Ājetullāh Kemāl Ḥajdari:Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Parë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Shk. 10, 2021, 2:58 a.m.

Përcjellja e përmendur, nuk është bërë asnjë çështje debati në aspektin e zinxhirit të përcjelljes në sytë e dijetarëve muslimanë.Siguria e zinxhirit të përcjelljes është shprehur hem nga ana e dijetarëve shī‘ītë hem nga ana e dijetarëve sunnitë. Ḥadīthi që po bëjmë fjalë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Shtëpisë), që e dinë dhe e kanë dëgjuar të tërë me veshë, i cili njihet në formën: “A nuk do që të jesh me mua, në vendin që Hārūni ishte me Mūsāin?!”

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.)të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me ndjenjat më të bukura, me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Çështja e programit tonë të kësaj mbrëmjeje do të jetë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Shtëpisë). Nga studiot e Keuther Tv të Ḳumit, ne e përshëndesim dhe në emrin tuaj Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”.I nderuar imzot le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje. A do të bëni sqarime plotësuese të diturive që paraqitët në programin e kaluar?! Pra bëhej fjalë për një dyshim që kishte të bënte me Sūren Insān. Në disa ḥadīthe të përcjellura nga Ibn ‘Abbāsi shihej se sūreja nuk ishte medīnase por mekkase. Si do ta zgjidhni këtë problem?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Para së gjithash lejomëni dhe njëherë që me qëllim që të mbarojmë çështjen e Sūres Insān, dua që të bëj me shenjë në dy çështje që gjenden në këtë sūre.

Çështja e parë është nëse kjo sūre është mekkase apo medīnase. Për një çast le të anashkalojmë dukurinë se një numër i lartë ājetesh që gjenden në këtë sūre kanë zbritur për Imām ‘Alīun dhe Ehli Bejtin (p.m.t.) dhe le të hetojmë vetëm nëse kjo sūre është mekkase apo medīnase.

Çështja e dytë është se nuk ka rëndësi nëse kjo sūre është mekkase apo medīnase. Vallë a nuk mund të gjendet një ājet medīnas në sūren mekkase dhe një ājet mekkas në sūren medīnase?! Tani nuk dua që të hyj në hollësitë e një çështjeje që mund të përftohen si pasojë e vërtetimit. Kjo çështje është e gërshetuar me dituritë e Ḳur’ānit Famëlartë. Ç’është e vërteta kur themi se sūreja është mekkase, a do të thotë se brenda saj nuk ka ājete që u përkasin epokës medīnase?! Citojmë se një gjë e tillë është e mundur. Domethënë ajo mund të jetë një sūre mekkase në çastet e fundit të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Shprehemi kështu sepse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në epokën e fundit të jetës së tij kishte shkuar në Mekkën e Nderuar për të kryer ḥaxhxhin. Kështu që zbritja e disa ājeteve dhe disa sūreve në këtë epokë është e mundur. Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj kundërshtimi. Unë nuk dua që të hyj në këtë çështje.

Kjo është çështja që dua të përcaktoj: “Le t’i lëmë mënjanë ājetet e lidhura me Imām ‘Alīun, Imām Ḥasānin, Imām Ḥusejnin dhe të nderuarën Fāṭime (p.m.t.). Kumtoj se është e debatuar nëse kjo sūre është mekkase apo medīnase. Ne kemi sqaruar se Shejkh Ibn Tejmijje kishte drejtuar një pretendim në formën: “Komentuesit e Ḳur’ānit Fisnik janë të njëzëri se kjo sūre është mekkase”. Sipas Ibn Tejmijjes nuk ka asnjë dijetar që thotë se kjo sūre është medīnase. Nga ana tjetër pretendimi se kjo sūre është mekkase mbështetet në Ibn ‘Abbāsin një dijetar të madh të bashkësisë muslimane. Ashtu siç e dini dhe ju mendimi i Ibn ‘Abbāsit ka një respektim të caktuar. Veçanërisht nëse marrim parasysh se ky i fundit është nxënësi i Emīru’l-Mu’minīnit ‘AlīIbn EbīṬālibit (p.m.t.), ky respektim shtohet dhe më shumë, madje mund të thuhet se ky mendim është marrë nga i nderuari ‘Alī (p.m.t.). Pra kemi të bëjmë me një pretendim të tillë, kurse tani do të hulumtojmë nëse ky pretendim është apo nuk është i vërtetë.

Unë nuk dua që të hyj në vërtetimin e kësaj çështjeje. Megjithatë tek ne janë të pranishme përcjelljet me zinxhir të vërtetë përcjelljeje, në të cilat Ibn ‘Abbāsi ka bërë të qartë se kjo sūre është medīnase. Si rrjedhojë ne iu kishim lajmëruar për veprën me titull: “‘Itḳān” (Udhërrëfyesi) e Imām Sujūṭit. Në veprën e tij të lartpërmendur ky i fundit pohon kështu: “Në veprën e tij me titull: “Nāsikh ue’l-Mensūkh” (Shfuqizuesi dhe i Shfuqizuari) Ebū Xhe‘afer Naḥḥāsi rrëfen si më poshtë: “Mua më tregoi Jemūti ... Ky i fundit përcolli nga Junūs Ibn Ḥabībi. Ky i fundit ka dëgjuar me veshë Ebū ‘Amr IbnE‘alānë të ketë thënë kështu:“Unë e pyeta Muxhāhidin për çështjen e mundësisë së ndarjes së ājeteve mekkase dhe medīnase nga njëra-tjetra”.

Ai më dha këtë përgjigjje: “Unë pyeta Ibn ‘Abbāsin për këtë çështje. Ai më ktheu përgjigjje: “Sūret En‘ām, ‘Ankebūt, Sebei... Që të tëra këto sūre janë mekkase... Kurse nga sūreja Muddeththir deri në fund të Ḳur’ānit janë medīnase”. (1)

Sipas kësaj Muxhāhidi përcjell nga Ibn ‘Abbāsi se duke filluar nga sūreja Muddeththir deri në fund të Ḳur’ānit Kerīm janë që të tëra medīnase. E parë në këtë aspekt një njeri mund të thotë të paktën këtë: “Pretendimi se Ibn ‘Abbāsi ka një mendim se sūreja Insān është mekkase nuk është i saktë”.

Më pas ai shton kështu: “Ebū Xhe‘afer Naḥḥāsi e ka shënuar kështu këtë rrëfim.Zinxhiri i përcjelljes së këtij rrëfimi është i sigurtë. Mbarë përcjellësit janë njerëz besnikë nga dijetarët e njohur‘arabë”. (2)

Sipas fragmentit të sipërcituar themi se hem zinxhiri i përcjelljes është i sigurtë hem përmbajtja e saj është e pranuar. Rishtas sipas fragmentit të mësipërm ne mund ta kuptojmë lehtësisht se Ibn ‘Abbāsi kishte mendimin se sūreja në fjalë ishte medīnase.

