Zgjedhjet amerikane që tronditën demokracinë botërore. Çfarë parashikoi Nostradamus për to.

nga Alma Prifti | Publikuar në Nën. 8, 2020, 1:18 a.m.

Më 3 Nëntor u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Përballë njëri-tjetrit kandiduan Donald Trump,  Presidenti në fuqi i 45 i USA, njëkohësisht përfaqësues i Partisë Republikane dhe Joe Biden, ish-Zëvendëspresidentdhe përfaqësues i Partisë Demokrate. Aktualisht, në avantazh qëndron Biden me mbi 200 vota më tepër se kundërshtari i tij, por votimi me anë të postës ka shkaktuar pakënaqësi tek republikanët. Ata kanë kërkuar bojkotim të numërimit të votave me postë në disa shtete dhe kanë denoncuar procesin në disa shtete të tjera të SHBA-së. Ndërkohë që republikanët vazhdojnë denoncimet e tyre me aktakuza, nga ana tjetër vazhdon normalisht numërimi në të gjitha shtetet.

Një fitore e mundshme e Joe Biden, do të ndryshonte komplet hallkën e historisë politike në Amerikë dhe Botë. Një humbje e Donald Trump mund të sillte trazira të shumta në Amerikë.

Sipas mediave gjermane, flitet për mundësinë e nisjes së një lufte civile në Amerikë të iniciuar nga vet republikanët. Këto mbeten vetëm konspiracione për shkak se, një veprim i tillë antidemokratik nuk është konfirmuar ende.

OSBE ODIHR reagoi në lidhje me pretendimet e presidentit Trump për manipulim zgjedhjesh, duke i quajtur ato të pabazuara në fakte dhe ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët si dhe pranim të rezultatit të zgjedhjeve pa shkaktuar trazira civile.

Sipas idealistëve, kjo situatë e paprecedentë është parashikuar edhe nga iluzionisti dhe filozofi i famshëm Nostradamus, i cili kishte shkruar se:

“Në zgjedhjet elektorale amerikane, një burrë i fuqishëm që nuk e njeh humbjen, do të udhëheqë për shumë vite dhe breza me radhë. Ai nuk do të dorëzohet kurrë përpara humbjes dhe një realitet i tillë, do të nxjerrë në pah luanin që fshihet brenda tije më pas, e keqja do të dalë në pah.”

Pavarësisht se Nostradamus nuk e përmendi kurrë emrin e këtij Presidenti, por parashikimi i tij, përkon me presidencën e Trump.

Ky parashikim i Nostradamus, është hedhur poshtë nga analistët skeptik dhe është konsideruar thjesht si një indicje në lidhje me realitetin. Sipas tyre, këto gojëdhëna mund të jenë edhe disa shënime shkencëtarësh, që i referohen Nostradamusit, të cilët i dokumentojnë ato pasi ngjarjet kanë ndodhur. Pra, sipas tyre, asnjë parashikim i Nostradamus nuk mund të quhet si i vërtet, përsa kohë nuk ka ende fakte konkrete në lidhje me to.

Ajo që shqetëson në lidhje me zgjedhjet e 3 Nëntorit 2020 në Amerikë,  është (mos)reagimi i Evropës, e cila bën thirrje për stabilitet politik postzgjedhor, por nuk mban një qëndrim të caktuar në lidhje me akuzat për vjedhje e manipulim votash në shtetin më demokratik në Botë. Madje, ajo (Europa) bëri sikur nuk i ka dëgjuar kurrë këto aktakuza dhe pati qëndrim të heshtur përpara tyre. Ky qëndrim, shton dyshimet për një ndikim sorosjan në këto zgjedhje. Nëse ky pretendim vërtetohet, atëhere demokracia e Amerikës do të vihej në dyshim duke u ndikuar nga pas kuintave prejfilantropit antirepublikan, George Soros.

Në javët dhe muajt në vijim, mbetet për t'u parë se si do të vazhdojë aktualiteti politik në Amerikë, por parashikimet tregojnë se, demokracia amerikane rrezikon të zhduket dhe të zëvendësohet me një civilizim të kuq, i cili do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve diplomatike botërore si dhe vet identitetin amerikan,  atë për të cilin Donald Trump u sakrifikua aq shumë të ruante me çdo kusht.



Burimi : Media e Lire