Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Fatkeqësia E Ditës Së Enjte (Ḥadīthi I Ḳirṭāsit) (Pjesa e Katërt)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Dhj. 20, 2020, 5:49 p.m.

Ibn Xheuziu citon kështu:“Dijetarët janë ndarë në dy mendime lidhur me gjërat që i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) ka dashurtë shkruajë për bashkësinë muslimane. Sipas mendimit të parë këto gjëra kishin të bënin rreth caktimit se kush do të ishte prijësi pas tij. Kurse sipas mendimit të dytë këto gjëra kishin lidhje me gjykimet që do të asgjësonin kundërshtimet në gjirin e bashkësisë muslimane. Megjithatë mendimi i parë është më i fuqishëm”.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Në programin e kaluar ne bëmë fjalë për Fatkeqësinë e Ditës së Enjte, për ngjarjet që ndodhën në atë ditë dhe për mendimet që kanë të bëjnë me atë çështje. Unë e përshëndes dhe Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot çështjet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe koha e programit tonë është mjaft e shkurtër. Imzot a mund të na bëni përmbledhjen e programit të shkuar?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Përpara së gjithash nëse ndjekësit tanë të nderuar më lejojnë, unë dua që të bëj të ditur se në këtë program ne do të hetojmë shmangiet që botëkuptimi fetar emeuist është i mësuar në lidhje me“Khātemu’l-Enbijjāi ue’l-Murselīnin”(Vulën e Lajmëtarëve dhe të Dërguarve). Ç’është e vërteta ky program është vazhdimi i çështjes së shmangieve në çështjen e njëshmërisë së botëkuptimit fetar emeuist të përfaqësuar nga Ibn Tejmijje, vartësit e tij dhe uehhābistët bashkëkohorë që i kemi hulumtuar në programet e shkuara. Në programin e mëparshëm ne kishim bërë me shenjë në disa sqarime të botëkuptimit fetar emeuist. Ne kishim nënvizuar se botëkuptimi fetar emeuist kishte akuzuar postin e dërgesës dhe kishim cekur ngjarjen e “magjepsjes”. Vallë a mund ta pranojë një njeri me mendje dhe gjykim të shëndoshë, se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) ishte magjepsur deri në atë masë, sa të pandehte se kishte bërë një vepër që nuk e kishte bërë?!

Të themi të drejtën ashtu siç kemi bërë të ditur dhe në programin paraardhës në këtë çështjen e “Fatkeqësisë së Ditës së Enjte”, ne nuk kemi për qëllim që t’i shqyrtojmë çështjet duke zbritur tek njerëzit. Ne duam të sqarojmë qasjen e botëkuptimit fetar emeuist dhe leximet e tyre. Me thëniet: “Emeuitët, botëkuptimi fetar emeuist ose Islāmi emeuist”, askush të mos çojë ndërmend vetëm një metodë të themeluar nga ana Mu‘āuijjeIbn Ebī Sufjānit. Ne me këtë përdorim nuk synojmë kurrë një gjë të tillë. Në fakt rrënjët e botëkuptimit fetar emeuist ishin të pranishme në “Sadru’l-Islāmi”, përpara mënyrës së hyrjes së këtyre në Islām. Ky botëkuptim fetar vijoi dhe pas hyrjes së tyre në pamjen e jashtme pra në paraqitje dhe duke mos dashur në Islām. Prijësi i Besimtarëve Imām ‘Alīu (p.m.t.) shprehet hapur lidhur me këta njerëz duke thënë: “Ju u larguat nga Islāmi me dashje dhe hytë në Islām padashje”.

Thënia e lartpërmendur shpalos se qenia e tyre muslimanë nuk ishte një Islām i vërtetë që kalon nga zemra. Këta të fundit që nga dita e parë që u bënë muslimanë u munduan që të thurnin kurthe, të luanin lojëra mbi Islāmin dhe të shthurnin Islāmin thelbësor të Muḥammedit (p.q.m.t.). Fundja ne jemi duke i parë dhe ndikimet e një pjese të këtyre lojërave. Për hir të Allāhut ajo që kërkoj nga ju është që të mos e lini gjykimin e shëndoshë pas dore teksa jeni duke shtjelluar këtë çështje.

Këto lloj komentesh janë si pasojë e këtyre ndikimeve:“Në rastin e sjelljes me gjykimin e shëndoshë, atëherë do të shihnit se kjo letër që do të shkruhej do të binte ndesh me mëshirën hyjnore! Mëshira hyjnore kërkonte që ky shkrim të mos shkruhej! Mirëpo dhe i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) kishte dëshirë që ta shkruante një shkrim të tillë! Nëse ky shkrim do të shkruhej atëherë nuk ka dyshim se bashkësia muslimane do të mbetej ballë përballë me shqetësime dhe vështirësi! Si rrjedhojë ky shkrim nuk duhej shkruar! Në rast se ky shkrim do të shënohej, atëherëḲur’āni Famëlartë do të lihej dhe atij do t’i ktheheshin krahët!”

Domethënë këto janë fjalë që do të mund të vlerësohen si të shprehura në dobinë e bashkësisë muslimane në paraqitje. Por këto arsyetime të pretenduara në të vërtetë nuk janë gjë tjetër përveç fyerjes dhe sharjes së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).Komentet e këtij lloji kanë kuptimin se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)nuk ishte mëshirë për mbarëbotërat, ai nuk kishte mbikqyrur mirësinë apo përmirësimin e bashkësisë muslimane dhe se nuk kishte treguar kujdesin e duhur për ruajtjen e Ḳur’ānitFisnik në mesin e bashkësisë muslimane.Në shtesë këto komentet e sipërcituara kanë kuptimin se kjo palë që kishte dalë kundër shkrimit të shkrimit të testamentit, kishte treguar më tepër kujdes se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) në pikën e ruajtjen e Ḳur’ānit Kerīm, ishte treguar më e mëshirshme dhe se e dinte më mirë mirësinë ose përmirësimin e bashkësisë muslimane. Këta mund ta shikonin të ardhmen,por i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk mundi ta shikonte!