Prezantuesi: Programi i kësaj nate do të ndërtohet mbi njërën nga çështjet më të rëndësishme, ku Shejkh Ibn Tejmijje është mbështetur në kundërshtimin e virtyteve të Imām ‘Alīut (p.m.t.). Kjo dukuri famëkeqe përkthehet në mundimin e zbrazjes së brendisë dhe përmbajtjes së argumetit hyjnor të lajmëtarit, shtimin dhe veshjen e cilësive dhe virtyteve të të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) të të tjerëve, si dhe orvatjen e bërjes së përbashkët të këtyre virtyteve të të tjerëve. Cilat janë provat që dëshmojnë për këtë pretendimin tuaj?!

Imzot Kemāl Ḥajdari: Nëse do Allāhu i Lartësuar ne në këtë program dhe në programet pasardhëse, do të shqyrtojmë njërin nga ḥadīthet e derdhura nga gjuha e bekuar e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), si dhe që pranohet si njëri nga ḥadīthet më të rëndësishme. Ky ḥadīth i ka mbajtur të zënë dhe i ka munduar dijetarët muslimanë deri në ditët e sotme. E thënë ndryshe ky ḥadīth nuk është një rrëfim dytësor ose e dorës së dytë. Ky ḥadīth është në nivelin ose shkallën e Ḥadīthit Theḳalejn (Ḥadīthit të Dy Porosive të Rënda) dhe ḥadīthit: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe ky ‘Alīu është zotëriu i tij”. Sërish ky ḥadīth ka lidhje me postin e “imāmetit” (udhëheqjes) në mendimin islām dhe në ekuacionin e urtësive fetare.

Përcjellja e përmendur, nuk është bërë asnjë çështje debati në aspektin e zinxhirit të përcjelljes në sytë e dijetarëve muslimanë. Siguria e zinxhirit të përcjelljes është shprehur hem nga ana e dijetarëve shī‘ītë hem nga ana e dijetarëve sunnitë. Nuk ndryshon asgjë nëse ky njeri ka përvetësuar apo nuk ka përvetësuar një botëkuptim fetar emeuist. Shprehemi kështu sepse ne kemi bërë të ditur se ne nuk kemi mundësi që ta mbledhim të tërë Ehli Sunnetin nën të njëjtën çati. Ne duhet të dimë të bëjmë dallimin mes botëkuptimit fetar emeuist dhe botëkuptimit fetar të përfaqësuar në përgjithësi nga ana e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Xhemā‘atit.

Ḥadīthi që po bëjmë fjalë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Shtëpisë), që e dinë dhe e kanë dëgjuar të tërë me veshë, i cili njihet në formën: “A nuk do që të jesh me mua, në vendin që Hārūni ishte me Mūsāin?!” Si Ḥadīthi Theḳalejn (Ḥadīthi i Dy Porosive të Rënda) dhe Ḥadīthi i Uelājjetit (Ḥadīthi i Kujdestarisë)... Përsëri dhe ājetet janë të këtij lloji. Ashtu siç e dini disa ājete të Ḳur’ānit të Shenjtë përkujtohen me disa emra, si ājeti i “iṭā‘atit” (bindjes), ājeti i “uelājjetit” (kujdestarisë), ājeti i “iblāgut” (përcjelljes)... Tani për tani unë nuk dua që të hyj në këtë çështje si histori. Me qëllimin e mundësisë së shikimit të lojërave të luajtura nga ana e botëkuptimit fetar emeuist në skenën historike, ne bashkë me ju duam që të shtjellojmë udhëtimet dhe lëvizjet e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Kjo është një çështje e qartë dhe ka llogari të veçanta. Ndjekësit tanë të nderuar duhet ta dini se ky ḥaxhxh i të dërguarit tonë është emërtuar si “Ḥaxhxhetu’l-Uedāi” (Ḥaxhxhi i Lamtumirës). Duam t’iu njoftojmë se Ḥaxhxhi i Lamtumirës në veprat e vjetra dhe në burimet që nuk janë ndryshuar nga ana e botëkuptimit fetar emeuist ceket si “Ḥaxhxhetu’l-Belāgi” (Ḥaxhxhi i Lajmërimit, Përcjelljes). Për hir të vërtetës ky emërtim kalon dhe si “Ḥaxhxhetu’l-Uedāi ue’l-Belāgi” (Ḥaxhxhi i Lamtumirës dhe i Përcjelljes). Por nëse këtij ḥaxhxhi, do t’iu thuhet ḥaxhxhi i përcjelljes, atëherë do të bëhet fjalë për një shenjë. Vallë çfarë ka dashur që të përcjellë i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) në këtë ḥaxhxh?!

Tani le t’iu tërheqim vëmendjen në një lojë tjetër. Kur Mu‘āuiije Ibn Ebī Sufjānit iu dorëzua “khilāfeti” (prijësia) dhe vitit kur ai u bë “khalīfe” (prijës) u quajt “viti i xhemā‘atit” (i bashkimit) dhe duke u thënë: “Dora e Allāhut të Lavdëruar është me dorën e xhemā‘atit) është përpjekur që të krijohet një përshtypje pozitive. Sepse bijtë e Umejjes donin që të krijonin përshtypjen sikur kishte një ndarje, një risi përpara këtij viti. Me fjalë të tjera është kërkuar që të krijohet imazhi, sikur vitet kur Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi ishte në krye ishin vitet e ndarjes. Kurse viti kur imāmi i shoqërisë së tërbuar dhe të zemëruar kaloi në krye qenka bërë viti i bashkimit! Sidoqoftë ne do t’i studiojmë këto çështje në vendet e tyre të veçanta. Kjo është arsyeja se unë nuk do t’i zgjas sqarimet rreth zinxhirit të përcjelljes së këtij ḥadīthi.

Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī”(Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut) e Imām Bukhārīut. Përcjellja është si vijon: “Kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) doli në Luftën e Tebūkut ai la të nderuarin ‘Alī në vendin e tij. Kur i nderuari ‘Alī e pyeti për këtë duke i thënë: “A po më lë mua në mesin e grave dhe fëmijëve?!”, i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) i dha këtë përgjigjje: “A nuk je i kënaqur që vendi yt ndaj meje, të jetë si vendi i Hārūnit ndaj atij të Mūsāit?! Vetëm se nuk ka të dërguar tjetër pas meje”. (3)

Kjo pjesë, është argumenti i parë hyjnor që preket në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī”(Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut) e Imām Bukhārīut.

