Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Shtatëmbëdhjetë

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Mars 19, 2016, 1 a.m.

“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për mashtrimet, shpifjet dhe trillimet që janë bërë gjatë historisë, kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë besimtarët muslimanë anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të shtatëmbëdhjetë, me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është imami i dymbëdhjetë nga imamët e Ehli Bejtit. Kam dëshirë ta nis programin tonë të kësaj mbrëmjeje, me një lutje të rëndësishme, e cila i përket imamit tonë të nderuar, Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Kjo lutje është kështu: “Ju do të përballeni me dyshime. Për sa kohë që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i udhëzuar, do të mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo e fundit do të shpëtojë vetëm ai, i cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje. Transmetuesi thotë se e pyeti Imam Xhafer Sadikun (p.m.t.): “Vallë cila është lutja e njeriut të mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) u përgjigj: “Do të thuash kështu: “Ja Allah, ja Rrahman, ja Rrahim, ja Mukalibe’l-Kulubi, thebbit kalbi ale dinike” (O Allah, o i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o Rrotullues i Zemrave, përforcoje zemrën time ne fenë tënde!) Duke u mbështetur në dy argumentët e pamohueshëm fetarë, si ajetët kuranorë dhe hadithët e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim, pasi kjo e fundit do të jetë e mbytur dhe e zhytur, në llumin e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, mosbesimit, shtypjes dhe tiranisë. E përshëndesim dhe ne nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Kemal Hajdarit, të cilit i urojmë shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë Zotëri Sejjid Kemal Hajdari”.

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), si dhe mbi familjen e tij të pastër. Si fillim lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Tani dua të bëj një përmbledhje të shkurtër programit paraardhës, duke bërë lidhjen e duhur me programet tona paraardhëse, me programin që do të trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që do të trajtojmë më vonë. Duke u nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë program ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm për ndjekësit tanë të nderuar, po e anashkaloj pjesën rutinë të hyrjes, sepse qëllimi i përmbledhjes sime, është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia të bëra në programet paraardhëse. Çështja që do të trajtojmë në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni t’iu bëj të ditur se dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Pikë së pari, nuk dua të zgjatem shumë në hyrje të programit tonë, por dua të cek vetëm dy pika të rëndësishme në hyrje të tij. Pikë së dyti, dua t’u rikujtoj ndjekësve tanë të nderuar se, shumica e dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë dhe shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se, versioni i vetëm i vërtetë i Hadithit Thekalejn është forma: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Pikë së treti, pas tërësisë së këtyre sqarimeve, kemi kryer në mënyrë të hollësishme, shpjegimin e çështjeve të tilla si, nëse Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh ose jo nga Farefisi i Pastër i Muhammedit, pra i Fatime Zehrasë (p.m.t.) dhe nëse është i pranishëm në këtë botë ose nuk ka ardhur ende. Më pas kemi kumtuar rëndësinë e çështjeve të tjera, të cilat i përkasin doktrinës shiite, mes të tjerash kemi përfshirë dhe çështjen e versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Me synimin e vërtetimit të pranisë në këtë botë të Imam Mehdiut (p.m.t.), nënvizuam faktin se është i domosdoshëm, shqyrtimi i versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn. Tani me lejen, ndihmën dhe vullnetin e Allahut (xh.sh.), do të kalojmë dhe në pikën e katërt”.

“Në këtë pikë të programit tonë, pasi kemi vënë në pah se, versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, do të kalojmë në hetimin e identitetit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Fatkeqësisht në kohërat e fundit, po hasim në disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët po orvaten me mish e me shpirt, me të tërë energjitë dhe forcat e tyre, në adresat e internetit, në stacionët televizivë, në disa xhami dhe në katedrat e tyre, duke bërtitur me zë të lartë se, versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn nuk është “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, por është “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Për hir të së vërtetës, duhet të themi se kjo është një nga përpëlitjet e fundit, në kënetën e mjerimit intelektual dhe varfërimit shpirtëror, të këtyre njerëzve të paaftë, të paditur, ekstremistë, fanatikë, radikalë dhe të sëmurë mendorë. Tani më synimin e zbulimit të identitetit, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), duhet të mbështetemi në Dy Porositë e Paçmuara, të cilat janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Nëse Muhammedi (p.q.m.t.), nuk do të na e kishte sqaruar, ose nëse do të na kishte thënë: “Shihni fjalorët, për gjetjen e kuptimit, të termit të Ehli Bejtit”, atëherë ne do të kishim bërë hetimin dhe shqyrtimin e duhur, për gjetjen e kuptimit të termit Ehli Bejti, pra të anëtarëve të bekuar. Por Muhammedi (p.q.m.t.), na e ka sqaruar bukur dhe qartë, se cili është identiteti dhe prejardhja e anëtarëve  Farefisit të tij të Pastër. Këtë fakt e sqarojnë më së miri, ajetët 31, 32 dhe 33 të Sures Ahzab, në të cilët thuhet: “Kush nga ju i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të të dërguarit të Tij dhe është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju bashkëshortet  e të dërguarit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij. Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!”

“Duke u nisur nga ajeti i lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se termi “Ehli Bejti”, e ka prejardhjen e drejtpërdrejtë në Kur’anin Famëlartë. Kjo është arsyeja kryesore se, përse termi “Ehli Bejti”, përmendet në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, si në Kur’anin Famëlartë, ashtu edhe në Hadithin Profetik. Ndonëse ajetët e lartpërmendur, e kanë shpjeguar në mënyrën më të bukur se, bëhet fjalë për “Ehli Bejtin”, pra për anëtarët e bekuar, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë bërë gjithçka që kanë mundur, duke shtuar paturpësisht se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Por ne në programet tona paraardhëse, kemi bërë të qartë, duke ilustruar në mënyrë të hollësishme se, aludimet e këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, janë tërësisht të pabazuara dhe të paqëna. Tani lërmëni t’iu vë në dijeni se, tërësia e dijetarëve shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se ajetët e lartpërmendur, përfshin vetëm Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Ndërsa arsyetimi i vetëm, i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, qëndron vetëm në nuancën gjuhësore dhe leksikografike të termit në fjalë”.

“Pikë së pesti, në këtë pikë jetike, të programit tonë, u bëj thirrje të sinqertë nga zemra, analistëve, akademikëve, gjuhëtarëve, hatibëve, hulumtuesve, imamëve, muftive, thirrësve, moderatorëve, studiuesve dhe vërtetuesve, që të hetojnë dhe të shqyrtojnë me imtësi, kuptimin dhe përmbajtjen gjuhësore, të termit të “Ehli Bejtit”, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, në argumentët lidhës paraardhës, në fillimet dhe në argumentët lidhës pasardhës, në mbarimet e ajetēve kuranorë. Megjithatë unë jam mëse i bindur se, ata do të arrijnë në përfundimin se, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk janë të përfshira brenda këtij termi”.

“Një hap tjetër i rëndësishëm, që duam të rikujtojmë është, rrëzimi nga ana jonë, i aludimeve të tyre të kotë, duke u mbështetur në argumentët e sjellur, nga përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë. Tani na mbetet vetëm pika e ndriçimit, të mendjeve të ndjekësve tanë të nderuar, mbi argumentin lidhës pasardhës, në mbarimet e ajetëve kuranorë. Më tej, vijuam të theksojmë pjesërisht faktin se, argumenti lidhës pasardhës, në mbarimet e ajetëve kuranorë, i rrëzonte aludimet e tyre. Ja pra, në programin e mbrëmjes së sotme, pikërisht do të sqarojmë këtë argument”.

