tij me titull: “Muuatta” (Lidhja). Mirëpo një gjë e tillë nuk ceket në veprën me titull: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut dhe as që bëhet fjalë për ngjarjen e pandashmërisë.

Atëherë ndjekësit tanë të nderuar ne arrijmë në këtë çështje. Shejh Albani shprehet kështu për sa i përket Hadithit Thekalejn: “Shkurtimisht duke qenë se lidhja me këta të dy është detyrë, atëherë ne nuk duhet t’i ndajmë Kur’anin dhe sunnetin nga njëri tjetri. Ne duhet t’i pranojmë që të dy bashkë si burimi i “sheriatit” (ligjvënies hyjnore). Ja pra kjo është dorëzania e cila është dhënë që ata të mos shmangen djathtas dhe majtas dhe të mos kthehen pas e më pas si të shmangur. Si rrjedhojë nënvizojmë se kjo çështje është përcjellur hapur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ai rrëfen si më poshtë: “Unë po iu lë dy gjëra. Librin e Allahut dhe sunnetin tim. Këta nuk do të ndahen kurrë”. (7)

O Shejh Albani! Cila është dëshmia që nuk është e lejuar ndarja e Kur’anit dhe sunnetit nga njëri-tjetri?! Ai na jep ketë përgjigje duke na thënë: “Sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Ata të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri”. Me fjalë të tjera ajo që është detyrë është lidhja përtej dashurisë.

Unë nuk mund ta kuptoj, se ku e ka thënë këtë fjalë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?! Kurse zinxhiri i përcjelljes së tij së është i dobët, për më tepër në këtë hadith as nuk gjendet ndonjë fjalë si “nuk do të ndahen kurrë”.

Ndjekësit tanë të nderuar lërmëni t’iu bëj të ditur se ky është përfundimi që dua të arrij: “Këta dijetarë muslimanë - le të mos i marrim parasysh çështjet mbi të cilat pajtohemi ose mbi të cilat nuk pajtohemi - kanë kuptuar këtë nga fjalia në formën: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”: “Ashtu siç është lidhja me Kur’anin është detyrë, sërish edhe lidhja me të rëndën tjetër është detyrë. Ashtu siç lidhja me Kur’anin zotëron veçorinë e shpëtimit nga shmangia, rishtas dhe lidhja me të rëndën tjetër zotëron veçorinë e shpëtimit nga shmangia. Ashtu siç kundërshtimi i Kur’anit nuk është i lejuar, përsëri dhe kundërshtimi i të rëndës tjetër nuk është i lejuar. Ja pra dijetarët emrat e të cilët u përmendën kanë kuptuar këtë nga pjesa: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”.

Prezantuesi: Imzot, ndjekësit dhe dëgjuesit tanë të nderuar mund ta ngatërrojnë çështjen me njëra-tjetrën. Domethënë a mund të ndahet apo nuk mund të ndahet sunneti i vërtetë nga Kur’ani Fisnik?!

I ftuari: Kjo është një çështje e veçantë. As ata nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri.

Prezantuesi: Sikur ta sqaronit shkurtimisht...

I ftuari: Unë nuk dua që të hyj në këtë çështje, sepse çështja jonë nuk është qenia apo mosqenia detyrë e punimit me sunnetin.

Prezantuesi: Shpresojmë që kjo të mos u hapë udhë mendimeve të gabuara.

I ftuari: Kurrë. Kjo është një çështje e veçantë. Kur’ani dhe sunneti nuk mund të ndahen në asnjë mënyrë nga njëri-tjetri. Ne po trajtojmë Hadithin Thekalejn.

Prezantuesi: Cilat janë mendimet e këndvështrimit tjetër mbi versionin në formën: “Librin  Allahut dhe farefisin tim” të Hadithit Thekalejn?! A i lënë ata jashtë qarkullimit apo i pranojnë këto fryte që u numëruan më sipër?!

I ftuari: Shumë e saktë. Kjo është një çështje e rëndësishme. Ejani dhe le të merremi vesh mbi versionin në formën “dhe sunneti im”. Le të themi se dhe kjo përcjellje është e përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Megjithatë gjendet një rregull në shkencën e metodologjisë. “Argumentimi  i një gjëje nuk mohon gjënë që është përveç asaj”. Pyetje: “A është përcjellur apo nuk është përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) versioni në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim”?! Gjithashtu dhe ju keni arritur njëzëshmërinë mbi përcjelljen e versionit në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim”të Hadithit Thekalejn. Në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të vërteta)Shejh Albani tregon si vijon: “Nuk ka dyshim se unë po iu lë gjënë që për sa kohë që do të lidheni me të nuk do të shmangeni kurrë. Librin e Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im”. (8)

Atëherë si - domosdoshmëri e zbatimit të rregullit - për tematikat që keni zënë në gojë mbi versionin në formën: “Librin e Allahut dhe sunnetin tim” themi se janë të vlefshme dhe për versionin në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim”. Pra duhet të përqafohet fort dhe lidhet me farefisin. Sërish lidhja me të është dorëzani kundrejt shmangieve dhe sprovave. Ashtu siç kundërshtimi i Kur’anit dhe i sunnetit nuk është i lejuar, rishtas dhe kundërshtimi i Farefisit të Pastër nuk është i lejuar. Ky është një gjykim aq i qartë sa dy herë dy bëjnë katër.