Argumenti i dytë hyjnor zë vend në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi”(Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit) e Imām Muslimit. Përcjellja është kështu: “Nga Āmiri, nga Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi, sipas asaj që është përcjellur nga i ati i tij, ai ka thënë kështu: “I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) i ka thënë kështu Imām ‘Alīut (p.m.t.): “Vendi yt në krahasim me mua, është si vendi i Hārūnit ndaj atij të Mūsāit?! Vetëm se nuk ka të dërguar tjetër pas meje”.

Se‘īdi tha: “Lidhur me këtë desha që ta dëgjoja vetë nga goja e Se‘adit dhe duke u takuar me Se‘adin ia tregova atij se çfarë më kishte rrëfyer Āmiri”.

Sea‘di më tha: “Unë e dëgjova këtë”.

Unë e pyeta: “A e dëgjove atë me veshët e tu?!” Ndërsa ai duke vënë dy gishtërinjtë e tij në veshët e tij ma ktheu: “Po! M’u shurdhofshin këta (dy veshë)!” (4)

Unë jam i mendimit se çështja është e qartë. Në shtesë sipas tyre Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi është njëri nga “‘asheretu’l-mubeshshere” (dhjetë bashkëkohësit e përgëzuar me Xhennet).

Shtojmë se nuk ka asnjë shqetësim në zinxhirin e përcjelljes së ḥadīthit. Për këtë arsye ne nuk shohim se Shejkh Ibn Tejmijje të ketë hyrë në një debat për sa i përket zinxhirit të përcjelljes së ḥadīthit. Ne i kemi mësuar tanimë kundërshtimet e tij të llojit: “Ky është një ḥadīth i shpikur”, “ky është një ḥadīth i dobët”, “ky ḥadīth nuk është përcjellë në burimet kryesore të ḥadīthit”, “ky ḥadīth ka një përcjellës të dobët dhe shqetësues”, lidhur me ḥadīthet e mëparshme. Si rrjedhojë kjo gjendje shpalos se ḥadīthi, është njëri nga ḥadīthet në të cilët nuk ka asnjë lloj debati në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes së tij.

Shejkh Ibn Tejmijje vë në dukje vlerësimet e tij qotuese në pikën e tekstit dhe përmbajtjes rreth ḥadīthit. Por përpara kësaj ne duam që të cekim zbatimet e Shejkh Ibn Tejmijjes që kanë të bëjnë me tekstin e ḥadīthit dhe ju lutemi ndjekësve tanë të nderuar që të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre sqarimeve të mia. Tani në çështjen që do të bëj të ditur, me keqardhje të madhe po iu pohoj se si pasojë e ngatërrimit dhe gabimit, vëmë re se janë gabuar rëndë shumë njerëz hem nga Ehli Sunneti hem nga Ehli Shī‘ītët. Madje në këtë çështje shikojmë se janë gabuar rëndë, një numër i madh fytyrash që dalin në ekranet e stacioneve televizive ose në adresat e faqeve të internetit dhe kryejnë vlerësime.

Miqtë e mi të nderuar ky ḥadīth ka dalë nga goja e bekuar e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), është i pashkëputur dhe zotëron një pashkëputshmëri fjalësh. Kjo nënkupton se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk na i ka përcjellë si kuptim këto fjalë. E thënë ndryshe nuk bëhet fjalë për një nënkuptim në fjalët e ḥadīthit.

Ajo që dua të them është se gjenden dy çështje që dua t’iu vë në dijeni në këtë parathënie.

Pikë së pari, vallë a i jep ky ḥadīth një vend të veçantë dhe epërsi të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) që e ndajnë nga bashkëkohësit e tjerë?!

Prezantuesi: Pyetja është shumë e bukur.

Imzot Kemāl Ḥajdari: Në këtë çast le ta anashkalojmë dëshminë se me këtë ḥadīth i nderuari ‘Alī (p.m.t.) duhet të ishte “khalīfe” (prijës) pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Në fakt ne nuk duam që të hyjmë në debatin nëse ḥadīthi i lartpërmendur dëshmon apo nuk dëshmon në çështjen e “khilāfetit” (prijësisë).

Pyetja jonë ka të bëjë me dukurinë nëse ḥadīthi i sipërcituar, dëshmon ose nuk dëshmon në një cilësi apo veçori, që e dallojnë të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) nga bashkëkohësit e tjerë?! Vallë a nuk dëshmojnë për një privilegj dhe lëvdatë fjalët e prijësit të dytë ‘Umerit të shprehura në formën: “Më i dituri ynë në fushën e leximit (të Ḳur’ānit) është Ubejji dhe më i dituri ynë në pikën e dhënies së gjykimit është ‘Alīu”, të cilat kalojnë në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī”(Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut) e Imām Bukhārīut. Me fjalë të tjera a nuk i ka dhënë i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) me këtë urdhër Imām ‘Alīut (p.m.t.), një cilësi dhe virtyt që e dallojnë nga bashkëkohësit e tjerë?!

Pika e dytë, a mund të tregohet ḥadīthi i mësipërm si një dëshmi se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është prijësi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?! Kini kujdes! Ju jeni njerëz të diturisë, njohurisë, shkencës dhe kujdesit. Mos i ngatërroni çështjen e parë me çështjen e dytë me njëra-tjetrën. Sepse disa pandehin se ḥadīthi në fjalë me mohimin e dëshmisë së prijësisë së të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) ka mohuar dhe përmasën e parë. Në përgjithësi ndjekësve tanë të nderuar, kurse në veçanti njerëzve të diturisë dhe vërtetimit dua t’u them se se çështja e dytë, është një çështje debati mes Ehli Sunnetit dhe Ehli Shī‘ītëve. Teksa Ehli Shī‘ītët e quajnë se ky ḥadīth është një dëshmi se Imām ‘Alīu (p.m.t.), është prijësi i drejtpërdrejtë pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), kurse Ehli Sunneti në përgjithësi shprehet se ky ḥadīth nuk bart ndonjë provë drejtuar prijësisë. Shī‘ītët thonë se “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Shtëpisë) dëshmon për prijësinë e pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ndërsa sunnitët i dalin kundër këtij pretendimi. Kjo është një çështje e veçantë, në të cilën nuk duam që të hyjmë tani për tani.

