Epokë e re në mjekësinë shqiptare. Prurjet bashkëkohore lehtësojnë punën e mjekëve

nga Alma Prifti | Publikuar në Maj 20, 2017, 1:32 a.m.

Gjatë rikonstruksionit total të Spitalit të Neurologjisë, medikamenti Actilyse, është prurja më e fundit e mjekësisë shqiptare. Medikamenti më i fundit i futur në listën e barnave eskluzive spitalore, ka arritur të shpëtojë rreth 35 pacientë nga trompoza celebrale duke u mohuar, atyre, humbjen e  jetës. Ky ilaç,  është pjesë e shërbimit Neurovaskular, tashmë e ndarë nga Neurologjia. Shefja e Shërbimit Neurovaskular, Prof.Dr. Mira Rakacolli, tha, për mediaelire.net, se ky medikament futet për herë të parë në historinë e mjekësë, përkrah ndryshimeve të tjera strukturore, të cilat kanë lehtësuar ndjeshëm punën intensive  të stafit mjekësor.

“Ky medikament është eskluzivitet i shërbimit Neurovaskular, i cili, tashmë, është i ndarë nga Neurologjia dhe operon si shërbim më vete. Ai ka rol  për një shërbim më të shpejtë kurimi, më adekuat, për të ulur invaliditetin dhe vdekshmërinë në bazë të trajtimit bashkëkohor. Ky ilaç përfitohet brenda 3 orshit të parë, nga fillimi i shenjave të sëmundjes. Aksidentet vaskulare zënë vendin e parë në të gjithë botën për invaliditet dhe vëndin e tretë në Shqipëri“.

Gjithashtu doktoresh Rakacolli shpjegon se, krijohet një zinxhir procedurial për të kuruar trompozat. Alteplaz-i, siç i thonë mjekët vet, aplikohet tek ata pacientë që paraqiten në siptal brenda 3 orshit nga fillimi i shënjave.

“Deri tani kanë shpëtuar rreth 35 veta, por është ilaç i  ri dhe nuk është aplikuar ende tek shumë pacientë. Më duhet të theksoj se, ka disa kritere mjeksore përpara përdorimit të tij, siç janë: vlera e tensionit, sheqeri në gjak, etj. Pasi bëhen këto vlersime, vendoset sesi  pacienti e përfiton ilaçin, i cili meret brenda 4 ore e gjysëm nga moment që pacienti fillon të sëmuret. Ky medikament nuk gjendet në farmaci. Realizohet vetëm në spitalin  publik dhe kap vlerën e 1 milion  lekëve të trajtimit të tij” – sqaroi më tej  doktoresha.

Për realizimin sa më adekuat të trajnimeve mjeksore Neurologjike, Neurokirurgjike dhe Neurovaskulare, ndihmojnë pajisjet e reja të vendosura me rikonstruksionin total të godinës si: Super laboratorët për fazat e gjakut,  skanerat, rezonancat, krevatet, si dhe matësit e gjakut apo bomblat e ajrit. Godina ka pësuar një rikonstruksion total deri në  99% të tij, duke u nisur nga suvatimi i  brendshëm dhe i  jashtëm, dyert, karriget, llambat, tavolinat, tapiceria, tavanet e deri tek grilat e dritareve. Ky rikonstruktim ishte nismë e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Firmat italiane, të cilat mundësuan fondin ekonomik të koncesionuar, me një kontratë nga viti 2015 deri në 2017-ën, të projektit rikonstruktiv të kësaj qendre spitalore. Një projekt, i cili ndihmon mjekët për një shërbim më cilësor dhe më adekuat, gjatë misionit të tyre për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Më tej, në listën e projekteve, sipas prioriteteve 2015-2017, vendim i Ministrisë së Arsimit, shtrohen dy pika të vendimit rikonstruktiv si:

  1. Ndërtimi i bunkerit për instalimin e akseleratorit linear në spitalin e Neurokirurgjisë dhe rikonstruksion i Neurologjisë në QSUT (Qendra Spitalore Universitare  Tiranë)  dhe shtesë kontrate për të dy objektet, me një vlerë totale të fondit deri në  313, 256 euro, me kërkesë të vitit 2015-të, me një vlerë minimale të fondit  deri në 36,760 euro.
  1. Superv+kolaudimi për ndërtimin e bunkerit për instalimin e akseleratorit linear në spitalin e Neurokirurgjisë dhe Rikonstruksionit të Neurologjisë në  QSUT  dhe shtesë  kontrate për  të dy objektet, me një vlerë totale të fondit deri në 2, 813 euro.

Procesi i punës në shërbimin e Neurologjisë, pas rikonstruktimit të spitalit komplet, ka ndërmarrë nismën e re të mbledhjeve javore, ku diskutohen arritjet profesionale dhe rastet e vështira gjatë javës. Diskutimet kryhen nga mjekët, infermierët si dhe studentët praktikant  të mjekësisë, ku  pikëreferenca e diskutimit është medikamenti,  Alteplaz për trajtimet sa më profesionale, tek pacientët, sipas rasteve përkatëse.

Në vetvete, spitali i Neurologjisë është një ndërtim i vitit 1978. Tashmë, shërbimi i Neurologjisë, Neurokirurgjisë dhe ai  Neurovaskular, janë jo vetëm të rikonstruktuara totalisht, përfshirë risinë e medikamentit, Alteplaz në shërbimin Neurovaskular, por edhe të pajisur me hotelerinë e nevojshme për shërbim. Dhomat e pacientëve kanë një standart tjetër bashkëkohor europian, si edhe shërbimi i recepsionisë, i vendosur si një risi e re që  lehtëson  shërbimin  në  kohë  të  pacientëve.