Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Nëntëmbëdhjetë

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Maj 5, 2016, mesnatë

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull, si dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanëve shiitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të nëntëmbëdhjetë, me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Vërtetësia e Hadithit Thekalejn”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është dhe njëkohësisht, imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Kam dëshirë ta nis programin tonë, të kësaj mbrëmjeje, ashtu siç tanimë e kemi bërë zakon me një lutje të rëndësishme, e cila i përket imamit tonë të nderuar, Imam Xhafer Sadikut (m.m.t.). Kjo lutje është kështu: “Ju do të përballeni me dyshime. Për sa kohë që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i udhëzuar, do të mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo gjendje e mjeruar, do të shpëtojë vetëm ai, i cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje. Transmetuesi thotë se e pyeti Imam Xhafer Sadikun (m.m.t.): “Vallë cila është lutja e njeriut të mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.) u përgjigj: “Do të thuash kështu: “Ja Allah, ja Rrahman, ja Rrahim, ja Mukalibe’l-Kulubi, thebbit kalbi ale dinike” (O Allah, o i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o Rrotullues i Zemrave, përforcoje zemrën time ne fenë tënde!)”.

Prezantuesi: “Duke u mbështetur në dy argumentët e pamohueshëm fetarë, si ajetët kuranorë dhe hadithët e vërtetë profetikë, pohojmë me bindje të plotë se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të jetë ai i cili, do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim, sepse kjo e fundit është e mbytur dhe e zhytur, në llumin dhe ndyrësinë e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, mosbesimit, shtypjes dhe tiranisë. Ja pra e përshëndesim dhe ne, nga ana jonë si dhe nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Kemal Hajdarin, me përshëndetjet më bujare dhe më të ngrohta, të cilit i urojmë dhe shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë, Zotëri Sejjid Kemal Hajdari”.

Prezantuesi: “Tani i nderuar Zotëri Sejjid Kemal Hajdari. Besoj se dhe ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen, mbi faktin se ju në programin tonë paraardhës, shpjeguat dhe sqaruat në formën më të bukur dhe kuptimplotë, duke dhënë përkufizime në mënyrë të hollësishme, mbi termin e “Ehli Bejtit”. Tani vëllezërit tanë kureshtarë, natyrshëm shtrojnë pyetjen: “Vallë a gjenden dhe kuptime, ose përkufizime të tjera, të këtij termi?!” Ndërsa ne duam t’iu pyesim: “Vallë a do të kishit mirësinë, që të krijoni një lidhje analitike, mes programit parardhës dhe programit të mbrëmjes së sotme?!”

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (f.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar. Si fillim, lërmëni t’iu rikujtoj se, kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”.

“Tani dua të bëj, një përmbledhje të shkurtër programit paraardhës, duke bërë lidhjen e duhur me programet tona paraardhëse, me programin që do të trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që do të trajtojmë më vonë. Duke u nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë program, ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm për ndjekësit tanë të nderuar, po e anashkaloj pjesën rutinë të hyrjes, sepse qëllimi i përmbledhjes sime, është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia të bëra në programet paraardhëse”.

“Çështja që do të trajtojmë, në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni t’iu bëj të ditur se dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Besoj se tanimë, të tërë ne e kemi të qartë se, çfarë nënkuptojmë me termin “Ehli Bejti”, në këndvështrimin dialektik, gjuhësor, leksikografik dhe tradicional. Lërmëni t’iu shpjegoj se, duke u mbështetur në kuptimet dhe përkufizimet e termit të “Ehli Bejtit”, në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se ky term, përfshin vetëm katër anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, më saktësisht Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)”.

“Tani jam i mendimit se, tërë tërë ne e kemi parasysh, përmbajtjen e qartë të hadithit të lartpërmendur. Pra zoti i shtëpisë, e qeras dhe e nderon mikun për dy ditë, brenda mundësive të tij. Ndërsa në ditën e tretë, nuk është më i detyruar, që të kryejë shpenzime të tepërta për mikun, sepse se ky i fundit tanimë, cilësohet si anëtar i shtëpisë, pra i “Ehli Bejtit” dhe ha çfarë të gjejë. Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, sipas këndvështrimit etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe bashkëshortet, fëmijtë, të bijtë, të bijat, nëna, i ati, madje dhe miku, i cili qëndron i ftuar, në një shtëpi për tri ditë, shkurtimisht farefisin e një njeriu. Madje brenda këtij termi, përfshihen dhe kafshët shtëpiake siç është macja. Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.), brenda këtij termi, ka përfshirë dhe macen, këtë kafshë të dashur shtëpiake, duke shtuar se me mbetjet e maces, mund të merret abdest”.

“Gjithashtu ne të tërë e dimë shumë mirë faktin se, asnjëra nga bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk përfshihet brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ashtu siç e kemi bërë të ditur në programet tona paraardhëse, e përsërisim  se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë fëmijtë, të bijtë, të bijat, bashkëshortet dhe farefisin e një njeriu. Për më tepër përmendëm dhe se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe nënën, të atin, madje dhe mikun, i cili qëndron i ftuar, në një shtëpi për tri ditë, të një njeriu. Për më tepër kemi shtuar se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe kafshët shtëpiake, të një njeriu”.

“Si rrjedhojë, për hir të së vërtetës, dua t’iu bëj të ditur se, duke u nisur nga argumentët, faktet, përkufizimet dhe përmbledhjet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, askush nuk ka drejtë, as të na akuzojë dhe as të na fajësojë, se ne nuk i kemi përfshirë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Arsyeja kryesore e mospërfshirjes sonë të këtyre të fundit, brenda termit të Ehli bejtit”, është fakti se ne nuk jemi duke e përdorur termin e “Ehli Bejtit”, duke u mbështetur në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor”.

“Sipas këndështrimit gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor, themi me bindje të plotë se, me termin e “Ehli Bejtit” , nënkuptojmë dhe një të ftuar, të huaj dhe një mik, i cili qëndron i ftuar në shtëpinë e zotit të shtëpisë, për një periudhë të shkurtër kohore si dy orë. Për ta ilustruar sa më mirë këtë shembull,  po përmend këtu hadithin e njohur, i cili kalon në veprën me titull: “Sahihul’l-Buhari” (Përmbledhjet e e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut), e Imam Buhariut. Ky hadith është si vijon: “Ibn Abbasi transmeton: “Disa bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), ishin të pranishëm në shtëpinë e Muhammedit (p.q.m.t.), kur këtij të fundit, iu afrua çasti i ndërrimit të jetës. Në këta çaste Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Ejani pranë meje, sepse do t’iu shkruaj diçka, që nëse lidheni fort pas së cilës, nuk do të shmangeni kurrë. Ndërsa njëri nga ata, bashkëkohësit e tij, përkatësisht Umer Ibn Hattabi, duke ndërhyrë dhe duke ia prerë fjalën tha: “Më të vërtetë të dërguarit të Allahut, i është rënduar dhimbja, nga sëmundja e agonisë së vdekjes, këshu që ai nuk e di se çfarë flet dhe flet përçart. Si rrjedhojë, mes të pranishmëve nisi kundërshtimi dhe mosmarrëveshja. Disa nga të pranishmit këmbëngulën në sjelljen e një letre dhe të një lapsi, duke u mbështetur në thënien e Muhammedit (p.q.m.t.), se ai do t’i shkruante diçka, që nëse lidheshin fort pas së cilës, nuk do të shmangeshin kurrë. Ndërsa disa të tjerë, këmbëngulën në fjalët e Umer Ibn Hattabit, se Muhammedi (p.q.m.t.), ishte pranë agonisë së vdekjes dhe se nuk dinte se çfarë fliste. Kështu që të dyja palët, nisën të ngrinin zërat dhe të bërtisnin e të ulërisnin, në prani të Muhammedit (p.q.m.t.), deri në atë masë, saqë nuk kuptohej më se çfarë po flisnin. Duke parë këtë gjendje të mjerë dhe të nderë, Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Dilni jashtë! Nuk është diçka aspak e hijshme, që t’i bërtisni njëri-tjetrit në praninë time”. (1)

“Lërmëni t’i citoj se, në tekstin autentik dhe origjinal, të hadithit të lartpërmendur, kalon fjalëza “njëri nga ata”. Një nga shjeguesit e këtij hadithi, të shënuar nga Imam Buhariu, shpjegon se me këtë fjalëz, nënkuptojmë pikërisht Umer Ibn Hattabin. Për më tepër, lërmëni t’iu shtoj se, me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), në pogramet tona pasardhëse, do të sqarojmë nëse me të vërtetë bëhej fjalë, për dhimbjen e sëmundjes së agonisë së vdekjes, ose bëhej fjalë për një “dhimbje” tjetër të shpikur të Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithashtu do të bëjmë të ditur se, nëse me të vërtetë, ky është teksti autentik dhe përmbajtja origjinale e këtij hadithi, ose ka pësuar ndonjë ndërrim ose ndryshim të mëtejshëm”.

“Tani natyrshëm shtrohet pyetjet: “Vallë cilët janë anëtarët e “Ehli Bejtit”, njerëzit e shtëpisë, ose të pranishmit, të cilët nisën kundërshtimin dhe mosmarrëveshjen, në prani të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë cilët janë këta njerëz të shtëpisë, në hadithin e sipërcituar?!” “Vallë a përfshihen brenda këtij termi, anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, më saktësisht Imam Aliu (p.m.t), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”. Përgjigjia e kësaj pyetje është: “Jo! Kurrën e kurrës!” Por edhe nëse do ta marrim si të mirëqënë, faktin se brenda këtij termi, do të përfshihej dhe Imam Aliu (p.m.t.), i cili gjendej në mesin e të pranishmëve, ky i fundit nuk e hapi gojën, por qëndroi i heshtur gjatë tërë kohës, duke mos thënë asnjë fjalë të vetme!”