Duke u mbështetur në të dhënat e lartpërmendura, themi se mes Ehli Sunnetit dhe Ehli Shī‘ītëve gjendet një mosmarrëveshje, në pikën nëse ky argument hyjnor dëshmon apo nuk dëshmon për prijësinë e Imām ‘Alīut (p.m.t.) pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Kurse çështja tjetër nuk ka një përmasë të tillë. Këtu Ehli Sunneti debaton vetveten. Domethënë teksa një pjesë e tyre janë të mendimit se ky ḥadīth dëshmon për një cilësi, virtyt dhe privilegj të madh (pjesa e mbetur e bashkëkohësve nuk e zotërojnë një privilegj të tillë), ndërsa të tjerët janë të mendimit se ky ḥadīth nuk dëshmon për një virtyt që i përket Imām ‘Alīut (p.m.t.). Pala e parë e pranon se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk i ka thënë këto fjalë për asnjë bashkëkohës. Sipas tyre megjithëse ky ḥadīth nuk dëshmon për prijësinë e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.), rishtas është një dëshmi se ai zotëron një virtyt dhe privilegj të madh. Kurse pala e dytë mundohet që t’i mohojë që të dyja çështjet.

Ne në këtë program dhe në programin vijues, ne do të orvatemi që të hetojmë nëse në këtë ngjarje ka apo nuk ka ndonjë virtyt të veçantë që i përket të nderuarit ‘Alī (p.m.t.), që e dallon këtë të fundit nga bashkëkohësit e tjerë?! Në këtë çast mund të vijë një kundërshtim në formën: “Cila është dobia e kësaj çështjeje?!” Ne këtij kundërshtimi i kishim dhënë këtë përgjigjje në programin e shkuar: “Nëse këto virtyte do të mblidheshin në një njeri, atëherë tek ai njeri do të duken në mënyrë të prerë se është më meritues, i mjaftueshëm, fuqiplotë dhe më me përparësi në prijësinë pas të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.)”.

Prezantuesi: Argument hyjnor mbi argumentin hyjnor...

Imzot Kemāl Ḥajdari: Domethënë mbledhja e dëshmive, provave dhe mbledhja e gjasave. E thënë ndryshe le të shprehemi se argumenti i parë hyjnor dëshmon 50 % dhe se argumenti i dytë hyjnor 10 %. Dijetarët e mëdhenj për këtë përdorin thënien: “muṭābe‘āt dhe ṣiḥḥat” (bindje e ndërsjelltë dhe shëndet). Pra kur shikohet në zinxhirin e një ḥadīthi, ai i vetëm mund të mos dëshmojë në shëndetin e tij. Mirëpo nëse këtij ḥadīthi do t’i shtohen zinxhirë të tjerë përcjelljeje këta do të mbështesin njëri-tjetrin dhe kështu që do të asgjësohen disa dobësi në këta ḥadīthe. Ne duam që ta përdorim këtë në tekstin dhe dëshminë.

Çështja jonë nuk është nëse ky argument hyjnor dëshmon apo nuk dëshmon për prijësinë pas të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Po lejomëni që t’iu shpreh këtë se nesër të mos dalë dikush në ekranet e stacioneve televizive ose në adresat e faqeve të internetit dhe të mos thotë: “Imzot Ḥajdari thotë se ky ḥadīth dëshmon për prijësinë por nuk e sqaron se si e dëshmon”. Unë do të përpiqem vetëm që të vë në pah nëse kjo çështje është një virtyt i veçantë apo është një virtyt i përgjithshëm të cilin e zotërojnë dhe bashkëkohësit e tjerë.

Miqtë e mi të nderuar, lërmëni t’iu them se janë të pranishme dy qasje në kornizën e kësaj çështjeje.

Qasjen e parë e zotërojnë Ibn Tejmijje dhe vartësit e tij. Brenda kësaj qasjeje gjenden uehhābistët dhe disa të tjerë që qëndrojnë jashtë tyre.

Shumë mirë por si i afrohet Shejkh Ibn Tejmijje kësaj ngjarjeje?! Miqtë e mi të nderuar, ai mundohet që të zbatojë në mënyrë të kujdesshme strategjinë përpara tij dhe në këtë ngjarje. Sepse ai e di  shumë mirë se ky ḥadīth zotëron një rëndësi qendrore në çështjen e “imāmetit” (udhëheqjes). Ai me sa fuqi që ka dhe me mbarë fuqinë e tij intelektuale dhe shkencore, orvatet që ta rrëzojë këtë ḥadīth si qenie kriter dhe normë, jo në pikëpamjen e zinxhirit të përcjelljes por në pikëpamjen e brendësisë dhe përmbajtjes.

Hapat që ai ka zbatuar janë si më poshtë: “Në hapin e parë ai mundohet që të zbrazë përmbajtjen e ḥadīthit. Ai e komenton ḥadīthin në atë mënyrë, sa ai orvatet që në mendjen e lexuesit të krijojë një përshtypje se përcjellja është më afër poshtërimit dhe turpërimit se sa rrëfimit dhe lëvdimit. Ai përpiqet që të paraqisë një mori dëshmitarësh në këtë drejtim. Njëri nga dëshmitarët që ai ka paraqitur është si vijon: “Kur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e la të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në vendin e tij ky i fundit qau. Nëse kjo do të ishte një lëvdatë, atëherë i nderuari ‘Alī (p.m.t.) duhet të gëzohej në vend që të qante. Pra kjo gjendje të bën të ndjesh se në këtë ḥadīth ai ka një mangësi!”. Më pas ai hyn në shumë hollësi nga kjo nuancë. Ne do t’iu lajmërojmë për të tëra këto. Për hir të vërtetës ai nuk bën hapur të ditur se kjo është një mangësi dhe e metë. Por me mjedisin e përgjithshëm që  ai do të ilustrojë ai mundohet që të bëjë të qartë se ky ḥadīth është më afër poshtërimit dhe turpërimit se sa lëvdimit.

Kurse në hapin e dytë që ka përdorur ai citon kështu: “Ejani dhe le të pranojmë se ky është një virtyt dhe lëvdatë. Megjithatë ky ḥadīth nuk dëshmon se ai është më i virtytshëm se të tjerët ose ai është i barabartë me të tjerët. Përkundrazi ky ḥadīth dëshmon se Imām ‘Alīu është më i dobët se të tjerët!”

Tregohuni të kujdesshëm. Hapi i dytë duhet të ndahet nga hapi i tretë. Sepse të tjerët nuk shprehen se janë më të mirë dhe më të lartë se ai, prandaj ai orvatet që të thotë: “Imām ‘Alīu është më i dobët se të tjerët!” Sërish vjen erë poshtërimi. Një njeri mund të citojë: “Ai kishte dashuri për të, kështu që dhe dashuria mund të të bëjë të verbër dhe të shurdhër!” Për hir të Allāhut të Lavdëruar nëse një njeri përdor thënien: “më i dobët” atëherë pyesim: “Çfarë shpreh kjo thënie lëvdim apo poshtërim?! Sigurisht se përcakton poshtërim.