Prezantuesi: Krahas kësaj disa thonë se dy herë dy bëjnë dhjetë.

I ftuari: Ky është një përfundim i qartë. Unë jam i mendimit se nuk ka nevojë për dëshmi. Epo tani mund të dalë dikush dhe të na kundërshtojë duke thënë: “Imzot, përse mundoheni që ta lini mënjanë versionin në formën: “dhe sunnetin tim”?! Ndjekësit tanë të nderuar, lejomëni t’iu përsëris se ne nuk po këmbëngulim, ne citojmë se është i pranishëm dhe versioni tjetër në formën: “dhe sunnetin tim”, mirëpo ky nuk na tregon për kotësinë e përcjelljes në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim”. Prandaj dijetarët e mëdhenj thonë: “përcjellja është përcjellur në të dyja format”. Ata pranojnë se përfundimet që lindin nga përcjellja në formën: “dhe sunnetin tim” i përkasin dhe versionit në formën: “dhe farefisi im”. E thënë ndryshe imamët bashkëkohorë uehhabistë shprehen kështu: “Shpëton ai që lidhet më këta të dy. Shatërrohet ai njeri që tregohet mendjemadh kundrejt tyre. Ai njeri që mohon njërin nga këta ka mohuar Allahun e Madhëruar. Si gjaku dhe pasuria e tij bëhet e lejuar”.

Ne mund të vendosim fjalën “farefis” në vendet ku kalon fjala “sunnet” në fragment. Ndjekësit tanë të nderuar, atëherë vallë përse ne fajësohemi si vartësit e çifutëve dhe Abdullah Ibn Sebe’it, kur themi: “Ne i bindemi farefisit?!”

Prezantuesi: Vallë përse nuk shkatërrohet ai që i bindet farefisit?!

I ftuari: Unë nuk mund ta kuptoj këtë logjikë. Vallë ku mbështeten ata kur i thonë këto fjalë?! Vallë përse kur këto dy kryesore janë në rregull kur bëhet fjalë për Librin dhe sunnetin dhe është e kotë kur bëhet fjalë për Librin dhe farefisin?!

Prezantuesi: Në shtesë të tërë pohojnë se versioni në formën “dhe farefisin tim” i Hadithit Thekalejn është i vërtetë?!

I ftuari: Unë dua që t’iu tërheq vëmendjen. Këto fryte të rëndësishme dhe kryesore, këto përfundime të cilat përcaktojnë detyrat e muslimanëve, kundërshtohen nga ana e disa njerëzve kur bëhet fjalë për versionin në formën “Librin e Allahut dhe farefisin tim”. Por versioni në formën “dhe sunneti im” nuk e mohon versionin në formën “dhe farefisin tim”. Në veçanti në epokën e fundit janë shfaqur disa orvatje në këtë drejtim.

Orvatja e parë, në thelb kjo nënkupton se versioni në formën “dhe farefisi im” i Hadithit Thekalejn, është i dobët në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Nuk ka rëndësi se si është i dobët. Ata përpiqen që të shpëtojnë nga kjo përcjellje. Ne i kemi dhënë përgjigje problemeve që ata kanë ngritur.

Prezantuesi: A gjejnë atë përgjigje në zinxhirin e përcjelljes?!

I ftuari: Po. Nëse ata do të besojnë se zinxhiri i përcjelljes së këtij versioni të Hadithit Thekalejn është i vërtetë, atëherë ata janë të detyruar që t’i pranojnë dhe këto përfundime dhe dëshmi. Për këtë arsye si fillim ata rrëfejnë kështu për të shpëtuar nga ky problem: “Versioni në formën “dhe farefisi im” është i dobët në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes dhe i shpikur. Ata ndjekin Ibn Tejmijjen në këtë çështje.

