Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetëdytë

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Korrik 14, 2016, mesnatë

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull, si dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanëve shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetëdytë, me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Vërtetësia e Hadithit Thekalejn”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është dhe njëkohësisht, imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Kam dëshirë ta nis programin tonë, të kësaj mbrëmjeje, ashtu siç tanimë e kemi bërë zakon me një lutje të rëndësishme, e cila i përket imamit tonë të gjashtë të nderuar, Imam Xhafer Sadikut (m.m.t.). Kjo lutje është si vijon: “Ju do të përballeni me dyshime. Për sa kohë që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i udhëzuar, do të mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo gjendje e mjeruar, do të shpëtojë vetëm ai, i cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje. Transmetuesi thotë se e pyeti Imam Xhafer Sadikun (m.m.t.): “Vallë cila është lutja e njeriut të mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.) u përgjigj: “Do të thuash kështu: “Ja Allah, Ja Rrahman, Ja Rrahim, Ja Mukalibe’l-Kulubi, Thebbit Kalbi Ala Dinike” (O Allah, O i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o Rrotullues i Zemrave, Përforcoje Zemrën Time Në Fenë Tënde!)”.

Prezantuesi: “Duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë ajetët kuranorë dhe sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), i cili përfshin dhe hadithët e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se, imami i dymbëdhjetë dhe i fundit i pafajshëm i Ehli Bejtit, Imam Muhammed Mehdiu (p.m.t.) do të jetë ai i cili, do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim, sepse kjo e fundit është e mbytur dhe e zhytur, në llumin dhe ndyrësinë e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, diktaturës, imoralitetit, korrupsionit, mosbesimit, shthurjes, shtypjes dhe tiranisë. Ndërsa tani po e përshëndesim dhe ne, nga ana jonë si dhe nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin, me përshëndetjet më bujare dhe më të ngrohta, të cilit i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

Prezantuesi: “Tani i nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Besoj se dhe ndjekësit tanë të nderuar tanimë do të kujtohen, mbi faktin se ju në programin tonë paraardhës, shpjeguat dhe sqaruat në formën më të bukur dhe kuptimplotë, duke dhënë përkufizime në mënyrë të hollësishme, mbi termin e “Ehli Bejtit”. “Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Tani do të donim t’iu pyesim me mirësjellje se, vallë a do të kishit mirësinë të na sqaronit në mënyrë të bukur, të qartë dhe të përmbledhur, hapat që duhen ndjekur, me synimin e mësimit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit?!”

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar. Si fillim, lërmëni t’iu rikujtoj se, kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”.

“Çështja që do të trajtojmë, në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni t’iu bëj të ditur se dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Tani do të kisha dëshirë t’i bëja, një përmbledhje të shkurtër programit paraardhës, duke bërë lidhjen e duhur me programet tona paraardhëse, me programin që do të trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që do të trajtojmë më vonë. Duke u nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë program, ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm për ndjekësit tanë të nderuar, po e anashkaloj pjesën rutinë të hyrjes, sepse qëllimi i përmbledhjes sime, është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia të bëra në programet paraardhëse”.

“Në hapin e parë kemi analizuar, hetuar dhe shqyrtuar këtë çështje. Tani lërmëni t’iu shpjegoj se, duke u mbështetur në kuptimet dhe përkufizimet e termit të “Ehli Bejtit”, në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se ky term, përfshin vetëm pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, më saktësisht të cilët janë i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Jam i bindur se tanimë, besimtarët, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të qartë si rrezet diellore, përgjigjen e kësaj pyetjeje, sepse e e kemi shpjeguar dhe sqaruar, disa herë në mënyrë të hollësishme, në programet tona  paraardhëse. Më pas në hapin e parë kemi cituar se, me termin e “Ehli Bejtit”, duhet nënkuptojmë vetëm përdorimin e tij, në këndvështrimin fetar. Më tej kemi ilustruar shembuj të ndryshëm, duke i dhënë përgjigjen e merituar kësaj pyetjeje, mbi përdorimin e gjërë të këtij termi”.

“Në hapin e dytë kemi vijuar, në shpjegimin dhe sqarimin e hadithëve të mirë, të vërtetë dhe të pandërprerë, të shënuar dhe të përcjellur, nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.). Jam i mendimit se tanimë, besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se kemi sqaruar se, për të cilësuar një hadith të Muhammedit (p.q.m.t.), si të pandërprerë është kusht që hadithi, të jetë i shënuar dhe i përcjellur, nga katër, pesë ose më shumë transmetues”.

“Në hapin e tretë kemi analizuar, hetuar dhe shqyrtuar, këndvështrimet dhe mendimet e dijetarëve më të mëdhenj dhe më të njohur muslimanë, mbi përfshirjen e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Më pas ngritëm dhe i dhamë përgjigje pyetjeve: “Vallë a e kanë përcaktuar dhe përkufizuar ata, se cilët janë anëtarët e bekuar, të cilët përfshihen brenda këtij termi, ose kanë shtuar ata edhe anëtarë të tjerë, brenda termit të përmendur?!” dhe “ Vallë a e kanë përgjithësuar, dijetarët dhe muhaddithët më të mëdhenj dhe më të njohur muslimanë, ose e kanë veçuar termin në fjalë, duke përfshirë brenda tij, vetëm  katër anëtarët e bekuar të cilët janë i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.) Muhammedi (p.q.m.t.), Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)?!”

“Ndërsa në hapin e katërt shtruam dhe iu përgjigjëm pyetjes: “Vallë cili është qëndrimi i interpretuesve dhe i komentuesve të Kur’anit Famëlartë, mbi qëllimin parësor, të zbritjes së Ajetit të Pastrimit?!” “Lërmëni t’i bëj të ditur se, qëllimi parësor i zbritjes së ajetit të lartpërmendur, është i pakrahasueshëm me asnjë ajet tjetër kuranor. Si rrjedhojë themi se ashtu siç i drejtohet, drejtpërdrejtë Allahu (f.m.t.) anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, nuk i drejtohet asnjë të dërguari, lajmëtari, ose njeriu të mirë, gjatë shpalljes së të tërë ajetëve kuranorë”.

“Në hapin e pestë, për të disatën herë, ripërsërisim se duke u nisur, nga ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, pohuam me plot gojën se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht, Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Gjithashtu shtojmë se, kur zbriti ajeti i lartpërmendur, interpretuesit dhe komentuesit e Kur’anit Fisnik, e kanë dalluar dhe veçuar këtë ajet madhështor”.

“Në hapin e gjashtë ngritëm dhe sqaruam pyetjen: “Vallë a gjenden dhe argumentë të tjerë të padiskutueshëm fetarë, ajetë dhe hadithë, fjalë, shprehje dhe thënie, të cilët bëjnë fjalë se, brenda termit të lartpërmendur, përfshihen edhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), ose këta argumentë të padiskutueshëm fetarë, vërtetojnë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)?!”.

“Ndërsa në hapin e shtatë, do të shpjegojmë dhe do të sqarojmë, inerpretimet, këndvështrimet dhe mendimet e dijetarëve, interpretuesve dhe komentuesve më të mëdhenjdhe më të njohur, të Kur’anit Famëlartë, mbi arsyet e zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit. Ky ajet është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.

“Por para së gjithash, pa kaluar në trajtimin e çështjes sonë, e ndjej si një detyrim moral, përmendjen e një pike shumë të rëndësishme. Tani dua që sinqerisht të falenderoj, nga thellësia e zemrës, një pjesë të mirë të lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, të cilët na ndjekin vazhimisht pa u mërzitur dhe pa u lodhur, të cilët na kanë dërguar mesazhe falenderimi, përgëzimi dhe përurimi, në adresën e postës sonë elektronike, duke na bërë të ditur dhe të qartë, se kanë përfituar shumë dituri dhe njohuri, nga shpjegimet dhe sqarimet tona”.

“Pa humbur kohë, le të nisim hedhjen e hapave pasardhëse, në nxjerrjen në dritë, të autenticitetit dhe origjinalitetit, të versionit të vërtetë, të Hadithit Thekalejn. Për hir të së vërtetës, pikë së pari, dua të cek një fragment të shkëputur, nga vepra me titull: “Sebaiku’dh-Dhehebijje Bi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Të Përmendurit e Dhehebiut në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), e akademikut, analistit dhe dijetarit saudit, Abdullah Ibn Muhammed Ganijamanit, i cili në të njëjtën kohë, është profesor në katedrën e fesë islame, të Universitetit Islam, të qytetit arabo-islam, të Medinës së Ndriçuar, në Mbretërinë e Arabisë Saudite”.

“Gjithashtu ky akademik saudit, ka shkruar edhe veprën me titull: “Sherhu’l-Kitabi Teuhidi Mine’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Librit të Njëshmërisë së Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut”. Ja pra ashtu siç duket dhe shihet qartë, ky analist saudit, përkatësisht Abdullah Ibn Muhammed Ganijamani, nuk është thjesht një kolumnist i rëndomtë, ose një shkrimtar i zakonshëm, por është një personalitet i lartë, i Këshillit të Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite”.

“Tani në këtë pikë jetike, të programit tonë, lejomëni t’iu vë në dijeni të faktit se, detyra e cila rëndon mbi shpatullat tona, jonë është analizmi, hetimi, komentimi, shpjegimi dhe shqyrtimi, nëse ky i ashtuquajtur dijetar saudit, vepron, zbaton dhe zotëron, ndërgjegjien dhe përgjegjësinë e duhur fetare, gjatë kryerjes së analizave dhe vërtetimeve të tij”.

“Në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Kitabi Teuhidi Mine’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Librit të Njëshmërisë së Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut”, profesori saudit, Abdullah Ibn Muhammed Ganijamani citon: “Në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), Imam Muslimi shënon një hadith nga Zejd Ibn Erkami. Ky hadith është si vijon: “Një ditë Muhammedi (p.q.m.t.), gjendej i ulur pranë një vije uji, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, pas kthimit nga kryerja e Haxhit të Lamtumirës. Më pas ai u ngrit dhe falenderoi Allahun (f.m.t.) dhe mbajti një fjalim, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. Krijuesi Ynë Allahu (f.m.t.) më ka lënë të lirë mua si robin e Tij, në zgjedhjen mes të mirave të jetës së kësaj bote dhe mes të mirave dhe shpërblimeve të Tij, në jetën e botës tjetër. Ebu Bekri, e kuptoi më herët se të tjerët, se ai do të shtegtonte shumë shpejt, nga kjo botë dhe u shkreh në vaj, duke mos e përmbajtur veten shprehu: “U bëfshin fli babai dhe nëna ime për ty!”

“Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Mua më thirri i dërguari i Allahut (Xhibrili p.m.t.) dhe unë marr me mend se Allahu (l.m.t.), më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani), i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë dhe tjetra është sunneti im. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe ndaj Ehi Bejtit tim. Më pas Husejn Ibn Sebraja e pyeti: “Vallë cilët përfshihen brenda Ehli Bejtit?!” Ndërsa Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “Brenda Ehli Bejtit përfshihen, të tëra bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), pra pikërisht nënave të besimtarëve, të cilat e kanë të ndaluar marrjen e lëmoshës”. Më pas Husejn Ibn Sebraja e pyeti sërish: “Vallë cilët janë këto familje, që përfshihen brenda Ehli Bejtit?!” “Ndërsa Zejd Ibn Erkami ia ktheu: “Brenda Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), përfshihen familja e Ali Ibn Ebi Talibit, familja e Akil Ibn Ebi Talibit, familja e Xhaferit Ibn Abdulmuttalibit dhe familja e Abbas Ibn Abdulmuttalibit”. “Më tej Husejn Ibn Sebraja e pyeti rishtas: “Pra të tërë këto familje, e kanë të ndaluar marjen e lëmoshës?!” “Si përfundim, Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “Po!” (1)

“Ndërsa për sa i përket çështjes, “së shkrehjes në vaj të Ebu Bekrit”, këtë fakt mund ta vërtetojmë lehtësisht, duke u mbëshetur në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, pikërisht ashtu siç na e ka përshkruar dhe na ka adresuar dijetari saudit, Abdullah Ibn Muhammed Ganijamani. Madje ky i fundit shton se hadithi i lartpërmendur, kalon në kreun me titull: “Kreu i Virtytëve të Bashkëkohësve”, “Kreu i Virtytëve të Ali Ibn Ebi Talibit”. (2)

“Ndërsa tani pa humbur kohë, le të kalojmë menjëherë në veprën e sipërcituar, pra përkatësisht në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, me synimin e vërtetimit të hadithit të mësipërm, pra nëse ky i fundit është shënuar dhe përcjellur, në mënyrë autentike dhe origjinale, ose përmbajtja dhe teksti i tij, është ndërruar, ndryshuar ose shtrembëruar. Si rrjedhojë, do të kemi mundësinë, që të vërtetojmë edhe nëse akademiku dhe profesori saudit, Abdullah Ibn Muhammed Ganijamani, ka vepruar ose nuk ka vepruar, duke u mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare”.

“Në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, hadithi i mësipërm është shënuar dhe përcjellur në këtë mënyrë: “Unë Husejn Ibn Sebraja dhe Umer Ibn Muslimi, shkuam bashkë tek Zejd Ibn Erkami. Gjatë kohës së qëndrimit me Zejdin, Husejn Ibn Sebraja i tha: “Me të vërtetë ti o Zejd, ke përjetuar shumë të mira, në jetën e kësaj bote. Fillimisht ti ke patur fatin, që të shohësh Muhammedin (p.q.m.t.), të dëgjosh hadithët e tij, të marrësh pjesë në shumë luftra, së bashku me të dhe të falesh namaz pas të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Me të vërtetë ti o Zejd, ke përjtuar shumë të mira, në jetën e kësaj bote. Ndërsa tani o Zejd! Të lutem rrëfena, hadithët që ke dëgjuar nga Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Ndërsa Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “O djali i vëllait tim! Betohem në Allahun (k.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë. Por lërmë të të bëj të ditur, se ndonëse unë i kam harruar një pjesë të hadithëve, të mësuara përmendësh, nga i dërguari i Allahut (l.m.t.), këtë hadith e mbaj mend mirë. Hadithi është si vijon: “Një ditë Muhammedi (p.q.m.t.), gjendej i ulur pranë një vije uji, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, pas kthimit nga kryerja e Haxhit të Lamtumirës. Më pas ai u ngrit dhe falenderoi Allahun (f.m.t.) dhe mbajti një fjalim, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. Mua më thirri i dërguari i Allahut (Xhibrili p.m.t.) dhe unë marr me mend se Allahu (k.m.t.), më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani), i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë, kështu që ju këshilloj që të lidheni fort pas tij! Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij”.

“Ndërsa tjetra është Ehli Bejti im. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe ndaj Ehli Bejtit tim. Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!”

“Më pas Husejn Ibn Sebraja e pyeti: “Vallë cilët përfshihen brenda Ehli Bejtit?!” Ndërsa Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “Brenda Ehli Bejtit përfshihen, të tëra bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilat e kanë të ndaluar marrjen e lëmoshës”. Më pas Husejn Ibn Sebraja e pyeti sërish: “Vallë cilët janë këto familje, që përfshihen brenda Ehli Bejtit?!” “Ndërsa Zejd Ibn Erkami ia ktheu: “Brenda Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), përfshihen familja e Ali Ibn Ebi Talibit, familja e Akil Ibn Ebi Talibit, familja e Xhaferit Ibn Abdulmuttalibit dhe familja e Abbas Ibn Abdulmuttalibit”. “Më tej Husejn Ibn Sebraja e pyeti rishtas: “Pra të tërë këto familje, e kanë të ndaluar marjen e lëmoshës?!” “Si përfundim, Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “Po!” (3)

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm dhe qartë, në këtë hadith nuk është përmendur, as Ebu Bekri dhe as ndonjë bashkëkohës tjetër i Muhammedit (p.q.m.t.). Tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë si ka mundësi që një akademik, analist, dijetar dhe profesor saudit, si Abdullah Ibn Muhammed Ibn Ganijamani, e ka ndërruar, ndryshuar, tjetërsuar dhe shtrembëruar, përmbajtjen dhe tekstin e hadithit ne fjalë?!” “Vallë si është e mundur, që ky i ashtuquajtur akademik dhe profesor, Abdullah Ibn Muhammed Ibn Ganijamani, e ka shkelur me të dyja këmbët, ndëgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, duke mos vepruar dhe zbatuar aspak, pra duke mos u mbështetur fare në të”.

“Për më tepër, ne kemi theksuar se anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, janë të pandashëm nga Kur’ani Fisnik dhe se ky i fundit është i pandashëm nga anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”. Si rrjedhojë, pohojmë me bindje të plotë se, qëllimi kryesor i zbrjtjes së ajetit kuranor të lartpërmendur, është bekimi, lartësimi, lavdërimi, nderimi, respektimi dhe ushqimi i dashurisë, ndaj pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”. Gjithashtu duhet të sqarojmë faktin se Allahu (k.m.t.), i ka dalluar, i ka lartësuar, i ka ngritur dhe i ka veçuar, këta pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit” si asnjë i dërguar, lajmëtar, ose njeri i mirë më parë”.

“Nëse kjo vepër, do t’i përkiste, ose do të ishte shkruar nga njëri, nga dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, këta zagarë të tërbuar, do të ishin hedhur menjëherë në sulm, duke bërtitur dhe ulëritur me sa zë që kanë në kokë: “Ja pra dijetarët shiitë, nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se shpifin hadithë. Dijetarët shiitë gënjejnë dhe mashtrojnë, bashkësinë ndërkombëtare muslimane”.

“Ndërsa në anën tjetër, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, na paskan të drejtë, të ndërrojnë, ndryshojnë, tjetërsojnë dhe shtrembërojnë, përmbajtjen dhe tekstin e një hadithi, sipas egos, epshit, dëshirës, oreksit dhe përfitimit të tyre vetjak. Ky pra ishte dhe gabimi i parë i madh, i këtij psedodijetari saudit uehhabist, me qasje emeuiste”.

“Gabimi i dytë trashanik, i këtij të ashtuquajturi analisti saudit, është adresimi i tij, për tek “Kreu i Virtytëve të Bashkëkohësve”, përkatësisht tek “Kreu i Virtytëve të Ali Ibn Ebi Talibit”, i veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Nëse ky pseudodijetar saudit uehhabist, me qasje emeuiste, ka patur për synim rritjen e autoritetit dhe pushtetit të Ebu Bekrit, atëherë duhej të sqaronte se, në një version tjetër të këtij hadithi: “Ebu Bekri, e kuptoi më herët se të tjerët, se ai do të shtegtonte shumë shpejt, nga kjo botë dhe u shkreh në vaj, duke mos e përmbajtur veten shprehu: “U bëfshin fli babai dhe nëna ime për ty!”

“Por ky i ashtuquajtur akademik dhe profesor, nuk e ka shpalosur aspak, ashtu siç duhet të vërtetën, duke ngritur padrejtësisht, në mesin e bashkësisë së besimtarëve muslimanë, hijen e dyshimit dhe ngurrimit. Kështu që edhe sot e kësaj dite, një pjesë e mirë e besimtarëve të mashtruar, të cilët i përkasin të ideologjisë rrënuese, shkatërruese dhe tekfiriste uehhabiste, nuk e kanë ende të qartë, nëse Ebu Bekri është shkrehur, ose nuk është shkrehur në vaj dhe e ka thënë, ose nuk e ka thënë këtë fjali”.

“Por duke u mbështetur në hadithin e vërtetë, të shënuar dhe të përcjellur, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, pseudodijetari saudit uehhabist, me qasje emeuiste, Abdullah Ibn Muhammed Ganijamani, gënjen tërë ditën përpara syve tanë, pa iu zverdhur dhe pa iu skuqur fytyra, duke thënë se në këtë hadith kalon shprehja: “Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani), i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë dhe tjetra është sunneti im. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe ndaj Ehi Bejtit tim”. Lërmëni t’iu bëj të ditur se, një njeriu të kalibrit të tij, i ashtuquajtur dijetar, akademik, analist, dhe profesor, pra një personalitet i lartë, i Këshillit të Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, nuk mund t’ia lejojë vetes kryerjen e gabimeve të tilla foshnjarake”.

“Tanimë pas paraqitjes, së hadithit të vërtetë, të shënuar dhe të përcjellur, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, jam më se i bindur se, tanimë lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të qartë se shprehja: “Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani), i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë dhe tjetra është sunneti im. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe ndaj Ehi Bejtit tim”, është një shtesë e rremë, e ndyrë dhe e ulët, e shtuar, pikërisht nga pseudodijetari saudit uehhabist, me qasje emeuiste, Abdullah Ibn Muhammed Ganijamani. Ky pra ishte dhe gabimi, ose më saktë le të themi krimi i kryer i radhës, nga ky i ashtuquajtur dijetar i madh”.

“Ndërsa  një pikë tjetër thelbësore, të cilën ky i fundit, e ka shkelur sërish me të dyja këmbët, ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, është shprehja: “Brenda Ehli Bejtit përfshihen, të tëra bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), pra pikërisht nënave të besimtarëve, të cilat e kanë të ndaluar marrjen e lëmoshës”. Tani natyrshëm shtohet pyetja: “Vallë a mos ka luajtur sërish, me fjalët e përmbajtjes dhe të teksit të hadithit, duke u orvatur padrejtësisht, në përfshirjen brenda Ehli Bejtit dhe të bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

“Për hir të së vërtetës, duhet të themi se, ky pseudodijetar uehhabist, me qasje emeuiste, e ka ndryshuar, përmbajtjen dhe tekstin e hadithit të lartpërmendur, sepse ashtu siç shihet qartë, Husejn Ibn Sebraja, thjesht dhe vetëm, e ka pyetur kështu Zejd Ibn Erkamin: “Vallë cilët janë këto familje, që përfshihen brenda Ehli Bejtit?!”  dhe nuk e ka pyetur në këtë mënyrë: “Vallë a përfshihen dhe bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), brenda Ehli Bejtit?!”