Për ta nënvizuar këtë të vërtetë le të ilustrojmë një shembull nga vepra me titull:“Fetḥu’l-Bārī”(Çlirimi i Qartë) e Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānīt.Ai citon kështu:“Këta u frikësuan se në gjërat që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të shkruante, dyfytyrëshit do të gjenin gjëra që do të ishin mjet për akuzim”.Sipas asaj që përcillet nga Maḍiriky i fundit pohon si më poshtë:“‘Umeri e pengoi duke e ditur dhe me qëllimshkrimin e shkrimit. Nëse do të shkruheshin gjëra në këtë gjendje, do të ishte e mundur që të merrnin jetë dhe disa gjëra që nuk ishin në përputhje me njëzëshmërinë. Kjo është arsyeja e qëndrimit dhe ndalimit të kësaj pale”. (1)

Pra ata që e ndaluan të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) nga shkrimini shkrimit, arsyeja e atyre të cilët këmbëngulën në drejtimin e mosshkrimit kundrejt kërkesës së shkrimit, na qenka qortimi i dyfytyrëshve dhe pengimi i tyre në gjetjen e mangësive dhe të metave.Ja ku po e përsërisim për herë të katërt:“Kjo palë ia paska arritur që të lexojë dhe të shikojë të ardhmen, qenka frikësuarngamundësia e bërjes së ligësisë me keqpërdorimin e dyfytyrëshve, mirëpo i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) që ecte me shpalljen nuk paska mundur që t’i kushtojë rëndësi kësaj!”

Njerëzitqë kalojnë në këtë ḥadīth nuk kanë rëndësi. Ajo që ka rëndësi janë qëndrimet, sjelljet dhe përfytyrimet e tyre ndaj të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.).Kështu që Maḍiriqëka përcjellur nga vetë Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānīrrëfen si vijon:“Në ḥadīth gjendet një dëshmi rreth drejtimit të “ixhtihādit” në çështjet e ligjeve hyjnore. Pavarësisht se idërguariiAllāhut (p.q.m.t.) i ka urdhëruar ata në mënyrë të qartë kundërshtimi dhe kundërvënia e bashkëkohësve në këtë shkrim është dëshmia se“ixhtihādi” është i lejuar”. (2)

Sigurisht se Maḍiri nuk thotë se ky është një “ixhtihād” kundrejt argumentit fetar. Autori kumton se ky qëndrim është një metodë dhe një parim. Nuk ka rëndësi se kush e thotë qoftë Libri i Allāhut apo qoftë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Nëse ky urdhër bie ndesh me mirësinë e bashkësisë muslimane muxhtehidi duhet të godasë murin që është mes Librit të Allāhut dhe sunnetit!

Shikojeni me kujdes thënien: “Pavarësisht se idërguariiAllāhut (p.q.m.t.) i ka urdhëruar ata në mënyrë të qartë”. Shkrimtari nuk përdor thënien: “ḍḥāhir” (të dukshme) por përdor thënien: “ṣarīkh” (të qartë).

Këtu kemi të bëjmë me një qëndrim dhe një sjellje. Le ta përsërisim dhe njëherë. Fjala vjen ne nuk po flasim për këtë apo atë njeri. Ne po orvatemi që të vëmë në dukje vërtetësinë apo gabueshmërinë e këtij qëndrimi dhe të përcaktojmë praninë e një pale ose përbërjeje, që ka themeluar aspektin e kundërshtimit dhe kundërvënies ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Por ajo që është më e dhimshme se kjo, është se disa dijetarë të brezave të mëvonshëm në vend që të bëjnë të qartë se këta kanë bërë gabim në kundërshtimin e tyre të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), në mënyrë të tërthortë kanë akuzuar të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), si pasojë e ruajtjes së autoritetit dhe respektit të tyre!

Prezantuesi: Pra ata kanë themeluar një qëndrim tjetër përpara këtij qëndrimi.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: I njëjti qëndrim ka vijuar deri më sot. Duke thënë se kështu ka bërë ky prijësi apo ai gjyqtar, çdo gjë e kanë quajtur si virtytet e këtij prijësi ose atij gjyqtari. Duke thënë se kështu dhe ashtu është bërë në epokën e prijësit të tretë ose Mu‘āuijjeIbn Ebī Sufjānit, ata i vënë të tëra këto sjellje në klasën e virtyteve.Ata shprehen kështu: “Po është e vërtetë se ka një argument fetar në lidhje me çështjen. Megjithatë gjyqtari duke gjykuar një përmirësim ka kërkuar këtë punë ai ka kundërshtuar argumentin fetar”.

Në këto lloj vendesh ata i drejtohen menjëherë Fatkeqësisë së Ditës së Enjte, pra ata thonë: “Nëse ky qëndrim i ‘Umerit nuk do të ishte i drejtë, atëherë pa dyshimin më të vogël i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do ta kishte qortuar atë ashpër, mirëpo ne shohim se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e ka qortuar atë”.

Në këtë pikë ne drejtojmë pyetjen: “Ai e qorton ai atë ashpër në të vërtetë apo nuk e qorton ashpër?!” Vallë çfarë shpreh tjetër thënia: “Ngrihuni dhe lagohuni nga unë?!”

Prezantuesi: Vallë a gjenden dëshmi që tregojnë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka hyrë një mundimi për të asgjësuar këtë kundërvënie?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Kjo çështje është mjaft e rëndësishme. Të jini të sigurtë se ashtu siç kemi përcaktuar dhe në programet paraardhëse, kjo çështje kryen detyrë e çelësit në pikën  kuptimit të historisë islāme, “Ṣadru’l-Islāmit” (Kraharorit të Islāmit), të epokës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe të kohërave të mëvonshme. Kjo ngjarje është çelësi për të kupuar drejtë dhe saktë ngjarjet që kanë ndodhur deri në ditët e sotme. Si rrjedhojë kjo ngjarje duhet të lexohet dhe të analizohet mirë.

Megjithëse ne nuk mund të themi se të tërë ata që kanë vënë shënime në këtë ḥadīth që zë vend në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja së Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit Bukhārīut) e Bukhārīut dhe në titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi”(Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Mulimit) e Muslimit, por shumica e atyre kanë arritur në këtë përfundim: “Për sa i përket përmbajtjes së kësaj letre të cilën i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte që ta shkruante me këmbëngulje ka dy gjasa. Gjithashtu ata kanë qëndruar dhe janë thelluar mbi këtë gjendjen e tij. Shprehem kështu sepse njeriu në përgjithësi kur është në këtë gjendje ai është i zënë me gjëra të tjera. Krahas kësaj gjendjeje të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ai është duke rendur pas shqetësimit të shpëtimit të bashkësisë muslimane nga shmangia dhe qenien e saj të sigurtë. Ai urdhëron kështu: “që të mos shmangeni kurrëpas meje”. Ju lutemi kini kujdes ndaj kësaj fjalie. Në të ardhmen do të dalë në dritë se çfarë kuptimi ka thënia: “që të mos shmangeni kurrë pas meje”. Kjo thënie pra thënia: “që të mos shmangeni kurrë pas meje”, do të thotë se ju nuk do të shmangeni kurrë pas meje me këtë shkrim që do t’iu shkruaj!

