Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetë

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Qershor 5, 2016, mesnatë

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull, si dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanëve shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetë, me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Vërtetësia e Hadithit Thekalejn”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është dhe njëkohësisht, imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Kam dëshirë ta nis programin tonë, të kësaj mbrëmjeje, ashtu siç tanimë e kemi bërë zakon me një lutje të rëndësishme, e cila i përket imamit tonë të gjashtë të nderuar, Imam Xhafer Sadikut (m.m.t.). Kjo lutje është si vijon: “Ju do të përballeni me dyshime. Për sa kohë që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i udhëzuar, do të mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo gjendje e mjeruar, do të shpëtojë vetëm ai, i cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje. Transmetuesi thotë se e pyeti Imam Xhafer Sadikun (m.m.t.): “Vallë cila është lutja e njeriut të mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.) u përgjigj: “Do të thuash kështu: “Ja Allah, Ja Rrahman, Ja Rrahim, Ja Mukalibe’l-Kulubi, Thebbit Kalbi Ala Dinike” (O Allah, O i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o Rrotullues i Zemrave, Përforcoje Zemrën Time Në Fenë Tënde!)”.

Prezantuesi: “Duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë ajetët kuranorë dhe sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), i cili përfshin dhe hadithët e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se, imami i dymbëdhjetë dhe i fundit i pafajshëm i Ehli Bejtit, Imam Muhammed Mehdiu (p.m.t.) do të jetë ai i cili, do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim, sepse kjo e fundit është e mbytur dhe e zhytur, në llumin dhe ndyrësinë e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, diktaturës, imoralitetit, korrupisonit, mosbesimit, shturjes, shtypjes dhe tiranisë. Ndërsa tani po e përshëndesim dhe ne, nga ana jonë si dhe nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin, me përshëndetjet më bujare dhe më të ngrohta, të cilit i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

Prezantuesi: “Tani i nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Besoj se dhe ndjekësit tanë të nderuar tanimë do të kujtohen, mbi faktin se ju në programin tonë paraardhës, shpjeguat dhe sqaruat në formën më të bukur dhe kuptimplotë, duke dhënë përkufizime në mënyrë të hollësishme, mbi termin e “Ehli Bejtit”. Tani vëllezërit tanë muslimanë kureshtarë, natyrshëm shtrojnë pyetjen: “Vallë a gjenden dhe kuptime, ose përkufizime të tjera, të këtij termi?!” Ndërsa ne duam t’iu pyesim: “Vallë a do të kishit mirësinë, që të krijoni një lidhje analitike, mes programit paraardhës dhe programit të mbrëmjes së sotme?!”

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (f.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar. Si fillim, lërmëni t’iu rikujtoj se, kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”.

“Tani dua të bëj, një përmbledhje të shkurtër programit paraardhës, duke bërë lidhjen e duhur me programet tona paraardhëse, me programin që do të trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që do të trajtojmë më vonë. Duke u nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë program, ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm për ndjekësit tanë të nderuar, po e anashkaloj pjesën rutinë të hyrjes, sepse qëllimi i përmbledhjes sime, është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia të bëra në programet paraardhëse”.

“Çështja që do të trajtojmë, në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni t’iu bëj të ditur se dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Në fillim të programit tonë, të kësaj mbrëmjeje dua të cek dy klauzola jetike, për të cilat kemi bërë fjalë dhe në programet tona paraardhëse. Por duke u nisur nga rëndësia e madhe që bartin në vetvete, jemi të detyruar që t’i sqarojmë edhe njëherë, sepse këta janë dy klauzolat jetike, mbi të cilat ka të bëjë edhe trajtimi i çështjes sonë madhore”.

“Besoj se tanimë, të tërë ne e kemi të qartë se, çfarë nënkuptojmë me termin “Ehli Bejti”, në këndvështrimin dialektik, gjuhësor, leksikografik dhe tradicional. Lërmëni t’iu shpjegoj se, duke u mbështetur në kuptimet dhe përkufizimet e termit të “Ehli Bejtit”, në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se ky term, përfshin vetëm pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, më saktësisht Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)”.

“Tani jam i mendimit se, tërë tërë ne e kemi parasysh, përmbajtjen e qartë të hadithit të lartpërmendur. Pra zoti i shtëpisë, e qeras dhe e nderon mikun për dy ditë, brenda mundësive të tij. Ndërsa në ditën e tretë, nuk është më i detyruar, që të kryejë shpenzime të tepërta për mikun, sepse se ky i fundit tanimë, cilësohet si anëtar i shtëpisë, pra i “Ehli Bejtit” dhe ha çfarë të gjejë. Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, sipas këndvështrimit etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe bashkëshortet, fëmijtë, të bijtë, të bijat, nëna, i ati, madje dhe miku, i cili qëndron i ftuar, në një shtëpi për tri ditë, shkurtimisht farefisin e një njeriu. Madje brenda këtij termi, përfshihen dhe kafshët shtëpiake siç është macja. Madje imami ynë i gjashtë i nderuar, Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.), brenda këtij termi, ka përfshirë dhe kafshët shtëpiake si macen, qenin dhe gjedhin”.

“Gjithashtu ne të tërë e dimë shumë mirë faktin se, asnjëra nga bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk përfshihet brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ashtu siç e kemi bërë të ditur në programet tona paraardhëse, e përsërisim  se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë fëmijtë, të bijtë, të bijat, bashkëshortet dhe farefisin e një njeriu. Për më tepër përmendëm dhe se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe nënën, të atin, madje dhe mikun, i cili qëndron i ftuar, në një shtëpi për tri ditë, të një njeriu. Për më tepër kemi shtuar se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe kafshët shtëpiake, të një njeriu”.

“Si rrjedhojë, për hir të së vërtetës, dua t’iu bëj të ditur se, duke u nisur nga argumentët, faktet, përkufizimet dhe përmbledhjet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, askush nuk ka drejtë, as të na akuzojë dhe as të na fajësojë, se ne nuk i kemi përfshirë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Arsyeja kryesore e mospërfshirjes sonë të këtyre të fundit, brenda termit të Ehli bejtit”, është fakti se ne nuk jemi duke e përdorur termin e “Ehli Bejtit”, duke u mbështetur në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor”.

“Tani natyrshëm shtrohet pyetjet: “Vallë cilët janë anëtarët e “Ehli Bejtit”, njerëzit e shtëpisë, ose të pranishmit, të cilët nisën kundërshtimin dhe mosmarrëveshjen, në prani të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë cilët janë këta njerëz të shtëpisë, në hadithin e sipërcituar?!” “Vallë a përfshihen brenda këtij termi, anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, më saktësisht Imam Aliu (p.m.t), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”. Përgjigjia e kësaj pyetje është: “Jo! Kurrën e kurrës!” Por edhe nëse do ta marrim si të mirëqënë, faktin se brenda këtij termi, do të përfshihej dhe Imam Aliu (p.m.t.), i cili gjendej në mesin e të pranishmëve, ky i fundit nuk e hapi gojën, por qëndroi i heshtur gjatë tërë kohës, duke mos thënë asnjë fjalë të vetme!”

“Ndërsa klauzola e dytë është se Allahu (k.m.t.), në shumë ajetë kuranorë, na tërheq vërejtjen se si p.sh. në ajetin 119 të Sures Teube, në të cilin thuhet: “O ju besimtarë! Frikësohuni Allahut dhe qëndroni bashkë me besnikët”. Ndërsa në ajetin 3 të Sures Maide thuhet: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin fe”. Ndërsa në ajetin 59, të Sures Nisa thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe një përfundim më i mirë”.

“Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cilët janë njerëzit besnikë, të drejtë dhe të mirë, të cilët kalojnë në ajetët e lartpërmendur?!” Nëse gjendet një nga të dy, ose të dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë pohojmë se nuk kemi asnjë lloj të drejte, në dhënien e mendimit, intrepretimit, komentimit dhe sqarimit të mëtejshëm të ajetit përkatës”.

“Ndërsa në programin tonë paraardhës, kemi sqaruar në mënyrë të hollësishme, përkufizimin e qartë të Muhammedit (p.q.m.t.), duke thënë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Imam Aliu (p.m.t.), e bija e nderuar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Zehraja (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve dhe të rinjve të Xhennetit, Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Më pas shpjeguam se, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk janë të përfshira brenda këtij termi dhe më pas bëmë të ditur se ndonëse Ajeti i Pastrimit, ndonëse zbriti në shtëpinë e njërës nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Ummu Selemesë, Muhammedi (p.q.m.t.), nuk e lejoi përfshirjen e kësaj të fundit, brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ashtu siç kemi përmendur dhe në programet tona paraardhëse, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), duhet të veprojnë duke u mbështetur kryesisht në ligjet, normat dhe rregullat profetike, qiellore dhe hyjnore dhe jo të kryejnë keqintrepretimin, ose komentimin sipas dëshirave, egove, epsheve dhe orekseve të tyre vetjakë”.

“Duke u nisur nga kjo, në ajetin 44 të Sures Nahl thuhet: “(Ne i patëm dërguar të dërguarit) Me argumentë dhe me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë, që iu shpall atyre, me shpresë se do ta meditojnë mbi (Kur’anin)”. Ndërsa në ajetin 7 të Sures Hashr thuhet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”. Si rrjedhojë, arrijmë në përfundimin se, ne duhet t’i drejtohemi para së gjithash Muhammedit (p.q.m.t.), ose Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), në përcaktimin e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit”.

“Në ajetët 3, 4, të sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Si rrjedhojë, arrijmë në përfundimin se, ne duhet t’i drejtohemi para së gjithash, burimit kryesor dhe parësor, i cili nuk është tjetër vetëm se, sunneti profetik, pra interpretimet, komentimet, miratimet, mosmiratimet, pëlqimet, mospëlqimet, shpjegimet, sqarimet, thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.), veçanërisht në përcaktimin e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit”.

“Në këtë pikë të progamit tonë, themi me bindje të plotë se, askush nuk ka të drejtë, as të na japë mend dhe as të na tërheqë vërejtjen duke na thënë: “Për gjetjen e kuptimit të termit të “Ehli Bejtit”, duhet të hetojmë dhe të shqyrtojmë, në mënyrë të hollësishme, përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë. Gjithashtu kumtojmë se, aq më keq askush nuk ka të drejtë, të na mbushë mendjen se, termi i “Ehli Bejtit”, përfshin edhe bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.). Citojmë se askush nuk ka të drejtë, të japë mendimin ose miratimin e tij vetjak, mbi një çështje për të cilën Muhammedi (p.q.m.t.) i ka dhënë zgjidhje, ose gjendet Sunneti i tij Profetik, pra thëniet dhe veprat e tij”.

“Ne në programet tona paraardhëse, kemi sqaruar se nëse shpjegimet e dhëna nga Muhammedi (p.q.m.t.), mbi dhënien e kuptimit dhe sqarimit, të një ajeti kuranor janë të hapura dhe të qarta, atëherë nuk ka më nevojë, as për hetimin e përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë dhe as për mbështetjen në mendimin e të tjerëve. Gjithashtu kemi shpjeguar se, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), që të hetojnë dhe të shqyrtojnë me imtësi, kuptimin dhe përmbajtjen gjuhësore, të termit të “Ehli Bejtit”, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, në argumentët lidhës paraardhës, në fillimet dhe mbarimet e ajetëve kuranorë, si dhe në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor”.

“Pra ne ende sot e kësaj dite, pas paraqitjes dhe përmendjes, së tërësisë së argumentëve të padiskutueshëm fetarë kuranorë, ajetëve kuranorë dhe sunnetit profetik, fjalëve dhe thënieve të Muhammedit (p.q.m.t.), ende as nuk mund të kuptojmë dhe as të perceptojmë, se si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, sërish dalin hapur në anashkalimin, kundërshtimin, mohimin dhe lënien mënjanë të këtyre dy argumentëve”.