Imzot, vallë a ka ndonjë dijetar tjetër bashkëkohor që e thotë këtë ndaj të cilit i shfaqet respekt mendjes së tij, fesë së tij dhe përgjegjësisë së tij intelektuale?! Ndjekësit tanë të nderuar, themi se në këtë çast përpara nesh gjendet vepra me titull: “Hadithu’th-Thekalejn ue Fikhuhu” (Hadithi Thekalejn dhe Jurisprudenca e Tij) e Ali Ahmed Salusit e shkruar në këtë fushë përkatëse. Shkrimtari është një akademik i cili është i ngarkuar me detyrën e ndihmësdekanit në Katedrën e Jurisprudencës dhe Metodologjisë në Fakultetin e “Sheriatit” (Teologjisë) në Universitetin e Katarit. Shkrimtari citon si më poshtë në parathënien e veprës:

Kreu i Përcjelljeve të Librave Sunnitë:

“Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut. Ky hadith fisnik nuk është “i ngjitur” (i pashkëputur) në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Në veprën e tij me titull: “Muuatta” (Lidhja) Imam Maliku përsërit se hadithi që ka përcjellur nuk ka një zinxhir përcjelljeje. (9)

Megjithatë pavarësisht kësaj ai përpiqet me sa ka mundësi që ta tregojë atë si të vërtetë. Më pas shkrimtari shënon përcjelljet e versionit në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim” e Hadithit Thekalejn dhe më tej rrëfen si vijon: “Të tëra këto përcjellje të përmendura në dritën e këtyre sqarimeve, ose janë të dobëta ose janë të shpikura, pikërisht ashtu siç ka thënë Shejh Islam Ibn Tejmijje. Në mesin e tyre ka shumë hadithe të shpikura. Shumica e haditheve të dobëta dhe të shpikura nuk mund të lartësojnë hadithin në shkallën e vërtetësisë”. (10)

Prezantuesi: Ai ka mundur të gjejë vetëm mendimin e Ibn Tejmijjes në mesin e vlerësimeve në lidhje me zinxhirin e përcjelljes.

I ftuari: Edhe kjo tregon se shkrimtari zotëron një botëkuptim fetar Ibn Tejmijjeist dhe emeuist, sepse fjala e vetme që mund të kishte gjetur ishte ajo e Ibn Tejmijjes.

Cilat janë këto?!

Ai i anashkalon të tërë djetarët muslimanë përveç Ibn Tejmijjes. Ata mund të shprehen kështu: “Imzot, a mund të na thoni dijetarët sunnitë të cilët i kanë kundërshtuar sqarimet e këtij njeriu në fjalë?!” Po, vetë dijetarët e Ehli Sunnnetit e kanë kundërshtuar këtë mendim.

Vërtetuesi i veprës me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi” (Përmirësimi në Dashurinë e Njerëzve të Mirë) e Hafidh Sehauiut (v.v. 902 m.i.) është Halid Ibn Ahmed Sammi Babtejni. Ky i fundit shënon kështu në vërtetimin e veprës së tij: “Në punimim me titull: “Hadithi Thekalejn” e Dr. Ali Ahmed Salusit i cili është njëri nga skrimtarët bashkëkohorë shprehet kështu: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut. Ky hadith fisnik nuk është “i ngjitur” (i pashkëputur) në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Në veprën e tij me titull: “Muuatta” (Lidhja) Imam Maliku përsërit se hadithi që ka përcjellur nuk ka një zinxhir përcjellje. Shkrimtari përpiqet që ta tregojë si të dobët përcjelljen pavarësisht se versioni në formën: “dhe farefisin tim” i Hadithit Thekalejn ka shumë udhë përcjelljeje dhe të ndryshme. Fjala e tij është e kundërshtuar”. (11)

Me fjalë të tjera vërtetues Halid Ibn Ahmed Sammi Babtejni, shpalos se se mendimi i Ali Ahmed Salusit është i kotë dhe i pavlefshëm.

Por ajo që ka rëndësi janë sqarimet e Shejh Albanit. Ai përdor një gjuhë tjetër. Ai e fajëson Salusin me mundimin e nënçmimit të diturisë.

Prezantuesi: Punimi i mësipërm i Ali Ahmed Salusit ka dalur përpara punimit të Shejh Albanit.

I ftuari: Jo nuk ka dalur përpara. Punimi i Salusit është botuar dhe iu është dërguar Shejh Albanit i cili ai e ka lexuar. Ndërsa në faqet vijuese të veprësShejh Albani ka bërë të ditur kështu: “Pas një kohe të gjatë pasi unë e shënova këtë hadith, në pjesën e parë të vitit 1402 sipas mërgimit islam, mora një letër e cila më propozonte që të bëja një udhëtim nga Siria për në Oman dhe më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë çasteve të udhëtimit tim gjeta mundësinë për të biseduar me disa hoxhallarë të nderuar në Katar dhe personalitete tëcilët kishin kryer doktoraturën. Njëri nga ata më dha një vepër të shtypur e cila përpiqej që të argumentonte dobësinë e Hadithit Thekalejn. Kur e shtjellova veprën vura re se shkrimtari i sajishte një njeri i papjekur i cili nuk kishte autoritet në fushën e hadithit dhe dijetarëve të hadithit. Unë u përpoqa që t’ua shpjegoj atyre këtë pikë në dy drejtime.

