Libia e së shkuarës dhe Libia e së tashmës: një përmbledhje e veprimtarivetë NATO-s

  • None
nga Mehdi Darius Nazemroya | Publikuar në Dhj. 6, 2014, 1 a.m.

Në vitin 2011, ndërsa e gjithë bota po shikonte e mahnitur Pranverën Arabe, SHBA-të dhe aleatët e saj, kryesisht nën flamurin e NATO-s dhe Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik (GCC), sulmuan ushtarakisht Republikën Arabe të Libisë.

 

Protestuestit civilët paqësorëpër të cilët pretenduan se po ndërhynin për t’i mbrojtur, nuk ishin ashtu siç i kishte paraqitur Amerika dhe miqtë e saj. Shumë prëj këtyre “civilëve” ishin të armatosur dhe kur kjo filloi të bëhej e qartë, ata filluan ta paraqesin veten si “forca rebele.” Në pjesën më të madhe, këto forca “rebele” në Libi nuk ishin një forcë ushtarake që u shfaq në mënyrë spontane, por ishin lëvizje kryengritëse të kultivuara dhe të organizuara që përpara se të raportohej në Libi çfarëdo lloj aktiviteti i opozitës.

 

Pas afrimit të Libisë me SHBA-të dhe Bashkimin Europian, ishte e paimagjinueshme që Uashingtoni apo ndonjë prej aleatëve të tij të ishin duke u përgatitur për të rrëzuar qeverinë libiane. Lidhjet e tregëtisë midis SHBA-ve, Britanisë, Iralisë, Francës, Spanjës dhe Turqisë kishin pasur një bum që prej vitit 2003, pasi kolonel Muamar Gadafi pranoi të bashkëpunonte me Uashinhtonin. Askush nuk mund ta imagjinonte se “Libia e Re” e Saif Al-Islam Gadafit me neo-liberalizmin e saj mund të ishte në rrugën drejt përplasjes me NATO-n.

Megjithatë, SHBA-të dhe partnerët e saj të BE-së u përgatiten për disa vite me rradhë për ta marrë Libinë. Objektivat e vjetra imperialiste që kanë ekzistuar që prej Luftës së Dytë Botëtore e që synonin ta ndanin Libinë në tre territore koloniste, janë marrë nga dosjet e zyrave në Uashington, Londër, Paris dhe Romë  dhe kanë qarkulluar në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

Në lidhje me këto plane kolonizuese, SHBA-të dhe aleatët e saj kanë forcuar lidhjet me anëtarë të ndryshëm të opozitës libiane dhe kanë ruajtur gjithmonë një opsion për t’i përdorur këto figura opozitare për të ndryshuar regjimin në Tripoli. Duke vendosur sëbashku planin e tyre kolonial dhe duke vënë në lëvizje agjentët e tyre, SHBA-të dhe aleatët e saj filluan tëvendosnin bazat për krijimin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit (TNC) – i quajtur shkurt Këshilli i Tranzicionit – dhe organe të tjera të ngjashme për të udhëhequr Libinë dhe udhëheqësit e saj të rinj kukull. Britanikët dhe francezët kanë pasur madje edhe stërvitje pushtimi të përbashkëta disa muaj përpara se të shpërthente konflikti libian me Pranverën Arabe në vitin 2011. Ndërsa shërbimete ndryshme sektrete dhe forcat komando të NATO-s dhe vendeve të GCC-së ishin gjithashtu në terren në Libi për të ndihmuar në përgatitjen e destabilizimit të vendeve të Afrikës Veriore dhe rrëzimin e qeverisë së Republikës (Jamahiriya-s)

Realiteti është kthyer përmbys dhe viktimat janë përshkruar në mënyrë vulgare si agresorë në këtë konflikt. Ndërkohë që forcat e Këshillit të Tranzicionit, të mbushur me mercenarë dhe luftëtarë të huaj, po torturonin, plaçkisnin dhe vrisnin civilë dhe ata që u dilnin përpara me ndihmën e NATO-s dhe GCC-së, Muhammar Gadafi fajësohej ekskluzivisht për të gjithë dhunën brenda Libisë. Mizoritë nuk ishin njëçështje ekskluzivisht e libianëve kundër njëri-tjetrit. Gjatë konfliktit, NATO ka kryer krime luftë serioze dhe krime kundër njerëzimit në përpjekjet e saj për të pushtuar dhe për të kontrolluar këtë vend të Afrikës së Veriut. Gazetarët perëndimorë jo vetëm që ndihmuan në justifikimin e kësaj luftë, por ata luajtën rolin kryesor në përpjekjet e luftës së NATO-s duke i kaluar informacione armiqve të Republikës rreth shënjestrave libiane dhe pikave të kontrollit. Megjithatë, lufta nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar dhe rezistenca libaneze tregoi se ishte shumë më e fortë nga sa Pentagoni dhe NATO-ja e kishin imagjinuar.

Gjatë konfliktit, në nivel ndërkombëtar, u përdorën shumë organizata të të drejtave të njeriut dhe think-tanke për të përgatitur skenën për konfliktin në Libi dhe rrëzimin e qeverisë së saj. Këto organizata ishin pjesë e një rrjeti që ka qënë duke punuar për të krijuar mekanizmat për justifikimin e ndërhyrjes dhe krijimin e rrjetit të individëve dhe fytyrave publike që duheshin për të krijuar një qeveri kukull në Libi në emrin fals të “demokracisë.” Kur erdhi koha, këto organizma u koordinuan me fuqitë e NATO-s dhe mediat e mëdha në projektin për të izoluar, tredhur e nënshtruar Republikën Arabe të Libisë. Këto të ashtuquajtura organizata të të drejtave të njeriut dhe rrjetet e mediave të mëdha kanë punuar sëbashku për të përhapur gënjeshtra rreth mercenarëve afrikanë, sulmeve me avionëdhe masakra të ushtrisë libiane mbi civilët nga regjimi i Muhammar Gadafit.

