Ariu rus “zhdep në dru” Perandorinë Amrikane në Lindjen e Mesme

  • None
nga Mehdi Darius Nazemroya | Publikuar në Jan. 2, 2014, 1 a.m.

Fuqia amerikane në Lindjen e Mesme është në rënië dhe aleatët e Amerikës në rajon po fillojnë të mendojnë për alternativa të tjera pos Uashingtonit.

Lufta e Ftohtë asnjëherë nuk ka përfunduar për lliderët amerikanë. Nuk duhet të kemi iluzione për këtë. Shtetet e Bashkuara kanë punuar në mënyrë stratëgjike që të pengojnë dhe të dobësojnë të dyja; Federatën Ruse dhe Republikën Popullore Kineze. Strategjia amerikane në Lindjen e Mesme dhe armiqësia e Uashingtonit kunndër iranianëve dhe sirianëve pjesë e linjës amerikane për të sulmuar Moskën dhe Pekinin.

Pavarësisht përpjekjeve të Uashingtonit, linjat që kanë ndikuar në gritjen e pluhurave në paqëndrueshmërinë e Lindjes së Mesme pas vitit 1945, e torturuar nga ndërhyrja e vazhdueshme   e të huajve dhe rivaliteti i hidhur i fuqive dhe dinastive rajonale, po zhvendosen përsëri. Erërat po fshijnë linjat e  vjetra, ndërsa ngjarjet rajonale dhe globale po vizatojnë të reja për t’u zënë vendin.

Pax Americana, e ashtuquajtura Paqja Amerikane, ka vdekur. Gjithsesi, ajo kurrë nuk ishte paqe. Në kontekstin e Lindjes së Mesme, kjo do të thoshte një periudhë e dominimit amerikan, që i fuqizua pas Luftës së Dytë Botërore dhe arriti kulmin në 1978. Më pas, në 1979 mbërriti Revolucioni Iranian. Disa dekada më pas, gabimi historik i Xhorxh Ë. Bushit u bë shkaku  kryesorë për rënien e ndikimit amerikan.

Rënia e vazhdueshme e SHBA-ve në Lindjen e Mesme

Sekretaria Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice (Kondolesa Rais) ishte e bindur në 2006 se dominimi amerikan në kufijtë e Lindjes së Mesme do të zgjerohej. Ajo me krenari deklaroi në mes të luftës së Izraelit me Libanin se harta e Lindjes së Mesme do të ndryshojë përgjithmonë në dobi të Shteteve të Bashkuara. Por, nuk ndodhi ashtu, dhe Izraeli e humbi luftën. Ndikimi i Amerikës filloi të binte, ndërsa ndikimi i rivalëve të tij filloi të rritej.

Hamasi do të zgjidhej në mënyrë demokratike  nga palestinezët që t’i përfaqësonte ata. Hamasi jo vetëm që do të  merrte kontrollin e Gazës, por do të merrte kontrollin mbi këto territore pas konspirimit të Amerikës me Izraelin, Arabinë Saudite, Egjiptin e Husni Mubarakut, me zotëriun e luftës Muhamed Dahlan dhe të pafuqishmin Mahmud Abas, presidentin e Autoritetit Palestinez,  për të përmbysur qeverinë e Hamasit në Gaza.

As bllokada ekonimike, as sabotazhet politike, apo mini-lufta civile, e as lufta e shpallur nga Izraeli nuk e kanë lëvizur drejtimin e qeverisë së Hamasit në Gaza.

Në Liban, ndikimi i Hizbullahut do të rritej në mënyrë dramatike. Aleanca e 14 Marsit, njësia e ekonomike libaneze e udhëhequr nga Hariri dhe e sponsorizuar nga SHBA-të dhe aleatët e saj kundër Hizbollahut ka rezultuar e pafuqishme në neutralizimi e lëvisjes Hizbullah dhe aleatëve të saj politikë të Aleancës Libaneze të 8 Marsit.

