Si u Përgatit Rezistenca Islame, në Luftën e Kalemunit?!”

nga İbrahim El Emin | Publikuar në Korrik 15, 2015, mesnatë

Për ata të cilët, njohin vetëm ecurinë e Rezistencës Islame që nga vitet 1990 dhe pas viteve 2000 themi se e kanë shumë të vështirë, që të kuptojnë përmasat e shndërrimit të kësaj rezistence në ditët e sotme. Kur e përmendim këtë fakt, nuk synojmë shfaqjen e numrit të luftëtarëve ose të numrit të depove ushtarake, por synojmë shfaqjen e rendit të edukimit, ribërjen e strukturave, taktikat ushtarake që kanë ndikim në çdo rrethanë dhe cilësitë e luftës, që u përshtaten çdo lloj kushti dhe vështirësie.

Për ata të cilët, njohin vetëm ecurinë e Rezistencës Islame që nga vitet 1990 dhe pas viteve 2000 themi se e kanë shumë të vështirë, që të kuptojnë përmasat e shndërrimit të kësaj rezistence në ditët e sotme. Kur e përmendim këtë fakt, nuk synojmë shfaqjen e numrit të luftëtarëve ose të numrit të depove ushtarake, por synojmë shfaqjen e rendit të edukimit, ribërjen e strukturave, taktikat ushtarake që kanë ndikim në çdo rrethanë dhe cilësitë e luftës, që u përshtaten çdo lloj kushti dhe vështirësie.  

Në datën 16 shkurt të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah, Hasan Nasrullahu bëri të ditur se “erdhi stina e shkrirjes së vendimeve” dhe shpalli përgatitjet ushtarake për Luftën në qytetet libaneze të Xherudit dhe të Arselit. Qendra e Dhomës së Operacioneve të Rezistencës Islame, dhanë urdhër për përgatitje ushtarake për çlirimin e rajoni malor libanez të Kalemunit, i cili ndodhet në kufirin libanezo-sirian me vargmalet e ngjitura të Xherudit Lindor. Sipas këtij urdhëri detyra duhej përmbushur dhe rajoni duhej spastruar nga terroristët tekfiristëtëpafe të Nusrës. Qendra e Dhomës së Operacioneve të Rezistencës Islame, pasi mbajti një fjalim, mori vendimin për nisjen e Luftës së Kalemunit. Ky vendim nënkuptontepërgatitjen enjësive ushtarake, pa u vonuar dhe brenda kohës së përcaktuar. Të tërë mendonin se lufta do të zhvillohej në vjeshtë dhe jo në fund të dimrit ose në fillim të verës. Por kjo gjendje parashikonte përgatitje ushtarake të menjëhershme.

Gazetari Ibrahim El Emin itë përditshmes libaneze “Al Ahbar” (Lajmet) botoi se si u përgatit Rezistenca Islame Luftën e Kalemunit dhe se si komandanët më të lartë të Lëvizjes Hizbullah, edrejtuan këtë luftë.

Për ata të cilët, njohin vetëm ecurinë e Rezistencës Islame që nga vitet 1990 dhe pas viteve 2000 themi se e kanë shumë të vështirë, që të kuptojnë përmasat e shndërrimit të kësaj rezistence në ditët e sotme. Kur e përmendim këtë fakt, nuk synojmë shfaqjen e numrit të luftëtarëve ose të numrit të depove ushtarake, por synojmë shfaqjen e rendit të edukimit, ribërjen e strukturave, taktikat ushtarake që kanë ndikim në çdo rrethanë dhe cilësitë e luftës, që u përshtaten çdo lloj kushti dhe vështirësie. Duke lënë mënjanë përvojën 25 vjeçare të Lëvizjes Hizbullah, le të nisemi nga kronologjia e lufës së korrikut të vitit 2006 duke ardhur deri tek konflikti sirian i ditëve të sotme dhe më pas lë të shohim shndërrimin rrënjësor të kësaj lëvizjeje.

Me të dhënat e mbledhura nga njësitë e ndryshme të lëvizjes, themi se janë më së të mjaftueshme për të vizatuar kornizën e parë teorike.

Shtojmë se njësitë eksperte analizuan dhe sistemuan të dhënat e mbledhura, nga njësitë e ndryshme të sigurisë.

Një pjesë e këtyre të dhënave erdhi nga burimet njerëzore, ku qindra elementë sigurie, bashkëpunuan në vizatimin e skemës së organizimit të armikut dhe në përcaktimin e pikave të forta dhe të dobëta të armikut. Në veçanti këtu duhet të theksojmë fakin se gjatë mbledhjes së të dhënave, u përdorën avionët spiunë pa pilot të teknologjisë më badhkëkohore, duke fluturuar mbi objektivat dhe duke mbledhur të dhënat e duhura.