“Tani një besimtar musliman, me të drejtë mund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) nuk kundërshtoi dhe nuk e zbatoi vendimin e Muhammedit (p.q.m.t.)?!” Përgjigjia është shumë e thjeshtë: “Bindja dhe nënshtrimi i Imam Aliut (p.m.t.), ishte tërësisht në vartësi të Muhammedit (p.q.m.t.). Kur ky i fundit, kundërshtonte një çështje dhe Imam Aliu (p.m.t.), e kundërshtonte atë çështje dhe kur Muhammedi (p.q.m.t.), qëndronte në heshtje dhe Imam Aliu (p.m.t.), qëndronte në heshtje. Duke u mbështetur në të dhënat historike të fesë islame, arrijmë në përfundimin se Imam Aliu (p.m.t.), ka folur rrallë herë dhe njëra nga këto herë është, kur ka mbajtur fjalimin e rëndësishëm, gjatë Marrëveshjes së Hudejbijjes”.

“Ne në programet paraardhëse, kemi sqaruar se nëse shpjegimet e dhëna nga Muhammedi (p.q.m.t.), mbi dhënien e kuptimit dhe sqarimit, të një ajeti kuranor janë të hapura dhe të qarta, atëherë nuk ka më nevojë, as për hetimin e përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë dhe as për mbështetjen në mendimin e të tjerëve. Gjithashtu kemi shpjeguar se, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), që të hetojnë dhe të shqyrtojnë me imtësi, kuptimin dhe përmbajtjen gjuhësore, të termit të “Ehli Bejtit”, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, në argumentët lidhës paraardhës, në fillimet dhe në argumentët lidhës pasardhës, në mbarimet e ajetēve kuranorë, si dhe në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor”.

“Pra fakti kokëfortë, që dua të rikujtoj është se, të dyja palët të cilët ngritën zërat, bërtitën dhe ulëritën, në prani të Muhammedit (p.q.m.t.), deri në atë masë, saqë nuk kuptohej më se çfarë flisnin, ishin pikërisht bashkëkohësit më të mëdhenj të Muhammedit (p.q.m.t.). Shumica e dijetarëve muslimanë sunnitë, janë të njëzëri se këta të fundit, janë bashkëkohësit më të drejtë, më të nderuar, të përgëzuar dhe të pranuar, si banorë të Xhennetit që në jetën e kësaj bote. Por tani një besimtar musliman, natyrshëm mund të shtrojë pyetjen: “Vallë si ka mundësi që këta autoritete të larta dhe personalitete të mëdha, e kanë nënçmuar kaq shumë dhe e kanë hedhur kaq poshtë, fjalën e të dërguarit të Allahut (l.m.t.), Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

“Tani për t’i dhënë një përgjigje sa më të drejtë, të saktë dhe të vërtetë kësaj pyetjeje, ne si bashkësi dijetarësh dhe ekspertësh shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithë), do të mjaftohemi vetëm me paraqitjen, përmendjen dhe sjelljen e hadithëve më të mirë dhe më të vërtetë, mbi të cilët mbështeten dhe janë të njëzëri dhe shumica dërrmuese e dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithët). Besoj se tanimë ashtu siç e shihni dhe ju dhe e keni të qartë dhe ju ndjekësit tanë të nderuar, në hadithin e mësipërm, me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe një të ftuar, të huaj dhe një mik, i cili qëndron i ftuar në shtëpinë e zotit të shtëpisë, për një periudhë të shkurtër kohore si dy orë”.

“Në këtë pikë të artikullit tonë, lërmëni t’i rikujtoj faktin se, në tekstin autentik dhe origjinal, të hadithit të lartpërmendur, kalon fjalia: “Si rrjedhojë, në mesin e të pranishmëve nisi kundërshtimi dhe mosmarrëveshja”. Një nga shjeguesit e këtij hadithi, të shënuar nga Imam Buhariu, Ibn Haxher Askalani, shpjegon se me këtë fjali, nënkuptojmë pikërisht Umer Ibn Hattabin dhe se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk kishte absolutisht, për qëllim anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit”. (2)

“Duke u nisur në argumentët e lartpërmendur, pohojmë me bindje të plotë se, duke u mbështetur në këndvështrimin gjuhësor dhe leksikografik, themi se me termin e “Ehli Bejtit”, nënkuptojmë edhe një bashkëkohës të Muhamedit (p.q.m.t.), i cili ka qëndruar për një periudhë të shkurtër kohore, në një vend të caktuar. Gjithashtu pohojmë se askush, nuk mund të aludojë të kundërtën, duke thënë se ky është një kuptim ose veprim metaforik, sepse ngjarja e sipërcituar, ka ndodhur në të vërtetë dhe për më tepër në prani të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Në veprën e tij me titull: “Irshadu’s-Sarihi” (Udhëzimi i Qartë), dijetar Kastelani citon se njeriu i cili shprehu: “Më të vërtetë të dërguarit të Allahut, i është rënduar dhimbja, nga sëmundja e agonisë së vdekjes, këshu që ai nuk e di se çfarë flet dhe flet përçart”, ishte pikërisht bashkëkohësi Umer Ibn Hattabi. Ndërsa me fjalinë e cituar në hadithin e sipërcituar: “Si rrjedhojë, në mesin e të pranishmëve nisi kundërshtimi dhe mosmarrëveshja”, nënkuptojmë se ishin bashkëkohësit e tjerë të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe se nuk ishin anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”. (3)

“Si rrjedhojë ne nuk kemi arsye, përse ta ndiejmë më të domosdoshme, mbështetjen në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor, ose në përmbledhjet e fjalorëve encikopledikë, me synimin e gjetjes së kuptimit të termit të “Ehli Bejtit”, i cili kalon në ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!” Hapi i parë që duhet ndjekur, me synimin e gjetjes së identitetit, të këtyre njerëzve të pranishëm, të cilët ngritën zërat, bërtitën dhe ulëritën në prani të Muhammedit (p.q.m.t.), është zbatimi i sunnetit profetik, pra të thënieve dhe veprave të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ndërsa në programin tonë paraardhës, kemi sqaruar në mënyrë të hollësishme, përkufizimin e qartë të Muhammedit (p.q.m.t.), duke thënë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm katër njerëz, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Imam Aliu (p.m.t.), e bija e nderuar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Zehraja (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve dhe të rinjve të Xhennetit, Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Më pas shpjeguam se, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk janë të përfshira brenda këtij termi dhe më pas bëmë të ditur se ndonëse Ajeti i Pastrimit, zbriti në shtëpinë e njërës nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Ummu Selemesë, Muhammedi (p.q.m.t.), nuk e lejoi përfshirjen e kësaj të fundit, brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Ngjarja në fjalë ndodhi si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Ndërsa në programin e kësaj mbrëmjeje të këndshme, me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.), do të përmendim hadithët e transmetuar, nga bashkëshortja e Muhammedit (p.q.m.t.), Ummu Selemeja në formën: “Ah sikur Muhammedi (p.q.m.t.), të më kishte pranuar dhe të më kishte përfshirë dhe mua, brenda termit të “Ehli Bejtit””. Por para së gjithash, duam të përmendim faktin se, asnjëra nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), asnjëherë as nuk ka aluduar dhe as nuk ka këmbëngulur se, bënte pjesë ose përfshihej brenda termit të “Ehli Bejtit”. Madje as bashkëshortja e tij e nderuar, Aishe Bint Ebi Bekri, jo vetëm që nuk e ka pretenduar këtë gjë të tillë, por as nuk e ka përmendur këtë aludim në asnjë vend, sepse ne do ta kishim hasur ose lexuar diku. Por përkundrazi nëna e besimtarëve, Aishe Bint Bint Bekri, ka transmetuar hadithë, të cilët bëjnë fjalë, për vetëm këta katër anëtarë, të bekuar të “Ehli Bejtit”. Si rrjedhojë, theksojmë dhe njëherë se vetëm këta katër anëtarë të bekuar, janë të përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Vallë a gjendet ndonjë dijetar i Shkollës së Ehli Sunnetit, i cili pajtohet me mendimin se Ajeti i Pastrimit, ka zbritur veçanërisht, vetëm për këta katër anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit?!”

I ftuari: “Tani dua t’iu bëj të ditur ndjekësve tanë të nderuar, se ne duke analizuar, hetuar, krahasuar dhe shqyrtuar çështjen, në këndvështrimin e hadithëve profetikë, kemi arritur në përfundimin se, shumica dërrmuese e dijetarëve sunnitë dhe të tërë dijetarët dhe ekspertët shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi hadithët e mirë dhe të vërtetë, të cilat bëjnë fjalë, për përfshirjen e vetëm këtyre katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”.

“Në këtë pikë të progamit tonë, themi me bindje të plotë se, askush nuk ka të drejtë, as të na japë mend dhe as të na tërheqë vërejtjen duke na thënë: “Për gjetjen e kuptimit të termit të “Ehli Bejtit”, duhet të hetojmë dhe të shqyrtojmë, në mënyrë të hollësishme, përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë. Gjithashtu kumtojmë se, aq më keq askush nuk ka të drejtë, të na mbushë mendjen se, termi i “Ehli Bejtit”, përfshin edhe bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.). Citojmë se askush nuk ka të drejtë, të japë mendimin e tij vetjak, mbi një çështje për të cilën Muhammedi (p.q.m.t.) i ka dhënë zgjidhje, ose gjendet Sunneti i tij Profetik, pra thëniet dhe veprat e tij”.