Rrjetet ndërkombëtare të lajmeve gjerësisht kanë cituar këto organizata të të drejtave të njeriut në atë që mund të quhet një rreth civioz keqinformimi, ndërkohë që po këto organizata të të drejtave të njeriut vazhdimisht kanë bërë deklarata duke u bazuar në raportimet e mediave. Me fjalë të tjera, palët ushqenin njëra-tjetrën. Ishte pikërisht ky rrjet gënjeshtrash që u paraqit në Këshillin  e të Drejtave të Njeriut në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, e më pas iu dorëzua Këshillit të Sigurimit në qytetin e New York-ut si bazë për luftën në Libi. Këto gënjeshtra u pranuan pa bërë asnjë hetim nga Kombet e Bashkuara apo ndonjë organizëm tjetër. çdo kërkesë e Libisë për një grup hetuesish ndërkombëtarë u injorua. Duke filluar nga kjo pikë e më pas, NATO-ja përdori Këshillin e Sigurimit për të nisur luftën e saj agresive kundër Libisë me pretekstin e mbrojtjes së civilëve, duke vendosur një zonë “ndalim-fluturimi” mbi shtetin arab. Edhe pse nuk u pranua zyrtarisht nga Këshilli i Sigurimit i Kombëve të Bashkuara, doktrina e “Përgjegjësisë për të Mbrojtur” (R2P) po ekspozohej si një paradigmë e re për ndërhyrjen ushtarake nga NATO-ja.

Të gjitë mbrojtësit e militarizmit të Uashingtonit dhe perandorisë globale kërkuan që kjo luftë të bëhej, përfshirë Paul Wolfowitz, John McCain, Joseph Lieberman, Elliott Abrahams, Leon Wieseltier, John Hannah, Robert Kagan, dhe William Kristol. Projekti i Shekullit të Ri të Amerikës (PNAC) dhe turmës neo-konservative ishte në linjë me kampin e politikës së jashtme reale në Uashington. E gjithë udhëheqja amerikane ra dakord për rrëzimin e Tripolit dhe reduktimin e tij në një protektorat afrikan të dobët e të ndarë.

Libia dhe “Përplasja e Re” për Afrikën

Në mënyrë që ta vendosim luftën e NATO-s në Libi në kuadër të analizës historike, duhet tërikujtojmë se drejtimi kryesor i kolonizimit të papritur fizik Afrikës nga Europa, i quajtur “Përplasja për Afrikën,” filloi kur një recension ekonomik i quajtur “ Depresioni i Madh,” por që më pas u riemërua “Depresioni i Gjatë,” goditi pjesën më të madhe të Europës dhe Amerikën Veriore, afërsisht nga vitit 1873 deri në vitin 1893.  Gjatë kësaj periudhe, i gjithë ritmi i kontakteve të europianëve perëndimorë me kombet afrikane u transformua.

Para këtij recensioni ekonomik, kompanitë e Europës Perëndimore dhe ndërmarrjet ishin të kënaqura me marrëdhëniet me liderët afrikanë dhe e njihnin autoritetin e tyre. Disa koloni europiane në Afrikë kanë ekzistuar përgjatë disa vijave begdetare në vende srategjike tregëtare në Sierra Leone dhe Lagos nën pushtetin e Britanisë; Mozambiku dhe Angola nën pushtetin e Portugalisë; dhe Senegali nën pushtetin e Francës. Në këtë kohë forca më e madhe e jashtme në Afrikë ishte Perandoria Osmane, e cila kishte filluar rënien e saj si fuqi e madhe.

Pavarësisht inkursioneve kolonizuese të Europës Perëndimore në Afrikë nga Britania, Franca dhe Portugalia, shumica e kontinentit afrikan ishte akoma i lirë nga kontrolli i jashtëm apo i huaj. Megjithatë, intensifikimi i rivalitetit ekonomik europian dhe recensioni në Europën Perëndimore do ta ndryshonte këtë. Britania do ta humbiste epërsinë e saj si vendi më i industrializuar në botë pasi sektorët industrialë të SHBA-ve, Francës dhe Gjermanisë filluan t’i sfidojnë gjithnjë e më shumë prodhuesit britanikë. Si pasojë e recensionit dhe rivalitetit në tregëti, korporatat e vendeve të Europës Perëndimore filluan të shtyjnë qeveritë e tyre respektive që të adoptonin praktika mbrojtëse dhe të ndërhynin në mënyrë të menjëhershme në Afrikë për të mbrojtur interesat tregëtare të këtyre korporatave. Logjika pas kësaj nxitjeje kolonizuese apo “përleshjeje” ishte se qeveritë e Europës Perëndimore do të siguronin pjesë të mëdha të Afrikës si tregje eksporti dhe burime importi vetëm për këto korporata, ndërsa këto territore afrikane do të mbylleshin për rivalitetet ekonomike. Kështu, një valë e gjatë pushtimesh nga Europa Perëndimore filloi në Afrikë për të siguruar fildish, fruta, kopal (çamkakëz), karafil, dyll blete, mjaltë, kafe, kikirikë, pambuk, metale tëçmuara dhe kallçuk.

Edhe pse përvetësimi i të mirave financiare dhe materiale ishte nga objektivat e luftës së NATO-s në vitin 2011, objektivi më i madh i kësal lufte kriminale ishte pjesë e luftës për të kontrolluar kontinentin afrikan dhe pasuritë e tij të mëdha. “Përplasja për Afrikën” po përsëriste veten. Ashtu si herën e parë, recensioni dhe rivaliteti ekonomik kishte lidhje me këtë raund të ri të pushtimit kolonizues në kontinentin afrikan.