Pas arritjes në bazë të këtyre të dhënave, njësitë eksperte i analizuan, i vërtetuan dhe i sistemuan këto të dhëna fillimisht në aspektin aktual dhe më pas i analizuan duke i shtuar edhe “të dhënat e shumë të fshehta”, të cilat vinin nga burime të panjohura. Kështu njësitë eksperte arritën të zbulonin, të dhëna të sakta mbi çështjen e terroristëve tekfiristë të pafe të Nusrës. Këta njësi të veçanta të përbërë nga analistë ekspertë, të cilët janë pjesë e Lëvizjes Hizbullah, arritën të zbulonin shumë të dhëna mbi strukturat fetare, ushtarake, organizative dhe intelektuale të grupeve terroriste tekfiriste. Për shembull këta analistë ekspertë, arritën të zbulonin të dhëna të sakta, duke bërë me lehtësi dallimin mes thirrjes selefite dhe xhihadit selefist. Këta njësi eksperte, mund të bëjnë me lehtësi dallimin mes elementëve dhe prodhimeve të organizatës terroriste të El-Kaides (Al-Kaedas).

Këta njësi të analistëve ekspertë, si fillim analizonte grupet terroriste tekfiriste, duke u mbështetur në dijet dhë të dhënat e ardhura nga miqtë dhe simpatizantëte kësaj lëvizjeje. Më pas këta njësi eksperte, duke u mbështetur në të dhënat e sakta, mund të botonte disa raporte të cilat i kishte përpiluar qeveria, por që nuk i kishte botuar ende. Pastaj këto të dhëna dërgoheshinnë Komandën Qendrore, e cila duke u mbështur në këto të dhëna merrte vendimet e duhura.

Dukuria e mbledhjes së të dhënave luante një rol të rëndësishëm, në përcaktimin e natyrës së luftës, në përcaktimin e përmasat e objektivave, në përcaktimin e fuqisësulmuese ushtarake dhe në përcaktimin e specialitetit ushtarak në zhvillimin e luftës. Kjo dukuri luante një rol shumë të rëndësishëm edhe në përcaktimin e përdorimit të llojit të armatimeve, nëpërcaktimine fuqisë sulmuese ushtarake dhe në përcaktimin e fuqisë së shërbimit të fshehtë dhe të zbulimit.

Pas mbledhjes dhe zbulimit të këtyre të dhënave, u përckatuan në mënyrë të përpiktë përmasat e objektivave dhe opercioneve. Në këtë mënyrënjësitë ushtarake ia dilnin mbanë që të zbatonin në luftë, të dhënat sakta të mbledhura. Zhvillimi i Luftës së Kalemunit kalon në këta etapa:

1.      Dërgimi i të dhënnave të duhura, të tëra njësive komanduese të cilat janë të ngarkuara me detyra. Në këtëetapë kryhet përzgjedhja e të tërë oficerëve dhe nënoficerëve, të cilët do të merrnin pjesë në operacione. Autorizimi i komandantëve të lartë, jepet sipas specialiteteve dhe mekanizmave tëkoordinimit, duke u mbështetur në njësitë eksperte dhe aftësisëe tyre profesionale në atë fushë.

2.      Zhvillimi i debatit teorik mbi operacionin, duke hapur një dosje të veçantë mbi të dhënat e hapura dhe të fshehta, më pas vendosen hartat gjeografike të zonës së operacionit. Më pas kryhej zhvillimi i debatit, mbi ndarjen në fusha të ndryshme të zonës.

3.      Krijimi i njësisë së mbledhjes së drejtpërdrejtë të të dhënave. Domosdoshmëria e krijimit të mekaniznmave, të cilat do të bënin të mundur zbulimin e strukturës së zonës. Tani dua të theksoj fakin se, Rezistenca Islame përbëhet nga dy mekanizma. Mekanizma e parëështë mekanizmi teknik i cili kryen përfshin, mban nën mbikqyrje dhe nën vëzhgim mbarë zonën. Ndërsa mekanizmi tjetërështë elementi njerëzor, i cili depërton në thellësitë e rajonit deri në prapavijat e armikut dhe më pas kthehet në bazë me të dhënat e reja të mbledhura. Ndërkohë gjatë tërë kësaj etape,vijojnë përgatitjet e operacionit të zbulimit. Pastaj njësitë përgjëgjëse për mbarëvajtjen e operacionit, marrin pjesë në operacionin e zulimit, me synimin e njohjes dhe krehjes më mirë të zonës.

4.      Autoriteti më i lartë ushtarak, Komanda Qendroremerr vendimet e fundit, duke u mbështetur në këshillat e njësive dhe grupeve, të cilët do të merrnin pjesë në operacion. Gjatë marrjes së këtyre vendimeve,nuk merren parasysh vetëm njësitë ushtarake, të cilat do të përballen me armikun në vijën e zjarrit ose njësitë speciale komando rezervë, por merren parasysh edhe mundësitë e sulmit të papritur armik, si dhe përforcimi i njësive ushtarake në raste të vështira.

5.      Pas synimit të zbatimit të ndërlidhjes së zbatimeve,Komanda Qendrore merr vendimin për nisjen e operacionit. Ky i fundit, i cili ka të bëjë me kryerjen e sulmit, nga grupet të cilët janë përgjegjës për zbulim dhe janë përgjegjës për mbrojtjen e grupeve të shpërndarjes brenda njësisë së ekspertëve. Ndërsa grupi i tretëështë grupi rezervë, që qëndron nëgadishmëri.