“Duke u nisur nga tërësia e ajetëve kuranorë dhe hadithëve profetikë, shtrojmë pyetjen nëse gjendet argumenti lidhës pasardhës dhe se cilit, duhet dhënë përparësi, shpjegimit të një ajeti kuranor me një tjetër ajet kuranor, ose shpjegimit të një ajeti kuranor, me një sunnet profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” Përgjigjia e kësaj pyetjeje është se gjithmonë duhet dhënë përparësi shpjegimit të një ajeti kuranor me një sunnet profetik të Muhammedit (p.q.m.t.). Me këtë nënkuptojmë se është pikërisht sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), shpjeguesi dhe sqaruesi më i mirë i ajetëve kuranorë dhe se shpjegimi dhe sqarimi i këtij të fundit, asnjëherë nuk bie ndesh me ajetët kuranorë”.

“Tani dua të përmend disa fakte të rëndëishme, të cilat kanë të bëjnë me, dijetarin e madh Imam Axhurin, për të cilin Imam Dhehebiu thotë: “Ebu Bekr Axhuri është një dijetar, drejtues, imam, muhaddith dhe prijës sunnit i drejtë dhe i nderuar. Ai është dijetari dhe imami i Kabes së Shenjtë. Ai ka shënuar shumë hadithë dhe ka shkruar shumë vepra. Ai është një njeri i drejtë, i nderuar një njeri i mirë dhe një adhurues i denjë, i përkushtuar ndaj Allahut (f.m.t.)”.

“Ndërsa  në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), dijetar Alusi shpjegon arsyen e zbritjes së Ajetit të Pastrimit, i cili zbriti në shtëpinë, e njërës nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Ummu Selemesë, Muhammedi (p.q.m.t.), nuk e lejoi përfshirjen e kësaj të fundit, brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ngjarja në fjalë ndodhi si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Më pas dijetar Alusi, na vë në dijeni të faktit se, hadithi i mësipërm, është një hadith i mirë, i vërtetë dhe i  transmetuar në mënyrë të pashkëputur. Më tej ai shton se vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, (Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t), janë të përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe asnjë tjetër. Madje Muhammedi (p.q.m.t.), ka ndaluar në mënyrë kategorike, përfshirjen brenda këtij termi dhe të bashkëshorteve të tij, të dashura dhe të nderuara”.

“Tani ajo që ne si bashkësi dijetarësh shiitë, ende nuk mund as të kuptojmë dhe as të perceptojmë, është dukuria se, vallë si është e mundur që dhe pas paraqitjes, përmendjes dhe sjelljes, së tërësisë së këtyre argumentëve bindës dhe hadithëve të vërtetë, dalin disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, që u ka marrë koka erë, të cilët në mënyrë të pacipë dhe të paturpshme, bërtasin dhe ulërasin lart e poshtë, tërë ditën e natën, në adresat dhe faqet e tyre të internetit se, hadithi në fjalë është i dobët, i cili zotëron një zinxhir të dobët transmetimi”.

“Tani besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne në programet tona paararadhëse, kemi sqaruar se në veprën e tij me titull: “Menziletu’s-Sunneti” (Vendi i Sunnetit), në të cilën dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, ka përsëritur shpesh herë, rëndësinë e madhe, që ka dhënia përparësi të sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), sepse ky i fundit është interpretuesi, komentuesi, shpjeguesi, sqaruesi më i drejtë, më i mirë, më i saktë dhe më i vërtetë i ajetëve kuranorë”.

“Tani dua t’u bëj të qartë, ndjekësve tanë të nderuar, se në një fragment të veprës së tij, dijetar shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani citon: “Jam duke t’u drejtuar ty lexues i nderuar, sepse dua që të jesh në dijeni të faktit se, ky është një hadith i cili përdoret, si argument i fortë nga ana e dijetarëve shiitë, sepse këta të fundit e përmendin shpesh herë këtë hadith. Si rrjedhojë dhe disa dijetarë sunnitë, pandehin se dijetarët shiitë kanë zbuluar dhe janë në të vërtetën, por pikërisht për hir të kësaj të fundit, duhet të them se të tërë këta dijetarë, të të dyja palëve gabohen rëndë”.

“Në këtë pikë të programit tonë, duhet të sqarojmë se me shprehjen e Shejh Albanit, i cili kur thotë: “Të dyja palët gabohen rëndë”, ka patur për qëllim dijetarët dhe ekspertët shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët) dhe dijetarët sunnitë, të cilët janë ndikuar thellë nga pala e parë. Një fakt tjetër i rëndësishëm, i cili kuptohet lehtësisht, nga shprehjet e dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, është se shumica dërrmuese e dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithëve) dhe të tërë dijetarët dhe ekspertët shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi vërtetësinë e Hadithit Thekalejn, si dhe mbi identitetin e katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Madje kemi pohuar se të njëjtin mendim, ndajnë dhe shumë dijetarë të tjerë, si për shembull, në veprën e tij me titull: “Arshu’r-Rahmani ue ma Uerede Fihi Mine’l-Ajati ue’l-Ehadithi” (Froni i të Gjithëmëshirshmit dhe Çfarë Gjendet në të Nga Ajetët dhe Hadithët e Tij”, Ibn Tejmijje citon: “Sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), jo vetëm që nuk kundërshton, në asnjë mënyrë ajetët kuranorë, por është pikërisht interpretuesi, komentuesi, shpjeguesi dhe sqaruesi më i mirë i tyre. Fjala vjen është pikërisht sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), ai i cili përcakton në mënyrë të hollësishme, numrin e namazëve që duhen falur në një ditë, numrin e rekatëve, që duhen falur në një namaz, cilësinë, sasinë dhe llojet e prodhimeve që duhet dhënë për zekat, kohën e duhur për kryerjen e haxhxhit dhe umres dhe me radhë”.

“Madje Ibn Tejmijje, në veprën e tij të lartpërmendur, vijon më tej duke shtuar: “Tani për më tepër dua t’iu vë në dijeni të faktit se, është pikërisht sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), ai i cili përcakton në mënyrë të hollësishme, masat dënuese dhe ndëshkuese, që duhet të ndërmerren, në rastin e kryerjes së imoralitetit, kurvërisë, prostitucionit, vrasjes dhe vjedhjes. Pra themi me bindje të plotë se është pikërisht sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), ai i cili përcakton dënimin dhe ndëshkimin e kryesve të këtyre veprave të ndyra dhe të ndaluara. Si për shembull gurëzimin e imoralit, prerjen e dorës së vjedhësit dhe asgjësimin fizik të vrasësit”.

“Tani duhet të pohojmë se, shumica e dijetarëve të tre brezave të parë të fesë së lartë islame, (bashkëkohësve, ndjekësve dhe ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.)), janë të njëzëri mbi këtë fakt, përveç anëtarëve të sektit të humbur dhe të shmangur të harixhinjve (përjashtuesve). Madje kryetari i tyre ishte aq i pacipë, i paedukatë dhe i pakulturuar, sa pa ngurruar aspak, i ka thënë drejt e në sy Muhammedit (p.q.m.t.): “Kjo ndarje jote e plaçkës së luftës, nuk është një ndarje, e cila është kryer duke u mbështetur në kënaqësinë e Allahut (l.m.t.)”.

“Tani lërmëni t’iu përmend faktin se, ndjekësit e sektit të humbur dhe të shmangur të harixhinjve (përjashtuesve), i besojnë fuqishëm mendimit se, është pikërisht sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), interpretuesi, komentuesi, përcaktuesi, shpjeguesi dhe sqaruesi më i mirë, i Kur’anit Fisnik, por ata as nuk i binden dhe as i nënshtrohen urdhrave të Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithashtu ndjekësit e sektit të humbur dhe të shmangur të harixhinjve (përjashtuesve), në çastet dhe në rastet kur sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), bie ndesh me kuptimin e parë ose të jashtëm të ajetëve kuranorë, ata mbështeten vetëm në kuptimin e parë, ose të jashtëm të ajetëve kuranorë dhe jo vetëm që hedhin poshtë, por edhe e përbuzin, përçmojnë, nënçmojnë dhe shkelin me të dyja këmbët, sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.). Ja pra kjo është një nga arsyet kryesore, se përse këta ndjekës, janë emërtuar harixhinj (përjashtues), sepse e kanë përjashtuar vetveten, duke dalë jashtë gjirit të bashkësisë muslimane, me kundërshtimin e hapur dhe mohimin e qartë, që i kanë bërë, sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.). Ja pra ndjekësit e këtij sekti të humbur dhe të shmangur, kanë dalë jashtë fesë së lartë islame, pikërisht ashtu siç del shigjeta nga harku”. (1)

“Tani në këtë pikë të programit, të kësaj mbrëmjeje të këndshme, ne si bashkësi dijetarësh dhe ekspertësh shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithësh), ende nuk mund të përceptojmë se si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, ende mund të kundërshtojnë dhe të mohojnë, pa iu skuqur dhe pa iu zverdhur fytyra se, brenda përkufizimit të termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm me këta pesë anëtarë të bekuar. Megjithatë këta pseudodijetarë uehhabsitë, me qasje emeuiste, aludojnë se brenda këtij termi, përfshihen dhe njerëz të tjerë”.

“Por të tërë ne e dimë shumë mirë të vërtetën, se nuk gjendet asnjë lloj kundërshtimi, mes sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe Kur’anit Famëlartë, sepse ashtu siç e kemi përmendur dhe më lart, sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), është interpretuesi, komentuesi, përcaktuesi, shpjeguesi dhe sqaruesi më i mirë i Kur’anit Fisnik. Pra duke u nisur, nga aludimet e ndjekësve të këtij sekti të humbur dhe të shmangur, natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë çfarë duhet të bëjmë, nëse argumentët e paraqitur, nga dy ajetët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët kanë përcaktuar në mënyrë të prerë, se anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër, të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët janë vetëm pesë, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), bien në kundërshtim me argumentin lidhës pasardhës?!”

“Nëse gjendet ndonjë dijetar, nga të dyja palët, i cili aludon se, mund të përfshihen edhe njerëz të tjerë brenda termit të “Ehli Bejtit”, atëherë ai është i detyruar, që ta na sjellë argumentin e tij përkatës, ose në rast të kundërt është i detyruar, që të pranojë të vërtetën në heshtje. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), argumentin lidhës, do ta sqarojmë në mënyrë më të hollësishme, në programet tona pasardhëse.  Ashtu siç kemi thënë edhe ne programet tona parardhëse, kemi sqaruar se disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë gënjyer dhe mashtruar, pa pikën e turpit duke thënë se, hadithët të cilët kanë të bëjnë me çështjen, të cilën po e sqarojmë janë të dërguar, të dobët, të lënë, të mohuar, ose të shpikur”.

“Për më tepër, në veprën e tij me titull: “Arshu’r-Rahmani ue ma Uerede Fihi Mine’l-Ajati ue’l-Ehadithi” (Froni i të Gjithëmëshirshmit dhe Çfarë Gjendet në të Nga Ajetët dhe Hadithët e Tij”, Ibn Tejmijje shton: “Tërësia e dijetarëve të tre brezave të parë të fesë së lartë islame, (bashkëkohësve, ndjekësve dhe ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.)), janë të njëzëri mbi faktin se mbarë bashkësia muslimane, duhet të veprojë duke u mbështetur dhe duke zbatuar, sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe as nuk duhet të mbështetet dhe as nuk duhet të zbatojë, kuptimin e parë ose të jashtëm të ajetëve kuranorë”.