E para autori ishte mjaftuar vetëm me disa burimet të përhapura që kishte në duart e tij në pikën e shënimit të haditheve. Për këtë arsye ai kishte bërë gabime jashtëzakonisht të pafalshme mbi këtë çështje. Si rrjedhojë ai jo vetëm që kishte anashkaluar dëshmitarët dhe ndjekësit, hadithet e vërteta dhe të mira, por kishte lënë mënjanë nga sytë edhe një numër të madh hadithesh, të cilat zotërojnë një zinxhir të vërtetë përcjelljeje në vetvete.

E dyta ai nuk kishte marrë aspak parasysh fjalët e dijetarëve të cilët kanë bërë të ditur se hadithi është i vërtetë. Në anën tjetër ai nuk i kishte kushtuar rëndësi as vlerësimeve të rregullave të përcaktuara nga ata ana e atyre të cilëve janë ekspertë dhe dijetarë në fushën e hadithit dhe muhaddithëve... Sipas njërës nga këto rregulla një hadith i dobët mund të fitojë fuqi si pasojë e shumicës së ardhjes së udhëve dhe zinxhirëve. Si rrjedhojë shkrimtari kishte kryer një gabim të rëndë duke cilësuar një hadith të vërtetë si një hadith të dobët”.

Gabimi i doktorit... Moskushtimi rëndësi i këtyre çështjeve... Qenia i hutuar.... Mosqenia ekspert.... (12)

Shkrimtari përpiqet që të citojë se njeriu me të cilin është takuar nuk është një dijetar ose nxënës i diturisë. Për më tepër ai na tërheq dhe vëmendjen se ky dorëshkrim nuk është shkruar nga ana e një eksperti. Shejh Albani nuk e bën të ditur emrin. Shumë mirë, por ku e kuptojmë që shkrimtari që ka qortuar Shejh Albani është Salusi?! Përgjigjja është se nga vetë Salusi i cili turpëron veten në këtë libër.

Salusi rrëfen kështu në këtë dorëshkrim: “Kur vizitova Katarin pata nderin që të takohesha me Shejh Albanin. Në patëm një diskutim në mesin tonë. Unë i paraqita atij këtë dorëshkrimin e vogël”. (13)

Në fund të fundit Shejh Albani thoshte: “Mua m’u paraqit një punim i njërit nga nxënësit e mi të doktoraturës”.

Unë e them në mënyrë të hapur dhe të qartë. Shejh Albani dhe Ibn Sammi Babtejni shprehen se ky njeri nuk është një ekspert dhe dijetar ose nga nxënësit e diturisë. Miqtë e mi të nderuar unë do t’iu lajmëroj për dy burime dhe nuk do ta zgjas tepër fjalën, me qëllim që të mund të mësojmë nëse ky njeri është apo nuk është një dijetar.

Tani shikoni se çfarë përshkruan në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve) Alame Alusiu thotë si më poshtë: “Edhe ti e di se hadithi i vërtetë: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy “halife” (prijës) - në një përcjellje tjetër kalon si - “thekalejn” (dy porosi të rënda) që për sa kohë që lidheni me ta nuk do të shmangeni kurrë pas meje. Njëra nga këto është Libri i Allahut që u shëmbëllen një litari të zgjatur nga qielli në tokë dhe Ehli Bejti im që është farefisi im. Ata të dy nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”, e bën të domosdoshme moshyrjen e bashkëshorteve të cilat nuk janë të pastra, në përfshirjen e Ehli Bejtit që është njëri nga dy elementet e “thekalejnit” (dy porosive të rënda)”. (14)

E para shkrimtari është mjaftuar vetëm me disa burime të përhapura që i ka patur në dorë në pikën e shënimit. Kjo është arsyeja ai ka kryer tej mase gabime trashanike mbi çështjen. Si rrjedhojë le t’i lëmë dëshmitarët dhe “mutebaatet” (lidhjet).

Dijetar Alusiu pasi përcjell përcjelljet në vëllimin e katërt përdor këto thënie: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu: “dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im. Ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri”. Janë përcjellur një numër i madh hadithesh në këtë kuptim”. (15)

Atëherë përmbledhim se përpjekja e parë është mjaft fatkeqe dhe e zbrazët dhe nuk është e mundur që t’i përkasë një njeriu me respekt intelektual.

Përpjekja e dytë ata të cilët duan që të diskutojnë këtë të vërtetë dhe të kundërshtojnë versionin në formën: “Librin Allahut dhe farefisin tim” orvaten që të mohojnë një gjë e cila është e qartë si drita e diellit. Ata nuk e kanë shënjuar në anjë mënyrë këtë hadith në dorëshkrimet që kanë shkruar. Ata kanë përdorur vetëm hadithin që zë vend në veprën me titull: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut. Ata kanë qenë të hutuar ndaj hadithit në formën: “dhe farefisi im” dhe e kanë lënë tërësisht mënjanë atë.