Lidhur me gjënë që ai ka dashur që t’iu shkruante dijetarët muslimanë kanë përmendur dy mundësi: “Si mundësinë e parë ata mendojnë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) në këtë shkrim do t’iu shkruante emrat e “khalīfëve” (prijësve) dhe “emīrëve” (udhëheqësve) që do të vinin pas tij. Ai donte që të thonte kështu: “Nëse do të lidheni me këta njerëz që kam caktuar për ju, atëherë nuk do të shmangeni kurrë pas meje dhe do të jetoni me krenari dhe nder. Në Islām do të jeni të nderuar dhe nuk do të jeni të poshtëruar. Pra i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) na ka lajmëruar për këtë duke thënë: “nëse bëhet ashtu do të bëhet kështu”.

Me qëllimin e bërjes sa më të qartë në mendjen dhe trurin e ndjekësve tanë të nderuar të çështjes unë dua që të ilustoj si shembull Luftën e Uḥudit. Në këtë luftë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) iu ishte drejtuar harkëtarëve dhe i kishte urdhëruar duke iu thënë: “Edhe në qoftë se do të shikoni se do të korrim fitore ose do të pësojmë disfatë sërish qëndroni këtu dhe mos lëvizni në asnjë vend”. Nëse harkëtarët e kodrës do të kisin qëndruar në vendet e tyre atëherë muslimanët nuk do të kishin pësuar humbje. Por këta të fundit e lanë urdhrin e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe u larguan nga vendet e tyre ata pësuan humbje.

I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) deshi që të thoshte kështu në mënyrë të hapur dhe të qartë: “O bashkësia ime muslimane! Nëse do të lidheni me këta njerëz që do do iu shënjoj nuk do të shmangni kurrë! Por jo nëse nuk doni atëherë jeni të lirë që të mos lidheni me ta dhe t’i nxirrni nga jeta juaj. “Fe men shā fe’l-jumin ue men shā fe’l-jekfur” (Ai që do letë besojë dhe ai që do letë mohojë), لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ“Lā ikrāhe fi’d-dīni” (Nuk kadetyrim në fe) (Beḳare, 256). Mirëpo nëse doni që të shpëtoni nga shmangia atëherë duhet që të lidheni me këta imāmë.

Sipas kësaj i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk do që t’i shtojë një koncept të ri fetar të ligjvënies hyjnore dhe të kredos së kritereve dhe normave islāme. Ai do që të sqarojë një shembull konkret të njërit nga konceptet. Ata të cilët thonë: “Ne na mjafton Libri i Allāhut” ose bëjnë demagogji ose nuk e dinë se çfarë ka dashur të thotë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)! Duke qenë se feja islāme është përsosur dhe plotësuar, atëherë çfarë do që të thotë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?! I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk do që të thotë një gjë të re. Por ai do që të përcaktojë se kush janë ata njerëz që janë synuar me thënien: “ulu’l-umri” (autoriteti madhor shtetëror) që ceket në ājetin: “Binduni Allāhut dhe të dërguarit të Allāhut dhe “ulu’l-emrit” (autoritetit shtetëror). Pra a janë “ulu’l-emri” (autoriteti shtetëror) njerëzit e zgjedhur nga ju dhe “ehlu’l-ḥāli dhe ‘aḳdi” (njerëzit e gjendjes dhe aktit, zotimit), apo janë njerëzit që unë kam përcaktuar për ju?! Gjasa e parë është kjo: “Ata të cilët kanë vënë shënime ose e kanë sqaruar këtë ḥadīth, thonë se gjëja që ai do t’iu shkruante kishte të bënte me ata që do të kalonin në kujdestari pas tij.

Gjasa e dytë ai donte që të sqaronte ligjshmërinë hyjnore që të mos kishte kundërshtime në gjykimet e ligjvënies hyjnore.

Tani le të kalojmë në burimet që shënjojnë këto dy gjasa.

Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Keshfu’l-Mushkili” (Zbulimi i Problemit) e Ibn Xheuziut. Autori në këtë këtë vepër shkruan si më poshtë: “Dijetarët janë ndarë në dy mendime lidhur me gjërat që i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) ka dashur që të shkruajë për bashkësinë muslimane. Sipas mendimit të parë këto gjëra kishin të bënin rreth caktimit se kush do të ishte prijësi pas tij.Kurse sipas mendimit të dytë këto gjëra kishin lidhje me gjykimet që do të asgjësonin kundërshtimet në gjirin e bashkësisë muslimane. Megjithatë mendimi i parë është më i dukshëm dhe më i fuqishëm”. (3)

Burimi i kundërshtimit të lartpërmendur është rreth parashikimit se çfarë ka dashur që t’iu shkruante dhe nuk është se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ka bërë të ditur hapur dhe qartë se çfarë ka dashur që t’iu shkruante.

Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Fetḥu’l-Bārī”(Çlirimi i Qartë) e Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānīt. Shkrimtari në këtë vepër pohon si vijon: “Them se janë shtruar mendime të larmishme për sa i përket çështjes se çfarë kishte dashur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) që të shkruante. Sipas një mendimi ai kishte dashur që të shkruante hapur disa gjykime me qëllim që të asgjësonte kundërshtimin.Kurse sipas një mendimi tjetër, ai donte që të shkruante emrat e prijësve që do tëvinin pas tij që të mos kishte kundërshtim në mesin e bashkëkohësve”. (4)

Më vonë do të të studiohet se çfarë është ky kundërshtim që është arsyeja e kundërshtimit dhe rrënimit të bashkësisë muslimane. Vallë a ka të bëjë çështja me çëshjet e ligjshmërisë hyjnore, apo ka të bëjë me “khilāfetin” (prijësinë), “imāmetin” (udhëheqjen) dhe drejtimin?! Vallë cila është ajo gjë që është arsyeja e shpërthimit të britmave dhe ulërimave deri në ditët tona, madje derisa Allāhu i Madhëruar  të jetë trashëgimtari i qiejve dhe i tokës?! Çështja që ka rëndësi, është se nderimi dhe poshtërimi i bashkësisë muslimane qëndron në “imāmetin” (udhëheqjen).

Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Irshādu’s-Sārī” (Udhëzimi i Qartë) e Ḳasṭalānīt. Ky i fundit në këtë vepër rrëfen kështu: “Them se janë shtruar mendime të larmishme për sa i përket çështjes se çfarë kishte dashur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) që të shkruante. Sipas një mendimi ai kishte dashur që të shkruante hapur disa gjykime të rëndësishme me qëllim që të asgjësonte kundërshtimin.Kurse sipas një mendimi tjetër, ai donte që të shkruante emrat e prijësve që do tëvinin pas tij që të mos kishte kundërshtim në mesin e bashkëkohësve”. (5)

Burimi ynë i katërt është vepra me titull: “Dibāxh” (Hyrje) e Imām Sujūṭīt. Autori në këtë vepër kumton si më poshtë: “Epo është thënë:“Që të shkruaj një gjë për ju”, që përkthehet se t’iu përcaktoj një njeri caktuar për prijësinë me synimin e mosshfaqjes së përçarjeve dhe trazirave”. (6)

Në këtë çast mund të shtrohet një pyetje e tillë: “Imzot! Nëse çështja është kaq është e rëndësishme, atëherë përse i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.), nuk i dëboi të tjerët jashtë në atë mbledhje dhe nuk i vuri ata që ta shkruanin këtë?! Ose përse nuk i vuri ata që ta shkruanin këtë më parë?!”