“Në rast të kundërt, atëherë ata do t’i përngjajnë, ndjekësve të sektit të humbur dhe të shmangur të harixhinjve (përjashtuesve). Gjithashtu ndjekësit e sektit të humbur dhe të shmangur të harixhinjve (përjashtuesve), në çastet dhe në rastet kur sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), bie ndesh me kuptimin e parë ose të jashtëm të ajetëve kuranorë, ata mbështeten vetëm në kuptimin e parë, ose të jashtëm të ajetëve kuranorë dhe jo vetëm që hedhin poshtë, por edhe e përbuzin, përçmojnë, nënçmojnë dhe shkelin me të dyja këmbët, sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, Ibn Tejmijje e ndryshon shumë shpesh mendimin e tij. Por tani për tani qëllimi ynë, nuk është shpjegimi dhe vërtetimi, nëse ky është botëkuptimi dhe mendësia, e ndjekësve të sektit të humbur dhe të shmangur të harixhinjve (përjashutesve). Pikësynimi ynë kryesor, është sqarimi i parimit të Ibn Tejmijjes i cili thotë: “Sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), është interpretuesi, komentuesi, shpjeguesi dhe sqaruesi më i mirë, në kuptimin e parë ose të jashtëm, të ajetëve kuranorë dhe se këta të dy argumentë të padiskutueshëm fetarë, mund të ndahen në dy kategori dhe se këta të fundit, mund të kundërshtojnë dhe të mohojnë njëri-tjetrin. Ja pra ky është synimi ynë parësor i vërtetimit”.

“Ne në programet paraardhëse, kemi sqaruar se nëse shpjegimet e dhëna, nga Muhammedi (p.q.m.t.), mbi dhënien e kuptimit, përkufizimit dhe sqarimit, të një ajeti kuranor, janë të hapura dhe të qarta, atëherë nuk ka më nevojë, as për hetimin e përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë dhe as për mbështetjen në mendimin e të tjerëve. Gjithashtu kemi shpjeguar se, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), që të hetojnë dhe të shqyrtojnë me imtësi, kuptimin dhe përmbajtjen gjuhësore, të termit të “Ehli Bejtit”, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, në argumentët lidhës paraardhës, në fillimet dhe në argumentët lidhës pasardhës, në mbarimet e ajetēve kuranorë, si dhe në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor”.

“Në ajetët 3, 4, të sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Pra ne ende e kësaj dite ende, nuk kemi mundur të kuptojmë dhe as të perceptojmë se, si këta pseudodijetarë uehhabistë me qasje emeuiste, mund të dalin kundër argumentëve të padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), pra thëniet dhe veprat e tij”.

“Ndërsa tani le të ndalemi për një çast, duke e marrë si të mirëqënë faktin se, duke u nisur nga kuptimi i parë, ose i jashtëm i ajetit kuranor, përkatësisht Ajetit të Pastrimit, ose nga argumenti lidhës pasardhës, themi se njëri nga argumentët e padiskutueshëm fetarë, Kur’ani Famëlartë ka përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Me fjalë të tjera, ajetin 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!” ka përcaktuar dhe ka përkufizuar, përfshirjen e bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Megjithatë të tërë ne e dimë shumë mirë faktin, se asnjë dijetar i mirëfilltë musliman, as nuk do të mendonte dhe as nuk do vepronte në këtë mënyrë, pra duke u duke u nisur nga kuptimi i parë, ose i jashtëm i ajetit kuranor, përkatësisht Ajetit të Pastrimit. Për më tepër më vonë, do të sqarojmë se ajetët kuranorë, e hedhin poshtë rëndësinë e argumentit lidhës”.

“Ngjarja në fjalë ndodhi si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Ndërsa klauzola e dytë është se, jam mëse i bindur se tanimë, të tërë ne e kemi të qartë se, çfarë nënkuptojmë me termin “Ehli Bejti”, në këndvështrimin dialektik, gjuhësor, leksikografik dhe tradicional. Lërmëni t’iu shpjegoj se, duke u mbështetur në kuptimet dhe përkufizimet e termit të “Ehli Bejtit”, në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se ky term, përfshin vetëm pesë anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, më saktësisht Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)”.

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, sipas këndvështrimit etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe bashkëshortet, fëmijtë, të bijtë, të bijat, nëna, i ati, madje dhe miku, i cili qëndron i ftuar, në një shtëpi për tri ditë, shkurtimisht farefisin e një njeriu. Por gjithashtu kam bërë të ditur se, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), jo vetëm që nuk përfshihen, brenda termit të “Ehli Bejtit”, por asnjëherë nuk kanë aluduar përfshirjen e tyre, brenda këtij termi”.

“Ndërsa në anën tjetër, duke u mbështetur në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, të cilin e kam lexuar me shpejtësi dhe shkurtimisht në programin paraardhës. Gjithashtu dua që ndjekësit tanë të nderuar, t’i përqendrojnë vëmendjen e tyre, në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi. Hadithi është si vijon: “Muhammed Ibn Mus’abi transmeton nga Eudaiu, ndërsa ky i fundit transmeton nga Sheddad Ibn Ammari se po qëndronte i ulur pranë Uasile Ibn Ethkasë. Në këtë çast disa njerëz, po shanin dhe po ofendonin Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Pasi këta njerëz që shanin dhe ofendonin u larguan, Uasile Ibn Ethkaja m’u drejtua dhe më tha: “Vallë a të të kumtoj diçka, të cilën e kam parë, nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!” “Unë u përgjigja: “Po! Sigurisht”. Ai vijoi: “Unë shkova tek Fatimeja (p.m.t.) dhe e pyeta për Aliun (p.m.t.). Ajo m’u përgjigj se ky i fundit, kishte shkuar, drejt tek Muhammedi (p.q.m.t.). Ndërsa unë u ula dhe po e prisja. Pas pak kohe erdhi Muhammedi (p.q.m.t.), Aliu (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), i përfshiu duart e të të katërve brenda dorës së tij. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), hyri brenda në shtëpinë e Aliut (p.m.t.) dhe e uli këtë të fundit, së bahku me Fatimen përpara tij. Ndërsa Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.) i mori në krahë. Më pas i mbuloi këta të katër, me veshjen e tij dhe lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht!”

Prezantuesi: “Vallë a gjendet ndonjë dijetar musliman, i cili bën dallimin mes kuptimit të përgjithshëm të termit të “Ehli Bejtit” dhe termit të “Ehli Sunnetit?!”

I ftuari: “Ashtu siç kemi theksuar dhe në programet tona paraardhëse, në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun Mine’l-Fikhiha ue’l-Feuaidiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë dhe Sqarimi në Jurisprudencën dhe Dobitë e Saj), dijetari shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani citon: “Një nga arsyet kryesore, se përse Muhammedi (p.q.m.t.), ka përmendur  në versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”, është se ky është një term sipas këndvështrimit të parë është një term gjithpërfshirës dhe gjithpërdorimësh. Si rrjedhojë, ne me këtë term, duhet të nënkuptojmë vetëm familjen farefisin, të afërmit, bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Gjithashtu në një fragment të veprës së sipërcituar ai pohon: “Sipas këndvështrimit të dytë, me termin e “Ehli Bejtit”, duhet të nënkuptojmë dijetarët e udhëzuar në udhë të drejtë, sepse dhe këta të fundit përfshihen brenda termit të mësipërm. Gjithashtu ata besimtarë muslimanë, të cilët lidhen fort pas Librit të Allahut dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”. Më pas kemi thënë shtuar se, dijetari shqiptar Shejh Albani, duke patur për pikësynimin, nënçmimin, përçmimin, poshtërimin dhe turpërimin e besimtarvë muslimanë shiitë ka thënë: “Me të vërtetë është e poshtëruese, turpëruese dhe jo e arshyeshme, që të përkufizojmë në numrin pesë, të tërë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Për më tepër dua të shtoj se, përjashtimi i bahkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk është gjë tjetër vetëm se ndërrimi, ndryshimi dhe shtrembërimi, i kuptimit të ajetëve kuranorë”. (2)

“Ja pra ashtu ashtu siç shihet dukshëm, dijetari shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, këmbëngul fuqishëm në faktin se, përcaktimi dhe përkufizimi në vetëm në numrin pesë, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, është një gënjeshtër, mashtrim dhe shpikje, e bashkësisë së besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, duke thënë se këta të fundit, kanë shtrembëruar kuptimin e vërtetë të ajetëve kuranorë”.

“Duke u nisur nga fakti se, është pikërisht i dërguari i Allahut (l.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), ai i cili ka përcaktuar dhe ka përkufizuar, në mënyrë të bukur, hapur, qartë, pastër dhe strikte, se brenda termit të “Ehli Bejtit” përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), pohojmë me bindje të plotë se   është tërësisht e pamundur, që të themi se brenda këtij termi, mund të përfshihen dhe anëtarë të tjerë”.

“Ndonëse argumentët dhe hadithët e mirë dhe të vërtetë, vërtetojnë tërësisht të kundërtën, pra faktin se vetë i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), mbi të cilët shumica dërrmuese e dijetarëve dhe ekspertëve shiitë të fushës së hadithit (muhaddithëve), janë të njëzëri mbi faktin se, Muhammedi (p.q.m.t.) kishte mbuluar brenda veshjes së tij të leshtë, vetëm këta pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit””.

“Tani dua t’u bëj thirrje, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste se këta janë të detyruar, që të sjellin argumentin ose argumentët e tyre përkatës, kur aludojnë se ky ose këta janë hadithë të dobët, të cilët zotëruakan zinxhirë të dobët transmetimi. Gjithashtu ata duhet të sjellin argumentët e tyre, kur aludojnë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe njerëz të tjerë, përveç këtyre të katërve të lartpërmendnur dhe të njohur, (Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.)). përkatësisht bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Gjithashtu dua t’i bëj ftesë, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët aludojnë duke thënë se ajetët 31, 32 dhe 33 të Sures Ahzab, në të cilët thuhet: “Kush nga ju i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të të dërguarit të Tij dhe është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju bashkëshortet  e të dërguarit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij. Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!”

“Në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, duke ju tërhequr vëmendjen këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, pohojmë me bindje të plotë se, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”, por vetëm në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor”.

“Besoj se dhe ti lexues i nderuar, tanimë e ke të qartë, se ky fakt tregon se dhe nëna e besimtarëve Aishe Bint Ebi Bekri, përfshihet brendi termit të “Ehli Bejtit”, ashtu siç përfshihen dhe bashkëshortet e tjera të nderuara të Muhamemdit (p.q.m.t.). Argumenti më i qartë i kësaj, është ajeti paraardhës dhe ajeti pasardhës, të cilët gjenden përkatësisht para dhe pas Ajetit të Pastrimit. Duke u mbështetur në tërësinë e argumentëve dhe fakteve, arrijmë në përfundimin se vetëm dijetarët shiitë, janë ata të cilët aludojnë se brenda termit të “Ehli Bejti”, përfshihen vetëm pesë anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit” dhe këta nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm se kanë ndërruar dhe ndryshuar ajetët kuranorë. Por ne nuk duhet të harrojmë, se me termin e “Ehli Bejtit”, përfshihen familja, farefisi dhe njerëzit më të afërt të një njeriu”.

“Ndërsa në programin e kësaj mbrëmjeje të këndshme, dua t’i kushtoj një rëndësi të veçantë, hetimit dhe shqyrtimit të veprës me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), e dijetar Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiut. Duke u mbështetur në këtë fakt interesant, jemi të detyruar që të shprehim dhe se në të njëjtën mënyrë, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Më tej Imam Tahauiu sqaron se, vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, (Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t), janë të përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe asnjë tjetër. Madje Muhammedi (p.q.m.t.), ka ndaluar në mënyrë kategorike, përfshirjen brenda këtij termi dhe të bashkëshorteve të tij, të dashura dhe të nderuara dhe të ndonjë tjetri”.

