“Fronti i tretë” i Iranit dhe Përplasja në Kufirin e Xheuelanit, mes Hizbullahut dhe Izraelit

  • None
nga Mehdi Darius Nazemroya | Publikuar në Mars 27, 2015, 1 a.m.

Ekuacioni strategjik në Lindjen e Mesme do të pësojë ndryshime të thella. Siç shihet qartë Blloku ose Boshti i Rezistencës i kryesuar nga Irani, Siria, Hizbullahu dhe një brigadë e përzier grupesh palestineze dhe irakiane është duke u bërë më i fuqishëm se më parë. Pas ftohjes së marrëdhënieve, një këndvështrim i ri është duke u ndërtuar mes Hamasit dhe Teheranit. Ndërsa Jemeni është nën kontrollin e Huthive, si Sh.B.A.-ja edhe Mbretëria e Arabisë Saudite, kanë humbur ndjeshëm katër nga pesë vitet e investuara, pas shpërthimit të së ashtuquajturës “Pranvera Arabe” nga drejtimi i regjimit së Sana’as. Jo vetëm që Boshti i Rezistencës po bëhet edhe më i fuqishëm, por Irani po bëhet një faktor i pashmangshëm i sigurisë rajonale në Meshrik, në lindje të Egjiptit. Forcat e sigurimit sirian dhe irakian janë bërë pjesë e arkitekturës së sigurimit iranian. Hizbullahu është rimëkëmbur fuqishëm si asnjëherë më parë, me një prani natyrale ushtarake rajonale shtrirjeje, nga Libani dhe Siria deri në territorin e Levantit në Irak, nga i cili po lufton të ashtuquajturin “Shteti Islam i Irakut dhe Sirisë” (ISIS).

Izraeli ka nisur të ndiejë trysninë dhe ka shfaqur disa shenja pasigurie. Kur flitet për ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme, politikanët dhe mediat izraelite pohojnë se, një kryeqytet i tretë arab Sana’a, tanimë është nën kontrollin e Teheranit. Për më tepër, Tel Avivi ka nisur të flasë broçkulla rreth negociatave bërthamore dhe çështjeve të tjera jobërthamore të lëna pezull, mes qeverive amerikane dhe asaj  iraniane.  

Edhe Mbretëria e Arabisë Saudite është mjaft e shqetësuar. Pikërisht për arsyet e lartpërmendura, marrëdhëniet mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Izraelit janë bërëmë të ngushta dhe më strategjike si asnjëherë më parë. Si sauditët edhe izraelitët kanë nisur një fushatë propogandistike, duke përdorur praninë “e padëshiruar” të personelit të ushtrisë iraniane në Siri, si njëorvatjepër të frikësuar publikun arab. Aludimet e tyre qesharake se, iranianët po përdorin konfliktin sirian, për të rritur ndikimin e tyre brenda Sirisë janë të pabazuara. Kjo retorikë epërhapjes së frikës, e cila injoron faktin se Teherani ka kohë që është aleati më strategjik i Damaskut, madje përpara konfliktit sirian. Prania iraniane në Siri, daton para vitit 2011 megjithatë, e vërteta është se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Damaskut janë thelluar ndjeshëm.

 

Irani dhe Çisjordania e pushtuar nga Izraeli

Nga citimi i fjalimit të tijtë bashkuar, para një seksionitë Kongresit Amerikan më 3 mars 2015, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, bëri një deklaratë të tepruar, kur tha se iranianët kanë hapur fronte të reja kundër Izraelit. Netanjahu pohontese,Izraeli po përballej me një kërcënim nga Teherani, në gjashtë fronte. Këto fronte ishin (1) Libani, (2) Siria, (3) Rripi i Gazës, (4) Gadishulli i brishtëSinait, në Egjipt (5) interesat dhe misionet izraelite në diasporë dhe (6) programi i energjisë bërthamore iraniane.

Pikësynimet e bisedës së Netanjahut ishin shumë të thjeshta: Irani po ngushtonte rrethimin e kufijve izraelitë, me qëllimin e shkatërrimit të Izraelit. Kjo ishte pra, ajo që ai do t’i shfaqte Kongresit Amerikan, në atë që duket se do të bëhet një çështje partizane, e aleancës politike mes përkrahësve të Likudit dhe Republikanëve, që mund të përkthehet si një tregues ndarës mes shumicës së elitës së opinioneve në Sh.B.A.