Prezantuesi: “Tani përpara se, të nisim çështjen e diskutimit, të argumentit lidhës pasardhës, vallë a do të kishit mirësinë, të na sqaroni rregullin e mbështetur në fushën e komentimit?!”

I ftuari: “Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, argumenti lidhës paraardhës, gjen një përdorim të gjërë në shkencat islame. Argumenti lidhës paraardhës, nuk përdoret vetëm në shpjegimin e kuptimit, të termit të “Ehli Bejtit”, por përdoret dhe në sqarimin e kuptimit, të shumë ajetëve kuranorë. Si për shembull, në ajetin 59, të Sures Nisa thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cilët përfshihen brenda termit “Autoriteti Madhor Shtetëror?!” Në këtë pikë përpara nesh shtrohen tri zgjidhje. Zgjidhja e parë është analizimi, hetimi dhe vërtetimi i përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë. Ndërsa zgjidhja e dytë, është veprimi nga ana jonë, në mënyrë tërëisht arbitrare, duke përcaktuar sipas dëshirave, epsheve dhe orekseve tona se, cilët përfshihen brenda termit “Autoriteti Madhor Shtetëror” dhe cilët nuk përfshihen. Ose duhet të kalojmë në zgjidhjen e tretë, atë të hetimit dhe shqyrtimit të kuptimit të termit “Autoriteti Madhor Shtetëror”, duke u mbështetur në, argumentët e padiskutueshëm fetarë, në Kur’anin Famëlartë dhe në Hadithin Profetik”.

“Gjithashtu të njëjtin kuptim, bart dhe ajeti 55 i Sures Maide, në të cilin thuhet: “Kujdestari juaj është vetëm Allahu dhe dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe jalin zekatin, duke u përulur”. Tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë cili është kuptimi i termit “kujdestar” në këtë ajet?!” “Vallët cilët janë ata të cilët japin zekat?!” “Vallë si do ta zbulojmë identitetin e tyre?!” “Ose mos vallë duhet të mbështetemi, në argumentin lidhës pasardhës, ashtu siç këmbëngulin këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste?!”

“Gjithashtu të njëjtin kuptim, ka dhe ajeti 61 i Sures Ali Imran, në të cilin thuhet: “Ai i cili të kundërshton në çështjen e tij, pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut, kundër gënjeshtarëve”. Tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë cili është identiteti  i bijve, bijave, bashkëshorteve dhe njerëzve, në ajetin e lartpërmendur?! Për t’i dhënë një përgjigje të duhur, kësaj pyetjeje, vallë a duhet t’i drejtohemi përmbedhjeve, të fjalorëve enciklopedikë, ose argumentit lidhës paraardhës?!” Ndonëse, shpjegimet, sqarimet dhe të dhënat, që gjenden në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, mund të na ndihmojnë në disa këndvështrime. “Por vallë cila është, mënyra më e saktë që, duhet zbatuar në këtë rast?! Para së gjithash, ne besojmë fuqishëm në faktin se, duhen ndjekur hapat e mëposhtëtm, me synimin e gjetjes së zgjidhjes përkatëse, e cila duhet zbatuar në gjetjen e mënyrës së shpjegimit, të termave si “Ehli Bejti” dhe “Autoriteti Madhor”.

“Pa humbur kohë, e nisim me hapin e parë, i cili zbatohet në këto raste, që rrjedh drejtpërdrejtë nga Kur’ani Famëlartë. Në ajetin 59 të Sures Nisa thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”. Pra ashtu siç kuptohet qartë, detyra jonë si besimtarë muslimanë, është kërkimi i zgjidhjes, nga dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Hadithi Profetik, i Muhammedit (p.q.m.t.), si një shenjë e domodosdoshme besimi, ndaj fesë sonë të lartë islame”.

“Si rrjedhojë pohojmë se, në çështjet në të cilat dijetarët e mëdhenj, kanë mendime të ndryshme, besimtari musliman duhet patjetër, të kërkojë zgjidhjen tek dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Hadithi Profetik, i Muhammedit (p.q.m.t.). Por fatkeqësisht në ditët tona, hasim në shumë adresa dhe faqe interneti dhe në stacionë televizivë, ku këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët në mënyrë të patupshme, dalin, bëtasin dhe ulërasin si të çmendur: “Ne na mjafton vetëm Libri i Allahut dhe nuk kemi nevojë aspak, për Sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.)”. Themi se ky këndvështrim i sëmurë, i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, duhet të vlerësohet si një padituri e madhe, dyfytyrësi, kaos, përçarje, trazira dhe mohim i pastër. Kur’ani Famëlartë e kundërshton në mënyrë të prerë këtë këndvështrim”.

“Në kohërat e fundit, është bërë tanimë e zakonshme, që këta pseudodijetarë uehhabistë me qasje emeuiste, dalin hapur dhe na bëjnë thirrje duke thënë: “Ejani të bashkohëmi në Librin e Allahut”. Ndërsa ne u përgjigjemi, duke i bërë ftesë dhe duke i thënë: “Ejani të bashkohemi në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.), por jo në sunnetin e zbatuar, nga sektet e shmangura sunnite, si zejdijje dhe ibadijje por në sunnetin e vërtetë të tij, mbi të cilin bashkësia e dijetarëve sunnitë dhe shiitë janë të njëzëri. Shprehim me bindje të plotë se, vetëm sunneti i vërtetë, i të dërguarit të Allahut (xh.sh.), mund t’i qartësojë të tërë mosmarrëveshjet tona, sepse është rrugëzgjidhja jonë vetme. Ky është synimi kryesor i Muhammedit (p.q.m.t.) i cili ka thënë: “Bashkësia muslimane, nuk bashkohet kurrë mbi shangie”. Ndërsa ajetin 59 të Sures Nisa thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”.

“Kështu që detyra jonë kryesore, si besimtarë muslimanë, është kërkimi i zgjidhjes, nga dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe veçanërisht Hadithi Profetik, i Muhammedit (p.q.m.t.), si një shenjë e domodosdoshme besimi, ndaj fesë sonë të lartë islame. I dërguari i fundit i Allahut (s.u.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), ishte mësuesi, komentuesi, shpjeguesi dhe sqaruesi më i mirë i Librit të Allahut (a.u.xh.). Duke u nisur nga kjo, në ajetin 44 të Sures Nahl thuhet: “(Ne i patëm dërguar të dërguarit) Me argumentë dhe me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë, që iu shpall atyre, me shpresë se do ta meditojnë mbi (Kur’anin)”. Duke u mbështetur në argumentët e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se, askush nuk ka të drejtë, të japë mendimin, ose miratimin e tij, mbi një çështje mbi të cilën vetë Muhammedi (p.q.m.t.), tanimë e ka shprehur mendimin dhe e ka dhënë miratimin e tij”.

