Izraeli në udhë pa krye: Rruga drejt Luftës!

nga İbrahim El Emin | Publikuar në Shk. 3, 2017, 8:53 a.m.

Në luftën e korrikut të vitit 2006, për një periudhë 33 ditore, Rezistenca ka goditur armikun me 4300 raketa. Ndërsa, tashmë Izraeli është i mendimit se Hizbullahu ka një kapacitet që në një ditë të dërgojë më shumë se 1500 raketa. Sigurisht ky numër është vetëm një hamendësim i armikut. Dhe parashikimet e Izraelit janë kategorikisht të gabuara!

Në këtë periudhë kur në frontin e Izraelit ka kapluar një heshtje, duket se ushtria sioniste dhe Hizbullahu më shumë se në një gjendje të pastër lufte, gjenden në një situatë “të ndërlikuar”. Ky është një shqetësim që ata mbartin për gabimin që mund të bëjnë në parashikimin e një luftë e pashmangshme të cilën nuk mund ta kundërshtojë askush, në në paralajmërimini dhe në parapërgatitjen për këtë luftë.

Duke marrë parasysh edhe dështimin e projekteve të përgatitura nga shtetet perëndimore dhe nga aleancat e Izraelit dhe shteteve arabe, sa më shumë kalon koha aq më shumë po i afrohemi kësaj lufte. Lind pyetja, pse pikërisht tani?

Që prej momenit kur ka mbaruar lufta Hizbullah-Izrael në gusht të vitit 2006 dhe deri më tani, Izraeli ka qënë duke pritur për një arsye të mjaftueshme për të justifikuar një luftë me Rezistencën Libaneze. Megjithatë, dështimi i armikut për këtë luftë të dytë erdhi si pasojë e e tensionit që ka ekzistuar gjatë përgatitjes ushtarake dhe si pasojë e krizës së besimit tek politika. Rezultatet e përgjithshme të arritura nga analizat e ekspertëve në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve janë të këtilla “Duhet të kërkojmë një rrugë tjetër, përtej luftës për t’u përplasur me Rezistencën”.

Të gjitha këto arsye kanë bërë që në frontin e sionistëve të krijohet një atmosferë e heshtur, ndërkohë Rezistenca ka përfituar nga kjo heshtje duke krijuar mundësinë për të emancipuar kapacitetet e tyre dhe vijojnë të punojnë për të formësuar një strukturë më të madhe, më të gjerë dhe më të fortë. Kjo situatë, e cila ka shkaktuar një tronditje nga frika tek armiku, e ka bërë ushtrinë izraelite që të kërkojë të aplikojë një strategji të re luftarake: Të pengojnë zhvillimin e Rezistencës. Çdokush i cili nuk beson në ekzistencën e komploteve të organizuara në këtë luftë nuk është i detyruar që ta lexojë këtë artikull deri në fund.

Pas dështimit të luftës së vitit 2006, përpjekjeve për ta shkëputur Sirinë nga Liban dhe atentatit kundrejt Refik Haririt, dështimi i plotë i operacioneve për të rrethuar në grackë Rezistencën i ka bërë armikun, si dhe miqtë e tyre të aleancës Perëndim-Vende Arabe t’i futen gjetjes së mënyrave të tjera për të rrëzuar Rezistencën. Më pas filluan operacionet për mbështetjen e fuqizimit të rruymave kundër Rezistencës në Liban. Për më tepër, Izraeli dhe shtetet perëndimore, në bashkëpunim edhe me Arabinë Saudite dhe me vendet e tjera , përveçse kanë nxitur konflikte medhhebiste (sektariste) në Irak, kanë mundësuar edhe përçarjen në mesin e popullit dhe krijimin e një krize të brendshme politike. Këto përpjekje nuk kishin për qëllim vetëm marrjen nën kontroll të Hizbullahut, por edhe kontrollimin e të gjitha forcave që e mbështesin atë. Megjithatë, kryeministri i Libanit, Sa’d Hariri arriti ta mbyllte detën e këtyre intrigave (pa shkaktuar shumë dëme), të cilat kishin filluar në maj të vitit 2008 deri në vitin 2011, kohë gjatë së cilës edhe qevria kishte rënë.