Ndoshta duke pranuar gabimin në teprimet e aludimeve të tij, ose ndoshta duke u paralajmëruar nga dikush për teprimet e deklaratave të tij, Netanjahu zbuti dozën e toneve të larta të pikësynimeve të tij. Në vend që të vazhdonte retorikën e tij, rreth gjashtë fronteve iraniane kundër Izraelit, ai nisi të përqendrohet në një pikësynim të vjetër izraelit, rreth një fronti të tretë të hapur nga Irani dhe Hizbullahu në Kodrat e Xheuelanit të pushtuara nga Izraeli. Si një zgjatim i pushtimit të Tel Avivit në territorin sirian, Kodrat e Xheuelanit janë të njohura historikisht, si Kodrat Siriane në Izrael.

Kryeministri izraelit Netanjahu ka injoruar masivisht realitetin. Ai ka diskredituar vetveten në raste të shumta, duke filluar nga paraqitja e tij, në Mbledhjen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai u demaskua në arenën ndërkombëtare si një njeri gënjeshtar, me një arsyetim të gabuar dhe mediokër. Vlerësimi i tij i imagjinar në raportin e vitit 2015, mbi programin e energjisë bërthamore iraniane për Agjensinë e Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA) doli tërësisht i gabuar. Jo vetëm që kryeministri izraelit Netanjahu, shfaqi hapur një vlerësim zhgënjyes dhe të gabuar të raportit të Agjensisë së Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA) mbi Iranin. Ai madje injoroi masivisht deklaratat iraniane rreth frontit të ri të vetëm, rreth të cilit aktualisht iranianët kanë pranuar se, duan ta krijojnë kundër Izraelit.

Nuk është më i fshehtë fakti se, fronti i ri që iranianët duan të krijojnë kundër Izraelit. Sigurimi dhe oficerët ushtarakë iranianë kanë qenë shumë të hapur, rreth dëshirës së tyre për armatosjene palestinezëve, që duan t’i bëjnë ballë pushtimit izraelit në atdheun e tyre, në Çisjordaninë e pushtuar nga Izraeli. Armatosja e palestinezëve në Çisjordani është ndërprerë, sepse Çisjordania qeveriset nga Ramallahu i bashkëpunëtorit palestinez, i korruptuari Mahmud Abbas (Ebu Mazen) ose siç njihet ndryshe “Autoriteti Palestinez”. Mahmud Abbasi përvetëson dhe shpenzon pa masë, ndihmat dhe fondet ndërkombëtare për palestinezët. Diktatura e paturpshme hashimite në Jordani, rreth së cilës qeveritë dhe organizatat për të drejtat e njeriut, si në Sh.B.A. dhe në B.E. kanë bërë të pamundurën, që ta shfaqinnë sytë e opinionit publik, si një lloj demokracie liberale. Nërsa monarku i saj absolut, Mbreti Abdullahu i Dytë, i cili gjithashtu është bashkëpunëtor me Izraelin dhe bashkëpunëtori tjetër Mahmud Abbasi i “Autoritetit Palestinez”orvaten për të pajtuar palestinezët me izraelitët në Çisjordani, ndërkohëqë atdheu i tyre është dukeu kolonizuar në mënyrë të jashtëligjshme nga këta të fundit.

Megjithatë, sigurimi dhe oficerët ushtarakë iranianë kanë më tepër se një vit e gjysmë, që kanë thënë se janë mëse të gatshëm që, t’i ndihmojnë atyre palestinezëve, që duan t’i japin fund pushtimit izraelit në Çisjordani. Thirrjet dhe ofertat iraniane për armatosjen e palestinezëve në Çisjordani kundër Izraelit, janëbërë më të shpeshta, sidomos pas vrasjes nga Tel Avivi më 18 janar 2015, të Brigadierit të Gardës së Revolucionit Iranian, Muhammed Ali Allahdadi.

 

Retorika e Rremë e Izraelit rreth Sulmit Kunejtra

Muhammed Ali Allahdadi,u vra afër Kryqëzimit të Kunejtras, në pjesën verilindore të Kodrave të Xheuelanit, që është nën kontrollin sirian dhe jo nën pushtimin izraelit. Brigadieri i Gardës së Revolucionit Iranian u vra, ku ushtria izraelite shënjestroi, dy automjete me gjashtë luftëtarë të Hizbullahut, përfshirë edhe Xhihad Mugnijen, të birin e komandantit të vrarë të Hizbullahut, Imad Mugnijes edhe të ndjerin. Automjetet po bënin një operacion zbulimi dhe inspektimi në zonë, për të ndihmuar qeverinë siriane, kundër luftimit të kryengritësve të përkrahur nga Izraeli, Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Sh.B.A.-ja. që nga viti 2011.