“Në këtë pikë të programit tonë, theksojmë faktin se lejimet, mendimet, miratimet dhe zgjidhjet e Muhammedit (p.q.m.t.), janë tërësisht në përputhje, me shpalljen hyjnore, të zbritur nga Allahu (xh.sh.). Në ajetët 3, 4, të sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Ndërsa në ajetin 7 të Sures Hashr thuhet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”. Pa humbur kohë, e hedhim hapin e dytë, i cili zbatohet në këto raste, që rrjedh drejtpërdrejtë nga Kur’ani Famëlartë. Tani pohojmë me pastërti se një besimtar musliman, i cili kërkon me sinqeritet, mësimin dhe perceptimin, e një çështjeje kuranore, si fillim duhet t’i drejtohet, autoritetit qendror njerëzor, pra Muhammedit (p.q.m.t.), mësuesit, komentuesit, shpjeguesit dhe sqaruesit më të mirë të Librit të Allahut (xh.xh.). Duke u nisur nga ky këndvështrim, nënvizojmë faktin se, me synimin e gjetjes së kuptimit të termit: “Ehli Bejti”, para se t’i drejtohemi, të hetojmë dhe të shqyrtojmë, përmbledhjet e vërteta, të fjalorëve encikopledikë dhe Kur’anit Famëlartë, duhet t’i drejtohemi autoritetit qendror njerëzor, pra Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Lërmëni t’iu bëj të ditur se, ky nuk është mendimi im vetjak, por është mendimi i shumicës së dijetarëve sunnitë dhe shiitë. Madje ky është edhe mendimi i të paditurit të madh, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijjes. Ky i fundit, në veprën e tij me titull: “Mexhmua’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), shënon: “Një nga rregullat e përgjithshme, i cili duhet mësuar, është nëse Muhammedi (p.q.m.t.), tanimë e ka shprehur mendimin dhe e ka dhënë miratimin e tij mbi një çështje, atëherë nuk është më i nevojshëm, shfletimi i përmbledhjeve të fjalorëve encikopledikë. Nëse shpjegimet e dhëna nga Muhammedi (p.q.m.t.), mbi dhënien e kuptimit dhe sqarimit, të një ajeti kuranor janë të hapura dhe të qarta, atëherë nuk ka më nevojë, as për hetimin e përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë dhe as për mbështetjen në mendimin e të tjerëve”. (1)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, mendimi i përhapur se, fillimisht duhet t’i hedhim një sy përmbledhjeve, të fjalorëve encikopledikë dhe mendimeve të gjuhëtarëve dhe leksikografëve, në gjetjen e kuptimit të një termi është tërësisht i gabuar, i pabazuar dhe i paqënë. Duke u nisur nga këta faktë kokëfortë, arrijmë në përfundimin se, ata pseudodijetarë të cilët aludojnë se, për gjetjen e kuptimit të termit të “Ehli Bejtit”, pikë së pari duhet të hetojmë dhe të shqyrtojmë, përmbledhjet e fjalorëve encikopledikë, janë tërësisht të paaftë dhe të paditur, të cilët nuk zotërojnë as dijet më kryesore, të gjuhësisë dhe leksikografisë dhe as dijeve dhe shkencave thelbësore kuranore”.

“Një tjetër dijetar, i cili e ka cekur këtë të vërtetë, është dhe dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani. Ky i fundit, në përmbledhjen e tij me titull: “Resailu’d-Daueti’s-Selefijje” (Mesazhet e Thirrjes së të Parëve), në veprën e tij me titull: “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Vendi i Sunnetit në Islam), në kreun me titull: “Shmangia e Atyre të Cilëve, Mjaftohen Vetëm Me Kur’anin Famëlatë, Duke Lënë Mënjanë Sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.)” shprehet: “Muhammedi (p.q.m.t.) ka cituar: “Kini kujdes! Të mos shoh dhe të mos dëgjoj asnjërin nga ju, i cili duke qëndruar i mbështetur në ulësen e tij, të mos shtiret mbi një çështje, për të cilën unë e kam urdhëruar ose ndaluar, duke u shprehur: “Unë kam dijeni mbi këtë çështje dhe si rrjedhdojë duhet të zbatojmë vetëm Librin e Allahut, sepse unë nuk kam njohuri mbi, hadithët e Muhammedit (p.q.m.t.)”. (2)

“Më pas dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani shkruan: “Ky hadith i vërtetë, është një dëshmi e qartë e faktit se, krahas Kur’anit Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), është një argument i padisktueshëm, i fesë së lartë islame. Gjithashtu citojmë se ai besimtar musliman, i cili lidhet fort vetëm pas njërit (Librit të Allahut), duke lënë mënjanë tjetrin (Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), është njëlloj si ai i cili, nuk është lidhur pas asnjërit nga këta të dy të fundit. Arsyeja kryesore se përse e themi këtë, qëndron në faktin se që të dy, argumentët e padiskutueshëm fetarë, urdhërojnë për lidhjen ndaj njëri-tjetrit. Këtë e vërteton më së miri, ajeti 7 të Sures Hashr, në të cilin thuhet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”. (3)

“Ashtu siç shihet qartë, dijetari shqiptar, na tërheq hapur vëmendjen, duke na bërë të qartë se, askush nuk ka të drejtë, të shprehet në këtë mënyrë të pacipë: “Ne na mjafton vetëm Libri i Allahut, kështu që merremi vetëm me çështjet kuranore dhe se nuk kemi të bëjmë aspak, me Sunnetin Profetik të e Muhammedit (p.q.m.t.)”. Dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, vijon më tej duke shënuar: “Ky këndvështrim i çalë, i gabuar dhe i metë, është një tregues i dukshëm i dyfytyrësisë dhe i mosbesimit, madje një mohim i pjesshëm i shpalljes hyjnore. Shkurtimisht ne duhet t’i drejtohemi Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), që të kuptojmë dhe të punojmë, duke u mbështetur në Kur’anin Famëlartë”.

“Por dijetari shqiptar, vijon ende duke na bërë të ditur: “Lërmëni pra edhe njëherë t’iu sqaroj se, lënia mënjanë e zbatimit të Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.) është një arsyetim çalë, i gabuar, i metë, fatkeq, i cili rrjedh nga burimi i padijes së thellë. Një dijetar i mirëfilltë, nuk do ta bënte kurrë këtë. Në këtë pikë të progamit tonë, themi me gojën plot se, askush nuk ka të drejtë, të na japë mend duke na thënë: “Për gjetjen e kuptimit të termit të “Ehli Bejtit”, duhet të hetojmë dhe të shqyrtojmë, në mënyrë të hollëishme, përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë. Gjithashtu kumtojmë se, aq më keq askush nuk ka të drejtë, të na mbushë mendjen se, termi i “Ehli Bejtit”, përfshin edhe bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Gjithashtu dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, në përmbledhjen e tij me titull: “Resailu’d-Daueti’s-Selefijje” (Mesazhet e Thirrjes së të Parëve), në veprën e tij me titull: “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Vendi i Sunnetit në Islam), në kreun me titull: “Shmangia dhe Pamjaftueshmëria e Atyre të Cilëve, Mjaftohen Vetëm Me Kur’anin Famëlatë, Duke Lënë Mënjanë Sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.)” shprehet: “Lërmëni t’iu bëj edhe njëherë të ditur se, duke u mbështetur në shpjegimet dhe sqarimet kuptimplota të sipërcituara, arrijmë shumë shpejt në përfundimin se, pa zbatuar Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.) pra lejimet, miratimet, mosmiratimet, pëlqimet, mospëlqimet, thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ka rëndësi nëse jemi analistë, dijetarë, ekspertë, gjuhëtarë, leksikografë, profesorë ose përkthyes, të shkëlqyer të gjuhës arabe, nuk janë të dhëna të mjaftueshme për kuptimin e drejtë të Kur’anit Famëlartë”. (4)

“Më pas dijetari shqiptar shton: “Nëse në zgjidhjen e një çështjeje, gjejmë një hadith të Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë nuk ka më nevojë për mendimin tone”. (5)

“Si rrjedhojë kumtojmë se, askush nuk ka të drejtë, në dhënien e mendimit të tij, mbi një çështje ku anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, kanë shprehur mendimin e tyre. Kjo është mënyra më e saktë shkencore, që duhet të ndiqet, sepse vetë Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), është sqaruesi dhe komentuesi më i mirë i Librit të Allahut. Prandaj vëllezër dhe motra të nderuara besimtare, duhet të tregoheni të kujdesshëm, kur të bisedoni dhe kur të diskutoni, sepse shumica dërrmuese e dijetarëve sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se, hapi i parë që duhet hedhur në komentimin e një ajeti kuranor, është pikërisht zbatimi i Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra i thënieve dhe i veprave të tij”.

