Si u Përgatit Rezistenca Islame, në Luftën e Kalemunit?!

  • None
nga İbrahim El Emin | Publikuar në Korrik 5, 2015, mesnatë

Për ata të cilët, njohin vetëm ecurinë e Rezistencës Islame që nga vitet 1990 dhe pas viteve 2000 themi se e kanë shumë të vështirë, që të kuptojnë përmasat e shndërrimit të kësaj rezistence në ditët e sotme. Kur e përmendim këtë fakt, nuk synojmë shfaqjen e numrit të luftëtarëve ose të numrit të depove ushtarake, por synojmë shfaqjen e rendit të edukimit, ribërjen e strukturave, taktikat ushtarake që kanë ndikim në çdo rrethanë dhe cilësitë e luftës, që u përshtaten çdo lloj kushti dhe vështirësie.  

Në datën 16 shkurt të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah, Hasan Nasrullahu bëri të ditur se “erdhi stina e shkrirjes së vendimeve” dhe shpalli përgatitjet ushtarake për Luftën në qytetet libaneze të Xherudit dhe të Arselit. Qendra e Dhomës së Operacioneve të Rezistencës Islame, dhanë urdhër për përgatitje ushtarake për çlirimin e rajoni malor libanez të Kalemunit, i cili ndodhet në kufirin libanezo-sirian me vargmalet e ngjitura të Xherudit Lindor. Sipas këtij urdhëri detyra duhej përmbushur dhe rajoni duhej spastruar nga terroristët tekfiristëtëpafe të Nusrës. Qendra e Dhomës së Operacioneve të Rezistencës Islame, pasi mbajti një fjalim, mori vendimin për nisjen e Luftës së Kalemunit. Ky vendim nënkuptontepërgatitjen enjësive ushtarake, pa u vonuar dhe brenda kohës së përcaktuar. Të tërë mendonin se lufta do të zhvillohej në vjeshtë dhe jo në fund të dimrit ose në fillim të verës. Por kjo gjendje parashikonte përgatitje ushtarake të menjëhershme.

Gazetari Ibrahim El Emin itë përditshmes libaneze “Al Ahbar” (Lajmet) botoi se si u përgatit Rezistenca Islame Luftën e Kalemunit dhe se si komandanët më të lartë të Lëvizjes Hizbullah, edrejtuan këtë luftë.

Për ata të cilët, njohin vetëm ecurinë e Rezistencës Islame që nga vitet 1990 dhe pas viteve 2000 themi se e kanë shumë të vështirë, që të kuptojnë përmasat e shndërrimit të kësaj rezistence në ditët e sotme. Kur e përmendim këtë fakt, nuk synojmë shfaqjen e numrit të luftëtarëve ose të numrit të depove ushtarake, por synojmë shfaqjen e rendit të edukimit, ribërjen e strukturave, taktikat ushtarake që kanë ndikim në çdo rrethanë dhe cilësitë e luftës, që u përshtaten çdo lloj kushti dhe vështirësie. Duke lënë mënjanë përvojën 25 vjeçare të Lëvizjes Hizbullah, le të nisemi nga kronologjia e lufës së korrikut të vitit 2006 duke ardhur deri tek konflikti sirian i ditëve të sotme dhe më pas lë të shohim shndërrimin rrënjësor të kësaj lëvizjeje.

Me të dhënat e mbledhura nga njësitë e ndryshme të lëvizjes, themi se janë më së të mjaftueshme për të vizatuar kornizën e parë teorike.

Shtojmë se njësitë eksperte analizuan dhe sistemuan të dhënat e mbledhura, nga njësitë e ndryshme të sigurisë.

Një pjesë e këtyre të dhënave erdhi nga burimet njerëzore, ku qindra elementë sigurie, bashkëpunuan në vizatimin e skemës së organizimit të armikut dhe në përcaktimin e pikave të forta dhe të dobëta të armikut. Në veçanti këtu duhet të theksojmë fakin se gjatë mbledhjes së të dhënave, u përdorën avionët spiunë pa pilot të teknologjisë më badhkëkohore, duke fluturuar mbi objektivat dhe duke mbledhur të dhënat e duhura.

Pas arritjes në bazë të këtyre të dhënave, njësitë eksperte i analizuan, i vërtetuan dhe i sistemuan këto të dhëna fillimisht në aspektin aktual dhe më pas i analizuan duke i shtuar edhe “të dhënat e shumë të fshehta”, të cilat vinin nga burime të panjohura. Kështu njësitë eksperte arritën të zbulonin, të dhëna të sakta mbi çështjen e terroristëve tekfiristë të pafe të Nusrës. Këta njësi të veçanta të përbërë nga analistë ekspertë, të cilët janë pjesë e Lëvizjes Hizbullah, arritën të zbulonin shumë të dhëna mbi strukturat fetare, ushtarake, organizative dhe intelektuale të grupeve terroriste tekfiriste. Për shembull këta analistë ekspertë, arritën të zbulonin të dhëna të sakta, duke bërë me lehtësi dallimin mes thirrjes selefite dhe xhihadit selefist. Këta njësi eksperte, mund të bëjnë me lehtësi dallimin mes elementëve dhe prodhimeve të organizatës terroriste të El-Kaides (Al-Kaedas).