Fillimisht qeveria dhe ushtria izraelite nuk u prononcuan për mediat, duke menduar se Hizbullahu dhe Irani do të ndiheshin tepër të poshtëruar, nga sulmi i ushtarëve izraelitë brenda territorit sirian, pas asaj që ndodhi. Përkundrazi, Teherani dhe Hizbullahu e shfaqënhapur menjëherësulmin izraelit. Madje Hizbullahu deklaroi me krenari se derdhja e gjaqeve të përziera libaneze dhe iraniane, në mbrojtje të Sirisë, simbolizon një çështje të përbashkët fati të përcaktuar mes Libanit, Iranit, Sirisë dhe betejës historike të tyre.

Pas kësaj deklarate, izraelitët u orvatën të përhapnin keqinformim. Një burim i panjohur nga sigurimi izraelit, u tha agjensisë së lajmeve “Reuters” se “ushtria izraelite pandehu se ata po sulmonin vetëm disa kryengritës të rangut të ulët”. Por është mëse e qartë se, ishin autoritetet më të larta izraelite ata që morën vendimin, për të bombarduar automjetet që po bënin operacionin e zbulimit.

Pas sulmit mbi vargun e automjeteve të Allahdadit, izraelitët nisën të flisnin se si Teherani dhe Hizbullahu, ishin duke u përgatitur për hapjen e një fronti të ri në Kodrat e Xheuelanit kundër Izraelit. Hizbullahu ka demaskuar hapur se, këto aludime izraelite, synojnë errësimin e bashkëpunimit izraelit, me Xhebhetu’n-Nusra (Frontin e Ndihmës) në Kodrat e Xheuelanit dhe në mbarë Sirinë. Hizbullahu ka deklaruar qartë se, vargu i automjeteve që po bënin operacionin e zbulimit, i sulmuar nga Izraeli nuk ishte duke u përgatitur për një luftë kundër Izraelit. Sipas Hizbullahut dhe Teheranit, izraelitët ishin duke mbrojtur Xhebhetu’n-Nusran, e cila ka ndërtuar një prani të fuqishme kryengritësish në rajon, sigurisht me ndihmën e izraelitëve.

Pa marrë parasysh vlefshmërinë e këtyre aludimeve, pikësynimet e izraelitëve rreth frontit të Kodrave të Xheuelanit ose të mbarë Sirisë, është përdorur shpesh për të arsyetuar sulmet ushtarake izraelite në konfliktin sirian, si një ndërhyrje ajrore për kryengritësit që orvaten të përmbysin qeverinë siriane. Jo vetëm që bashkësia “Druze” ka zhvilluar protesta brenda Izraelit, kundër ndihmës izraelite ndaj Xhebhetu’n-Nusra, por edhe në vitin 2014, në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, një kontigjent paqeruajtësish të Kombeve të Bashkuara nga Irlanda, India dhe Ishujt Fixhi kanë thënë se, sigurimi izraelit është duke bashkëpunuar me kryengritësit.

Kryengritësit, nga ana e tyre janë duke shfaqur hapur dëshirën e tyre, për mbështetje ushtarake nga Izraeli. Gazeta e përditshme “The Jerusalem Post” më 12 shkurt 2015 raportoi se, kryengritësit sirianë “ushtarët e të cilëve janë duke luftuar kundër një sulmi të ri, në jug (të Sirisë) nga Boshti i Ushtrisë Siriane, Hizbullahu dhe Irani janë duke bërë thirrje, mbi Izraelin që t’i sulmojë vendqëndrimet e tyre”. “The Jerusalem Post” vijon më tej duke thënë se një ushtar izraelit “i cili është në kontakte të vazhdueshme me opozitën siriane” pohoi se kryengritësit sirianë, ishin duke pralajmëruar Izraelin se, nëse nuk sulmojnë ushtrinë siriane dhe nëse nuk e ndalojnë këtë të fundit, që të rimarrë kontrollin në Sirinë jugore, atëherë Boshti i Rezistencës do të rimarrë kontrollin e kufirit.