“Nëse gjendet ndonjë dijetar, nga të dyja palët, i cili aludon se, mund të përfshihen edhe njerëz të tjerë brenda termit të “Ehli Bejtit”, atëherë ai është i detyruar, që ta na sjellë argumentin e tij përkatës, ose në rast të kundërt është i detyruar, që të pranojë të vërtetën në heshtje. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), argumentin lidhës, do ta sqarojmë në mënyrë më të hollësishme, në programet tona pasardhëse.  Ashtu siç kemi thënë edhe ne programet tona parardhëse, kemi sqaruar se disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë gënjyer dhe mashtruar, pa pikën e turpit duke thënë se, hadithët të cilët kanë të bëjnë me çështjen, të cilën po e sqarojmë janë të dërguar, të dobët, të lënë, të mohuar, ose të shpikur”.

“Ndërsa  në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), dijetar Alusi shpjegon arsyen e zbritjes së Ajetit të Pastrimit, i cili zbriti në shtëpinë, e njërës nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Ummu Selemesë, Muhammedi (p.q.m.t.), nuk e lejoi përfshirjen e kësaj të fundit, brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ngjarja në fjalë ndodhi si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Më pas dijetar Alusi, na vë në dijeni të faktit se, hadithi i mësipërm, është një hadith i mirë, i vërtetë dhe i  transmetuar në mënyrë të pashkëputur. Më tej ai shton se vetëm këta katër anëtarë të bekuar, (Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t), janë të përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe asnjë tjetër. Madje Muhammedi (p.q.m.t.), ka ndaluar në mënyrë kategorike, përfshirjen brenda këtij termi dhe të bashkëshorteve të tij, të dashura dhe të nderuara”. (4)

“Tani ajo që ne si bashkësi dijetarësh shiitë, ende nuk mund as të kuptojmë dhe as të perceptojmë, është dukuria se, vallë si është e mundur që dhe pas paraqitjes, përmendjes dhe sjelljes, së tërësisë së këtyre argumentëve bindës dhe hadithëve të vërtetë, dalin disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, që u ka marrë koka erë, të cilët në mënyrë të paturpshme, bërtasin dhe ulërasin lart e poshtë, tërë ditën e natën, në adresat dhe faqet e tyre të internetit se, hadithi në fjalë është i dobët, i cili zotëron një zinxhir të dobët transmetimi”.

“Ne si bashkësi dijetarësh dhe ekspertësh shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithësh), ende nuk mund të përceptojmë se si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, ende mund të kundërshtojnë dhe të mohojnë, pa iu skuqur dhe pa iu zverdhur fytyra se, brenda përkufizmit të termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm me këta katër njerëz. Megjithatë këta pseudodijetarë uehhabsitë, me qasje emeuiste, aludojnë se brenda këtij termi, përfshihen dhe njerëz të tjerë”.

“Ndonëse argumentët dhe hadithët e mirë dhe të vërtetë, vërtetojnë tërësisht të kundërtën, pra faktin se vetë i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), mbi të cilët shumica dërrmuese e dijetarëve dhe ekspertëve shiitë të fushës së hadithit (muhaddithëve), janë të njëzëri mbi faktin se, Muhammedi (p.q.m.t.) kishte mbuluar brenda veshjes së tij të leshtë, vetëm këta katër anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit””.

“Tani dua t’u bëj thirrje, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste se këta janë të detyruar, që të sjellin argumentin ose argumentët e tyre përkatës, kur aludojnë se ky ose këta janë hadithë të dobët, të cilët zotëruakan zinxhirë të dobët transmetimi. Gjithashtu ata duhet të sjellin argumentët e tyre, kur aludojnë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe njerëz të tjerë, përveç këtyre të katërve të lartpërmendnur dhe të njohur, (Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.)). përkatësisht bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ne në programet tona paraardhëse, kemi sqaruar se nëse shpjegimet e dhëna nga Muhammedi (p.q.m.t.), mbi dhënien e kuptimit dhe sqarimit, të një ajeti kuranor janë të hapura dhe të qarta, atëherë nuk ka më nevojë, as për hetimin e përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë dhe as për mbështetjen në mendimin e të tjerëve. Gjithashtu kemi shpjeguar se, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), që të hetojnë dhe të shqyrtojnë me imtësi, kuptimin dhe përmbajtjen gjuhësore, të termit të “Ehli Bejtit”, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, në argumentët lidhës paraardhës, në fillimet dhe mbarimet e ajetëve kuranorë, si dhe në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor”.

“Ndërsa tani duam të kalojmë, në dhënien përgjigje të pyetjes së shtruar: “Dijetarët dhe ekspertët sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), mund të shtrojnë pyetjen: “Vallë përse dijetarët e tjerë dhe ekspertët sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), nuk e paskan kuptuar se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta katër anëtarë të bekuar dhe asnjë tjetër?!” “Themi se është e drejta e tyre, që të mund të shtojnë se vetëm dijetarët dhe besimtarët muslimanë shiitë, e paskan kuptuar Ajetin e Pastrimit, vetëm sipas këndvështrimit dhe botëkuptimit të tyre. Gjithashtu këta dijetarë dhe ekspertë sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithë), mund të kumtojnë se përveç, dijetarëve dhe ekspertëve shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithëve), dijetarët e tjerë muslimanë sunnitë, as nuk mund ta kuptojnë, as nuk mund ta perceptojnë dhe aq më pak, as nuk mund ta pranojnë si fakt këtë hadith, thjesht dhe vetëm duke u nisur nga aludimi mbi këtë çështje, se kjo e fundit është vetëm me prejardhje shiite”.

“Tani në këtë pikë kyçe, të programit tonë, dua të ritheksoj për të disatën herë, se në dhënien e kuptimit të një ajeti kuranor, ose në dhënien e domethënies së një hadithi profetik, gjenden dy mënyra të ndryshme interpretimi, komentimi, shpjegimi, sqarimi dhe zbatimi, mes dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe mënyrës së zbatuar, nga dijetarët ekstremistë, fanatikë dhe radikalë uehhabistë, me qasje emeuiste, si Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij besnikë, dijetarët e tjerë uehhabistë, me qasje emeuiste”.

“Gjithashtu dua të bëj dhe një sqarim tjetër të rëndësishëm, duke vënë në pah se, gjenden dy mënyra të ndryshme interpretimi, komentimi, shpjegimi, sqarimi dhe zbatimi, mes dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe mënyrës së zbatuar, nga dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadihit (muhaddithët) e Shkollës së Ehli Bejtit”.

“Tani me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), në programet tona pasardhëse, pasi të kemi shpjeguar më imtësisht, se çfarë kanë kuptuar, pikërisht këta dijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste si Ibn Tejmijje, dijetari shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani dhe ndjekësit e tyre dhe se çfarë kanë kuptuar në të vërtetë, dijetarët më të mëdhenj shiitë, do të dalë në shesh e vërteta lakuriqe ashtu siç është, në lidhje me këtë ajet dhe këtë hadith profetik”.

“Tani dua t’u bëj të qartë, ndjekësve tanë të nderuar, se në një fragment të veprës së tij, dijetar shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani citon: “Jam duke t’u drejtuar ty lexues i nderuar, sepse dua që të jesh në dijeni të faktit se, ky është një hadith i cili përdoret, si argument i fortë nga ana e dijetarëve shiitë, sepse këta të fundit e përmendin shpesh herë këtë hadith. Si rrjedhojë dhe disa dijetarë sunnitë, pandehin se dijetarët shiitë kanë zbuluar dhe janë në të vërtetën, por pikërisht për hir të kësaj të fundit, duhet të them se të tërë këta dijetarë, të të dyja palëve gabohen rëndë”.

“Më pas dijetari shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani shton: “Sipas mendimit tim, këmbëngul në faktin se, ata janë gabuar në dy këndvështrime. Këndvështrimi i parë, është pikësynimi i Muhammedit (p.q.m.t.), i thënë në versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn, i cili është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Duke u mbështetur në këtë këndvështrim, ne duhet të pranojmë se, koncepti dhe kuptimi i termit të “Ehli Bejtit”, është shumë më i gjërë se, ai i cili nënkuptohet nga ana e dijetarëve dhe ekspertëve shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët). Ndërsa dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit, jo vetëm që nuk e kundërshtojnë dhe nuk e mohojnë kuptimin e dhënë, nga dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, por e mbështesin dhe e pranojnë kuptimin, mbi të cilin janë mbështetur dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit”.

“Dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani vijon: “Megjithatë këtu nuk mund të lëmë pa përmendur faktin se, me versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”, duhet të nënkuptojmë familjen dhe farefisin e Muhammedit (p.q.m.t.), sepse ky është koncepti i sqaruar në mënyrë të hollësishme, në shumë udhë të ndryshme transmetimi, nga vetë i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.) Muhammedi (p.q.m.t.)”.