“Në veprën e tij me titull: “Sherhu’s-Sunneti” (Shpjegimi i Sunnetit), Imam Berbehari shënon: “Në rast se dëgjoni një njeri, i cili bërtet se atij nuk i intereson Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe se detyra e tij e vetme është vetëm zbatimi i ajetëve kuranorë, ose kur i citoni një hadith, nis e ulërin me të madhe dhe shton se, atij i mjaftojnë vetëm ajetët kuranorë dhe se nuk do t’ia dijë për hadithët profetikë, ta keni të qartë se ky njeri, zotëron mendime të errëta dhe mosbesuese. Prandaj largohuni menjëherë nga shoqëria e tij e sëmurë”. (6)

“Me sa duket fjalët e Imam Berbeharit, e ruajnë ende ndikimin e tyre, sepse duket se e përshkruajnë ashtu siç është gjendjen e sotme. Kohërave të fundit po hasim shpesh në pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët po mbushin stacionët televizivë, adresat dhe faqet e internetit, duke kundërshtuar, duke refuzuar dhe duke sharë, pa ngurruar aspak, hadithët e vërtetë të shënuar, në përmbledhjet e hadithëve të vërtetë, të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, duke thënë: “Ne na mjafton vetëm Kur’ani Famëlartë dhe kemi të bëjmë vetëm me të. Ne nuk duam t’ia dimë për hadithët e Muhammedit (p.q.m.t.)”. Ndërsa Imam Berbehari, na ka këshilluar që të largohemi menjëherë, nga shoqëria e e këtyre njerëzve të sëmurë”.

“Kjo është arsyeja kryesore se, përse në ajetin 59 të Sures Nisa thuhet: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”. Tani në këtë pikë të programit tonë, lërmëni t’iu sqaroj se besimtari musliman, i cili nuk ia lë zgjidhjen e çështjes së tij, në duart e Muhammedit (p.q.m.t.), nënkupton se ose nuk ka besuar ashtu siç duhet, ose ka problemi serioze mosbesimi”.

“Hapi i dytë, që duhet të ndjekim, në rast se gjendet ndonjë mosmarrëveshje, mbi përcaktimin e njerëzve të cilëve u drejtohet ajeti kuranor, nëse mungon prania e Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra e thënieve dhe veprave të Muhammedit (p.q.m.t.) mbi zgjidhjen e një çështjeje, atëherë mbështetemi vetëm në kuptimin e ajetit kuranor. Në të njëjtën mënyrë veprojmë dhe në përcaktimin e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, Autoritetit Madhor Shtetëror, kujdestarëve, bashkëshorteve dhe bijve të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Nëse argumenti lidhës paraardhës, nuk na jep të dhëna të mjaftueshme në zgjidhjen e çështjes, atëherë i drejtohemi hetimit të ajetëve të tjerë kuranorë dhe shqyrtimit të hadithëve të Muhammedit (p.q.m.t.). E thënë ndryshe, ne bëjmë vetëm komentimin, e disa ajetëve kuranorë, me disa të tjerë. Pra në rast se argumenti lidhës paraardhës, nuk na jep të dhëna të mjaftueshme, atëherë hetojmë dhe shqyrtojmë ajetët e tjerë kuranorë. Nëse dhe këta të fundit, nuk na japin të dhëna të mjaftueshme, atëherë hetojmë, shqyrtojmë dhe vështrojmë, kuptimet dhe përmbajtjet gjuhësore dhe leksikografike, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë. Ja pra këta janë katër hapat që duhen ndjekur, sipas radhës në komentimin e një ajeti kuranor”.

“Dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, në përmbledhjen e tij me titull: “Resailu’d-Daueti’s-Selefijje” (Mesazhet e Thirrjes së të Parëve), në veprën e tij me titull: “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Vendi i Sunnetit në Islam), në kreun me titull: “Shmangia dhe Pamjaftueshmëria e Atyre të Cilëve, Mjaftohen Vetëm Me Kur’anin Famëlatë, Duke Lënë Mënjanë Sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.)” citon: “Lërmëni t’i vë në dijeni të faktit se, ky është mendimi i shumicës së dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së komentimit, të Kur’anit Famëlartë. Këta të fundit, këmbëngulin se komentimi i një ajeti kuranor, bëhet me një tjetër ajet kuranor, në rast se mungon prania e Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra të thënieve dhe veprave të tij”. (7)

“Por në rast se, gjendet një ose disa hadithë, të Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë shumica e dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së komentimit, të Kur’anit Famëlartë këmbëngulin se, mënyra më e mirë dhe më e përshtatshme e komentimit të një ajeti kuranor, atëherë zbatohen hadithët e Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithashtu të njëjtët dijetarë, janë të mendimit se në rast se, mungon prania e Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra të thënieve dhe veprave të tij, atëherë komentimi i një ajeti kuranor, bëhet duke zbatuar rregullin e përgjithshëm, të argumentit lidhës paraardhës, së bashku me kuptimet dhe përmbajtjet gjuhësore dhe leksikografike, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë”.

“Në këtë pikë të nxehtë, të programit tonë, lërmëni të shpalos dhe unë mendimin tim vetjak, mbi këtë çështje. Në ajetin 40 të Sures Teube thuhet: “(Nuk ka rëndësi) Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin p.q.m.t.), sepse atë e ka ndihmuar Allahu. Kur të pafetë i dëbuan ata të dy (nga Mekkeja e Nderuar, Ebu Bekrin dhe Muhammedin). Ky i fundit kur ishte në shpellë, e qetësosi shokun e tij duke i thënë: “Mos u shqetëso, sepse me të vërtetë Allahu është me ne! Më pas Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi ta dhe i fuqizoi ata me një fuqi që ju nuk e patë. Ai e bëri fjalën e atyre, që nuk besuan më të ultën, kurse fjala e Allahut është më e larta. Me të vërtetë Allahu është i Fuqishmi, i Urti”.

“Të tërë ne e dimë shumë mirë se, ajeti i lartpërmendur është një nga shtyllat kryesore, të doktrinës muslimane sunnite. Kjo është arsyeja kryesore se, përse dijetarët më të mëdhenj sunnitë, e shpjegojnë zgjedhjen e Ebu Bekrit, si prijësin e parë të bashkësisë muslimane”.

“Por tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë përse duhet të besojmë se ajeti i sipërcituar, ka të bëjë pikërisht më zgjedhjen e Ebu Bekrit, si prijësin e parë të bashkësisë muslimane?!” Nëse këta dijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, ndanjnë mendimin se fillimisht duhet të mbështetimi, në rregullin e përgjithshëm, të zbatimit të argumentit lidhës paraadhës dhe se duhet të mbështetemi dhe në hadithët e tjerë dhe në përkufizimet dhe sqarimet e dhëna, në përmbledhjet e fjalorëve encikopledikë, vallë përse këta të fundit, mbështeten pikërisht vetëm në këtë ajet të vetëm, në komentimin e një tjetër ajeti kuranor?!”