“Në këtë pikë të programit tonë, një besimtar i thjeshtë, mund të ngrihet dhe të shtrojë pyetjen: “Cili është argumenti juaj, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, që këtë fjali nuk e cilësoni si një fjali “lajmëruese”, por si një fjali “pyetëse”?!

“Ndërsa ne i kundërpërgjigjemi këtij besimtari të thjeshtë, duke i shpjeguar se me fjali “lajmëruese”, nënkuptojmë atë fjali e cila na lajmëron mbi një lajm, sipas të cilit kemi mundësi, që të gjykojmë më pas, nëse ky lajm është i vërtetë, ose i gabuar”. (4)

“Më pas me synimin e sqarimit, shtjellimit sa më të mirë dhe hedhjes dritë mbi këtë çështje, si dhe me qëllimin e shpalosjes së të vërtëtës shtojmë se, pas përmendjes së hadithit të Zejd Ibn Erkamit, nuk mund të lëmë pa përmendur këtu, hadithin e shënuar dhe përcjellur nga Ibn Hajjani, i cili gjithashtu është i shënuar, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, menjëherë pas hadithit të Zejd Ibn Erkamit, i cili është si vijon: “Unë Husejn Ibn Sebraja dhe Umer Ibn Muslimi, shkuam bashkë tek Zejd Ibn Erkami. Gjatë kohës së qëndrimit me Zejdin, Husejn Ibn Sebraja i tha: “Me të vërtetë ti o Zejd, ke përjetuar shumë të mira, në jetën e kësaj bote. Fillimisht ti ke patur fatin, që të shohësh Muhammedin (p.q.m.t.), të dëgjosh hadithët e tij, të marrësh pjesë në shumë luftra, së bashku me të dhe të falesh namaz pas të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Me të vërtetë ti o Zejd, ke përjtuar shumë të mira, në jetën e kësaj bote. Ndërsa tani o Zejd! Të lutem rrëfena, hadithët që ke dëgjuar nga Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Ndërsa Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “O djali i vëllait tim! Betohem në Allahun (k.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë. Por lërmë të të bëj të ditur, se ndonëse unë i kam harruar një pjesë të hadithëve, të mësuara përmendësh, nga i dërguari i Allahut (l.m.t.), këtë hadith e mbaj mend mirë. Hadithi është si vijon: “Një ditë Muhammedi (p.q.m.t.), gjendej i ulur pranë një vije uji, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, pas kthimit nga kryerja e Haxhit të Lamtumirës. Më pas ai u ngrit dhe falenderoi Allahun (f.m.t.) dhe mbajti një fjalim, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. Mua më thirri i dërguari i Allahut (Xhibrili p.m.t.) dhe unë marr me mend se Allahu (k.m.t.), më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani), i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë, kështu që ju këshilloj që të lidheni fort pas tij! Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij”.

“Ndërsa tjetra është Ehli Bejti im. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe ndaj Ehli Bejtit tim. Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!”

“Më pas Husejn Ibn Sebraja e pyeti: “Vallë cilët përfshihen brenda Ehli Bejtit?!” Ndërsa Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “Brenda Ehli Bejtit përfshihen, të tëra bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilat e kanë të ndaluar marrjen e lëmoshës”. Më pas Husejn Ibn Sebraja e pyeti sërish: “Vallë cilët janë këto familje, që përfshihen brenda Ehli Bejtit?!” “Ndërsa Zejd Ibn Erkami ia ktheu: “Brenda Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), përfshihen familja e Ali Ibn Ebi Talibit, familja e Akil Ibn Ebi Talibit, familja e Xhaferit Ibn Abdulmuttalibit dhe familja e Abbas Ibn Abdulmuttalibit”. “Më tej Husejn Ibn Sebraja e pyeti rishtas: “Pra të tërë këto familje, e kanë të ndaluar marjen e lëmoshës?!” “Si përfundim, Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “Po!”

“Ndërsa hadithi i shënuar dhe i përcjellur nga Ibn Hajjani, është si vijon: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther). Ai i cili i bindet dhe i nënshtrohet, këtyre Dy Porosive të Paçmuara, është në udhë të drejtë, ndërsa ai i cili i kundërshton dhe largohet, nga këto Dy Porosi të Paçmuara, është në shmangie”.

“Për më tepër, në këtë hadith gjendet dhe shtesa: “Më pas ne të dy (Husejn Ibn Sebraja dhe Umer Ibn Muslimi) e pyetëm Zejd Ibn Erkamin: “Vallë a përfshihen dhe bashkëshortet e tij, brenda Ehli Bejtit?!” “Ndërsa Zejd Ibn Erkami na u përgjigj: “Jo! Betohem në Allahun (l.m.t.), se nuk përfshihen! Arsyeja është e thjeshtë. Bashkëshortja jeton për një kohë, me bashkëshortin e saj, por nëse ky i fundit, vendos shkurorëzimin e saj, atëherë kjo e fundit, thjesht kthehet pas tek babai dhe farefisi i saj. Ndërsa Ehli Bejti i saj i vërtetë, jana pasardhësit e saj, të cilët e kanë të ndaluar marrjen e lëmoshës”.

“Tani natyrshëm shtrojmë pyetjet: “Vallë si ka mundësi, që një bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), më saktësisht Zejd Ibn Erkami, në një hadith të ketë rrëfyer se edhe bashkëshortet e një njeriu, përfshihen brenda Ehli Bejtit, ndërsa në një hadith tjetër, të ketë treguar se bashkësortet e një njeriu, nuk përfshihen brenda Ehli Bejtit?!” “Arsyeja dhe mendja e shëndoshë, nuk e pranon kurrë këtë çmenduri, djallosje, gënjeshtër, kundërshtim, mashtrim dhe marrëzi, të kryer nga ky i ashtuquajtur akademik dhe profesor, Abdullah Ibn Muhammed Ibn Ganijamani, e ka shkelur me të dyja këmbët, ndëgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, duke mos vepruar dhe zbatuar aspak, pra duke mos u mbështetur fare në të”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju në fillim te programit tonë, na keni cekur sjelljen dhe paraqitjen e këndvështrimeve dhe mendimeve, të interpretuesve dhe komentuesve më të mëdhenj të Kur’anit Famëlartë, mbi arsyet e zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.

I ftuari: “Po kjo është mëse e vërtetë. Ju keni shumë të drejtë. Hapi i shtatë është pikërisht shpalosja dhe bërja e ditur e këndvështrimeve dhe mendimetve, të komentuesve të Kur’anit Fisnik, mbi arsyet e zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.

“Pa humbur kohë, si fillim do të përmendim veprën me titull: “Xhamiu’l-Bejani An Te’uili’Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), e Imam Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiut, i cili thotë: “Për sa i përket kësaj çështjeje, gjendet një mori këndvështrimesh dhe mendimesh, mbi përcaktimin dhe përkufizimin, e identitetit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Një pjesë e mirë e dijetarëve, interpretuesve dhe komentuesve të Kur’anit Famëlartë, janë të njëzëri se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarë, përkatësisht: “Muhammedi (p.q.m.t.), Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Për më tepër bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët mendojnë në këtë mënyrë janë:

1. Ebu Said Hudriu. Ky i fundit shënon se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “O Ehli Bejti im! Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur pikërisht për mua Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin”.

2. Nëna e Besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekri. Kjo e fundit shënon se ajeti 33, i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

3. Enes Ibn Maliku. Ky i fundit shënon: “Muhammedi (p.q.m.t.), për gjashtë (në disa transmetime për shtatë) muaj me radhë, kur kalonte para derës së Fatime Zehrasë, në namazin e sabahut lexonte ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. Muhammedi (p.q.m.t.) për shtatë muaj me radhë, në kohën e namazit të sabahut, përpara derës së Fatime Zehrasë (p.m.t.) thërriste: “Koha e namazit. Koha e namazit”.

4. Nëna e Besimtarëve, Ummu Selemeja. Kjo e fundit citon: “Muhammedi (p.q.m.t.), Aliu (p.m.t.) dhe Fatimeja (p.m.t.) gjendeshin në shtëpinë time. Unë u kisha përgatitur një gjellë me mish. Këta të dy të fundit, pasi hëngrën gjellën i zuri gjumi. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) i mbuloi me një mbulesë ose me një veshje të zezë të leshtë dhe tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht!

5. Sa’d Ibn Ebi Uekkasi. Ky i fundit pohon: “Në çastin e zbritjes së ajetit 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, Muhammedi (p.q.m.t.) afroi pranë vetes së tij, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.) si dhe dy djemtë e tij (Hasanin dhe Husejnin) dhe pasi i mbuloi këëta të katër me veshjen e tij tha: “O Zoti im! Këta janë Ehli Bejti im!” (5)

“Tani në këtë pikë thelbësore të programit tonë, lejomëni t’iu shpjegoj se Imam Taberiu, parapëlqen përdorimin e termit “ba’dun” (disa vetë), i cili nënkupton tre, ose katër vetë, gjë që të cilen e kanë përvetësuar dhe zbatuar dhe shumë interpretues të mëdhenj dhe komentues të njohur të ajetëve kuranorë. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), do të sqarojmë se cilët janë këta vetë, pra do të bëjmë të ditur më vonë, identitetin e këtyre anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Gjithashtu Imam Taberiu, ka shënuar dhe përcjellur shumë hadithë, nga nëna e besimtarëve dhe bashkëshortja e nderuar e Muhammedit (p.q.m.t.), Ummu Selemeja, të cilët kanë të bëjnë me arsyen kryesore të zbritjes së Ajetit të Pastrimit. Por tani për tani, do të mjaftohemi me hadithin e shënuar dhe të përcjellur, nga bashkëkohësi i madh i Muhammedit (p.q.m.t.), Sa’d Ibn Ebi Uekkasi”.

“Tani në këtë pikë kritike të programit tonë, lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, kemi plot pesë bashkëkohës dhe bashkëkohëse të Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Ebu Said Hudriu, Enes Ibn Maliku, Sa’d Ibn Ebi Uekkasi dhe Nëna e Besimtarëve Aishe Bint Ebi Bekri dhe Nëna e Besimtarëve Umme Selemeja, të cilët janë ntë njëzëri mbi faktin se, arsyeja kryesore e zbritjes, së Ajetit të Pastrimit, është përcaktimi dhe përkufizimi i anëtarvë të bekuar të Ehli Bejtit, të cilët janë më saktësisht, i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Besoj se lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen mbi faktin se nëse një hadith shënohet dhe përcillet, nga të paktën pesë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.) ky hadith cilësohet si një hadith i vërtetë, i cili është shënuar dhe përcjellur në mënyrë të pandërprerë. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë faktin se gjenden, dijetarë dhe ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë), të cilët theksojnë se, mjafton që një hadith, të shënohet dhe të përcillet, vetëm nga katër bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), për t’u cilësuar si një hadith i vërtetë, i cili është shënuar dhe përcjellur në mënyrë të pandërprerë”.