Mbështetja e jashëzakonshme që Arabia Saudite dhe shërbimet e inteligjencës Perëndimore kanë dhënë nëpërmjet rrjetit rajonal ka qënë një burim i një shqetësimi të madh për të gjitha shtetet që mbështesin Rezistencën, me në krye Iranin, Sirinë dhe Hizbullahun. Bashkëngjitur me këtë shqetësim ishte edhe ai faktit se Amerika, duke përdorur Katarin dhe Turqinë kishte filluar aktivitetin e saj të operacioneve për të marrë nën kontroll Sirinë. Pas  kësaj tetnative për sundim fshihej një qëllim tjetër, ai i ndryshimit rrënjësor të udhëheqësve të Sirisë në mënyrë që të thyente marrëdhënien mes Iranit dhe Sirisë. Për të arritur këtë qëllim janë ndërmarrë veprime të rëndësishme. Turqit, katarasit dhe sauditët iu vunë rrugës për t’i mbushur mendjen Presidentit të Sirisë, Bashar Asadit që të pranonte që në vend të Nuri el-Malikut në Iran të vendosej një politikan tjetër i cili ishte i mbështeturi i ShBA-së. Ndërsa në Liban, në mënyrë që t’i jepnin mbështetje Sa’d Haririt kundër Hizbullahut, që të mbetej në pushtet u organizuan operacione për të bindur Bashar Asadin.

Pasi të gjitha këto tentativa dështuan, armiqtë e aleancës Siri-Hizbullah-Iran filluan që të krijonin intriga të reja. Duke përfituar nga kryengritjet e popujve arabë kundrejt qeverive të tyre ekzistuese organizuan me një shpejtësi rrufe kryengritje civile të popullit në Siri. Me anë të këtyre kryengritjeve u hodh edhe hapi i parë për ta çuar vendin drejt një shkatërrimi.

Bashar Asadi, i cili refuzoi që t’i përulej persionit të Perëndimit dhe fuqive rajonale u vu në shenjestër. Problemet e brendshme të Sirisë dhe të Irakut do të ktheheshin në elementë dobësues për Iranin dhe një rrezik thelbësor për Rezistencën ën Liban. Teoritë komplotiste që kishin për qëllim t’i jepnin një goditje të fortë të gjitha rrymave të Rezistencës arritën të kishin sukses duke e shkëputur Hamasin nga aleanca Hizbullah-Iran-Siri.

Aleanca Perëndimore, me mbështetjen edhe të Arabisë Saudite, Izraelit dhe Turqisë nuk ka lënë pa provuar asnjë mënyrë për të arritur qëllimet e saj. Organizata terroriste, Al-Kaida, bashkë me të gjitha degëzimet e saj u kthye në qendrën kryesore të ekstremizimit të të rinjëve në vendet arabe. Për të arritur shkatërrimin e shumë vendeve arabe si Egjipti, Libia dhe Jemeni u zgjodh alternativa e mbështetjes së grupeve radikale. Slloganet që gjendeshin në të gjitha këto kryengritje në këto situata të ndërlikuara përdoreshin për të nxitur popujt me përkatësi shiite si Irani. Nxitja për këtë luftë kishte vetëm një qëllim, shkatërrimi i aksit të Rezistencës së krijuar nga Irani-Siria-Iraku dhe Hizbullahu!  Më pas, për të kurorëzuar këtë projekt i cili dështoi me Al Kaidën, në skenë u nxorr organizata terroriste e ISIS-it.

Shtylla më e fortë në të cilën mbështetej armiku për të arritur qëllimin e tij kryesor – atë të shkatërrimit të Rezistencës – është projekti për të krijuar “krizën e Sirisë”, për të marrë kështu do të mund të merrte edhe hakun e dështimit të vitit 2006. Ky projekt, i cili kishte për qëllim shkatërrimin e Sirisë ishte një bast i madh që po luhej në mënyrë t’i mbylleshin përfundimisht këto dyert ushtrisë së Rezistencës dhe Siria të shkëputej nga aksi i Rezistencës. Nëse plani i tyre do të kishte dhënë rezultatet e pritura, atëherë zinxhiri i Rezistencës dhe të këputej në mes.

