Media në raport me lirinë dhe shtetin përballë koherencës dje dhe sot

nga Alma Prifti | Publikuar në Prill 27, 2017, 11:03 a.m.

Duke u mbështetur nga informacionet mbi të shkuarën televizive, Radio televizioni shqiptar si një ndërmarrje shtetërorë dhe organet e shtypit ishin jashtë fushës së zbatimit të ligjeve “për ndërmarrjet shtetërore” dhe si pasojë dhe të ligjit për ”transformimi e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare” për shkak të parashikimit në ligjin specifik. Ky ishte ligji për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore.

Gjithashtu, si parime të përgjithshme të shërbimit të transmetimit audio të komunitetit parashikohente që shërbimi të operohet, zotërohet dhe drejtohet nga komuniteti të cilit i shërbejnë. Gjithashtu të ofrohej, pa qëllim fitimi, duke reflektuar nevojat kulturore, gjuhësore, demografike, të besimit të komunitetit. Por, që në fakt kz parim ëhstë shkelur me evolucionin e Medias. Sa më e dixhitalizuar bëhet Media, aq më shume kosto ka për publikun. Risitë e sotme Mediatike sollën një zhvillim të theksuar komunikimi duke i dhënë një grrusht të fuqishëm komunikimit standard dhe e kthyen atë në një komunikim të dixhitalizuar virtual.

Sic e përmend edhe dr.Artan Fuga në një analizë të tij, liria e tepruar e Medias ka sjellë mbingarkim informacioni deri në mpirjen totale të konceptit të individit. Publiku nuk përthith më mesazh, por paralizohet përpara mbingarkesës dhe përsëritjes informative duke shkaktuar kështu një farë sonambulizmi duke lënë në koma shikuesin apo dëgjuesin. Para viteve 90, informacioni ishte i reduktuar dhe për këtë arsye edhe audienca ishte e përcaktuar qartë. Ishte e ndarë në dy grupe, ku secila përcillte informacionin që i nevojitej, pavarësisht se kishte shumë pas mesazh. Liria e mendimit barazohej me lirinë e informimit. Kurse sot kemi një dyndje informative nga të gjitha anët, duke shkaktuar përcarje të audiencës në targetgrupe të cakorduara, sepse liria e tepër e informacionin solli edhe mesazhin e ngatërruar apo të paqartë tek audienca.

Liria e Medias, ka sjellë benifitet e veta në aspektin social duke shtypur kështu tribalizimin politik dhe social. Gruaja ka disa të drejta më shumë përpara shoqërisë, sepse e ka emancipuar liria e informacionin e cila ka emancipuar shoqërinë. E njëjta gjë ndodh edhe me të drejtat politike.

 

Një parim tjetër i lirisë mediatike është dhe mbështetja nga burime të ndryshme financiare të ligjshme, me përjashtim të reklamave për qëllime fitimi. Në kuadër të parimeve, legjislacioni ynë parashikon dhe promovimin e punëve të pavarura. Kjo liri e Medias për të bërë biznes me donatorët e saj publicitarë, e ka kthyer Median në një Piar të biznesit dhe politikës, ku liria e fjalës apo e nformimit është zbehur ndjeshëm. Klanet përfituese e kanë dobsuar fuqinë e Medias për të informuar Massën. Në këtë rast, Massa gjen prehje tek zhvillimi virtual teknolgjik, ku preferon të paralizohet nga mbingarkesa e informacionit, sesa të dergjet e vobekt në klanizmin e Mediave me liri të shitur tek Politika apo të varur tek Biznesi.

Madje, kjo liri e krisur e Medias, ka ndikuar edhe në artikulimin e programacionit të saj. Marim TVSH-në si Televizion Shtetëror. Kjo Media dikur i ka përkitur publikut. Ka pasur një programacion tepër të ngjeshur dhe edukativ. Vërtet ishte një programacion me liri të kufizuar, por ishte edukativ dhe efektiv. Sot TVSH nuk ka më një programacion të sajin. Ajo është kthyer në levën buxhetore të Qeverisë, ku taksat e së cilës zhduken pa adresë. Paguhet një taksë mujore për TVSH-në, por programimi i saj lë për të dëshiruar sikurse edhe sinjali i saj në vijë satelitore. TVSH-ja nuk e njeh dixhitalizimin. Cdo gjë e saj është e vjetër. Duket sikur ka ngrirë koha për të, ose sikurse ora e saj ikën mbrapsht. Fuqia e saj ëhstë shtypur nga forca e pashtershme e televizioneve të reja, të cilat kanë programacione të mbingarkuara deri në platforma dixhitale, por që audienca vjen sërisht e fundit. Interesi publik, në këtë rast është zëvendësuar nga interesi politik dhe i Piar-it.

Disponibiliteti i infrastrukturës dhe shpejtësisë që interneti ofron, kapërcen nevojat e konsumatorit për një mbulim dhe shtrirje kombëtare. Media duhet ti përgjigjet pëlqimin të konsumatorit në cilësinë e shërbimit që ofron. Por nëse të ardhurat nga reklamat e medias online konkurrojnë me të ardhurat e medias audiovizive të licencuar dhe kontrolluar rregullisht, parimi i diskriminimit për të njëjtin shërbim, transmetim apo prodhim vihet në diskutim. Si në rastin e gazetarëve më në zë, të cilët përfitojnë shuma marramendase për informacionet me interes politik. Në lirinë e sotme të medias kemi të bëjmë me gazetarë ekonomik dhe jo gazetar social. Blendi Fevziu, pavarsisht se vetprezantohet si një gazetar kritik dhe thumbues, ai është, sot për sot, gazetari më i paguar në Shqipëri për vet faktin se opinionet e tij i kanë ardhur në favor politikës dhe politikanëve. Është e vërtetë se ai është gazetari më I mirë në vend, por është parë qartë një anësim I tij nga një krah politik, shikuar edhe nga informacionet që ai përcjell. Ai di si ti bëjë kokë më kokë palët politike, di sit ë varet prej tyre, por gjithashtu di edhe sit u tregojë vendin nëse i prekin hapsirën e tij profesionale. Pra është një biznesmen i zgjuar mediatik.

Si dje dhe sot, liria në Media ka të mirat dhe të kqijat e veta, të cilat I theksuam, por preferoj më tepër modelin e vjetër informative duke parë degjenerimin e informacionit sot. Duhet me patjetër një izolim i tërthortë i mediave, për ti kthyer informacionit identitetin e saj mesazhformues.