Dalja e Azisë në skenë si qëndra e re blobale e gravitetit, në kurriz të vendeve të Atlantikut të Veriut, Amerikës Veriore dhe Europës Perëndimore, i ka shtyrë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që të nisin një përpjekje për ta mbyllur Afrikën nga Republika Popullore e Kinës dhe qëndrat e reja të fuqisë në Rusi, Indi, Brazil dhe Iran. Kjo është arsyeja pse Komanda e Pentagonit e Shteteve Shteteve të Bashkuar në Afrikë (USAFRICOM/AFRICOM) ka luajtur një rol të madh në këtë luftë.

Konferenca e Londrës për Libinë, ku më 29 mars 2011u formua Grupi i Kontaktit për Libinë, ishte një version modern i Konferencës së Berlinit të vitit 1884, e cila u përpoq të forconte fitimet e bëra nga fuqitë kolonizuese europiane në mësymjen e tyre të parë për kontrollin e shoqërive afrikane dhe territoreve të saj. Konferenca e Stambollit për Libinë, ku Grupi i Kontaktit për Libinë u takua për herë të katërt më 15 korrik 2011, ishte në mënyrë virtuale një deklaratë e qëllimeve të Shteteve të Bashkuara dhe të këtyre vendeve për të uzurpuar pasuritë e mëdha të Libisë.

Për më tepër, Libia duhej të neutralizohej në përputhje me qëllimet e këtij projekti për të rimarrë Afrikën, për shkak të ambicies pan-afrikane të Gadafit për të bashkuar kontrinentin afrikan nën udhëheqjen e Libisë. Zhvillimi i Libisë dhe projektet e saj politike, në mënyrë efektive po ngrinin një barrierë ndaj rikolonizimit të kontinentit afrikan. Për këtë nisi operacioni i quajtur “Operation Odyssey Dawn.” Ky emër është shumë domethënës. Tregon qëllimin strategjik dhe drejtimin e fushatës kundër Libisë. “Odisea” është një legjendë e lashtë greke nga poeti Homer që rrëfen lundrimin dhe udhëtimet e heroit Odise nga Itaka në përpjekje për të gjetur rrugën e kthimin për në shtëpi. Motivi kryesor është “kthimi në shtëpi.” Me fjalë të tjera, emri i koduar i sulmit ushtarak donte të thoshte se vende si Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Turqia ishin në odisenë e tyre në rrugën e “kthimit” për në Afrikë.

Kurora e Afrikës

Libia është njëçmim i majmë me vlerë të madhe ekonimike. Ka burime të mëdha gazi dhe nafte, sasi të mëdha uji nëntokësor nga gurët ranorë të Nubit, rrugë të rëndësishme tregëtare, investime të huaja të konsiderueshme dhe një sasi të madhe kapitali të lëngshëm. Deri  në vitin 2011, Libia ishte bekuar me një dhuratë të rrallë për sa i përket të ardhurave të saj kombëtare, ku ruajti një shumë domethënëse. Në fakt Libia zotëronte më shumë se 150 miliard dollarë asete financiare dhe kishte një nga fondet sovrane më të mëdha në botë në fillim të vitit 2011.

Deri në kohën kur u ndez konflikti në Libi, kishte një force punëtore të madhe  të huajsh në Republikë. Me mijëra punëtorë të huaj nga çdo cep i globit shkonin për të punuar në Libi. Kjo përfshinte kombësi nga vende si Filipinet, Turqia, Afrika nën-sahariane, Kina, Amerika Latine, Bjellorusia, Italia, Franca, Bullgaria, Rumania, Kanadaja, Rusia, Ukraina, Serbia dhe nga çdo anë e botës arabe. Për vite me rradhë ky punësim ishte një burim i rëndësishëm të ardhurash për shumë ekonomi afrikane, si Niger-i. Për më tepër, shumë punëtorë të huaj nga vende si Filipinet dhe Italia kishin zgjedhur të jetonin në Libi duke hapur bizneset e tyre lokale.

Para luftës së NATO-s, shoqëria libiane kishte bërë një rrugë të gjatë që nga viti 1952 kur u bë një vend afrikan i pavarur. Në vitin 1975, shkencëtari politik Henri Habib e përshkruajti Libinë në agimin e pavarësisë së saj si një vend të prapambetur duke thënë: “Kur Libisë iu dha pavarësia e saj nga Kombet e Bashkuara më 24 dhjetor 1951, u përshkrua se një nga vendet më të varfra dhe të prapambetura në botë. Popullsia në atë kohë nuk ishte më shumë se 1.5 milion. Mbi 90 për qind ishin analfabetë dhe nuk kishin eksperiencë politike e as ekspertizë. Nuk kishte universitetet. Kishte vetëm një numër të vogël shkollash të mesme, të cilat ishin themeluar vetëm shtatë vjet para pavarësisë.”

Sipas Habibit, gjendja e varfërisë në Libi ishte pasojë e zgjedhës otomane, e pasuar nga një epokëimperializmi europian që filloi me italianët. Ai shpjegon se “është bërëçdo përpjekje për të mbajtur banorët arab [të Libisë] në një pozicion servilizmi, duke i bërë të paaftë për çdo progres për veten e tyre apo për vendin e tyre.” Megjithatë, zgjedha kolonizuese filloi rënien e saj në vitin 1943 pasi Italia dhe Gjermania u mposhtën në Afrikën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1959 u zbuluan rezervat e naftës në Libi. Pavarësisht keqmenaxhimit dhe korrupsionit, që prej vitit 1959 rezervat e naftës në Libi u përdorën për të përmirësuar standardin e jetesës së popullsisë.  Përveç të ardhurave nga rezervat energjitike të Libisë, qeveria libiane luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e standardeve të larta të jetesës në Libi. Pavarësisht se kurrë nuk u kombëtarizua krejtësisht, nafta e Libisë, hap pas hapi, në mënyrë progresive, do të binte nën kontrollin e libianëve pas grushtit të shtetit të vitit 1969 kundër monarkinë libiane nga Gadafi dhe një grup oficerësh të rinj. Para vitit 1969, shumica e naftës së vendit nuk po përdorej për t’i shërbyer publikut të përgjithshëm. Nën udhëheqjen e Gadafit kjo gjë ndryshoi dhe më12 nëntor 1970, u themelua Kompania Kombëtare e Naftës.