“Për më tepër lërmëni t’iu përmend se gjenden dhe dijetarë dhe ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë), të cilët theksojnë se, mjafton që një hadith, të shënohet dhe të përcillet, vetëm nga dy bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), për t’u cilësuar si një hadith i vërtetë, i cili është shënuar dhe përcjellur në mënyrë të pandërprerë. Pra duke u mbështetur në faktët e lartpërmendura, arrijmë në përfundimin se do të mjaftontë vetëm hadithi i shënuar dhe i përcjellur nga nëna e besimtarëve Aishe Bint Ebi Bekri, ose hadithi tjetër i shënuar dhe i përcjellur gjithashtu, nga nëna e besimtarëve Ummu Selemeja, për ta cilësuar hadithin e sipërcituar, si një hadith i vërtetë, i cili është shënuar dhe përcjellur në mënyrë të pandërprerë”.

“Tani për një çast, le të marrim si të mirëqënë, faktin se diku gjendet edhe një hadith tjetër, i cili bie ndesh me hadith e mësipërm. Por në këtë rast pohojmë se ky hadith, cilësohet si një hadith i vetëm, i cili nuk vlen aspak dhe i cili nuk mund të krahasohet me hadithin e vërtetë, të shënuar dhe të përjellur në mënyrë të pandërprerë”.

“Më pas Imam Taberiu, në veprën me titull: “Xhamiu’l-Bejani An Te’uili’Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), shton: “Ndërsa për sa i përket çështjes mbi këndvështrimin dhe mendimin, mbi përcaktimin dhe përkufizimin, e identitetit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Një pakicë e dijetarëve, interpretuesve dhe komentuesve të Kur’anit Famëlartë, janë të njëzëri se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Bashkëkohësi i Muhammedit (p.q.m.t.), i cili ndan këtë mendim është i biri i Ebu Xhehlit (Babait të Padijes): (6)

1. Ikrime Ibn Ebi Xhehli. Ky i fundit shënon se Ibn Humejdi, shënon nga Esbag Ibn Alkame, se Ikrime Ibn Ebi Xhehli ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.), ua lexonte me zë të lartë ajetin 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, bashkëshorteve të tij të nderuara, kur këto të fundit ecnin duke bërë zhurmë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”. (7)

“Tani pikë së pari, pohojmë se nuk gjendet asnjë hadith tjetër i ngjashëm me hadithin e lartpërmendur, as që ta mbështesë dhe as që ta përkrahë, këtë të fundit. Pikë së dyti, theksojmë se, këtë zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi, nuk shkon tek i dërguari i Allahut (f.m.t.), por ndalet tek Ikrime Ibn Ebi Xhehli. Me fjalë të tjera, hadithin e sipërcituar, nuk e ka thënë Muhammedi (p.q.m.t.), por Ikrime Ibn Ebi Xhehli. Pikë së treti sqarojmë se, Ikrime Ibn Ebi Xhehli, nuk është një bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), por është robi i liruar i Ibn Abbasit. Pikë së katërti, bëjmë të ditur se, Ikrime Ibn Ebi Xhehli, as nuk e ka parë dhe as nuk e takuar Muhammedin (p.q.m.t.). Pikë së pesti, le t’i hedhim një sy, zinxhirit të transmetimit, të hadithit të mësipërm. Para së gjithash, pohojmë me bindje të plotë, se hadithi në fjalë, është një hadith i dërguar dhe i ndërprerë, sepse zinxhiri i tij i transmetimit, nuk shkon as tek ndonjë bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe as tek vetë Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Në veprën me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi”, Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ibn Kethir Dimeshkiu, ka bërë shumë të qartë se ky hadith është një hadith i dërguar. Gjithashtu Ibn Kethiri vijon: “Imam Taberiu ka shënuar dhe përcjellur se Ibn Humejdi, shënon nga Esbag Ibn Alkame: “Ikrime Ibn Ebi Xhehli ua lexonte me zë të lartë ajetin 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, bashkëshorteve të tij të nderuara, kur këto të fundit ecnin duke bërë zhurmë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”.

“Për më tepër, analisti dhe vërtetuesi i kësaj veprës së lartpërmendur, Hikmet Ibn Beshiri citon se Imam Taberiu e ka shënuar dhe përcjellur nga Esbag Ibn Alkameja dhe si rrjedhojë hadithi i sipërcituar, është një hadith i dërguar dhe i ndërprerë, sepse zinxhiri i tij i transmetimit, nuk shkon as tek ndonjë bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe as tek vetë Muhammedi (p.q.m.t.)”. (8)

“Tani për një çast, le të marrim si të mirëqënë faktin se, zinxhiri i transmetimit të hadithit të mësipërm është i vërtetë, në këtë rast pohojmë se ky hadith, cilësohet si një hadith i vetëm, i dërguar dhe i ndërprerë, i cili nuk vlen aspak dhe i cili nuk mund të krahasohet me hadithin e vërtetë, të shënuar dhe të përjellur në mënyrë të pandërprerë. Për më tepër, lejomëni t’iu bëj të qartë se, ashtu siç ka thënë dhe dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, në krye të zinxhirit të transmetimit, të hadithit në fjalë, gjendet Muhammed Ibn Hamid Radiu, i cili është një muhaddith dhe një transmetues i dobët”. (9)

“Tani pas sjelljes dhe paraqitjes, së tërë këtyre argumentëve të padiskutueshëm, arrijmë në përfundimin se, hadithi i shënuar dhe i përcjellur, nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, është i dobët dhe  i shpikur, i cili nuk zotëron asnjë lloj vlere fetare dhe shkencore”.

“Megjithatë, për hir të së vërtetës, duhet të themi se gjendet edhe një hadith tjetër, i cili i përket Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, të cilin e ka shënuar edhe Ibn Kethiri. Madje edhe Ibn Ebi Hatimi e shënon dhe e përcjell hadithin në fjalë në këtë mënyrë: “Ne na rrëfeu Ali Ibn Harb Musuliu, ky i fundit nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, ky i fundit nga Ibn Abbasi, se arsyeja kryesore e zbritjes së ajetit 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, ka zbritur vetëm për bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Në këtë rast një besimtar i thjeshtë musliman, mund të ngrihet dhe të thotë se në këtë rast hadithi i lartpërmendur, nuk është më një hadith i dërguar, sepse ndonëse zinxhiri i tij i transmetimit është i dobët, ai shkon deri tek Ibn Abbasi”.

Prezantuesi: “Tani ju përmendët një hadith tjetër, i cili i përket Ikrime Ibn Ebi Xhehlit. Vallë a gjendet ndonjë hadith tjetër, i cili bie ndesh, me dy hadithët e shënuar dhe përcjellur nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli?!”

I ftuari: “Po kjo është ë vërtetë. Duke u nisur nga zinxhiri i transmetimit, i cili shkon deri tek Ibn Abbasi, nënkuptojmë se hadithi i mësipërm, nuk është një hadith i dërguar. Megjthatë gjendet një problem, sepse hadithi në fjalë, cilësohet si një një hadith i ngritur, sepse zinxhiri i transmetimit të tij mbaron tek Ibn Abbasi. Me fjalë të tjera, këto janë fjalët e Ibn Abbasit dhe jo të Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithsesi tani le t’i rikthehemi pyetjes suaj, duke pohuar se është e vërtetë, se gjendet një hadith i cili bie ndesh, më dy hadithët e shënuar dhe përcjellur nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, i cili gjithashtu cilësohet si një një hadith i ngritur, sepse zinxhiri i transmetimit të tij mbaron tek Ibn Abbasi”.

“Në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, lërmëni t’iu shpalos përpara syve të tërë lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, identitetin dhe jetëshkrimin e Ikrime Ibn Ebi Xhehlit. Besoj se lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, kanë të drejtën e informimit mbi identitetin e vërtetë, të Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se një gënjeshtar, mashtres, një harixhi i ndyrë dhe një shpikës hadithësh, sepse në fund të fundit, është i biri i Ebu Xhehlit (Babait të Padijes)”.

“Për më tepër, lërmëni t’iu sqaroj se, nëse arsyeja kryesore, e zbritjes së ajeti 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, do të kishte zbritur për bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk do të ishte e nevojshme aspak, që Ikrime Ibn Ebi Xhehli, të lexonte me zë të lartë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, ashtu siç shënon Esbag Ibn Alkameja: “Ikrime Ibn Ebi Xhehli ua lexonte me zë të lartë ajetin 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, bashkëshorteve të tij të nderuara, kur këto të fundit ecnin duke bërë zhurmë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”.

“Ndërsa tani kemi dëshirë, që të kalojmë në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, në të cilën kalon dhe hadithi i dytë. Besoj se lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të domosdoshme bërjen të ditur hapur dhe qartë, se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë. Madje analisti dhe vërtetuesi i veprës së lartpërmendur, Ahmed Muhammed Shakiri, ka theksuar se ky hadith, zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi”.

“Ky hadith është si vijon: “Na transmetoi Jahja Ibn Hammadi, ky i fundit nga Ebu Auane, ky i fundit nga Ebu Belxhi, ky i fundit nga Amr Ibn Mejmuni: “Unë (Amr Ibn Mejmuni), isha i ulur pranë Ibn Abbasit. Në këtë çast erdhën nëntë vetë dhe iu drejtuan Ibn Abbasit duke i thënë: “Ose do të vish me ne, ose do zbrazim të tërë xhaminë dhe do të flasim ballë për ballë”.

“Ndërsa Ibn Abbasi, (i cili deri atëherë nuk ishe ende i verbër), iu përgjigj: “Jo! Unë do të vij me ju!” “Më pas Ibn Abbasi, foli diçka me ta për pak kohë, ndërsa ata e zgjatën bisedën e tyre me Ibn Abbasin. Ne nuk kishim se, si ta dinim se, për çfarë bashkëbiseduan. Më tej Ibn Abbasi, pasi u largua nga ata, u kthye në gjirin tonë dhe pasi shkundi jakën e këmishës së tij shfryu: “Këta nëntë vetë, po nënçmonin, po përçmonin dhe po përbuznin një njeri, i cili zotëron dhjetë virtytë”.

“Më tej Ibn Abbasi rrëfeu: “Këta njerëz, po flisnin keq, po ofendonin dhe po shanin, një njeri të dalluar dhe të nderuar, për të cilën vetë i dërguari i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) (gjatë kohës së Luftës së Hajberit) ka thënë: “Unë do të dërgoj një njeri, i cili do të jetë gjithmonë i pamposhtur dhe i pathyeshëm, me ndihmën e Allahut (k.m.t.). Ky njeri e do Allahun (l.m.t.) dhe të dërguarin e tij, si dhe Allahu (f.m.t.) dhe i dërguari i tij, e duan këtë njeri”.