“Gjithashtu në veprën e tij, Shejh Albani thotë: “Ja pra ky është dhe kuptimi i dhënë, kur përmendim versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Por për hir të së vërtetës, duhet të shpalosim faktin se, me termin e “Ehli Bejtit”, në të vërtetë nënkuptojmë bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Duke u mbështetur në këtë fakt interesant, jemi të detyruar që të shprehim dhe se në të njëjtën mënyrë, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

Besoj se dhe ti lexues i nderuar, tanimë e ke të qartë, se ky fakt tregon se dhe nëna e besimtarëve Aishe Bint Ebi Bekri, përfshihet brendi termit të “Ehli Bejtit”, ashtu siç përfshihen dhe bashkëshortet e tjera të nderuara të Muhamemdit (p.q.m.t.). Argumenti më i qartë i kësaj, është ajeti paraardhës dhe ajeti pasardhës, të cilët gjenden përkatësisht para dhe pas Ajetit të Pastrimit. Duke u mbështetur në tërësisnë e argumentëve dhe fakteve, arrijmë në përfundimin se vetëm djetarët shiitë, janë ata të cilët aludojnë se brenda termit të “Ehli Bejti”, përfshihen vetëm katër anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit” dhe këta nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm se kanë ndërruar dhe ndryshuar ajetët kuranorë. Por ne nuk duhet të harrojmë, se me termin e “Ehli Bejtit”, përfshihen familja, farefisi dhe njerëzit më të afërt të një njeriu”. (5)

“Në këtë pikë të programit tonë, duhet të sqarojmë se me shprehjen e Shejh Albanit, i cili kur thotë: “Të dyja palët gabohen rëndë”, ka patur për qëllim dijetarët dhe ekspertët shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët) dhe dijetarët sunnitë, të cilët janë ndikuar thellë nga pala e parë. Një fakt tjetër i rëndësishëm, i cili kuptohet lehtësisht, nga shprehjet e dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, është se shumica dërrmuese e dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithëve) dhe të tërë dijetarët dhe ekspertët shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi vërtetësinë e Hadithit Thekalejn, si dhe mbi identitetin e katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani kemi dëshirë që t’i drejtojmë një pyetje, dijetarit shqiptar Shejh Albanit: “Vallë a e di ti se, cilët janë anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Ndërsa tani me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), do të shpjegojmë se çfarë mënyre ka ndjekur dhe ka zbatuar dijetari shqiptar, Shejh Albani i cili ka arritur në këta përfundime. Duke u nisur nga argumentët, faktet, përkufizimet, shpjegimet dhe sqarimet e mësipërme, besoj se të tërë ndjekësit tanë të nderuar, vëllezërit dhe motrat besimtare, e kanë të qartë si drita diellore, se cilët janë anëtarët e bekuar të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Tani është mëse e natyrshme që edhe njëherë tjetër, u bë i ditur identiteti i anëtarëve të bekuar, të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.), nga ana e ndjekësve tanë të nderuar, të cilët e përdorin këtë thënie shumë herë: “Allahumme sali ala Muhammed ue ala Ali Muhammed” (Allahu im. Shpëtoje Muhammedin dhe familjen e tij). Këta katër anëtarë të bekuar, të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.) janë: “Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Në të njëjtën kohë ky hadith, vërteton më së miri, se çfarë duhet të nënkuptojmë, kur përmendim termin e “Ehli Bejtit”, pra Farefisin e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Të tërë ne e dimë shumë mirë se, nëse Muhammedi (p.q.m.t.), do të kishte synuar përfshirjen brenda termit të “Ehli Bejtit” edhe të afërmve të tjerë, atëherë do të kishte përfshirë brenda këtij termi dhe bashkëshortet, xhaxhallarët, dajallarët si dhe nipërit e tyre. Por deri më tani pas analizimit dhe vërtetimit të tërësisë së këtyre faktëve kokëfortë, ne as nuk kemi hasur dhe as nuk kemi rastisur, në asnjë nga këto aludime të pabazuar, të paqënë dhe të rremë. Tani është mëse absurde, jo e arsyeshme dhe jo e logjikshme, që të shtrojmë pyetjen: “Vallë a nuk e njihte Muhammedi (p.q.m.t.) gjuhën arabe dhe etikën, kulturën, moralin, traditat dhe zakonet e arabëve?!” Si rrjedhojë, themi se ndonëse bashkëshortja e tij e nderuar, Ummu Selemeja përkohësisht është përfshirë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, vetëm në këndvështrimin doktrinor dhe se nuk është e përfshirë në kptimin gjuhësor, etik, juridik, leksikografik, kulturor, tradicional dhe zakonor”.

“Në kohërat e fundit po dëgjojmë shpesh herë se, pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste po orvaten me mish e me shpirt, duke këmbëngulur si mushka, në faktin se gjenden diku, disa hadithë, të cilët mundësuakan përfshirjen e Ummu Selemesë, brenda termit të “Ehli Bejtit”. Por këtij aludimi, duhet t’ia presim shkurt, duke pohuar se një njeri, i cili kapet pas mustaqeve të misrit, nuk është gjë tjetër përveç se një i paarsimuar, i paditur, i pakulturuar, i pashkolluar, i cili nuk e njeh as gjuhën arabe dhe as etikën, kulturën, moralin, traditat dhe zakonet e arabëve. Ja pra ashtu si, në rastin e hetimit dhe shqyrtimit, të termit të “Ehli Bejtit” edhe në rastin e hetimit dhe shqyrtimit të termit “bashkëkohës”, duke iu drejtuar kuptimit të këtyre termave, në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se kanë vlera të jashtëzakonshme”.

“Për më tepër, ne si bashkësi dijetarësh shitë, duam të shtrojmë pyetjet: “Vallë a mos është vetëm Aishe Bint Ebi Bekri, bashkëshortja e vetme e nderuar, e Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë a nuk është edhe Ummu Selemeja, njëra nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë përse një dijetar i madh si ti, o Shejh Albani dhe ndjekësit e tu besnikë nuk i kushtoni, një të dhjetën e respektit të merituar Ummu Selemesë, por i kushtoni tërësisht respektin tuaj, vetëm njërës nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), duke e dalluar dhe veçuar dukshëm, pikërisht Aishe Bint Ebi Bekrin?!”

“Ne edhe sot e kësaj dite, nuk mund të kuptojmë, arsyet që kanë shtyrë, një dijetar uehhabist, me qasje emeuiste të kalibrit tuaj, një ekspert të madh të fushës së hadithit (muhaddith) dhe një njohës jashtëzakonisht të mirë të gjuhës, traditave dhe zakoneve arabe, që të gabohet kaq rëndë, në dhënien e shpjegimeve të tilla foshnjarake dhe qesharake?!”

“Nëse ti o dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, duke u mbështetur në argumentin lidhës paraardhës dhe pasardhës edhe më pas këmbëngul se ky është përfundimi, që duhet ta arrijmë të tërë ne. Ne atëherë duhet të pohojmë se je, tërësisht në një udhë të gabuar dhe ke humbur busullën, kështu që po gabohesh rëndë. Ndërsa tani le të ndalemi për një çast dhe le të mendojmë se po e marrim si të mirëqënë, faktin e argumentit lidhës paraardhës dhe pasardhës, sërish nuk do të arrinim në përfundimin se, bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk janë të përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të tregohen të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, sepse me të vërtetë shprehjet e Shejh Albanit, kundërshotjnë njëra-tjetrën. Në veprën e tij me titull: “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Qasja e Sunnetit në Islam), Shejh Albani thotë: “Një njeri i cili është një njohës i mirë i gjuhës arabe, e ka të domosdoshme që për të kuptuar Kur’anin Famëlartë, duhet të jetë gjithashtu dhe një njohës  i mirë i sunnetit profetik, pra thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.). Nëse ky njeri, nuk mbështetet në dijet dhe shkencat kuranore dhe nëse nuk njeh sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i cili është i mbështetur vetëm në njohjen e kuptimit gjuhësor dhe leksiografik, nuk mund të kuptojë asnjëherë ashtu siç duhet fenë e lartë dhe të pastër islame”. (6)

“Nuk ka rëndësi se sa argumentë lidhës, gjenden dhe se sa njohuri mund të ketë mbi këta argumentë  lidhës, fillimisht një dijetar musliman, duhet t’i drejtohet dy argumentëve të padiskutueshëm fetarë, siç janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik, pra thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.). Duke u nisur nga ky i fundit, themi se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm katër anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit, përkatësisht Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe asnjë tjetër”.

“Gjithashtu në një vend tjetër, të veprës së tij të lartpërmendur, Shejh Albani thotë: “Nëse mbi një çështje të caktuar, gjendet një hadith komentues dhe sqarues, atëherë është e kotë dhe e panevojshme, që një dijetar të japë mendimin, ose miratimin e tij mbi atë çështje. Themi se në rast të kundërt, një qëndrim i tillë, do të hidhte poshtë, do të nënçmonte dhe do të përçmonte sunnetin profetik, i cili është komentuesi, shpjeguesi dhe sqaruesi më i mirë, i Librit të Allahut (l.m.t.), Kur’anit Famëlartë”. (7)

“Në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, të kësaj mbrëmjeje të këndshme, citojmë se nëse do të marrim si të mirëqënë, aludimin se argumenti lidhës, përfshin brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), por vetëm në këndvështrimin gjuhësor dhe leksikografik. Por pak më lart pohuam se, është pikërisht sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), është ai i cili sqaron dhe shjegon ajetët kuranorë, kështu që brenda këtij termi përfshihen vetëm këta katër anëtarë të bekuar dhe asush tjetër. Si rrjedhojë natyrshëm, shtrohet pyetja:” “Nëse sunneti profetik sqaron ajetin kuranor, atëherë nuk është më e nevojshme, paraqitja, përmendja ose sjellja e argumentit lidhës, ose e menidmit dhe miratimit të një dijetari”.

“Pra aludimi i dijetarit shqiptar, Shejh Albanit se ky është vetëm koncepti dhe kuptimi i dhënë, nga ana e dijetarëve dhe ekspertëve shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithë) bie poshtë, njëherë e përgjithmonë. Për më tepër dijetari shqiptar, shton se ata të cilët besojnë dhe e përmendin shpesh herë këtë hadith, janë vetëm dijetarët dhe besimtarët shiitë. Tani ne si bashkësi dijetarësh shiitë, jemi të tronditur nga pohimet e Shejh Albanit dhe ngrejmë hijen e dyshimit, mbi çështjen se nëse me të vërtetë, Shejh Albani beson se vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka qenë shhiit?!” Themi me bindje të plotë se, ishte pikërisht ai i cili caktoi se, vetëm këta katër anëtarë të bekuar, bëjnë pjesë dhe përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe asnjë tjetër”.