6.      Zgjedhja e një zone të ngjashme, me zonën ku do të zhvillohej operacioni. Njësitet ushtarake transferoheshin në këtë zonë dhe nisnin testet e përgatitjes fizike dhe testin e trurit. Ndonjëherë luftëtari mund të barte mbi shpinë, të tërë çantën e ushqimeve dhe të pajisjeve të tjera ushtarake. Luftëtarët kryenin marshime të gjata, në kushte dhe rrethana të vështira gjeografike, në lartësitë e  shkëmbinjve të thepisur. Ky marshim ndonjëherë zgjaste nga 50 deri në 70 km.

7.      Tërësia e këtyre njësive ushtarakestërviten, në të tëra fushat përkatëse. Në përgjithësi këta njësi siguroninmekanizmat e koordinimit, për kundërpërgjigjje në rast të një sulmi të papritur armik. Ndërkohë elementët njerëzore stërviteshin në kushte të rënda, për të rritur aftësitë dhe epërsinë fizike. Gjithashtu në këtë etapë, u kushtohej rëndësi e veçantë dhe mësimeve kulturore dhe fetare.

8.      Këta njësi ushtarake kur arrinin në nivelin e arsyetimit intelektual dhe përgatitjes fizike, ktheheshin në bazë për mësimin e zhvillimeve të fundit politike dhe ushtarake të armikut. Pas kësaj etape ndodhte përcaktimi i shpërndarjes së detyrave dhe përgjegjësive. Me këtë detyrë merren komandantët dhe ndimësit e njësive ushtarake, duke i dhënë formën e fundit kësaj shpërndarjeje. Më pas nisin punimet e fshehta për përcaktimin e luftëtarëve, që do të krijonin njësinë dhe përmasat e këtyre njësive. Duke u mbështetur në rëndësinë së detyrës mbahen të fshehta ose shumë të fshehta. Komandantët e operacioneve vendosin se cilët do të vendosen në krye të njësive eksperte.

9.      Ndërkohë që njësitë prisnin nisjen e operacionit, disa njësi të tjera mund të jenë duke vijuar përgatitjet. Për shembull ndërkohë që disa njësi ushtarake janë duke pritur nisjen e operacionit, njësitë e artilierëve mund të jenë duke vijuar përgatitjet. Ose për shembull pas përcaktimit se ç’lloj raketash dhe topash do të përdoren në luftë, bëhej përzgjedhja e elementëve njerëzorë, të cilët do të kryenin këtë detyrë. Pas kësaj etape, përcaktohej nëse është e domosdoshme edhe dërgimi i këmbësorëve, ose nëse është e domosdoshme edhe dërgimi i artilerisë së rëndë bashkë me automjetet e blinduara në zonë. Më pas përcaktohej njësia, e cila do të përdorte sistemin mbrojtës ajror me anë të armëve blindshpuese ose me armët antitank. Ndërkohë niste përgatitja e armëve teknike bashkëkohore, për shkatërrimin e të tëra njësive ushtarake të armikut, me fuqinë sulmuese mëtë zhvilluar. Më pas të tëra njësitë ushtarake imobilizoheshin për luftë.

10.  Komanda e njësitit i zbulimit vijon me përgatitjet e duhura për luftë. Njësia e zbulimit përqendrohet vetëm mbi kodimin, programimin dhe veçanërisht me krijimin e mjeteve dhe veglave të duhura për zbulim. Komanda Qendrore e cila drejton operacionet, kryen koordinimin e duhur përtërësinë e këtyre punimeve.

11.  Komanda Qendrore jepte urdhërin për transferimin e njësivexheniere përkatëse, duke siguruar të tërë mjetet dhe veglat e duhura, që kanë të bëjnë me operacionet. Pastaj këta njësi xheniere, me bulldozerët dhe fadromat e tyre, hapën rrugë të mëdha dhe të vogla, zhdukën pengesat dhe kamuflime. Për më tepër këta njësi xheniere, kryen edhe trasferimin e automjetëve ushtarake, të cilat bartnin gjeneratorë me naftë, dyshekë, shtretër, ushqime, lavamanë dhe tualete portative, për të tëra njësitë ushtarake, që luftonin në front, pra në vijën e zjarrit. Këta njësi xheniere, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm, si në etapat e përgatitjes së operacionit ashtu edhe pas tij.

12.  Njësiti i Këshillit të Shëndetit Islam, është përgjegjës për operacionet e shpëtimit të luftëtarëve të plagosur ose të sëmurë, duke bashkëpunuar dhe me njësitet e tjera ushtarake. Kjo njësi mjekësore nuk mjaftohet vetëm me dhënien e ndihmës së parë mjekësore, për luftëtarët e plagosur ose të sëmurë, por është përgjegjëse edhe me ndërtimin e spitalëve tëlëvizshëm, sipas përmasave të operacionit. Ansetezistët dhe njësitë e ndërhyrjes urgjente, kryejnë operacione duke bërë ndërhyrje delikate mjekësore. Luftëtarët e plagosur ose të smurë, të cilët janë në gjendje kritike për jetën ose janë në koma, dërgohen jashtë zonës së operacionit. Kjo është arsyeja kryesore se, përse njësia mjekësore gjendet gjthmonë në gadishmëri, pranë zonës së operacionit. Pasi kanë përfunduar me sukses të tëra këto etapa, atëherë kalohet në etapën pasardhëse, atë të llogaritjes së kohës së operacionit. Ndërsa në fund kalohet në etapën përfundmitare, që është nisja e operacionit.