Ja pra kjo është përgjegjësia dhe siguria e tyre intelektuale! Ndjekësit tanë të nderuar, ja pra dijetarët emrat e të cilët i përmenda janë akademikë, zotërues të dëshmisë intelektuale dhe njerëz të cilët japin mësim në universitetet më të rëndësishme muslimane. Unë dua që të sqaroj këtë çështje ndjekësve tanë të nderuar dhe vërtetuesve: “Kur i vini veshin dikujt arrini ta kuptoni se e adhuroni atë. Njeriu le të këtë kujdes se nga ku e merr diturinë, fenë dhe kredon e njeriut që ua ka vënë veshin”.

Prezantuesi: Unë dua të bëj me shenjë tek një çështje më e rrezikshme. Sepse këtë libër e blejnë vetëm ata njerëz të cilët janë ekspertë. Por kjo vepër përhapet, dhurohet dhe nuk shitet.

I ftuari: Shumë e saktë. Unë dua që të bëj me shenjë tek një vepër dhe po bëj fjalë pikërisht për veprën me titull: “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Haditheve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, Hadithi: “O ju njerëz! Unë Iu Kam Lënë Dy Urdhra) e Doktor Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagirit. Kjo vepër ka një rëndësi strategjike ashtu siç e përshkruan dhe kapaku. Të themi të drejtën shkrimtari ka ndryshuar dhe emrin e hadithit. Këtë e ka kryer sepse ai e di se çfarë përfundime do të lindin si pasojë e qenies bashkë të Librit dhe farefisit. Për këtë arsye shkrimtari si fillim përcjell hadithin që zë vend tek vepra me titull: “Muuatta” (Lidhja) e Imam Malikut. (16)

Prezantuesi: Natyrisht se kjo është përgjëgjësia intelektuale. Sepse tek vepra me titull: “Muaatta” (Lidhja) e Imam Malikut përcjellja ceket në formën dhe “Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Hadithi: “O ju njerëz! Unë Iu Kam Lënë Dy Urdhra) nuk kalon si “Thekalejni” (Sy Porositë e Rënda).

I ftuari: Një përcaktim madhështor. Megjthatë shkrimtari duhet të thotë se hadithi ka një tjetër version dhe se ky i fundit në burimet e tjera zë vend si: “Librin e Allahut dhe farefisin tim”. Kjo sipas mendimit tonë nuk është asnjë lloj pengese, mirëpo ai e lë mënjanë këtë në mënyrë intelektuale.

Prezantuesi: Ai bën demagogji.

I ftuari: Ai mashtron. Ai luan me mendjen e njerëzve. Ai thotë se argumenti fetar i hadithit është kështu: “Mua m’u tregua nga Imam Maliku. Atij i arriti nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.)  se ky i fundit ka cituar: “Unë po iu lë dy gjëra. Ju nuk do të shmangeni kurrë nga udha e drejtë për sa kohë që do lidheni fort me ta. Këta janë Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit”.

Ndërsa në faqet vijuese të veprës ai rrëfen kështu: “Burimet e fesë në sytë e muslimanëve janë... (17) Burimi i parë është Kur’ani Famëlartë. (18) Burimi i dytë është sunneti. (19) Këto janë burimet e fesë. (20)

Shkrimtari sillet në atë mënyrë sikur versioni në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim” i hadithit nuk zë asnjë vend në përmbledhjet e hadithit.

Prezantuesi: Nëse hadithi do të ishte qortuar nuk ka dyshim se dhe ne do të kishim thënë diçka.

I ftuari: Orvatja e tretë... Sipas këtyre versioni në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim” i Hadithit Thekalejn është i vërtetë dhe nuk mund të hidhet poshtë. Nuk është e mundur që të heshtim mbi Hadithin Thekalejn. Sepse janë përcjelljur hadithe mbi këtë çëshje. Shejh Albani dhe Shejh Shuajbi janë në gjirin e tyre. Mbarë dijetarët muslimanë hyjnë në këtë palë. Ata e pranojnë se versioni në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim” i Hadithit Thekalejn zotëron një zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Ata shtojnë: “Mëgjithëse nuk ka asnjë diskutim dhe dyshim në këtë çështje, sërish ka problem në përmbajtjen e hadithit, pra e cila dëshmon se është detyrë lidhja fort me përmbajtjen e hadithit”. Sipas këtyre ushqimi i dashurisë është e gjëja e vetme që hadithi dëshmon.

Prezantuesi: Si kështu?!