Ai kumton kështu: “Epo mirë dhe sikur le ta marrim si të mirëqenë se Imām ‘Alīut (p.m.t.) i përket një virtyt. Ky virtyt është një virtyt i shkallës së nëntë apo të dhjetë dhe është më i ulët se virtytet e tjera”.

Shikoni se çfarë bën ai në hapin e tretë, strategjia e tij është mjaft e fuqishme dhe e qëndrueshme. Ai pohon si më poshtë: “Epo mirë ejani dhe le ta pranojmë se i nderuari ‘Alī ka një virtyt. Por Ebū Bekri dhe ‘Umeri kanë virtyte më të larta se ky”. Pra e njëjta strategji që kemi nënvizuar në programin e mëparshëm, e cila përkthehet se ai nuk i njeh asnjë privilegj të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Ai mundohet që të mbyllë të tëra shtigjet dhe udhët e privilegjeve që do të parakalojnë përpara çdo lloj bashkëkohësi.

Prezantuesi: Vallë përse ai nxjerr vazhdimisht në plan të parë prijësin e parë dhe të dytë?!

Imzot Kemāl Ḥajdari: Epo duhet të vërtetohet përparësia e prijësisë se prijësit të parë dhe të dytë ndaj Imām ‘Alīut (p.m.t.). Pra ai mundohet që të thotë këtë: “Arsyeja e parakalimit në prijësi e prijësit të parë dhe të dytë, buron nga fakti se ata janë më meritues në këtë post, janë më të virtytshëm, më të ditur dhe më të guximshëm”. Domethënë dy prijësit e parë janë më të afërt ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Pra e njëjta dëshmi që kemi lexuar nga vepra me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (MënyraeSunnetit) e Ibn Tejmijjes që kemi lexuar në programin e paraardhës. Kur themi prijësi i të dërguarit ne kemi për qëllim njeriun që i ngjan më shumë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në gjirin e njerëzve. Sipas kësaj ai duke i treguar si më të ditur dy prijësit e parë, ai orvatet që të thotë ata të dy janë më afër të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)...

Pra ai pretendon se si dëshminë e vërtetësisë së çështjes gjënë që duhet të jetë.

Këto janë tri hapat që Shejkh Ibn Tejmijje ka zbatuar me qëllim që të arrijë në “zbrazjen e brendësisë së ḥadīthit”. Unë po iu bëj zë miqve të nderuar kundrejt drejtimit të Ibn Tejmijjes, Ibn Abduluehhābit dhe emeusitëve bashkëkohorë. Miq të nderuar kur shikoni këta fytyra që dalin në ekranet e stacioneve televizive, mjeshtrit që luajnë me laps në adresat e internetit, atëherë do të vini re ata nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se përsërisin si papagaj fjalët e Ibn Tejmijjes.

Prezantuesi: Kjo sjellje është nënçmim dhe përçmim i dijetarëve të Ehli Sunnetit. Ata lëvizin sikur të kenë hipur në një anije dhe në këtë anije nuk ka dijetar tjetër përveç Ibn Tejmijjes.

Imzot Kemāl Ḥajdari: Tani le të kalojmë në drejtimin e dytë. Këta rrëfejnë kështu: “Ne e pranojmë se ky është një ḥadīth i vërtetë. Megjithatë ky ḥadīth nuk është dëshmi se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është prijësi i të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ne nuk mund ta pranojmë një pretendim të tillë. Nga ana tjetër ne largohemi dhe nga ai njeri që orvatet të mohojë se ky është një cilësi dhe virtyt i madh që i përket Imām ‘Alīut (p.m.t.)”.

Një dijetar që është i këtij mendimi është autori i komentimit me titull: “Rūḥu’l-Me‘anī” (Shpirti i Kuptimeve) e ‘Alāme ‘Ālūsī. Ky i fundit në veprën e tij citon si më poshtë: “Po, në këtë është e pranishme një dëshmi, që nuk mund të fshihet rreth shumicës së virtyteve të ‘Alīut (Allāhu e nderoftë fytyrën e tij)”. (5)

Shkrimtari si fillim përmend rrëfimin.Më tej ai këmbëngul se përcjellja e lartpërmendur nuk dëshmon në prijësinë e Imām ‘Alīut (p.m.t.). Ai përdor thënien: “teprica e virtytit” në vend të thënies: “virtyti i të nderuarit ‘Alī (p.m.t.)”.Pra në ḥadīthin e sipërcituar është shfaqur një veçori e madhe. Ja pra kjo është pika që na duket e çuditshme. Ai sqaron se ky virtyt është i qartë si drita e Diellit. Pavarësisht kësaj këtë nuk mund ta shikojë njeriu i cili ka sëmundje në zemrën e tij.

Në dritën e këtyre sqarimeve mendoj se ndjekësit tanë të nderuar e kanë kuptuar tanimë se janë dy çështje që kanë tëbëjnë me hadīthin e mësipërm.

Çështja e parë është nëse ḥadīthi në fjalë dëshmon apo nuk dëshmon për prijësinë. Kjo çështje përbën thelbin e debatit në mesin e Ehli Sunnetit dhe Ehli Shī’ītëve. Megjithatë ne nuk duam që të hyjmë në këtë debat.

Çështja e dytë është nëse ky ḥadīth dhe argument hyjnor dëshmon ose nuk dëshmon për një virtyt dhe veçori të madhe që e dallon të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) nga bashkëkohësit e tjerë.

Shejkh Ibn Tejmijje dhe vartësit e tij e pranojnë se në këtë ḥadīth nuk gjendet asnjë lloj virtyti. Ndërsa qasja e shumicës së dijetarëve muslimanë është në drejtimin se ky ḥadīth bart një virtyt të madh për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.).

Prezantuesi: Pyetja që duhet të ngrejmë është kjo: “Vallë a ka fakte dhe prova që dëshmojnë në çështjet që keni bërë të qartë në kornizën e vlerësimeve lidhur me këtë ḥadīth të Ibn Tejmijjes?!”

Imzot Kemāl Ḥajdari: Ne i kemi sqaruar hapat e përdorura të Shejkh Ibn Tejmijjes për të cilat iu kemi lajmëruar në lidhje me këtë ḥadīth. Shumë mirë por cilat janë provat tona për sa i përket tri hapave të përdorura me synimin e asgjësimit të një virtyti të lartë për Imām ‘Alīun (p.m.t.) në këtë hadīth?!