 

Lëvizja Hizbullah në luftën e vitit 2006 u bombardua nga qortimet e shumta, për moslejimin e filmimeve të masmedias të pamjeve të luftës izraelito-libaneze dhe si rrjedhojë njerëzit mbetën në terr informativ mbi ngjarjet e luftës. Menjëherë pas këtyre qortimeve, Lëvizja Hizbullah bëri autokritikëduke përcaktuar dhe arsyen kryesore të këtyre qortimeve. Lëvizja Hizbullah u orvat që epokën pas luftësdhe deri në ditët e sotme ta shndërronte në dobi të saj.

Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, iu Afruan në Heshtje Objektivit të Radhës

Afërsisht 8 muaj më parë luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, luftuan kundër terroristëve të pafe të Nusrës, në vargmalet e rajonit libanez të Xherudit, përkatësishtnë pjesën lindore të Xherudu’n-Nahles (Xherudi i Bletëve) dhe më pas në rajonet libaneze të pjesës perëndimore, të Xherudu’l-Felitas dhe Xherudu’l-Juninit. Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, këtë operacion e quajtën “Kaim” (Përjetësia). Në harkun kohor të disa ditëve, luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah arritën që zotëronin trojet kodrinore, të rajonit libanez të Xherudit Lindor dhe të Bealbekës, duke sprapsur terroristët e pafe të Nusrës. Tani dua të përmend faktin se luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, nuk kishin arritur kurrë, që të zotëronin vargmalet e rajonit libanez të Xherudit Lindor dhe tëBealbekës. Duke u mbështetur në këta fakte, themi se në Fitër Bajramin e vitit të shkuar, terroristët e pafe të Nusrës nisën një sulm me përmasa të mëdha, kundër luftëtarëve të Lëvizjes Hizbullah. Ndonëse gjatë këtij sulmi me përmasa të mëdha, ranë dëshmorë 11 luftëtarë të Lëvizjes Hizbullah, terroristët e pafe të Nusrësnuk arritën që të përparonin në asnjë front dhe u detyruan që të ktheheshin prapa andej nga erdhën.

Gazetari Ibrahim El Emin i të përditshmes libaneze “Al Ahbar” (Lajmet) botoi se si u përgatit Rezistenca Islame Luftën e Kalemunit dhe se si komandanët më të lartë të Lëvizjes Hizbullah, e  drejtuan këtë luftë.

Pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake dhe kalimit në etapën e ushtrimit ushtarak, shumë luftëtarë të Lëvizjes Hizbullah dërgohen në zonat e luftës. Kjo dërgesë disa ditore bëhet në fshehtësi të plotë, deri në atë nivel sa terroristët e pafe të Nusrës, as që e dinë se do të sulmohen nga luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah. Çështja arrin deri në atë nivel fshehtësie sa askush nuk e di se, sa luftëtarë të Lëvizjes Hizbullah janë dërguar në llogoret e luftës. Në të vërtetëautoriteti më i lartë ushtarak, Komanda Qendrore ka kohë që ka vendosur për emrat e luftëtarëve tënjësiteve ushtarake dhe emrat e oficerëve qëdo t’i drejtojnë këta njësite ushtarake.

Luftëtarët e Hizbullahut njihen me reshjet e dëborës, të cilat kanë mbuluar tërë zonën (malore të luftës). Kjo është arsyeja kryesore se, përse luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah zhvendosen nga zona malore e luftës, në rajonet e Xherudit Lindor dhe Arselit, në të cilat bien më pak reshje dëbore. Gjendja e rëndë e kushteve atmosferike, e bën pothuajse të pamundur mbledhjen e të dhënave të duhura, të njësiteve përkatëse të cilat synojnë nisjen e sulmit. Mbledhja e të dhënave për luftëtarët dhe sigurimi i depove të armatimeve, arrihet vetëm duke përdorur një slitë të veçantë ushtarake.

Vetëm atëherë kur bashkohen të tërë luftëtarët e njësitit, u jepen udhëzimet e fundit. Duke patur parasysh shmangien e mundësisë sëndonjë të papriture të pakëndshme, ose zënien në befasi të një luftimi të armatosur, njësitet ushtarake marrin të tëra masat mbrojtëse të duhura. Duke u nisur nga synimi i çlirimit me çdo kusht i këtij rajoni, më parë parashikohet sesa do të jetë numri i luftëtarëve të Lëvizjes Hizbullah, të cilët ose do të bien dëshmorë ose do të plagosen gjatë sulmit. Kjo nënkupton punimin me orë të zgjatura si të njësiteve të ndërlidhjes, ashtu edhetë njësiteve të ndihmës së parë.