“Më pas Ibn Abbasi shtoi: “Muhammedi (p.q.m.t.) fillimisht dërgoi një bashkëkohës të tij, (për në Mekkën e Nderuar), me synimin e leximit të Sures Teube, por më pas dërgoi dhe urdhëroi menjëherë Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.) pas tij, me qëllimin e marrjes së Sures Teube. Kështu që Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e mori Suren Teube, nga ai bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.). Më tej i dërguari i Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) sqaroi: “Këtë sure mund ta dërgojë, vetëm ai i cili është nga farefisi im dhe ai i cili unë jam nga farefisi i tij”.

“Gjithashtu Ibn Abbasi vazhdoi: “Në çastin kur Muhammedit (p.q.m.t.) i zbriti Ajeti i Indharit (Këshillimit dhe Thirrjes në Fenë Islame), përkatësisht ajeti 214 i sures Shuara 214, në të cilin thuhet: “Dhe ti tërhiqi vërejtjen farefisit tënd më të afërt”, ky i fundit iu drejtua djemve të xhaxhallarëve të tij duke i pyetur: “Vallë cili nga ju dëshiron që të jetë ndihmësi im, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër?!” “Në mesin e të pranishmëve, së bashku me të, gjendej edhe djali i xhaxhait të tij, më saktësisht Ali Ibn Ebi Talibi. Por të tërë djemtë e xhaxhallarëve të Muhammedit (p.q.m.t.), e kundërshtuan dhe mohuan këtë ftesë bujare, ndërsa i vetmi i cili iu përgjigj ishte pikërisht, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) i cili shprehu: “Unë jam ndihmësi yt, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër”. “Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) pohoi: “Me të vërtetë ti je kujdestari im, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër”.

“Për më tepër Ibn Abbasi vijoi: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është njeriu i dytë, i cili iu përgjigj menjëherë thirrjes islame, duke u bërë musliman, pas bashkëshortes së nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidit”.

“Ibn Abbasi rrëfeu: “Muhammedi (p.q.m.t.), pasi mbuloi me mbulesën e tij të leshtë dhe të zezë, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.), lexoi më zë të lartë, Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht!”

“Gjithashtu Ibn Abbasi tregoi: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), pasi u vesh me veshjet e Muhammedit (p.q.m.t.), shkoi dhe u shtri, në shtratin e Muhammedit (p.q.m.t.), duke u shtirur, si të ishte ky i fundit. Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është ai njeri, i cili mori parasysh flijimin e vetvetes, duke fjetur u gurëzuar nga idhujtarët, në vend të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Për më tepër Ibn Abbasi shënoi: “Në kohën kur Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), po flinte në shtratin e Muhammedit (p.q.m.t.), i erdhi pranë Ebu Bekri, i cili pandehu se ishte Muhammedi (p.q.m.t.). Kur Ebu Bekri iu drejtua: “O i dërguari i Allahut (l.m.t.)”, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu përgjigj: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) është nisur drejt Biru’l-Mejmunit. Kështu që edhe Ebu Bekri, u nis drejt këtij vendi dhe e arriti Muhammedin (p.q.m.t.), si dhe më pas qëndroi bashkë me këtë të fundit në shpellë, duke e lënë Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), nën gurëzimin e idhujtarëve”.

“Gjithashtu Ibn Abbasi vijoi: “Kur Muhammedi (p.q.m.t.), shkoi në Luftën e Tebukut dhe njerëzit shkuan së bashku me të. Në këtë çast edhe Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu afrua Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i tha: “Edhe unë dua të vij së bashku me ju”. “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Jo”. “Pas marrjes së kësaj përgjigjeje mohuese, Ali Ibn Ebi Talibi (p.q.m.t.), ia krisi të qarit. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), pasi e përjetoi këtë gjendje, iu drejtua Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe e ngushëlloi: “Vallë a nuk do ti, që të jesh në të njëjtën pozitë, ashtu siç ishte Haruni në krahasim me Musain (p.m.t.)?! Ti duhet ta dish mirë, se pas meje nuk do te ketë më të dërguar, prandaj unë nuk mund të shkoja, pa të caktuar ty, si prijës në vendin tim”.

“Dhe si përfundim Ibn Abbasi e mbylli: “Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. (10)

“Ja pra këta janë hadithët, të cilët Ibn Abbasi, i ka shënuar dhe përcjellur, nga i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), mbi Imam Aliun (p.m.t.)”.

“Analisti dhe vërtetuesi i veprës së mësipërme me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, na e shpjegon dhe na e sqaron, gjendjen e përkthyer të Ebu Belxhit duke thënë: “Emri i tij i vërtetë është Jahja Ibn Sulejmi dhe se ky i fundit, është një muhaddith besnik dhe i drejtë”.

“Gjithashtu edhe dijetarët e mëdhenj, si Ibn Maini, Ibn Sa’di dhe Imam Neueuiu janë të njëzëri, se Ebu Belxhi, është një muhaddith besnik dhe i drejtë. Ndërsa në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), Ibn Haxher Askalani, citon se Imam Buhariu ka thënë: “Ngritja e hijes së dyshimit mbi Ibn Belxhin, është diçka e cila do të bënte bujë”.

“Tani ne nuk mund të arrijmë të kuptojmë, arsyen se përse Imam Buhuariu, është shprehur në këtë mënyrë në veprën e Ibn Haxher Askalanit, sepse ai në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), Imam Buhariu nuk ka përdoruar asnjë fjali qortuese ndaj Ibn Belxhit. Gjithashtu pohojmë me bindje të plotë se, as Imam Buhariu në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe as Imam Nesaiu në veprën e tij me titull: “Duafa” (Dobësitë), nuk përmendin asnjë fjali qortuese mbi muhaddith Ibn Belxhin. Për më tepër dhe Shube, pasi e ka cilësuar Ibn Belxhin si një muhaddith besnik dhe të drejtë, ka shënuar dhe përcjellur shumë hadithë, nga se ky i fundit”. (11)

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm dhe qartë nga hadithët e sipërcituar, Ibn Abbasi ka bërë të ditur qartësisht se arsyeja kryesore, e zbritjes së Ajetit të Pastrimit, ka përcaktuar dhe përkufizuar, përfshirjen brenda Ehli Bejtit, vetëm të pesë anëtarëve të bekuar të cilët janë i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Duke u mbështetur në tërësinë e argumentëve të padiskutueshëm, arrjmë në përfundimin se hadithi i mësipërm, i shënuar dhe i përcjellur nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, nuk ka asnjë lloj vlere fetare dhe shkencore dhe si rrjedhojë rrëzohet tërësisht. Pra me këtë nënkuptojmë se, hadithi në fjalë, cilësohet si i ngritur dhe si i ngrirë”.

“Në një pikë tjetër është se këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, dalin me aludimin se Ebu Bekri, gjendej së bashku me Muhammedin (p.q.m.t.) dhe se dolën bashkë nga shtëpia e tij të fundit, për t’u nisur për rrugë. Por ashtu siç kuptohet dhe shihet, duke u mbështetur në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), Imam Ahmed Ibn Hanbeli, del se gjendja nuk ishte aspak ashtu siç aludojnë dhe pretendojnë, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste”.

“Duke u nisur, nga të dhënat e përfituara, nga hadithët e shënuar dhe të përcjellur, në veprën e lartpërmendur, pohojmë me plot gojën se Ebu Bekri, jo vetëm që nuk ishte në dijeni të daljes së Muhammedit (p.q.m.t.), nga qyteti i bekuar arabo-islam, i Mekkes së Nderuar, por as që e kishte lajmëruar dhe as që kishin dalur bashkë më këtë të fundit. Pra të tërë aludimet tuaja, janë të pabazuara, të rreme dhe janë të ndërtuara mbi gënjeshtra dhe mashtrime”.

“Detyra jonë është analizimi, hetimi dhe shqyrtimi i identitetit të vërtetë, të bashkëkohësit të Muhammedit (p.q.m.t.) i cili përmendet në ajetin e  40, të Sures Teube: “Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin p.q.m.t.)), dijeni se atë, e ka ndihmuar Allahu. Kur e përzunë jobesimtarët të dytin prej të dyve, kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi p.q.m.t.)), i tha shokut të tij (???): “Mos u brengos, sepse me të vërtetë Allahu është me ne!” “Më pas Allahu, zbriti qetësinë e Tij mbi të dhe e fuqizoi me një fuqi, që ju nuk e patë dhe e përuli fjalën e jobesimtarëve, ndërsa fjala e Allahut është më e larta. Allahu është i Fuqishmi, i Urti”, nuk duhet të marrim si të mirëfilltë aludimin, se shoku i Muhammedit (p.q.m.t.) në shpelllë, ishte pikërisht Ebu Bekri, sepse emri i këtij të fundit, nuk është përmendur në ajetin e mësipërm. Pohojmë se ky është një fakt, i cili duhet zbuluar nga historianët, nëpër analet e historisë, por tani për tani theksojmë se, kjo nuk është çështja jonë kryesore”.

“Duke u mbështetur, në hadithët e sipërcituar, të shënuar dhe të përcjellur në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, arrijmë në përfundimin se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk i besonte Ebu Bekrit, por i besonte vetëm Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Argumenti më i padiskutueshëm, është hadithi në fjalë i shënuar dhe i përcjellur nga Ibn Abbasi. Hadithi është si vijon: “Për më tepër Ibn Abbasi shënoi: “Në kohën kur Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), po flinte në shtratin e Muhammedit (p.q.m.t.), i erdhi pranë Ebu Bekri, i cili pandehu se ishte Muhammedi (p.q.m.t.). Kur Ebu Bekri iu drejtua: “O i dërguari i Allahut (l.m.t.)”, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu përgjigj: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) është nisur drejt Biru’l-Mejmunit. Kështu që edhe Ebu Bekri, u nis drejt këtij vendi dhe e arriti Muhammedin (p.q.m.t.), si dhe më pas qëndroi bashkë me këtë të fundit në shpellë, duke e lënë Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), nën gurëzimin e idhujtarëve”.

“Tani në këtë pikë jetike të programit tonë, lejomëni t’iu rikujtoj se analisti dhe vërtetuesi i veprës së lartpërmendur, Ahmed Muhammed Shakiri, është i mendimit se, zinxhiri i transmetimit të hadithit të sipërcituar, është i vërtetë. Tani një besimtar i thjeshtë musliman, ka të drejtë të ngrejë pyetjen: “Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Vallë përse mbështeteni, vetëm në mendimin e Ahmed Muhammed Shakirit?!” “Vallë përse nuk mbështeteni dhe në mendimin e dijetarit shqiptar, Shuajb Arnautit?!”

“Atëherë meqë e shtrova këtë pyetje, lërmëni t’iu përgjigjem, duke cituar se dijetari shqiptar, Shuajb Arnauti, këmbëngul në faktin se, zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi është i dobët. Më tej dijetari shqiptar, Shuajb Arnauti vijon: “Emri i tij i vërtetë është Jahja Ibn Sulejmi dhe se ky i fundit, nuk është një muhaddith besnik dhe i drejtë”.

