Autoritet e larta fetare shiite (Merxhat) e ndalojnë goditjen e vetes (et tatbijr) në ditën e Ashurasë
1- Autoriteti i lartë (Merxha), Shejkh Muhamed El Ja'kubij thotë: Në Sheriat nuk lejohet që të veprohen vepra të palogjikshme apo që dëmtojnë veten, apo sjellin përçmim për fenë dhe për shkollën e Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Imam Hysejni u ngrit për të bërë reformim në ymetin e gjyshit të tij (paqja dhe bekimet e Allaht qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja. Ai që dëshiron të realizojë synimet e tij të bekuar ta ndjekë atë (imam Hysejnin) me sinqeritet e vërtetësi.
Përsa i përket goditjes së kokës me shpatë (tatbijr) apo goditjes së kurrizit me mjete të mprehta, apo të ecurit mbi prush, e të tjera si këto, ne i kemi udhëzuar ndjekësit tanë dhe ata që zbatojnë opinionin tonë që t'i braktisin këto dhe të veprojnë për të trupëzuar parimet dhe vlerat për të cilat u ngrit imam Hysejni (paqja qoftë mbi të!). Dueht që ata ta rikujtonë kryengritjen hysejniane bazuar në kulturë e qytetërim.
2- Shejkh Behxhet (ra) thotë: Nuk lejohet asnjë punë e vepër që çon në fyerjen e të shenjtave
3- Muhamed Xhevad Mugnijeh, në librin: Texharib thotë: Ajo që veprojnë disa shiitë në Liban, në Irak dhe në Iran, që është veshja e qefineve dhe godittja e kokës me shpata në ditën e dhjetë të muajit Muhamrrem, është një zakon diskriminues dhe bidat në fe dhe medhheb. Këtë e shpikën të paditurit pa marrë lejen e asnjë imami apo dijetari të madh. Kjo është njësoj si te çdo fe dhe medhheb në të cilët gjenden zakone që nuk i miraton doktrina që ata pasojnë. nuk pranohen ato tradita dhe zakone që sjellin fyerje dhe dëmtim.
4- Udhëheqësi i Medhhebetit, Ebul Kasim El Khuij (Allahu ia shenjtëroftë të fshehtat!), në librin: El Mesailu Esh Sher'ijeh: vëllimi 2, faqe 337, botim i Daru Zahra, Bejrut thotë: Nuk ka ardhur tekst për lejimin e tij (tatbijri-it) dhe as nuk ka rrugë për pëlqyeshmërinë e tij. Përderisa ai sjell dëm dhe çon në fyerje, në përçmim dhe përbuzje, nuk lejohet.
5- Sejid Kadhim El Haiirij (Ju shtoftë qëndrimi!), në librin: El Fetaua El Muntakhabeh, vëllimi 1, faqe 27 thotë: Goditja e trupit në këtë kohë është haram (e ndaluar) sepse armiku global ka filuar të përfitojë nga kjo dukuri në akuzimin el asam, në veçanti të shiizmit, me legjendë dhe brutalitet.
6- Imam Sejjid Ali Khamenei në librin Exhuibetul Istiftaati, vëllimi 2, faqe 129 thotë: Goditja e vetes me shpatë apo me mjete të tjera nuk është prej dukurive të njohura të hidhërimit e të ngushëllimit. Ajo nuk njihet as në kohën e imamëve (paqja qoftë mbi ta!)e as në kohën pas tyre. atë nuk e kanë miratuar të pamëkatëshmit (imamët), qoftë në formë të veçantë apo në formë të përgjithshme. Në këto kohë kjo vepër është fyerje dhe diskriminim për medhhebin dhe nuk lejohet të veprohet.
7- Sejjid Ebu Hasan El Asfanij, librin: Hakadha areftuhum, i Xha'ferr El Khalijli ka thënë: Përdorimi i shpatave, i zinxhirëve, i daulleve, i borive, e të tjera të ngjashme me to, në karvanet e vajtimit në ditën e Ashurasë në emër të hidhërimit për Hysejnin (paqja qoftë mbi të!) janë të ndaluara (Haram) dhe jo të ligjëshme në Sheriat.
8- Sejjid Muhsin El Hakijm ka thënë: Pa dyshim që ushtrimi i goditjes së vetes (tatbijri) nuk është vetëm ushtrim... Kjo vepër nuk është prej fesë dhe as prej çështjeve të pëlqyeshme. Ajo është një vepër dëmtuese për myslimanët dhe për kuptimin e Islamit origjinal dhe për kuptimin e Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi të!). Kur kam verifikuar tekstet dhe fetvat dhe nuk kam parë asnjë dijetar që të thotë se kjo vepër është e pëlqyeshme dhe me të mund të afrohesh te Allahu i Madhëruar. Çështja e goditjes së vetes (tatbijri) është gusetun (gjithçka që të zë frymën) në grykët tona.
9- Imam Khomeini në librin: Istiftaat imamul Umeh, faqe 380 ka thënë: Mos e zbatoni goditjen e vetes (mos e zbatoni tatbijrin) sepse ajo është një çshtje e cila nuk përmban mirësi.
10- Sejjid Muhsin El Emijn, në librin Kitabul Mexhalis Es Sunijeh, botimi 3, faqe 70 thotë: Ajo që veprojnë disa njerëz duke plagosur vetat e tyre me shpata apo duke goditur trupin që çon në keqbërjen e tij, është prej mashtrimeve të shejtanit dhe prej punëve të këqija që ai (shejtani) i zbukuron.
11- Shehijd Murteda Muahharij në librin: El Xhedhbu ue Ed Def'u fi shekhsijetil imami Ali (as), faqe 165 thotë: Goditja e vetes (tatbijri) dhe daullja janë zakone dhe ceremoni që kanë ardhur tek ne nga ortodoksët e Kaukazit dhe kanë depërtuar në shoqërinë tonë si zjarri në barishten e tharë.
Burimi : Media e Lire