Hapi i parë. Ne kemi treguar për veprën e tij të zbrazjes së brendisë së ḥadīthit dhe se ndan mendimin se kuptimi i këtij ḥadīthi bart më shumë poshtërim se lëvdim. Unë do të përpiqem që të shpalos disa fakte lidhur me këtë.

Prova e parë. Ai pohon kështu: “Kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e la atë pas në Medīnën e Ndriçuar aiqau.Kjo tregon se nëse në këtë lënie pas do të kishte patur një virtyt dhe veçori, atëherë ai në vend të qarjes, duhet ta falenderonte të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) dhe duhej të gëzohej”. Ai në veprën e tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) shkruan si më poshtë:“Kjo është arsyeja se kur i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) u nis për në luftë i nderuari ‘Alī (p.m.t.) i shtroi pyetjen: “A po më lë mua pas bashkë me gratë dhe fëmijtë?!” (6)

Kurse në një vepër tjetër të tij (në atë me titull: “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve) ai shprehet si vijon: “Dihet se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) më parë ka lënë dhe të tjerë në vendin e tij, sepse dhe ata ishin të denjë për këtë vend. Si rrjedhojë kjo nuk ishte nga virtytet e tij... Nëse kjo lënia e prijësit do të kishte kuptimin e qenies më të virtytshëm se të tjerët, atëherë ai duhet të mos qante me veten, duke qenë se ky kuptim nuk do t’i qëndronte i fshehur”. (7)

Pra nëse kjo lënie pas do të kishte qenë një veçori dalluese për Imām ‘Alīun (p.m.t.) ai duhej të gëzohej. Mirëpo ne vëmë re se kur i dërguari i Allāhut (p.m.t.) u nis për luftë ai qau. Si rrjedhojë kjo lënie pas nuk është një virtyt por një poshtërim. Ja pra ky është dëshmitari i parë i hapit të parë.

Dëshmitari i dytë. Ju lutemi kini kujdes ndaj thënieve, sepse në këto thënie gjendet një shpoti e drejtpërdrejtë dhe akuzim. Ai në një fragment tjetër të veprsë së tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) përshkruan si më poshtë: “Kur mbretërit dhe komandantët nisen  për një luftë, ata marrin me vete njerëzit nga cilët kanë dobi, u kushtojnë rëndësi dhe u tregojnërespekt. Këta njerëz që marrin me vete bëhen ndihmësit e tyre. Mbretërit këshillohen me këta njerëz dhe përfitojnë nga gjuhët dhe shpatat e tyre”. (8)

E thënë ndryshe ai mundohet të thotë se mbretërit nuk marrin me vete njerëz të kotë dhe të pavlerë, por njerëz të dobishëm dhe nga të cilët përfitojnë.

Në dritën e sqarimeve të fragmentit të lartpërmendur ne pyesim pyetjen tonë: “A u nis apo nuk u nis i nderuari ‘Alī (p.m.t.) për në luftë bashkë me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)?!” Duke qenë se nuk është nisur Allāhu i Madhëruar na ruajttë, i bie që të jetë një njeri mendimi, gjuha dhe shpata e të cilit nuk kanë dobi!

Për hir të Allāhut të Lartësuar... Lërmëni t’ua përkufizoj me fjalë të tjera: “Nëse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) do të kishte lënë pas ‘Umerin dhe nëse do t’i kishte thënë atij: “A nuk je i kënaqur që vendi yt ndaj meje, të jetë si vendi i Hārūnit ndaj atij të Mūsāit?!” dhe ne të kishim paraqitur këtë rrëfim si një dëshmi lidhur me përcjellësin e këtij ḥadīthi, duke cituar se ai është një njeri mendimi dhe gjuha e të cilit nuk kanë vlerë... Vallë a do të na kundërshtonit apo nuk do të na kundërshtonit duke kumtuar: “A nuk janë këto thëniet tuaja një mosrespektim dhe sharje drejtuar bashkëkohësve?!” Domethënë nëse ne do t’i kishim shprehur këto thënie në lidhje me prijësin e parë dhe të dytë... Pra nëse ne do të kishim thënë se këta përcjellës janë njerëz me identitet dhe personalitet të dyshimtë. Vallë a do të kishit mundur të thonit se kjo është një lëvdatë për Ebū Bekrin dhe ‘Umerin?! Pohoj me bindje të plotë se ju do të na ishit kundërvënë duke thënë: “Ju po i poshtëroni Ebū Bekrin dhe ‘Umerin”. Por kur bëhet fjalë për Imām ‘Alīun (p.m.t.) ju pyesni se ku është poshtërimi?!

Por ka dhe më. Shikoni se çfarë thotë ky njeri. Unë gjatë jetës sime me mbarë lexuesit dhe në gjirin e shkrimeve që u përkasin dijetarëve muslimanë nuk kam hasur në asnjë fjali të tillë. Madje as në mesin e atyre që ushqejnë armiqësi dhe urrejtje ndaj Imām ‘Alīut (p.m.t.), unë nuk kam parë asnjë njeri më të mllefosur dhe të zemëruar ndaj Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit të tij (p.m.t.) se   Ibn Tejmijje.

Shikoni se çfarë thotë: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e kishte lënë atë në vende ku nuk kishte nevojë për “sa’j” dhe “ixhtihād”.Fjala e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) bart kuptimin e sqarimit se kjo lënie pas nuk është një mangësi dhe e metë”. (9)

Ashtu siç shihet kjo lënie pas nuk është një mangësi. Kjo nënkupton se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) me këtë fjalë ka dashur që të sqarojë se lënia pas nuk buron nga mangësia dhe e meta. Si rrjedhojë as që bëhet fjalë që ky të jetë një sqarim se ky është një virtyt që i përket Imām ‘Alīut (p.m.t.)!

Ju lutemi kini kujdes ndaj thënieve, sepse ka një dallim të madh mes thënies: “ti nuk je gënjeshtar” dhe “ti je një njeri besnik”. Kur themi: “ti nuk je një gënjeshtar”, ne duam që të asgjësojmë një gabim dhe një faj nga ai njeri. Por kur themi: “ti je një njeri besnik”, ne i veshim një virtyt atij njeriu. Ja pra ky është dhe prova e dytë. Tani drejtojmë pyetjen: “Vallë a janë këto thënie më afër lëvdimit apo poshtërimit!?!