“Gjithashtu dua t’i vë në dijeni ndjekësit tanë të nderuar, se ajetët 31, 32 dhe 33 të Sures Ahzab, në të cilët thuhet: “Kush nga ju i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të të dërguarit të Tij dhe është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju bashkëshortet  e të dërguarit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij. Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!”

“Tani lërmëni t’iu citoj se, ajetët e lartpërmendur, përkatësisht ajetët 31 dhe 32, kanë zbritur me qëllim këshillimi dhe paralajmërimi dhe kanë të bëjnë pikërisht, me qëndrimin e matur dhe të pjekur, që duhet të mbajnë bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Duke u nisur nga këta ajetë, arrijmë në përfundimin se ato duhet të sillen domosdoshmërisht, ashtu siç i ka hije bashkëshorteve, të të dërguarit të Allahut (k.m.t.), Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë ato duhet të tregohen të kujdesshme në sjelljen e tyre e cila duhet domosdoshmërisht të jetë  në përputhje të plotë me ligjet, normat dhe rregullat e përcaktuara hapur dhe qartë, në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Fisnik dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, ka zbritur për anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, familjes dhe Farefisit të Pastër, të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (3)

“Në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, dikush mund të mendojë se, dijetarët dhe besimtarët muslimanë sunnitë, as nuk e kanë kuptuar dhe as nuk e kanë perceptuar ashtu siç duhet këtë ajet, duke anashkaluar, hedhur poshtë, kundërshtuar, mohuar dhe lënë tërësisht mënjanë, rëndësinë që bart argumenti lidhës paaradhës dhe pasardhës. Në veprën e tij me titull: “Muhtasar Mine’l-Muhtasari Mine’l-Mushkili’Asari” (Përmbledhja e Përmbledhjes së Çështjeve të Pezulluara), Ebu Mehasin Jusuf Ibn Musa Hanefiu shprehet: “Ajetët 31 dhe 32 të Sures Ahzab, kanë zbritur me qëllim këshillimi dhe paralajmërimi dhe kanë të bëjnë pikërisht, me qëndrimin e matur dhe të pjekur, që duhet të mbajnë bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është një çështje tërësisht në vete, ka zbritur me synimin e shtimit, të lartësimit, lavdërimit, nderimit dhe respektimit sublim, të anëtarëvë të bekuar të Ehli Bejtit, pra të familjes dhe Farefisit të Pastër, të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (4)

“Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.), në programet tona pasardhëse, do të sjellim dhe shembujt e Ibn Said Tufiut, të marra nga Kur’ani Famëlartë. Ja pra ashtu siç shihet qartë nga analizat, pohimet, vërtetimet e Ebu Mehasinit themi se, shtëpia e Imam Aliut (p.m.t.), është një shtëpi e dalluar dhe e veçantë, ndryshe nga shtëpitë në të cilat jetonin, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Jam i mendimit se ndjekësit tanë të nderuar, tanimë do të kujtohen mbi faktin se, ne në programet tona paraardhëse, kemi sqaruar se kur është përdorur shprehja: “Shtëpitë Tuaja”, është përdorur për të nënkuptuar, shtëpitë e bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa kur bëhet fjalë për shtëpinë e dalluar të Imam Aliut (p.m.t.), kemi thënë se eshtë përdorur shprehja: “Ehli Bejti”. Disa dijetarë muslimanë mendojnë se, përdorimi i përemrit të gjinisë mashkullore, në Ajetin e Pastrimit, është arsyeja se përdorimi i këtij përmemri, në gjininë mashkullore, në njërën anë është përdorur me synimin e përjashtimit të bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nga termi i Ehli Bejtit dhe në anën tjetër, është përdorur për përfshirjen dhe të pasardhësve meshkuj, pra të dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm, të cilët janë Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasan Muxhtebaja (p.m.t.), Imam Husejn Shehidi (p.m.t.), Imam Ali Zejnulabdiddini (p.m.t.), Imam Muhammed Bakirit (p.m.t.), Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.), Imam Musa Kadhimit (p.m.t.), Imam Ali Ridait (p.m.t.), Imam Muhammed Takiut (p.m.t.), Imam Ali Hadiut (p.m.t.), Imam Hasan Askeriut (p.m.t.) dhe Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.), brenda këtij termi”.

“Për më tepër ne si bashkësi dijetarësh shiitë, këtij aludimi u kundërpërgjigjemi në këtë mënyrë: “Nëse dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), do të ishin të përfshira brenda termit të “Ehli Bejtit”, atëherë ato të do të përfshiheshin, brenda shprehjes, të zbritur në numrin njëjës, pra të “Ehli Bejtit” dhe jo në numrin shumës, pra në “Shtëpitë Tuaja”. Madje themi se kjo është arsyeja kryesore, për të cilën kanë zbritur ajetët 31 dhe 32 të Sures Ahzab, në të cilët thuhet: “Kush nga ju i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të të dërguarit të Tij dhe është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju bashkëshortet  e të dërguarit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij”.

“Duke u nisur nga këta ajetë, arrijmë në përfundimin se ato duhet të sillen domosdoshmërisht, ashtu siç i ka hije bashkëshorteve, të të dërguarit të Allahut (k.m.t.), Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë ato duhet të tregohen të kujdesshme në sjelljen e tyre e cila duhet domosdoshmërisht të jetë  në përputhje të plotë me ligjet, normat dhe rregullat e përcaktuara hapur dhe qartë, në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Fisnik dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!”, ka zbritur për anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, familjes dhe Farefisit të Pastër, të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Megjithatë shohim se në ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajetin e Pastrimit, fjalëza: “Shtëpi” është përdorur në numrin njëjës: “Shtëpi” dhe jo në numrin shumës dhe si rrjedhojë themi me plot gojën se, ky ajet ka zbritur pikërisht për këtë shtëpi, pra për shtëpinë e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), pra për anëtarët e kësaj shtëpie dhe jo për shtëpitë e bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), Imam Dhehebiu citon: “Imam Tahauiu (m.m.t.), është një dijetari i madh, besnik, i drejtë, i nderuar, hafidh i njohur i Kur’anit Famëlartë, jurist dhe ekspert i fushës së hadith (muhaddith) egjiptian, i cili është një nga dijetarët më të mëdhenj sunnitë (viti i vdekjes 321 hixhri / viti 924 sipas kalendarit gregorian). Gjithashtu Imam Dhehebiu shton: “Imam Tahauiu (m.m.t.), është një dijetar i doktrinës juridike hanefite, i cili ka transmetuar shumë hadithë dhe ka shkruar shumë vepra. Imam Tahauiu (m.m.t.) e ka marrë emrin e tij, nga fshat egjiptian Ta Ha (sipas sures kuranore).

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Bidaje ue n’Nihaje”, Ibn Kethiri thekson se Imam Tahauiu (m.m.t.) e ka marrë emrin e tij, na fshati egjiptian Ta Ha (sipas sures kuranore). Gjithashtu ai kumton se Imam Tahauiu (m.m.t.), është një dijetar i madh, besnik, i drejtë, i nderuar, hafidh i njohur i Kur’anit Fisnik, jurist dhe ekspert i fushës së hadithit (muhaddith), i cili ka klasifikuar shumë vepra, ka transmetuar shumë hadithë dhe ka shkruar shumë vepra. Për më tepër Imam Tahauiu (m.m.t.), është një dijetar besnik, i drejtë dhe analist dhe vërtetues i Kuranit Famëlartë dhe i hadithëve profetikë.  Kjo është arsyeja kryesore se, përse dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, e ka marrë mendimin e tij, në shumë burime dhe vepra të tij dhe nuk është se, është mbështetur gjithmonë, në mendimin dhe miratimin e tij”.

“Gjithashtu duhet të rikujtojmë faktin se, këtë mendim ndan edhe Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, i cili në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), shpjegon se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe se nuk përfshihet asnjë tjetër, aq më pas njëra ose disa, nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Për më tepër Imam Tahauiu, me synimin e vërtetimit të pohimit të tij, e ilustron me hadithin tanimë të njohur, i cili ka të bëjë me qëllimin e zbritjes së Ajetit të Pastrimit, i cili është si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. (5)

“Për më tepër Imam Tahauiu, e shpjegon në këtë mënyrë, hadithin si vijon: “Muhammed Ibn Mus’abi transmeton nga Eudaiu, ndërsa ky i fundit transmeton nga Sheddad Ibn Ammari se po qëndronte i ulur pranë Uasile Ibn Ethkasë. Në këtë çast disa njerëz, po shanin dhe po ofendonin Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Pasi këta njerëz që shanin dhe ofendonin u larguan, Uasile Ibn Ethkaja m’u drejtua dhe më tha: “Vallë a të të kumtoj diçka, të cilën e kam parë, nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!” “Unë u përgjigja: “Po! Sigurisht”. Ai vijoi: “Unë shkova tek Fatimeja (p.m.t.) dhe e pyeta për Aliun (p.m.t.). Ajo m’u përgjigj se ky i fundit, kishte shkuar, drejt tek Muhammedi (p.q.m.t.). Ndërsa unë u ula dhe po e prisja. Pas pak kohe erdhi Muhammedi (p.q.m.t.), Aliu (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), i përfshiu duart e të të katërve brenda dorës së tij. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), hyri brenda në shtëpinë e Aliut (p.m.t.) dhe e uli këtë të fundit, së bahku me Fatimen përpara tij. Ndërsa Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.) i mori në krahë. Më pas i mbuloi këta të katër, me veshjen e tij dhe lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve, nga ata dhe pastroji ata tërësisht”! Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) shtoi: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im, të cilët e meritojmë më tepër pastrimin nga ndryrësia e mëkateve. Ndërsa Uasile Ibn Ethkaja, iu drejtua Muhammedit (p.qm.t.): “Vallë a bëj pjesë dhe unë në “Ehli Bejtin” tënd?!” “Ndësa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Po edhe ti bën pjesë tek Ehli bejti im”. Si përfundim Uasile Ibn Ethkaja, shtoi se kjo ishte gjëja që doja dhe shpresoja më shumë në këtë botë””.

“Në fakt bashkëkohësi i Muhammmedit (p.q.m.t.), Uasile Ibn Ethkaja ishte më i largët, nga ana farefisnore sepse ai i përkiste farefisit të bijve të Lejsit, ndërsa bashkëshortja e Muhammedit (p.q.m.t.) Ummu Selemeja, i përket farefisit të kurejshëve dhe familjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Dhke u mbështetur në këtë koncept, themi më  plot gojën se, kjo ëshë arsyeja kryesore se, përse Muhammedi (p.q.m.t.) iu drejtua Uasile Ibn Ethkasë me fjalët: “Po dhe ti bën pjesë tek Ehli Bejti im”, sepse ai ishte nje besimtar musliman, i bindur, i nënshtruar, ndaj shpalljes hyjnore dhe sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Me këtë nënkuptojmë dhe thënien e Muhamedit (p.q.m.t.) drejtuar Ummu Selemesë: “Ti bën pjesë në familjen time”, por thjesht dhe vetëm në këndvështrimin etik dhe fetar. Ja pra Muhammedi (p.q.m.t.), i ka dhënë të njëjtën përgjigje, si Uasil Ibn Ethkasë, ashtu edhe Ummu Selemesë. Pra vetëm në këndvështrimin etik, fetar dhe juridik se, ata janë ndjekësit e tij dhe besimtarë muslimanë. Tanimë ne e kemi thënë dhe stërthënë për të disatën herë, se cilët ishin të pranishëm dhe cilët u përfshinë brenda termit të “Ehli Bejtit”, në çastin kur zbriti Ajeti i Pastrimit, u përfshinë vetëm katër anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, përkatësisht Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe asnjë tjetër”.