“Tani nuk mund të kuptojmë dhe të perceptojmë se, si ka mundësi që një dijetar i madh si Shejh Albani,  ka thënë këto fjalë dhe ka mbajtur këtë qënrim, pa menduar gjërë e gjatë se, cili do të ishte ndikimi dhe përfundimi fatal, skandaloz, i ndyrë dhe vetëvrasës i tyre, të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrën, në mesin e bashkësisë muslimane. Sa herë që bëhet fjalë, për anëtarët e bekuar dhe përfshirjen e tyre, brenda termit të “Ehli Bejtit”, Shejh Albani shndërrohet në një pseudodijetar uehhabist, me qasje emeuiste, sikur tjetërsohet, duke u bërë një bishë e egër, gjakatare dhe vrastare, e cila vjell vetëm helm dhe vrer, duke mos i ndaluar komentimet e tij fyese, ofenduese dhe sharëse kundër tyre”.

“Ndërsa tani lërmëni t’iu kumtoj se, është me të vërtetë diçka shumë e rëndë, poshtëruese dhe e ulët, se si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, me në krye Ibn Tejmijjen, punojnë ditë e natë, lart e poshtë, nëpër faqet dhe adresat e tyre të internetit, duke u orvatur me mish e me shpirt, që t’i hedhin poshtë, t’i përbuzin, t’i përulin dhe t’i përçmojnë, të tëra cilësitë fisnike dhe virtytet e larta të “Ehli Bejtit”, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se përbuzin, përulin dhe përçmojnë, familjen e nderuar dhe Farefisin e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Tani lërmëni t’i citoj se, nuk është faji i askujt, që këta të fundit, herë pas here ngrenë gishin e akuzës dhe fajit dhe kundër Muhammedit (p.q.m.t.), duke thënë se ky i fundit, ka gabuar kur ka përcaktuar njëherë e mirë, katër anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”.

“Nëse këta psedodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, aludojnë se këtë mashtrim, e kanë bërë dijetarët shiitë, ne jemi të gatshëm që t’u përgjigjemi këtyre të fundit, kur të duan dhe ku të duan, që t’i sjellin ajetët, hadithët dhe argumentët e mirë dhe të vërtetë, mbi këtë çështje dijetarët shiitë, nuk janë të prirur nga dëshirat, epshet edhe orekset e tyre, përkundrazi i janë bindur dhe nënshtruar, vullnetit dhe dëshirës së Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), Shejh Albani citon: “Një nga arsyet kryesore, se përse Muhammedi (p.q.m.t.), ka përmendur  në versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”, është se ky është një term gjithpërfshirës dhe gjithpërdorimësh. Si rrjedhojë, ne me këtë term, duhet të nëkuptojmë vetëm familjen farefisin, të afërmit, bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.)”. (8)

“Me të vërtetë, nuk mund të arrijmë të kuptojmë se, ku është mbështetur Shejh Albani, kur ka dhënë këtë mendim dhe miratim që Muhammedi (p.q.m.t.), na paska përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit” edhe familjen farefisin, të afërmit, bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e tij. Nëse dijetari shqiptar është nisur nga sunneti profetik, saktësisht nga thënia e Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë themi me bindje të plotë se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Këta janë pasuria ime e veçantë”. Tani unë nuk mund të përfytyroj, kuptoj dhe as të perceptoj se, si dijetari shqiptar, ka synuar pikërisht për bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.qm.t.), në një kohë kur këta katër anëtarë të bekuar, të “Ehli Bejtit” janë të përcaktuar hapur dhe qartë, si vijon: “Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Pika e fundit, për të cilën do të bëjmë fjalë, është mbi gabimin e Shejh Albanit, i cili gjendet në një fragment të veprës me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), në të cilin ai pohon: “Sipas këndvështrimit të dytë, me termin e “Ehli Bejtit”, duhet të nënkuptojmë dijetarët e udhëzuar në udhë të drejtë, sepse dhe këta të fundit përshfihen brenda termit të mësipërm. Gjithashtu ata besimtarë muslimanë, të cilët lidhen fort pas Librit të Allahut dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”. (9)

“Besoj se dhe ju ndjekësit tanë të nderuar, tanimë e keni më se të qartë se Shejh Albani dhe ndjekësit e tij besnikë, orvaten me mish e me shpirt, ditë e natë, lart e poshë, në burimet dhe veprat e tyre, që të thonë se me termin e “Ehli Bejtit”, duhet patjetër të nënkuptojmë, vetëm bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe se duhet t’i përjashtojmë tërësisht, katër anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, të cilët janë përkatësisht: “Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Pra këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, e interpretojnë dhe e komentojnë termin e “Ehli Bejtit”, arrijnë në këtë përfundim të çmendur, jo duke u nisur në këndvështrimin e kredos islame, por duke u nisur në egot, epshet, dëshirat dhe orekset e tyre vetjake. Ashtu siç bëjnë pikërisht kur komentojnë hadithin profetik: “Selmani bën pjesë në Ehli Bejtin tim” dhe në ajetin kuranor 46, të Sures Hud, në të cilin thuhet: “(Allahu) tha: “O Nuh, ai (yt bir) nuk është nga familja jote, sepse ai është i pafe. Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit”, duke nënkuptuar të birin e Nuhut (p.m.t.)”.

“Shejh Albani dhe ndjekësit e tij besnikë dhe pas paraqitjes, përmendjes dhe sjelljes së argumentëve dhe fakteve, ende këmbëngulin me çdo kusht se, brenda këtij termi, duhet të përfshihen vetëm bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), duke kundërshtuar dhe mohuar përfundimisht në këtë mënyrë, përfshirjen e katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”. Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, ndonëse e dinë shumë mirë bekimin, lavdërimin dhe përgëzimin e këtyre katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, ende vijojnë të luajnë lirisht dhe vullnetarisht rolin e përcaktuar nga shejtani i mallkuar, duke shtuar njerëz të tjerë, duke kundërshtuar dhe mohuar katër anëtarët e bekuar të cilët përfshihen brenda këtij termi”.

“Me synimin e përmbushjes, së qëllimit të tyre dashakeqas dhe të lig, ata kanë përdorur domosdoshmërisht dhe gjërësisht dy mënyra. Mënyra e parë është kundërshtimi, mohimi dhe rrëzimi i të tërë cilësive të larta, virtytëve fisnikë dhe vlerave të padiskutueshme të Ehli Bejtit, duke i hedhur ata poshtë, duke i nënçmuar, përçmuar, përulur dhe përbuzur. Kushti parësor, i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, është nëse ne nxjerrim nga përfshirja brenda këtij termi, katër anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, atëherë dhe këta të fundit vetvetiu, do të reshtin së përfshiri, brenda termit në fjalë, bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.). Por lërmëni t’iu sqaroj se, një interpretim i këtij lloji, bie ndesh me njëzëshmërinë e dijetarëve muslimanë. Kjo është arsyeja kryesore se, përse dijetari shqiptar dhe ndjekësit e tij, këmbëngulin fuqishëm në përfshirjen, brenda termit të Ehli Bejtit dhe të bashkëshorteve të nderuara dhe të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Prezantuesi: “Pra i nderuar Zotëri Sejjid Kemal Hajdari. Ajo që ju nënkuptoni, është se këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, është se Imam Aliu (p.m.t.), i është nënshtruar sunnetit profetik të Muhammedit (p.qm.t.)?!”

I ftuari: “Këta pseudodijetarë uehhabiste, me qasje emeuiste, e pranojnë këtë fakt, por ata nuk pranojnë se ky ajet, ka zbritur pikërisht për katër anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, por ka zbritur për të tërë besimtarët muslimanë, të cilët janë të lidhur fort pas Librit të Allahut dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.). Pra qëllimi i pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, është keqinterpretimi dhe komentimi sipas egos, epdhit, dëshirës dhe  qejfeve të tyre i këtij ajeti. Ndërsa djetari i shquar Imam Ebu Xhafer Tahauiu (m.m.t.) thotë: “Me termin e “Ehli Bejtit”, duhet të nënkuptojmë Farefisin e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), pra besimtarët muslimanë, të cilët lidhen fort pas Librit të Allahut dhe Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (10)

“Dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, kumton se ky është mendimi i Imam Tahauiut (m.m.t.). Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.) themi se është detyra jonë, analizimi dhe vërtetimi i këtij aludimi, të Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Tani natyrshëm shtrohen dy pyetje. Pyetja e parë është: “Vallë a e ka thënë këtë thënie Imam Tahauiu (m.m.t.) dhe pyetja e dytë është: “Vallë cili është Imam Tahauiu (m.m.t.)?!”

“Në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), Imam Dhehebiu citon: “ Imam Tahauiu (m.m.t.), është një dijetari i madh, besnik, i drejtë, i nderuar, hafidh i njohur i Kur’anit Famëlartë, jurist dhe ekspert i fushës së hadith (muhaddith) egjiptian, i cili është një nga dijetarët më të mëdhenj sunnitë (viti i vdekjes 321 hixhri / viti 924 sipas kalendarit gregorian). Gjithashtu Imam Dhehebiu shton: “Imam Tahauiu (m.m.t.), është një dijetar i doktrinës juridike hanefite, i cili ka transmetuar shumë hadithë dhe ka shkruar shumë vepra. Imam Tahauiu (m.m.t.) e ka marrë emrin e tij, nga fshat egjiptin Ta Ha (sipas sures kuranore). (11)

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Bidaje ue n’Nihaje”, Ibn Kethiri thekson se Imam Tahauiu (m.m.t.) e ka marrë emrin e tij, na fshati egjiptian Ta Ha (sipas sures kuranore). Gjithashtu ai kumton se Imam Tahauiu (m.m.t.), është një dijetar i madh, besnik, i drejtë, i nderuar, hafidh i njohur i Kur’anit Fisnik, jurist dhe ekspert i fushës së hadithit (muhaddith), i cili ka klasifikuar shumë vepra, ka transmetuar shumë hadithë dhe ka shkruar shumë vepra. Për më tepër Imam Tahauiu (m.m.t.), është një dijetar besnik, i drejtë dhe analist dhe vërtetues i Kuranit Famëlartë dhe i hadithëve profetikë.  Kjo është arsyeja kryesore se, përse dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, e ka marrë mendimin e tij, në shumë burime dhe vepra të tij dhe nuk është se, është mbështetur gjithmonë, në mendimin dhe miratimin e tij”. (12)

“Në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), e Imam Ebu Xhafer Tahauiut (m.m.t.), i cili është një nga dijetarët më të mëdhenj sunnitë (viti i vdekjes 312 hixhri / viti 924 sipas kalendarit gregorian). Në këtë pikë të programit tonë, do të shohim nëse dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, e ka kundërshtuar, mohuar, sfiduar, ose mendon ndryshe nga Imam Tahauiu (m.m.t.)”.