Këta njësi të analistëve ekspertë, si fillim analizonte grupet terroriste tekfiriste, duke u mbështetur në dijet dhë të dhënat e ardhura nga miqtë dhe simpatizantëte kësaj lëvizjeje. Më pas këta njësi eksperte, duke u mbështetur në të dhënat e sakta, mund të botonte disa raporte të cilat i kishte përpiluar qeveria, por që nuk i kishte botuar ende. Pastaj këto të dhëna dërgoheshinnë Komandën Qendrore, e cila duke u mbështur në këto të dhëna merrte vendimet e duhura.

Dukuria e mbledhjes së të dhënave luante një rol të rëndësishëm, në përcaktimin e natyrës së luftës, në përcaktimin e përmasat e objektivave, në përcaktimin e fuqisësulmuese ushtarake dhe në përcaktimin e specialitetit ushtarak në zhvillimin e luftës. Kjo dukuri luante një rol shumë të rëndësishëm edhe në përcaktimin e përdorimit të llojit të armatimeve, nëpërcaktimine fuqisë sulmuese ushtarake dhe në përcaktimin e fuqisë së shërbimit të fshehtë dhe të zbulimit.

Pas mbledhjes dhe zbulimit të këtyre të dhënave, u përckatuan në mënyrë të përpiktë përmasat e objektivave dhe opercioneve. Në këtë mënyrënjësitë ushtarake ia dilnin mbanë që të zbatonin në luftë, të dhënat sakta të mbledhura. Zhvillimi i Luftës së Kalemunit kalon në këta etapa:

1.      Dërgimi i të dhënnave të duhura, të tëra njësive komanduese të cilat janë të ngarkuara me detyra. Në këtëetapë kryhet përzgjedhja e të tërë oficerëve dhe nënoficerëve, të cilët do të merrnin pjesë në operacione. Autorizimi i komandantëve të lartë, jepet sipas specialiteteve dhe mekanizmave tëkoordinimit, duke u mbështetur në njësitë eksperte dhe aftësisëe tyre profesionale në atë fushë.

2.      Zhvillimi i debatit teorik mbi operacionin, duke hapur një dosje të veçantë mbi të dhënat e hapura dhe të fshehta, më pas vendosen hartat gjeografike të zonës së operacionit. Më pas kryhej zhvillimi i debatit, mbi ndarjen në fusha të ndryshme të zonës.

3.      Krijimi i njësisë së mbledhjes së drejtpërdrejtë të të dhënave. Domosdoshmëria e krijimit të mekaniznmave, të cilat do të bënin të mundur zbulimin e strukturës së zonës. Tani dua të theksoj fakin se, Rezistenca Islame përbëhet nga dy mekanizma. Mekanizma e parëështë mekanizmi teknik i cili kryen përfshin, mban nën mbikqyrje dhe nën vëzhgim mbarë zonën. Ndërsa mekanizmi tjetërështë elementi njerëzor, i cili depërton në thellësitë e rajonit deri në prapavijat e armikut dhe më pas kthehet në bazë me të dhënat e reja të mbledhura. Ndërkohë gjatë tërë kësaj etape,vijojnë përgatitjet e operacionit të zbulimit. Pastaj njësitë përgjëgjëse për mbarëvajtjen e operacionit, marrin pjesë në operacionin e zulimit, me synimin e njohjes dhe krehjes më mirë të zonës.

4.      Autoriteti më i lartë ushtarak, Komanda Qendroremerr vendimet e fundit, duke u mbështetur në këshillat e njësive dhe grupeve, të cilët do të merrnin pjesë në operacion. Gjatë marrjes së këtyre vendimeve,nuk merren parasysh vetëm njësitë ushtarake, të cilat do të përballen me armikun në vijën e zjarrit ose njësitë speciale komando rezervë, por merren parasysh edhe mundësitë e sulmit të papritur armik, si dhe përforcimi i njësive ushtarake në raste të vështira.

5.      Pas synimit të zbatimit të ndërlidhjes së zbatimeve,Komanda Qendrore merr vendimin për nisjen e operacionit. Ky i fundit, i cili ka të bëjë me kryerjen e sulmit, nga grupet të cilët janë përgjegjës për zbulim dhe janë përgjegjës për mbrojtjen e grupeve të shpërndarjes brenda njësisë së ekspertëve. Ndërsa grupi i tretëështë grupi rezervë, që qëndron nëgadishmëri.

6.      Zgjedhja e një zone të ngjashme, me zonën ku do të zhvillohej operacioni. Njësitet ushtarake transferoheshin në këtë zonë dhe nisnin testet e përgatitjes fizike dhe testin e trurit. Ndonjëherë luftëtari mund të barte mbi shpinë, të tërë çantën e ushqimeve dhe të pajisjeve të tjera ushtarake. Luftëtarët kryenin marshime të gjata, në kushte dhe rrethana të vështira gjeografike, në lartësitë e  shkëmbinjve të thepisur. Ky marshim ndonjëherë zgjaste nga 50 deri në 70 km.