“Gjithashtu duke u nisur, nga hadithi i transmetuar nga Imam Tahauiu (m.m.t.), theksojmë se thënia e Muhammedit (p.q.m.t.): “Ti bën pjesë tek Ehli Bejti im”, është thjesht dhe vetëm, duke u mbështetur në këndvështrimin fetar dhe farefisnor, sepse duke patur paraysh, faktin se Ummu Selemeja, nuk ishte e përfshirë brenda këtij termi, atëherë si ka mundësi që Uasile Ibn Ethkaja të qënka i përfshirë brenda tij?! Pra Imam Tahauiu (m.m.t.), i ka ndarë me mjeshtëri, fjalët “ehl” (njeri) dhe termin “Ehli Bejti” (anëtarët e bekuar), përveç këtyre katër anëtarve të bekuar, të Ehli Bejtit, jo vetëm që nuk përfshihen asnjë tjetër, brenda këtij termi, por janë thënë vetëm në këndvështrimin fetar, pra duke u mbështetur në këndvështrimin etik, juridik, kulturor, tradicional dhe zakonor, ka thënë se ata janë besimtarët muslimanë dhe jo anëtarë të Ehli Bejtit”. (6)

“Kështu ndodhi dhe në ngjarjen e shëmtuar të shpifjes, kundër nënës së besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekrit, Muhammedi (p.q.m.t.), pasi doli në minber duke mbajtur hutbe tha: “O bashkësi besimtarësh! Askush nuk ka të drejtë të më akuzojë as mua dhe as famlijen time, duke u nisur nga fjalët e një njeriu si Abdullah Ibn Ubejji. Betohem në Allahun (f.m.t.) se unë kam parë vetëm mirësi nga ata. Këta njerëz përgojuan një njeri, nga i cili unë di kam parë vetëm mirësi. Ai njeri për mua, mund të jetë vetëm një anëtar i familjes sime”.

“Sipas këtij hadithi, është pikërisht Aishe Bint Ebi Bekri, ajo për të cilën bëhet fjalë. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse, Imam Tahauiu (m.m.t.), e ka kuptuar kështu dhe në këtë mënyrë këtë hadith. Gjithashtu të njëjtin mendim ndan edhe dijetari tjetër i madh Ebu Mehasin Jusuf Ibn Musa. Dijetar Baxhi i cili ka bërë analizën, përmbledhjen dhe vërtetimin e veprës me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Lëna Pezull), të Imam Tahauiut (m.m.t.) dhe “Muhtasar” (Përmbledhja), e Ebu Mehasinit, ky i fundit i cili ka bërë analizën, përmbledhjen, shënimin dhe vërtetimin e këtyre  veprave, ka shkruar veprën e tij me titull: “Muhtasar” (Përmbledhja), e cila është pëmbledhja e përmbledhjeve, të dy veprave të lartpërmendura, pra të Imam Tahauiut (m..m.t.) dhe Ebu Mehasinit (m.m.t.)”.

“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Muhtasar” (Përmbledhja), dijetar Baxhi citon: “Në çastin kur zbriti Ajeti i Pastrimit, ose Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Ja pra ky është edhe kutpimi i hadithit, të sipërcituar të Muhammedit (p.am.t.) kur thotë: “O bashkësi besimtarësh! Askush nuk ka të drejtë të më akuzojë as mua dhe as famlijen time, duke u nisur nga fjalët e një njeriu si Abdullah Ibn Ubejji. Betohem në Allahun (f.m.t.) se unë kam parë vetëm mirësi nga ata. Këta njerëz përgojuan një njeri, nga ai cili unë di kam parë vetëm mirësi. Ai njeri për mua, mund të jetë vetëm një anëtar i familjes sime”. Pra është shumë e qartë se, bashkëshortja e nderuar, e Muhammedit (p.q.m.t.), Ummu Selemeja nuk përfshihet, në mënyrë kategorike, brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Duke u mbështetur në paraqitjen, përmendjen, sjelljen e tërësisë, së argumentëve, ajetëve dhe hadithëve të mësipërme, arrijmë në përfundimin se, gjenden vetëm tre dijetarë të mëdhenj sunnitë, të cilët e kanë kuptuar ashtu siç duhet përfshirjen e termit të “Ehli Bejtit”. Këta janë Imam Tahauiu (m.m.t.), Gjykatës Ebu Uelid Maliki (m.m.t.) dhe Gjykatës Ebu Mehasin Junus Ibn Musa (m.m.t.). Këta tre dijetarë të mëdhenj, e kanë kuptuar dhe perceptuar ashtu siç duhet, përufizimin e termit të “Ehli Bejtit”, duke bërë dallimin përkatës, mes anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit” dhe anëtarëve të tjerë, të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.)”. (7)

“Duke u mbështetur në shpjegimet dhe sqarimet e Imam Tahauiut, arrijmë në përfundimin se termi i “Ehli Bejtit”, përdoret vetëm për këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht Muhammedin (p.q.m.t.) Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.) dhe se asnjë tjetër nuk është i përfshirë brenda këtij termi”.

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), dijetari Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuri, thotë se të tërë cilësitë fisnike dhe virtytët më të lartë, janë përfshirë në këta pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit: “Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Madje dijetar Axhuri vijon më tej duke thënë: “Për më tepër Kur’ani Fisnik, nuk e ka përdorur këtë term, për asnjë të dërguar dhe as për asnjë anëtar të familjes së tij. Madje ky term, nuk është përdorur as për Musain, Harunin dhe as për familjen e tyre”. (8)

“Më pas dijetar Axhuri, në një krye tjetër, të veprës së tij të lartpërmendur, përkatësisht në kreun 220, të cilin e ka emërtuar: “Kreu i Përmendjes së Detyrimit të Ushqimit, të Dashurisë së Bashkësisë Muslimane, Ndaj Bijve të Hashimit, të Cilët Janë Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.)” shton: “Çdo besimtar dhe besimtare muslimane, e ka për detyrë ushqimin e dashurisë ndaj bijve të Hashimit, të cilët janë Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.). Pra çdo besimtar dhe besimtare muslimane, e ka për detyrë të ushqejë bekim, dashuri, lavdërim, nderim dhe respekt ndaj Ali Ibn Talibit (p.m.t.), bashkëshortes së tij Fatime Zehrasë (p.m.t.) djemve dhe pasardhësve të tij, Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) dhe djemve, nipërve dhe pasardhësve të tyre, si për shembull Xhafer Tajjarit (m.m.t.), djemve, nipërve dhe pasardhësve të tij, Hamza Ibn Abdulmuttalibit (m.m.t.) dhe djemve, nipërve dhe pasradhësve të tij, Abbas Ibn Abdulmuttalibit (m.m.t.) djemve dhe nipërve dhe pasardhësve të tij”.

“Por fakti më i rëndësishëm është se, në kuptimin kuranor dhe profetik, brenda termit të “Ehli Bejtit” përfshihet vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, më saktësisht, i dërguari i Allahut (l.m.t.) Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)  dhe i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit të tij”. (9)

“Tani në këtë pikë kyçe të programit tonë, analistët, besimtarët, dijetarët, hulumtuesit, intelektualët, mendimtarët, studiuesit dhe vërtetuesit, do të mësojnë të vërtetën, pas shpalosjes së këtyre fakteve kokëfortë dhe të vëretetave të pamohueshme. Jam mëse i bindur se dhe ndjekësit e verbër të Ibn Tejmijjes, do të lragohen nga ideologjia e tij shkatërruese tekfiriste uehhabiste dhe do të mësojne të vërtetën e cila shkëlqen si rrezet e Diellit”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë nga thellësia e zemrës, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, për shpjegimet dhe sqarimet tuaja të vyera. Ndërsa tani duam t’iu shtrojmë një tjetër pyetje: “Vallë a përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit” edhe paraardhësit e Muhammedit (p.q.m.t)?!” “Këtë pyetje po ua shtrojmë, sepse pseuddodijetarët uehhabistë, më qasje emeuiste, aludojnë se këta të fundit do të jenë banorë të përjetshëm të zjarrit përvëlues të Xhehennemit”.

I ftuari: “I nderuar vëllai im musliman, lërmëni t’iu shpjegoj se, kjo është një çështje tjetër. Por ashtu siç kemi theksuar dhe në veprën e sipërcituar, dijetar Axhuri ka bërë të ditur se, çështje e ushqimit të dashurisë ndaj bijve të Hashimit, të cilët janë Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.) është një çështje tjetër”.

“Ndërsa tani lërmëni, t’iu bëj të qartë se, mendimit të Imam Tahauiut, të shpalosur në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), i bashkangjitet dhe Gjykatës Ebu Mehasini Ibn Jusuf Musa në veprën e tij me titull: “Muhtasar” (Përmbledhja), si dhe gjthashtu Gjykatës Baxhi Malikiu, në veprën e tij me titull: “Muhtasar” (Përmbledhja). Tani disa vëllezër muslimanë, me të drejtë mund të pyesin se, ku e dimë ne se këta dy të fundit, ndajnë të njëjtin mendim me atë të Imam Tahauiut?!”

“Përgjigjia jonë është se në hyrjen e veprës së tij me titull: “Muhtasar” (Përmbledhja), Gjykatës Ebu Mehasini citon: “Ne herë pas herë, u kemi dhënë përgjigje duke shpjeguar dhe duke sqaruar kundërshtimet, shtesat e Gjykatës Baxhi Malikiut”. (10)

“Me këtë nënkuptojmë se nëse Gjykatës Baxhi Malikiu, nuk do të ishte pajtuar me këtë mendim, ai do të kishte shpalosur mendimin e tij ndryshe nga dy të parët. Pra nëse ai do të kishte ndonjë kundërshtim, ai do të na vinte në dijeni për këtë mendim”.

“Tani duam t’iu kumtojmë se, në veprën e tij me titull: “Kitabu’l-Erbaini Mine’l-Menakibi’l-Ummehati’l-Muminini” (Libri i të Dyzetë Rrëfenjave të Nënave të Besimtarëve) edhe Shejh Ebu Mensur Abdurrahman Ibn Asakir Damaskiani, ndan të njëjtin mendim. Por para së gjithash duam që t’iu paraqisim gjendjen e përkthyer të këtij të dijetari. Si fillim në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu thotë: “Shejh Ebu Mensur Abdurrahman Ibn Asakir Damaskiani, është një analist, dijetar, drehtues, imam, kryetar, prijës, mufti, vërtetues dhe një adhurues shumë i përkshtuar ndaj Allahut (l.m.t.).  Për më tepër Imam Dhehebiu citon: “Dijetar i doktrinës dhe shkollës së mendimit shafiite, Shejh Ebu Mensur Abdurrahman Ibn Asakir Damaskiani, është një njeri shumë besimtar dhe i përkushtuar, ndaj Allahut (f.m.t.). Gjithashtu ai shton: “Ibn Asakiri ishte një besimtar dhe një dijetar musliman shumë i pashëm, ndërsa fytyra e tij i shkëlqente deri në atë masë, sa njeriu asnjëherë nuk mërzitej së vështruari në të. Ai gjithmonë e përmendte dhe e lavdëronte Allahun (k.m.t.)”.  (11)

“Për më tepër, një tjetër dijetar i madh, është edhe i biri i vëllait, të dijetar Ibn Asakirit. Më saktësisht ky është edhe shkrimtari i veprës me titull: “Tarihu’d-Dimeshki” (Historia e Damaskut). Ky dijetar i madh, duke dalluar dy termat e ndryshëm, të përdorimit të termit të “Ehli Bejti”, shpjegon dhe qëllimin e zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe dhe Ajeti i Pastrimit. Besoj se tanimë, ndjekësit tanë të nderuar, e kanë mësuar përmendësh, qëllimin e zbritjes së këtij ajeti madhështor, i cili zbriti si vijon: “Në çastin kur zbriti Ajeti i Pastrimit, ose Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Madje njëra nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), Ummu Selemeja ka rrëfyer se ajeti i lartpërmendur, zbriti në shtëpinë e saj dhe se hadithi i mësipërm është një hadith i vërtetë. Gjithashtu edhe shumë bashkëkohës të tjerë të Muhammedit (p.q.m.t.) e kanë transmetuar këtë hadith të vërtetë, njëri nga ata është edhe Ebu Said Se’ad Ibn Malik Sinan Hudriu”. (12)

