Kriza politike në Kosovë: Kush e tradhtoi Albin Kurtin?
Vetëm pesë muaj pasi Albin Kurti u shpall Kryeministri legjitim i Kosovës, i zgjedhur me votë nga qytetarët kosovarë, papritur erdhi edhe nocioni i mosbesimit kundër tij nga aleatja e VV, partia e Isa Mustafës, LDK. Ky nocion mosbesimi, për të rrëzuar Qeverinë KURTI, u realizua në kuadër të krizës politike që këto dy parti po kalonin. Sipas LDK-së, ka pasur dy faktorë kryesorë për rrëzimin e Qeverisë. Arsyeja kryesore ishte heqja e pjesshme e taksës ndaj Serbisë, ndërkohë kërkohej heqje totale e saj pa reciprocitet, sipas kushteve që ka vendosur Amerika. Arsyeja e dytë ishte shkarkimi nga detyra i Zv.Kryeministrit Avdulla Hoti, njëkohësisht edhe Zv.Kryetar i LDK-së. Lëvizja VENDVENDOSJE e quan këtë akt si NUL dhe antikushtetues. VV deklaron se ky nocion mosbesimi është trradhëti ndaj aktit demokratik të qytetarëve kosovar, të cilët vendosën me votë më 8 Tetor se kush do të qeveriste vendin. Ky akt u tradhtua dhe injorua në kuadër të interesave politike personale të vetë LDK-së, për t’i shërbyer interesit serb.
Pavarësisht kundërshtimit të Qeverisë për ta pranuar këtë nocion mosbesimi, tashmë ndodhi ajo që druhej të ndodhte. Qeveria KURTI ra dhe Kosova tashmë po qeveriset nga një Qeveri temporale me një Kryeministër në detyrë në ikje.
Pas rëzimit të Qeverisë, Presidenti Thaci organizoi një mbledhje urgjente midis partive politike në Kosovë, me qëllimin e dekretimit të një Qeverie të re të krijuar midis partive pasardhëse në lista. Për Presidentin Thaci vota e qytetarëve të Kosovës nuk kishte rëndësi, aqsa kishte rëndësi krijimi i një Qeverie që përmbush interesat ndërkombëtare, edhe kur ato janë në dëm të politikës së brendshme të Kosovës, sic është tema e shkëmbimit të territoreve në veri të Kosovës.
Ulja në dialog me Serbinë kërkon kushte të forta të vendosura nga vetë Amerika, por që në dukje tingëllojnë si kushte që favorizojnë më tepër Serbinë dhe interesat e saj për të zgjeruar territorin e saj në Kosovë.
Mesa duket, Amerika nuk e pranoi Albin Kurtin për Kryeministër, sepse ai vendosi disa kushte reciprociteti dhe kjo nuk i pëlqeu aspak Serbisë, e cila kërrcënoi me refuzim për një dialog konsensual midis dy shteteve. E gjendur në këto kushte, Amerika aleate zgjodhi të mos humbë më kohë, por të kërkoi largimin e të gjitha atyre Qeverive që zemërojnë Serbinë, për të krijuar një Qeveri kukull me të cilën Serbia tekanjozemund të „luajë shpirash“ si të dojë. Sekretari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i kërkoi Parlamentit të Kosovës, krijimin sa më parë të një Qeverie funksionale, e cila i përmbush kushtet për nisjen e këtij dialogu. Grenell e kritikoi ashpër Qeverinë Kurti hera-herës edhe duke përdorur kërrcënime politike për largim të forcave të NATO-s, nëse nuk realizohej dialogu që do t’i jepte fund konfliktit Kosovë-Serbi. Janë të paqarta qëllimet e Amerikës, e cila vendos vetëm kushte, por nuk flet kurrë mbi përfitimet politike të Kosovës nga ky djalog. SHBA-të dhe Europa e kanë të qartë vendimin e Serbisë për të mos e pranuar kurrë Kosovën si shtet, por zgjedhin të mos e komentojnë kurrë këtë pjesë, madje të mos e diskutojnë as me Qeverinë serbe.
Duket sikur në këtë lojë arbitri bën të pamundurën të favorizojë skuadrën hileqare, e cila kërkon të fitojë pa meritë. Në këtë kontekst, vetvetiu lind pyetja:
Kush po e tradhton Albinin? Kush po e tradhëton vullnetin e Kosovës për të pasur Vetvendosjen në krye të Shtetit? A është Isa Mustafa thjesht një marshë e SHBA-ve për të krijuar terren në përmbushjet e interesave serbe? Duket sikur cdo gjë ka lidhje me njëra-tjetrën. Gjithësesi, Albini nuk pranon të dorëzohet. Ai ka vendosur të luajë me forcë deri në fund, jo vetëm për të drejtën e tij, por edhe për të drejtën e Kosovës. A ka sugjeruar sa më shpejt zgjedhje të reja, ku do të vendoset për heroin e vërtetë të Kosovës. As Serbisë dhe As SHBA-së nuk u interesojnë zgjedhje të reja. Ato e dinë shumë mirë se Albini fiton sërisht, madje më bindshmëm se në zgjedhjet e Tetorit. Ekziston frika për krijimin e një Qeverie figurative, e ngritur në kurr të shtetit të Kosovës, si thikë trradhëtie për të gjithë ata heroj, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë e Pavarësisë.