Për ta arritur këtë përpjekje, armiku futi në mes edhe aleancën e tij me Amerikën, Arabinë Saudite, Evropën dhe Turqinë. Për rrëzimin e qeverisë së Sirisë, për të parandaluar krijimin e një qeverie demokratike në Irak dhe për të izoluar Rezistencën e Libanit u krijuan organizatat terroriste të nevojshme. Ky plani i cili nuk arriti të sillte rezultatet e pritura vazhdon të jetë aktiv edhe pse kanë kaluar 6 vite. Fakti që Arabia Saudite e zgjeroi këtë luftë globale edhe në Jemen e ka rritur edhe më shumë shkallën e krizës. 

Përfundimet që rrodhën në të kundërt të asaj që pritej

Dëmi i madh që është shkaktuar në strukturë shtetërore dhe sociale në Irak, Siri dhe Jemen ka qënë një punë e cila e ka muduar shumë armikun. Megjjithatë nuk arritën t’i transferonin këto shtete në aksin Amerikë-Izrael-Arabi dhe gjatë periudhës së dy viteve të fundit kanë ndodhur zhvillime të jashtëzakonshme të paparashikuara. Me hyrjen në luftë të Rusisë, ky projekt u ngurtësua dhe nuk mundi të arrinte qëllimin e tij: “Të rrëzohej Lindja nga Perëndimi”. Kjo lëvizje e Rusisë i ka hapur rrugën ardhjes së rezultateve krejt kundërta të atyre që priteshin nga Perëndimi. Të listuara janë disa nga këto rezultate:

- Rezultatet politike dhe jo politike në Liban kanë bërë të mundur që të shpërbëhen disa organizata terroriste. Në shumë rajone të Libanit, shoqërisë dhe shoqërisë politike i është ndaluar afrimi tek këto organizata terroriste. U zgjerua ehe më tej bashkëveprimi mes ushtrisë dhe Hizbullahut. Është bërë e mundur që të krijohet një bashkim i fortë kundër grupeve tekfirxhije nëfushën e betejës së luftës së hyrë kundër armikut.

Forcat e sigurimit të Libanit dhe disa politikanë libanezë, të cilat mbanin lidhje me Arabinë Saudite dhe Perëndimin, bënë një hap mbrapsht dhe u detyruan të bashkëpunonin me Rezistencën. 

- Përsëri në Liban, grupi “14 marsi” nuk arriti të kishte sukses gjatë veprimeve që ndërmori për projektin politik ku mbështetej.u ndaluan fuqitë përparuese të cilat kërkonin të merrnin nën kontroll shtetin,  strukturën drejtuese dhe disa grupe të tjera. Pavarësisht ndarjes së thellë që ekzistonte mes grupeve arritën ta realizonin këtë gjë duke u bashkuar kundër fuqive ShBA-Arabi Saudite.

- Nxjerrja nga qeveria të Malikit në Irak, me pretendimin se ai ishte ndjekës i politikës së iranit nuk i hapi rrugë ndryshimeve të mëdha. Përkundrazi, e gjithë bota u detyrua që të pranonte “vendimin e popullit” i cili ishte në favor të Iranit, Sirisë dhe Hizbullahut dhe u detyruan që t’i shpallnin përfundimisht luftë ISIS-it.

- Perëndimi, duke marrë shkas nga frika që kishte se mund të humbte Sirinë dhe t’ia linte atë Rusis u detyrua që të ndryshonte formën e politikës që po luante në Irak. Ky zhvillim e detyroi ShBA-në që të bëntë ndryshme të rëndëishme në politikat e saj. U detyrua që të ndërmerrte operacione për të shpëtuar Irakun nga ISIS-i. Kjo luftë e cila nuk rrodhi sipas hapave që Washingtoni i pati përpiluar me kujdes, kështu që nuk solli rezultatet e pritura.