“Imam Tahauiu (m.mt.), pasi ka transmetuar, sqaron kështu arsyen e zbritjes së këij ajeti: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. Pra me termin e “Ehli Bejtit”, i cili kalon në ajetin kuranor dhe në hadithin profetik, ne duhet të nënkuptojmë vetëm Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)  dhe se asnjë tjetër nuk është i përfshirë brenda këtij termi”. (13)

“Ndërsa në një fragment tjetër të veprës së tij, Shejh Albani shton: “Një nga hadithët e shënuar nga Imam Tahauiu (m.m.t.), është edhe hadithi mbi Ajetin e Pastrimit, i cili ka zbritur në këtë mënyrë: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë. Më tej Ummu Selemeja vjoi: “Unë dëshiroja shumë që Muhammedi (p.q.m.t.) të kishte thënë : “Po!” Nëse ai do të kishte thënë po, unë do të isha më e kënaqur se sa mbi gjithçka, mbi të clën lind dhe përfshin lidnja dhe perëndimi i Diellit”. (14)

“Ja pra besoj se tanimë ndjekësit tanë të nderuar, e kanë shumë të qartë se, hadithë të këtij lloji kur Muhammedi (p.q.m.t.) thotë: “Edhe ti bën pjesë në Ehli Bejtin tim”, pra: “Ti bën pjesë në Ehli bejtin tim dhe njëra nga bashëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.)”, janë hadithë të dërguar, të dobët, të lënë, të mohuar dhe të shpikur, kështu që janë të rremë dhe nuk mund të përdoren si argumentë”.

“Si rrjedhojë Imam Tahauiu (m.m.t.), ka synuar të thotë se Ummu Selemeja, nuk përfshihet as brenda këtij termit të “Ehli Bejtit” dhe as në ajetin e zbritur, pra në ajetin 33 të Sures Ahzab. Ndonëse dhe pas tërësisë së këtyre përkufizimeve, shpjegimeve dhe sqarimeve dhe sjelljes së tërë këtyre argumentëve, shembujve, ne ende, nuk mund të arrijmë as të kuptojmë dhe as të perceptojmë, faktin se këta pseudodijetarë uehabbistë, me qasje emeuiste, ende këmbëngulin se, ky është vetëm një aludim, besim, kuptim, konceptim dhe perceptim i vetëm dijetarëve dhe ekspertëvë shiit ëtë fushës së hadithit (muhaddithëve). Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, me sa duket qëllimisht, e kanë anashkaluar dhe e kanë lënë mënjanë, sqarimin e hollësishëm të Imam Tahauiut (m.m.t.)”.

“Në një vend tjetër, të veprës së tij, Imam Tahaiu (m.m.t.) thotë: “Ne këtë fakt, e kemi mësuar, nga të pranishmit, në zbritjen e këtij ajeti, në prani të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe se përveç këtyre katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, asnjë tjetër nuk përfshihet brenda këtij termi. Megjithatë dhe pas paraqitjes  tërësisë së këtyre përkufizimeve, shpjegimeve dhe sqarimeve dhe sjelljes së tërë këtyre argumentëve, shembujve, ne ende, nuk mund të arrijmë as të kuptojmë dhe as të perceptojmë, se është absolutisht e pabazuar, e paqënë, e kotë dhe e rremë, shtimi dhe përfshirja e anëtarëve, ose njerëzve të tjerë, brenda këtij termi. Jam i bindur se arsyet kryesore, të mospërfshirjes së asnjë njeriu tjetër, tanimë i kemi sipërcituar”. (15)

“Tani le t’i hedhim një vështrim thënies dhe përkufizimit të saktë të Imam Tahauiut (m.m.t.):  “Muhammedi (p.q.m.t.) për gjashtë (në disa transmetime për shtatë) muaj me radhë, kur kalonte para derës së Fatime Zehrasë, në namazin e sabahut lexonte ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. “Muhammedi (p.q.m.t.) për shtatë muaj me radhë, në kohën e namazit të sabahut, përpara derës së Fatime Zehrasë (p.m.t.) thërriste: “Koha e namazit. Koha e namazit”.

“Ja pra ky është një argument shumë i qartë se, për cilët anëtarë të bekuar, të “Ehli Bejtit” bëhet fjalë. Duke u mbështetur në këtë hadith, arrijmë në përfundimin se shtëpia për të cilën bëhet fjalë, është pikërisht shtëpia e Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) dhe se nuk është shtëpia e asnjërës, nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (16)

“Për më tepër, Imam Tahauiu (m.m.t.), duke cekur një çështje tjetër, të rëndësishme shprehet: “Ummu Selemeja dhe Aishe Bint Ebi Bekri, pas ndodhisë së shpifjes, drejt kësaj të fundit, ku i druhemi dhe i frikësohemi faktit se këta të fundit, nuk janë të përshtatshme dhe të duhura, për të merituar përfshirjen e termit të “Ehli Bejtit” të Muhammedit (p.q.m.t.). Unë kam frikë se besimtarët muslimanë, duhet të keqkuptojnë faktin se dhe bashkëshortet e nderuara dhe bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), përfshihen brenda këtij termi, sepse në të vërtetë, ato dhe ata nuk janë të përfshirë”.

“Këtë e vërtetojnë dhe dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, siç janë Kur’ani Fisnik dhe Hadith Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.). Këtu një ndihmë të madhe, na vjen nga hadithi, i cili kalon në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, të cilin e kam lexuar me shpejtësi dhe shkurtimisht në programin paraardhës. Gjithashtu dua që ndjekësit tanë të nderuar, t’i përqendrojnë vëmendjen e tyre, në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi”.

“Hadithi është si vijon: “Muhammed Ibn Mus’abi transmeton nga Eudaiu, ndërsa ky i fundit transmeton nga Sheddad Ibn Ammari se po qëndronte i ulur pranë Uasile Ibn Ethkasë. Në këtë çast disa njerëz, po shanin dhe po ofendonin Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Pasi këta njerëz që shanin dhe ofendonin u larguan, Uasile Ibn Ethkaja m’u drejtua dhe më tha: “Vallë a të të kumtoj diçka, të cilën e kam parë, nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!” “Unë u përgjigja: “Po! Sigurisht”. Ai vijoi: “Unë shkova tek Fatimeja (p.m.t.) dhe e pyeta për Aliun (p.m.t.). Ajo m’u përgjigj se ky i fundit, kishte shkuar, drejt tek Muhammedi (p.q.m.t.). Ndërsa unë u ula dhe po e prisja. Pas pak kohe erdhi Muhammedi (p.q.m.t.), Aliu (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), i përfshiu duart e të të katërve brenda dorës së tij. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), hyri brenda në shtëpinë e Aliut (p.m.t.) dhe e uli këtë të fundit, së bahku me Fatimen përpara tij. Ndërsa Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.) i mori në krahë. Më pas i mbuloi këta të katër, me veshjen e tij dhe lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve, nga ata dhe pastroji ata tërësisht”! Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) shtoi: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im, të cilët e meritojmë më tepër pastrimin nga ndryrësia e mëkateve. Ndërsa Uasile Ibn Ethkaja, iu drejtua Muhammedit (p.qm.t.): “Vallë a bëj pjesë dhe unë në “Ehli Bejtin” tënd?!” “Ndësa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Po edhe ti bën pjesë tek Ehli bejti im”. Si përfundim Uasile Ibn Ethkaja, shtoi se kjo ishte gjëja që doja dhe shpresoja më shumë në këtë botë””.

“Në fakt bashkëkohësi i Muhammmedit (p.qm.t.), Uasile Ibn Ethkaja ishte më i largët, nga ana farefisnore sepse ai i përkiste farefisit të bijve të Lejsit, ndërsa bashkëshortja e Muhammedit (p.q.m.t.) Ummu Selemeja, i përket farefisit të kurejshëve dhe familjes së Muhammedit (p.q.m.t.). Dhke u mbështetur në këtë koncept, themi më  plot gojën se, kjo ëshë arsyeja kryesore se, përse Muhammedi (p.q.m.t.) iu drejtua Uasile Ibn Ethkasë me fjalët: “Po dhe ti bën pjesë tek Ehli Bejti im”, sepse ai ishte nje besimtar musliman, i bindur, i nënshtruar, ndaj shpalljes hyjnore dhe sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ne në këtë këndvështrim, sjellim shembullin e ajetëve 45 dhe 46 të Sures Hud, në të cilët thuhet: “Nuhu e luti Zotin e tij, duke thënë: “O, Zoti im, djali im është i familjes sime dhe premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më i drejti i të drejtëve!” “(Allahu) tha: “O Nuh, ai (yt bir) nuk është nga familja jote, sepse ai është i pafe. Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit”, duke nënkuptuar këtu,  të birin e Nuhut (p.m.t.). Ja pra duke u nisur nga fakti se, duke u mbështetur në përkatësinë fetare të një njeriu, bëhet dallim mes të atit dhe të birit dhe si rrjedhojë, meqë kjo është e lejuar në Kur’anin Famëlartë, si rrjedhojë bëhet e lejuar dhe përfshirja e një besimtari, të së njëjtit besimi fetar, ose i një farefisi tjetër brenda nje familjeje”.