Autoriteti më i lartë ushtarak, Komanda Qendrore ka kohë që përcaktuar kalimin në etapën e ushtrimit ushtarak të këtyre stërvitjeve, para se të nisë lufta dukee quajtur “Stërvitja e Thirrjes dhe Përgatitjes”.Gjithashtuautoriteti më i lartë ushtarak, e përcjell këtë mesazh në mënyrë të hapur dhe të qartë përpara të tëra njësiteve ushtarake të Lëvizjes Hizbullah. Ushtrimi ushtarak i këtyre stërvitjeve, mund të kërkojë dheimobilizimin e përgjithshëm të njësiteve të tjera, të cilat gjenden jashtë zonës së luftës. Qëllimi kryesor i këtyre stërvitjeve ushtarake,ështëshfaqja hapur e fuqisë ushtarake të Lëvizjes Hizbullah dhe frikësimi i shtetit cionist. Këto stërvitje ushtarake kryhen në rast se shteti cionist çifut, nis sulmet kundërLëvizjes Hizbullah, atëherë të tëra njësitet ushtarake të kësaj të fundit,do të kundërpërgjigjeshinnjëkohësisht nëtë tëra frontet. Kjo shfaqje e hapur e fuqisë ushtarake e Lëvizjes Hizbullah,e cila do të shndërrohet në një luftë të vërtetë, ka si qëllim frikësimin e thellë tek terroristët e pafe të Nusrës.

Më pas autoriteti më i lartë, përcakton ndarjet më të vogla të njësiteve ushtarake, të cilat do tëdërgohennë zonën e luftës. Komanda Qendrore e ndan në dy zona rajonin libanez të Xherudit. Zona e parëështë pjesa lindore e Xherudu’n-Nahles (Xherudi i Bletëve), ndërsa zona e dytëështë pjesa perëndimore e Xherudu’l-Felitas dhe Xherudu’l-Juninit. Pastaj në një kohë të caktuar, kryhet ndërlidhja me terroristët e pafe të Nusrës, veçanërisht me Kampin Kehf i cili është në vartësi të kësaj të fundit. Kampi Kehf ndodhet mes trojeve libaneze të Xherudu’n-Nahles (Xherudit të Bletëve) dhe trojeve siriane të Xherudu’r-Resulit të Mearras (Xherudit të të Dërguarit të Mearras). Kampi Kehf shërben si një pikë kalimi kufitar shumë strategjik, nga i cili terroristët e pafe të Nusrës,kalojnë në trojet e rajoneve malore libaneze të Xherudit Lindor dhe Arselit.

Data 1 maj e vitit 2015 ishte takimi i parë i të tëra njësiteve ushtarake të Lëvizjes Hizbullah. Në mesnatë njësitet e zbulimit, kaluan trojet malore libaneze të Xherudit Lindor dhe trojet malore siriane të Xherudu’r-Resulit të Mearras (Xherudit të të Dërguarit të Mearras) të pushtuara ngaterroristëte pafe tëNusrës dhe përparuanderi në Xherudu’n-Nahle (Xherudin e Bletëve). Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah përparuan 3 km drejt pjesës lindore të rajonit Brital, që nga çasti kur panë garnizonet e grupeve të armatosura, por më pas u ndalën. Më pas vrojtuesit e Lëvizjes Hizbullah, lajmëruan se terroristët e pafe të Nusrës, nisën të largoheshin nga garnizonet ushtarake, duke u tërhequr në garnizone të tjera ushtarake më të mbrojtura më në thellësi të rajonit. Disa njësite ushtarake të Lëvizjes Hizbullah, përparuan drejt garnizoneve të këtyre terroristëve të pafe të Nusrës, por kur arritën në këta garnizone panë se terroristët e pafe ishin tërhequr. Pastaj njësitet ushtarake të Lëvizjes Hizbullah,qëndruan në garnizonet e zbrazura, sepse në mëngjesin e 1 majit të vitit 2015 do të niste sulmi i përgjithshëm.

Snaiperistët e Lëvizjes Hizbullah Mbajtën nën Vëzhgim Garnizonet Armike

Sulmi nuk nisi, sepse autoriteti më i lartë ushtarak,nuk ishte marrë ende vendimin për luftë. Në datën 5 maj të vitit 2015, masmediat libaneze përhapën lajmin e Sejjid Hasan Nasrullahut se “Ndonëse Komanda Qendrore ka vendosurpër nisjen e luftës, nuk është përcaktuar ende koha dhe vendi i saj”. Në të vërtetë ky ishte mesazhi i fshehtë për nisjen e sulmit.

Sulmi nuk nisi as në orën 05:30 të mëngjesit të ditës së mërkurë, sepse ndodhi një vonese të shkurtër 15 minutëshe. Pas fjalimit të udhëheqësit të Lëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahut të tëra njësitet ushtarake përparuan dhe u vendosën në largësinë e 500 metrave nga garnizonet armike, nga e cila mund të vëzhgonin të tëra lëvizjet e grupeve të armatosura. Njësitet e zbulimit zotëronin dylbi me rreze infra të kuqe, me të cilat vëzhgonin natën të tëra lëvizjet e terroristëve të pafe të Nusrës. Këta njësite vazhdimisht vëzhgonin komandantët dhe ushtarët terroristë të pafe, ndërsa këto të dhëna ua përcillnin njësiteve të tjera ushtarake.