“Gjithashtu edhe dijetarët e mëdhenj, si Ibn Maini, Ibn Sa’di dhe Imam Neueuiu janë të njëzëri, se Ibn Belxhi, është një muhaddith besnik dhe i drejtë. Ndërsa në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), Ibn Haxher Askalani, citon se Imam Buhariu ka thënë: “Ngritja e hijes së dyshimit mbi Ibn Belxhin, është diçka e cila do të bënte bujë”.

“Ndërsa tani, lejomëni t’iu shpalosim dhe mendimin e gabuar të Ibn Hibbanit, i cili në veprën e tij me titull: “Mexhruhin” (Të Vërtetuarit), shprehet: Me termin “infirad”, nënkuptojmë një hadith të transmetuar, nga një transmetues i vetëm dhe si rrjedhojë ky lloj hadithi, cilësohet si një hadith i mohuar dhe i lënë”. (12)

“Gjithashtu Ibn Hibbani shton: “Për më tepër, në përmbajtjen dhe tekstin e këtij hadithi, gjenden shprehje mohuese”. (13)

“Tani natyrshëm mund të shtrohet pyetja: “Vallë çfarë nënkuptojmë me termin: “shprehje mohuese?!” “Lërmëni t’iu them se, tani për tani, ne nuk duam të hyjmë në shpjegimin dhe sqarimin, në mënyrë të hollësishme dhe të imtësishme të kësaj çështjeje. Për me tepër Ibn Hibbani, vijon duke thënë: “Shtrirja dhe fjetja e Ali Ibn Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), në shtratin e Muhammedit (p.q.m.t.), është thjesht një gënjeshtër dhe mashtrim”.

“Besoj se kjo mënyrë mendimi, është pikërisht mënyra e mendimit, botëkuptimit dhe qasjes emeuiste, të fesë së pastër islame, sipas Ibn Tejmijjes, Ibn Kajjim Xheuziut, Muhammed Ibn Abduluehhabit, dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, dijetarit tjetër shqiptar, Shuajb Arnautit dhe të tjerëve me radhë. Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, orvaten me mish e me shpirt, në hedhjen poshtë, në kundërshtimin dhe në mohimin e të tëra cilësive fisnike dhe virtytëve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, në përgjithësi dhe të Imam Aliut (p.m.t.), në veçanti”.

“Ndërsa tani pa humbur kohë, le të kalojmë në mendimin, e dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, i cili në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Hadithi’l-Ehadithi” (Zinxhiri i Hadithëvë të Vërtetë), thotë kështu: “Shtrirja dhe fjetja e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), në shtratin e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe vetëflijimi i tij për këtë të fundit, është shënuar dhe përcjellur në veprat e jetëshkrimit të Muhammedit (p.q.m.t.), pa asnjë zinxhir të vërtetë transmetimti. Mosdalja dhe mosnisja e Ebu Bekrit, së bashku me Muhammedin (p.q.m.t.), gjatë epokës së shpërnguljes për në qytetin arabo-islam, të Medinës së Ndriçuar, bie ndesh me hadithin, i cili bën fjalë se Ebu Bekri, doli së bashku me Muhammedin (p.q.m.t.), nga shtëpia e këtij të fundit, për t’u nisur për rrugë”. (14)

“Gjithashtu Shuajb Arnauti, në një fragment tjetër, të veprës së tij shënon: “Hadithi i cili ka të bëjë, për qënien e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), besimtarit të parë musliman, i cili fali namaz së bashku me të dërguarin e Allahut (k.m.t.), pasi ky i fundit kreu, faljen e namazit së bashku, me bashkëshorten e tij, të parë dhe të nderuar, përkatësisht, Hadixhe Bint Huejlidin, cilësohet i dobët sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet muhaddithi Ibn Belxhi”. (15)

“Tani natyrshëm shtrojmë pyetjen: “A mos vallë, dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, i cilëson të tërë hadithët e shënuar dhe përcjellur, nga muhaddith Ibn Belxhi si të dobët, të mohuar dhe të lënë, pra i cilëson këta hadithë në mënyrë përzgjedhëse, pra vetëm kur këta të fundit, kanë të bëjnë me dhëndrin e Muhammedit (p.q.m.t.), pra me prijësin e katërt të bashkësisë mulimane, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), ndërsa kur këta hadithë, janë të shënuar dhe të përcjellur, nga muhaddith Ibn Belxhi, pra nuk kanë të bëjnë me Imam Aliun (p.m.t.), i cilëson si të mirë dhe të vërtetë?!”

“Nëse është kështu, atëherë le t’i hedhim një sy, hadithit të shënuar dhe të përcjellur, nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti. Ky hadith është si vijon: “Në na rrëfeu Sulejman Ibn Daudi, ky i fundit nga Shu’be, ky i fundit nga Ebu Belxhi, ky i fundit nga Amr Ibn Mejmuni, ky i fundit nga Ebu Hurejreja, se ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.) duke thënë: “Vallë a të të tregoj për pasurinë, e cila shtrihet nën fronin e Allahut (k.m.t.)!?” “Kjo pasuri është fjalia: “La Haule Ue La Kuuete Ila Bi’l-lahi” (Nuk Bëhet Asgjë Pa Fuqinë e Allahut)”.

Më tej, pas shënimit dhe përcjelljes së këtij hadithi, dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, na sjell një pohim aq çuditës dhe habitës, aq edhe tronditës, i cili është si vazhdon: “Tani lexues të dashur, lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se ky hadith, është një hadith i vërtetë, ndonëse Ibn Belxhi gjendet në zinxhirin e transmetimit, të këtij hadithi. Për më tepër edhe Imam Buhariu edhe Imam Muslimi e kanë shënuar këtë hadith të vërtetë, në “Sahihajnët”, e tyre, përaktësisht në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), b e Imam Muslimit”.

“Arsyeja kryesore, e shënimit dhe përcjelljes së këtij hadithi, si një hadith i vërtetë, është se Ibn Belxhi, është një muhaddith, pra një transmetues besnik, i drejtë dhe i ndershëm”. (16)

“Gjithashtu Ibn Belxhi, ka shënuar dhe përcjellur shumë hadithë të mirë”. (17)

“Si dhe hadithët e shënuar dhe përcjellur nga Ibn Belxhi, janë të mirë, të vërtetë dhe të pranuar”. (18)

“Ja pra në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, besoj se tanimë lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar dhe përceptuar pikërisht, ashtu siç duhet dyfytyrësinë e hapur të pseudodijetarit shqpitar uehhabist, me qasje emeuiste, Shuajb Arnautit. Ky i fundit, nuk ngurron dhe i cilëson të tërë hadithët e shënuar dhe përcjellur, nga muhaddith Ibn Belxhi si të dobët, të mohuar dhe të lënë, pra i cilëson këta hadithë në mënyrë përzgjedhëse, pra vetëm kur këta të fundit, kanë të bëjnë me dhëndrin e Muhammedit (p.q.m.t.), pra me prijësin e katërt të bashkësisë mulimane, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.)”.

“Gjithashtu dijetari shqiptar, Shuajb Arnauti, i cilëson si të mirë dhe të vërtetë, të tërë hadithët e shënuar dhe të përcjellur, nga muhaddith Ibn Belxhi, si të mirë dhe të vërtetë, pra kur këta të fundit nuk kanë të bëjnë me Imam Aliun (p.m.t.)”.

“Gjithashtu Shuajb Arnauti, në një fragment tjetër, të veprës së tij shënon: “Hadithi i cili ka të bëjë, për pasurinë më të madhe, i cili është si vijon: “Vallë a të të tregoj për pasurinë, e cila shtrihet nën fronin e Allahut (k.m.t.)!?” “Kjo pasuri është fjalia: “La Haule Ue La Kuuete Ila Bi’l-lahi” (Nuk Bëhet Asgjë Pa Fuqinë e Allahut)”, është një hadith i vërtetë përveç fjalëve: “e cila shtrihet nën fronin e Allahut (k.m.t.)”, sepse ne zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, gjendet Ibn Belxhi”. (19)

“Tani natyrshëm ngrihet pyetja: “Vallë përse pseudodijetari shqiptar uehhabist, me qasje emeuiste, Shuajb Arnauti, tregon dukshëm dhe qartë, dyfytyrësinë dhe standartin e tij të dyfishtë?!”

Ne i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duke thënë se para së gjithash, dijetar Shuajb Arnauti, është nxënësi i pseudodijetarit uehhabist, me qasje emeuiste Ibn Tejmijjes dhe se është i vendosur në ndjekjen dhe vijimin deri në fund, në mënyrë të vërbër, të ideologjisë së tij, shkatërruese, rrënuese dhe tekfisiste uehhabiste. Me këtë nënkuptojmë se, nëse Ibn Tejmijje, pa ngurruar aspak, e ka cilësuar një hadith si “të dobët”, “të mohuar” dhe “të lënë”, vallë si është e mundur që nxënësi i tij Shuaj Arnauti, të ngrejë zërin lart, të ngrihet dhe të kundërshtojë, këtë “cilësim” dhe “vlerësim” të mësuesit të tij, si të “pavlefshëm”, duke e hedhur poshtë, si dhe duke iu kundërpërgjigjur se ky nuk është një hadith i dobët, por është një hadith i dërguar ose i ngritur?!”

“Ndërsa tani le të kalojmë, në veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), e Ibn Tejmijjes, i cili në një fragment të saj, nuk ngurron të citojë: “Një rafidi i ndyrë (kundërshutes), na rrëfeu se Amr Ibn Mejmuni ka thënë: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), zotëron dhjetë virtytë, të cilët nuk i zotëron asnjë tjetër”.

“Më pas pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje vijon: “Muhammedi (p.q.m.t.) (gjatë kohës së Luftës së Hajberit) ka thënë: “Unë do të dërgoj një njeri, i cili do të jetë gjithmonë i pamposhtur dhe i pathyeshëm, me ndihmën e Allahut (k.m.t.). Ky njeri e do Allahun (l.m.t.) dhe të dërguarin e tij, si dhe Allahu (f.m.t.) dhe i dërguari i tij, e duan këtë njeri”.

“Më tej pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje shton: “Lejomëni t’iu shpjegoj se hadithi i lartpërmendur, nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi, kështu që cilësohet si një hadith i dërguar. Nëse hadithi i sipërcituar, do të merret si i vërtetë, atëherë do të vihej seriozisht në rrezik, figura e të dërguarit të Allahut (l.m.t.), Muhammedit (p.qm.t.)”.