- Zhgënjimi i Izraelit, Arabisë Saudite dhe shumë kryeqyteteve të tjera, të cilat pretendonin të bënim marrëveshje me Iranin duke përdorur “Marrëveshjet Bërthamore” e detyroi Perëndimin që të kërkonte mënyra të reja për të gjetur një rrugë për bashkëpunim me Teheranin. Kjo situatë, e cila nuk solli asnjë ndryshim në politikën e jashtme të Iranit, Iranit nuk i pengua në asnjë moment mbështetja veçanërisht ndaj Rezistencës për udhëheqjen e Asadit në Siri, Hashdi Shabit në Irak, Ensarullahut në Jemen dhe Hizbullahut në Liban.

- Perëndimi pësoi një shok në Jemen. Perëndimi u kap i surprizuar nga dështimi i Arabisë Saudite në luftën që ajo vetë i hapi Ensarullahut. Udhëheqja e Ridait, e cila në fund të një lufte që zgjati për dy vjet e ka gjetur veten në një tunel pa dritë po mundohet që të gjejë rrugët për të lehtësuar dëmet që pësoi në Jemen, ku pati futur në luftë militantë të Al-Kaidës. Pavarëshisht gjithë veprimeve që ndëmorri në Jemen Arabia Saudite nuk ka mundur që të parandalojë zgjerimin e ndikimit ushtarak të lëvizjes së Ensarullahut.

- Ndërsa në Siri, teksa të gjithë prisnin me padurimin rënjen e regjimit të Asadit dhe shkatërrimin e pushtetit, veprimet e ndërmarra u shndërruan në zhvillime për të arritur konsensus politik me Asadin. Përgjatë dy viteve, degëzimet e Al-Kaidës kanë përdorur të gjithë luftëtarët e tyre kundër regjimit aktual. Pavarësisht faktit se kjo organizatë zotëronte mbështetjen e shumë shteteve nga ana materiale, njerëzore, pajisjeve, trajnimit dhe informacioneve të sigurisë, Asadi dhe ushtria e tij arriti që ta thyente këtë mbështëtje të opzotarëve. Rusia, Irani dhe Hizbullahu kanë luajtur role të rëndësishme si në luftë ashtu edhe në skenën politike. Nëse marrim në shqyrtim hartën ushtarake që kanë publikuar mbështetësit e terroristëve do të jetë më e lehtë që të kuptohen rajonet e rifituara nga udhëheqja siriane dh goditjet fatale që ajo u ka dhënë këtyre grupeve.

Pavarësisht të gjitha këtyre zhvillimeve, heshtja e diplomacisë botërore të shteteve të këtilla, duke filluar nga ShBA-ja, Fanca, vendet evropiane dhe deri tek shtetet arabe është shenja treguese më e qartë e ndryshimit të qëndrimeve të tyre në këtë çështje.

Lufta e Hizbullahut

Nëse e ndjekim Hizbullahun drejtpërdrejt në fushat e betejave është e mundur që të shohim deri në çfarë pike mbart një rëndësi të madhe pozicionimi i saj si një burim i qartë i shqetësimit të armikut.

- Fronti armik ka dështuar në lëvizjet e pafytyra që ka ndërmarrë për të ndryshuar rregullat e  angazhimit me Rezistencën. Për të tejkaluar këtë dështim ata filluan të ogranizonin atentate kundrejt kadros dhe udhëheqësve të Rezistencës. Arsyeja e këtyre atentateve ishte se udhëheqësit e Hizbullahut kanë qëndruar sipas kushteve të tyre. Pas këtyre operacioneve, pavarësisht suleve tokësore, ata nuk kanë mundur që të hynë në territorin e Libanit me anë të një operacioni ushtarak.