Megjithëse, rapotimet e ndikuara politikisht thonë se ndërhyrja e Hizbullahut në Siri e ka dobësuar dhe e ka lenduar popullaritetin e saj në Liban, në të vërtetë situata është krejt e kundërta për grupin libanez.  Nje raport i Inteligjencës Izraelite e autorizuar nga Mosadi ka qënë e detyruar të pranojë se Hizbullahu në fakt ka hyrë në një periudhë të artë.

Pavarësisht të gjithave, planet  e Amerikës për rishikimin e hartës së Lindjes së Mesme, me qëllim krijimin e shteteve më të vogla, që të mund të kontrollohen më lehtë nga Uashingtoni, si mjet për të mbajtur rendin e tij perandorak, akoma nuk duket gjëkundi. “Lindja e Mesme e Re” e Uashingtonit nuk është bërë konkrete. Megjithatë, nuk nund të mohohet se flakët e projektit akoma po digjen në Irak dhe Siri, ku kanë krijuar disa ndarje sektare, që përfshijnë ndarjen e Sudanit dhe destabilizimi e Afrikës Veriore.

Shpërbërja e Perandorisë

Amerika nuk ka neutralizuar dy armiqtë e saj në Lindjen e Mesme. Qëllimi për të ndryshuar regjimin  në Siri ka dështuar dhe Uashingtoni nuk e ka shqafur fuqinë e Pentagonit në Siri. Është arritur një marrëveshje e përkohshme për armët bërthamore në qytetin zviceran të Gjenevës ndërmjet Amerikës dhe Iranit.  Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të mos hyrë në luftë me Sirinë, apo për të arritur një marrëveshje me iranianët, nuk janë arsyet kryesore të rënies së fuqisë Amerikane. Fuqia amerikane ishtë tashmë në rënie. Marrëveshja e goditur e Uashingtonit që përfshin Sirinë dhe Iranin ka si qëllim përpjekjen për të mbajtur ndikimin e saj në kufijtë e Lindjes së Mesme dhe të ngadalësojë rënien e saj.

Prandaj, aleatët e Amerikës dhe klientët e saj po ndihen të zemëruar dhe të frikësuar. Si shkak i rënies së fuqisë së Shteteve të Bashkuara, aleatët e Uashingtonit dhe klientët e tij, dalëngadalë po i ndryshojnë marrëshëniet e tyre. Tel Avivi dhe Rijadi, aleatët rajonal të Amerikës, po e kuptojnë së ombrella perandorake e Amerikës mbi ta ka filluar të shkatërrohet. Ata po shohin për alternative të tjera.

Ariu rus kthehet te Delta e Nilit?

Shtetet e Bashkuar deklaruan më 9 tetor 2013 se po i ndërprisnin pjesërisht ndihmat ushtarake ndaj Egjiptit. Lëvizja u pa si një “kalibrim” i ri Amerikan në Lindjen e Mesme. Kjo u kritikua nga ushtria egjiptiane si një hap që do ta dobësojnë ushtrinë egjiptian, ndërkohë që ajo ishte duke luftuar disa elementë të dyshuar, sidomos në Gadishullin e Sinait.

Ndihma amerikane për ushtrinë egjiptiane ka përfunduar. Kjo detyrë i është lënë fshehurazi Arabisë Saudite dhe sheikëve të naftës në Gjirin Persik. Megjithatë, Uashingtoni nuk mund ta sponsorizojë më ushtrinë egjiptiane. Kairo po e ndien se Amerika është duke rënë dhe ka filluar të kërkojë për alternative të tjera.

Rreth një muaj pasi qeveria amerikane i ndërpreu pjesërisht ndihmat e saj ushtarake për Egjiptin, më 11 nëntor 2013, një luftanije ruse, e quajtur Varyag, bëri një thirrje në portin medhetar të qytetit të lashtë egjiptian të Aleksandrisë. Disa ditë më vonë, ajo thirrje u pasua nga një anije ndihmëse e marinës ruse, e cila iu afrua portit egjiptian të Safaga-s. Anija e dytë ruse ishtë Boris Butomas, një furnizuese detare ose anije mbështetëse. Rusia nuk i ka bërë një thirrje në port Egjiptit që prej vitit 1992 dhe nuk ka pasur një prani ushtarake të rëndësishme në Egjipt që nga periudha Sovietike gjatë Luftës së Ftohtë.