Përgjigjje: “Ashtu siç e kemi bërë të qartë me dhjetra tani le ta themi përsëri. Kur i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e pa se ata kishin kundërshtime dhe se e kishin akuzuar se ai ishte nën ndikimin e dhimbjeve ose po fliste përçart dhe ishte në jerm, gjendja vetvetiu ishte bërë e dukshme. E thënë ndryshe nëse ai do t’i kishte vënë ata të shkruanin kërkesën e tij dhe nesër ata njerëz emrat e të cilëve prekeshin në atë letër duke u mbështetur nëse do të ishin përpjekur të vërtetonin prijësitë dhe udhëheqjet e tyre, kundërshtarët në këtë mbledhje do të bënin sa kishin fuqi dhe mundësi që të zhvlerësonin letrën e përmendur!Teksa i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do ta shkruante këtë letër ata do ta akuzonin atë se aftësia dhe baraspesha e tij mendore nuk ishin në vend dhe qëllimi që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte të arrinte nuk do të merrte jetë sërish.Në shtesë jo vetëm që “imāmeti” (udhëheqja) e njeriut të synuar nuk do të merrte jetë por do të vihej në rrezik dhe posti i “nubuūetit” (i qenies lajmëtar)! Në këtë gjendje pyesim se çfarë do të bënte i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) dhe sikur të shkruante këtë letër?!

Ashtu siç shihet pyetja që botëkuptimi fetar emeuist dhe uehhabistët bashkëkohorë janë përqendruar është se përse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e ka shkruar dhe përse ka hequr dorë nga shkrimi i këtij shkrimi.

Përgjigjje: I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ka hequr dorë nga shkrimi, sepse ky ngarkim nuk ishte nga ngarkimet e ligjshmërisë hyjnore. Pra ky nuk ishte një ngarkim në lidhje me sqarimin e një koncepti të ligjshmërisë hyjnore ose të kredos. Ai donte që të tregonte “miṣdāḳun” (baraspeshën, kriterin, normën konkrete të jashtme) të gjykimit të ligjshmërisë hyjnore. Nëse ai do ta kishte bërë të qartë këtë baraspeshë (ushtrim, zbatim) dhe nëse njeriu emri i të cilit prekej në këtë shkrim do të vinte dhe do të thonte: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) më caktoi mua” sërish këta do të kundërshtonin duke thënë: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) të caktoi ty në këtë gjendje”. Si rrjedhojë jo vetëm që “imāmeti” (udhëheqja) e këtij njeriu të caktuar nuk do të ishte e fiksuar, por do të dilnin sheshit dhe dyshimet dhe akuzimet ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) hoqi dorë nga caktimi i shkrimit kur pa se ishte shfaqur kundërshtimi. Sepse fundja përmirësimi në shkrimin e këtij shkrimi nuk do të ndodhte, i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk do ta arrinte qëllimin e tij.

Pak më lart ne kemi bërë me shenjë thëniet e Ibn Ḳajjimit. Ai thotë kështu: “Prijësi i dytë, e ka kundërshtuar atë nga shkrimi i letrës në një çast kur aftësitë e tij mendore nuk ishin në vend. Dhe kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) erdhi në vete, nëse do të ishte i sigurtë se ai do të shkruante të njëjtën gjë,atëherë nuk ka dyshim se ai do të bënte të njëjtën përpjekjeme aq sa kishte në dorë qëai ta shkruante këtë”. (7)

Pra ata të cilët iu kundërvunë nesër do të thonin kështu duke kundërshtuar: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i caktoi të shkruanin këtë kur ai nuk ishte në vete”. Pra ata duke thënë kështu fundja qëllimi nuk do të jetësohej.

Me një thënie më të qartëshmangia në të cilën bashkësia muslimane ishte zhytur nuk ishte asgjësuar ende.

Prezantuesi: Pala e dytë mendonte se kishte të drejtë në qëndrimin e saj.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Po, por le të vazhdojmë me sqarimet e Imām Sujūtit.Ai citon si më poshtë:“Epo është thënë: “Që të shkruaj një gjë për ju”, pra që t’iu përcaktoj një njeri të caktuar për prijësinë me qëllim që të mos shfaqen përçarjet dhe trazirat”. Rishtas është thënë se ai kishte dashur që të shkruante një letër,ku në mënyrë të përmbledhur do të zinin vend gjykimet e rëndësishmeqë do të asgjësonin trazirat dhe mbi të cilat do të arrihej njëzëshmëria”. (8)

Me sqarimet e kryera deri këtu doli në dritë se ishin të pranishme dy gjasa. Që të dyja gjasat janë logjike. Megjithatë ajo që është më afër mendjes, zgjedhja që Ibn Xheuziu e ka shprehur me thënien: “më “edhhār” (e dukshme) është dëshira e tij e zjarrtë e përcaktimit të emrave të prijësve dhe udhëheqësve të tjerë që do të vinin pas tij.

Prezantuesi: Kuptimi i këtij ḥadīthi ka dy gjasa, ose ai do të përcaktonte emrat e prijësve që do të vinin pas tij, ose qëllimet e gjykimeve në testamentin e tij. Kumtoj se janë të pranishme dëshmitë dhe faktet që bëjnë të domosdoshme parapëlqimin e njërës nga dy gjasat. Lënia e urdhrit në këtë mënyrë nuk duket e mundur. Vallë si do t’i komentojmëfjalët e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) duke anashkaluar dëshmitë dhe faktet?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ashtu siç kemi lexuar në “uṣūlu’l-fiḳhi” (metodën, parimet, rrënjët e jurisprudencës) nëse në një fjalë ka dy gjasa kësaj i thuhet: “muxhmelu’l-kelāmi” (fjalë gjithëpërfshirëse, e përmbledhur).Shprehem kështu sepse fjala që do të trajtojmë ose është një“naṣṣ”(e qartë), ose është “ḍḥāhir” (e dukshme) ose “muxhmel” (gjithëpërfshirëse).“Naṣṣ” ithuhet fjalës së hapur, si për shembull tetëdhjetë shkopinj.Kuptimi i kësaj fjale nuk ka gjasë tjetër.Këto lloj fjalësh janë si “2+2=4”. Këtyre lloj fjalëve u thuhet “naṣṣ” (e qartë).Ndonjëherë “kelāmi”(fjala) bëhet “ḍḥāhir” (e dukshme) mbi një kuptim. (Mirëpo është e qartë ndaj interpretimit dhe përcaktimit).

