Turqia dhe Irani: lidhje që po forcohen

  • None
nga Mehdi Darius Nazemroya | Publikuar në Jan. 29, 2014, 1 a.m.

Nsërkohë që Turqia po punon për harmonizimin e marrëdhënieve ndërmjet Iranit dhe Rusisë, një konflikt i brendshëm po zhvillohet mes Kryeministrit dhe Gylenistëve, i cili mund ta kërcënojë procesin. Sipas drejtuesve të AKP-së (Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim) kjo është pjesë e një konspiracioni të huaj.

 

Për sa i perket konfliktit në Siri, qeveria e AKP-së e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan në Ankara mund të jetë në anën tjetër të gardhit nga Teherani dhe Moska, por thellësia e marrëdhënieve me Iranin dhe Rusinë shkojnë përtej kësaj.

Turqinë nuk e lidh me Iranin dhe Rusinë vetëm pozita gjeografike dhe historia e përbashkët shekullore, por gjithashtu edhe lidhjet tregtare reciproke, lidhjet kulturore, gjuhësore dhe përbërja etnike. Edhe pse politika turke dhe marrëdhëniet politike me Iranin dhe Rusinë kanë pasur disa lëkundje, nyjet e shumta që lidhin shoqerinë turke me të dyja nuk mund të zhbëhen, përfshirë edhe lidhjet reale ekonomike.

Teherani dhe Moska janë dy prej partnerëve më të rendësishëm në tregti dhe energjitikë. Përpos Gjermanisë, për sa i përket importit dhe eksportit, volumi i shkëmbimeve tregtare të Turqisë me Iranin dhe Rusinë e tejkalon çdo marrëdhënie tregtare bilaterale tjetër që ka Ankaraja me vendet e tjera.

Duke parë rëndësinë e lidhjeve ekonomike të Turqisë me Iranin, është e rendësishme të theksojmë se sanksionet e njëanshme të Amerikës dhe Bashkimit Europian ndaj Iranit dëmrojnë edhe ekonominë turke. Turqit kanë nëvojë për energjinë iraniane në formë të gazit të natyrshëm dhe naftës. Kur qeveria amerikane i kërkoi Ankarasë që të ndërpriste importin e energjisë nga Irani, në thelb priste qe kjo të krijonte në handikap në ekonominë turke, në mënyrë që kjo t’i shërbente axhendës së Uashingtonit.

Edhe nën diktatin e sanksioneve të regjimit amerikan nda Iranit, si një formë luftë dhe manipulimi ekonomik, qeveria turke dhe AKP-ja kanë bërë të pamundurën për të mbajtur lidhjet ekonomike dhe energjitike me Iranin. Kjo është bërë haptazi dhe fshehurazi. Turqia ka shërbyer edhe si kanal i fshehtë që Irani t’i shpëtojë disi sanksioneve të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Nër të tjera, skandali për korrupsion që ka përfshirë kreun e bankës shtetërore Halk Bankasi (Banka Popullore), ose shkurt Halkbank, që prej 17 dhjetorit të 2013-ës, është një reflektim i vazhdimësisë së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Iranit. Shitjet nga Irani lehtësoheshin fshehurazi nga banka turke nëpërmjet blerjes së arit që i jepej Teheranit si pagesë, në vend të monedhës, pasi Teheranit i ishte ndaluar përdorimi i sistemit ndërkombëtar të transferimit të parave SWIFT që prej marsit të vitit 2012. Halkbank tha se transaksionet ishin të ligjshme dhe se nuk kishte rregullore që pengonte tregëtinë e metaleve të çmuara me Iranin deri në muajin korrik të 2013. Ajo i kishte ndërprerë transaksionet që më 10 qershor të 2013-ës.

Në Turqi është shfaqur një luftë e brendëshme për pushtet. Skandali i Halkbank-ës në fakt është një simptomë e këtij komploti. Hetimet e fundit për marrje rryshfeti jo vetëm që reflektojnë përhapjen e korrupsionit qeveritar në Turqi, por vë në qendër të vëmendjës një përleshje të brendëshme mes AKP-së dhe elitës turke që menaxhon çështjet e Republikës së Turqisë.

 

Neo-Otomanizmi: dimër në politikën e jashtme turke

Që prej viti 2011, dëmi ekonomik në Turqi i shkaktuar nga regjimi i sanksioneve ndaj Iranit, është perkeqësuar në total nëpërmjet përllogaritjeve të këqia dhe incidenteve të brendëshme.  Në pjesën më të madhe, këto përllogaritje janë rezultat i metamorfozës së Ministrit të Jashtëm Turk Ahmet Davutoglu nga një politikë e jashte tregëtie miqësore me “zero probleme”, na një politikë të jashtë më të ashpër “neo-Otomane”.