 

Përgjigjia e Hizbullahut nga Fermat e Shibas

Ushtarëve izraelitë u kishte ardhur një paralajmërim, nga Hizbullahu si shpagim ndaj sulmit izraelit kundër vargut të automjeteve të Xhihad Mugnijes. Tel Avivi mbeti i tronditur, kur Hizbullahu reagoi pamë të voglin ngurrim më 28 janar 2015. Xhenifer Psaki, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, reagoi me një deklaratë kundërthënëse, duke thënë se Sh.B.A.-ja u bën thirrje “të tëra palëve të përmbahen nga ndonjë veprim, që do të përshkallëzonte gjendjen” dhe se Izraeli kishte të drejtë të kryente një sulm kundër Libanit.

Mediat amerikane u orvatën të mbulonin disa fakte të rëndësishme. Fakti i parë ishte se, mediat amerikane u orvatën të mbulonin vendndodhjen e vërtetë të sulmit të Hizbullahut kundër ushtrisë izraelite, që janë Fermat e Shibas. Në të vërtetë, Fermat e Shibas janënënjë territor libanez të pushtuar nga ushtria izraelite, por mediat amerikane u orvatën që të paraqisnin vendndodhjen e tyre, si të ishte një vend tjetër. Ata bënë deklarata që të bënin të dukej, sikur Fermat e Shibas ishin në një territor sirian, pra që të bënin të dukej sikur Hizbullahu kishte lëshuar një sulm jashtë territorit libanez kundër Izraelit.

Fakti i dytë ishte se, mediat amerikane u orvatën të fshihnin faktin se, një ushtar hispanik që shërbente si një paqëruajtës i Kombeve të Bashkuara, në fshatin Gajar u vra nga ushtarët izraelitë kur ata iu kundërpërgjigjën sulmit të Hizbullahut. Raportet e shtypit do të shkruanin se, një paqeruajtës hispanik u vra gjatë sulmit, ata pra u orvatën tëfshihnin faktin se ishin ushtarët izraelite ata që e vranë atë. 

Sipas raportit të gazetës së përditshme amerikane “The Washingon Post” më 30 janar 2015 botoi një shkrim, i cili llogaritej qartë si një rrjedhje të dhënash, ku thuhej se se babai i Xhihad Mugnijes, Imad Mugnije u vra në një operacion të përbashkët, amerikano-izraelit i kryer nga CIA dhe Mosadi. Një ish oficer i panjohur i CIA-s, u tha Adam Goldmanit dhe Ellen Nakashimës se shërbimi i fshehtë amerikan, u kishte vënë bombën automjetit, në të cilin u vra Imad Mugnije në Damask. Ndoshta kjo rrjedhje e të dhënave, ishte një taktikë e përdorur për të matur pulsin e reagimit kundër Izraelit, ose ndoshta kishte ardhur koha e duhur për të shfaqur hapur se, shërbimi i fshehtë amerikan ishte përfshirë, në vrasjen e Imad Mugnijes në vitin 2008. Megjithatë kjo rrjedhje, zbuloi lidhjet e “Washington Postit” me shërbimin e fshehtë amerikan dhe ç’është më e rëndësishmja shfaqi hapur, të vërtetën e qartë dhe negative se, ishte CIA ajo që vendoste bomba në automjete (njëlloj ashtu siç ndodhi në rastin e vrasjes se Refik Haririt).

Një Kapitull i Ri për Hizbullahun dhe Izraelin

Hizbullahu iu kundërpërgjigj gjatë zenitit të vigjilencës së ushtrisë izraelite. Konflikti sirian ka ndryshuar natyrën e luftës, mes Hizbullahut dhe armikut të tij izraelit. Hizbullahu, tani ka një prani natyrale rajonale shtrirjeje nga Libani dhe Siria deri në Irak. Shkalla e besueshmërisë së tij, është rritur ndjeshëm dhe është rimëkëmbur fuqishëm duke fituar më shumë përvojë. Kjo është arsyeja, se pse Hizbullahu reagoi pa më të voglin ngurrim që t’i kundërpërgjigjej menjëherë Izraelit, si një shfaqje se si organizata libaneze mund të zgjidhte vendndodhjen, kohën dhe objektivin e saj në luftë kundër Izraelit, sipas dëshirës. Kjo është arsyeja kryesore, se pse Hizbullahu shënjestroi dy automjete ushtarake izraelite, pothuajse në të njëjtën kohë të ditës, kur ushtarët izraelitë kryen sulmin e tyre, kundër vargut të automjeteve të Xhihad Mugnijes.