7.      Tërësia e këtyre njësive ushtarakestërviten, në të tëra fushat përkatëse. Në përgjithësi këta njësi siguroninmekanizmat e koordinimit, për kundërpërgjigjje në rast të një sulmi të papritur armik. Ndërkohë elementët njerëzore stërviteshin në kushte të rënda, për të rritur aftësitë dhe epërsinë fizike. Gjithashtu në këtë etapë, u kushtohej rëndësi e veçantë dhe mësimeve kulturore dhe fetare.

8.      Këta njësi ushtarake kur arrinin në nivelin e arsyetimit intelektual dhe përgatitjes fizike, ktheheshin në bazë për mësimin e zhvillimeve të fundit politike dhe ushtarake të armikut. Pas kësaj etape ndodhte përcaktimi i shpërndarjes së detyrave dhe përgjegjësive. Me këtë detyrë merren komandantët dhe ndimësit e njësive ushtarake, duke i dhënë formën e fundit kësaj shpërndarjeje. Më pas nisin punimet e fshehta për përcaktimin e luftëtarëve, që do të krijonin njësinë dhe përmasat e këtyre njësive. Duke u mbështetur në rëndësinë së detyrës mbahen të fshehta ose shumë të fshehta. Komandantët e operacioneve vendosin se cilët do të vendosen në krye të njësive eksperte.

9.      Ndërkohë që njësitë prisnin nisjen e operacionit, disa njësi të tjera mund të jenë duke vijuar përgatitjet. Për shembull ndërkohë që disa njësi ushtarake janë duke pritur nisjen e operacionit, njësitë e artilierëve mund të jenë duke vijuar përgatitjet. Ose për shembull pas përcaktimit se ç’lloj raketash dhe topash do të përdoren në luftë, bëhej përzgjedhja e elementëve njerëzorë, të cilët do të kryenin këtë detyrë. Pas kësaj etape, përcaktohej nëse është e domosdoshme edhe dërgimi i këmbësorëve, ose nëse është e domosdoshme edhe dërgimi i artilerisë së rëndë bashkë me automjetet e blinduara në zonë. Më pas përcaktohej njësia, e cila do të përdorte sistemin mbrojtës ajror me anë të armëve blindshpuese ose me armët antitank. Ndërkohë niste përgatitja e armëve teknike bashkëkohore, për shkatërrimin e të tëra njësive ushtarake të armikut, me fuqinë sulmuese mëtë zhvilluar. Më pas të tëra njësitë ushtarake imobilizoheshin për luftë.

10.  Komanda e njësitit i zbulimit vijon me përgatitjet e duhura për luftë. Njësia e zbulimit përqendrohet vetëm mbi kodimin, programimin dhe veçanërisht me krijimin e mjeteve dhe veglave të duhura për zbulim. Komanda Qendrore e cila drejton operacionet, kryen koordinimin e duhur përtërësinë e këtyre punimeve.

11.  Komanda Qendrore jepte urdhërin për transferimin e njësivexheniere përkatëse, duke siguruar të tërë mjetet dhe veglat e duhura, që kanë të bëjnë me operacionet. Pastaj këta njësi xheniere, me bulldozerët dhe fadromat e tyre, hapën rrugë të mëdha dhe të vogla, zhdukën pengesat dhe kamuflime. Për më tepër këta njësi xheniere, kryen edhe trasferimin e automjetëve ushtarake, të cilat bartnin gjeneratorë me naftë, dyshekë, shtretër, ushqime, lavamanë dhe tualete portative, për të tëra njësitë ushtarake, që luftonin në front, pra në vijën e zjarrit. Këta njësi xheniere, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm, si në etapat e përgatitjes së operacionit ashtu edhe pas tij.

12.  Njësiti i Këshillit të Shëndetit Islam, është përgjegjës për operacionet e shpëtimit të luftëtarëve të plagosur ose të sëmurë, duke bashkëpunuar dhe me njësitet e tjera ushtarake. Kjo njësi mjekësore nuk mjaftohet vetëm me dhënien e ndihmës së parë mjekësore, për luftëtarët e plagosur ose të sëmurë, por është përgjegjëse edhe me ndërtimin e spitalëve tëlëvizshëm, sipas përmasave të operacionit. Ansetezistët dhe njësitë e ndërhyrjes urgjente, kryejnë operacione duke bërë ndërhyrje delikate mjekësore. Luftëtarët e plagosur ose të smurë, të cilët janë në gjendje kritike për jetën ose janë në koma, dërgohen jashtë zonës së operacionit. Kjo është arsyeja kryesore se, përse njësia mjekësore gjendet gjthmonë në gadishmëri, pranë zonës së operacionit. Pasi kanë përfunduar me sukses të tëra këto etapa, atëherë kalohet në etapën pasardhëse, atë të llogaritjes së kohës së operacionit. Ndërsa në fund kalohet në etapën përfundmitare, që është nisja e operacionit.

 

Vijon...



Burimi : Medya Şafak

İbrahim El Emin

Ibrahim al-Amin është kryeredaktor i Al-Akhbar.