Sulmi nisi në orën 05:45 të mëngjesit të ditës së mërkurë. Njësiti e artilierëve duke përdorur topa të kalibrave të ndryshëm, ia doli mbanë që më pak se në një gjysmë ore, të bombardonte të tëra objektivat armike. Në këtë etapë të tërë njësitet ushtarake, u shndërruan në një ushtri të pavarur, sepse këta njësite ushtarake nuk ishin vetëm njësite sulmi ose njësite mbështetëse, por ishin në të njëjtën kohë ishin dhe njësiteartilierësh. Ky njësit mund të cilësohet dhe si njësiti, i cili përdor topat e kalibrit 57. Këtu duhet të përmendim dhe njësitin e artilierëve e cila përdori topat e kalibrit 7 dhe 29 të kontrolluar dhe bëjnë qitje nga larg në mënyrë të komanduar. Këtu duhet të përmendim dhe njësitin e predhave, i cili përdori predha të kalibrit 17 mm. Të tëra këta njësite ushtarake kishin për detyrë, bombardimin me topa dhe me predha të terroristëve të pafe të Nusrës. Këta të fundit nisën të largoheshin nga garnizonet e tyre, duke u tërhequr në garnizone të tjera ushtarake më të mbrojtura më në thellësi të rajonit, sapo filluan bombardimet e topave. Në disa garnizone të tjera mes shkëmbinjve, terroristët e pafe të Nusrës nisën të qëllonin mbi njësitet e artilierëve dhe njësitet e hedhësve të predhave.

Në disa zona të luftës, ku largësia e shkëmbimit të zjarrit ishte me e shkurtër se 200 m. dukeshin fare qartë shfaqjet e dyluftimeve. Njësitet ushtarake të Lëvizjes Hizbullah, nisën të qëllonin drejt e në qendër të garnizoneve armike. Të shtënat e njësiteve ushtarake nuk ishin të rastit, por të kontrolluara mirë deri në atë nivel sa dhe automatikët e kalibrit të mesëm, arrinin t’i shkaktonin humbje të mëdha garnizoneve armike. Natyrisht gjatë sulmit në njërën anë terroristët e pafe të Nusrës, orvateshin që të mblidhnin të vrarët dhe të plagosurit, ndërsa në anën tjetër ata orvateshin që të përdornin automjetet motorike, për të dalë nga zona e luftës. Por luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, vazhdimisht qëllonin mbi terroristët e pafe të Nusrës, të cilët orvateshin që të largoheshin nga zona e luftës duke i vrarë ata, ndërsa ata që shpëtonin nisën që të largoheshin drejt trojeve malore libaneze të Xherudit Lindor dhe Arselit.

Pas përparimit të njësiteve ushtarake të Lëvizjes Hizbullah, njësitet e tjera të sigurimit, me synimin e mbajtjes së rendit dhe sigurisë dolën nga ana e pasme e zonës së luftës. Këta të fundit, duke patur për qëllim pastrimin dhe heqjen e pengesave nga udhët, përdorën edhe automjetet e rënda si bulldozerët dhe fadromat. Natyrisht luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, e dinin shumë mirë se cilën udhë do të ndiqnin, për t’i bërë ballë sulmeve armike të përmasave të vogla dhe të mesme. Njësiti i automjeteve rrethanore dhe logjistike, brenda një harku kohor të shkurtër si brenda disa ditëve, i pastroi dhe hoqi të tëra pengesat nga udhët, duke bërë të mundur kështu hapjen e udhëve të reja për luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah. Duke u mbështetur në faktin se bëhet fjalë për një largësi të gjatë 200 km. është mëse i arsyeshëm fakti se, brenda kësaj periudhe të shkurtër u  vizatuan hartat e relievit dhe ato topografike si dhe u vendosën sinjale të trafikut rrugor, në ndihmë dhe mbështetje të luftëtarëve të Lëvizjes Hizbullah. Nga ana tjetër njësiti i automjeteve rrethanore dhe logjistike përparoi drejt zonës tanimë të çliruar. Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah brenda dy ditëve, arritën të çlironin mbarë zonën duke fituar një hapësirë rreth 6 km katrorë. Në këtë zonë ndodhen dhe disa kodra, nga të cilat më e rëndësishmja është Kodra e Rajës, e cila ndodhet në një lartësi 2330 m. mbi nivelin e detit, ngae cila mund të vështrohen të tërë trojet malore libaneze të Xherudit Lindor dhe Arselit. Për më tepër pas këtij çlirimi luftëtarët e Lëvijes Hizbullah, zbuluan dhe shtigjet e ngushta dhe pikat e kalimit të trojeve malore libaneze të Xherudit Lindor dhe trojeve malore siriane të Xherudu’r-Resulit të Mearras (Xherudit të të Dërguarit të Mearras).

Në të njëtën kohë, luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah çliruan dhe trojet të tjera libaneze të Akabetu’l-Bejdasë (Marrëveshjes së Bardhë) dhe Abdulhakkut (Robi të së Drejtit) të cilat janë në vartësi të trojeve libaneze të Xherudu’n-Nahles (Xherudit të Bletëve). Gjithashtu ata çliruan dhe troje të tjera siriane jugore të Fesahut (Leksikut) e cila shtrihet në trojet siriane perëndimore të Xherudu’r-Resulit të Mearras (Xherudit të të Dërguarit të Mearras), të cilat më parë ishin nën pushtimin e terroristëve të pafe të Nusrës.