Për më tepër, Hizbullahu bënte dallime mes vrasjes së një ushtari izraelit dhe një sulmi ushtarak izraelit, deri para vitit 2015. Ky ishte dallimi sipas udhëheqjes së Hizbullahut. Sekretari i Përgjithshëm Hasan Nasrullahu, ka lajmëruar se organizata libaneze,tani e tutje do ti cilësojë njëlloj si vrasjet e ushtarëve dhe sulmet ushtarake izraelite. Ai tha se Hizbullahu, do t’i kundërpërgjigjet agresionit izraelit,me të njëjtën monedhë, në vartësi të kohës dhe vendit.

Kundërsulmi i Hizbullahut i zuri në befasi izraelitët. Pikë së pari izraelitët, gabuan duke menduar se sirianët dhe iranianët nuk do të kishin guximin të kundërpërgjigjeshin nëpërmjet Hizbullahut, sepse kishin frikë nga Izraeli. Ky i fundit do të shfrytëzonte rastin për të sulmuar Sirinë, duke ndryshuar kështu ekuilibrin e fuqive të brendshme të saj. Hizbullahu bëri të qartë se, do të reagonte kundër çdo sulmi ndaj prekjes së interesave iraniane ose siriane.

Pikë së dyti, kundër ushtarëve izraelitë u përdor një armë e re. Kjo ndodhi pas sulmit të kryer, nga ushtria izraelite brenda territorit sirian. Falë kësaj teknologjie të re predhash qëdoli në dritë, u prit me krenari dhe triumf në Liban. Madje përballë kësaj teknologjie të re, as Izraeli nuk mundi t’i kundërpërgjigjej menjëherë në fushë, kundër luftëtarëve të Hizbullahut që kryen sulmin. Arsyeja ishte se, ushtria izraelite nuk mundi dot t’i zbulonte predhat që vinin, megjithëse ishin në zenitin e vigjilencës së tyre.Tel Avivi pranoi hapur se, inteligjenca e Hizbullahut ishte rritur ndjeshëm, në ndjekjen e sukesshme të kryer kundër ushtrisë izraelite.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hasan Nasrullahusqaroi në një adresë publike drejtuar ushtrisë izraelite, kundërsulmin e Hizbullahut ku ai citoi anëtarët e Hizbullahut të vrarë nga ushtria izraelite në mesin e ditës (në orën 11:30 a.m.) dhe kundërpërgjigjen e kësaj, në të cilën Hizbullahu vrau ushtarët e tyre në mesin e ditës (në orën 11:25 a.m.). Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut këtë sqarim e bëri, në rast se Izraeli nuk i kishte kuptuar pikat e lartpërmendura. Hizbullahu shkatërroi dy automjete ushtarake izraelite me predhat e tij, në këmbim të dy automjeteve tëHizbullahut tëshkatërruara me predha nga Izraeli. Hasan Nasrullahu sqaroi se kishte një dallim të madh mes Hizbullahut dhe ushtrisë izraelite dhe ai dallim ishte se izraelitët nuk guxonin të merrnin përsipër përgjegjësisnë për sulmet e tyre, ndërsa hizbullahu tanimë e kishte pranuar përgjëgjësinë për veprimet e tij.

Me fjalë të tjera, Hasan Nasrullahu dhe Hizbullahu nëpërmjet kundërsulmit të tyre e rivendosën topin në gjysmëfushën izraelite. Ndërkohë ekuacioni strategjik dhe ekuilibri në Lindjen e Mesme, është duke ndryshuar në anën e Hizbullahut dhe në anën e aleatit të tij Boshtit të Rezistencës. Ky është një mesazh i shumë i rëndësishëm. Këta faktorë jetikë nuk duhen harruar,sidomos kur jemiduke analizuar vizitën ee 3 marsit 2015, të kryeministrit izraelit,Benjamin Netanjahu në Kodrën e Kapitolit dhe rreth çdo fjalimi të tij, kundër një “fronti të tretë” të hapur nga Irani, në Kodrat e Xheuelanit.



Burimi : strategic-culture.org