“Por ajo që dua të them është se, kjo është pikërisht mënyra e zbatuar, nga dijetarët më të njohur sunnitë dhe shiitë, të cilët i kemi përmendur më sipër. Pra para së gjithash, në zgjidhjen e një çështjeje, ne duhet të mbështetemi pikërisht në Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra në thëniet dhe veprat e tij. Pra në rast se argumenti lidhës paraardhës, nuk na jep të dhëna të mjaftueshme, atëherë hetojmë dhe shqyrtojmë ajetët e tjerë kuranorë. Nëse dhe këta të fundit, nuk na japin të dhëna të mjaftueshme, atëherë hetojmë, shqyrtojmë dhe vështrojmë, kuptimet dhe përmbajtjet gjuhësore dhe leksikografike, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë. Ja pra këta janë katër hapat që duhen ndjekur, sipas radhës në komentimin e një ajeti kuranor”.

Prezantuesi: “Falë përkushtimit tuaj, çështja doli në dritë. Por tani kam një pyetje: “Vallë a mund t’i zbatojmë hapat e mësipërme dhe mbi Ajetin e Pastrimit, ajetin 33 të Sures Ahzab, në të cilën thuhet: Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”?!

I ftuari: “Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (s.u.t.), brenda kohēs që zotërojmē, do të orvatemi që t’i japim përgjigjen përkatëse kësaj pyetjeje. Por para së gjithash, besoj fuqishëm në faktin se, tanimë të tërë ne e kemi të qartë se autoriteti kryesor, për zgjidhjen e një çështjeje, së cilit duhet t’i drejtohemi, është pikërisht Muhammedi (p.q.m.t.). Tani pa humbur kohë, kalojmë në dhënien përgjigje, të ajetit 33 të Sures Ahzab, në të cilin thuhet: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!”

“Tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë cili është identiteti i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit?!” “Vallë a na e ka bërë të ditur Muhammedi (p.q.m.t.), se cilët janë këta anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit?!” Në ditët tona, një pseudodijetar mund të dalë në publik, duke thënë se nuk ka asnjë argument ose hadith të vërtetë, mbi të cilin dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët) të jenë të njëzëri”.

“Ndërsa ne tani, me synimin e dhënies përgjigje këtij aludimi, do të të paraqisim të tërë dhe burimet, përmbledhjet dhe veprat mbi të cilat, të tërë dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët) janë të njëzëri. Unë do të mjaftohem vetëm me paraqitjen e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë, të cilët zotërojnë një zinxhir të vërtetë transmetimi. Unë do të përmend vetëm emrat e dijetarëve më njohur sunnitë, të cilët kanë pohuar se anëtarët e bekuar, të Ehli Bejtit janë Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Burimi i parë është vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Ky hadith është si vijon: “Aishe Bint Ebi Bekri transmeton: “Njëherë Muhammedi (p.q.m.t.) në mëngjes herët, kishte hedhur sipër krahëve, një veshje të leshtë të zezë dhe po bëhej gati, të dilte nga shtëpia. Në kohën kur po hapte derën, ia behu Hasan Ibn Aliu. Muhammedi (p.q.m.t.) menjëherë e përfshiu brenda veshjes së leshtë të zezë. Më pas erdhi dhe Husejn Ibn Aliu. Muhammedi (p.q.m.t.) menjëherë e përfshiu brenda veshjes së leshtë të zezë. Më pas arriti dhe Fatime Bint Muhammedi. Muhammedi (p.q.m.t.) edhe me të veproi të njëjtën gjë. Ndërsa në fund mbërriti dhe Ali Ibn Ebi Talibi. Muhammedi (p.q.m.t.) edhe me të veproi të njëjtën gjë. Më pas lexoi ajetin kuranor: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!” (8)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, Muhammedi (p.q.m.t) nuk u shpreh: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”. Jam i mendimit se gjuhëtarët dhe leksikografët, do ta kuptojnë me lehtësi, pikësynimin e thënies sime. Pohojmë se nëse Muhammedi (p.q.m.t.), do të kishte patur për qëllim përfshirjen, e bashkëshorteve të tij të nderuara brenda këtij termi, atëherë citojmë se ky i fundit, do të ishte shprehur në këtë mënyrë, përveç katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, të përfshirë veshjen e tij të leshtë të zezë: “Këta janë Ehli Bejti im”.

“Burimi i dytë është vepra me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbedhjet e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetëve të Tirmidhiut), e dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Hadithi është si vijon: “Ata Ibn Ebi Rebahu transmeton nga, bashkëkohësi dhe djali i birësuar i Muhammedit (s.a.u.s.) Umer Ibn Ebi Seleme (r.a.) thotë se: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t..) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. (9)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, kjo ishte sjellja shembullore, e Muhammedit (p.q.m.t.). Ne si besimtarë muslimanë, duhet ta kemi të qartë se ky i fundit, thirri të afërmit e tij të zemrës dhe i më pas i mbuloi ata me një mbulesë. Ky veprim madhështor i tij, na tregon dukshëm se Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), janë pikërisht katër anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit dhe askush tjetër nuk është i përfshirë. Për më tepër thënia: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”, tregon kufizimin në numrin katër të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Veçanërisht katër anëtarët e lartpërmendur janë një dukuri e qartë se, ata dhe vetëm ata dhe askush tjetër, nuk përfshihet brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Një fakt tjetër i çuditshëm, mbi zbritjen e Ajetit të Pastrimit, është se ky i fundit nuk ka zbritur në shtëpinë e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), por ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë, pra njërës nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.). Citojmë nëse ajeti i sipërcituar, do të kishte zbritur në shtëpinë e  Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, mund të mbështeteshin në faktin se ndoshta në atë çast, Ummu Selemeja bashkëshortja e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ndodhej aty dhe se nuk do të kishte mundësi që të mbulohej, me mbulesën e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Madje një argument tjetër bindës se, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”, është përgjigjia kundërshtuese dhe mohuese e Muhammedit (p.q.m.t.), ndaj Ummu Selemesë, e cila ishte njëra nga bashkëshortet e tij të nderuara. Përgjigjia e tij ishte: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë!” Kjo përgjigje domethënëse dhe kuptimplotë, ka përcaktuar kufirin e vizave të kuqe, në përfshirjen e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Ja pra ku vjen dhe fakti tjetër kokëfortë se, shtëpia në të cilin zbriti Ajeti i Pastrimit, pra shtëpia e ndriçuar e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), është pikërisht shtëpia e profetësisë dhe e shpalljes. Kjo shtëpi u përket vetëm katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, të cilët janë: “Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Pas tërësisë së sqarimeve të mia, vallë a mund ta bëni dallimin mes anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit dhe bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

“Në këtë kthesë domethënëse të programit tonë, lërmëni t’iu përsëris faktin se Allahu (a.u.xh.), kur i drejtohet bashkëshorteve të nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) përdor ajetin 32, të Sures Ahzab, në të cilin thuhet: “O ju bashkëshortet e të dërguarit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij”. Ndërsa kur i drejtohet katër anëtarëve të mësipërm, përdor termin “Ehli Bejti”. Muhammedi (p.q.m.t.) në njërën anë, na e ka qartësuar mirë e bukur se, cili është identiteti i katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, ndërsa në anën tjetër, ka zhdukur çdo lloj aludimi dhe dyshimi, mbi identitetin e tyre. Ndërsa pasi ka transmetuar këtë hadith, dijetari shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, ka shënuar se ky është një hadith i vërtetë”. (10)

“Gjithashtu burimi i dytë është vepra me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbedhjet e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetëve të Tirmidhiut), e dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Hadithi është si vijon: “Xhabir Ibn Abdullahu transmeton: “E kam parë Muhammedin (p.q.m.t.), duke dhënë hutbe të hipur mbi një deve të quajtur Kasue, në Ditën Arafatit, duke thënë: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. (11)