Deri në një farë mase, izolimi i Libisë si një shtet i syrgjynosur luajti rol në izolimin e ekonomisë së Libisë dhe ruajtjen e standardeve të jetesës. Nga pikëpamja ekonomike, shumica e botës arabe dhe Afrikës është globalizuar, si pjesë përbërëse e një rrjeti të integruar të ekonomisë rajonale e lidhur me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Integrimi i Libisë në këtë sistem ekonimik global u vonua për shkak të izolimit politik në të kaluarën e Republikës Arabe të Libisë, kur Uashingtoni, Londra dhe Parisi ishin haptazi kundër Tripolit.

Pavarësisht shumave të mëdha të parave të vjedhura nga familja e Gadafit dhe zyrtarët e tij, shërbimet sociale dhe përfitime të tilla si strehimi nga qeveria dhe subvencione të shumta ishin në shërbim të popullsisë. Duhet të kemi parasysh se aparati i një shteti modern të mirëqënies nuk do të thotë se ristrukturimi neo-liberal dhe vafrëria nuk ishin të pranishme në Libi, pasi ishin në fakt.Kjo do të thotëse ekonomia nuk ishte forca lëvizëse e dimensionit të brendshëm të luftës në Libi. Për vite me rradhë, deri në 2011, Libia kishte standardin më të lartë të jetesës në Afrikë dhe një nga më të lartët në botën arabe. Një fjalë e urtë libiane thotë: “Nëse xhepi boshatiset, gabimet shumëfishohen.” Në këtë drejtim, gabimet e Libisë nuk ishin shumë në aspektin ekonomik.

Në vitin 2008, në Libi pati protesta që thuhet se ishin për shkak të papunësisë. Sidoqoftë, shumica e protestave në Libi nga 2003 deri në 2011, nuk kishin një dimension të vërtetë ekonomik të dominuar nga problemi i shportës së bukës. Kjo e veçon Republikën nga vendet arabe si Tunizia, Egjipti dhe Jordania ku problemet e shportës së bukës ishin faktorë të rëndësishëm pas protestave që shpërthyen gjatë të njëjtës përiudhë në vitin 2011. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se lëvizjet protestuese në vendet arabe që pasuan ishin ngushtësisht si pasojë e problemit të shportës së bukës apo problemeve ekonomike. Kërkesat për liri përsonale dhe zemërimi kundër korrupsionit ishin faktorët kryesorë pas shpërthimit të zemërimit publik në këto shtete arabe. Nëse kishte ndonjë arsye në Libi, ajo ishte frustrimi lidhur me korrupsionin e shprenuar të rrënjosur në autoritetetdhe zyrtarëte Republikës, çka krijoi pakënaqësi ndaj qeverisë.

Siç u përmend shkurtimisht, Libia gjithashtu ka sasi të mëdha uji të nëndheshëm të ruajtur në sistemin e lashtë të gurëve ranorë nubianë, që ndodhen nën terroritoret e Çadit, Egjiptit, Libisë dhe Sudanit. Libia dhe Egjipti kanë pjesën më të madhe të këtyre burimeve ujore. Me një nismë të përbashkët, të quajtur Projekti i Ujësjellësit Nubian, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe organizata financiare për Lehtësimin e Mjedisit Global (GEF) kanë punuar sëbashku me qeveritë e këtyre katër vendeve afrikane për të studiuar këtë burim të madh uji nëntokësor nën shkretërirën e Saharasë. Duke përdorur izotopet, IAEA krijoi një hartë tre dimensionale të Sistemit të Ujësjellësit Nubian.

Në Republikë, Projekti i Lumit të Madh të bërë nga njeriu ishte iniciuar me urdhërin e kolonel Gadafit, i pasuar nga themelimi i Autoriteit të Lumit të Madh të krijuar nga njeriu në vitin 1983 për të shfrytëzuar Sistemin e Ujësjellësit të Gurit Ranor Nubian për të mirën e Libisë dhe vendeve rajonale në Sahara dhe në rajonin e Sahelit. Projekti në vend në pjesën më të madhe u financua nga taksat e naftës, duhanit dhe udhëtimeve ndërkombëtare, bashkë me pjesën e mbetur të fondeve të ofruara drejtëpërdrejtë nga shteti i Libisë. Deri në vitin 2008 qeveria e Libisë kishte shpenzuar rreth 19.6 miliard dollarë në projektin e ujit.

Sipas Seksionit të Hidrologjisë së Izotopeve të IAEA-s, Sistemi i Ujësjellësit të Gurit Ranor Nubian është sistemi më i madh në botë i ujit të fosilizuar dhe do të jetë “ burimi më i madh, e në disa raste i vetmi burim uji në të ardhmen që do të plotësojëzhvillimindhekërkesat në rritje” midis Çadit, Egjiptit, Libisë dhe Sudanit. Me pakësimin e furnizimit me ujë në nivel global, parashikohej që furnizimi me ujë nga Libia do të kishte një vlerë të madhe në vend dhe në nivel rajonal. Multinacionale të mëdha të ujit nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe vende të tjera, po lakmonin idenë e privatizimit të ujit të pijshëm të Libisë dhe marrjen e kontrollit të Sistemit të Ujësjellësit të Gurit Ranor Nubian.