Politikanët e lartë turq besuan se e ashtuquajtura “Pranvera Arabe” do ta ngreje Ankara si një fuqi të padiskutueshme rajonale që nga kufijte e Marokut e deri në Irak. Këto vizione turke u inkurajuan gjithashtu edhe nga Amerika dhe nga mbrena Bashkimit Europian, me promovimin e të ashtuquajturit “modeli turk” për arabët. Kjo e nxiti AKP-në që të ndryshojë nga politikat e saj me “zero probleme”, drejtë ëndrrave neo-Otomane të nëj supremacie turke të padiskutueshme, ekonomike dhe politike në botën arabe. Me ëndrrën e saj neo-Otomane, Ankaraja u largua nga aksi Ankara-Damask-Teheran dhe të gjitha përparimet që kishte bërë me Libinë, Sirinë, Irakun dhe Libanin. Një dimër i egër kishte mbërritur në Ankara në fushën e punëve të jashtme. Marrëdhëniet turke u përkeqësuan me pothuajse të gjitha vendet në kufijtë e saj dhe një situatë e trishtueshme u shfaq në marrëdhëniet me Teheranin dhe Kremlinin.

 

Politika e jashtme neo-otomane u inicua përmes mbështetjes së qeverisë turke për luftën e NATO-s dhe operacionet e ndryshimit të regjimit në Tripoli që në fund ndërprerë tregtinë turke me “Libyan Arab Jamahiriya-n”. Edhe pse qeveria turke kishte pretenduar se ishte kundër luftës, Ankaraja nuk vuri asnjë veton ndaj asnjërit prej planeve të luftës së NATO-s në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Bruksel. Në vend të kësaj Turqia mbështeti vendosjen nga NATO-ja të  zonës së ndalim-fluturimit. Mori pjesë në mënyrë aktive në embargos detare rreth bregdetit të Libisë, duke mbajtur aeroportin në Bengazi si autoritetin e përkohshëm të NATO-s atje, dhe duke lehtësuar forcat libiane anti-qeveritare në mënyra të shumta.

 

Si pasojë e veprimeve të vetë qeverisë turke, intensiteti i lidhjeve tregtare turke me Libinë akoma nuk e ka marrë veten që prej luftës së NATO-s në vitin 2011, si pasojë e dëmeve dhe paqëndrueshmëris në ekonominë e Libisë.

 

Ngjarjet në Libi u shoqëruan me nëj ndërprerje të tregtisë turke me Sirinë, një tjetër partner tregtar i rëndësishëm për Truqinë. Ndërprerja e marrëdhënieve tregtare të ligjshme me Sirinë ishtë pasojë e mbështetjes së Erdoganit për ndryshin e regjimit në Damask.

 

Përkeqësua si shkak i arrogancës së Erdoganit dhe AKP-së. Ankaraja besonte se ndikimi i Iranit në Levant dhe Mesopotami do të zëvendësohej me ndikimin turk. Prandaj ajo vazhdoi të nxiste për të ndërruar qeveritë në Damask dhe Bagdad.

Edhe kur qeveria e AKP-së pa se aleancës fenomenale Euro-Aziatike e formuar nga Rusia, Irani dhe Kina nuk do ta linin Damaskun të binte pre e kryengritjeve anti-qeveritare të mbështetura nga Turqia dhe aleatet e saj NATO-ja dhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik (GÇ), Erdogani vendosi të vazhdonte kursin e vet kundër Damaskut, në vend që të përpiqej të ndryshonte politikën e gabuar ndaj Sirisë.

Përveç dëmit ekonomik që AKP-ja po i shkaktonte Turqisë, paqëndrueshmëria, si pasojë e ndihmës që Ankaraja po i jepte kryengritësve në Siri, duke i trajnuar, armatosur dhe financuar, gjithashtu filloi të kishtë pasoja në politikën dhe sigurinë kombëtare në Truqi.

Kur ekonimia turke filloi të lëndohej, filluan edhe tensioinet e brendëshme politike. Pabarazia e shkaktuar nga politikat ekonomike  neo-liberale të AKP-së filluan të lëndonin më shumë, dhe AKP-ja filloi të veprojë në mënyrë më autoritare, për të mbrojtuar autoritetin e saj.

 

Në një masë më të madhe, protestat e Gezi Parkut që u përhapen nga Stambolli në të gjithë Turqinë në vitin 2013 janë një pasqyrim i indinjatës së këtyre tensioneve të mbrendëshme.

 

Ky artikull në fillim është publikuar në Russian Today më 20 janar 2014.



Burimi : Global Research