Shumë mirë por çfarë është “muxhmeli”. Sqarojmë se “muxhmeli” është gjendja e qenies së barabartë të dy gjasave, pra gjendja kur gjasa e parë ose e dytë nuk e ndërpret ndërpret gjasën tjetër. Vallë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) kishte synuar që tëcaktonte prijësit pas tij, apo kishte dashur që të sqaronte gjykimet që muslimanët të mos kishin kundërshtime?!

Ne duhett’iu drejtohemi dëshmive që bëjnë të domosdoshme parapëlqimin e njërës nga këto dy mundësi.

Unë do ta them këtë duke u mbështetur në kërkimet e mia. Në përgjithësi ata që e shpjegojnë, sqarojnë dhe vënë shënim në këtë ḥadīth thonë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte të bënte të ditur gjykimet. Ndërsa një pjesë tjetër lajmëron se ai donte të shkruante emrat e prijësve pas tij. Por të jini të sigurtë se me aq sa kam kërkuar dhe kam parë, se cilat janë dëshmitë që bëjnë të domosdoshme parapëlqiminin e gjasës së parë ndaj gjasës së dytë nuk kam rastisur asgjë.

Fjala vjen le të shikojmë veprën me titull: “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut) e Muḥammed Ibn Ṣāliḥ ‘Uthejminit.Shkrimtari pohon si vijon: “Dijetarët muslimanë kanë patur ndasi mendimi mbi urdhrin e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.): “që të mos shmangeni kurrë”. Nëse synimi është që të mos keni kundërshtime në ligjshmërinë hyjnore pas meje”, atëherë nuk ka dyshim se Libri i Allāhut është më i mirë se ky. Sepse Libri i Allāhut është më i virtytshëm se gjëja që ai do të shkruante”. (9)

Ju lutem tregoni kujdes ndaj fjalëve të këtij njeriu që është njëri nga dijetarët e mëdhenj të uehhābizmit bashkëkohor.Pra nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte të shkruante një gjë rreth ligjshmërisë hyjnore, atëherë nuk ka asnjë dyshim se ne nuk kemi nevojë për gjënë që do të na thotë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)!Domethënë o i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)!Ti ke gabuar rëndë në fjalët e tua kur ke thënë:“që të mos shmangeni kurrë pas meje...”. Sepse në duart tona kemi Librin e Allāhut dhe ky është më i rëndësishëm nga gjëja që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte të shkruante.

Pra ai flet sikur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ishte në dijeni të Librit të Allāhut (p.q.m.t.). Kjo logjikë është vetë logjika klasike emeuite. Qoftë versioni i lashtë qoftë versioni bashkëkohor nuk ka asnjë dallim në mesin e tyre. Nuk ka asnjë ndryshim mes logjikës së bijve të Umejjes dhe Mu‘āuijjes dhe kësaj logjike. Ata shprehnin hapur se nuk e donin dhe ushqenin armiqësi ndaj logjikës së lashtë emeuiste të kryesuar nga Mu‘āuijje.Por Ibn Tejmijje dhe vartësit e tij ushqejnë armiqësi në zemrat e tyre,kurse me gjuhët e tyre thonë se e duan atë.

Sikur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk di asgjë!Por nëse nuk di atëherë përse përdor thënien: “Që të mos shmangni pas meje”.

Shkrimtari përshkruan kështu në vijim: “Nëse gjëja që ai do t’i vinte të shkruanin do të ishte prijësia, Allāhu i Madhëruar kishte vlerësuar kundërshtimin e ‘Umerit, që ky vlerësim ishte nga mëshira e Tij. Por ai që është i dukshëm është kuptimi i parë”. (10)

Duke i patur parasysh që të dyja gjasat, i bie se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) të ketë folur shkeleshko.Ne po ua lëmë vlerësiminndjekësve tanë të nderuar!

Autori shkurtimisht përpiqet që të thotë këtë: “Nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte t’i vinte të shkruanin një gjë lidhur me ligjshmërinë hyjnore, atëherë në duart tona tekefundit gjendej më e mira se gjëja që ai donte të na shkruante. Por jo nëse ai dontet’i vintetë shkruanin një gjë në lidhje me prijësinë, atëherë ne falenderojmë Allāhun e Lartësuar që e vuri në zbatim të vërtetën me gjuhën e prijësit të dytë! Në rast të kundërtbashkësia muslimane do të haste në vështirësi dhe njerëzit do të linin leximin e Ḳur’ānit Kerīm!”

Ai thotë se ajo që ishte “ḍḥāhir” (e dukshme) ishte kërkesa e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) për caktimin e shkrimit të një gjëje për saipërket ligjshmërisë hyjnore, por nga ana tjetër ai nuk zë në gojë asnjë dëshmi dhe fakt rreth kësaj!

Por sipas mendimit tonë gjenden disa dëshmi që mund të quhen themele dhe këto na tregojnë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk kishte dashur të vinte të shkruanin këtë shkrim në çështjen e ligjshmërisë hyjnore por rreth prijësisë. Me aq sa do të na lejojë koha jonë ne do të mundohemi që t’iu vëmë dijeni për një pjesë të këtyre dëshmive.

Dëshmia e parë:Ecuria historike. Nuk ka nevojë që lëvizim as djathtas e as majtas. Përpara varrosjes së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) u shfaq një kundërshtim nëThaḳīfen e bijve të Saīdes.

Prezantuesi: Thaḳīfeja e bijve të Saīdes e komenton këtë ḥadīth.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari:I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) donte të thonte kështu: “O ju njerëz!Nëse unë do të ndahem nga ju pa përcaktuar prijësin pas meje, atëherë ju do të shmangni, do të sprovoheni me përçarje dhe kundërshtimet në gjirin tuaj nuk do të mungojnë deri në Ditën e Ḳijjāmetit.