“Ndërsa përsa i përket hadithit, të shënuar dhe të përcjellur, nga Ibn Abbasi: “Kur Muhammedi (p.q.m.t.), shkoi në Luftën e Tebukut dhe njerëzit shkuan së bashku me të. Në këtë çast edhe Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), iu afrua Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i tha: “Edhe unë dua të vij së bashku me ju”. “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Jo”. “Pas marrjes së kësaj përgjigjeje mohuese, Ali Ibn Ebi Talibi (p.q.m.t.), ia krisi të qarit. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), pasi e përjetoi këtë gjendje, iu drejtua Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe e ngushëlloi: “Vallë a nuk do ti, që të jesh në të njëjtën pozitë, ashtu siç ishte Haruni në krahasim me Musain (p.m.t.)?! Ti duhet ta dish mirë, se pas meje nuk do te ketë më të dërguar, prandaj unë nuk mund të shkoja, pa të caktuar ty, si prijës në vendin tim”, them me bindje të plotë se, ky është një hadith i shpikur dhe nuk është gjë tjetër vetëm se një gënjeshtër dhe një mashtrim”.

“Gjithashtu për sa i përket hadithit tjetër, të shënuar dhe të përcjellur, nga Ibn Abbasi: “Dhe si përfundim Ibn Abbasi e mbylli: “Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”, pohoj me plot gojën se gjithashtu, ky është një hadith i shpikur dhe nuk është gjë tjetër vetëm se një gënjeshtër dhe një mashtrim”. (20)

“Tani dua që lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, të jenë të mirinformuar mbi faktin se pseudodijetari emeuist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje me termin: “Na rrëfeu një rafidi i ndyrë “kundërshtues””, ka për synim dijetar Hilin. Besoj se tani të dyja palët, e kanë mëse të qartë, si rrezet e Diellit, se analisti dhe vërtetuesi i veprës së mësipërme, Ahmed Muhammed Shakiri pohon se, hadithi në fjalë, zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi, ndërsa dijetari shqiptar, Shuajb Arnauti, i cili është edhe nxënësi i pseudodijetarit uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijjes, pranon faktin se ky hadith, zotëron një zinxhir të mirë transmetimi”.

“Ja pra këtu del edhe njëherë në pah dyfytyrësia, ose më mirë le të themi pafytyrësia e Ibn Tejmijjes, si një ndjekës dhe mbështetës besnik dhe i zjarrtë, i politikës despote, diskriminuese, diktatoriale dhe tirane të udhëheqjes, së dinastisë famëkeqe, të bijve të Umejjes, i cili orvatet me mish e me shpirt, lart e poshtë, ditën dhe natën, në hedhjen poshtë, në kundërshtimin dhe në mohimin e të tëra cilësive fisnike dhe virtytëve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, në përgjithësi dhe të Imam Aliut (p.m.t.), në veçanti”.

“Ndërsa tani lërmëni, t’iu vë në dijeni të faktit se, pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje pikë së pari, ka gabuar kur thotë se, është i bindur se hadithët e mësipërm, janë të gabuar dhe sërish ka gabuar rëndë, kur ka nënkuptuar se: “Ti duhet ta dish mirë, se pas meje nuk do te ketë më të dërguar, prandaj unë nuk mund të shkoja, pa të caktuar ty, si prijës në vendin tim”, se këtë herë Muhammedi (p.q.m.t.), nuk e kishte caktuar Imam Aliun (p.m.t.), si prijësin në vendin e tij, si prijës në qytetin e bekuar arabo-islam, të Medinës së Ndriçuar, por e kishte caktuar si prijësin e tij, të mbarë bashkësisë muslimane, pas shtegtimit të tij nga jeta e kësaj bote”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, për sqarimet tuaja të shkëlqyra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndërsa tani kemi dëshirë, që ta na theksoni edhe njëherë për herë të fundit, për besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, për programin e kësaj mbrëmjeje, se dalëngadalë po del në shesh, e vërteta lakuriqe dhe po zhduken njëherë e përgjithmonë, hijet e dyshimit të ngritura mbi përcaktimin dhe përkufizmin, e shtëpisë së përmendur, në ajetin e sipërcituar kuranor. Pra ashtu siç të tërë besimtarët muslimanë e kanë kuptuar tanimë, pohojmë se bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë e bekuar të Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), nëpërmjet së cilës Muhammedi (p.q.m.t.), i ka mbyllur të tëra dyert e shtëpive të tjera, të cilat të dërgonin në xhami”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Imadin, nga Autoriteti i Palestinës. Urdhëroni”.

Imadi: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, i cili jetoj në trojet palestineze. Unë dua të shpalos një mendim timin, për vëllezërit tanë sunnitë dhe uehhabistë sauditë. Ne si bashkësi besimtarësh sunnitë, këmbëngulim fuqishëm në fakti se: “Vallë si është e mundur, që në njërën anë, pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje, i cili orvatet me mish e me shpirt, lart e poshtë, ditën dhe natën, në hedhjen poshtë, në kundërshtimin dhe në mohimin e të tëra cilësive fisnike dhe virtytëve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, në përgjithësi dhe të Imam Aliut (p.m.t.), në veçanti, aludon dhe pretendon se i përket doktrinës dhe shkollës së mendimit juridik hanbelite, ndërsa në anën tjetër, themeluesi i kësaj doktrine dhe shkolle mendimi juridik, vetëm Imam Ahmed Ibn Hanbeli, i pranon si të vërtetë, të tërë hadithët e lartpërmendur, si të mirë dhe të vërtetë”.

I ftuari: “Alejkum selam! Po keni shumë të drejtë, madje edhe unë i bashkangjitem mendimit analitik të vëllait tonë. Me të vërtetë, është shumë interesant, fakti se si në njërën anë, pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmije, i cili aludon dhe pretendon se i përket doktrinës dhe shkollës së mendimit juridik hanbelite, i hedh poshtë, i kundërshton dhe i mohon pa asnjë lloj argumenti hadithët të cilët kanë të bëjnë me cilësitë fisnike dhe virtytët dhe vlerat e larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, ndërsa në anën tjetër themeluesi i kësaj doktrine dhe shkolle mendimi juridik, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, i pranon si të vërtetë, të tërë hadithët e sipërcituar, si të mirë dhe të vërtetë”.

“Ashtu siç e kemi përsëritur dhe në programet tona paraardhëse, psedodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje  si një ndjekës dhe mbështetës besnik dhe i zjarrtë, i politikës despote, diskriminuese, diktatoriale dhe tirane të udhëheqjes, së dinastisë famëkeqe, të bijve të Umejjes, i cili orvatet me mish e me shpirt, lart e poshtë, ditën dhe natën, në hedhjen poshtë, në kundërshtimin dhe në mohimin e të tëra cilësive fisnike dhe virtytëve dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, në përgjithësi dhe të Imam Aliut (p.m.t.), në veçanti”.

“Lejomëni t’iu them se, në ditët e sotme, me të vërtetë është për të ardhur keq se, mbështetësit, ndjekësit dhe përkrahësit besnikë, të verbër dhe të zjarrtë, të shejtanit të madh, endacakut të shkretëtërirës dhe krijuesit të ideologjisë shkatërruese, rrënuese dhe tekfiriste, Muhammed Ibn Aduluehhabit, orvaten që ta paraqisin, pseudodijetarin uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijjen, si një dijetar të madh sunnit, por e vërteta është tërësisht ndryshe, pra qëndron në faktin se Ibn Tejmije, nuk është aspak një dijetar sunnit”.

“Megjithatë në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), sunniti Imam Ahmed Ibn Hanbeli, themeluesi i shkollës dhe i mendimit juridik sunnit hanbelit, ka shënuar dhe përcjellur dhjetë cilësitë fisnike dhe virtytë dhe vlera të Imam Aliut (p.m.t.). Pra ashtu siç kuptohet dhe perceptohet lehtësisht, ideologjia shkatërruese, rrënuese dhe tekfiriste e Muhammed Ibn Abduluehhabit, nuk ka të bëjë fare, me doktrinën dhe shkollën e mendimit juridik sunnit hanbelit, të Imam Ahmed Ibn Hanbelit”.

“Lërmëni t’iu sqaroj se, shtetet arabo-afrikane muslimane sunnite, si Algjeria, Libia, Maroku, Tunizia, Saharaja Perëndimore, Sudani dhe shtetet aziatike-malaj sunnite, si Indonezia, Malajzia dhe Singapori janë të lidhur fort pas dhe i qëndrojnë besnikë, doktrinës dhe shkollës së mendimit juridik sunnit hanbelit, të Imam Ahmed Ibn Hanbelit, e cila nuk ka të bëjë fare, me ideologjinë  ideologjia shkatërruese, rrënuese dhe tekfiriste të Ibn Tejmijjes. Megjithatë magnatët dhe sheikët uehhabistë, të shteteve arabe të Gjirit Pers, orvaten me mish e me shpirt, duke punuar pa u ndaluar ditën dhe natën, duke shpenzuar miliarda dollarë, të përfituara nga nafta e shitur dhe nga të ardhurat e haxhinjve muslimanë, me synimin e përhapjes së kësaj ideologjie, të ndyrë, të poshtër dhe të ulët në këto shtete muslimane sunnite hanbelite”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Halidin, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Halidi: “Es-selamu alejkum! Unë jam një musliman sunnit, i cili do të kisha një kërkesë, në formë lutjeje, për Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin. Pyetja ime është: “Vallë cila është rëndësia dhe përfitimet e njohjes, së identitetit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, kur tanimë kanë kaluar më shumë se 1437 vite, duke i llogaritur sipas kalendarit të shpërnguljes islame?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Duke u nisur nga pyetja juaj e drejtpërdrejtë dhe unë po iu përgjigjem menjëherë, duke theksuar se rëndësia dhe përfitimet e njohjes së anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, është aq madhore, sa asnjë çështje tjetër, nuk ia kalon për nga rëndësia. Tani në këtë pikë kyçe, të programit tonë, pasi kemi bërë ditur dhe të qartë, me dhjetra herë se, brenda termit në fjalë, përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, më saktësisht i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.) Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.), do të sqarojmë në mënyrë të hollësishme dhe të imtësishme, se çfarë duhet të nënkuptojmë, më thenien e Muhammedit (p.q.m.t.): “Lidhuni fort pas Sunnetit im”.