Gjatë këtyre përgatitjeve dhe stërvitjeve ushtarake, moti ishte me të vërtetë i ftohtë. Gjatë kryerjes së sulmit temperatura ishe 0 ° C, ndërsa më parë gjatë orëve të natës zbriste shpesh nën 0 ° C. Njësitet ushtarake të Lëvizjes Hizbullah, vepronin sipas kushteve të motit dhe të terrenit. Ata pasi vendosën në këtë zonën e luftës armatimet dhe uniformat ushtarake, llojet e ndryshme të mjeteve të ndërlidhjes, kamerat e ndryshme, dylbitë me infra të kuqe me shikim të veçantë, të tëra pajisjet e tjera ushtarake i lanë jashtë zonës së luftës.

Gjatë periudhës së përparimit luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, me synimin e fotografimit të hyrjeve dhe të daljeve të shpellave në mënyrë sa më të përsosur, zbritën personalisht në terren. Ata hynë në këto shpella duke filmuar pamjet e hyrjeve dhe daljeve me kamera. Ata madje rrezikuan dhe jetët e tyre duke u afruar shumë garnizoneve armike. Fillimisht luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah qëllonin nga larg mbi terroristët e pafe të Nusrës, ndërsa më pas afroheshin duke hyrë brenda në shpellë. Ata zotëronin dhe granata dore me vete, të cilat në disa raste ua hidhnin terroristëve të pafe të Nusrës, për t’u mbrojtur nga një sulm i papritur i tyre. Gjatë orëve të ditës, u përdorën dhe avionë të vegjël pa pilotë ose të llojeve të ndryshme, të cilët duke hyrë në hapësirën e zonës së luftës fotografuan pamje nga garnizonet armike. Këta avionë të cilët shërbenin për ruajtjen e sigurisë, ua dërgonin fotografitë luftëtarëve të Lëvizjes Hizbullah. Për këtë qëllim u përdorën dhe avionët e ri, të cilët fluturonin deri në një lartësi të caktuar, ku fotografonin pamje nga garnizonet armike dhe më pas ua dërgonin këto fotografi luftëtarëve të Lëvizjes Hizbullah, duke bërë të mundur që këta të fundit të përparonin në drejtimin e duhur. Këtu dua të përmend faktin se një terrorist i pafe i Nusrës, arriti që të qëllonte mbi njërin nga këta avionë duke e rrëzoi atë. Por njëri nga luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, ia doli mbanë që ta rikthente avionin pa pilot brenda njësitit ushtarak. Por befasia më e madhe e sulmit, ishte shtrimi me mina i zonës nga terroristët e pafe të Nusrës. Këta të fundit kishin shtruar mina në udhët, në të cilat pandehnin se do të kalonin luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah. Tani u futën në veprim ekspertët e njësitit të inxhinierëve dhe ata të njësitit të zbulimit, të cilët duke përdorur një teknologji të lartë, zbuluan shtrimin me mina të zonës nga terroristët e pafe të Nusrës. Duke u nisur nga kjo citojmë se kishte dhe mina primitive, në mesin e minave të shtruara, të cilat duhet të shkelen tërësisht në mënyrë që të shpërthejnë. Por për hir të së vërtetës, theksojmë se kishte dhe mina bashkëkohore, në mesin e minave të shtruara, shpërthimi i të cilave bëhet nga larg dhe në mënyrë të komanduar. Si rrjedhojë ekspertë nga njësiti i inxhinierëve çaktivizuan shumicën e këtyre minave të shtruara brenda 3-4 ditëve. Megjithatë luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, rastisën në të papritura të të tjera të ngjashme gjatë kryerjes së sulmit.

Kur luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah arritën në zonën e quajtur “Zona 102” komandanti i njësiteve ushtarake kërkoi kryerjen e identifikimit të zonës së luftës. Por si kryhet identifikimi i zonës së luftës?! Natyrisht synimi i një sulmi është përparimi i luftëtarëve, snaiperistëve dhe i njësitit të hedhësve të predhave dhe njësitit të hedhësve të predhave anti tank. Pra të tëra këta njësite ushtarake, përdorin metodën e fshehjes dhe kamuflimit natyror. Gjatë kryerjes së identifikimit të zonës së luftës, u bë e qartë se terroristët e pafe të Nusrës, përdornin mjete të rënda ushtarake me synimin e mbajtjes së pushtuar sa më gjatë të kësaj zone dhe i garnizoneve të tyre.

Në këtë etapë komandanti i sulmit, kërkoi që njësiti i inxhinierëve dhe njësiti i vendosësve të bombave të shkonte në zonën e luftës për të vendosur lëndët plasëse në garnizonet armike. Gjatë sulmit këta garnizone armike u hodhën në erë, ndërsa predhat bori shkatërruan dy automjete të blinduara armike. Kjo është arsyeja kryesore, që detyroi tërheqjen e menjëhershme të terroristëve të pafe të Nusrës nga zona e luftës.

Ndërkohë njësitet ushtarake i sollën të tëra mjetet e kërkuara nga komandanti i sulmit. Pas kryerjes së ndërlidhjes nga ana e njësiteve të ndërlidhjes, luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah e kuptuan se sulmi kishte mbaruar. Megjithatë komandanti i sulmit i zonës së quajtur “Zona 102”urdhëroi inspektimin e pjesëve të tjera të zonës së luftës.