Ndjekësit tanë të nderuar unë nuk dua që ta zgjas. Pa shikoni ngjarjet që janë sendërtuar menjëherë pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)! Shikoni ngjarjet që kanë ndidhur në epokën e prijësit të tretë, luftrat e Xhemelit, Ṣiffīnit dhe Nehreuānit që janë zhvilluar në epokën e prijësisë së prijësit të besimtarëve Imām ‘Alīut (p.m.t.)! Shikoni ngjarjet që janë jetësuar mes Imām Ḥasānit (p.m.t.) dhe Mu’āuijjes, rënien dëshmor të zotëriut të të rinjve të Xhennetit të nderuarit Imām Ḥusejnit (p.m.t.), të nipit të dashur të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në epokën e Jezīd Ibn Mu’āuijjes... Pa shikoni kërkesën për cilësimin e lejuar dhe të pëlqyer të ndërhyrjes në Medīnën e Ndriçuar,gjuajtjen e gurëve me katapultë të Ke‘abes në Mekkën e Nderuar dhe ngjarjet që janë zhvilluar në epokat e bijve të Umejjes dhe ‘Abbāsit! Merrni parasysh dhe tërësinë e ngjarjeve që kanë ndodhur që nga Fatkeqësia e Ditës së Enjte dhe deri në ditët tona.

Unë mendoj se proçesi historik na e ka shpalosur saktësissht se çfarë ka dashur që të përcaktonte i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Për hir të Allāhut pohojmë se po dhe në gjirin tonë shfaqen kundërshtime lidhur me gjykimet e ligjshmërisë hyjonre, madje ndoënjëherë në mesin e juristëve të Shkollës së Ehli Bejtit mund të ketë mendime të ndryshme. Mirëpo këto kundërshtime nuk bëhen shkak për lindjen e përleshjeve, ushqimit të armiqësisë dhe urrejtjes, si dhe cilësimit të tjetrit si të pafe. Shumë mirë por ku qëndron problemi?!

Unë do të mjaftohem me ilustrimin e veprës me titull: “Milel ue’n-Niḥali” (Kredot dhe Sektet) e Shehristānit. Këto sqarimet që do të lexojmë do të na sqarojnë se ku qëndron shmangia, nga e cila i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte të shpëtonte bashkësinë muslimane dhe qenien e saj të sigurtë. Autori thotë se ka patur kundërshtime të shumëllojshme. Autori shkruan si më poshtë: “

Kurse kundërshtimet që u përjetuan gjatë sëmundjes dhe ndërrimit jetë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) janë cilësuar si kundërshtime të “ixhtihādit” (mendimit dhe gjykimit vetjak). Kur sëmundja e cila përfundoi me ndërrimin jetë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) u rëndua, ky i fundit urdhëroi: “Sillmëni laps dhe letër që t’iu shkruaj një gjë që të mos shmangeni pas meje”. ‘Umeri tha: “Vuajtja e sëmundjes e ka vënë përfundtë dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), ne na mjafton Libri i Allāhut”. Lidhur me këtë u shtuan fjalët. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.): “Ngrihuni nga unë dhe shkoni, diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije!” Ah sa e madhe ishte fatkeqësia që hyri mes nesh dhe shkrimit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)...

Kundërshtimi i pestë, u jetësua në çështjen e “khilāfetit” (prijësisë) dhe “imāmetit” (udhëheqjes). Kundërshtimi më i madh i përjetuar në gjirin e bashkësisë muslimane ndodhi pikërisht në çështjen e “imāmetit” (udhëheqjes).Në historinë islāme nuk janë zhveshur shpatat në asnjë çështje tjetër fetare, sa janë zhveshur në çështjen për sa i përket udhëheqjes. Krahas kësaj kundërshtimi i përjetuar në “‘Asru’s-Se‘adeti” (Shekullin e Lumturisë), me hirin dhe mirësinë e Allāhut të Madhëruar e ka gjetur zgjidhjen pa u derdhur gjak. Mes muhāxhirëve dhe enṣārëve kishte lindur një ndasi mendimi në çështjen e udhëheqjes. Enṣārët iu thanë muhāxhirëve: “Le të jetë në emīr nga ju dhe një emīr nga ne” dhe kishin zgjedhur Se‘ad Ibn ‘Ubāde Enṣāriun si emīrin e tyre. Ebū Bekri dhe ‘Umeri duke ndërhyrë mënjëherë në gjendje folën me ta në avllinë e bijve të Saīdes”. (11)

Pra kundërshtimi që ka ndodhur në çështjen e udhëheqjes është kundërshtimi më i madh.

Ne duhet të kemi kujdes dhe ndaj thënies: “çështje fetare”. Shprehemi kështu sepse në ditët tona dikush është duke u munduar që ta tregojë udhëheqjen si një çështje politike. Pra ata orvaten që ta paraqisin çështjen e udhëheqjes si të ishte një diskutim mes këtij dhe atij njeriu.

Shkurtimisht rrjedha e ngjarjeve zuri fill që nga ajo ditë dhe është duke vazhduar deri në ditët tona.

Gjëja e parë që e dëshmon këtë...

Prezantuesi: Këto dukuri zënë vend në burimet e Ehli Sunnetit dhe botëkuptimit fetar emeuist.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Unë po pretendoj si dëshmi vetëm çështjet që ceken në burimet e tyre.

Për sa i përket dëshmisë së dytë ne i lexuam thëniet e ḥadīthit. I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) në mënyrë të hapur dhe të qartë urdhëron kështu: “Sillmëni kockën e shpatullës dhe lapsin (ose dërrasën dhe lapsin)! Unë do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni kurrë (pas tij)!”. “Lā teaḍīlū be‘adehu”, (që të mos shmangeni kurrë pas tij). Ndërsa në disa versione të ḥadīthit preket thënia: “ebedā” (përjetë).

Dëshmia jonë e dytë që dëshmon këtë të vërtetë është shprehur “me fjalë”, ku i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka sqaruar me ḥadīthe të vërteta madje të pashkëputura, udhën që duhet të ndjekë bashkësia muslimane që të mos shmanget pas tij. Ai në sqarimet para kësaj ngjarjeje e kishte sqaruar se me kë duhet lidhur që të mos shmanget pas tij dhe kishte rrëfyer kështu: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy porosi të rënda që nëse lidheni fort me ta nuk do të shmangeni kurrë:“Librin eAllāhut dhe farefisin tim (llojin tim, që është Ehli Bejti im)”.

Le të kalojmë drejtpërdrejtë në burime. Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Meṭālibu’l-‘Alījje” (Kërkesat e Larta) e Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānīt. Përcjellja është si më poshtë: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ndaloi për të pushuar nën hijen e pemëve në vendin e quajtur Gadīr Humi. Më pas duke zënë për dore Imām ‘Alīun (p.m.t.) mbajti një fjalim dhe urdhëroi kështu: “Vallë a nuk dëshmoni se Allāhu i Lartësuar është Zoti juaj?!” Ata ia kthyen kështu: “Sigurisht se dëshmojmë!” Atëherë ai urdhëroi kështu:“Ai i cili ka për kujdestar Allāhun e Lavdëruar dhe të dërguarin e Tij, ja pra dhe ky (i nderuari ‘Alī) është kujdestari i tij. Unë po iu lë në mesin tuaj një porosi që nëse lidheni fort me të nuk do të shmangeni kurrë. Ajo është Libri i Allāhut, një majë e të cilit është në duart e Allāhut të Madhëruar dhe maja tjetër është në duart tuaja. Edhe Ehli Bejtin tim”. Ky ḥadīth zotëron një zinxhir të vërtetë përcjelljeje”. (12)

Pra ai i përgjigjet me “ḥālu’l-lisāni” (gjendjen e gjuhës) pyetjes së drejtuar: “Përse do ta shkruash këtë çështje?!” Unë dua që ta nënvizoj këtë të vërtetë që e kam theksuar me dhjetra herë më parë.

Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Ṣaḥīḥu’s-Suneni’t-Tirmidhī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Sunneteve të Tirmidhīut) e përgatitur nga Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albānit.

Thënia përdoret si vijon: “Unë po iu lë në mesin tuaj gjënë që nëse lidheni fort me të nuk do të shmangeni kurrë. Ajo është Libri i Allāhut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im”. (13)

Pra kjo është e njëjta thënie me atë që zë vend në Ḥadīthin e Fatkeqësisë së Ditës së Enjte! I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) duke përdorur të njëjtat fjalë të kujton për Ḥadīthin Theḳalejn!

Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Sunenu’t-Tirmidhī” (Sunnetet e Tirmidhīut) e përpiluar nga Shejkh Shu‘ajb Arnauṭi.

Përcjellja është kështu: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy gjëra që nëselidheni fort me të nuk do të shmangeni kurrë pas meje. Njëra nga këto është më e madhe se tjetra. E para është Libri i Allāhuti cili është një litar i zgjaturnga qielli në tokë dhe e dyta është Ehli Bejtiim”. (14)

Përcjellja e lartpërmendur ceket dhe në veprën me titull: “Itḥafu’l-Hejereti’l-Mehereti” (Kushtimi i Mirëbërësve dhe i të Aftëve) e Buṣajrīt. Ai përcjell këtë përcjellje: “I dërguari i Allāhut (p.qm.t.) i pyeti bashkëkohësit: “Vallë a nuk dëshmoni se Allāhu dhe i dërguari i Tij kanë më tepër përparësi mbi ju se ju keni ndaj vetes suaj tyre?!” Bashkëkohësit e pranishëm ia kthyen: “Po dëshmojmë”. Pas kësaj i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi kështu: “Ai i cili ka Allāhun e Madhëruar dhe të dërguarin e Tij kujdestar ja pra dhe ky ‘Alīu është kujdestari i tij. Unë po iu lë dy gjëra që për sa kohë të lidheni pas tyre nuk do të shmangeni: “Këto janë Libri i Allāhut - një majë e Librit është në duart e Tij dhe maja tjetër është në dorën tuaj - dhe Ehli Bejtin tim”. Ai thotë se këtë hadith e ka përcjellur Isḥāḳu me një zinxhir të vërtetë përcjelljeje”. (15)

Ḥadīthi i sipërcituar kalon dhe ne veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imām Aḥmed Ḥanbelit dhe në atë me titull: “Sauāiḳu’l-Muḥriḳa” (Rrufetë e Ndezura) e Ibn Ḥaxher Hejtemit. (16)

E njëjta thënie e Ḥadīthit Theḳalejn që preket në dhjetra burime tregon se zë vend dhe në këtë ḥadīth. Sipas kësaj i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka sqaruar në vende të tjera në mënyrë të vërtetë madje të pashkëputur thënien: “që të mos shmangeni kurrë pas meje”. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka përcaktuar se kush është imāmi (prijësi, udhëheqësi) pas tij, i cili në rastin e bindjes dhe nënshtrimit të bashkësisë muslimane të tij, kjo e fundit nuk do të mund të shmanget dhe do të jetë e sigurtë.

Prezantuesi:Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ebū Sāmiun nga Gjermania. Urdhëroni.

Ebū Sāmiu: Paqja qoftë mbi ju. Sikur ka një prapaskenë të kundërshtimit të shkrimit të kësaj letre të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) rreth sqarimit të emrave të imāmëve që do vinin pas tij. Këta sikur e kanë marrë këtë qëndrim dhe sjellje nga dijetarët çifutë. Këta të fundit i kanë kundërshtuar ḥauārītë (apostujve, ndjekësve) e të nderuarit ‘Īsā (p.m.t.). Rishtas përveç një pakice tejet të vogël, asnjë i krishterë nuk i di emrat e dymbëdhjetë ḥauārīve. Gjithashtu dhe muslimanët në përgjithësi nuk i dinë emrat e dymbëdhjetë imāmëve. Ata e shkatërruan Inxhīlin (Ungjillin), sepse nëse do t’iu ishin bindur atëherë do ta vërtetonin këtë. Sërish as këta të tjerët nuk iu bindën të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Vallë a mund të flasim për një ndikim çifut në kundërshtimin dhe shmangien nga urdhri i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Le të mos bëjmë leximin e “nijjetit” (qëllimit) dhe të mos akuzojmë askënd.

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Farsin nga Austria. Urdhëroni.

Farsi: Paqja qoftë mbi ju. Imām Bukhārīu, e përmend përcjelljen e mësipërme në kreun e thënies së të sëmurit: “Ḳummū ‘annī” (Ngrihuni nga unë dhe shkoni) ne pjesën me titull: “Kitābu’l-Merḍā” (Libri i të Sëmurit) e veprës së tij me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī”(Përmbledhjae Ḥadītheve tëVërteta të Bukhārīut). Teksa përcjell ḥadīthin në fjalë ai thotë kështu: “Kur diskutimi dhe kundërshtimi u shumuan pranë të dërguarit (p.q.m.t.), atëherë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Ḳummū ‘annī” (Ngrihuni nga unë dhe shkoni!)

Pra ai e heq përemrin “‘annī” (nga unë) nga përcjellja, gjë që është një ndryshim. Unë kam frikë se mos nesër del dhe vjen dikush dhe e ndryshon titullin e kreut me thënie: “Ngrihuni nga unë dhe shkoni, Allāhu iu mëshiroftë!”

Prezantuesi: Le të kalojmë në çështjen e ndikimit çifut në kundërshtimin e shkrimit të shkrimit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Po pohoj se ḥadīthi është i lidhur me çështjen: “Ajo që i ka ndodhur bashkësive (popujve) të mëparshëm, do t’u ndodhë dhe bashkësisë muslimane.Nëse ata do të hyjnë në vrimën e hardhucës dhe ju do të hyni mënjeherë pas tyre”. Mbase vëllai ynë do që të shënjojë këtë të vërtetë. Ashtu siç bijtë e Isrāīlit nuk u lidhën fort me dymbëdhjetë përfaqësuesit, as kjo bashkësi muslimane nuk u lidh me dymbëdhjetë prijësit e përcaktuar dhe sqaruar nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.).