I ftuari: Ata i qërojnë fundin e mesazhit. Ata thonë se kur bëhet fjalë për versionin në formën: “dhe sunnetin tim” atëherë është detyrë përqafimi fort me të, por kur bëhet fjalë për versionin në formën: “dhe farefisin tim” ata fillojnë kakaritjet. Gjithmonë ka një problem në çështjen e farefisit, mirëpo nuk ka asnjë problem kur bëhet fjalë për dikë tjetër! Mjafton që të mos jetë Imam Aliu, e nderuara Fatime, Imam Hasani dhe Imam Husejni (p.m.t.)! Mjafton që të mos jenë imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.)! Miqtë tanë të nderuar, dijeni se kjo qasje i përket botëkuptimit fetar emeuist!

Miqtë tanë të nderuar mund të ngrejnë pyetjen: “Si e kanë zbrazur përmbajtjen e mesazhit dhe kanë qëruar fundin e hadithit, në një kohë kur e kanë pranuar zinxhirin e përcjelljes?!” Këta e pranojnë se hadithi është përcjellur në formën:“Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”.

Unë tani do t’iu vë në dijeni të disave nga ata. Përpara nesh gjendet Shejh Shuajb Arnauti i cili përcjell nga Sindi. Ky i rrëfen kështu: “Kam parë të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), në Ditën e Arefesë gjatë haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po ligjëronte në këtë mënyrë: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy gjëra, që për sa kohë që do t’u bindeni atyre, nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Hadithi është i vërtetë. (21)

Sindi përshkruan kështu mbi komentimin e fjalëzës “farefis”: “Me sa duket, sikur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka vendosur përjetësisht, si Kur’anin Fisnik ashtu dhe Ehli Bejtin e tij, në postin e tij për sa kohë që ai ka jetuar në këtë botë, ndërsa pas ndërrimit jetë të tij, si Kur’ani ashtu dhe Ehli Bejti, tanimë kanë kaluar përfundimisht në postin e tij... Megjithatë me këtë ne duhet të nëkuptojmë, vetëm ushqimin e dashurisë ndaj Farefisit të Pastër dhe jo zbatimin e thënieve dhe veprave të tyre”. (22)

Në progamin paraardhës ne bëmë të ditur se Shejh Shuajb Arnauti e kishte cilësuar si të dobët këtë hadith në veprën me titull: “Musnedu’l-Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, por i njëjti Shejh e pranon hadithin si të vërtetë në veprën me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Tirmidhiut) e Imam Tirmidhiut.

Pra sipas Sindit, Farefisi i Pastër ka kaluar në vendin e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Megjithatë Sindi e ngushton fushën e kalimit në këtë vend.

Prezantuesi: Pa treguar asnjë shkak...

I ftuari: Ndjekësit tanë të nderuar, kur përcillet versioni në formën: “dhe sunneti im” i Hadithit Thekalejn, ju shpalosni me qindra mësime dhe përfundime, por kur përcillet versioni në formën: “dhe farefisi im” me të njëjtat fjalë, vallë përse i lini jashtë qarkullimit të tëra këto përfundime?! Ju i mohoni të tëra përfundimet e lidhjes me Farefisin e Pastër, si qenia detyrë e lidhjes, lidhja me të është shpëtimi nga shmangia. Ju thoni se versioni në formën: “dhe farefisi im” nuk dëshmon në domosdoshmërinë e lidhjes me fjalët e tyre dhe punimin me fjalët e tyre, por dëshmon vetëm në ushqimin e dashurisë, respektit dhe mirësisë ndaj tyre.

Prezantuesi: Cila është vlera e fjalës: “nuk do të ndahen kurrë”?!

I ftuari: Tekefundit besimtari e do besimtarin, besimtari nuk e përbuz besimtarin pa shkak. Këto lloj fjalësh nuk mund t’i thotë asnjë njeri i pjekur dhe i mençur. As unë nuk po them ndonjë gjë tjetër.

Sindi vijon duke thënë kështu: “Libri dhe sunneti është mbështetja në pikën e punimit”. (23) O vëllai im, kjo fjalë është në kundërshtim me fjalën e qartë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Kur’ani Fisnik citon:“Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (Sure Nexhm, Ajeti: 3-4), “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo! Kini frikë Allahun!” (24) Por Zoti im ka thënë: “Librin e Allahut dhe farefisin tim”. Ne i themi ti u hutove dhe i ngatërrove me njëri-tjetrin.

Prezantuesi: Asnjë musliman nuk ka të drejtë të marrë në pyetje të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.).

I ftuari: Tani ejani dhe le të shohim sqarimet e Shejh Shuajb Anautit që zënë vend në veprën me titull: “Musnedu’l-Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ai kryen këto sqarime që kalojnë në veprën me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Tirmidhiut) e Imam Tirmidhiut: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit” dhe në lidhje me pjesën që ai e ka pranuar si të vërtetë në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit: “Këto përcjellje nga të cilat kuptohet qenia detyrë e bindjes së tij ndaj tyre dhe domosdoshmëria e marrjes si themel e fjalëve të tyre, rrjedh nga gabimet e përcjelljeve të dobët. (25)

Për hir të vërtetës rrëfej se kjo është një gjë për t’u çuditur! Shprehem kështu sepse ai thotë se kur bëhet fjalë për sunnetin dëshmuaka për qenien detyrë të lidhjes, ndërsa kur bëhet fjalë për farefisin kjo rridhka nga gabimet e përcjellësve të dobët.