Autoriteti Libian Investues (LIA) kishte bërë investime dhe kishte aksione në korporata ndërkombëtare si gjigandi i naftës British Petroleum (BP), prodhuesi më i madh në botë i aluminitUnited Company RUSAL në Rusi, konglomerati amerikan General Electric (GE), në bankën italiane dhe gjigandin financues UniCredit, në korporatën italiane të naftës Ente Nazionale Idrocarburi (ENI), konglimeratin gjeraman të inxhinierisë dhe elektronikës Siemens, kompaninë gjermane të energjisë dhe gazit Rheinisch-Westfälisches Elektrizitätsëerk (RWE), botuesin gjigand britanik Pearson dhe gjigandin britanik të telekomunikacionit Vodafone (UK).  Libia kishte blerë filialin e Exxon Mobil në Mbretërinë e Marokut, Mobil Oil Maroc, dhe kishte blerë gjysmën e rafinerive të naftës në Kenia. LIA kishte blerë  stacionet e shërbimit të Royal Dutch Shell në Xhibuti, Etiopi, Marok dhe Tunizi. Libia kishte bërë edhe një marrëveshje me Republikën Demokratike të Kongos (DRC) për të ndërtuar një gazsjellës në pjesën perëndimore të vendit. Në Libi ishin bërë investime të mëdha në bujqësi, industri dhe projekte shërbimi në Afrikë nga Egjipti në Nigeri, e nga Mali në Tunizi.

Në vitin 2008 Goldman Sachs-it i është dhënë nga Autoriteti Libian për Investimet 1.3 miliard dollarë. Në mënyrë të habitshme,  Goldman Sachs-i i tha libianëve se 98% e investimeve të tyre kishin humbur brënda natës, që do të thotë se libianët kishin humbur pothuajse të gjitha paratë që i kishin dhënë Goldman Sachs-it. Për Tripolin dhe vëzhgues të tjerë ishte e qartë se Goldman Sachs-i thjeshtë kishte përvetësuar investimet e Libisë si një injeksion me para të thata, pasi kishte nevojë për fonde për shkak të krizës financiare globale. Më pas, zyrtarë të Republikës dhe drejtues të Goldman Sachs-it u përpoqën të negocionin një zgjidhje në bazë të së cilës Goldman Sachs-i do t’i jepte Tripolit aksione të mëdha në gjigandin financiarWall Street. Këto negociata midis Libisë dhe Goldman Sachs-it për një zgjidhje përfunduan më në fund në vitin 2009, ku asnjëra palë nuk arriti të gjëjë një formulë për të zëvendësuar paratë e Libisë të cilat Goldman Sachs-i i kishte përvetësuar nga Tripoli.

Goldman Sachs-i nuk ishte vetëm në zhvatjen e fondeve të Libisë: Société Générale S.A., Carlyle Group, J.P. Morgan Chase, Och-Ziff Capital Management Group, dhe Lehman Brothers Holdings ishin gjithashtu në posedim të investimeve dhe fondeve të mëdha libiane.  Në një farë mënyre, lufta e NATO-s kundër Libisë dhe ngrirja e aseteve financiare të Libisë u dha të gjithëve përfitime. Ata dhe qeveritë e tyre gjithashtu nuk ishin të kënaqur me idenë e Gadafit dhe propozimin e tij për Kombet e Bashkuara se fuqitë ish-kolonizuese i detyroheshin Afrikës pothuajse 800 trilion dollarë.

Fakti se Libia ishte një vend i pasur ka qënë një nga krimet e saj në vitin 2011. Nafta, financat, ekonomia dhe burimet natyrore të Libisë ishin gjithmonëçmime joshëse për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Këto gjëra ishin plaçka e luftës në Libi. Ndërsa energjia e Libisë dhe gjeopolitika luajtën një rol të madh në nisjen e luftës në vitin 2011, ajo gjithashtu u bë edhe për të përvetësuar pjesë nga pronat finaciare të Tripolit si dhe për të plotësuar e ruajtur hegjemoninë e therrmuar financiare tëWall Street-it dhe qëndrave të tjera financiare. Wall Street-i nuk mund të lejonte që Tripoli të ishte pa borxhe e të vazhdonte të akumulonte pasuri financiare ndërkombëtare, apo të ishte një vend që jepte kredi ndërkombëtare dhe fonde për vendet e tjera, sidomos ato në Afrikë. Kështu që, shumë banka në Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, si konglomeratët gjigandë të nafës kishin rol kryesor dhe interesa në luftën e NATO-s kundër Tripolit.

Një përmbledhje e gjeopolitikës afrikane dhe luftës kundër Libisë

Lufta e NATO-s kundër Republikës Arabe të Libisë ka ndihmuar në shkatërrimin e unitetit politik në vend, e cila ka pasur pasoja të rënda në unitetin e këtij vendi të Afrikës Veriore dhe vendeve kufitare me Libinë. Libia dhe rajoni përreth është destabilizuar. Efekti domino mund të shihet qartënë Niger, Mali dhe Republikën e Afrikës Qëndrore, të cilat janë futur në luftë, si pasojë  - të paktën pjesërisht – e luftës së NATO-s kundër Libisë.