“Më tej bashkëshortja e nderuar, e Muhammedit (p.q.m.t.), Ummu Selemeja ka theksuar se në çastin e zbritjes së ajetit në fjalë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, u përfshinë njëherë e përgjithmonë, vetëm pesë anëtarët e bekuar, të cilët janë Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”. (13)

“Me synimin e përmbushjes, së qëllimit të tyre dashakeqas dhe të lig, ata kanë përdorur domosdoshmërisht dhe gjërësisht dy mënyra. Mënyra e parë është kundërshtimi, mohimi dhe rrëzimi i të tërë cilësive të larta, virtytëve fisnikë dhe vlerave të padiskutueshme të Ehli Bejtit, duke i hedhur ata poshtë, duke i nënçmuar, përçmuar, përulur dhe përbuzur. Kushti parësor, i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, është nëse ne nxjerrim nga përfshirja brenda këtij termi, katër anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, atëherë dhe këta të fundit vetvetiu, do të reshtin së përfshiri, brenda termit në fjalë, bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.). Por lërmëni t’iu sqaroj se, një interpretim i këtij lloji, bie ndesh me njëzëshmërinë e dijetarëve muslimanë. Kjo është arsyeja kryesore se, përse Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, këmbëngulin fuqishëm në përfshirjen, brenda termit të Ehli Bejtit dhe të bashkëshorteve të nderuara dhe të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ja pra ashtu siç është mëse e dukhme, ne si bashkësi besimtarësh dhe dijetarësh muslimanë, e kemi për detyrë kryesore, ushqimin e dashurisë, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, pra ndaj të tërë pjesëtarëve të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Megjithatë ashtu siç e shpjegon dhe e sqaron edhe Ajeti i Pastrimit, vetëm pesë anëtarë të bekuar, përfshihen brendat termit të “Ehli Bejtit”. Kjo është arsyeja kryesore se, përse dijetari i madh Ibn Asakiri, e ka përcaktuar dhe e ka përkufizuar, qëllimin e zbritjes së ajetit në fjalë. Por ndonjëherë rastisim edhe në kundërshtimet e pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët na sulmojnë në mënyrë të paturpshme në formën: “Ky është një problem i  madh për ju dijetarët shiitë. Vallë si ka mundësi, që ju nuk i pranoni shpjegimet dhe sqarimet e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), por i kushtoni rëndësi të madhe, madje i përdorni si argumentë fetarë, hadithët e shënuara nga ata?!”

“Ndërsa ne si bashkësi dijetarësh shiitë, i kundërpërgjigjemi duke thenë: “Kjo është një e vertetë e pamohueshme, të cilën e besojmë dhe e pranojmë edhe ne. Ne nuk shohim asnjë gjë të keqe, në përdorimin e hadithëvë profetikë, të shënuar nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), përlundrazi ne ndihemi krenarë dhe të lumtur, kur përdorim hadithët e mirë dhe të vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.). Për më tepër, ne kemi përsëritur spesh herë, hadithin e njohur të Muhammedit (p.q.m.t.): “Bashkësia muslimane nuk bashkohet kurrë mbi një gabim”. Ky hadith është i njohur dhe i pranuar, gjërësisht në gjirin e dijetarëve tanë më të mëdhenj dhe më të njohur”.

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Xheuahiru’l-Kelami” (Gurët e Çmuar të Fjalës), Shejh Muhammed Hasan Nexhefiu citon: “Nëse një besimtar musliman shprehet: “Ky është testamenti im për Ehli Bejtin tim, kjo nënkupton si gjithpërfshirjen e etërve, vëllezërve, xhaxhallarëve, gjyshërve dhe brezave paraardhës, ashtu edhe të brezave pasardhës. Madje duke u nisur nga nënkuptimi i parë dhe i jashtëm, këtu përfshihen gjithë anëtarët e gjinisë mashkullore, duke marrë parasysh edhe xhaxhallarët, djemtë dhe nipërt e tyre. Si do që të jetë, duhet të meren parasysh kushtet, në të cilat jeton besimtari musliman, si për shembull ligjet, normat, traditat dhe zakonet e atij vendi dhe në bazë të atij vendi, bëhet edhe përkufizimi i i anëtarëve edhe pjesëtarvë të asaj familjeje. Por për sa i përket përcaktimit, të anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejti”, themi se këta të fundit janë përcaktuar njëherë e përgjithmonë, nga dy argumentët e padiskutuesëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.)”. (14)

“Ja pra besoj se, tanimë nuk është më e nevojshme, që pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, të sorrollaten lartë e poshtë, majtas e djathtas, duke nxjerrur kleçka të kota, duke pyetur, përse ne i përdorim hadithët e shënuar, nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa përsa i përket fjalëve, shprehjeve dhe thënievee të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), lërmëni t’iu bëj të ditur se, ndonëse ne i besojmë, i pranojmë dhe i përdorim disa nga këta të fundit, nuk kemi për qëllim që të themi këta janë të tërë hadithë të mirë dhe të vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithashtu shtojmë se askush nuk ka të drejtë, as të na akuzojë dhe as të na fajësojë, se përse ne nuk i pranojmë si të mirë dhe të vërtetë, të tërë fjalët, shprehjet dhe thëniet e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ndërsa tani dua t’i hidhni një vështrim veprës me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit), e Nexhmuddin Ebu’r-Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliut, i cili ndër të tjera shënon: “Nëse ju sunnitët, na thoni arsyen se përse, i pranoni si të mira dhe të vërteta, shpjegimet, sqarimet, fjalët, shprehjet, dhe thëniet e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), por kur vjen puna tek Ajeti i Pastrimit, ju i besoni atëherë, ne u përgjigjemi: “Ne i pranojmë i besojmë dhe i marrim si të mira dhe si të vërteta shpjegimet, sqarimet, fjalët, shprehjet dhe thëniet e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), sepse ju nuk keni mundësi si dijetarë të Shkollës se Ehli Sunnetit, që t’i fshihni këta hadihë të mirë dhe të vërtetë, të cilët bëjnë fjalë, pikërisht për qëllimin e zbritjes së Ajetit të Pastrimit dhe jo sepse ne i besojmë, të tërë hadithëvë të shënuar, nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ne pas kryerjes së një hetimi dhe shqyrtimi të gjatë dhe të hollësishëm, u besojmë vetëm hadithëve, të cilët kanë të bëjnë me anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit. Por duke patur parasysh faktin se, ne i besojmë edhe i pranojmë vetëm hadithët e mirë të vërtetë, të shënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të pandërprerë. Pra ju nuk keni, asnjë lloj të drejte, të hapni gojën dhe as të na akuzoni dhe as të na fajësoni, sepse të dyja palët, mbështetemi në hadithet e drejtpërdrejtë dhe të pandërprerë, pra në burime të përbashkëta. Ne dijetarët shiitë, në bashkëpunim me dijetarët sunnitë, arrijmë në përfundimin se, këta janë hadithë të mirë dhe të vërtetë, të cilët mund të përdoren, pa asnjë lloj dyshimi dhe ngurrimi si argumentë fetarë. Tani duam t’u bëjmë dhe njëherë të ditur se, kjo është arsyeja kryesore, e zbritjes së Ajetit të Pastrimi”. (15)

“Më tej dijetar Ibn Said Tufi Hanbeliu, në veprën e tij të sipërcituar shton: “Ju dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit, i besoni verbërisht drejtësisë, së mbarë bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa në ne du besojmë drejtësisë sëe vetem katër anëtarëv ëtë bekuar të Ehli Bejtiti duke u mbështeur pikërisht në Ajetin e Pastrimit. Ja pra edhe njëherë tjetër, themi se ju nuk keni, ta lëvizni bishtin, sepse ua kemi mbyllur të tërë shtigjet e mundshme, ne nisemi drejtpërdrejtë nga Ajeti i Pastrimit, mbi të cilin ne të dyja palët, jemi të njëzëri”.

“Ja pra lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, më në fund arritëm, që t’iu vëmë në dijeni të faktit se si dijetarët sunnitë ashtu edhe dijetarët shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarët e bekuar, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu, Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe se përveç këtyre askush tjetër, nuk përfshihet brenda këtij termi”.

Prezantuesi: “Vallë a gjenden edhe dijetarë të tjerë sunnitë, të cilët janë të mendimit se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshishen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar?!”

I ftuari: “Kjo është një çështje jetike për programin tonë, të cilën do ta hetojme dhe shqyrtojmë gjërësisht. Lërmëni t’iu citoj se deri më tani, kemi shpjeguar dhe kemi sqaruar fjalët, e dijetarit shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit i cili thotë: “Besimtarët dhe dijetarët shiitë, duke u nisur nga egot, epshet, dëshirat dhe orekset e tyre vetjake, kanë përkufizuar numrin e anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit” vetëm në pesë”. Më pas kemi sqaruar se, gjenden edhe shumë dijetarë të tjerë sunnitë, të cilët nuk mendojnë si Shejh Albani dhe mbështesin mendimin edhe miratimin e dijetarëve shiitë”.

“Pra jo vetëm dijetarët shiitë, por dhe shumë dijetarë të tjerë sunnitë, mendojnë në të njëjtën mënyrë. Ja pra në i kemi rrëzuar një për një, të tërë aludimet e Shejh Albanit dhe ia kemi lënë çështjen dhe fatin tij në dorë të Allahut (k.m.t.) në botën e përtejme. Ndonëse e respektojmë si një dijetar, themi duke shtuar se ai është treguar i kujdesshëm, në kryerjen e analizave dhe vërtetimeve të veçanta, në shumë çështje, por fatkeqësisht duhet të pohojmë se, ai është gabuar rëndë, duke mos i kushtuar rëndësinë e duhur aspak. Ai akuzon dhe fajëson bashkësinë e dijetarëve shiitë, duke i nëçmuar, përçmuar, poshtëruar dhe turpëruar ata rëndë. Por duhet të themi se ai është gabuar rëndë, por gjithashtu duhet të shtojmë, se dhe shumë dijetarë të tjerë sunnitë si Axhuri, Ibn Asakiri, Imam Tahauiu, kanë bërë dallimin mes përdorimit, të termit të “Ehli Bejtit”, të përdorur në Ajetin e Pastrimit dhe termit të “Ehli Bejtit”, në kendvështrimi gjuhësor dhe leksikografik. Tani dua t’u bëj thirrje këtyre pseudodijetarvë uehhabistë, me qasje uehhabiste, që t’i drejtohen veprës me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit), e Nexhmuddin Ebu’r-Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliut, sepse aty do të gjenë të tëra përgjigjet që i nevojiten”.