Prova e tretë janë këto fjalët e Shejkh Ibn Tejmijjes: “Për sa i përket thënies së të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.): “A nuk je i kënaqur që vendi yt ndaj meje, të jetë si vendi i Hārūnit ndaj atij të Mūsāit?!” kur u nis për në Luftën e Tebūkut dhe kur la të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në Medīnë, është thënë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e la të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në vendin e tij si pasojë e ushqimit të urrejtjes ndaj tij. Në gjirin e atyre të cilët i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) i kishte lënë pas në vendin e tij në luftrat e tjera në Medīnë kishte besimtarë të fuqishëm. Por për sa i përket Luftës së Tebūkut ai nuk i dha leje askujt. Kështu që në Medīnë nuk mbeti askush tjetër pas përveç njerëzve të mangët (të arsyetuar) dhe kryengritës.” (10)

Thëniet që ceken në formën: “...është thënë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e la të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në vendin e tij si pasojë e ushqimit të urrejtjes ndaj tij...” në fragmentin e lartpërmendur janë fjalët e dyfytyrëshve. Pra Ibn Tejmijje përcjell fjalët e dyfytyrëshve. Arsyeja e përcjelljes së këtyre fjalëve nuk ështe hedhja poshtë e këtyre fjalëve të dyfytyrëshve. Pra ai orvatet të thotë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e donte pranë të nderuarin ‘Alī (p.m.t.). Sikur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) të mos i kishte thënë aspak ḥadīthet: “Ai i cili përbuz ‘Alīunmë ka përbuzur dhe mua” dhe “O ‘Alī ty të përbuz vetëm dyfytyrëshi”.

Fjalia e fundit e fragmentit të sipërcituar është ndërtuar mbi fjalë që shprehin kufizime-limitime. Pra ata të vetmit njerëz të cilët mbetën pas në këtë luftë, ishin njerëz të arsyetuar siç ishin gratë dhe fëmijtë ose kryengritësit. Tani ngrejmë pyetjen: “Ku zë vend Imām ‘Aliīu (p.m.t.)?!”

Prezantuesi: Ai zë vend bashkë me kryengritësit...

Imzot Kemāl Ḥajdari: Unë nuk di se ç’të them përballë këtyre thënieve dhe si t’i vlerësoj këto fjali. Pavarësisht këtyre vëllezërit tanë që krijojnë lidhje me programin pyesin: “Vallë ku e poshtëron Ibn Tejmijje ‘Alīun?!” Ata shtrojnë pyetjen: “Ku kalojnë thëniet se ai ushqen armiqësi dhe urrejtje ndaj Imām ‘Alīut (p.m.t.)?!” Nëse dhe fragmenti i mësipërm nuk përmban thënie të cilat dëshmojnë përbuzje, armiqësi dhe urrejtje ndaj Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.), mllef, zemëratë si dhe sharje atëherë thuani ç’të doni. Nëse thëniet në fjalë nuk dëshmojnë për zemëratën atëherë për çfarë dëshmojnë tjetër?!

Miqtë e mi të nderuar, ashtu siç e vumë re hapi i parë është përafrimi i këtij ḥadīthi më shumë poshtërimit se lëvdimit.

Hapi i dytë është bërja ortakë e të tjerëve. Ai citon kështu: “‘Alīu (p.m.t.) nuk është njeriu i parë që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e kishte lënë si prijës ne vendin e tij! Ai kishte lënë dhe njerëz të tjerë përveç ‘Alīut në Medīnë. Lënia e tyre pas në vendin e tij ishte me e fuqishme se ajo e ‘Alīut (p.m.t.)!”

Prezantuesi: Cila është dëshmia e kësaj?!

Imzot Kemāl Ḥajdari: Lejomëni t’iu lajmërojmë për dëshminë. Në veprën e tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) Ibn Tejmijje kumton si më poshtë: “Dihet se kur i nderuariidërguar i Allāhut(p.q.m.t.)dilte nga Medīna, ai linte patjetër një njeri në vendin e tij. Lënia e tij e Imām ‘Alīut (p.m.t.) nëvendin e tij, ështëmë e dobët se veprimet e lënieve të të tjerëve në vendin etij”. (11)

Kurse arsyetimin e tij e sqaron si vijon: “Sepse në Medīnënuk mbeti askush tjetër pas përveç dyfytyrëshve, grave dhe fëmijëve. Mirëpo në rastet e tjera të lënies pas ishte e pranishme një bashkësi besimtarësh. Ndërsa qenia “emīr” (prijës) e një njeriu brenda një bashkësie në të cilën gjenden besimtarët është më e virtytshme, nga qenia “emīr” (prijës) e një bashkësie të përbërë vetëm nga dyfytyrëshit, gratë dhe fëmijtë”.

Prezantuesi: Kundërshtimi i kësaj dëshmie është i mundur.

Imzot Kemāl Ḥajdari: Sigurisht se mund të kundërshtohet plotësisht. Unë po përpiqem që të sqaroj mënyrën e mendimit të këtij njeriu dhe nuk është se po merrem me kundërshtimin e dëshmisë. Pra unë po mundohem që të vë në dukje udhën e tij të punimit të mohimit dhe të gjërave të qarta.

Kurse për hapin e tretë do të mjaftohem vetëm me njoftimin e tij. Ai pohon kështu: “Ju në rrëfim thoni se ‘Alīu i shëmbëllen Hārūnit. Megjithatë Hārūni nuk është njëri nga “ūlū’l-aḍḥmi” (pesë të dërguarit më të mëdhenj). Mirëpo në duart tona gjenden ḥadīthe që preken në veprën me titull: Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe atë me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Muslimit) e Imām Muslimit, të cilat tregojnë se Ebū Bekri u shëmbëllen të nderuarit Ibrāhīm (p.m.t.) të nderuarit ‘Īsāit (p.m.t.) dhe se ‘Umeri u shëmbëllen të nderuarit Nūḥ (p.m.t.) dhe të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Që të tërë i nderuari Ibrāhīm (p.m.t.), i nderuari ‘Īsā (p.m.t.), i nderuari Nūḥ (p.m.t.) dhe i nderuari Mūsā (p.m.t.) janë nga “ūlū’l-aḍḥmi” (pesë të dërguarit më të mëdhenj). Kurse i nderuar Hārūn (p.m.t.) nuk është njëri nga “ūlū’l-aḍḥmi” (pesë të dërguarit më të mëdhenj).

Ai i ka vënë në zbatim tri hapat e parë në këtë ḥadīth. Hollësinë e kësaj çështjeje po e lëmë në programin vijues.

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ibrāhīmin nga ‘Arabia Sa‘ūdite. Urdhëroni.