- Armiku, i cili ka përdorur çdo rrugë të mundshme për të goditur Rezistencën, me shpresën se mund ta përdorte krizën në Siri vendosi të bëhej pjesë e kësaj lufte. Pasi Hizbullahu vendosi që të hynte menjëherë në luftën në Siri u hapën kufinjtë Siri-Liban dhe kështu edhe aksesi tek ushtria siriane dhe depot e armatimeve. Ushtria siriane u pasurua me lloje të ndryshme armatimesh të ardhura nga depot e armëve të Hizbullahut dhe armët e ardhura nga Irani.

- Armiku kishte marrë vendimin që të sulmonte bazat ushtarake dhe depot e armatimeve të Rezistencës në Siri. Megjithatë këto përpjektje që kanë filluar që në vitin 2011, përafërsisht nuk i kanë kaluar 5 sulme në vit. Pavarësht së vërtetës, armiku shprehet se edhe pse sulmet e tyre nuk kanë kaluar në qindra janë zhvilluar dhjetra prej tyre. Nga ana tjetër, Rezistenca duke donësuar forcën e muxhahedinëve të operacioneve të Izraelit në Siri përbën një rrezik për vetë Izraelin.

- Praktikisht, sipas asaj që i është paraqitur tashmë Izraelit, ai është i vetëdijshëm se depot e armatimeve të Hizbullahut janë shumë më të përmbushura sesa ishin në luftën e vitit 2006. Armatimet për nga sasia janë rritur me dhjetra herëqë prej asaj kohe dhe po kështu në fronte janë shtuar armë luftarake të llojeve të ndryshme. Ndërsa ndër armët që armiku i frikësohet më së shumti se mund të kenë rënë në duart e Hizbullahut janë armët që njihen si “prishësit e ekuilibrit”.

- Lufta e sigurisë e cila filloi me ardhjen e rrymës së tekfirxhinjve ka bërë të mundur që ushtarët që punojnë për shërbimet e inteligjencës së Rezistencës të përftojnë një eksperiencë shumë të madhe dhe u ka bërë të mundur që të përvetësojnë aftësi të cilat nuk kishin mundur t’i masterizonin gjatë 10 viteve. Ky është një ndër faktorët më të mëdhenj që kanë ndikuar në krijimin e një frike tronditëse tek armiqtë.

- Armiku tashmë e ka pranuar se roli protagonist që ka luajtur Hizbullahu në luftën në Siri, Irak dhe Jemen i ka hapur rrugë fuqizimit të rolit rajonal të Rezistencës.

Po tani çfarë po bëjmë?

Kjo pyetje e cila është shndërruar në jetike dhe po trajtohet në të gjitha tryezat e udhëheqësve politikë, të sigurisë dhe ushtarakë të Izraelit. Dhe si rezultat mendohet se udhëheqja izraelite ka nevojë të ndërmerren disa vendime të cilat ajo e vetme nuk mund t’i marrë. Ky vendim i ka detyruar ata që të ndërmarrin disa operacione të cilat e kanë shumë të ngushtuar hapësirën e mundësive. Kur vështrojmë çfarë në serviret mund të shprehemi se Izraeli është duke u mundur që të zgjedhë një nga dy mundësitë e vetme që ka. Përsa i përket mundësisë së parë, as që vlen që të diskutohet. Përsa i përket mundësisë së dytë, ajo shihet si një risk i rrezikshëm ushtarak që duhet të ndërmarrin. Megjithatë, kjo aventurë do t’i hapte detyrimisht rrugën një lufte të tretë. Armiku, i cili ka krijuar bindjen se është i gatshëm për luftë është duke përparuar me shpejtësi drejt një lufte të përgjithshme.

Në luftën e korrikut të vitit 2006, për një periudhë 33 ditore, Rezistenca ka goditur armikun me 4300 raketa. Ndërsa, tashmë Izraeli është i mendimit se Hizbullahu ka një kapacitet që në një ditë të dërgojë më shumë se 1500 raketa. Sigurisht ky numër është vetëm një hamendësim i armikut. Dhe parashikimet e Izraelit janë kategorikisht të gabuara!



Burimi : Al Ahbar/ Medya Şafak

İbrahim El Emin

Ibrahim al-Amin është kryeredaktor i Al-Akhbar.