“Si fillim duam të bëjmë të ditur, gjendjen e përkthyer të këtij dijetari. Tani dua të sqarojmë se, analisti dhe vërtetuesi i jetëshkrimit të burimeve dhe veprave të Ibn Said Tufi Hanbeliut, uehhabisti saudit Abdulal Atue shkruan: “Ibn Said Tufi Hanbeliu është një jurist, i cili i përket doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelite dhe se ky i fundit, i ka shkruar të tërë veprat, në përputhje të plotë me doktrinën hanbelite. Lërmëni t’i sqaroj se Abdulal Atue, është një akademik dhe profesor, i cili ka kryer studimet e larta, në Universitetin Uehhabis Saudit, të quajtur “Muhammed Ibn Suudi”, si dhe është një anëtar i katedrës së këtij universiteti. Gjithashtu dijetar Merdauiu, e cilëson Ibn Said Tufi Hanbeliun, si një një nga analistët, dijetarët, miratuesit dhe vërtetuesit më të mëdhenj dhe më të njohur, të doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelite”. (16)

“Më tej në krerët pasardhës dijetar Merdauiu shton: “Si përfundim dua të sqaroj dy gjëra të rëndësishme mbi këtë dijetar të njohur. Ibn Rexheb Hanbeliu, e ka akuzuar këtë dijetar se i përket doktrinës shiite. Por këtë aludim e ka hedhur poshtë, tërësisht një analist dhe vërtetues dhe profesor bashkëkohor, i cili është akademik, në Universitetin e Ezharit, në kryeqytetin egjiptian të Kajros. Ajo që duam të shpalosim, është se nuk ka rëndësi nëse ky dijetar, e ka hedhur poshtë, rrëzuar ose shkatërruar, tërësisht aludimin e Ibn Rexheb Hanbeliut, por ajo që ka rëndësi për ne, është se Ibn Said Tufi Hanbeliu e ka shkruar veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit), tërëisht sipas doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelite, që nga fillimi deri në fund dhe se në veprën e lartpërmendur, nuk gjendet asnjë gjurmë ose shenjë e vetme, që të ka të bëjë me doktrinën dhe shkollën e mendimit shiit”. (17)

“Ne nuk synojmë përçarje dhe ndarje në mesin e muslimanëve, por kemi frikë dhe druhemi se, nesër mund të dalin disa njerëz, të cilët do të bëjnë këtë libër në duart e tyre dhe se do të bëjnë atë gjë të cilën e dinë të bëjnë më mirë aktrimin. Këta aktorë të mirëfilltë, nesër ose pasnesër, mund të dalin në stacionë televizivë dhe në adresat e tyre të internetit dhe pa pikën e turpit, mund të thonë se, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari gënjen dhe mashtron njerëzit, kur thotë se kjo vepër, nuk është një vepër shiite e një dijetari shiit”.

“Tani ajo që nuk mund të kuptojmë dhe të përceptojmë është se si ka mundësi, që në njërën anë, ju këmbëngulni në faktin se dijetari sunnit Ibn Said Tufi Hanbeliu, është një nga dijetarët më të mëdhenj dhe më të njohur sunitë të shkollës hanbelite, ndërsa në anën tjetër, silleni si fëmijë të mitur, tërësisht të papërgjegjshëm, me atë sjelljen tuaj foshnjarake, qesharake dhe shtazarake, duke thënë se ky i fundit është një dijetar shiit”.

“Tani kam dëshirë që t’u bëj thirrje edhe njëherë të fundit, për programin e kësaj mbrëmjeje të këndshme, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, që t’u vënë gishtin kokës dhe t’i thërrasin mendjes se vepra e sipërcituar, e dijetar Ibn Said Tufi Hanbeliut, nuk ka të bëjë aspak me doktrinën shiite, por është shkruar që nga fillimi deri në fund, sipas rregullave dhe normave të doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelit. Pra ashtu siç tanimë e keni të qartë edhe ju, kjo vepër është shkruar duke u mbështetur, në burimet dhe hadithët sunnitë. Besoj se dhe ju e dini se besimtarët hanbelitë, janë besimtarët dhe dijetarët më të ashpër, më të displinuar dhe më të rregullt të Ehi Sunnetit”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë shumë, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Imadin, nga Republika Islame Iraniane. Urdhëroni”.

Imadi: “Es-selamu alejkum! Unë dua të debatoj, me Zotin Sejjid Kemal Hajdarin, në një mënyrë të kulturuar dhe të qytetëruar. Unë jam një musliman shiit iranian. Të tërë ne e dimë shumë mirë se Ajeti i Pastrimit, ka zbritur për qëllimin e vënies në pah, të rëndësisë së pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të familjes së pastër dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t), të cilët janë Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani dhe Imam Husejni (p.m.t.). Por unë dua të them se Muhammedi (p.q.m.t.), ndonëse në atë çast ose më vonë, mund të sqaronte se, brenda këtij termi, përfshihen dhe anëtarë të tjerë, sepse e kishte mundësinë që ta bënte këtë, megjithatë nuk e bëri, por e përcaktoi dhe e përkufizoi numrin e tyre në pesë”.

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu vë në dijeni, se çështja që po trajtojmë, ka të bëjë me faktin se brenda termit të Ehli Bejtit përfshihen vetëm pesë anëtarët e bekuar të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe se bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”. Megjithatë vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i ka përcaktuar shumë mirë, pra në mënyrë të hollësishme, të përpiktë dhe të saktë, identitetin e pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”.

“Muhammedi (p.q.m.t.) jo vetëm njëherë, por shpesh herë e ka sqaruar, identitertin e pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit” dhe se nuk ka përfshirë asnjë tjetër brenda këtij termi, aq më pak bashkëshortet ose bashkëkohësit e tij. Ai e kishte mundësinë që t’i mblidhte, ato dhe ata në një vend dhe më pas t’i bënte të qartë se edhe ato dhe ata, ishin të përfshira brenda termit të “Ehli Bejtit” por nuk e bëri, ose në rast të kundërt ai nuk do e kishte hedhur poshtë, ose kundërshtuar, kërkesën ose lutjen e Ummu Selemesë”.

“Ajeti i Pastrimit ka zbritur, pikërisht për të vërtetuar, pafajësinë dhe pastërinë e katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Tani dua të lexoj disa shpjegime të dijetarëve më të mëdhenj sunnitë, të cilët kanë të bëjnë me pastërtinë e anëtarëve të Ehli Bejtit. Një nga kriteret e ndyrësisë është dhe mëkati. Ndërsa gabimi në interpretimin dhe komentimin, e ligjeve hyjnore është një nga kriteret e ndyrësisë. Ne tanimë kemi thënë se dijetarët më të njohur shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se Aishe Bint Ebi Bekri, nuk përfshihet në asnjë mënyrë brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ndonëse ngjarja e pendimit të saj është një çështje tjetër. Vëlla i nderuar musliman, lërmëni t’iu përgëzoj për hedhjen e hapit tuaj të parë. Më pas dhe ju do t’i shihni, frytet e suksesit dhe interpretimet, komentimet, përkufizimet, përfundimet, sqarimet dhe shpjegimet tona vjuese”. (18)

Prezantuesi: “Falë përkushtimit tuaj, çështja doli në dritë. Ndërsa tani kemi në linjë vëllain tonë Ebu Ammarin nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Ebu Ammari: “Es-selamu alejkum! Unë dua të pyes Zotin Sejjid Kemal Hajdarin, se vallë përse vijon t’i bëjë bisht pyetjes se, vallë ku dalin përmenden nëntë imamët (prijësit) e tjerë të Ehli bejtit, të cilët kanë ardhur në këtë botë nga martesa e Imam Husejnit (p.m.t.), me bashkëshorten e tij iraniane?!” pasi ne e kemi pranuar faktin se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshhen vetëm ata pesë anëtarë të cilët janë të mbuluar në veshjen e leshtë të zezë Muhammedit (p.qm.t.)?!” Ne duam të dimë të vërtetën mbi këndvështrimin dhe botëkuptimin e këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste. Allahu (k.m.t.) ua shpërbleftë me Xhennetin Firdeus”.

I ftuari: “Alejkum selam! Fillimisht dhe kryesisht, dua të shpreh me bindje të plotë se, ne duhet të mbështetemi gjithmonë në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.) pra në thëniet dhe veprat e tij, në përdorimin e drejtë, të duhur dhe të saktë të termave. Tani të tërë ne e dimë shumë mirë se, zgjidhja gjendet në Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili e ka përcaktuar këtë term si “Ehli Bejti”. Për më tepër vetë Muhammedi (p.q.m.t.) është shprehur në këtë mënyrë: “Kjo është familja ime”, “Këta janë Ehli Bejti im” dhe “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”.

“Ne e kemi bërë të ditur, që në fillim të programit tonë, se çështja që po trajtojmë është nëse brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen ose nuk përfshihen, bashkëshortet ose bashkëkohësit e nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe se nuk po trajtojmë çështjen, nëse brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen ose nuk përfshihen, nëntë imamët e pafajshëm të “Ehli Bejtit”. Pra ne si bashkësi dijetarësh shiitë, nuk po bëjmë fjalë për Imam Ali Zejnulabdiddinin (p.m.t.), Imam Muhammed Bakirin (p.m.t.), Imam Xhafer Sadikun (p.m.t.), Imam Musa Kadhimin (p.m.t.), Imam Ali Ridain (p.m.t.), Imam Muhammed Takiun (p.m.t.), Imam Ali Hadiun (p.m.t.), Imam Hasan Askeriun (p.m.t.) dhe Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.)”.

“Pas pranimit të hapit të parë, kalojmë në hapin e dytë. Këta pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, a i kanë bërë të ditur emrat, ose i kanë mbajtur të fshehtë, emrat e imamëve të pafajshëm të “Ehli Bejtit”, të cilët do të vinin pas tyre?! Pyetja që duhet të shtrohet në këtë rast, është nëse Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), a i kanë sqaruar cilësitë dhe veçoritë e imamëve të “Ehli Bejtit”, ose nuk i ka sqaruar?!” “Pikë së pari duhet të jemi të vetëdijshëm, mbi faktin se vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë se Kur’ani Famëlartë, nuk ndahet nga këta anëtarë dhe se këta të fundit, nuk ndahen nga Kur’ani Famëlartë. Këta janë “Ehli Bejti” i tij, i cili është barazvlefshëm me Kur’anin Fisnik dhe Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn është forma: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”.

“Përgjigjia jonë është se tërë dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi autenticitetin e hadithit të vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.): “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë (prijës)”, ndërsa në ajetin 13 të Sures Huxhurat thuhet: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju nga një mashkull dhe një femër, ju bëmë popuj e fise që të njiheni mes jush. Me të vërtetë te Allahu më i ndershmi, në mesin tuaj, ju është ai që më tepër i ruhet dhe frikësohet nga mëkatet. S’ka dyshim se Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për gjithçka”.

“Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “A mos është ky vallë, arsyetimi dhe logjika juaj?!” “Pra fakti se Imam Husejni (p.m.t.), na qenka martuar me një grua iraniane?!” Tani le të ndalemi për një çast dhe le të marrim si të mirëqënë faktin se edhe këta nëntë imamët e tjerë janë të tërë iraniane. “Ku qëndron problemi këtu?!” Vëlla i nderuar musliman duhet të tregohesh i kujdesshëm, në paragjykimet që ke ndaj muslimanëve, duke i dalluar dhe veçuar, nga përkatësia e tyre etnike, sepse mund të dalësh nga feja”.

“Të qënit arab, nuk është një kriter, i cili përkufizon përkushtimin ndaj Allahut (l.m.t.), prandaj sinqerisht ju ftoj që t’i ritkheheni Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.) sepse jeni duke gabuar rëndë. Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Arabi nuk ka përparësi ndaj jo arabit dhe as jo arabi nuk ka përparësi ndaj arabit, as i bardhi nuk ka përparësi ndaj të ziut dhe as i ziu nuk ka përparësi ndaj të bardhit, pëveç se në adhurimin dhe përkushtimin ndaj Allahut”. Ju ftoj edhe njëherë që t’i riktheheni Kur’ani Fisnik, sepse në ajetin 13 të Sures Huxhurat thuhet: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju nga një mashkull dhe një femër, ju bëmë popuj e fise që të njiheni mes jush. Me të vërtetë te Allahu më i ndershmi, në mesin tuaj, ju është ai që më tepër i ruhet dhe frikësohet nga mëkatet. S’ka dyshim se Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për gjithçka”.