“Një fakt tjetër i çuditshëm, mbi zbritjen e Ajetit të Pastrimit, është se Imam Tirmidhiu, e ka shënuar këtë të fundit, menjëherë pas shënimit të versionit, të vërtetë të Hadithit Thekalejn. Imam Tirmidhiu pas shënimit të hadithit me numër 3871 shton: “Ebu Isa Tirmidhiu citon se, ky është një hadith i vërtetë dhe se ky i fundit është hadithi më i bukur, i transmetuar mbi këtë çështje”. (12)

“Burimi i tretë është vepra me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbedhjet e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetëve të Tirmidhiut), e dijetarit shqiptar Shuajb Arnautit. Ky i fundit, pas shënimit të hadithit me numër 412 përkufizon: “Ky është një hadith i vërtetë”. (13)

“Duke u nisur nga vlerësimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, të dy dijetarët e njohur shqiptarë, si Shejh Muhammed Nasiruddin Albani ashtu dhe Shuajb Arnauti, kanë pohuar se ky hadith është i vërtetë. Pra ata janë të njëzëri, mbi vërtetësinë e zbritjes së Ajetit të Pastrimit dhe të Hadithit Thekalejn”.

“Burimi i katërt është vepra me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), e dijetarit Ahmed Ibn Hanbelit. Ky hadith është si vijon: Transmetuesi citon: “Vallë a të të kumtoj diçka, të cilën e kam parë, nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!” “Unë u përgjigja: “Po! Sigurisht”. Ai vijoi: “Unë shkova tek Fatimeja (p.m.t.) dhe e pyeta për Aliun (p.m.t.). Ajo m’u përgjigj se ky i fundit, kishte shkuar, drejt tek Muhammedi (p.q.m.t.). Ndërsa unë u ula dhe po e prisja. Pas pak kohe erdhi Muhammedi (p.q.m.t.), Aliu (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), i përfshiu duart e të të katërve brenda dorës së tij. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), hyri brenda në shtëpinë e Aliut (p.m.t.) dhe e uli këtë të fundit, së bahku me Fatimen përpara tij. Ndërsa Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.) i mori në krahë. Më pas i mbuloi këta të katër, me veshjen e tij dhe lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”! (14)

“Por ky hadithi njohur, nuk kalon vetëm në katër burimet e lartpërmendura, por kalon në shumë burime dhe vepra ta ndryshme. Si për ta ilustruar sa më mirë këtë fakt, po përmendim dhe një hadith tjetër. Ky hadith është si vijon: “Sheddad Ibn Ammari, transmeton se, po qëndronte i ulur pranë Uasile Ibn Ethkasë. Në këtë çast disa njerëz, po shanin dhe po ofendonin Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Pasi këta njerëz që shanin dhe ofendonin u larguan, Uasile Ibn Ethkaja m’u drejtua dhe më tha: “Qëndro i ulur, sepse unë do të të rrëfej të vërtetën, mbi njeriun që ata sapo shanë. Unë isha i pranishëm, së bashku Muhammedin (p.q.m.t.). Në atë çast erdhi Aiu (p.m.t.), Fatimeja (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) i mbuloi këta të katër, me veshjen e tij dhe lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht!” (15)

“Në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, dua t’i bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, të bëjnë krahasimin e duhur, mes sjelljes së butë, të lartë dhe të respektuar të Muhammedit (p.q.m.t.) ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe sjelljen barbare, të egër, mizore, nënçmuese dhe përçmuese, të këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të frymëzuar pikërisht nga bijtë e Umejjes, ndaj prijësit të katërt të bashkësisë muslimane, Ali Ibn Abi Talibit (p.m.t.)”.

“Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, pas shënimit të këtij hadithi shton: “Këtë hadith e ka transmetuar Ibn Ebi Shejbe, në veprën e tij me titull: “Musannef” (Klasifikimi); Ebu Ja’la Meusiliu; Imam Taberaniu, në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe); Imam Tahaiu, në veprën e tij me titull: “Mushkilu’l-Asari” (Çështjet e Lëna Pezull);  Ibn Hibbani, në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebitri” (Përmbledhja e Madhe) dhe Hakim Nishaburiu, në vëprën e tij me titull: “Muxhemu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtmeve)”. Të tërë këta dijetarë dhe ekspertë sunnitë, të fushës së hadithit janë të njëzëri mbi faktin se ky hadith është një hadith i vërtetë”. (16)

“Ndërsa në një pjesë tjetër, në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), e dijetarit Ahmed Ibn Hanbelit, ky i fundit sqaron se ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht!”, përfshin vetëm katër anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, pra Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Ky hadith është si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Allahu im! Ky është Ehli Bejti im dhe është pasuria ime e veçantë”. (17)

“Tani u bëj thirrje nga zemra, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, që nëse janë të sinqertë në aludimin e tyre, le të na sjellin një hadith të vetëm të vërtetë, mbi të cilin dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se termi “Ehli Bejti”, ka të bëjë me përfshirjen e bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Por lutemi që të mos na vijnë me aludimin se për këtë, gjenden hadithë të vërtetë, në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, sepse këta të fundit nuk janë argumente bindëse për ne. Lutemi të mos na vijnë me aludimin se Aishe Bint Ebi Bekri, ka transmetuar këta ose këta hadithë. Të tërë ne e dimë shumë mirë se, shpesh herë Muhammedi (p.q.m.t.) ka cituar hadithit tanimë të njohur, në lidhje me ajetin 33 të Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t..) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. (18)

“Pas shënimit të këtij hadithi, dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, ka kryer disa vlerësime, mbi zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi. Më tej pas kryerjes së këtyre vlerësimeve përkatëse, ai shprehet se disa dijetarë dhe ekpertë sunnitë të fushës së hadithit (muhaddithë), janë të mendimit se, ky është një hadith i dobët. Ndërsa disa të tjerë, duke radhitur dhe veten në mesin e tyre, pra dhe Shuajb Arnauti, kanë theksuar se, ky është një hadith i vëretë”. (19)

“Tani lërmëni t’iu rikujtoj faktin se, gjenden dhe shumë burime dhe vepra të tjera të njohura, të cilat e kanë shënuar dhe përcjellur këtë hadith të njohur”. (20)

“Burimi i pestë është vepra me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), Ibn Kethiri pasi ka shënuar thënien e Imam Hasanit (p.m.t.): “Ja pra ne jemi Ehli Bejti”, është orvatur t’ia veshë këtë thënie bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Por të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, askush nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.qm.t.), as nuk e shprehur dhe as nuk e ka synuar këtë. Ne u bëjmë ftesë me kënaqësi, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, që të na sjellin qoftë një hadith të vetëm, se Aishe Bint Ebi Bekri, ka këmbëngulur se, është anëtare e bekuar e Ehli Bejtit. Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (xh.sh.), në programet tona pasardhëse, do të sqarojmë në mënyrë të hollësishme, hadithin i cili ka të bëjë më Nënën e Besimtarëve, pra Aishe Bint Ebi Bekrin”.