Në një kontekst rreptësisht afrikan, Libia ndodhet në një pikë gjeografike të rëndësishme. Vendi është një portë gjeopolitike për në Afrikë dhe pjesën e veri-lindjes dhe veri-perëndimit të kontinentit. Territori kombëtar i Libisë bie në Sahara dhe në rajonet e Sahelit dhe ngjarjet në Libi ndikojnë direkt në Sudan, Egjipt, në rajonin e Magrebit, Afrikës Perëndimore dhe Afrikës Qëndrore. Libia është gjithashtu një nga shtetet që i ofron qasje në det vendeve të rrethuara nga toka si Çadi dhe Niger-i. Përveç Tunizisë, të gjitha vendet në kufi me Libinë lidhen me rajonet e Afrikës me përjashtim të rajonin jugor të kontinentit. Duke përjashtuar Republikën e Tunizisë, këto vende kufitare janë Egjipti, Sudani, Çadi, Niger-i dhe Algjeria. Pozicioni i Libisëështë shumë i veçantë në këtë drejtim. Kjo hapsirë territoriale e kufizuar nga shumë vende dhe rajone të mëdha afrikaneështë shumë e rëndësishme dhe do të ishte jetike nëse do të zhvillohej plotësisht projekti i Libisë për të lidhur kontinentin nga veriu në jug e nga lindja në perëndim me anë të transportit dhe korridoreve tregëtare.

Nga pikëpamja social-kulturore, Libia ka lidhje fisnore dhe kulturore me të gjitha vendet fqinje.Në Libi ekzistojnë diferencat etnike, por janë shumë të vogla. Libianët kryesisht e konsiderojnë veten arabë. Minoriteti më i madh në Libi janë berberët, të cilët mund të ndahen afërsisht në grupet veriore dhe grupet jugore. Gjithmonë ka ekzistuar frika  në Libi se, nëse do të krijoheshin rrethanat e duhura politike, tribalizmi mund të ishte diçka shumë e rrezikshme për Libinë dhe vendet kufitare. Fiset, të cilave u përket Libia, shkojnë përtej kufijve të Libisë dhe formojnë një zinxhir dhe rrjet fisnor që shtrihet nga Niger-i në Burkina Faso dhe Mauritani. Lufta fisnore në Libi mund të destabilizojë vende si Senegali dhe Mali në Afrikën Perëmdimore, Çadin në Afrikën Qëndrore, Algjerinë në Afrikën Veriore dhe Sudanin në Afrikën Lindore. Në këtë kontekst fuqitë e NATO-s filluan të flisnin për një ndarje arabë-berberë në Afrikën Veriore në vitin 2011. Ndryshimi i regjimit në Tripoli ka lënë një vakuum ku politika ka ushqyer tribalizmin dhe rajonalizmin në Libi, i cili tani po shihet me kujdes nga të gjitha vendet fqinje që kufizohen me Libinë e që mund të ndikohen.

 

“Një Fillim i Ri” në Kajro: Përpjekjet e Obamës për të manipuluar Islamin

Identiteti politik dhe besimi gjithashtu kanë dalë si faktorë në shkëmbimet konkuruese të rrymave gjeopolitike që udhëheqin ngjarjet në Libi. Pyetjet se çfarëështë një libian dhe çfarëështë një arab etnik janë mbivendosur si faktorë në luftën kundër Republikës, si mjet për të sulmuar lëvizjen pan-afrikane dhe për të ndarë Libinë dhe Afrikën Veriore në një kuptim më të gjërë, nga pjesa tjetër e Afrikës. Gjithashtu besimi dhe feja janë vendosur si dinamika që po përdoren si mjete gjeopolitike dhe si armë për tëndikuar.

Presidenti Barak Husejn Obama u zgjodh duke gënjyer shpresat e popullit amerikan dhe duke e paraqitur veten si “Princi i Paqes” dhe “Mesia i Shpresës.” Në fjalimet e tij elegante, ai pohoi se kishte dëshirë të riangazhohej më të ashtuquajturën Botën Muslimane.Që nga viti 2009, Obama në mënyrë të vazhdueshme është përpjekur t’i përdorë ato që ai i sheh si kredencialet e tij afrikane dhe muslimane, duke u bazuar të pasja e një babai nga Kenia, i cili ishte musliman, për ta paraqitur veten si një “bir të Afrikës” dhe si një njeri që ka simpati për muslimanët. Si pjesë e afrimit të tij me muslimanët, Obama mbajti një fjalim,i cili u promovua shumë, në univeristetin e Kajros më 4 qershor 2009. Fjalimi presidencial i Obamës u quajt “Një Fillim i Ri” dhe ishte menduar të riparonte dëmet në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe të ashtuquajturës Botës Muslimane. Ky fjalim përshkruhet kështu nga Shtëpia e Bardhë:

Më 4 qershor, 2009 në Kajro, Egjipt, Presidenti Obama propozoi një fillim të ri mes Shteteve të Bashkuara dhe muslimanëve në mbarë botën, në bazë të interesit dhe respektittë ndërsjelltë.Në mënyrë të veçantë, Presidenti tha se SHBA-të do të kërkojnë një angazhim më të plotë me vendet me shumicë myslimane, vendet me popullsi të konsiderueshme myslimane, dhe me njerëzit e tyre, duke zgjeruar partneritetin në fusha të tilla si arsimi, zhvillimi ekonomik, shkenca, teknologjia dhe shëndetësia ndër të tjera, duke vazhduar të punojmë së bashku për të adresuar çështjet me interes të përbashkët.

Shumë njerëz në shtetet me shumicë muslimane u mashtruan nga premtimet e tij për paqe dhe respekt të ndërsjelltë. Në veprimet e tij, Barak Obama tregoi se nuk ishte më pak i ashpër se paraardhësi i tij në Zyrën Ovale.  Fjalimi i tij në Kajro në fakt ishte i rëndësishëm pasi shënoi fillimin e një fushate të re nga ana e Shteteve të Bashkuara për të përdorur gjeopolitikisht muslimanët, shpresat dhe aspiratat e tyre. Në të nëjtin afat kohor si fjalimi i  tij, Departamenti Amerikan i Shtetit filloi të angazhohet me Vëllazërinë Muslimane. Madje që përpara fjalimit u kërkoi anëtarëve që të merrnin pjesë në Universitetin e Kajros për ta dëgjuar atë. Si  për të paralajmëruar ardhjen e të ashtuquajturës Pranverë Arabe, pika e katër e fjalimit në Kajro kishte të bënte me lindjen e demokracisë dhe paqëdrueshmërinë e regjimeve që shtypin vlerat demokratike. Shumë nga organizatorët dhe figurat që u përfshinë në Pranverën Arabe dhe që mbështetën luftën kundër Libisë do të nxitonin pas thirrjes së Obamës për një “Fillim të Ri.” Ndër ta ishte edhe Aly (Ali) Abuzaakouk, i cili ndihmoi në themelimin e Këshillit Tranzitor.