 

Ibrāhīmi:Paqja qoftë mbi ju. Ejani dhe le t’i drejtohemi Librit të Allāhut dhe sunnetit të të dërguarit të Tij. Le të jetë provë dhe “ixhmā‘aja” (njëzëshmëria, pajtimi). Ajo që kërkoj nga ju është të sqaroni se në cilën çështje është provë “ixhmā‘aja”. Kjo është çështja e parë. Ndërsa çështja e dytë është se unë besoj se “ixhmā‘aja” është zbatuar në çështjen e prijësisë së Ebū Bekrit. Çështja e tretë kështu beson dhe 95 % e muslimanëve... Pyetja ime është kjo: “Ju dje thatë se “ixhmā‘aja” është provë. Shumë mirë por mbi çfarë duhet të arrijmë njëzëshmërinë?!

Prezantuesi: Pyetja është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Ibrāhīmi:Pyetja e dytë është se në ḥadīthin e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) zë vend thënia: “Ai është një shpatë nga shpatat e Allāhut” për Khālid Ibn Uelīdin. Vallë përse ju e mohoni këtë virtyt të Khālid Ibn Uelīdit?!

Imzot Kemāl Ḥajdari:Unë dua t’iu përgjigjem pyetjeve të vëlla Ibrāhīmit, sepse pyetjet e tij janë të rëndësishme. Miku im i nderuar kur unë dje thashë se “ixhmā‘aja” është provë nuk kisha për qëllim “ixhmā‘anë” e 75 % ose 90 % të muslimanëve. Qëllimi im ështe arritja e njëzëshmërisë mbi argumentet hyjnore të vërteta, të hapura dhe të qarta që zë vend në veprat e dijetarëve muslimanë. Pra në cilin argument hyjnor duhet të mbështetemi?! Ju cekët një rrëfim që ka të bëjë me Khālid Ibn Uelīdin?! Për hir të Allāhut të Lartësuar tani le ta prekim çështjen në kornizën e këtij ḥadīthi. Si fillim shikohet nëse ky rrëfim është apo nuk është një rrëfim i vërtetë në sytë dhe burimet tuaja. Më pas shikohet nëse tek ne gjendet një rrëfim i vërtetë dhe i qartë lidhur me këtë çështje. Nëse që nga të dyja anët ka ardhur një ḥadīth i tillë, atëherë ky është një virtyt për Khālid Ibn Uelīdin.

Vallë përse t’i drejtohemi Khālid Ibn Uelīdit dhe jo tre prijësve të parë?! Shtojmë se nëse ka një virtyt dhe veçori mbi të cilën janë pajtuar dijetarët e Ehli Sunnetit dhe dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit ai pranohet. Kur them se muslimanët janë pajtuar synimi ynë është nuk janë vetëm ato që kalojnë në përmbledhjet e tyre të ḥadīthit. Nëse një ḥadīth preket në përmbledhjet e tyre të ḥadīthit dhe e pranojnë, gjithashtu nëse dijetarët thonë se zinxhiri i përcjelljes dhe teksti i këtij ḥadīthi është i vërtetë dhe i pranuar, si dhe nëse dhe pala tjetër e miraton këtë, atëherë ky ḥadīth shndërrohet në një rrëfim që zotëron cilësinë lidhëse për të tërë dhe veçorinë e qenies provë.

Nëse ju shihni se unë këmbëngul në pikën e tregimit të këtyre veçorive nga burimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe nëse këto përmbajtje zënë vend dhe në burimet tona mund të shprehni se është arritur “ixhmā‘aja”. Sipas kësaj  askush të mos më thotë: “Ky ḥadīth ceket në veprën me titull: Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Bukhārīut) e Imām Bukhārīut ose atë me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Muslimit) e Imām Muslimit. Sepse kalimi i këtij rrëfimi në këto dy burime kërkon që të jetë një provë  për ty. Kështu që dhe ḥadīthet që preken në burimet tona janë provë për ne. Nëse duam një provë që të na lidhë të tërëve, atëherë duhet të vëmë në pah ḥadīthet mbi të cilat të tërë janë të njëzëri.

Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imām XhelāluddīnSujūṭī, “‘Iṭḳānfi ‘Ulūmi’l-Ḳur’āni” (Udhërrëfyesi i Saktë në Dituritë e Ḳur’ānit), vëll. 1, fq. 56-57, Vërtetimi Nga Feuuād Aḥmed Dhemirlī.

2- Imām XhelāluddīnSujūṭī, “‘Iṭḳānfi ‘Ulūmi’l-Ḳur’āni” (Udhërrëfyesi i Saktë nëDituritë e Ḳur’ānit), vëll. 1, fq. 56-57, Vërtetimi Nga Feuuād Aḥmed Dhemirlī.

3- Imām Muḥammed Ibn Ismā‘īl Bukhārīu, “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Bukhārīut), Ḥadīthi Nr: 4416, “Kitābu’l-Megazī” (Libri i Luftrave), Kreu i Luftës së Tebūkut, Vërtetimi Nga ‘Alāme Shu‘ajb Arnā’ūṭi, Shtëpia Botuese: “Risāletu’l-‘Alemijje” (Dërgesa Botërore).

4- ImāmMuslim Ibn Ḥaxhxhāxh Kushejri Nishābūrīu, “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 4, fq. 212, “Kitābu’l-Feḍāili’ṣ-Ṣaḥābe”(Libri i Virtyteve të Bashkëkohësve), Kreu i Virtyteve të ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit, Vërtetimi Nga Maḥmūd ‘Uthmān Selefī Etherīu dhe Nga Muḥammed Muṣṭafā Dhuhejli, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Khajri” (Mirësia).

5- Ebū Thenā Shihābuddīn Maḥmūd Ālūsīu, “Rūḥu’l-Me‘ānī fi’t-Tefsīri’l-Ḳur’āni’l-‘Aḍḥīmi ue’s-Seb‘i’l-Methānī” (Shpirti i Kuptimeve të Ḳur’ānit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 16, fq. 293, Vërtetimi Nga Māhir Ḥabūshi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islām / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës), Botimi i Parë.

6- Ibn Tejmijje,“Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 261,Vërtetimi nga Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).

7- Ibn Tejmijje, “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā”(Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 417, Vërtetimi nga ‘Āmir Xhezzāri dhe Enuer Bāzi.

8- Ibn Tejmijje, “Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje”(Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 262, Vërtetimi nga Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese:“Dāru’l-Faḍīleti”(Vendi i Virtytit).

9- Ibn Tejmijje, “Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 262, Vërtetimi Nga Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).

10- Ibn Tejmijje, “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 416, Vërtetimi Nga ‘Āmir Xhezzāri dhe Enuer Bāzi.

11- Ibn Tejmijje, “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 261, Vërtetimi Nga ‘Āmir Xhezzāri dhe Enuer Bāzi.



Burimi : Medya Şafak