“Tani kalojmë në thënien e Imam Hasanit (p.m.t.), e cila është si vijon: Transmetues Husejni shënon: “Pasi Imam Aliu (p.m.t.) ra dëshmor, në vend të tij, u zgjodh Imam Hasani (p.m.t.), si prijësi i bashkësisë muslimane. Njëherë ndërsa Imam Hasani (p.m.t.) po falej, papritur ia behu një njeri, i cili e sulmoi Imam Hasanin (p.m.t.) me hanxhar dhe e plagosi. Kur iu afrova këtij të fundit, vura re se ai ishte duke bërë sexhde, në çastin e plagosjes. Më pas Imam Hasani (p.m.t.), u sëmur për disa muaj rresht dhe kur u shërua hipi në minber dhe tha: “O ju irakianë, kijeni frikë Allahun për ne, sepse ne jemi prijësit dhe të ftuarit tuaj! Ja pra ne jemi Ehli Bejti. Allahu për ne ka zbritur ajeti 33 të Sures Ahzab: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Më tej transmetuesi pohon se Imam Hasani (p.m.t.), e përsërit aq shumë këtë ajet, sa të të tërë të pranishmit në xhami, u përlotën dhe nisën të qanin me dënesë”. (21)

“Gjithashtu burimi i gjashtë është vepra me titull: “Daru’s-Sahabe” (Vendi i Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)), dijetar Sheukani pas shënimit të këtij hadithi, pohon se ky hadith kalon dhe në veprën me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), e Taberaniut dhe se të tërë dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi vërtetësinë e tij”. (22)

“Jam mëse i bindur se, tanimë të tërë ndjekësit tanë të nderuar, e kanë shumë të qartë, arsyen kryesore të paraqitjes dhe bërjes së ditur të këtij hadithi nga ana jonë. Arsyeja kryesore pra është se, të tërë dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi vërtetësinë e tij (cilësohet si “muttefekun alejhi”)”.

“Burimi i shtatë është vepra me titull: “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), e Axhurit”. (23)

“Në këtë pikë kritike, meqë po i afrohemi fundit, dua ta përfundoj programin tonë, të kësaj mbrëmjeje të keëndshme, duke përmendur shpjegimet dhe sqarimet e dijetari irakian Alusiut. Ky i fundit kumton: “Besoj se të tërë ne, si besimtarë muslimanë e kemi tanimë të qartë se, përfshirja e Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), nën veshjen e leshtë të zezë të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe kryerja e lutjes për mirë të këtij të fundit, për Ummu Selemenë, njërën nga bashkëshortet e tij të nderuara, është një tregues i qartë se, cili është identiteti i saktë dhe i vërtetë, i anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit”. (24)

“Duke u mbështetur në vlerësimet e dijetarit irakian Alusiut, pohojmë se  ky hadith i njohur, e ka tejkaluar numrin e duhur, për t’u cilësuar si një hadith i transmetuar, me një zinxhir të pashkëputur transmetimi. Gjithashtu sipas dijetarit irakian Alusiut, hadithi në fjalë është transmetuar, nga një numër shumë i madh, dëshmitarësh dhe transmetuesish dhe zotëron zinxhirë të vërtetë transmetimi. Dijetar Alusiu na tërheq vëmendjen në katër pika: “Përcaktimi në mënyrë të qartë, i identitetit të katër anëtarëve të Ehli Bejtit, (Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)); kryerja e lutjes për mirë për Ummu Selemenë, njërën nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.); mospërfshirja e bashkëshorteve të nderuar atë Muhammedit (p.q.m.t.) brenda termit të “Ehli Bejtit”; zbritja e Ajetit të Pastrimit në shtëpinë e Ummu Selemesë, por mospërfshirja e kësaj të fundit, brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Një fakt tjetër i çuditshëm, mbi zbritjen e Ajetit të Pastrimit, është se ky i fundit nuk ka zbritur në shtëpinë e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), por ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë, pra njërës nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.). Citojmë nëse ajeti i sipërcituar, do të kishte zbritur në shtëpinë e  Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, mund të mbështeteshin në faktin se ndoshta në atë çast, Ummu Selemeja bashkëshortja e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ndodhej aty dhe se nuk do të kishte mundësi që të mbulohej, me mbulesën e Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain tonë Abdullahun, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Abdullahu: “Es-selamu alejkum! Unë dua të debatoj, me Zotin Sejjid Kemal Hajdarin, në një mënyrë të kulturuar. Unë jam një musliman sunnit saudit. Pas tërësisë së sqarimeve të Zotit Sejjid Kemal Hajdarit, mësova dhe m’u mbush mendja top se, bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk përfshihen brenda termit të Ehli Bejtit. Por ajo që dua të theksoj, është se nuk është e nevojshme aspak, që këto të fundit të nënçmohen dhe të përçmohen në këtë mënyrë të ulët, sepse në fund të fundit, ato nuk janë nënat e të pafeve dhe të hipokritëve, por janë nënat e besimtarëve”.

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu vë në dijeni, se çështja që po trajtojmë, ka të bëjë me faktin nëse bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) përfshihen ose nuk përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ashtu siç kemi përmendur më parë, e përsëris dhe tani se, dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janët të njëzëri mbi këtë çështje. Të vetmit të cilët, e kundërshtojnë këtë çështje, janë pikërisht pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste! Si p.sh. në veprën e tij me titull: “Ihkam fi’l-Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi mbi Metodologjinë e Gjykimeve), e dijetarit Amidiut. Analisti dhe vërtetuesi i kësaj vepre Abdurrezak Afifi, pas shënimit të hadithëve të vërtetë, mbi katër anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, orvatet me mish e shpirt, që t’i cilësojë si hadithë të dobët. Madje ai shkon më tej duke cituar: “Unë them se nuk gjendet asnjë hadith i vërtetë, i cili nënkupton se katër anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, si Aliu (p.m.t.), Fatimeja (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.) përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Për më tepër shumica e këtyre hadithëve janë të të dobët, ose të shpikur, ose të lënë, ose të mohuar, ose më keq ende, të shpikur nga rafiditët dhe shiitët. Madje edhe nëse e marrim si të mirëqënë faktin, se këta hadithë janë të vërtetë, rasti më i mirë është, se këta të fundit janë tergues të anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”. Madje dhe ajeti 33 i Sures Ahzab, nuk nënkupton aspak, se ka zbritur pikërisht për këta të katër, pra për Aliun (p.m.t.), Fatimenë (p.m.t.), Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.). Besoj se tanimë të tërë ne, e kemi të qartë së ky ajet, nuk ka zbritur për këta të fundit, por ka zbritur pikërisht për bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.))”. (25)

“Tani lërmëni t’iu sqaroj se aludimi i mësipërm është tërësisht i pabazuar, i paqënë dhe i rremë, sepse dijetarët dhe ekspertët më të mëdhenj sunnitë dhe shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se hadithi i lartpërmendur, është i vërtetë. Lutemi që të mos bëheni qesharakë, kur aludoni se transmetuesit e këtij hadithi janë muslimanë shiitë, sepse nuk dini se çfarë po flisni. Nuk mund të kuptoj se si mund t’i cilësoni si shiitë, nënat e besimtarëve si Ummu Selemenë dhe Aishe Bint Ebi Bekrin?!” Në njërën anë vetë Muhammedi (p.q.m.t) ka thënë: “Këta janë pasuria ime e veçantë”, ndërsa në anën tjetër këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, nuk ngurrojnë aspak në shpifje dhe mashtrime, duke bërtitur larte poshtë, ditën dhe natën, duke thënë: “Ky është një hadith i dobët”.

Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain tonë Muhennedin, nga Suedia. Urdhëroni”.

Muhennedi: “Es-selamu alejkum! Unë kërkoj një sqarim të hollësishëm nga Zotin Sejjid Kemal Hajdari. Unë jam një musliman sunnit, por ajo që dua të them është se fatkeqësisht disa muslimanë, nuk mbështeten në Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra në thëniet dhe veprat e tij, por mbështeten në rregullat e drejshkrimit dhe gramatikës së gjuhës arabe. Pranë meje gjendet një miku im, i cili po merr abdest dhe po lan këmbët deri tek kyçi i tyre. Kur e pyeta: “Vallë përse po i lan këmbët deri tek kyçi i tyre?!” Ai m’u përgjigj: “Kështu e kam lexuar kuptimin dhe përkufizimin e këtij rregulli, tek përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë dhe se kështu e kërkojnë, rregullat e drejshkrimit dhe gramatikës së gjuhës arabe”.