Nga Xhakarta, Indonezi, në fund të vitit 2010, Obama do t’i mëshonte motivit të tij për angazhin me Botën Muslimane dhe do të fliste për demokraci, besim, dhe zhvillimet ekonomike në fjalimin e tij të dytë drejtuar muslimanëve. Që pas kësaj, Al-Kaeda u vënit nga vëmendja e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë trazirave të Pranverës Arabe, SHBA-të punuan që të zhduknin fantazmën e Osama bin Ladenit duke thënë në një deklaratë, e cila ishte ndryshuar disa herë, se lideri i Al-Kaedës ishte vrarë në Pakistan nga një skuadër e agjentëve të CIA-s dhe komandot e marinës amerikane më 2 maj 2010. Kjo u përdor për të përgatitur punën në terren për agjentët amerikanë në mesin e grupeve opozitare në vendet me shumicë muslimane në botën arabe dhe si një përpjekje për të nënshtruar besimin islam si një mjet për politikën e jashtme amerikane, duke përdorur luftëtarë dhe parti politike vasale të cilat përdornin flamurin e Islamit.  Kështu që, aleanca e Uashingtonit me grupe militante të devijuara që pretendonin se luftonin nën flamurin e Islamit u përhap në vitin 2011. Kjo aleancë u shfaq në luftimet në Libi dhe më pas në lindje, në brigjet e Mesdheut, në Siri dhe Liban.

Libia tani: e varfër, e ndarë dhe në konflikt

Ky projekt historik për të ndarë Libinë daton që nga viti 1943 dhe 1951. Filloi me një pëpjekje të dështuar për të vendosur kujdestari mbi Libinë pas mposhtjes së Italisë dhe Gjermanisë në Afrikën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përpjekja për ta ndarë Libinënë atë kohë rezultoi në një strategji që vendosi me forcë një sistem federal monakist në Libi, i ngjashëm me atë që u vendos në Irak pas pushtimi ilegal anglo-amerikan në vitin 2003. Nëse libianët nuk do ta kishin pranuar federalizmin në shoqërinë e tyre, relativisht homogjene, ata mund ta kishin humbur pavarësinë në vitin 1951.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore libianët ndihmuan dhe lejuan Britaninë të hynte në vendin e tyre për të luftuar italianët dhe gjermanët. Bengazi ra në kontrollin ushtarak britanik më 20 nëntor 1942, ndërsa Tripoli më 23 janar 1943. Pavarësisht premtimeve të saj për të lejuar libianët për t’u bërë një vend i pavarur, Londra kishte ndërmend të administronte dy provincat libiane të Tripolitanisë dhe Cyrenaicas si koloni të ndara, ku Parisit do t’i jepej kontrolli mbi rajonin e Fezzanit, i cili përbën një të tretën e Libisë, zona në jug-perëndim të vendit në kufi me Algjerinë, Niger-in dhe Çadin. Direkt pas mbarimit të Lufës së Dytë Botërore, fituesit dhe Italia u përpoqën të ndanin Libinë në territore që mund t’i qeverisnin si territore të besueshme. Qeveritë e Amerikës, Britanisë, Francës dhe Bashkimi Sovjetik e përmendën çështjen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 15 shtator 1945. Atje, britanikët dhe italianët më 10 maj 1949bënë një propozim të minutës së fundit, të quajtur Plani Bevin-Sfora për Libinë, për të ndarë Libinë në disa territore; në Tripolitaninë që do të kontrollohej nga italianët, Cyrenaican nga britanikët dhe Fezzanin që do të udhëhiqej nga francezët. Kjo dështoi për shkak të votës vendimtare të Haitit, i cili e kundërshtoi ndarjen e Libisë.

Atëherë britanikët e kthyen Mbretin Idris që të ballkanizonte butësisht Libinë nëpërmjet krijimit të një emirati federal. Do të imponohej një Asamble Kombëtare nga Mbreti Idris dhe një rreth i vogël prijësash libianë të pazgjedhshëm. Ky lloj sistemi federal ishte i papranueshmë për shumicën e libianëve, pasi ishte menduar si një mjet për të anashkaluar vullnetin e popullit libian. Përfaqësuesit e zgjedhur nga rajoni i mbipopulluar i Tripolitanisë do të mbizotërohej nga paria e pazgjedhur e Cyrenaicas dhe Fezzanit.

Kjo nuk u shkoi për shtat shumë arabëve nacionalistë. Kajro ishte shumë kritike ndaj asaj që Shtetet e Bashkuar dhe aleatët e saj po mundoheshin të bënin dhe e quajti këtë mashtrim diplomatik. Megjithatë, me gjithë kundërshtimin e shumë libianëve, federalizmi u imponua në Libi në vitin 1959 nga Idrisi. Libianët gjerësisht e shikuan këtë si një tradhëti anglo-franceze. Idrisi u detyrua të hiqte sistemin federal për një sistem unitar më 27 prill 1963.