“Për më tepër lërmëni t’iu them se, ne besojmë fuqishëm në faktin se dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të “Ehli Bejtit”, janë të pandashëm nga Kur’ani Famëlartë dhe se Kur’ani Famëlartë nuk ndahet nga ata. Ata janë pishtarë ndriçues, të cilët gjithmonë ndriçojnë dhe të udhëzojnë, për në udhën e drejtë. Ndërsa ju nga ana tjetër këmbëngulni se, këta janë Ebu Bekri, Umer Ibn Hattabi, Muauije Ibn Sufjani, Jezid Ibn Muauije, Abdulmelik Ibn Meruani dhe djemtë e tyre. Prandaj lindin dhe mosmarrëveshjet dhe kundërshtimet mes nesh”. (19)

“Ja pra vëlla i nderuar musliman, mos thuaj se përse unë i bëj bisht, pyejes mbi imamët sepse ju meritoni që unë të dal jashtë kësaj çështjeje dhe te merrem me një çështje tjetër, si ajo e imamëve të “Ehli Bejtit”. Ja pra ashtu siç e përmenda dhe më lart, çështja jonë nuk është hetimi dhe shqyrtimi, nëse këta nëntë imamë, përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”, ose nuk përfshihen, por shpalosja e së vërtetës, e cila rrezaton si rrezet e Diellit. Ti vëllai nderuar musliman, meqënëse ke pranuar faktin, se Ajeti i Pastrimit ka të bëjë me pafajësinë e këtyre pesë antëravë të bekuar të “Ehli Bejtit”, duhet të pranosh dhe faktin se dhe nëntë imamët e tjerë janë të pafajshëm. Hapi i tretë që duhet hedhur, është se pasi të kesh pranuar pafajësinë e këtyre dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të “Ehli Bejtit”, atëherë si rrjedhojë duhet t’i bindesh dhe t’i nënshtrohesh mësimeve, urdhrave të tyre. Por duhet të tregohesh i kujdesshëm, sepse nuk është e drejtë, që t’i vlerësosh në të njëjtën mënyrë, si imamim e pafajshëm me njeriun mëkatar”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë Ebu Husejnin nga Mbretëria e Kuvajtit. Urdhëroni”.

Ebu Husejni: “ Es-selamu alejkum. Unë dua të shrtoj tri pyetje, të cilat nuk kanë të bëjnë më çështjen të cilën jeni duke e trajuar. Pyetja ime e parë është se, dua të më jepni një argument, nga ajetët kuranorë dhe hadithët profetikë të Muhammedit (p.q.m.t.) mbi kujdestarinë e Imam Aliut (p.m.t.)?! Pyetja ime e dytë është se, në çastin kur zbriti ajeti 33 i Sures Ahzab, aty ishte e pranishme dhe e bija tjetër e Muhammedit (p.q.m.t.) Zejnebeja (p.m.t.). Vallë a nuk është e përfshirë edhe kjo e fundit, brenda pesë anëtarëve të bekuar të termit të “Ehli Bejtit”?! Ndërsa pyetja ime e tretë është se, vallë a i vijon zbritja e shpalljes, këtyre dymbëdhjetë imamëve, apo u është ndërprerë?!”

I ftuari: “Tani në këtë pikë me dëshirën, lejen  dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), themi se në rastin e parë që do të më jepet, do të sqaroj ajetët e kuranorë të pranuar të padiskutueshëm dhe të vërtetën e qartë, e cila ka të bëjë me me përcaktimin, e prijësit të bashkësisë muslimane, të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), nga ana e Muhammedit (p.q.m.t.). Por ajo që duam të sqarojmë, është se pikë së pari, gjithçka që ka të bëjë me Muhammedin (p.q.m.t.), ka të bëjë edhe me prijësin e bashkësisë muslimane, djalin e xhaxhait të tij Ali Ibn Talibin (p.m.t.). Nëse Muhammedi (p.q.m.t.), kishte përparësi, ndaj të tërë besimtarëve muslimanë, në të njëjtën mënyrë edhe Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), duhet të ketë përparësi, ndaj të tërë bashkësisë muslimane”.

“Pas tërësisë së këtyre sqarimeve, ende mund të besoj se, si është e mundur që dikush mund të aludojë se udhëheqja dhe drejtimi, nuk mund të kalojë në duart e Imam Aliut (p.m.t.). Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë hapur dhe qartë se Aliu në krahasim me të, është siç është Haruni në krahasim me Musain (p.m.t.)”.

“Si rrjedhojë themi se askush, nuk ka të drejtë, të hedhë poshtë, të kundërshtojë, ose të mohojë këtë fakt kokëfortë dhe të vërtetë të pamohueshme. Por nuk duhet të ngatërrojmë profetësinë me udhëhqejen dhe drejtimin sepse kjo është një çështje tërësisht tjetër”.

“Ndërsa përsa i përket pranisë së Zejnebes (p.m.t.), themi se po kjo është e vërtetë dhe ajo ishte e pranishme. Por kjo nuk ka snjë rëndësi, sepse Muhammedi (p.q.m.t.) tanimë e kishte sqaruar në mënyrën më të bukur se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshinen vetëm pesë anëtarët e bekuar, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe askush tjetër”.

“Ndërsa përsa përsa i përket çështjes, nëse dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të “Ehli Bejtit”, vijon t’u zbresë shpallja hyjnore, pra ajetët kuranorë, themi me bindje të plotë se kjo dukuri është e pamundur, sepse kjo u përket vetëm të dërguarve të Allahut (f.m.t.) dhe si rrjedhojë me shtegtimin e Muhammedit (p.q.m.t.), nga kjo botë për në botën tjetër, themi se dhe shpalljes hyjnore i erdhi fundi. Prijësi i katërt i bashkësisë muslimane vetë Imam Aliu (p.m.t.), e ka sqaruar në formën më të bukur këtë dukuri. Por nëse behët fjalë për frymëzimin dhe lidhjen me anë të udhëve të ndryshme të fshehta me Allahun (k.m.t.), atëherë themi se këtë e kemi bërë të njohur tanimë në veprën tonë me titull: “Ilmu’l-Imami ue’r-Rasihune Fi’l-Ilmi” (Dija e Prijësit dhe Kompetentët e Dijes). Në veprën në fjalë do të vëreni se, dymbëdhjetë imamëvë të pafajshëm, mund t’u zbresin ëndërrime, frymëzime dhe vegime të këtij lloji herë pas here, madje edhe njerëzit e thjeshtë besimtarë muslimanë mund ta përjetojnë këtë gjë”.

“Besoj se tanimë e keni kuptuar nivelin e arsimimit, edukatës dhe kulturës të tyre. Nëse bëhet fjalë për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.), këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, thjesht dhe vetëm thonë Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni, ndërsa kur bëhet fjalë për Ebu Bekrin ata menjëherë ngrihen në këmbë, mbajnë qëndrim, duke vënë dorën në zemër dhe thonë Ebu Bekr Siddiku, Umer Faruku, Uthman Esedi etj...”

“Ja pra ky është botëkuptimi dhe këndvështrimi i gabuar i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste.  Tani lërmëni t’iu citoj se gjenden shumë ajetë kuranorë, të cilët kanë zbritur pikërisht për cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë të Ehli Bejtit. Disa nga këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët nuk janë gjë tjetër, vetëm se disa krijesa të gjora, të mjera, të paditura, endacakë shkretëtire, të cilët hidhen në sulm, si qentë dhe zagarë e tërbuar, duke na thënë na tregoni një ajet, i cili ka të bëjë me cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë, të Ehli Bejtit”.

“Shumica e besimtarëve muslimanë, zbulimin e së vertetës, megjithëse këtë synojnë dhe këta pseudodijetarë të gjorë dhe të mjerë uehhabistë, me qasje emueiste, sepse janë të zhytur në një rrugë pa krye e pa fund dhe enden nëpër errësirën e padijes së thellë. Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), këtë çështje do ta sqarojmë në programin tonë pasardhës”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit e tij të mirë. Lusim Allahun që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1.      Ibn Tejmijje, “Arshu’r-Rahmani ue ma Uerede Fihi Mine’l-Ajati ue’l-Ehadithi” (Froni i të Gjithëmëshirshmit dhe Çfarë Gjendet në të Nga Ajetët dhe Hadithët e Tij”, vëll. 2, fq. 31, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian),  Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Islame”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

2.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun Mine’l-Fikhiha ue’l-Feuaidiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë dhe Sqarimi në Jurisprudencën dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 354, (viti i botimit 1399 hixhri / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Botimi i Dytë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

3.      Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 247, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

4.      Ebu Mehasin Jusuf Ibn Musa Hanefiu, “Muhtasar Mine’l-Muhtasari Mine’l-Mushkili’Asari” (Përmbledhja e Përmbledhjes së Çështjeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 267, (viti i botimit hixhri 1403 / 1982 viti sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë Bejrut, Liban.

5.      Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 245, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

6.      Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 245, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

7.      Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 238, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

8.      Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuri, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), vëll. 5, fq. 2205, Hadithi Nr: 1696, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

9.      Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuri, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), vëll. 5, fq. 2200, Kreu Nr: 2276, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

10.  Ebu Mehasin Jusuf Ibn Musa Hanefiu, “Muhtasar Mine’l-Muhtasari Mine’l-Mushkili’Asari” (Përmbledhja e Përmbledhjes së Çështjeve të Pezulluara), vëll. 1, fq. 4, (viti i botimit hixhri 1403 / 1982 viti sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

11.  Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 22, fq. 87, Gjendja e Përkthyer Nr: 127 (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Botimi i Dytë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

12.  Ebu Abbas Shemsuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ebi Bekr Ibn Halikani, “Uefejatu’l-Ajani ue’l-Enbai Ebnai’z-Zamani” (Shpalosjet e Vërteta të Lajmërimeve dhe Bijtë e Kohës), vëll. 3, fq. 135, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Ihsan Abbasi, (viti i botimit 1409 hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Vendi i Kraharorit”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

13.  Ebu Mensur Abdurrahman Ibn Asakiri, “Kitabu’l-Erbaini Mine’l-Menakibi’l-Ummehati’l-Muminini” (Libri i të Dyzetë Rrëfenjave të Nënave të Besimtarëve), fq. 101, 102, Analiza dhe Vërtetimi nga Se’ad Abdulgaffar Aliu, (viti i botimit 1411 hixhri / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Thirrjet e të Parëve”, Botimi i Dytë, Kajro, Egjipt.

14.  Shejh Muhammed Hasan Nexhefi, “Xheuahiru’l-Kelami” (Gurët e Çmuar të Fjalës), vëll. 28, fq. 386, 387, (viti 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam”, Botimi i Dytë, Kum Republika Islame Iraniane.

15.  Nexhmuddin Ebu’r-Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 3, fq. 113, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turku, (viti 1415 hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam” Botimi i Katërt, Kum Republika Islame Iraniane.

16.  Nexhmuddin Ebu’r-Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 1, fq. 10, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turku, (viti 1415 hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam” Botimi i Katërt, Kum Republika Islame Iraniane.

17.  Nexhmuddin Ebu’r-Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 1, fq. 16, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turku, (viti 1415 hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam” Botimi i Katërt, Kum Republika Islame Iraniane.

18.  Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 16, fq. 133, (viti i botimit 1417 hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Botimi i Dytë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

19.  Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuri, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), vëll. 5, fq. 2200, Hadithi Nr: 1696, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

 

Sqarime të Nevojshme:

 

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

 

“Ky pra ishte dhe mësimi i njëzetë, nga shtatëdhjetë e katër, mësimet e Hadithit Thekalejn, të analizuar, të interpretuar, të komentuar, të përmbledhur, të përpunuar, të shënuar, të vërtetuar dhe të drejtuar, nga dijetari i madh shiit, i Shkollës së Ehli Bejtit, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.


Vijon...