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash dua të falenderoj Allahun (xh.xh.), i Cili ka bërë të mundur hedhjen e hapit të parë. Duke u mbështetur në hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.) i cili thotë: “Këta janë pasuria ime e veçantë”, rikujtoj se ai i cili dëshiron, ka të drejtë të hetojë mbi faktet kokëfortë, argumentin lidhës paraardhës, dëshmitarët dhe transmetuesit në zinxhirin e transmetimit dhe Por ky qëndrim është një miratim vetjak, kundër dy argumentët të padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik. Pak më lart sqaruam se, nëse do të mbështeteshim, në qëndrimin kryeneç dhe dashakeqës të Abdurrezak Afifit, i cili ka kryer analizën dhe vërtetimin e veprës me titull: “Ihkam fi’l-Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi mbi Metodologjinë e Gjykimeve), e dijetarit Amidiut, do të arrinim në përfundimin se Abdurrezak Afifi, orvatet që hadithin e lartpërmendur, ta cilësojë si tē dobët”.

“Një shembull tjetër, është dhe qëndrimi keqdashës dhe negativ, i Shejh Muslim Ibn Mahmud Ibn Uthmanit, i cili ka kryer analizën dhe vërtetimin e veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Shejh Muslim Ibn Mahmud Ibn Uthmanit, pas shënimit të hadithit të vërtetë menjëherë shkruan: “Ky është një hadith i dobët”. Kur bëhet fjalë, për cilësitë e larta dhe virytet e nderuara, të katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, si Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), nuk merren parasysh as burimet e referimit siç janë, dijetarët më të mëdhenj të botës sunnite dhe ekspertët të fushës së hadithit (muhaddithët), siç janë Imam Buhariu dhe Imam Muslimi! Si përfundim dua të ritheksoj faktin se aludimi i mësipërm është tërësisht i pabazuar, i paqënë dhe i rremë, sepse dijetarët dhe ekspertët më të mëdhenj sunnitë dhe shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se hadithi i sipërcituar, është i vërtetë!”

“E përfundoj programin e mbrëmjes së sotme, duke pohuar dhe njëherë se, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, nuk zotërojnë as ndërgjegjien dhe as përgjegjësinë, më thelbësore fetare. Nuk di më se ç’të them tjetër, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, ose janë të paditur, ose e bëjnë vullnetarisht punën e shejtanit të mallkuar. E përfundoj programin tonë, duke e lutur me gjithë zemër Allahun (s.u.t.), që t’u ndriçojë mendjet dhe zemrat tuaja në udhë të drejtë, vëllezër dhe motra të nderuara muslimane”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit e tij të mirë. Lusim Allahun që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara:

1.      Ibn Tejmijje, “Mexhmua’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 13, fq. 18, (viti i botimit 1393 hixhri / viti 1973 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja Islame”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

2.      Muhammed Ibn Isa Tirmidhiu, “Sunnenu’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Tirmidhiut), “Kreu i X, Libri i Dijes”, Hadithi Numër 2663, (viti i botimit 1395 hixhri / viti 1975 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Islame”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

3.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami ue’l-Bejani Ennehu La Jestagni Anha Bi’l-Kur’ani” (Vendi i Sunnetit në Islam dhe Sqarimi i Vendit të tij Përkatës në Kur’anin Famëlartë), fq. 11, 12, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

4.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami ue’l-Bejani Ennehu La Jestagni Anha Bi’l-Kur’ani” (Vendi i Sunnetit në Islam dhe Sqarimi i Vendit të tij Përkatës në Kur’anin Famëlartë), fq. 14, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

5.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami ue’l-Bejani Ennehu La Jestagni Anha Bi’l-Kur’ani” (Vendi i Sunnetit në Islam dhe Sqarimi i Vendit të tij Përkatës në Kur’anin Famëlartë), fq. 22, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

6.      Imam Ebu Muhammed Hasan Ibn Ali Ibn Halef Berbehari, “Sherhu’s-Sunneti” (Shpjegimi i Sunnetit), fq. 119, Analiza dhe Vërtetimi nga Abdurrahman Ibn Ahmed Xhumejdi, (viti i botimit 1399 hixhri / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Metodologjia Islame”, Botimi i Dytë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami ue’l-Bejani Ennehu La Jestagni Anha Bi’l-Kur’ani” (Vendi i Sunnetit në Islam dhe Sqarimi i Vendit të tij Përkatës në Kur’anin Famëlartë), fq. 15, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

8.      Muslim Ibn Haxhxhaxh Ibn Muslim Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 229, “Kreu i Virtytëve të Ehli Bejtit”, Hadithi Numër 2424, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi dhe Qytetërimi Islam”, Botimi i Dytë, Kum, Republika Islame Iraniane.

9.      Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbedhjet e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetëve të Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 306, Hadithi Numër 3205, ( viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

10.  Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbedhjet e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetëve të Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 306, Hadithi Numër 3205,  (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

11.  Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbedhjet e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetëve të Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 306, Hadithi Numër 3786, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

12.  Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbedhjet e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetëve të Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 306, Hadithi Numër 3871, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

13.  Muhammed Ibn Isa Tirmidhiu, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbedhjet e Hadithëve të Vërtetë të Sunnetëve të Tirmidhiut), vëll. 6, fq. 336, Hadithi Numër 4121, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1982 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

14.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 28, fq. 193, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

15.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 28, fq. 193, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

16.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 28, fq. 193, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

17.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 44, fq. 193, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

18.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 44, fq. 193, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

19.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 44, fq. 193, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

20.  Ibn Ebi Shejbe, “Musannef” (Klasifikimi), vëll. 17, fq. 118; Neseiu, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminini” (Përcaktimet e Pijësit të Besimtarëve), fq. 26; Hafidh Dulabiu “Dhurrijetu’t-Tahireti’n-Nebeuijjeti” (Udha e Pastrimit të Profetësisë), fq. 108; Ebi Ja’la Meusiliu, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 12, fq. 313; Hafidh Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 3, fq. 254. Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shënon se Ky Është Një Hadith i Vërtetë, Sepse Dëshmitarët dhe Transmetuesit e Tij Janë Njerëz Shumë Besnikë”.

21.  Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 6, fq. 190, Analiza dhe Vërtetimi nga Hikmet Ibn Beshir Ibn Jasini, (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”, Botimi i Dytë, Mbretëria e Arabisë Saudite.

22.  Sheukani, “Daru’s-Sahabe fi’l-Menazileti’l-Karabeti ue’s-Sahabeti” (Vendi i Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), në Këndvështrimin e Afrimitetit dhe Shoqërisë), (viti i botimit 1409 hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

23.  Axhuri, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), vëll. 5, fq. 2207, (viti i botimit 1411 hixhri / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

24.  Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 22,  (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Islame”, Botimi i Dytë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

25.  Amidi, “Ihkam fi’l-Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi mbi Metodologjinë e Gjykimeve), vëll. 1, fq. 323, Analiza, Përmbledhja dhe Vërtetimi nga Abdurrezak Afifi, (viti i botimit 1415 hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian) “Trashëgimia e Veprave Islame”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

(p.m.t.) paqja mbi të
(p.q.m.t.) paqja qoftë mbi të


Vijon...