“Në këtë pikë delikate të programit tonë, pohojmë me bindje të plotë se tanimë, një besimtar i thjeshtë musliman, një lexues i dashur i yni dhe një ndjekës i rregullt i yni, duhet ta kenë kuptuar dhe perceptuar, njëherë e pëgjithmonë, se me sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk duhet të nënkuptojmë lidhjen fort pas, Kur’anit Famëlartë dhe bashkëkohësve të tij, por lidhjen fort pas, Kur’anit Fisnik dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Duke u nisur në këtë pohim, arrijmë në përfundimin se, ne me termin: “Lidhuni fort pas Sunnetit im”, duhet të nënkuptojmë, lidhjen fort pas, Kur’anit Fisnik dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm dhe qartë, besojmë fuqishëm se besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar tanimë rëndësinë e mbështetjes, në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, pra nën dritën e Librit të Allahut (f.m.t.), Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra të thënieve dhe veprave të tij, arrijmë në përfundimin se brenda termit të “Ehli Bejtit” përfshihen vetëm këta pesë anëtarë, më saktësisht i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.) Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Tanimë jam i mendimit se, mbarë bashkësia muslimane, e di shumë mirë hadithin e vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili ka thënë: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Ebu Ammarin, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Ebu Ammari: “Es-selamu alejkum! Unë jam një musliman sunnit saudit, i cili kërkon që të shtrojë dy pyetje, për Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin. Pyetja ime e parë është: “Duke u nisur nga fakti se, të tërë ne si bashkësi muslimane, e dimë shumë mirë, rëndësinë hadithit mbi mbulesën e e leshtë dhe të zezë të Muhammedit (p.q.m.t.), nën të cilën u përfshinë Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), por ajo që dua të them është se, hadithi i lartpërmendur nuk përbën një argument, për përcaktimin dhe përkufizimin, e udhëheqjes së Ehli Bejtit. Vallë si e shpjegoni këtë?!”

“Ndërsa pyetja ime e dytë është: “Ju i nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, vazhdimisht sillni dhe paraqisni argumentë, burime dhe të dhëna, nga burimet e dijetarëve sunnitë mbi përcaktimin dhe përkufizimin, e udhëheqjes së Ehl Bejtit. Duke u mbështetur në këtë fakt dua t’iu pyes: “Shënimi dhe përcjellja e këtyre hadithëve në veprat e dijetarëve sunnitë, vallë a nuk është një dëshmi e veprimit dhe zbatimit të ndërgjegjies dhe përgjegjësisë fetare, të djetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Xhemaatit?!” “Tani dua të shtoj se në fund të fundit, këta hadithë bëjnë fjalë, për përcaktimin dhe përkufizmin, e udhëheqjes së Ehli Bejtit”.

“Për më tepër dua të të citoj se, nëse analizimi, hetimi dhe shqyrtimi, i këtyre çështjeve thelbësore, nuk paska asnjë rëndësi, atëherë natyrshëm ngrihet pyetja: “Vallë përse tërësia e pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, këmbëgulin fuqishëm, duke bërtitur se versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn është: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri ësht Sunneti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”, ndërsa në të vërtetë, versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn është: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

“Si përfundim, dua të them se, arsyeja kryesore e anashkalimit, fshehjes, menjanimit dhe lënies në harresë dhe orvatjet për zhdukjen rrënjësore, të versionit të vërtetë, të Hadithit Thekalejn, është se këta të fundit, nuk duan t’i binden dhe t’i nënshtrohen udhëheqjes së Ehli Bejtit”.

I ftuari: “Alejkum selam! Si fillim dua t’i rikujtoj vëllait tonë të nderuar se, ne i kemi kushtuar plot pesëmbëdhjetë programe, autenticitetit, origjinalitet dhe vërtetësisë, së versionit të vërtetë, të Haditti Thekalejn: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

“Gjithashtu ne i kemi kushtuar, plot shtatë programe, le të mos themi, nga fillimi deri në fund, njohjes së rëndësisë të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, duke i ilustruar herë pas here, me argumentët, dëshmitë, hadithët dhe të dhënat e dijetarëve më të mëdhenj dhe më të njohur, të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Xhemaatit, në shumë fusha të ndryshme të shkencave islame, siç është besimi, hadithi, interpretimi, komentimi i ajetëve kuranorë, jetëshkrimi dhe deri tek jurisprudenca islame”.

“Ndërsa për sa i përket çështjes, së veprimit dhe zbatimit, duke u mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, pohojmë me binjde të plotë se shumica e dijetarëve dhe muhaddithëve më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, mbështeten dhe i zotërojnë këta dy dukuri të rëndësishme. Ajo që dua të themi është se, mosmarrveshja, problemi dhe shqtësimi ynë, ka të bëjë vetëm më pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, siç janë pikërisht, Ibn Tejmijje, Ibn Kajjim Xheuziu, Muhammed Ibn Abduluehhabit, dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, dijetari tjetër shqiptar, Shuajb Arnauti dhe pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeusite, bashkëkohorë, pra të ditëve tona dhe të tjerëve me radhë”.

“Tani ajo që ne si bashkësi dijetarësh shiitë, ende nuk mund as të kuptojmë dhe as të perceptojmë, është dukuria se, vallë si është e mundur që dhe pas paraqitjes, përmendjes dhe sjelljes, së tërësisë së këtyre argumentëve bindës dhe hadithëve të vërtetë, dalin disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, që u ka marrë koka erë, të cilët në mënyrë të pacipë dhe të paturpshme, bërtasin dhe ulërasin lart e poshtë, tërë ditën e natën, në adresat dhe faqet e tyre të internetit se, hadithi në fjalë është i dobët, i cili zotëron një zinxhir të dobët transmetimi”.

“Ashtu siç kemi thënë edhe ne programet tona parardhëse, kemi sqaruar se disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë gënjyer dhe mashtruar, pa pikën e turpit duke thënë se, hadithët të cilët kanë të bëjnë me çështjen, të cilën po e sqarojmë janë të dërguar, të dobët, të lënë, të mohuar, ose të shpikur”.

“E them këtë sepse këta të fundit, me Ibn Tejmijjen në krye, i cilësojnë si të dobët, të mohuar dhe të lënë hadithët e mirë dhe të vërtetë, pa asnjë lloj argumenti, dëshmie, ose të dhëne, por vetëm duke u nisur nga egoja, epshi, dëshira, oreksi dhe përfitimi i tyre vetjak, i jetës së kësaj bote. Gjithashtu dua të sqaroj, për të disatën herë, se ne nuk kemi asnjë lloj problemi, me dijetarët dhe muhaddithët më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, sepse në fund të fundit, ata janë vëllezërit tanë muslimanë. Problemi ynë i vetëm dhe më madhori, qëndron në interpretimet, këndvështrimet, komentimet, mednimet, shtrembërimet dhe tjetërsimet ekstremiste, fanatike dhe radikale, të kryera pikërisht nga këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste bashkëkohorë, pra të ditëve tona dhe të tjerëve me radhë”.

“Shumica e besimtarëve muslimanë, zbulimin e së vertetës, megjithëse këtë synojnë dhe këta pseudodijetarë të gjorë dhe të mjerë uehhabistë, me qasje emueiste, sepse janë të zhytur në një rrugë pa krye e pa fund dhe enden nëpër errësirën e padijes së thellë. Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), këtë çështje do ta sqarojmë në programin tonë pasardhës”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (l.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit  e tij të mirë. Lusim Allahun (f.m.t.), që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu (k.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1.      Analist, Dijetar Abdullah Ibn Muhammed Ganijamani, “Sebaiku’dh-Dhehebijje Bi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Të Përmendurit e Dhehebiut në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), fq. 463, (viti 1430 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

2.      Analist, Dijetar Abdullah Ibn Muhammed Ganijamani, “Sebaiku’dh-Dhehebijje Bi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Të Përmendurit e Dhehebiut në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), fq. 464, (viti 1430 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

3.      Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 216, “Kreu i Virtytëve të Bashkëkohësve”, “Kreu i Virtytëve të Aliut”, Hadithi Nr: 2408, Analiza dhe Vërtetimi nga Sejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu, (viti 1401 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

4.      “Me Fjali “Lajmëruese”, Nënkuptojmë Atë Fjali e Cila Na Lajmëron Mbi Një Lajm, Sipas Të Cilit Kemi Mundësi, Që Të Gjykojmë Më Pas, Nëse Ky Lajm Është i Vërtetë, Ose i Gabuar”.

5.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Te’uili’Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 19, fq. 101, 102, 103, 104, 105, 106, 107, Analiza Dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, (viti 1403 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1983 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

6.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Te’uili’Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 19, fq. 107, Analiza Dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, (viti 1403 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1983 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

7.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Te’uili’Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 19, fq. 107, Analiza Dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, (viti 1403 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1983 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

8.      Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ibn Kethir Dimeshkiu, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit Madhështor), vëll 6, fq. 184, Analiza dhe Vërtetimi nga Hikmet Ibn Ebi beshir Ibn Jasini, Botimi nga Sa’id Ibn Feuuad Sumejli, (viti 1405 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1985 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9.      Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Takribu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), fq. 839, (viti 1407 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1987 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10.  Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbeli, “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), vëll. 3, fq. 331, Hadithi Nr: 3062, Analiza, Indeksimi dhe Vërtetimi nga Ahmed Muhammed Shakiri, (viti 1409 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

11.  Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbeli, “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), vëll. 3, fq. 331, Hadithi Nr: 3062, Analiza, Indeksimi dhe Vërtetimi nga Ahmed Muhammed Shakiri, (viti 1409 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

12.  “Me Termin “Infirad”, Nënkuptojmë Një Hadith të Transmetuar, Nga Një Transmetues i Vetëm”.

13.  “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Analiza dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar, Shujab Arnauti, vëll. 5, fq. 181, (viti 1411 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

14.  “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Analiza dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar, Shujab Arnauti, vëll. 5, fq. 185, (viti 1411 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

15.  “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Analiza dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar, Shuajb Arnauti, vëll. 5, fq. 475, (viti 1411 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

16.  “Me Këtë Term Nënkuptojmë, Një Lajm Të Vërtetë, Megjithatë ka Disa Kundërshtime dhe Probleme në Përcjelljen dhe Shënimin e Hadithëve, të Transmetuar nga Ky Lloj Muhaddithi, ose Transmetuesi. Në rast se Arrijmë në Përfundimin se, Transmetuesi e ka Mësuar Përmednësh Hadithin në Fjalë, pra Zotëron një Kujtesë të Fortë, Atëherë Hadithi i Tij, Pranohet, Shënohet dhe Përcillet, si Një Hadith i Mirë”.

17.  “Me Këtë Term Nënkuptojmë një Term i Cili ka të Bëjë, me Metodologjinë dhe Shkencën e Hadithit, e Cila Shkruhet Veçanërisht, për Hadithët e një Transmeuesi”.

18.  “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Analiza dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar, Shujab Arnauti, vëll. 14, fq. 363, Hadithi Nr: 8753, (viti 1411 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

19.  “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Analiza dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar, Shujab Arnauti, vëll. 13, fq. 345, (viti 1411 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes” Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

20.  Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 1, fq. 221, Analiza, Vërtetimi Muhammed Rashid Salimi, (viti i botimit 1352 sipas kalendarit të shpërnguljes / viti 1934 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Nëntë, Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam”, Damask, Siri.

 

 

Sqarime të Nevojshme:

 

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

 

“Ky pra ishte dhe mësimi i njëzetedytë, nga shtatëdhjetë e katër, mësimet e Hadithit Thekalejn, të analizuar, të interpretuar, të komentuar, të përmbledhur, të përpunuar, të shënuar, të vërtetuar dhe të drejtuar, nga dijetari i madh shiit, i Shkollës së Ehli Bejtit, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.


Vijon...