Thirrjet ruse në port përkojnë më nivelet diplomatike të Kremlinit më 13 nëntor 2013. Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov dhe Ministri Rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu mbërriten me një delegacion të madh në Egjipt në atë që Lavrov e quajti si një ngjarje “historike”. Dy ministrat e kabinetit u dërguan për të parë gjëndjen e Egjiptit.

Po bëhen pyetje rreth qëllimeve të anës egjiptiane. A janë zyrtarët egjiptianë duke krijuar marrëdhënie me Rusinë si mënyrë kundërvenieje nda Amerikës, apo po kërkojnë alternativë tjetër në vend të Amerkës. Me fjalë të tjera, apo kthehet Kairo drejt Moskës si mjet i bisedimeve me Uashingtonin, apo si kundërpërgjigje ndaj kontrollit dhe presionint Amerikan? Pas vizitës Ruse në Egjipt, Sekretari Amerikan i  Shtetit Xhon Kerri, u kthye ne Egjipt për të mbrojtuar ndikimin Amerikan. Duket sikur Kairo po kërkon fleksibilitet dhe liri kundër SHBA-vë si mjet për të ikur nga kthetrat e Uashingtonit, në mënyrë që regjimi të mos tërhiqet poshtë bashkë me  fundosjen e rendit  perandorak amerikan.

 

Ringjallja ruse ne Lindjen e Mesme

Federata Ruse ka qenë furnizuesi i dytë më i madh i armëve në Egjipt para se qeveria amerikane  të vendoste shkurtimin e pjesshëm të ndihmës ushtarake në Kajro. Rusia është thjesht duke përfituar nga tërheqja e SHBA-së për të ndërtuar dhe zgjeruar marrëdhëniet tregtare egjiptiano-ruse. Edhe pse nuk është Egjipti i vetmi vend që prodhon armëve ruse. Iraku nënshkroi një marrëveshje armësh me Moskën në vitin 2012, e cilia e bëri Rusinë ofruesin e dytë më të madh të pajisjeve ushtarake në Irak pas Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet miqësore të Rusisë me Iranin dhe me të gjithë Bllokun e Rezistencës kanë dhënë rezultate të larta në krahasim me Izraelin. Popullsia e madhe e emigrantëve rusë dhe rus-folës në Izrael është shtuar në planin e manovrës të Rusisë. Prania e një komuniteti të madh rusisht-folëse në Izrael është një nga arsyet që politikanët izraelitë vizitojnë Rusinë dhe kanalet ruse gjatë fushatave zgjedhore. Për më tepër, Moska ka qenë një anëtar i paaftë i Kuartetit të Lindjes së Mesme, e cila është menduar si ndërmjetësuese mes izraelitëve dhe palestinezëve që kur u krijua në vitin 2002.

Shkelje të reja janë bërë në të gjithë Lindjen e Mesme që nga viti 2011 sidomos nga Rusia dhe ndikimi rus në Levant i cili është kthyer në një ngulitje të qëndrueshme. Federata Ruse ka rifreskuar lidhjet e veta me Libanin dhe ka iniciuar një dialog strategjik me Hizbullahun e Libanit.

Sirianët janë mirënjohës ndaj Moskë për mbështetjen e saj. Së bashku me Iranin, Rusia ka qenë një ndikim i madh në Damask dhe e ndihmoi Sirinë të përballojë ndryshimin e regjimit. Sulmi terrorist në ambasadën ruse në Damask është një dëshmi e ndikimit të rëndësishme të Rusisë.

Lindja e Mesme ka qenë gjithmonë një prag pranë Federatës Ruse. Ajo që po ndodh këtë kohë tregon qartë një rritje e re në ndikimin rus dhe një tërheqie e SHBA-ve.

Ky artikull është botuar fillimisht në RT.



Burimi : Global Research