Ka më tepër. Unë do të cek disa dijetarë bashkëkohorë. Fjalët që ata thonë kur bëhet fjalë për sunnetin, i fshijnë, i zhdukin dhe i bëjnë copë-copë fjalët që thuhen kur bëhet fjalë për farefisin.

Prezantuesi: Ata i anshkalon të tërë kur bëhet fjalë për farefisin.

I ftuari: Në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) Shejh Albani kumton kështu në faqet vijuese pasi tregon hadithin (26): “Dije o lexues i nderuar, dihet se kjo përcjellje është një hadih në të cilin mbështeten shiitët dhe e përdorin si argument. Ata i kanë zënë kaq shumë në gojë këto përcjellje, sa disa nga Ehli Sunneti kanë gabuar dhe janë kanë rënë pre e pretendimit që kanë arritur shiiët, ç’është e vërteta që të tërë kanë gabuar”. (27)

Ja pra kjo është gjëja për të cilën frikësohemi për bashkësinë muslimane. Në thelb këta janë njerëz të cilët pretendojnë se janë dijetarë, kanë shqiptuar dëshminë islame, ose i mashtrojnë ose i gënjejnë njerëzit. Rishtas këta njerëz ose pretendojnë se ky version i Hadithit Thekalejn është i dobët ose i vendosin të vërtetat kokëposhtë dhe i fshehin. Ose kur bëhet fjalë për Ehli Bejtin ata qërojnë fundin e hadithit dhe zbrazin përmbajtjen e mesazhit.

Unë nuk kam për qëllim të tërë. Fjalët e mia janë të vlefshme për disa. Unë nuk mund të gjej rrugëdalje tjetër se sa të lexoj disa ajete kuranore. Më pas gjykimi u përket ndjekësve tanë të nderuar.

Ajeti i parë: “Ne kemi paracaktuar Xhehennemin për shumë xhinnë dhe njerëz, sepse ata kanë zemra por nuk kuptojnë, kanë sy por nuk shikojnë, kanë veshë por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje më të ulët se sa ata. Pikërisht këta janë të hutuarit!” (28)

Unë nuk dua që ta përdor këtë gjuhë; megjithatë Kur’ani Famëlartë iu drejtohet këtyre shtresave të njerëzve. Fjalët e mia nuk i drejtohen askujt tjetër përveç atyre të cilët nuk tregojnë respekt ndaj diturisë dhe mendjes.

Ne dëshirojmë që të mos bëhemi si ata të cilët Allahu Madhëruar i ka përmendur në ajetin në fjalë. Një tjetër ajet është si më poshtë: “Nuk ka dyshim se kafshët më të këqija në sytë e Allahut janë të shurdhërit që nuk mendojnë dhe nuk kanë gjuhë. Nëse Allahu do të kishte shikuar një të mirë tek ta sigurisht se do të kishte bërë që ata të dëgjonin me veshë. Por dhe nëse do të kishte bërë që ata të dëgjonin me veshë përsëri ata do të ktheheshin duke kundërshtuar”.

Zoti im, mbase janë të arsyetuar disa që iu arrin kjo e vërtetë! Ndoshta u mungon aftësia për të mund të konceptuar këtë të vërtetë!

Prezantuesi: Ata janë të hutuar ndaj hadithit pavarësisht se përpara tyre gjendet një hadith.

I ftuari: Ai thotë se ose hutojnë veten, ose gënjejnë, ose thonë se hadithi është i shpikur. Ose ose duke qëruar fundin e tij ndryshon mesazhin që do të japë. Ai thotë se kur bëhet fjalë për versionin në formën: “dhe sunnetin tim” atëherë ky hadith dëshmon se është detyrë përqafimi fort me të, por kur bëhet fjalë për versionin në formën: “dhe farefisin tim” atëherë hadithi dëshmon vetëm për dashurinë.

“A nuk mendojnë ata mbi Kur’anin? Apo mos vallë zemrat e tyre janë të kyçura?!” (29)

“Zemrat e tyre janë të vulosura, për këtë arsye nuk kuptojnë”. (30)

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shej min Fikhiha ue Feuaidiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta dhe Gjëja nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 355-361, Hadithi Nr: 1761, Përmbledhja e Hadithit.

2- Imam Maliku, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618, Përcjellja e Jahja Ibn Jahja Lejthi Endulusit, Vërtetimi, Nxjerrja dhe Shënimi Nga Dr. Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Garbi’l-Islami” (Vendi i Perëndimit Të Islamit).