“Me këtë nënkuptojmë dhe thënien e Muhamedit (p.q.m.t.) drejtuar Ummu Selemesë: “Ti bën pjesë në familjen time”, por thjesht dhe vetëm në këndvështrimin etik dhe fetar. Ja pra Muhammedi (p.q.m.t.), i ka dhënë të njëjtën përgjigje, si Uasil Ibn Ethkasë, ashtu edhe Ummu Selemesë. Pra vetëm në këndvështrimin etik, fetar dhe juridik se, ata janë ndjekësit e tij dhe besimtarë muslimanë. Tanimë ne e kemi thënë dhe stërthënë për të disatën herë, se cilët ishin të pranishëm dhe cilët u përfshinë brenda termit të “Ehli Bejtit”, në çastin kur zbriti Ajeti i Pastrimit, u përfshinë vetëm katër anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, përkatësisht Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe asnjë tjetër” (17)

“Gjithashtu duke u nisur, nga hadithi i transmetuar nga Imam Tahauiu (m.m.t.), theksojmë se thënia e Muhammedit (p.q.m.t.): “Ti bën pjesë tek Ehli Bejti im”, është thjesht dhe vetëm, duke u mbështetur në këndvështrimin fetar dhe farefisnor, sepse duke patur paraysh, faktin se Ummu Selemeja, nuk ishte e përfshirë brenda këtij termi, atëherë si ka mundësi që Uasile Ibn Ethkaja të qënka i përfshirë brenda tij?! Pra Imam Tahauiu (m.m.t.), i ka ndarë me mjeshtëri, fjalët “ehl” (njeri) dhe termin “Ehli Bejti” (anëtarët e bekuar), përveç këtyre katër anëtarve të bekuar, të Ehli Bejtit, jo vetëm që nuk përfshihen asnjë tjetër, brenda këtij termi, por janë thënë vetëm në këndvështrimin fetar, pra duke u mbështetur në këndvështrimin etik, juridik, kulturor, tradicional dhe zakonor, ka thënë se ata janë besimtarët muslimanë dhe jo anëtarë të Ehli Bejtit”.

“Këshu që edhe në ngjarjen e shëmtuar të shpifjes, kundër nënës së besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekrit, Muhammedi (p.q.m.t.), pasi doli në minber duke mbajtur hutbe tha: “O bashkësi besimtarësh! Askush nuk ka të drejtë të më akuzojë as mua dhe as famlijen time, duke u nisur nga fjalët e një njeriu si Abdullah Ibn Ubejji. Betohem në Allahun (f.m.t.) se unë kam parë vetëm mirësi nga ata. Këta njerëz përgojuan një njeri, nga ai cili unë di kam parë vetëm mirësi. Ai njeri për mua, mund të jetë vetëm një anëtar i familjes sime”.

“Sipas këtij hadithi, është pikërisht Aishe Bint Ebi Bekri, ajo për të cilën bëhet fjalë. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse, Imam Tahauiu (m.m.t.), e ka kuptuar kështu dhe në këtë mënyrë këtë hadith. Gjithashtu të njëjtin mendim ndan edhe dijetari tjetër i madh Ebu Mehasin Jusuf Ibn Musa. Dijetar Baxhi i cili ka bërë analizën, përmbledhjen dhe vërtetimin e veprës me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Lëna Pezull), të Imam Tahauiut (m.m.t.) dhe “Muhtasar” (Përmbledhja), e Ebu Mehasinit, ky i fundit i cili ka bërë analizën, përmbledhjen, shënimin dhe vërtetimin e këtyre  veprave, ka shkruar veprën e tij me titull: “Muhtasar” (Përmbledhja), e cila është pëmbledhja e përmbledhjeve, të dy veprave të lartpërmendura, pra të Imam Tahauiut (m..m.t.) dhe Ebu Mehasinit (m.m.t.)”.

“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Muhtasar” (Përmbledhja), dijetar Baxhi citon: “Në çastin kur zbriti Ajeti i Pastrimit, ose Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Ja pra ky është edhe kutpimi i hadithit, të sipërcituar të Muhammedit (p.am.t.) kur thotë: “O bashkësi besimtarësh! Askush nuk ka të drejtë të më akuzojë as mua dhe as famlijen time, duke u nisur nga fjalët e një njeriu si Abdullah Ibn Ubejji. Betohem në Allahun (f.m.t.) se unë kam parë vetëm mirësi nga ata. Këta njerëz përgojuan një njeri, nga ai cili unë di kam parë vetëm mirësi. Ai njeri për mua, mund të jetë vetëm një anëtar i familjes sime”. Pra është shumë e qartë se, bashkëshortja e nderuar, e Muhammedit (p.q.m.t.), Ummu Selemeja nuk përfshihet, në mënyrë kategorike, brenda termit të “Ehli Bejtit”. (18)

“Duke u mbështetur në paraqitjen, përmendjen, sjelljen e tërësisë, së argumentëve, ajetëve dhe hadithëve të mësipërme, arrijmë në përfundimin se, gjenden vetëm tre dijetarë të mëdhenj sunnitë, të cilët e kanë kuptuar ashtu siç duhet përfshirjen e termit të “Ehli Bejtit”. Këta janë Imam Tahauiu (m.m.t.), Gjykatës Ebu Uelid Maliki (m.m.t.) dhe Gjykatës Ebu Mehasin Junus Ibn Musa (m.m.t.). Këta tre dijetarë të mëdhenj, e kanë kuptuar dhe perceptuar ashtu siç duhet, përufizimin e termit të “Ehli Bejtit”, duke bërë dallimin përkatës, mes anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit” dhe anëtarëve të tjerë, të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, është më të vërtetë, për t’u habitur dhe për t’u çuditur se, si është e mundur që edhe pas përkufizmit, shpjegimit dhe sqarimit të Imam Tahauiut (m.m.t.), këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, si Ibn Tejmijje dhe Shejh Albani shtojnë se ne si besimtarë muslimanë, duhet të lidhemi fort pas Librit të Allahut, Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.qm.t.), ndonëse versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë si është e mundur që një dijetar i kalibritë lartë, si dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, të mund të aludojë, në një mënyrë kaq të ndyrë dhe të ulët se, ky është vetëm kuptimi dhe perceptimi, nga ana e dijetarve dhe ekspertëve shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithëve)?!”

“Vallë si është e mundur që ky pseudodijetar uehhabist, me qasje emeuiste, të mund të thotë se, janë pikërisht besimtarët, dijetarët shiitë ata të cilët besojnë fuqishëm, në faktin se Ajeti i Pastrimit ka zbritur, pikërisht për Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)?!” Sipas mendimit dhe miratimit të dijetari shqiptar, duhet të nënkuptojmë se dhe tre dijetarët e mëdhenj sunnitë, të lartpërmendur janë shiitë, por kjo gjë nuk është e vërtetë aspak. Ose sipas aludimit të këtij pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, më saktë lë të shpalosë hapur dhe qartë mendimin e tij, duke thënë se muslimani i parë shiit, ishte pikërisht Muhammedi (p.q.m.t.), i cili na paska emërtuar dhe përcaktuar dhe katër besimtarët e tjerë të parë shiitë!”

Prezantuesi: “Ju falenderojmë shumë, Zotëri Sejjid Kemal Hajdari. Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Ebu Ammarin, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Ebu Ammari: “Es-selamu alejkum! Unë dua të debatoj, me Zotin Sejjid Kemal Hajdarin, në një mënyrë të kulturuar. Unë jam një musliman sunnit saudit. Të tërë ne e dimë shumë mirë se Ajeti i Pastrimit, ka zbritur për qëllimin e vënies në pah, të rëndësisë së katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të familjes së pastër dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t), të cilët janë Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani dhe Imam Husejni (p.m.t.), por ju jeni duke lënë jashtë kuptimit dhe konceptimit, bijtë e e Imam Hasanit (p.m.t.). Dua t’iu pyes: “Vallë si e dini dhe si arrini në përfundimin, se këtu perfshihen vetëm bijtë e Imam Husejnit (p.mt.)?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu vë në dijeni, se çështja që po trajtojmë, ka të bëjë me faktin se brenda termit të Ehli Bejtit përfshihen vetëm katër anëtarët e bekua të Muhammedit (pq.m.t.) dhe se bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”. Megjithatë vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i ka përcaktuar shumë mirë, pra në mënyrë të hollësishme, të përpiktë dhe të saktë, identitetin e katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”.

“Ajeti i Pastrimit ka zbritur, pikërisht për të vërtetuar, pafajësinë dhe pastërinë e katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Tani dua të lexoj disa shpjegime të dijetarëve më të mëdhenj sunnitë, të cilët kanë të bëjnë me pastërtinë e anëtarëve të Ehli Bejtit. Një nga kriteret e ndyrësisë është dhe mëkati. Ndërsa gabimi në interpretimin dhe komentimin, e ligjeve hyjnore është një nga kriteret e ndyrësisë. Ne tanimë kemi thënë se dijetarët më të njohur shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se Aishe Bint Ebi Bekri, nuk përfshihet në asnjë mënyrë brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ndonëse ngjarja e pendimit të saj është një çështje tjetër. Vëlla i nderuar musliman, lërmëni t’iu përgëzoj për hedhjen e hapit tuaj të parë. Më pas dhe ju do t’i shihni, frytet e suksesit dhe interpretimet, komentimet, përkufizimet, përfundimet, sqarimet dhe shpjegimet tona vjuese”.