Duke u mbështetur në këtë urdhër, njësitet ushtarake kryen një operacion të shpejtë zbulimi, kur arritën në rajonin libanez tëHusuatit. Më pas komandanti i sulmit me anë të një raporti, kërkonte leje nga Komanda Qendrore për përparimin dhe çlirimin e shpejtë të zonës, nga ana e luftëtarëve të Lëvizjes Hizbullah.

Komanda Qendrore u dha leje kësaj kërkese dhe luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, përparuan shpejt në zonë duke zbuluar vendndodhjen e shpellave të mëdha. Këto të fundit përdoreshin gjërësisht si garnizonet dhe depot qendrore të terroristëve të pafe të Nusrës. Njësitet inxhiniere arritën të përvetësonin një makinë të stërmadhe, të prodhimit të lëndëve plasëse si dhe me dhjetëra tonë lëndë të parë nitrat alumini. Gjithashtu luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, zbuluan një numër të madh shishesh metalike, të cilat përdoreshin si koktej molotovi për sulmet vetëvrasëse të terroristëve të pafe të Nusrës.

Pas përfundimit të kësaj detyre shtesë me sukses, luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah arritën në pikën e takimit të njësiteve të ardhura nga rajoni libanez i Murijes dhe më pas njësitet e zbulimit e kryen detyrën e tyre. Ky takim nënkuptonte dhe bashkimin e të tëra njësiteve ushtarake. Pastaj këta të fundit, duke çarë mes për mes kopështeve të qershive, nisën të udhëtonin drejt trojeve malore libaneze të Arselit.

Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, në një koordinim të përsosur me Ushtrinë Shtetërore Siriane, nisën sulmin nga trojet siriane dhe arritën deri në rajonin sirian të Tufejlit. Në etapën e parë luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, përparuan deri në Xherudu’l-Beritali (Xherudit të Beritalit) të trojeve malore libaneze të Arselit. Pas dyluftimeve të ashpra nga të dyja palët, njësitet ushtarake libaneze dhe siriane u takuan në këmbët e malit të Xherudu’n-Nahles (Xherudit të Bletëve). Ja pra kështu përfundoi pjesa e parë e sulmit. Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, përparuan në të tëra pikat strategjike, deri në pjesët perëndimore dhe veriore të rajonit. Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, arritën të përparonin deri në lartësitë e Malit të Musait (a.s.).

Një Version i Ri për Luftën Masmediatike

Lëvizja Hizbullah në luftën e vitit 2006 u bombardua nga qortimet e shumta, për moslejimin e filmimeve të masmedias të pamjeve të luftës izraelito-libaneze dhe si rrjedhojë njerëzit mbetën në terr informativ mbi ngjarjet e luftës. Menjëherë pas këtyre qortimeve, Lëvizja Hizbullah bëri autokritikë duke përcaktuar dhe arsyen kryesore të këtyre qortimeve. Lëvizja Hizbullah u orvat që epokën pas luftës ta shndërronte në dobi të saj. Fillimisht njësitet e ndryshme të Lëvizjes Hizbullah, mbajtën shënim luftimet në trojet malore libaneze dhe siriane duke përdorurmasmedian, mjetin më me ndikim në botë. Më pas u krijua njësiti i masmedias, i cili kryente vëzhgime të ndryshme dhe mblidhte të dhëna të rëndësishme, për të tëra njësitet ushtarake të Lëvizjes Hizbullah. Më pas këta të dhëna përcilleshin tek burimet e masmediave. Këtu dua të citoj se, u krijua dhe njësiti i informacionit, i cili mblidhte të dhëna nga terroristët e pafe të Nusrës. Në të njëjtën kohë, këta njësite të masmediassiguruan të tërë kushtet e duhura për krijimin e njësitit të masmedias, i cili arriti të mblidhte shumë materiale filmike si fotografi dhe pamje, të cilat tanimë përbëjnë arkivin e Lëvizjes Hizbullah. Tëtëra këta materiale filmike, të cilat u servirën për masmedian i shfaqën publikut të gjërë, afësitë e jashtëzakonshme të luftëtarëve të Lëvizjes Hizbullah. Duke u nisur nga këta fakte, njësitet e masmedias dhe informimit plotësuan të tëra mangësite dhe të metat në fushën e masmedias, duke i mundësuar kështu kësaj të fundit mundësia e artë dhe të shumëdëshiruar.

Në këta katër vitet e funditmasmedia, duke shfrytëzuar mundësinë e artë të shfaqjeve për publikun e gjërë të materialeve filmike si të fotove dhe të pamjeve, shërbeu në dobi të interesave dhe përfitimeve të Lëvizjes Hizbullah. Masmedia e shndërroi epërsinë ushtarake, në dobinë e luftëtarëve të Lëvizjes Hizbullah. Kjo dukuri e paparë u siguroi të tëra njësiteve ushtarake, një epërsi mediatike dhe psikologjike. Por arritja e madhedhe roli i rëndësishëm i njësiteve të masmedias dhe informimit do të bëhet edhe më i qartë për publikun e gjërë në ditët në vijim.

 



Burimi : Medya Şafak

İbrahim El Emin

Ibrahim al-Amin është kryeredaktor i Al-Akhbar.