3- Imam Maliku, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618, Përcjellja e Jahja Ibn Jahja Lejthi Endulusit, Vërtetimi, Nxjerrja dhe Shënimi Nga Dr. Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Garbi’l-Islami” (Vendi i Perëndimit Të Islamit).

4- Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Vendi i Sunnetit në Islam), fq. 14.

5- Alame Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 6, fq. 268, Mbledhja Nga Muhammed Ibn Said Shuejiri, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Esdai’l-Muxhteme” (Vendi i Mbledhjes së Luanëve).

6- Alame Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 8, fq. 154, Mbledhja Nga Muhammed Ibn Said Shuejiri, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Esdai’l-Muxhteme” (Vendi i Mbledhjes së Luanëve).

7- Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Vendi i Sunnetit në Islam), fq. 14.

8- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shej min Fikhiha ue Feuaidiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta dhe Gjëja nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 355, Hadithi Nr: 1761, Përmbledhja e Hadithit.

9- Dr. Ali Ahmed Salusi, “Hadithu’th-Thekalejni ue Fikhuhu” (Hadithi Thekalejn dhe Jurisprudenca e Tij), fq. 9, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Islahi” (Vendi i Përmirësimit), Ebu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

10- Dr. Ali Ahmed Salusi, “Hadithu’th-Thekalejni ue Fikhuhu” (Hadithi Thekalejn dhe Jurisprudenca e Tij), fq. 28, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Islahi” (Vendi i Përmirësimit), Ebu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

11- Hafidh Shemsuddin Ibn Muhammed Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi në Dashurinë e Njerëzve të Mirë në Dashurinë e Farefisit të Dërguarit dhe Njerëzve të Nderuar), vëll.1, fq. 188, Vërtetimi Nga Halid Ibn Ahmed Ibn Sammi Babtejni, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Beshairi’l-Islamijje” (Vendi i Njerëzve Muslimanë).

12- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shej min Fikhiha ue Feuaidiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta dhe Gjëja nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 355, Hadithi Nr: 1761.

13- Dr. Ali Ahmed Salusi, “Hadithu’th-Thekalejni ue Fikhuhu” (Hadithi Thekalejn dhe Jurisprudenca e Tij), fq. 25-26, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Islahi” (Vendi i Përmirësimit), Ebu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

14- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptmieve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 305, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), Botimi i Parë.

15- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptmieve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 4, fq. 3063, Vërtetimi nga Mahir Habushi, Imad Samerrai dhe Ahmed Ani, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), Botimi i Parë.

16- Dr. Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiri, “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Haditheve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, Hadithi: “O ju njerëz! Unë Iu Kam Lënë Dy Urdhra), fq. 7, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Ethiri” (Vendi i Ibn Ethirit).

17- Dr. Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiri, “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Haditheve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, Hadithi: “O ju njerëz! Unë Iu Kam Lënë Dy Urdhra), fq. 11, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Ethiri” (Vendi i Ibn Ethirit).

18- Dr. Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiri, “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Haditheve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, Hadithi: “O ju njerëz! Unë Iu Kam Lënë Dy Urdhra), fq. 13, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Ethiri” (Vendi i Ibn Ethirit).

19- Dr. Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiri, “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Haditheve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, Hadithi: “O ju njerëz! Unë Iu Kam Lënë Dy Urdhra), fq. 42, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Ethiri” (Vendi i Ibn Ethirit).

20- Dr. Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiri, “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Haditheve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, Hadithi: “O ju njerëz! Unë Iu Kam Lënë Dy Urdhra), fq. 55, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Ethiri” (Vendi i Ibn Ethirit).

21- Ebu Isa Muhammed Ibn Isa Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri Sunenu’t-Tirmidhi” (Përmbledhësi i Madh i Sunneteve të Tirmidhiut), vëll. 6, fq. 335, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.

22- Ebu Isa Muhammed Ibn Isa Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri Sunenu’t-Tirmidhi” (Përmbledhësi i Madh i Sunneteve të Tirmidhiut), vëll. 6, fq. 335, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.

23- Ebu Isa Muhammed Ibn Isa Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri Sunenu’t-Tirmidhi” (Përmbledhësi i Madh i Sunneteve të Tirmidhiut), vëll. 6, fq. 335, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.

24- Sure Hashr, Ajeti 7.

25- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musned Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Dytë.

26- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shej min Fikhiha ue Feuaidiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta dhe Gjëja nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 355, Hadithi Nr: 1761, Përmbledhja e Hadithit.

27- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shej min Fikhiha ue Feuaidiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta dhe Gjëja nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 359.

28- Sure Araf, Ajeti 179.

29- Sure Muhammed, Ajeti 24.

30- Sure Teube, Ajeti 87.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

 

Vijon...



Burimi : Medya Şafak