“Ja pra edhe njëherë duke u nisur nga faktet kokëforta të sipërcituara, arijmë në përfundimin se Muhammedi (p.q.m.t.) duke thënë: “Kjo është pasuria ime e veçantë”, e ka përcaktuar njëherë e pergjithmonë identitetin, e katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të familjes së tij të pastër, të cilët janë vetëm Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Këtë e vërtetojnë edhe dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), pra thëniet dhe veprat e tij. Madje edhe fjalëza “bejt” (shtëpi), është një fjalëz e veçantë”.

Prezantuesi: “Falë përkushtimit tuaj, çështja doli në dritë. Ndërsa tani kemi në linjë vëllain tonë Muhammedi, nga Jordania. Urdhëroni”.

Muhammedi: “Es-selamu alejkum! Unë dua të pyes Zotin Sejjid Kemal Hajdarin, se vallë përse dijetarët dhe ekspertët me të mëdhenj sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), janë orvatur me të  tërë mënyrat e dhe mjetet, ditë e natë, lart e poshtë, në kundërshtimin dhe mohimin, e faktit se me termin e “Ehli Bejtit”, pra me katër anëtarët e bekuar të Ehli Bejti, pra të familjes dhe  Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.qm.t.)?!” Dua t’iu drejtoj pyetjen: “Vallë a janë armiq të Imam Aliut (p.m.t.), këta njerëz të cilët mendojnë dhe veprojnë në këtë mënyrë?!” Ne duam të dimë të vërtetën mbi këndvështrimin dhe botëkuptimin e këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste. Allahu (k.m.t.) ua shpërbleftë me Xhennetin Firdeus”.

I ftuari: “Alejkum selam! Fillimisht dhe kryesisht, dua të shpreh me bindje të plotë se, ne duhet të mbështetemi gjithmonë në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.) pra në thëniet dhe veprat e tij, në përdorimin e drejtë, të duhur dhe të saktë të termave. Tani të tërë ne e dimë shumë mirë se, zgjidhja gjendet në Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili e ka përcaktuar këtë term si “Ehli Bejti”. Për më tepër vetë Muhammedi (p.q.m.t.) është shprehur në këtë mënyrë: “Kjo është familja ime”, “Këta janë Ehli Bejti im” dhe “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”.

“Si rrjedhojë detyra jonë e vetme, është zbatimi korrekt dhe i rregullt i këtyre termave, kështu që nuk është absolutisht e mundur, që të ndajmë të njëjtin mendim me tuajin. Ne nuk mund ta cilësojmë si armik, asnjë musliman shiit, i cili është i lidhur dhe ndjekës i Shkollës së Ehli Bejtit. Allahu (l.m.t.) është dëshmitar i thënieve dhe pohimeve të mia, ndonëse dhe ata e duan Ehli Bejtin, nuk kanë mundur të arijnë tek e vërteta”.

“Tani dua të përmend dijetarin e madh Imam Axhurin, për të cilin Imam Dhehebiu thotë: “Ebu Bekr Axhuri është një dijetar, drejtues, imam, muhaddith dhe prijës sunnit i drejtë dhe i nderuar. Ai është dijetari i Kabes së Shenjtë. Ai ka transmetuar shumë hadithë dhe ka shkruar shumë vepra. Ai është një njeri i drejtë, i nderuar një njeri i mirë dhe një adhurues i denjë, i përkushtuar ndaj Allahut (f.m.t.)”. (19)

“Pra ashtu siç shihet qartë Axhuri, është një nga dijetarët më të mëdhenj sunnitë dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Dijetar Axhuri, në kreun me titull: “Virtytët e Ehli Bejtit”, të veprës së tij me titull: “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), pohon: “Unë personalisht i kam përmendur tanimë të tëra cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë, të prjësit të katërt të besimtarëve muslimanë, Imam Aliut (p.m.t.) dhe bashkëshortes së tij të nderuar Fatime Zehrasë (p.m.t). Ata me të vërtetë janë njerëz të lartësuar, të lavdëruar dhe të nderuar. Tani do të bëj fjalë për përmendjen e tyre, në shumë ajetë kuranorë, për dërgimin e tyre si shpjeguesit dhe sqaruesit e fesë islame, ndaj të krishterëve të Nexhranit, në trojet arabe. Imam Aliu (p.m.t.) dhe Fatime Zehraja (p.m.t.), me të vërtetë janë njerëz të lartësuar, të lavdëruar dhe të nderuar. Si rrjedhojë pohojmë se anëtarët e bekuar, të Ehli Bejtit janë vetëm katër, Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”. (20)

“Besoj se tanimë e keni kuptuar nivelin e arsimimit, edukatës dhe kulturës të tyre. Nëse bëhet fjalë për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.), këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, thjesht dhe vetëm thonë Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Hsuejni, ndërsa kur bëhet fjalë për Ebu Bekrin ata menjëherë ngrihen në këmbë, mbajnë qëndrim, duke vënë dorën në zemër dhe thonë Ebu Bekr Siddiku, Umer Faruku, Uthman Esedi etj...”

“Ja pra ky është botëkuptimi dhe këndvështrimi i gabuar i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste.  Tani lërmëni t’iu citoj se gjenden shumë ajetë kuranorë, të cilët kanë zbritur pikërisht për cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë të Ehli Bejtit. Disa nga këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët nuk janë gjë tjetër, vetëm se disa krijesa të gjora, të mjera, të paditura, endacakë shkretëtire, të cilët hidhen në sulm, si qentë dhe zagarë e tërbuar, duke na thënë na tregoni një ajet, i cili ka të bëjë me cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë, të Ehli Bejtit”.

“Ja pra shihni në burimet dhe veprat e dijetarëve të mëdhenj sunnitë dhe do ta arrini ta kuptoni vetë të vërtetën, e cila është e qartë si drita diellore. Por këta janë vetëm pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët këmbëngulin se dijetarët shiitë, nuk mbështeten në të vërtetën dhe aludojnë se i interpretojnë dhe i komentojnë ajetët kuranorë, ashtu siç ua ka ënda. Por ne theksojmë se këta lloj njerëzish të humbur, janë të shmangur nga udha e drejtë dhe se ende nuk e kanë kuptuar, ashtu siç duhet fenë e lartë dhe të pastë rislame”.

“Shumica e besimtarëve muslimanë, zbulimin e së vertetës, megjithëse këtë synojnë dhe këta pseudodijetarë të gjorë dhe të mjerë uehhabistë, me qasje emueiste, sepse janë të zhytur në një rrugë pa krye e pa fund dhe enden nëpër errësirën e padijes së thellë. Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), këtë çështje do ta sqarojmë në programin tonë pasardhës”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit e tij të mirë. Lusim Allahun që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara:

1.      Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ismail Buhari, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), “Kreu i Besimit”, vëll. 3, fq. 182, “Kreu i Lutjeve”, Hadithi Nr: 4432, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

2.      Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), “Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjeguesi i Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 8, fq. 169, (viti i botimit 1399 hixhri / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Vendi i Paqes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

3.      Ahmed Ibn Muhammed Kastelani, “Irshadu’s-Sarihi li’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Udhëzimi i Qartë në Shpjeguesin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 9, fq. 33, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

4.      Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusi, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 7, fq. 22, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Islame”, Botimi i Dytë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

5.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun Mine’l-Fikhiha ue’l-Feuaidiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë dhe Sqarimi në Jurisprudencën dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 359, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

6.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami ue’l-Bejani Ennehu La Jestagni Anha Bi’l-Kur’ani” (Vendi i Sunnetit në Islam dhe Sqarimi i Vendit të tij Përkatës në Kur’anin Famëlartë), fq. 15, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

7.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami ue’l-Bejani Ennehu La Jestagni Anha Bi’l-Kur’ani” (Vendi i Sunnetit në Islam dhe Sqarimi i Vendit të tij Përkatës në Kur’anin Famëlartë), fq. 22, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

8.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun Mine’l-Fikhiha ue’l-Feuaidiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë dhe Sqarimi në Jurisprudencën dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 360, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian),Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun Mine’l-Fikhiha ue’l-Feuadihia” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë dhe Sqarimi në Jurisprudencën dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 359, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian) ,Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10.  Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun Mine’l-Fikhiha ue’l-Feuaidiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë dhe Sqarimi në Jurisprudencën dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 359, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

11.  Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 15, fq. 27, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian),Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

12.  Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 15, fq. 72, Analiza, Përmbledhja dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turku, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

13.  Ebu Xhafer Tahaui, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 235, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Bejrut, Liban.

14.  Ebu Xhafer Tahaui, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 245, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Bejrut, Liban.

15.  Ebu Xhafer Tahaui, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 247, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Bejrut, Liban.

16.  Ebu Xhafer Tahaui, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 248, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Bejrut, Liban.

17.  Ebu Xhafer Tahaui, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 245, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Bejrut, Liban.

18.  Ebu Mehasin Jusuf Ibn Musa Hanefi, “Muhtasar Mine’l-Muhtasari Mine’l-Mushkili’Asari” (Përmbledhja e Përmbledhjes së Çështjeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 266, (viti i botimit hixhri 1414 / 1993 viti sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Bejrut, Liban.

19.  Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 16, fq. 133, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian),Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

20.  Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuri, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), vëll. 5, fq. 2200, Hadithi Nr: 1696, (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1982 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

 

Sqarime të Nevojshme:

 

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

 

“Ky pra ishte dhe mësimi i nëntëmbëdhjetë, nga shtatëdhjetë e katër mësimet e Hadithit Thekalejn, të analizuara, të përmbledhura, të përpunuara, të shënuara, të vërtetuar dhe të drejtuara, nga dijetari i madh shiit i Shkollës së Ehli Bejtit, Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari”.

Vijon...