Projekti imperialist për të ndarë Libinë nuk u braktis asnjëherë; ai vetëm u shty përkohësisht nga ministri të ndryshme të huaja në bllokun Perëndimor dhe në kryeqytetet e NATO-s. Në mars 2011, drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane James Clapper, Jr. Dëshmoi përpara Komitetit të Shërbimit të Armatosur të Senatit Amrikan se në fund të konfliktit në Libi, vendi i Afrikës Veriore do të kthehej në ndarjen e tij monarkiste federale të mëparshme dhe do të kishte dy apo tre administrata të ndryshme. Komandanti Suprem i NATO-s, Admirali Stravridis, gjithashu i tha Komitetit të Shërbimit të Armatosur të Senatit Amrikan po atë muaj se diferencat fisnore në Libi do të forcoheshin pas luftës së NATO-s. Madje, kishte edhe diskutime shumëpalëshe për ndarjen e vendit, por asnjëherë nuk ranë darkord plotësisht dhe më pas negociatat filluan të zbeheshin.

Plani amerikan për të rrëzuar qeverinë e Libisë që u formulua në vitin 1982 nga Këshilli Kombëtar Amerikan për Sigurinë nën administratën Regan u rishikua apo rinovua për luftën e NATO-s në 2011. Mund të shihet qartë se këto plane u vunë në zbatim nëpërmjet një përdorimi të dyfishtë me një kryengritje dhe një sulm ushtarak. Sipas Joseph Stanik, plani amerikan përfshinte njëkohësisht luftën dhe mbështetjen për grupet e opozitës të kontrolluara nga CIA që do të sillte “një numër veprimesh të dukshme dhe aksionesh të fshehta të projektuara për të bërë presion ndaj Gadafit.” Për të vënë në zbatim planin amerikan, Uashingtonit në fillim i duhej të nxiste një konflikt duke përdorur vende përreth Libisë “ për të gjetur njëcasus belli për veprime ushtarake,” ndërkohë që ata do të kujdeseshin për nevojat logjistike të grupeve të opozitës të kontrolluara nga CIA, të cilat do të nisnin një fushatë sabotazhi kundër ekonimisë, infrastrukturës dhe qeverisë së Libisë. Emri i koduar për këto plane sektrete ishte “Lule.” Sipas fjalëve të Stanik:

“NSC-ja kufizoi qasjen në planet sekrete për dhjetra zyrtarë. “Lulja” kishte dy përbërës: “Tulipanin” dhe “Trëndafilin.” Tulipani ishte emri i koduar për operacionet e fshehta të CIA-s të projektuara për të rrëzuar Gadafin, duke mbështetur grupet anti-Gadaf në mërgin dhe vende si Egjipti, i cili donte që Gadafi të hiqej nga pushteti. Trendafili ishet emri i koduar për një sulm suprizë mbi Libinë që duhej të kryhej nga një vend aleat, me shumë mundësi Egjipti, i mbështetur nga fuqia ajrore amerikane. Nëse Gadafi do të vritej si rezultati i “Lules”, Regani tha se ai do ta merrte përsipër fajin.”

Gjithahtu ndodhi që Sekretari i Mbrojtjes në administratën Obama, Robert Gates, i cili ishte zëvendes drejtori i shërbimit sekret në atë kohë, miratoi Trendafilin, nënkomponentin ushtarak të “Lules.”

Që kur NATO-ja përmbysi qeverinë e Republikës, kjo është ajo çfarë ka ndodhur në Libi. Këto trazira janë shtrirë dhe në vendet fqinje si Niger-i. Ka shumë fraksione dhe administrata të ndryshme që përfshijnë Këshillin Tranzitor në Rajonin e Tripolit, Këshillin Ushtarak të Misratas në Rajonin e Misratas, disa Emirate të vetëshpallura në Cyrenaica, besnikët e Republikës dhe qeveritë fisnore në Malet Perëndimore dhe në Fezzan. Ka pasur raste kur besnikë të Republikës dhe milici anti-Republikane janë përzier për të luftuartë gjithësëbashku. Produkti përfudimtar ka qënë mungesa e ligjit dhe një luftë civile sipas stilit somalez. Shteti në thelb ka “dështuar” për shkak të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Autoriteti qeverisës i pas-Republikës ushtrohet vetëm nga ata që janë në pushtet brenda zyrave dhe në disa hapësira të kufizuara.Krimi dhe dhuna janë përhapur gjithandej. Fraksionet e ndryshme po luftojnë për Tripolin dhe qytete të tjera të mëdha. Ndërsa armët e Libisë po kontrabandohen në vende të ndryshme. Edhe zyrtarët amrikanë që kanë ndihmuar grupet e shfrenuara në Libi, nuk kanë qënë të sigurtë nga trazirat që ata vetë ndihmuan të krijoheshin; vrasja e ambasadorit amerikan John Christopher Stevens në Bengazi më 12 shtator 2012 është dëshmi për këtë.

Prodhimi i naftës dhe gazit ka ndaluar. Asetet kombëtare u janë shitur korporatave të huaja apo privatizuar. Libia nuk është më një fuqi ekonomike konkuruese në Afrikë. E as nuk është më një fuqi financiare në rritje. Tripoli, në mënyrë virtuale, u shdërrua brenda natës nga një vend kredi dhënë në një vend me borxhe. Ekziston një ironi e madhe në gjithë këtë. Planet e luftës së regjimit libian të mbështetur nga SHBA-të që ka zevendësuar Republikën (Jamahiriya-n) filluan të bombardojë qytetarët libianë në 2014-ën pasi shpërtheu beteja për kontrollin e Tripolit. SHBA-të, Bashkimi Europian dhe NATO-ja nuk kanë thënë asgjë për këtë kur në vitin 2011 filluan një fushatë bombardimesh dhe një luftë mbi bazën e akuzave të rreme se qeveria e Republikës po bënte pikërisht këtë gjë. Mashtrimi i këtyre lojtarëve është më se i dukshëm.

Artikulli i mësipërm është publikuar për herë të parë nëNew Dawn, në një edicion të veçantë, vol. 8, nr. 5, fq. 59-66.