Unë po mundohem që të mos u jap vlerë këndvështrimit se ata po ecin dhe lëvizin në mënyrë të planifikuar dhe të programuar. Ne le të bëjmë kërkimin tonë me dëshmitë që zotërojmë. Por për sa i përket ngjarjeve “ḍḥāhir” (të dukshme), përmbledhim kundrejt urdhrit të hapur të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.): “Sillmëni diçka që t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni kurrë pas meje”, është e qartë se ata kanë kundërshtuar duke shprehur: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) po flet përçart dhe është në jerm”, “Ai është nën ndikimin e dhimbjeve”. Pra ne na mjafton kaq gjë që shërben për sqarimin e të vërtetave.

Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- IbnḤaxher‘Asḳalānī, “Fetḥu’l-Bārī’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Çlirimi i Qartë i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 9, fq. 593, Shënimi Nga ‘Abdurraḥmān Ibn NāṣirBerrāḳu, Shtëpia Botuese: “Dāru’ṭ-Ṭajbe” (Mirësia).

2- Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Fetḥu’l-Bārī’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Çlirimi i Qartë i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 9, fq. 593, Shënimi Nga ‘Abdurraḥmān Ibn Nāṣir Berrāḳu, Shtëpia Botuese: “Dāru’ṭ-Ṭajbe” (Mirësia).

3- Imām Ebū Ferexh Abdurraḥmān Ibn Xheuziu (v.v.597 m.i.),“Keshfu’l-Mushkili min Ḥadīthi’ṣ-Ṣaḥīḥajni” (Zbulimi i Problemit të Përmbledhjes sëḤadītheve të Vërteta të Bukhārīut dhe Muslimit),vëll. 2, fq. 315, Vërtetimi Nga‘Alī Ḥusejn Beuuābi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Uaṭani” (Vendi i Atdheut).

4- IbnḤaxher‘Asḳalānī, “Fetḥu’l-Bārī” (Çlirimi i Qartë), vëll. 1, fq. 365.

5- Ḳasṭalānī,“Irshādu’s-Sārī li Sherḥi’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Udhëzimi i Qartë në Sqarimin e Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 1, fq. 309, Shtëpia Botuese:“Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shkencorë).

6- Xhelāluddīn Sujūṭī,“Dībāxh ‘alā Ṣaḥīḥi’l-Muslimi Ibni Ḥaxhxhāxhi”(Hyrje mbiPërmbledhjen e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 4, fq. 231, Shënimi dhe Vërtetimi Nga Ebū Isḥāḳ Huuejnī Etherīu, Shtëpia Botuese:“Dāru Ibn ‘Affāni”(Ibn ‘Affāni).

7- Imām Ebū Ferexh Abdurraḥmān Ibn Xheuziu (v.v.597 m.i.),“Keshfu’l-Mushkili min Ḥadīthi’ṣ-Ṣaḥīḥajni” (Zbulimi i Problemit të Përmbledhjes sëḤadītheve të Vërteta të Bukhārīut dhe Muslimit),vëll. 2, fq. 315,Vërtetimi Nga‘Alī Ḥusejn Beuuābi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Uaṭani” (Atdheu).

8- Xhelāluddīn Sujūṭī,“Dībāxh ‘alā Ṣaḥīḥi’l-Muslimi Ibni Ḥaxhxhāxhi”(Hyrje mbiPërmbledhjen e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 1, fq. 309, Shënimi dhe Vërtetimi Nga Ebū Isḥāḳ Huuejnī Etherīu, Shtëpia Botuese:“Dāru Ibn ‘Affāni”(Ibn ‘Affāni).

9- Muḥammed Ibn Ṣāliḥ ‘Uthejmini, “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 1, fq. 231,Shtëpia Botuese: “Mektebetu’ṭ-Ṭaberī” (Instituti i Ṭaberīut).

10- Muḥammed Ibn Ṣāliḥ ‘Uthejmini, “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 1, fq. 231,Shtëpia Botuese: “Mektebetu’ṭ-Ṭaberī” (Instituti i Ṭaberīut).

11- Muḥammed Ibn Abdulkerīm Shehristānī,“Milel ue’n-Niḥali”(Sektet dhe Kredot),vëll.1, fq. 22-23,Vërtetimi Nga Muḥammed Sejjid Xhejlānī, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Me‘arifeti” (Urtësia), Bejrūt, Liban.

12- Aḥmed Ibn ‘Alī Ibn Ḥaxher‘Asḳalānī, “Meṭālibu’l-‘Alījje bi Zeuāidi’l-Mesānidi’th-Themānijje”(Kërkesat e Larta në Dëmtimin e Zinxhirëve Tetësh), vëll. 16, fq. 123, Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Ibn Ḍḥāfir Ibn ‘Abdullāh Shehri, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-‘Āṣime” (Kryeqyteti)dhe“Dāru’l-Gauthi”(Poli i Madh).

13- Dijetari Shqiptar Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albāni,“Ṣaḥīḥu’s-Suneni’t-Tirmidhī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Sunneteve të Tirmidhīut), vëll. 2, fq. 53.

14- Dijetari Shqiptar Shejkh Shu‘ajb Arnauṭi, “Sunenu’t-Tirmidhī” (Sunnetet e Tirmidhīut), vëll. 6, fq. 337.

15- Aḥmed Shihābuddīn Buṣajrī, “Itḥafu’l-Hejereti’l-Mehereti bi Zeuāidi’l-Mesānidi’l-‘Ashere” (Kushtimi i Mirëbërësve dhe i të Aftëve në Shtimin e Zinxhirëve Dhjetësh), vëll. 9, fq. 279, Paraqitja Nga Shejkh Doktor Aḥmed Me‘abedi, Vërtetimi Nga ‘Ādil Ibn Se‘adi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Mishḳāti” (Drita), “Daru’l-Uaṭani” (Atdheu), (viti i botimit 1420 sipas mërgimit islam / viti 1998 gregorian), Botimi i Parë, Rijjāḍ,Mbretëria e ‘Arabisë Sa‘ūdite.

16- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 18, fq. 114, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejkh Shu‘ajb Arnauṭi,Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës);Ibn Ḥaxher Hejtemiu, “Sauāiḳu’l-Muḥriḳa ‘Alā Ehli’r-Rafḍi, ue’ḍ-Ḍalāliue’z-Zendeḳa” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, Të Shmangurit Dhe Të Pafetë), vëll. 2, fq. 428, Vërtetimi Nga ‘Abdurraḥmān Ibn ‘Abdullāh Turkīu Dhe KāmilMuḥammed Harrāti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti”(Instituti iDërgesës).



Burimi : Medya Şafak